Diaspora shqiptare ne Amerike shtyll themelore, e institucioneve Kombetare

B. Meta: "Kjo gjëndje patalogjike është kryekëput rezultat i trashgimnisë së hidhur që la komunizmi, i cili shkatërroi vlerat kombëtare dhe humane dhe e çoi shoqërinë shqiptare në nivele kritike të egzistencës së saj."

Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA


Eastchester - Bronx NY: Kremtimi Solemn i 91 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë - Dita kombëtare e Flamurit, në Nju Jork, lokalin "The Eastwood Manor" Eastchester Road - Bronx NY, mblodhi rreth flamurit kuq e zi, shqiptaret e te gjitha trojeve rreth 700 shqiptarë. Kjo ditë festive, e cila filloi me një përshendetje shumë të ngrohtë, që të pranishmeve me këtë rast u'a drejtoj kryetari Federatës PanShqiptare e Amerikës VATRA, zotëri Agim Kragjozi,padyshim,që ishte manifestimi në kujdestarinë e organizatës më të vjetër në SHBA-s, VATRA, e cila shquhet për bashkëpunim me organizatat, entet fetare dhe shoqatat e tjera, në komunitet. Në këtë solemnitet festiv ishin të ftuar shqiptarë nga trojet etnike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi. Në 91 vjetorin Shpalljes së Pavarsisë në Nju Jork, morën pjes: Lidhja Demokratike e Kosovës, Qendra Islame Shqiptare për Nju Jork e Nju Xhersi, Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", Kisha Ortodokse Shqiptare "Shen Kolli", Bloku Kombëtar Independent, Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan, Gjenrata e Re Shqiptaro-Amerikane, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Levizja e Legalitetit, Shoqata e Grave "Motrat Qiriazi",Partia Liberale e Kosovës, Shoqata Atdhetare"Dibra" Shoqata "Peja", Shqiptaro - Amerikanet per Demokraci .


Duke evidentuar vlerat e mëdha, që ka kjo ditë, për mbarë kombin tonë shqiptar, komb, e cili po përjeton sot, në këtë 91 vjetor, gëzimet më të mëdha në historinë e tij, çlirimin e Kosovës, si dhe ditën fatlume të Lumnimit të bijës shqiptare, humnaistes me fame botrore Nënë Terezes, e deklaroi të hapur festën në restorant Eastwood Manor Bronx, moderuesi kryesor i mbrëmjes z Marian Cubi dhe në gjuhën angleze Etrita Ibroci.

Në vijim të jehonës së madhe që ka kjo fest në bashkësinë shqiptare po botojmë të plotë fjalën kryesore të festës së flamurit mbajtur nga Prof dr. Beqir Meta. Prof dr. Beqir Meta, tha në fjalën e tij se "Ndjehem shumë i lumtur, i nderuar dhe njëkohësisht shumë i emocionuar, që ndodhem sot, këtu në këtë mbrëmje festive, së bashku me ju . Prandaj, ndjehem i obliguar të falenderoj kryetarin e VATRËS zotin Agim Karagjozi, për ftesën që të marr pjesë në këtë mbrëmje dhe gjithashtu për mbështejen financiare, për të kryer hulumtime me Biblotekat dhe Arkivat Kombëtare, të ShBA-s.



Këto hulumtime janë shumë të rëndësishme dhe esenciale, për të shkruar historinë e plotë të Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatrës sonë të lavdishme dhe për të ndriçuar aspekte të rëndësishme, të historisë sonë kombëtare.Në këtë natë festive e cila është kthyer në një traditë të bukur këtu në Amerikë, çdo kush e çonë mëndjen 91 vjet më parë tek ato ditë historike që shënoi filliin e shtetit të pavarur shqiptar dhe tek rruga që përshkoi ky shtet dhe kombi ynë për të radhur në ditët e sotme.



