Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2004
    Vendndodhja
    ALBANIA
    Postime
    3

    A ndihemi ne Shqiptaret ne mbrojtur nga shteti yne kur jemi jashte Shqiperise?

    Mar shkas per kete teme nga emisioni i Shqip i Top Chanel per qytetarin nga Shkodra i cili ndenje 8 muaj ne aeroportin e Venezueles. Kjo eshte nje turp per drejtuesit e ketij vendi te cilet i lene qytetaret e tij ne kete lloj menyre.

    A duhet te kemi me besim tek konsullatat apo ambasadat tona qe ata nje dite do te na ndihmojne po te kemi nje rast te njashem? (Zoti mos e dhente)
    Ju ftoj ne kete debat ku pak a shume te gjithe e kemi ndjere braktisjen e Shtetit qeverise.

    Naimi ka thene: TI SHQIPERI ME JEP NDER ME JEP EMRIN SHQIPETAR, ZEMREN TI MA GATOVE ME DESHIRE E ME ZJARR.

    A jemi me te vertete te tille sot?
    te gjiteh duhet te respektojmete tjeret nebesimin e tyre dhe te tregojme ate qe eshte e vertete

  2. #2
    ecchime..... Maska e Pidocchio
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Vendndodhja
    Venezia (IT)
    Postime
    220
    e pash ate ngjarjen..dhe me erdhi keq jo vetem per ate te shkret qe hoqi piken e zeze por edhe per ne te tjeret qe kemi nje jete te tere neper rruget e botes ....dhe mos o zot te rente noj problem me pasaporta ose noi hall tjeter ....



    jemi i vetmi vend qe per numer popullsie kemi ambasada me shume nga te gjithe neper bote... beni hesap kemi ambasade ne Izrael kur Izraeli jovetem s'ka por s'ka per te patur ne mend te hape ne Shqiperi. dhe mos harroni vetem ne ēmimet e mbajtjes se ketyre ambasadave Shqiperia shpenzon mbi 35,000.000,00€ ne vit ( dhe me e bukura sa here qe ndryshojn qeverit ne Shqiperi keta dipllomat kerkojn azzil politik ) jo vetem demi ekonomik por dhe turpi

    ne Itali kemi 3 (1 ne Milano dhe 2 ne Rome) kot se mos te rente problemi...... o nene o nene

    Me vjen keq ta them por jo vetem te braktisur zoti Clevis por kur kthehemi ne shqiperi na trajtojn si te huaj dhe me perbuzje nga punonjesi e ketij shteti te mjere




    Jam ne te njejtin mendim me ju ZOTI MOS E DHENTE
    :jSorridi alla vita la vita ti sorride....

  3. #3
    rezistenca nuk vdes Maska e ju flet Tirana
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    ne kafenene e preferuar
    Postime
    99
    Postuar mė parė nga Clevis
    A ndihemi ne Shqiptaret ne mbrojtur nga shteti yne kur jemi jashte Shqiperise?
    Po tallesh ti plako me duket right?
    Bushspeak: War is Peace

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Dinjiteti i shtetit tone humbi ne vuajtjet e shtetasve shqiptare per te kaluar kufirin per ne Greqi(me dokumenta te rregullta).
    Vdiq ne ofendimet dhe shkeljet e te drejtave te shqiptareve mbare botes.
    Jemi ne qe mbajme lart emrin shqiptar,te ishte per shtetin ishim zhdukur me kohe.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #5
    ecchime..... Maska e Pidocchio
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Vendndodhja
    Venezia (IT)
    Postime
    220
    Dinjiteti i shtetit tone humbi ne vuajtjet e shtetasve shqiptare per te kaluar kufirin per ne Greqi(me dokumenta te rregullta).
    Vdiq ne ofendimet dhe shkeljet e te drejtave te shqiptareve mbare botes.
    Jemi ne qe mbajme lart emrin shqiptar,te ishte per shtetin ishim zhdukur me kohe---Leci



    shume e sakte Leci,
    :jSorridi alla vita la vita ti sorride....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-12-2004
    Postime
    5
    Si nuk ke turp, mor t'u befsha, qeveria shqiptare s'mbron dot shqiptaret brenda ne Shqiperi nga njeri-tjetri!

