Dossier
Italiani Sestieri: Ju rrėfej zbulimet e Ugolinit nė Butrint
Ashtu siē ėshtė bėrė e ditur tashmė, si rezultat i njė pune tė madhe kėrkimore e bėrė nga ekspedita e pėrbashkėt arkeologjike shqiptaro-angleze, e drejtuar nga bashkėdrejtorėt profesor Richard Hoges dhe prof. Ilir Gjipali, para disa ditėsh, nga nėntoka e qytezės antike tė Butrintit, u zbulua dhe doli nė dritė edhe njė tjetėr gjurmė arkeologjike. Sipas studiuesve dhe arkeologėve tė ndryshėm, ai zbulim arkeologjik mendohet tė jetė forumi, apo qendra romake e atij qyteti antik, gėrmimet e tė cilit kanė nisur qė prej dekadės sė dytė tė shekullit tė kaluar nga arkeologu i famshėm italian, profesor Luixhi Maria Ugolini dhe mė pas u vazhduan nga bashkėpunėtori i tij i ngushtė, profesor Piero Marconi. Sipas shumė specialistėve dhe studiuesve tė arkeologjisė, zbulimi i fundit nė qytezėn antike tė Butrintit, pėrveēse e pasuron "inventarin" e trashėgimisė kulturore tė Shqipėrisė, do ti japė mė shumė vlera asaj qyteze edhe nga ana e turizmit kulturor, duke bėrė qė ajo qytezė tė bėhet edhe mė tepėr objekt pelegrinazhi nga tė huajt. Por, duke u kthyer tek ajo qė anonēuam nė hyrje tė kėtij shkrimi, zbulimi i para pak ditėve nė Butrint, ashtu sikurse dihet tashmė, nuk ėshtė nga tė vetmit e kėsaj natyre. Atij i janė paraprirė edhe mjaft zbulime tė tjera, qė nė dekadat e para tė shekullit tė kaluar, kur dhe filluan gėrmimet e para aty nga ekspedita italiane, e cila kishte lidhur njė sėrė marrėveshjesh me qeveritė shqiptare tė asaj kohe. Por pėr njė tablo mė tė qartė dhe mė tė hollėsishme pėr gėrmimet dhe zbulimet e bėra nė Butrint, na njeh njė studim i bėrė nga studiuesi italian, Sestieri, nė vitin 1941, i cili hedh dritė mbi historinė antike tė asaj qyteze tė famshme, si dhe pėr punėn e madhe e zbulimet qė bėri aty pėr afro dy dekada, arkeologu i famshėm italian, prof. Luixhi Maria Ugolini. Kėtė studim tė italianit Pelligrino di Sestieri, me titull "Antica Albania nelle richerche arceheologiche", (Shqipėria antike, nėn rrėnojat arkeologjike"), i cili u botua nė revistėn "DRINI" qė nxirrej nė vitet 1939-1943 nga Enti Kombėtar i Turizmit nė Shqipėri, po e japim tė plotė, duke mos i bėrė asnjė ndryshim nga teksti origjinal i shkruar nė atė kohė.
"Shqipėria antike, nėn rrėnojat arkeologjike"
Pizzicolli, arkeologu i parė italian nė Shqipėri
Ky volum u shkrue nė vjetin 1928 prej tė mirė-njohurit shkencėtar e arkeolog Ugolini. Ndonėse shkrimi ka njė datė mjaft mbrapa, dhe ndonėse nė kėtė kohė dhe sipėr zbulimet arkeologjike nė Shqipni janė shtue nė njė masė shumė tė dukshme, tue shtue pasunin monumentale tė vendit, libri nė fjalė ka njė rėndėsi aktualiteti. Fillon me njė shėnim mbi veprėn e Humanistave tė Rilindjes Italjane, tė cilėt qenė themeluesat e arkeologjisė. Ndėrmjet ktyne vėndin e parė pėr vjetėrsi e zen, Ciriaco dei Pizzicolli nga Ankona. Ky qe njė nga mė tė parėt studjoz tė vjetėr qė u sjell nga Shqipnia ku tue u kthye shpesh herė, qiti nė dritė vende tė panjoftuna deri ntė kohė e qė tė cilat; nė kohėt e vjetra ishin tė randėsishme; pėrveē kėtij veprimi pati edhe njė meritė shumė tė madhe nė tė mblėdhunit e disa dokumentave tė cilat sot janė tė njė vlefte tė paēmueshme; gjithashtu Pizzicolli mblodhi dhe kopjoi disa mbishkrime qė sot janė humbun.
Pizzicolli nė 1435-ėn nė Butrint pėr Krishtlindje
Nė vjetin 1435 ky kaloi natėn e Krishtėlindjeve nė Butrint tė cilin e pėlqente pėr sėtepėrmi pėr ato mure madhėshtore dhe pėr madhnin e tij tė kaluame. Pėr njė koecidencė kureshtėse, ky qytet, qė ishte zbulue prej njė italiani (Pizzicolli), mbas pesė shekujsh heshtje e harrimi, zbulohet prej njė tjetėr italiani, Ugolini. Ky mė 1924 ndoqi atė rrugė qė Pizzicolli pat ndjekė nė kohėn e vet nė Shqipni. Qėllimi i kėtij udhėtimi ishte zbulimi i antikiteteve arkeologjike, studimi i qytetnimit ilirik, dhe lidhja e kėtij qytetnimi me tokat e tej-Adriatikut, e ma nė fund, studimi i monumentave klasike dhe i gjurmave tė lanuna nga Roma. Nė kėtė libėr tė vogėl gjithshka tregohet me njė lehtėsi e bukuri gjuhėsore shembullore; asht njė libėr qė nuk u drejtohet vetėm specialistave por masės sė popullit; i drejtohet si italianit tė cilit ai ka dashtė ti njohi sa ai ka ba si pėrfaqėsues i arkeologjisė italiane; e si edhe lexuesit shqiptar i cili nė kėtė vepėr tė shkruese e tė lexueshme shumė lehtė, merr njoftim mbi pasuninė arkeologjike kombėtare tė vet. Ugolini sidomos nuk kufizohesh nėn vėzhgimin e thjeshtė dhe tė thatė tė sendeve e shkrimeve historike por rindėrtonte jetėn e tė vjetėrve dhe mirkuptue qėllimet bujare tė misionit tė tij shkencor, i kanė dhanun gjithmonė ndihmat ma tė mėdhaja dhe tė mundshme, tuj i lejue qė tė lidhi atė marrėveshtje arkeologjike italo-shqiptare, e cila nuk ishte njohja e parė italjane e kėrkimeve nė Shqipni, por dhe njė peng bujar e i sinqertė pėr miqėsinė qė lidhte dy Kombet e Adriatikut. -Ugolini tė cilin unė e njihja fare mirė, sepse kishte punue nė kohat mė tė vėshtira tė jetės sė tij-dashuronte sinqerisht Shqipėrin. Dėshira ma e madhe e tij ishte qė tė vleftėsonte Shqipėrin nė fushėn e studimeve dhe kėrkimeve shkencore, e me anė tė mundimit tė tij si kėrkues me i tregue botės bujarin e tokės shqiptare. Kėrkimet me karakter prehistorik qė ai bani, i dhanė provėn praktike tasaj qė kishte mendue. Ardhja e illyrėve nė Shqipėri konsiderohet prej Ugolinit fillimi i epokės protohistorike nga e cila nuk kemi dokumenta tė mjafta e tė qarta pėr shkak tė njoftimeve tona tė pamjaftueshme mbi Shqipnin, tė cilat tuj ndjekė shembulli e ndritur tė treguese nga i ndyeri Ugolini, me kėrkime e gėrmime ma tė mėdhaja, do tė plotėsohej qė edhe qytetrimi illyrik tė njihet aq mirė sa njihen qytetnimet grek e romak.
Varrezat e vjetra tė gjetura nė Koman
Njė provė e pamjaftueshmėnis sė njoftimeve tona na jipet nga varrezat e Komanit, sendet zbukuruese tė vorreve tė sė cilės megjithėse i pėrkasin pjesės ballore e zbukuruese protohistorike, kronologjikisht i pėrkasin njė periudhe shumė ma tė vonshme; kėshtu ato nuk na japin veēse njė tregim tė thatė tė qytetnimit qė pėrfaqėsojnė. Asht njė fenomen tipik pseudo-arkaizmi i cili tregon se disa fise illyrike qė banonin nė mes malesh vazhduen tė pėrdorin sende prehistorike edhe kur nė vendet e tyre kaluen legjionet romake; e nė tė vėrtetėn e disa vorreve tė Komanit kanė datė absolute shekullin III e V mbas Krishtit; sepse pėrveē materialit thjeshtėsisht illyrik, aty janė gjetun edhe monedha romake tė kohės sė vonshme tė perandoris, e sende tė tjera qė lejojnė me datue tė shekullit III ose V-tė tė gjithė pajisjen e vorrit. Me plot arsye Ugolini thotė se ky fakt tregon nji shpirt besnikėrije qė takohet jo vetėm nė Shqipėrinė e Veriut, por edhe nė atė tė Jugut. Nė vėrtetim tė kėsaj, paraqet dy shembulla skulpture qė pėrfaqėsojnė fytyra femnore njena prej kėtyne nji bust i Fingjės nga koleksioni "Vlora", e tjetra asht pėrmendorja e famshme qė sot fatkeqėsisht ka humbur, e mbiquajtun "Vasha e Vlorės". Qė tė dy kėto vepra, tė punura, e para nė periudhėn romake dhe e dyta nė atė greke, tregojnė besnikėrinė e personave qė aty janė pėrfytyrue me veshje illyrike me gjith qė nė tė asht paraqitun edhe moda e mėnyra e veshjes e sjellun prej grekėve. Sot kėto shembulla nuk janė ma tė vetmet, sepse dy tė parave i kam shtue edhe tre tė tjera e padyshim nga gėrmimet e tjera do tarrihet me pasun edhe tė tjera akoma. Kėto skulptura tregojnė se illyrėt banoshin edhe nė Shqipėrinė e Jugut, sikurse asht provue edhe nga zbulimi i fibule-ev i tipit illyrik nė Feniki (bėhet fjalė pėr Finiq-in, shėnimi ynė), dhe nė Butrint.
Libri i Ugolinit, me rėndėsi pėr shqiptarėt
Libri i Ugolinit ka njė rėndėsi tė madhe pėr shqiptarėt, sepse jo vetėm asht njė libėr i shkruem pėr me ilustrue antikitetet e Vendit, ose pėr me i tregue njė itinerar turistik personave inteligjente, por sepse vėrteton, nė bazė tė dokumentave qė arkeologjia i ka dhanė autorit, se populli shqiptar ka unitetin e vet ethnik dhe se raca e tij asht njė nga racat ma tė vjetra t Europės. Tue pa se nė vende tė ndryshme takohen tė njėjtat gjurma, mund tė arrihet sigurisht nė vėrtetim se nė tė gjithė kėtė tokė, nė njė kohė tė caktueme banoi njė popull i vetėm. Ugolini vėn nė dukje lidhjet ndėrmjet illyrėve dhe banorėve tė Italisė jugore. Arkeologjikisht, glotologjikisht asht provue edhe s: pėrveē dėshmitarėve tė tjera tė traditave letrare, njė pjesė e illyrėve duke kaluar Adriatikun emigroi nė Italinė e jugut ku dhe gjeti kushte kulture ma tė mira dhe ma tė pėrparueme. Kėto njoftime vėrtetohen edhe nga legjendat. Kėshtu Plini tregon se edhe Peuēeci me 9 vajza illyriane u martuan dhe prej ktyne lindėn 12 fise tė Puglies. Simbas Erodotit, Euganejt e Venedikut ishin prej fisi illyrian, e ma nė fund simbas Apianit, i qyejtuni Illir ishte biri i Polifemit, ciklopi siēiljan qė banonte nėn malin Etna, tė Siēilis. Studimet glotologjike tė bazueme toponamstikė dhe onomastikė japin edhe shumė prova tė tjera mbi marrėdhėniet e kėtyne dy vėndeve; por natyrisht Ugolini nė njė vepėr me qėllim pėrhapjeje nuk mundet me u thellue nė veēorina shkencėtore e kėshtu asht kufizue me tregue, e me pėrmėnd vetėm legjendat qė janė gjithnjė tė dalin nga populli e qė pak a shumė e kanė njė themel saktėsije. Nga ana tjetėr nuk duhet me u habitė sepse banorėt e Shqipnis sė Vjetėr janė kthye e kanė kalue nė Itali sepse detin qė ndan asht i ngushtė sa qė mjaftojnė disa orė lundrimi e prandej nė vėnd qė tė funksionojė si nji mjet ndamjeje, shėrbente si udhė e marrėdhanjes. Mbi afėrsin e Italis edhe Virgjili nė dy rreshtat qė po riprodhojmė flet mbi udhėtimin e Eneut: "Provehiunur plago virna ceramica iuxta mide iter Italian / carsusqyenbrevissimus midis". Njė libėr pėrhapjeje sikur natyrisht nuk mund tė kufizohet nė njė periudhė tė vetme historike e nė tė vėrtetėn, libri nė fjalė pėrmbledh edhe periudhėn klasike e mesjetare ashtu si shohim edhe titullin e volumit "Antica Albania nelle richerche arceheologiche". Kėto kėrkime janė drejtue nė tė gjitha fushat periudhave kufi e nga ana tjetėr janė spjegue me njė qartėsi tė ēuditshme.
Zbulimet, dėshmi e marrėdhėnieve kulturore me Italinė
Mbasi pėrmėnd kolonizimin e ekorinthiave-korifiotėve tė Pojanit e tė Durrėsit e mbasi vėren se kėto dy qytete jo vetėm janė themelue prej kolonuesave, kalon dhe shqyrton artin tuj vrejt se edhe pėr periudhėn greke, vėrtetohet ajo qė asht vėrtetue nė epokėn e mėparme protohistorike, d.m.th. vazhdimi i marradhėnieve kulturore me Italin. Tue pėrshkrue njė votiv tė Vlorės, ku pėrfytyrohet njė hyjni e ulur nė fron qė merr nji dhuratė nga njė njeri, shėnon karakterin e saj shumė tė stėrhollėt dhe tė pėrngjashme me tavoletrat e Locer-it e Epizefiri tė Kalabrisė si pėr subjektin ashtu dhe pėr artin e tyre. Gėrmimet tue qenė se ishin porsa tė fillueme nė kohėn kur u shkrue libri, Ugolini nuk paraqet shembulla tė tjera tė pėrgjashme, ndėrsa sot na njofim shumė tė tjera qė provojnė gjithnjė e ma mirė ma shumė marrėdhanjet e mira e kulturore ndėrmjet dy Vėndeve tė Adriatikut; ndėrmjet atyre ma karakteristike janė stelat e Pojanit, mėnyra e zbukurimit e sė cilės rrjedhin ma tepėr nga qyteti italian Taranto; tė tjera rrjedhje nga tavoletat e Locri-t pėrmbahen nga tavoleta tė njėllojta tė Durrėsit. Merita ma e madhe e Ugolinit asht ajo se kuptoi me njiherė me gjithsej kishte nė dispozicion pak shembulla, ekzistencėn e marrėdhanjeve artistike ndėrmjet qytetnimeve tė vjetra shqiptare e italjane.
Zbulimet e qyteteve ilire
Nė fletėt e bukura tė librit tė arkeologut tė ndyer, nji mbas nji nė njė film kalojnė pėrpara syvet tė lexuesit qytetet e motshme greke e illyriane: pranė Plloēės, identifikimi i tė cilit u propozue nga Patsch-i, u vėrtetue definitivishjt nga ai vetė me ndėrmjetėsi tė njė studimi tė kujdesėshėm; Lissos, themelue nga sirakuzanėt pranė Leshit, Byllys, nė Gradishtė, pranė Hekalit, Avloa (Vlora); Orichum (Pasha Liman); Chimara (Himara); Panormos (Porto Palermo); Butrotum (Butrinti); Phoeniche (Feniks); Orchesums (Saranda); Scodra (Shkodra); Bassania (Plana o Bėdhana). Nė njė mėnyrė tė veēantė thellohet ma tepėr nė tregimin e atyre qyteteve qė janė zbulue ose qė janė qitė nė dritė pėr hir tė studimeve tė tija; Feniki e Butrint. Asht shumė interesant me lexue faqet qė flasin mbi identifikimin e Feniks; kėtu pėrsėritet mallėngjimi i zbulonjėsit i cili i kureshtun prej njė gjaje qė gjindet nė majėn e kodrės shkon atje nalt dhe aty e konstaton se ishte fjala pėr njė rreth muri, njė nga mė tė forta qė Epiri njifte; mbi tė cilat ishte rritė njė dafinė "larurus-nobilia", si shenjė madhėshtije mbi shkretėtirat e njė qyteti tė vjetėr. Pėrshkrimi i gėrmimeve dhe i pėrmendoreve tė zbulueme, na jep njė mendim mjaft tė qartė tė punimeve tė kryeme, megjithė se nuk pėrmend veēoritė dhe karakteristikat e ēdo njenit prej tyne ashtu si ka ba po ky autor nė librin e vet "Lakropoli di Fenice", gja krejt natyrale me qė ky botim ishte njė libėr shkencor. Veēanėrisht interesante asht tempulli i vogėl qė pėr gjasin (ngjashmėrinė, shėnimi ynė), e tij analoge me tė shenjtorėve ma tė famshėm tė Greqisė, quhet "Thesauros", i ndėrtuem afėrsisht nė shekullin e IV para Krishtit, nė kohėn bizantine, u kthye nė njė baptister sikurse e provon ena pėr kungimin mbrenda nė ujė e "kolumbithria", e cila u pėrdorte prej tė krishtenėve nė kohė tė vjetėr e qė sot pėrdoret nga orthodoksėt. Por kazma-ja e pamėshirėshme nuk qiti nė dritė vetėm vepra greke, por edhe gjurmat e Romės u kėrkuen, u gjetėn dhe u qitėn nė dritė. Kėshtu u zbuluen dy depozita tė madha uji, nji banjo dhe disa ambiente publike. Nė fushėn artistike gėrmimet qitėn nė dritė reliefa dhe skulptura tė kohės greke si dhe tė kohės romake. Veēanėrisht interesant ka qenė gėrmimi nė varreza nga tė cilat u nxorrėn sende illyriane e greke, pėrveē atyre romake e ndėrmjet dhjetave njė mbishkrim relativ me njė sirakuzjan i cili sigurisht do tė kishte pasur nvanė vend nė qytet. Pėrveē epokės klasike kėrkimet janė shtye edhe pėr epokėn prehistorike e pėr kohėn bizantine, e pėr tė dyja kėto kohra janė nxjerrun dėshmira mbi jetėn e qytetit, ose spakut asht mundun me pasė ndonjė send tjetėr qė i pėrket periudhės prehistorike.
Programi i Ugolinit pėr kėrkimet nė Shqipėri
Programi i Ugolinit si Kryetar i Misjonit Arkeologjisė Italjane ishte me ba kėrkime nė vende tė ndryshme tė Shqipnis, e pėr kėtė arsye mbas dy fushatash gėrmime tė kryeme nė Feniki (Finiq, shėnimi ynė), nė vjetin 1926 dhe nė 1927, mė 1928, transportoi ēadrat e tija nė Butrint. Nė periudhėn nė tė cilėn u shkrue ky libėr, gėrmimet e Butrintit ishin akoma nė fillimet e tyre, por natė kohė ishin pasė qenė zbulue shumė pėrmendore e njė sasi skulpturash tė mjafta me rėndėsi. Me njė entuziazėm tė vėrtetė Ugolini, pėrshkruen njė portė tė madhe nė muret e qytetit, forma e tė cilit ėshtė e njajtė me ato qė Homeri i atribuon portėsė Shea tė qytetit Troja; gjetėsi nuk dyshoi se edhe kėtu ishte fjala pėr Portėn Shea tė Trojės sė Re, e kėndyeme rishtaz prej Virgjilit e pikėrisht kėt emėn i dha. Sikurse edhe ai vetė shkruen nė parathanjen e librit tė tij tė botuem mbas vdekjes sė tij mbi Butrintin (L.M. Ugolini: "Butrinto mito di Enea, gli scavi", Roma 1937), autori pėrpara rrėnimeve tė kėtij qyteti qė puna e dhe vullneti i tij e qitėn nė dritėn, me pėrsėritjen e rreshtave tė Virgjilit, provoi njė mallėngjim tė njajtė me atė qė ndie Schilemann i cili i fryemzue nga rreshat e Homerit kishte zbulue Micenėn, e pasun nė ar dhe vorret e Artrideve; nė tė dy kėto veprime, besim i njajtė qe ai qė i shtyni pėr me gjetė njė gja tė vetme. Njeni prej gėrmimeve ma tė interesantėshme e ma shumė prodhonjėse qe ai qė u ba nė fund tė njė muri madhėshtor romak, i dekoruem me harqe e llonxhe e cila nė njė kohė tė parė u mendue se ishte fjala pėr njė llixhė publike - kur gėrmimet e shtynė ma andej - u konstatue se sishte fjala pėr skenėn e theatrit, ku u gjetėn edhe ma shumė skulptura ndėrmjet tė cilave ma e vlefshmja asht pa dyshim ajo qė mori edhe njė famė tė madhe, asht me emnin "Hyjnija e Butrintit", e cila ndonėse nuk asht vepra e Praksitelit sikurse u pat qenė mendue nė fillim, asht nji vepėr shumė e bukur dhe e dalun nga dora e nji nga ma tė afėrtit tė shkollės sė tij.
Zbulimi i Baptisterit
Nja tjetėr zbulim qė meriton tė pėrmėndet, asht Baptisteri. Nė njė pjesė tjetėr tė librit Ugolini tregon ngjarjet historike ndėrmjet tė cilave Roma, qė nė fillim u shtėrngue tė luftojė kundra illyrianve sepse ishin bashkue kėta me maqedonasit, mbasi mundi nė betejėn e Pidnės maqedhonasit nė vjetin 168 para Krishtit u ba aleatja dhe mbrojtsja e tyre. Ndėrsa grekėt pushtojshin brigjet e detit dhe themelojshin limane tregtare, romakėt shtyheshin nė vende edhe ma tė mbrendėshm, e tue ndėrtue rruga, pėrmendore etj, e ēdo vepėr tjetėr arti. Ndėrmjet veprave publike pėrmendet Via Egnatia, arteria rrugore e pėrmendun me dy degė qė fillofshin nė Pojan e Durrės bashkoheshin nė Clodiana (Peqin) tue kalue nėpėr Skampa (Elbasan), tue vazhdue deri nė Selanik nė shek. e IV mbas Krishtit, po nė kėtė shekull arrijti deri nė Konstandinopėl. Tue vazhdue nė pėrshkrimin kronologjik tė vepravt tė vjetra nė Shqipėri, shohim monumente tė ndryshme bizantine ndėrmjet tė cilave ma me famė kisha e Mesopotamit pranė Fenikit, plot me vepra tė Rėndėsishme. Tue vazhdue librin, shohim edhe gjurma tė veprave venecjane. Kėshtjella, rruga, limane, ura-sjellėse dhe vepra tė randėsishme publike tė tjera. Libri pėrfundon me lavdėrimin edhe kujtimin e heroit kombėtar, Skėnderbej dhe luftat e tyre kundra pushtuesit; luftė dhe gjestet e tė cilit trashėguen nga i gjith populli shqiptar. Librit i shtojnė njė randėsi edhe mė tė madhe, fotografitė e ndryshme qė ilustrojnė volumin e qė janė ba nga dora e vetė autorit.
Mosmirėnjohja
Pas 1945-ės e deri mė sot, asnjė vlerėsim pėr zbuluesit e Butrintit
Vetėm Mbreti Zog i ngriti monument Ugolinit nė Butrint
Ashtu sikurse dihet tashmė, gėrmimet e para nė qytezėn antike tė Butrintit e kanė zanafillėn nė dy dekadat e para tė shekullit tė kaluar, kur qeveritė shqiptare tė asaj kohe lidhėn njė sėrė marrėveshjesh me qeverinė italiane, e cila kishte tė bėnte me ardhjen nė Shqipėri tė njė misioni arkeologjik italian, i cili do tė kryente studime dhe gėrmime arkeologjike nė Shqipėri. Ekspedita e parė italiane qė erdhi asokohe nė vendin tonė nė kuadrin e kėsaj marrėveshjeje me qeverinė italiane, ishte ajo qė kryesohej nga Luixhi Maria Ugolini, njė prej profesorėve tė famshėm tė arkeologjisė italiane, i cili ishte mjaft i njohur edhe nė qarqet akademike evropiane. Ekspedita e tij nė Shqipėri, (apo mė saktė misioni arkeologjik italian nė Shqipėri) zgjati pėr mė shumė se njė dekadė (nga fillimi i viteve 20 deri nė fillimin e viteve 30) dhe gjatė asaj kohe arkeologu i famshėm italian nė gėrmimet e tij bėri njė sėrė zbulimesh me vlera tė mėdha jo vetėm nė Butrint, por edhe nė Apoloni, Pojan etj. Pėrveē gėrmimeve arkeologjike, Ugolini bėri dhe njė sėrė studimesh pėr Shqipėrinė, tė cilat i botoi nė atė kohė nė disa libra. Por ai nuk mundi ta ēonte deri nė fund punėn e tij nė Shqipėri, pėr shkak se humbi jetėn nga njė sėmundje e malaries nė fillimin e viteve 30. Punėn e veprėn e Ugolinit e ēoi mė tej, bashkėpunėtori i tij i ngushtė, profesori tjetėr italian i arkeologjisė, Piero Marconi, i cili punėn qė kishte nisur sė bashku me Ugolinin nė vitet 20, e vazhdoi deri nė vitin 1938, kur dhe ai humbi jetėn nė njė aksident ajror nė Itali, ku ishte duke udhėtuar pėr arsye tė punės nė Shqipėri. Por puna, mundi, djersa dhe gjithēka tjetėr qė Ugolini dhe Markoni dhanė pėr Shqipėrinė e pasurinė arkeologjike tė saj, janė lėnė nė harresė, duke u mbuluar nga pluhuri i kohės. Duke pėrjashtuar Mbretin Zog, i cili, veē tė tjerash, i ngriti dhe njė monument tė madh Ugolinit nė Butrint, (por qė u prish pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet), nga viti 1945 e deri mė sot, asnjė vlerėsim tjetėr nuk ėshtė bėrė pėr ta, si nga shteti shqiptar, ashtu dhe nga studiuesit, historianėt e specialistėt e arkeologjisė shqiptare. Madje jo vetėm kaq, por gjatė viteve tė regjimit komunist, ata konsideroheshin si vjedhės tė veprave dhe monumenteve tė arkeologjisė shqiptare.
gazeta shqip-14 07 2007
Krijoni Kontakt