Ne përkulemi e nderim ndaj të gjithë atyre burrave, që u përpoqën me mëndje e me pushkë për lirinë tonë kombëtare



Ajo ka qënë rruga më e vështirë, më e mundimëshme që është dashur ndonjëher shtetit apo kombi për të mbi jetuar dhe për t'u zhvilluar. I coptuar përgjysëm, i ndodhur kurdoher në planet dhe axhendat e fqinjeve lakmitarë eagresivë dhe të Fuqive të Mëdha Europiane për t'a sakatuar e ricoptuar , kombit shqipta i'u desh të luftonte e të përpiqej shumë prandaj sot, ne përkulemi e nderim ndaj të gjithë atyre burrave që u përpoqën me mëndje e me pushkë për lirinë tonë kombëtare për konsolidimin e shtetit shqiptar dhe për bashkimin kombëtar.



Por në këtë ditë kaq të shënuar nuk ka se si që të mos mendojmë edhe për dobësit tona historike për krahinizmat, për propoganndat jo kombëtare përçarse fetare dhe mbi të gjitha për egoizmin e shfrenuar që kanë demostruar pjesë të rëndësishme të elitave politike shqiptare në periudha të ndryshme , të cilat, i kanë shkaktuar dëme të mëdha kobit tonë dhe progresit të tij.Ne si njërëz të lirë dhe civilë duhet t'a shohim me sy të kthjellt këtë, realitet, e jo për të rënë në pesisimizëm ,jo për të devijuar dhe asgjesuar në mënyrë emocionale persona e grupe politike që ne s'na pëlqyen, për të gjetur rrugëte drejta që të shëndoshim shoqërinë tonë. Mendoj se nëkëtë drejti neve hsitorianve na mbetet shumë për të bërë.



Këtë sëmundje, ndoshta në nivelin më të lartë po i demostron sot klasa politike shqiptare.



Tre cilësi nga më negativet të saj , egoizmi i shfrenuar dhe etja për fitime të paligjëshme që është kthyer në dosesion, mungesa e patriotizmit dhe e bashkëpunimt apo e konstruktit shpirtëror demokratik janë pengesat më të mëdha për të ecur për para. Kjo gjëndje patalogjike është kryekëput rezultat i trashgimnisë së hidhur që la komunizmi i cili shkatërroi vlerat kombëtare dhe humane dhe e çoi shoqërinë shqiptare në nivele kritike të egzistencës së saj.



Konklusionet e sotme të shoqëris ëshqiptare nuk janë gjë tjetër, veçse fillimi i një procesi të gjatë dhe të mundishëm të vet çlirimit të saj në një shoqëri civile. Prandaj të gjithë ne duhet t'a shohim njëkohësisht me dashamirësi dhe simpati këtë luftë titanike që bëjnë qelizat e shëndosha të kësaj shoqërie për të shëruar .



Në zgjedhjet e fundit populli shqiptarë me abstenimin e tij dha mësimin që duhet të marrë klasa politike shqiptare që ajo të reflektojë ndaj gabimeve dhe defekteve të saja. E parë në këndëvështrimin historik dhe nga analiza që kanë bërë shumë studiues të njohur shoqërive postkumniste, Shqipëria ka prespektivën e saj të progresit drejt demokracisë, ku institucionet d o të përmisohen, ku stabiliteti politik dhe shoqëror do të rritetdhe vendi do të futet në rrjedhojat normale të zhvillimit. Sistemi politikë e demokratik, liria e individit dhe ekonomia e tregut, që kanë ngriturnga rrënojat në pjedestal më të larta shumë kombe të tjera, nuk kanë se si të mos punojnë për mirë edhe për shqiptarët. Ne duhet të ndjehemi dhe të bëhemi pjes, me mish e me shpirt në këtë proces.





Ndërgjegjeja shoqërore patriotike dhe qytetare e shqiptarve po vjen duke u rritur





Ndonëse vështërsitë edhe defektet tona janë të shumta, por prespektivat dhe shanset për progres janë shumë më të mëdha. Sitemi demokratik dal-ngadalëë po prodhon shtyllat me të cilat, ai do të mbështetet për të prefeksionuar, një inteligjencë e re që po formohet brënda e jasht vendit me idealet e demokracisë dhe të humanizmit dhe të civilizimit perendimor , mekanizma të fuqishme të tregut të lirë që luftojnë çdo ditë për afirmimin e tyre, institucioneve të shoqërisë civile, që vijnë vazhdimisht duke u modeluar dhe një ndërgjegje shoqërore patriotike dhe qytetare që vjen duke u rritur.



Këto janë elementet e zgjimit , e ringjalljes të cilat na mbushin me shpresë qyterim e besim për të radhmen. Këtu në Amerikë nga kontaktet që kamë patur me shqiptarë të emigriacionit të vjetër e të ri, kamë parë kudo proukupimin dhe dashurinë për Shqipërinëdhe shqetësiin për rreziqet e plotikës greke. Dua të them vetëm dy fjalë për sa i takon këtyre shqetësimeve të ligjëshme.



Nga sa e kamë zbuluar me politkën greke, mendoj se ajo nuk ka hequr dorë nga synimet e vjetra ndaj Shqipërisë së Jugut. Janë konkretisht këto tendenca, shkaku kryesor që i ka tensionuar disa her marrëdhënjet shqiptao-greke dhe në përuidhën aktuale shteti nuk po përpiqet që procesin e integrimit europian t'a shfrytëzojë për të dëshiruar politikisht dhe ekonomikisht Shqipërinë dhe me anë të parave , presioneve, propogandës, korrupsionit, Mafias shqiptare dhe rrajonale të krijojë një rrymë grkofile me Shqipërinë e Jugut, të cilën ajo mendon që t'a shfrytëzoj për të rritur dominoncën në këtë rrajon duke shfrytëzuar, varfërinë, tranzicionin dhe dobësit aktuale të shtetit shqiptarë. Shënjat janë se ajo po përpiqet të krijojë një arsenal të madh politiko-propogandistik për të nxjerrë në skenë kartën e minoriteteve.

Sot kemi institucione dhe ndërgjegjen kombëtare të formuar



Koj politkë e rrezikëshme, sado, që do të krijojë probleme shtetit shqiptar nuk ka shanse për sukses. Grekët nuk kanë arritur t'a helenizojnë Shqipërinë e Jugut, as në kohërat më të vështira kur institucionet kombëtare shqiptare nuk ishin formuar ose kur ata ishin në formim e sipër, kur mungonte gjuha e shkruar, shkollat shqipe, shteti kombetar shqiptar e tjer - dhe jo sot kur me gjithë vështërsit, sot kemi institucione dhe ndërgjegjen kombëtare të formuar.



Paratë dhe presionet greke nuk mund të krijonë minoritete atje ku ata s'kanë egiztuar kurrë. Nga ana tjetër Shqipëria nuk mund të penalizohet në arenën ndërkombëtare pasi, ndryshe nga fqinjët ballkanikë ajo është shquar për një politik tolerenate , miqësie e integrimi me minoritetet e vërteta etnike që jetojn brënda saj. Gjithashtu , unë mendoj se konsolidimi , institucioneve tona kombëtare do të ecë shumë shpejt, se sa përshkallëzimi i politikës ekspasioniste greke. Prandaj, me besim të madh çdo shqiptar duhet të bëjë detyrën e tij.



Diaspora shqiptare dhe veçanërisht ajo e Amerikës, e cila ka dhënë një kontribut historik të çmueshëm në këtë drejtim, ashtu si dhe gjithë populli shqiptarë në çlirimin e Kosovës, është dhe do të jetë një nga shtyllat themelore të këtyre institucioneve kombëtare. Unë kamë bindjen se në shëmbullin e kombëve më të përparuara, lobi shqiptarë në Amerikë së bashku me të gjithë popullin shqiptarë do të punojë më shumë drejt zhvillimit dhe përshpejtimit të njohjes së Pavrësisë së Kosovës dhe zgjidhjen e shumë problemeve të shqiptarve, në trojet e tyre.

Burimi: "Memedheu"