  7. #7
    no comment!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Afer-dita : 03-12-2004 mė 23:47

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    vetem pasaporten te jep shteti shqiptar dhe asgje me teper...

  9. #9
    )), kjo me lart eshte e forte, edhe ate nuk dime per cfare e duam, nuk hyn ne pune. Te pakten identifikohemi kur levizim me trasta krahesh andej-ketej mos te themi jemi fare pa shtet.

  10. #10

    Jo tė mbrojtur mik i mirė: NE NDIHEMI TĖ BRAKTISUR NGA SHTETI YNĖ.

    Citim Postuar mė parė nga Clevis
    Mar shkas per kete teme nga emisioni i Shqip i Top Chanel per qytetarin nga Shkodra i cili ndenje 8 muaj ne aeroportin e Venezueles. Kjo eshte nje turp per drejtuesit e ketij vendi te cilet i lene qytetaret e tij ne kete lloj menyre.

    A duhet te kemi me besim tek konsullatat apo ambasadat tona qe ata nje dite do te na ndihmojne po te kemi nje rast te njashem? (Zoti mos e dhente)
    Ju ftoj ne kete debat ku pak a shume te gjithe e kemi ndjere braktisjen e Shtetit qeverise.

    Naimi ka thene: TI SHQIPERI ME JEP NDER ME JEP EMRIN SHQIPETAR, ZEMREN TI MA GATOVE ME DESHIRE E ME ZJARR.

    A jemi me te vertete te tille sot?

    Mė dhemb shpirti tė rihy pėrsėri nė njė debat tė tillė, por pėr tė mos ndenjur indiferente ndaj njė realiteti kaq tė hidhur , po ju sjell postimin tim te njė tjeter temė e kėtij forumi, ku subjekti ėshtė pak a shumė i njėjtė:




    Nga Elna Durresi ----

    14 qershor 2004


    Shqipėri po tė them sot .

    --------------------------------------------------------------------------------

    Shqipėri po tė them sot se ti mė bėre tė marr udhėn e mėrgimit:nėna e mirė i mbledh zogjtė pranė.

    Shqipėri po tė them sot se ti mė hoqe tė drejtėn e nėshtetėsisė sė tim biri:
    UNĖ ISHA FEMĖR dhe jo mashkull.

    Nuk pranove as tė mė hedhėsh emrin e tim biri: pjellės time nė pashaportėn time pa nėnshkrimin e tė atit, pra mė mohove tė drejtėn e trashėgimisė sė gjakut tim e tėndit nė damarėt e tim biri.
    Mė le ta ndiej veten mė se jetime nė ambasadėn tėnde prej 2 dhomash tė njė pallati mė se banal nė Bern e tė lutesha duke kėrkuar nėnshkrim pėr pjellėn qė e solla nė jetė unė me gazin pėr tė qenė nėnė. Pėr tė mė kurajuar mė the: Tė ishe mashkull fėmija hidhej automatikisht ne pashaportėn tėnde.
    Pra i mohove tim biri tė drejtėn e shtetėsisė shqiptare, se unė isha prindi femėr, pra isha NĖNA, jo Babai.

    Shqipėri po tė them sot se tim biri i the tė priste sa tė bėhej 18 vjeēar e tė bėnte kėrkėse si tė gjithė tė huajt nė parlament pėr ti dhėnė nėnshtetėsinė time e tėnde.
    Pra mua mė mohove fėmijėn tim.
    Unė e bėra nacionalitetin e tim biri se ty tė ka mbuluar kokė e kėmbė korrupsioni, por vallė a duhet tė paguaj njė nėnė pėr ti dhėnė tė birit nėnshtetėsinė e saj?!

