Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42

Tema: Personazhe

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Personazhe

    Ai i ishte pergjigjur pyetjeve te doktorit sikur te ndihej fajtor per semundjen qe kishte.
    Doktori ishte thelluar ne kartelen e tij, dhe nuk kishte thene asnje fjale.

    Ai ishte ndare nga e dashura.
    Mendonte qe ishte shume me mire keshtu, po vetem nje i dashuruar mendon gjera te tilla.

    Ajo perpiqej te pushonte femijen qe kishte ne preher, duke u perpjekur ti fuste ne beberon ne goje. Femijes po i hanin dhembet.

    Ata qendronin te perqafuar, te heshtur, te bukur.
    Fjalet ishin kaq te pamundura.

    Ajo, kishte mbeshtetur koken ne xham, dhe mendonte nje justifikim per vonesen e saj. Pluhuri nga ana tjeter e xhamit i bindej fantazise se eres.

    Ai nuk kishte me asnje cigare.
    Burri perballe tij me nje cigare ne dore kerkonte nje shkrepse.
    Diku qendronte e fiksuar nje tabele "no smoking"

    Une shikoj oren, ngrihem, dhe i drejtohem daljes.
    Stacioni tjeter eshte stacioni im.

  2. #2
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    kur ti i ke per mendur te gjitha vetat, po une ku t'a fus veten? e brishte kjo, me dehu.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  3. #3
    syth
    Anėtarėsuar
    07-08-2003
    Vendndodhja
    n'dege maji
    Postime
    47
    Ajo, kurioze per nishanin ne fund te kurrizit, neser, me siguri do te zbrese ne te njejtin stacion me Ate.
    !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Personazhe 2

    Prej nga vdekja e se shoqes shkruante letra, pambarimisht te gjata, pastaj hapte librin e adresave, gjente nje emer qe i dukej interesant dhe ia postonte ate. Femijeve i thoshte qe u shkruante disa miqeve te vjeter. Postieri nuk kishte trokitur kurre ne porten e tyre.

    Ajo ishte prostitute. Nenes i kishte thene qe shume shpejte do te fejohej. I kishte derguar fotografine e nje klienti, qe e kishte vjedhur ne portofolin e tij. Nena e lumtur fliste shpesh me shoqet e saja per kete.

    Ai ngjiste rreklama ne muret e qytetit. Mengjeseve te mjegullt kthehej i vetem ne shtepi e rripte nga duart zamken. Ne mendje thurte dialogje pafund qe do te kishte deshire ti bente me vajzen e rreklames se Slims. Ne fund te bisedave imagjinare ata gjithmone putheshin.

    E dinte qe do te vdiste,por kjo se pengonte tu buzeqeshte atyre qe vinin ta vizitonin ne spital, edhe pse shumices se tyre nuk ua mbante mend emrat. Ishte humbje kohe, te perpiqej ti kujtonte ato. A kishte spitali ngjyre te verdhe- pyeste veten e koken strukte poshte jastekut????
    Vdekja vishte me avull xhamin e dritares.

    Ne stacionin e autobuzeve, nje burre plak recitonte ne gjuhe te huaj disa vargje qe askush nuk I kuptonte. Disa I afruan edhe lemoshe “te cmendurit” ndersa ai beri sikur nuk e vuri re kete. U perlot, vendosi koken mes pellembeve te rrudhura, dhe heshti.

    I denuari me vdekje do te ekzekutohej te nesermen. Nga qelia e zhytur ne qetesi nuk degjohej as nje psheretime. Veshtrim perhumbur ai mendonte se kujt duhet tia falte sahatin e tij. E nxorri nga xhepi, e pa me ngulm dhe per te disaten here I beri te njejten pyetje vetes??? I kishin mbetur edhe pak ore jete.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Personazhet e me lartem jane per shitje.
    Kontaktoni me mua, sepse jam nje njeri i arsyeshem, e cmimi eshte edhe me i arsyeshem se une.

  6. #6
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Shkruar bukur!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 07-08-2004 mė 01:32
    HAKUNA MATATA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Ata

    Ata u takuan pas kaq kohesh, ne rrugen e madhe, mbase rastesisht.
    U ulen ne nje kafe cfardo dhe heshtuar shfletuan jetet e tyre.
    Biseduan per te perditshmen, per djalin e saj te vogel, per njerzit, vapen dhe syte e veshur te kohes.
    Pastaj valviten perde kujtimesh, e qeshen si miq me te shkuaren, me trembjen qe kishin patur nga ky takim qe kishte ndodhur mbase rastesisht.
    Ajo e pa ne sy, ndersa ai i foli shikim dehur.
    Te dy e harruan befas te perdishmen e mbushur me njerzit, vapen dhe syte e veshur te kohes, u hodhen ne krahet e njeri - tjetrit, u mbuluan me perdet e kujtimeve.
    Koha shellisej e qete, ne rrugen ku ata mbase rastesisht u takuan.



    Kjo eshte per nje mik te dashuruar.

  8. #8
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Eh, Niti, ndoshta vetem fillimi perputhet me te imagjinueshmen, e vazhdimi shkon rrjedhes se vet se paparashikueshme. Jeta reale nuk i duron skenaret.

    Sido qe te jete, keta dy personazhe te fundit i ke me te ngrohtit nga te gjithe per te cilet ke shkruar ne kete teme...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Bam bam bam.
    Pse po me flijon o njeri i mire???
    Pse po me vret???
    Nuk e shikon qe po periqem te sillem si te isha zoti, jo nga deshira per te krijuar skenare te sikletshem, por ......... ne fakt as vete se di arsyen perse.
    Ok!
    Se po me ze nje paranoje e c'mendur tani, po me dridhen duart, e po mendoj per kucedren e kopeshtit zoologjik, hahahahahaha.
    Besoj se e di se ku e kam fjalen?
    Bam bam bam.
    Pse me vret o njeri i mire????
    Ti e di qe ne skenarin tone, nuk ka vrasje dhe as vetevrasje.
    Ne skenarin tone ka mashtrime, dhe vete mashtrime. Hahahahahahahahaha.
    Te pershendes me mall miku im.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Ai vdiq.
    Perpara pasqyres ajo vazhdoi ritualine saj per tu bere e bukur.
    Kenga e saj, ligsht u zhbe ne nje vaj qe cuditerisht ajo e kish mesuar permendesh. E kishte kenduar pambarimisht ne pritjen e saj. e ndoshta vete kish ndjelle vdekjen e tij.
    Trupi i tij i ftohte u shfaq si shtojce e lodhur, duke ia veshur me mornica shpinen , e ajo u drodh para pasqyres, si shelgjishte buze pellgut te ujit.
    Tymnaja u ngjit mbi qytet, e dita ashtu si vaji, perlotja e saj e heshtur iu ngjir brenda kokes.
    Cuditerisht ai kishte vdekur, te pakten per te.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Plaku vendos nje gur ne buze, sikur don ti mase temperaturen, pastaj e mbeshtet ne gjoks.
    Qesh.
    Ngre drejt diellit nje copes dru.
    Bindet perseri qe druri smund te jete transparent.
    Rrethuar nga kotesia vazhdon lojen e tij me eksperiencat.
    Ca re te humbura mbulojne qiellin.

  12. #12
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Ajo i gatoi shpejte e shpejte me sheqer ( rete ) dhe ushqeu femijet, me pas u ule qetesisht ne kolltuk per te kryer pritjen e radhes.
    Hapet dera dhe drita nderton silutat e kerkuara , genjehet veshtrimi.
    Harrohet dera dhe trupi fillon e prek hijet ..... ora 7.00 .....bie alarmi...
    tretet pritja dhe per kete nate....

    P.S jane te mrekullueshme
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Shtepia e saj eshte nje vend i larget per njerzit, ndersa rruget s'mund t'ia prekin mungesen tek i perkulet mbi hijet e ndenjura.
    Fryma nuk i ndihet, nuk i ndihen as syte trembur, qe fokusojne pjese perjetesie.
    Pastaj ajo humbet me te shkuaren ndersa pamja e saj e cmendur i nxjerr gjuhen frikes sime.
    Mbi gjunjet e dobet, ore harruar, ne cepin e saj therret ne emer te vdekurit, flet me ta, vershon ne monologje pa subjekte, e aty per aty hesht...............hesht.......... hesht.
    Ajo interpreton ditet e fundit te jetes se saj, ves ky i mbetur nga femijeria.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 15-07-2005 mė 16:09

  14. #14
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anėtarėsuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591

    Antena

    Po ti lal ler vend te pergjigjemi dhe ne a
    Nejse e bukur

    ANTENA
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    sa bukur...komplimente

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ai e gjeti me ne fund galerine e arteve dhe filloi kerkimin .I duhesh nje vesh ,bronxi ,allcie,balte e c te ishte mjafton te ishte veshi i tij .I thane qe ti jipnin nje kembe te veshur me kepuce dhe manshetin e pantallonave ,dikush i afroi palen e kostumit ne allci por ai prap nuk pranoi .I duhesh thjesht veshi ,veshi i partise,

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    ahahahahhaahahahah....e forte ajsberg...po e imagjinoj tani...nje skulptor mjeran ne kohen e diktatures...qe duhej te bente nje skulpture me urdher nga lart...vetem kaq pak rreshta dhe shkaktuan te qeshura (jo me hihihih)

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Kjo eshte pjese nga tregimi ;;Veshi i Partise'' eshte tragjikomik

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    ke nje ironi simpatike...plot finese...

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ke puthja e pare
    Kur te shikoni ne autobuz fatorino me lesh ,do te shikoni poshte sqetulles se tij nje cift qe po lepijne .............nje akullore te perbashket.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Perse Pape-t takohen me personazhe te njohura(negative) ?
    Nga Hyllien nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 04:18
  2. Kino-ditari - Filma tė rinj nė 2006
    Nga autori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 339
    Postimi i Fundit: 05-01-2007, 06:49
  3. Filmat mė tė preferuar pėr 2004-ėn
    Nga autori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 06-03-2005, 01:55
  4. Fantazmat e fshehura…
    Nga dikeafajtore nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 07-01-2005, 15:56
  5. "FI"
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 18:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •