http://www.youtube.com/watch?v=Z25Nx...3E6D16&index=1
U lumte gryka grupi i Pilurit......
An ancient tradition of labs(south albanian people)dating since the archaic times of the great civilization of Pelasgo-Illyrians.
A beautiful iso-polyphonic love song, dedicated to love as the most wonderful feeling to human being.
O përkarshi detit të kaltër
Ndenja të shplodhem njëçikë
Ti je si një zog i shkathët
xixa ç'më lëshuan sitë
O në të marça moj Manushaqe
S'dua doktore ilaçe
O mos u nxit o zog i shkathët
bregu është moj vend i ashpër
O më të çelur të bajames
dola anës detit shkova
shkova vola moj Manushaqe
dora mu mbush me limona
O në të marça moj Manushaqe
S'dua doktore ilaçe
O mos u nxit o zog i shkathët
bregu është moj vend i ashpër
O dalëngadalë u ngroh moti
morra rrushin e keputa
hardhia me pika loti
ti ma rrëmbeve nga futa
O në të marça moj Manushaqe
S'dua doktore ilaçe
O mos u nxit o zog i shkathët
bregu është moj vend i ashpër
O shkumët tallazi fustanit
shkon e vjen ti nga bregu
si uji që del nga zalli
paja jote moj të shkëlqeu
O në të marça moj Manushaqe
S'dua doktore ilaçe
O mos u nxit o zog i shkathët
bregu është moj vend i ashpër
O edhe rrushi që të piqet
kërkon një behar të tërë
pa dhe dy zemra që lidhen
duan një vit e ca hënë
O në të marça moj Manushaqe
S'dua doktore ilaçe
O mos u nxit o zog i shkathët
bregu është moj vend i ashpër
Krijoni Kontakt