    Ka ndodhur para 5 vjetėsh nėna ime Shqipėri. Zėdhėnsja tėnde skuqeje zverdhej nga kjo paturpėrsi.

    Shqipėri po tė them sot se pėr tė rifreskuar pashaportėn time tė cilės i kishte dalė afati m'u desh tė humbja dy ditė nga ditėt e pakta tė pushimeve e tė rrija nė rradhė tek dega e Durrėsit qė nė tre tė mėngjesit e deri ne tre pasdite nė kulmin e vapės sė gushtit.
    Tė dytėn ditė m'u desh tė paguaja formularin tė cilin e mbushi gabim oficeri qė tė prezantonte ty.

    Shqipėri po tė them sot se sa herė zbres nė aeroportin tėnd mė duhet tė pres me orė pėr tė marrė njė vulė hyrje apo tjetrėn dalje. Mė shumė lodhem nga koha pėr pritjen e vulės, se nga koha e udhėtimit.

    Shqipėri po tė them sot se prezantuesit e tu ne aeroportin e Rinasit mė trembin. Zėrat e tyre tė ngjirur dhe tė shtyrėt e tyre nė radhėt e pritjes sė vulave dalėse mė bėjnė tė mos ndihem qėnie njerėzore. Nganjėherė qėllon edhe qė rrezohem nga tė shtyrėt e pėrfaqėsuesit tėnd. Kur i drejtohem pse vallė shtyjnė ashtu mė pėrgjigjen me ton akoma mė tė lartė e me sy tė ējerrė nga guximi im i pėrgjigjes. Nganjėherė si pėsim pėrgjigjeje qėllon edhe tė rikthehem nė fund fare tė rradhės sė pafundme tė pritjes.

    Shqipėri po tė them sot se kur ve kėmbėt nė ujin e kripur tė qytetit tim me tė cilin jam rritur ne fėmijėri mė zė tmerri i sėmundjeve dermatologjike nga papastėrtia qė ka nė det.

    Shqipėri po tė them sot se dua tė kthehem po ku vallė kur nuk i bėj dot ballė korrupsionit qė tė ka pushtuar ty.

    Shqipėri po tė them sot se kur ėshtė festa tėnde as Ambasada tėnde nė Bern as Konsullata tėnde kėtu nė Gjenevė nuk e merr mundimin tė na dėrgojė njė copėz letėr urimi pėr festėn tėnde. Sa pėr dijeni e dashur Shqipėri, nė Gjenevė zyrtarisht nuk janė mė shumė se 200 shqiptarė nga Shqipėria, pėr tė tė mos trembur me vėllazėrinė e Kosovės se ashtu bėhemi diku 8 mijė, e nuk di nėse ti e din se sa do gėzoheshim ne kur tė hapnim kutinė postale e tė gjenim njė copėz urim nga ana tėnde. [E dashur apo e mjera Shqipėri , kur janė festat e portugezėve , spanjolleve , tunisieneve e iatalianeve amabsadat e tyre u dergojne nje copez urim per festat nacionale ( citova keto nacionalitete qe i kam pare urimet me syte e mi . Mund ta bejne kete gje edhe shtete te tjera.......)]

    Shqipėri po tė them sot se nėse njė ditė kthehem mos mendo se kthehem tek ty pėr ty, por sepse mė ra fati tė lindja tek ti e s'kam tjetėr vend qė tė jetė i mbushur me kujtimet e fėmijėrisė e rinisė sė jetės sime.

    Shqipėri po tė them sot se tė dua ashtu si fėmija e do nėnėn e tija edhe pse ajo nuk qe nėnė e mirė, por duhet ta dish e dashur Shqipėri qė ende sot pas kaq vitesh mėrgim ndjehem e braktisur nga ti.
    Ndjehem si ai fėmija kur e kupton se ėshtė aksident i udhės ardhja e tij nė jetė dhe se nėna e tij as qė do t'ia dijė pėr tė.
    Por ja, prapė vij unė tek ti.
    C'tė bėj.
    Jam fėmija i barkut tėnd.
    Kam nevojė pėr aromėn e trupit tėnd.
    Kam nevojė tė ndihem me nėnė diku.

    Mė mbysin lotėt sa herė mendoj kėtė, por ja e dashur Shqipėri kėshtu ndihem unė sot, vallė faji yt , vallė faji im?!

    Me trishtim

    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 04-12-2004 mė 16:05

  11. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Jam Shqipetar dhe per 21 vjet jetoj ne shtet qe nuk eshte Shqiperia.
    E dua vendlindjen time,dhe do e dua,po e dua Shqiperine njashtu njejte.
    E dua se jam Shqipetar,dhe e kam afer,afer shume dhe e ndjej ne zemer.
    Me trondisin raste te ketilla si ajo me larte mirepo uroj te kete sa me pak te ketilla.
    Shqipetare jemi dhe e duam Shqipetarine!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  12. #12
    Stormo, )

    po flasim per shtetin jo per Shqiperine-atdhe. Atdheun nuk e prek njeri sa te jete mbi dhe fryma e fundit e shqiptarit, por shtetin e bejne njerezit. Shume keqkuptime ndodhin.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Nese jetone ne Maqedoni, ne Shqiperi jetone more cun, pak rendesi ka se cfare ka ne udheheqje. Car historigjeografi meson djalke ?
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  14. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-12-2004
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    8

    Letėr presidentit Bush

    Presidentitit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės

    Z. Xhorxh W. Bush
    Washington, DC



    Ne, Bashkėsitė Shqiptaro – Amerikane e Virgjinisė, Gjeorgjisė dhe
    Karolinės sė Veriut mblidhemi ēdo vit pėr tė kremtuar pėrvjetorin e
    Pavarėsisė tė arritur mė 28 Nėntor 1912. Bashkėsitė tona pėrfshijnė
    shqiptarė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Tė
    mbledhur ndėrmjet flamurit tone kombėtar dhe atij amerikan, nė kėtė
    Ditė tonė Kombėtare, ne kujtojmė me respekt ndihmėn e paēmuar qė
    ShBA-ja vazhdimisht i dha kombit tonė nė luftėn e tij pėr liri e
    pavarėsi.

    Tėrėsia tokėsore e Shqipėrisė u konfirmua ne Konferencėn e Paqes sė
    Parisit nė vitin 1919, kur Presidenti i ShBA-sė, Udrou Uillson
    kundėrshtoi planin e Fuqive Evropiane pėr te ndarė Shqipėrinė nė mes
    fqinjėve tė saj. Gati 30 vjet mė vonė, Kosova, tokė shqiptare, ngeli
    nėn prangat e njė prej diktaturave mė tė egra, asaj komuniste
    jugosllave nga e cila vuajti njė shtypje tė vazhdueshme. Tirania
    arriti pikėn mė tė lartė kur krimineli i luftės Sllobodan
    Millosheviēi u bė president i Jugosllavisė.

    Babai i juaj, Xhorxh Bushi Senior, ish president i ShBA-sė pati
    meritėn qe t'i caktonte njė vijė tė kuqe barbarisė komuniste.
    Presidenti Bill Clinton do ta ndėshkonte mė vonė kapėrcimin e kėsaj
    vije. Mė 1999, pas gjenocidit sistematik kundėr popullsisė shqiptare
    tė Kosovės, ShBA-ja u impenjua nė njė luftė pėrkrahėse tė popullit
    shqiptar tė Kosovės.

    Prezenca amerikane nė Ballkan ėshtė domosdoshmėri, sepse Evropa nuk
    gjeti zgjidhje adekuate pėr Ballkanin asnjėherė. Si bashkėsi
    shqiptaro-amerikane ne admirojmė politikėn e paqės dhe lirisė qe
    Shtetet e Bashkuara zbatojnė pėr kombet e vogla e tė shtypura si i
    yni. Ne ēmojmė aktivitetin pambarim tė Shteteve tė Bashkuara pėr te
    promovuar dhe ēuar lirinė dhe demokracinė nė botė.

    Ne besojmė qė ShBA-ja do tė njohė sė shpejti edhe Pavarėsinė e
    shtetit tė lirė tė Kosovės, njė shtet i pavarur, gjė qė ėshtė kusht
    jetik i njė paqe jetėgjatė nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Ne, gjithashtu
    besojmė se vetėm ShBA me traditėn e saj tė gjatė tė demokracisė mund
    tė ketė autoritetin dhe largpamėsinė tė shikojė nė kėtė pavarėsi nje
    zgjdhje afatgjatė tė problemit tė instabilititetit politik tė
    Kosovės e Ballkanit.

    Me respekt tė madh,

    Bashkėsia Shqiptaro – Amerikane e Virgjinisė, Gjeorgjisė, dhe
    Karolinės sė Veriut

    Presidentėt

    Z. Fadil Demaku (Virgjinia)


    Z. Qerim Gruda (Gjeorgjia)


    Z. Bahri Ramadani (Karolina e Veriut)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ermal Dardania : 05-12-2004 mė 01:24

  15. #15
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    ne presim shume nga nje shtet qe nuk eshte akoma i fuqishem...

    mendoj se shteti yne pra ambasadat tona bejne te pamundur per bashke atdhetaret ne cilin vend ata qofshin.por duhet kuptuar situata e veshtire kur ne nuk jemi nje shtet aq i fuqishem ku mund te ngreme zerin per nje padrejtesi qe behet ne demin tone...prandaj une kam njohur shume pjesatare te ambasades ne itali dhe ne disa vende te tjera jane njerez shume te mire qe mundohen te japin maksimiumin por keto jane kushtet...

  16. #16
    EIMAJICO,

    2 punonjes te Ambasades Italiane perbejne shtetin shqiptar? A thua te kene fuqi ne dore keto dy metra katror ambasada?

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Postime
    15
    A ndihemi ne Shqiptaret ne mbrojtur nga shteti yne kur jemi jashte Shqiperise?

    Lesh!
    O sa mirė qė nuk ka dhėmbė!

  18. #18
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Citim Postuar mė parė nga Elna Durrėsi
    Shqipėri po tė them sot se tė dua ashtu si fėmija e do nėnėn e tija edhe pse ajo nuk qe nėnė e mirė, por duhet ta dish e dashur Shqipėri qė ende sot pas kaq vitesh mėrgim ndjehem e braktisur nga ti.
    Ndjehem si ai fėmija kur e kupton se ėshtė aksident i udhės ardhja e tij nė jetė dhe se nėna e tij as qė do t'ia dijė pėr tė.
    Por ja, prapė vij unė tek ti.
    C'tė bėj.
    Jam fėmija i barkut tėnd.
    Kam nevojė pėr aromėn e trupit tėnd.
    Kam nevojė tė ndihem me nėnė diku.


    Mė mbysin lotėt sa herė mendoj kėtė, por ja e dashur Shqipėri kėshtu ndihem unė sot, vallė faji yt , vallė faji im?!
    Me trishtim
    Elna
    .
    Elna Durrėsi i adhuroj shkrimet e tua ... e sinqerisht me vine shume keq
    per cfare te ka ndodh me neshtetesine e djalit.

    Nuk ndihemi aspak te mbrojtur nga shteti Shqiptar.... madje edhe kur
    kthehemi ta vizitojme... nqs jemi me nenshtesi Shqiptare na lene te presim si kope ... kurse per ata me pashaporte te huaj behen copa.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2004
    Postime
    8
    ndime te jep ai qe ka mundesi ,,,ne kemi nje shtet te pamundur kukull

  20. #20
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Me thene te drejten, un se kam ndjere kurr ne mergim veten te mbrojtur nga shteti Shqipetar. Nuk e di pse, por nuk me ka vajtur mendja kurr per Shtetin Shqipetar ne momente te veshtira, por vetem kam pasur ne mendje se e si ti perballoj veshtiresite dhe te mbaj koken siper ujit.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •