Ka vite e vite qe familja e Aliut te madh eshte larguar nga shtepite e fshatit, qe vigjelon perballe Tepelenes. Ne Becisht kane mbetur tashme guret dhe fshataret e paket, qe ne pergjithesi kane pak kujtime te ruajtur ne kokat e tyre nga jeta e Ali Pashait. Qindra vite me vone e qesendisin heroin e tyre, krijesen qe i beri te njohur per historianet dhe qe u fali nje ure. Kjo e fundit, qe ua ben rrugen e lidhjes me metropolin e tyre Tepelenen, te shkurter, do te mjaftonte qe kujtesa e tyre te ishte me dashamirese. Por, ata jane ne shekullin e XXI dhe Aliun e shfrytezojne sipas menyres se tyre duke kaluar nga ura, me derrasat e kalbura qe rrezikon jete njerezish dhe duke i marre guret e mbetura te shtepise ne krye te fshatit

Becisht-Tepelene, Ben Andoni

Becishti eshte nje fshat "indiferent", qe e kundron Tepelenen nga siper. Me sakte e ka pare, sepse tani vetem gjeografikisht ka nje kuote pak me te larte. Po te pyesesh tepelenasit, se do te shkosh ne Becisht do te pergjigjen me pyetje: "Cfare do atje"? Askush nuk di te thote me shume per rrugen, pervec fshatareve te saj. Fale, Ures, qe ka ngritur dikur bashkefshatari i tyre, Ali Pashai i famshem, ata vine per dite ne qytet, per gati 40 minuta. Tepelenasit e sotem, uren e Aliut e kane rikonstruktuar sipas menyres se tyre. Pak vite, pas dores qe "i eshte vene" ajo ka nevoje per tabelen "Very Danger". Per te qene te sinqerte, kjo u prish pak pune fshatareve, qe me shume se te shkojne ne Tepelene me ane te Ures se Aliut ne Vjose, u bie me mire te shkojne ne drejtim te Greqise. Atje ku mbetet burimi i vetem i jetes se tyre, he per he...

Per te shkuar sot ne fshatin, qe ka mbajtur familjen e famshme te Aliut, qe te jesh i sigurte duhet te ndjekesh nje rruge te terthorte. Te futesh ne rrugen e Permetit, te kalosh Uren e mrekullueshme te Dragotit dhe pastaj t'i ngjitesh malit. Keshtuqe, afersia me Tepelenen eshte thjesht vizive, sepse per te shkuar atje, tashme te duhet rreth nje ore, kuptohet "po te kesh nje makine te vlefshme".

Ne ngjitje, rruga behet e veshtire dhe e pashprese. Kjo nga mungesa e njerezve."Nuk i kam pare asnjehere shtepite e Aliut, -thote Tani, nje djale 30 vjecar, simpatik nga Tepelena, qe do te na shoqeroje. E kujt, i hyn ne pune me ajo". Pastaj qeshet dhe tregon qyfyre, qe kuptohet se kane lidhje me zgjuarsine e banoreve.

Fshati i Aliut

"Na premto, se do te vish vetem njehere qe te shohim, pa ty do ti japim votat", -i kane thene nje kandidati, fshataret e Aliut, pak kohe me pare. Tani edhe sot kur e kujton qesh. "Kaq, Ju mjafton, qe t'ju tregoj indiferencen ndaj tyre", na thote. Nuk ka shpjegim me te mire...dhe akoma me qarte e kuptojme teksa i afrohemi fshatit.

Nuk ka asgje, qe te kujtoje lavdi ne kete fshat. Shtepite ngjiten mbi nje rrap teper te vjeter dhe pak banoret e fshatit, qe jetojne ketu nga kohera qe nuk mbahen mend, jane te qete... Duhet te jene te tille, sepse nuk ka kembe robi, as qener, ca me shume edhe bageti..."Nuk do te harroj kurre diten kur hym ne Tepelene, ne oren pese te mbremjes, ndersa dielli ishte duke perenduar. Me erdhi ne mendje, me pak ndryshime ne veshjen, pershkrimi i Branstone Castle ne nje nga librat e Ealter Scott. Veshja ndryshon mbas kombesise se trimave, qe jane ne sherbim te Vezirit. Shqiptaret kane petkun ma te mrekullueshem te botes me fustanellen e bardhe, me jelekun prej kadifeje te qendisur me ar, me xhamadanin prej stofe te zeze dhe me koburen dhe kamen me doreza prej argjendi te punuar" shkruan ne ditarin e tij Bajroni, per Shtepine e Aliut te madh. Gati dy shekuj me vone nuk eshte keshtu, kete here ne sarajet e Aliut. Te duhet qe te qendrosh pak te hasesh ndonje gjurme njerezore. Ate e gjejme pak minuta me vone, ne imazhin e nje gruaje, qe na ndjek me sy si nje shpend grabitqar, qe nga larg. Pak me pas, "kur na mesohen syte" shikojme edhe pak gra te tjera te kerrusura nga punet e veshtira. Nuk ben perjashtim, kjo copez si ne cdo pjese tjeter te Shqiperise. Ato punojne me gjithshka, ndersa burrat, qe nuk duken duhet te "kuvendojne" diku. Kur i afrohesh rrapit ne mes te fshatit, frika me e madhe eshte se ke te besh me nje fshat pa banore. Ngjan si nje fatkeqesi e madhe, qe u ka pllakosur njerezve, qe nuk duken askund. Te pakten per te nderruar pak muhabet. Per fat, gruaja e vjeter, qe na ndjek, capitet ngadale nga larg. Punon me shtiza dhe na afrohet gjoja instiktivisht. "C'ju pru rruga, more djem..."I shpjegojme qellimin per te pare dhe fotografuar sarajet e familjes se Ali Pashait. "Une jam nuse, ktu more djem", thote plaka, dasma e te ciles, ka te ngjare te kete ndodhur rreth 40 vjet me pare.

Per tek rrenojat

Pas pak perpjekjesh ne fshat gjejme dhe fshatarin e pare. Eshte 70 vjecari Nasip Halilaj. Eshte teper i mireditur per situaten dhe sipas fjaleve te tij, ka bere gjithmone pune te nderuar. Ka qene i organizuar ne Parti me sa duket. Kjo te ben te besosh, se do te marresh vesh shume gjera per Aliun e Madh. Nasipi, jo vetem qe i di ku jane shtepite e tij, por merr persiper qe te na shoqeroje vete, ne rrenojat. Ato jane te vendosura ne krye te fshatit. Ashtu si pritet, pak metra nga tepjeta dhe plaku ka filluar te dihase rende. Shpetimin e gjen duke u tallur me kujtimin e Aliut. I duket nje zbavitje e kendshme dhe rruga me e lehte teksa tallet per kujtimin e sarajeve te Aliut. Rruges premton te na tregoje dhe nje shtepi tjeter, ku ka qene Aliu Nuk di te tregoje asgje per ndonje kujtim, te tij, qe fshataret mund ta kene trasheguar nga te paret. Ai vete, po ashtu. Po te besosh, fjalet e tij, askush nuk njeh ndonje trashegimi nga Aliu. Vazhdimisht perserit:" Eh..Ali..Ali..", ndertove te gjithe vendin dhe te gjithe Boten, ndersa neve ... te dhjefsha...". Rruges plakut i ngjiten dhe dy te rinj, teper te ndrojtur. Ku per fat njeri prej tyre, murin e vetem te ruajtur te Ali Pashait, e ka te vendosur ne rrethimin e shtepise se tij.

Shtepia e Ali Pashait

Ajo qe shikon pasi kemi 40 minuta qe kemi lene rrapin e vjeter nga mesi i fshatit jane rrenoja, ku e ke te veshtire qe te orientohesh. Eshte nje grumbull guresh pa ndonje forme te vecante mbreselenese. E vetmja gje, qe te le pershtypje eshte vendi, i cili duket pak si i shenjte. Ku jane kujtimet? Ato duken se kane ikur bashke me guret ne muret e shtepive te fshatareve te Pashait. Kjo sepse, pasardhesit e Becishtit kane menduar sipas menyres se tyre per shtepine e pare te tyre. E rrenuar nga vitet, per me teper nga ikja e kujtimit te hijes se frikshme te pashait, shumekush ka marre dicka nga guret per qellimet e tij. Kjo e ka bere vendin, ku dikur kane qene sarajet, qe te jete krejtesisht i mbuluar me guret e shtepise se tij. Pirgjet e vogla, tregojne se shume shpejt nga ky kujtim, nuk do te mbese me asgje. Prane ketij pirgu guresh, ngrihet krenare nje shtepi, ndersa nje nga dy djemte e rinj, na ka treguar rrethimin e shtepise se tij. Ne nje kend eshte per fat i ruajtur vetem nje trakt muri, ku shquhet edhe nje kamare. Ky eshte i vetmi trashegim i shtepise se familjes se Tepelenave, qe per shume vite, do ta perdonin per verim. "Ketu vinte Ali Pashai. He Ali..Ti e kishe ne terezi", i drejtohet burri i vjeter, sikur ta kete perballe.

Nga Becishti

Eshte pak te thuhet se nga andej, Tepelena ka nje pamje qe te terheq dhe te imponohet. Begatine ketij vendi ia shton edhe uji dhe pastertia. Duket se pak grate e reja, qe hasim jane nikoqire te mira dhe shume te dhena pas shtepive te tyre. Mbeten, pak te ashpra nga mjedisi malor, ndersa te veshura shume qytetarce, tregojne lidhjen e sotme me qyteterimin. Per fat nga Tepelena, fshati eshte shume afer. Per jo me shume se 40 minuta, po te kalosh Uren e famshme te Aliut, je atje. Kjo eshte dhurata me e madhe e Aliut per vendin e te pareve te tij. I cili mund te quhet ose jo nje i tille, pasi vete Aliu ka lindur ne Tepelene. Perballe fshatit jane Hormova dhe vendet e tjera, me te cilat Aliu ka thurrur shume nga historite e tij mitike per banoret. Fshati vazhdon te pergjumet ne ditet e tij. Meshkujt e shumte kane shkuar ne emigrim dhe ai eshte edhe burimi kryesor i fshatit. Ne emigrim i ka te tre djemte edhe gruaja qe na u afrua ne fillim. Ndoshta, frika nga ndonje lajm e bente gruan, qe te na afrohej ngadale. "Rrine dhe shkojne ne kurbet, cfare te bejne tjeter", na thote Tani, qe na ka shoqeruar nga Tepelena. Kjo shpjegon pakesimin e frikshem te meshkujve dhe pranine "kudo" te femrave.

Fshataret

Fiset me te njohura ne fshat qe na i reviston Nasipi jane Halilaj, Cacaj, Cataj, Hoxhaj, Mucaj, Dodaj, Alikaj,, Shehaj dhe Hysaj...Kete te fundit na e thote pas pak. Nuk i ben pershtypje se edhe te paret e Aliut vine nga ky fis. Kjo sepse me sa duket Hysajt e sotem jane si gjithe te tjeret dhe nuk kane se c'te tregojne me per paraardhesit e tyre. Te gjithe te mbeturit ne fshat i dedikohen blegtorise dhe pervec historise se ketu kane qene te paret e Ali Pashait, asgje nuk ua ka trazuar me kureshtjen. Per kureshtaret, qe jane gjithmone e me te rralle, u ka mjaftuar prezenca e gureve, qe jane te vendosur ne lartesite e fshatit dhe me kaq ceshtja u eshte dukur e mbyllur. Me te rinjte jane akoma me teper indiferente per ujtimet e Pashait te famshem. Tek te paktit, qe flasim flitet vetem per kurbetin. Olsi, gardhi i shtepise se te cilit e ka te rrethuar murin e mbetur te Ali Pashait, eshte me i qarte. "Me duhet qe te bej pashaporten dhe te marr nje vize dhe do te shkoj ne Greqi". Nuk e ka impresionuar asnjehere fakti, qe ka murin e shtepive te familjes se Ali Pashait ne shtepite e tij ose historite per te. E ka mendjen thjesht tek prona e tij, ku bashke me njerezit e tij kujdeset per tre mullare, qe i duhen per bagetine dhe qe vigjelojne dhe murin. Keto jane dekori i murit, per te cilin Olsi 19 vjecar i familjes se Halilajve nuk di te thote me shume. Nuk i duhet edhe pse fshataret, qe kane prishur muret e tjera dhe i kane rrenuar, kane vepruar pak centimetra jashte gardhit te tij..."Po u duhen per shtepi,- me thote. Kush pyet per Aliun. Ai ishte kur ishte". Pragmatisti fshatar eshte i urte dhe teper finok. Ne fund nuk ka hezituar te na dergoje deri ne fund te fshatit, sipas zakonit tradicional te shqiptareve. Me kete gjest na nderon sepse njerezit e paket qe vine fshat, vine vetem per tu marre votat, ose si vizitore. Kjo shikohet nga interesi i munguar dhe menyra sesi na ndjeke ca me shume ngerdheshja e femijeve, kur kuptojne interesin tone.

Kthim ne histori

Ali Pashai mendohet te kete lindur ne mes te viteve 1740-1750. Ai ishte nje figure teper interesante dhe ishte pinjoll i Veliut dhe i Hankos, bije e Beut te Konices. Edhe Veliu duhet te jete larguar heret prej ketij fshati. Shtepite me vone ketu jane perdorur per verim dhe interesi i Ali Pashait eshte ruajtur nga ura e madhe qe ka ndertuar. I jati vdiq heret, disi i mallkuar dhe Aliut iu desh tu dale shpesh per zot fshatareve nga bandat e kusareve. Porta e Larte u impresionua heret prej tij dhe fale aftesive, por edhe thjesht se ne gjithe zonen mbizoteronte qetesia, atij iu ngrit shume tregu i aftesive. Me nje trupe permanente Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutesarifit te sanxhakut te Terhalles, te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt Janines me 1788, ne nje vend ku zoteronte plotesisht anarkia. Ky ishte shkaku, qe ai mori titullin e Vezirit te Janines.

Ndersa Evropa ishte ne lufte me Napoleonin e madh, ai kishte vene ne kontroll te plote Shqiperine Jugore dhe te Mesme me bijte e tij. Vlen per tu theksuar se me francezet ka pasur kontaktin e pare ne vitin 1797. Aliu i pergezoi qe francezet moren ne Adriatik kolonite veneciane. Kjo i beri pershtypje francezeve, qe i dhane leje per te mposhtur Himaren. Per kete qellim, Porta e Larte e shperbleu Aliun me titullin Asllan - Luan...

Aliu si mund te ishte

"E kam peng, qe nuk kam bere nje muze per te", na ka thene, ore me pare.. kryetari i Bashkise se Tepelenes Ruci. Keto kane pak rendesi, kur dihet se figura e Aliut nuk eshte ngritur shume. Dihej se askush nuk mund t'ia kalonte famen. Pervec, Enver Hoxhes, qe vete nuk e trajtoi me ndonje kujdes shume te madh, per te mos thene e la pas. Por figura e tij, ishte aq e madhe, sa i kaloi barrierat e ndryshme te kohes dhe tregoi realisht se "dy varret qe ka, nuk mund t'ia zinin dot lavdine". Kete duket se e kuptojne dhe djemte e rinj, ne Becisht, qe u duhet qe te kalojne ne Tepelene per dite, ne nje ure me derrasa te kalbur. "E shikoni me thote nje vendas. Aliu ka punuar me shume, sesa kane punuar pasardhesit e tij". Ka nje te vertete ne mes. Pasarela gjigande e ndertuar ne kohen e Aliut eshte elementi me i afert qe lidh Tepelenen me origjinen e Aliut. Kembet e ures, qe do tia kishin zili edhe ndertuesit me te zote, kane treguar dashurine e Aliut per ndertimet dhe seriozitetin e ndertimit te tij. Vite me pas, ne vitet '90, nje firme, do te strukturonte uren, dhe do te shtronte tek pasarela derrasa te pastaxhionuara, qe tashme pas pak viteve ekzistencen gati jane kalbur. ...

Plaku Nasip na percjell edhe ai deri ne fund dhe tashme e ka seriozisht, qe te flasim per fshatin, "sepse Aliu ka vdekur qe kur dhe jetoi si deshte". Ndersa, dy te rinjte qe e shoqerojne nuk flasin. Per ata, Aliu ka mbetur nje konvencion i plote. Ne kokat e tyre, eshte vetem nje mendim: "Si te largohemi nga Shqiperia". Ne fakt, dhe paraardhesi i tyre, Ali Pashai, lavdine e tij e shtriu matane maleve, atje ku sot fluturon mendja e femijeve. Shpejt do te filloje mugetira dhe djemve u duhet qe te kthehen, bashke me plakun ne shtepi. Zbritja nga Becishti e obligon me shume Tanin, qe na qesendis here pas here:"Ky ishte Aliu, qe erdhet deri ne Becisht". Ky ishte ne te vertete Aliu...me dy varre...me shume gra, me shume shtepi dhe i harruar krejtesisht ne origjinen e tij.

(Tepelene 19 nentor)

Ku ndodhet Tepelena
Tepelena ndodhet ne jug te Shqiperise dhe ka nje siperfaqe prej 817 kilometer katror. Ka nje shtrirje Veri-Jug prej 37 km dhe Lindje-Perendim 36 kilometra. Kufizohet nga rrethet Berat, Mallakaster, Vlore, Gjirokaster dhe Permet. Pozita gjeografike, pervec kushteve te favorshme klimatike e bimore dhe potencialit biologjik teper cilesor, ka rendesi te madhe edhe per faktin se ne Tepelene kryqezohen rruget, qe kalojne neper luginat e lumenjve. Si ne lashtesi edhe sot nga lugina e Vjoses kalon rruga qe lidh Shqiperine me Konicen e deri ne Selanik. Rruga tjeter, anes Vjoses e Drinos lidhte Apollonine, Amantien, Lopesin, Laboven, Janinen e deri ne Larise, duke mundesua zhvillim te madh ekonomik.

Relievi

Ne rrethin e Tepelenes mbizoteron relievi kodrinoro-malor. Lartesia mesatare mbi detare eshte 732 metra. Pika me e larte gjendet ne majen e Kendrevices 2122 metra, ndersa me e uleta 105 metra ne luginen e Vjoses. Litologjia e Tepelenes me se shumti perfaqesohet nga gelqeroret, te cilat here cfaqen pllake e here masive kompakte. Ne keto te fundit, jane te zhvilluara puset, shpellat dhe format e tjera karstike, mbi e nen tokesore me nje interes te vecante ne fushen e turizmit dhe speleologjise turistike e studimore. Sizmika ne rreth eshte teper aktive. Fuqia sizmike e hasur eshte ne 1920 ka arritur ne magnitude 5.8 dhe intensitet 9 balle. Termete te tjera ka patur dhe ne vitet 1963, 1969 dhe 1978. Rrethi i Tepelenes ndodhet ne zonen e klimes mesdhetare kodrinore e malore. Temperatura mesatare vjetore eshte 15.3 grade celsius, kurse mesatarja vjetore e rreshjeve eshte 1426 mm. Ujerat siperfaqesore perfaqesohen nga ato te lumit Vjosa dhe te degeve te tij (Drino-Bence-Luftinje). Ujrat nentokesore perfaqesohen nga burimet masive karstike si Ujet e Ftohte ne Tepelene, Hormove, Lekel, Bence, Gurra ne Progonat, Bambulli ne Dukaj...

Rrethi i Tepelenes eshte i pasur me bimesi, si ne lloje ashtu dhe ne shtrirje. Ne te ndeshen nga brezi i shkurreve, qe shtrihet deri ne lartesine 600-800 metra, brezi i dushkut 800-1200 metra, pyjet fletegjere, halore e te perzier dhe deri ne kulotat alpine me lartesi mbi 1000m.

Historia

Tepelena sot ka nje popullsi prej 55 mije banoresh, e cila jeton ne dy qytetet Tepelene dhe Memaliaj. Rrethi perfshin pjese nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit, ku seicila shquhet per larmine e traditave, kengeve, valleve e kostumeve..Ne kete rreth, fale pozicionit gjeografik, ka pasur shume qendra te banuara, si vende banimi te hapura ne rajonet Dragot-Becisht-Dames, ashtu dhe vendbanime te fortifikuara me mure masive...

Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen "paqe romake", por me tej per te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivac, Zharre, Qesarat (ku jane gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)..

Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahesi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet per rregjistrimin e popullsise dhe per ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore... Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene per 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.

Historia e Qytetit

Gjeneza e emrit Tepelena eshte shpjeguar ne menyra te ndryshme. Ekziston varianti Tepedelene (kokeshpues) krahas Tepe e Lenes (Koder e Lenes) e jo me pak intrigues e bindes eshte emri Antibylyne (perballe Bylyneve), qe me pas evoluoi ne Tepelene. Vendbanimi i hershem lidhet me nje keshtjelle te ngritur ne kete pike strategjike ne kryqezim te rrugeve gjate lugines se Vjoses e Drinos. Kete kala turqit e rrenuan gjate rrethimit te 1492. Prej saj ruhen vetem pak gjurme ne pjesen veriore, ndersa ajo qe ndertuan turqit, ruhet ne gjendje pak a shume te mire, branda kalase se ndertuar nga Ali Pasha dhe ka trajten katerkendeshe, 56x40 m, me dy hyrje e dy kulla te rrumbullakta. Ne 1789, Tepelenen e shtiu ne dore Ali Pashai dhe ngriti aty sarajet e veta. Ne 1819, simbas mbishkrimit ne porten lindore, Aliu perfundon keshtjellen me siperfaqe 4.5 ha me tre porta e tre kulla. Tepelenen, qe deri ne vitin 1820 ishte residenca e dyte e Pashait (pas Janines) me 21 tetor 1809 e vizitoi Lordi Bajron....

Statistika

Ne Tepelene ka 272 mije te imta ( 146 mije te leshta, 126 mije te dhirta).

Atje ka 19.5 mije gjedhe (nga te cilat rreth 10 mije lope qumeshti).

Atje ka 11.500 hektare toke are.

5200 hektare vaditen me 14 ujembledhes.

Ka rreth 96.000 rrenje ullinj.

Ka rreth 220.000 rrenje peme frutore.

Deri ne mbarim te luftes u nxorren 8 mije ton qymyr.

Ne vitet '90 prodhimi i qymyrit ka qene 500.000 ton ne vit.

12 km nga Tepelena eshte ngritur nje fabrike me kapacitet 10 milione tulla ne vit.

Tepelena eshte 60 km nga Kakavija, 85 km nga Saranda, 115 km nga Vlora dhe 200 km nga kryeqyteti.

Marre nga "Udhezuesi historik, ekonomik, turistik i rrethit te Tepelenes", i pergatitur nga Skender HAsa

Kujtime per Tepelenen dhe Ali Pashain
Smart Hughes

Autori kujton se Aliu ka 500 gra ne haremet e tij dhe ne kuzhine te sarait gatuhet gjelle per 1500 veta, cdo i huaj, cdokush meqenese gjen nje tryeze te celur dhe te gatijte. Njerezit e pashait jane te shumte:

Mohamed Efendiu, Shehri Efendiu dhe Divan efendiu, sekretare per turqishten; Mantho dhe Kosta dhe dy te tjere sekretare per provincat; Kolovo dhe Bejzadeu, drogmane; Meco Bobo, dervish Hasani, Ago Myhardari dhe Thanas Vaja si kryeushtare. Pastaj vine Seliktar agaj, Bajraktar Agaj, Divitxhi agaj, Myhardar Agaj, Kapixhi Bylykbashi, Imrohor Agaj, Kapixhilar Agaj, Kaftan Agaj, Raktivan Agaj, Shatir agaj, Buhurdan Aga (dy), Shamdan Agaj, Sofraxhi bashi, Ibriktar Agaj, Mahramaxhi bashi, Peshqir Agaj, Kafexhi bashi, dy Mehter bashi, Taar Agaj dhe ndo njeqind tartare, ndo njezet caushe dhe aq kavase. Per financat ose me mire shpenzimet e pashait, eshte kqyretar veqilharxhi. Pasurine qe ka mbeshtjelle Aliu ne kulle te Tepelenes autori e evaulon me 2 milione lira engleze, sipas fjaleve qe thuheshin ne ate kohe...

Dimo & Nicolo Stephanopoli

Dimo dhe Nikolo Stefanopoli jane dy korsikane prej familje mainote te Morese.

"Himara ka nentembedhjete katunde, me afer dhjete mije njerez, qe mund ta bartin arme, gjithe ortodokse dhe indepedente qe tre vjet e tehu. Megjithekete, tani jane shtrenguar t'i shtrohen fuqise se Ali Pashes. Ky sot rri ne Janine, qytet me tridhjete mije banore, prej te cilave dy te tretat jane te krishtere. Nen urdher te tij jane treqind katunde, gjithe te banuar me te krishtere, nje qindmije njerez, qe mund te mbajne arme ne total, duke nisur nga Preveza, qe e kane francezet dhe duke vajtur ne Sul, gjashte ore nga Preveza dhe banesa e nje populli te lire dhe indipendent, Narta qe eshte ne fund te menges te Prevezes dhe te Lepantit gjer te Istmi i Morese qe quhet Rumeli, nxjerre treqind mije ushtare te krishtere dhe dyzet mije myslimane. Keta jane nenshtetasit e shtruar tek urdhri i Ali Pashes.

Francois Pouqueville

Momenti kur paraqet konsullin e ri francez. "Bisedimi zgjati dy ore, me ndermjetesine e nje drogmani (perkthyesi), Aliu fliste me te shpejte, qeshte levizte dhe asnje fjale nga ana e tij s'qe pa nje kuptim drejtuar me teper zotit Bessieres sesa konsullit". Me poshte autori vazhdon:"Ky bisedim ishte mjaft per te rrezuar nje pjese te iluzioneve te mia. Ali Pasha s'ishte as Teze, as Pirro, as nje ushtar plak mbuluar me cikatrise. Pata per te ide te reja dhe mallkoja fatin qe me denonte te rri prane nje njeriu te tille, pa parapare, helas (mjerisht) vuajtjet qe do te me shkaktonte".

Lord Byron dhe John C. Hobhouse

Ne Tepelene jane mysafire te vezirit, me te cilin kane pjekjen e pare me 21 tetor.

"Ali Pasha na priti ne kembe, shenje nderimi...eshte fort i ngjallur, sado qe jo i trashe, i shkurter pese kembe dhe pese puse. Fytyra e tij eshte fort e kendshme (pleasing), e bukur dhe rrumbullake, me sy te kalter, te shkelqyer (quick), mjekra e gjate dhe e bardhe. Nuk ishte i veshur ne menyre te kushtueshme, pervec sareku i tij, qe dukesh prej pelhure te holle te endur me ar dhe hanxhari me xhevahire, qe kishte ne brez. Pati sjellje fort te holle dhe fisnike me ne dhe na tha, qe na shikonte si bijte e vet...Shikonte nga penxhereja me nje dylbi te cilen na e zgjati edhe neve, qe te veshtrojme nje tufe kalores qe po vinin nga zalli i lumit...

Na pyeti se c'na shpuri ne Shqiperi.I thame deshira te shohim nje njeri te madh si ay. Ai tha:" A ma kishit degjuar kurre emrin ne Angli?" I thame se ne vendin tone shpesh here flitet per te dhe kjo pergjigje i pelqeu fort shume".

Na rrefeu disa pisqolla dhe kordha; pastaj nje dyfek varur ne nje kellef afer kryes se tij, duke na thene se ia kishte cuar mbreti i Frances. Ishte nje pushke e vogel, qyta e se ciles ishte veshur me argjend dhe stolisur me xhevahire dhe brilante...po sekretari na tha se keto stoli ia kishte shtuar vete Ali pasha mbi qyten ordinare, qe kishte pushka, per t'a rrefyer si nje dhurate vertet mbretnore. Na tregoi se afer Tepelenes jane do mure qe deftejne qenien e nje qyteti te vjeter, na keshilloi te vemi t'i shohim dhe vuri kuaj ne dispozite tone"....

Marre nga "Udhetaret e huaj ne Shqiperi' e Lumo Skendos


Ali Pashe Tepelena (Nga erdhen)
Mema e eres kishte ngritur nje stan ne Tepelene. Frynte nga Gryka e Kelcyres, nga Lugina e Dropullit, nga lumi i Bences, nga pllajat e maleve te zhveshura. Ne ate qytet te vogel, me nentedhjete e nente shtepi, ererat flisnin nje gjuhe te perzier dhe sillnin lajme nga Stambolli, Korfuzi e Berati.

Djali shtatembedhjetevjecar, flokeverdhe, me sy te kalter ne forme bajameje, rrinte maje murit te kalase se vjeter dhe degjonte kuvendin e ererave.

Tej ne faqen e malit te Damesit, shquheshin shtepite e pakta te Becishtit si koshere bletesh, te nxjerra per verim. Aty kishin banuar te paret e tij. Stergjyshi Nazif, i ardhur nga larg, ngriti nje kasolle ne cep te fshatit. Njerezit nuk i zinin bese, se s'dinin perse kishte ardhur e ku do te vente.

Gjyshi punonte kur e merrte ndokush si argat, ose sherbente si perkthyes, kur fshati kishte pune me qeverine. Ndodhte qe dite me rradhe te mos kujtohej njeri per te. Atehere fshati degjonte ne darke kengen e dervishit shtegtar, nje kenge si vajtim pa fjale, e bute dhe e shtruar, e vjeter sa koha.

Pas nje viti, fshataret u binden se ai dervish i mjere, nuk i donte te keqen kujt, prandaj filluan ta pranonin ne vatrat e tyre. I dhane edhe nje nuse e ai, duke dashur te hidhte rrenje ne jete. Lindi menjehere nje djale, qe e quajti Hysein.

Ky djale u be dervish, ne kemben e te atit dhe trashegoi prej tij vetem shkrimin e leximin dhe mbiemrin Hysa, po pati fat ne martese. I dhane bijen e beut te Kelcyres, qe nuk do ta kishte pare as ne enderr, sikur te mos qe ndodhur e cale. Keshtu, Hyseini i la brezit te trete, Mustafait, nje shtepi prej guri dhe nje titull, fale te cilit, ky u vendos ne Tepelene si dizdar i kalase. Ky ishte hapi i dyte, qe benin te paret per te ngritur fisin e tyre te humbur.

Nga Mustafai lindi Saliu dhe nga Saliu rrodhen Myftari e Beqiri. Ketu Hysajt e Becishtit dolen ne shesh si nje fis luftetaresh. Nen rroben e dervishit, ata paskeshin enderruar jataganin. Myftari u be dervenaga, ndoqi kusaret deri ne Pind, duke plackitur nga pak dhe vete, pastaj shkoi ne ekspediten e Korfuzit ne krye te taborrit tepelenas:"Myftar beu i hipur kalit/lufton si petrit i malit" (Thuhet ne nje kenge).

Myftarin e zune rob te plagosur ne portat e kalase se Korfuzit dhe gjenerali venecian Shylenberg e mbertheu robin ne kryq. Njeriu mund te beje dicka edhe per brezat e ardhshem dhe duke vdekur. Ja, per shembull, gjyshi Myftar, u shpall nga turqit shehit, pune qe nderoi te gjithe fisin, ndersa vellai i tij Beqiri, vdiq nga ethet ne shtepi, pa dhene rast te zihej ne goje.

Myftari la pas tre djem dhe Beqiri nje. Ne ate fis, kane lindur dhe femra, po asnjeri nuk pemend fatet e gjysheve, qe shuan jeten e tyre, duke u fryre urave te zjarrit ne vater. Djali vuri duart ne temtha dhe shikoi poshte. Nga gryket e Drinosit dhe te Kelcyres perparonin hijet e nates, shkisnin mbi Vjose dhe ngjiteshin lart pa u ndier. Siper, ne majat e maleve te murrme, po tretej perendimi....Nga Nafizi te Myftari, seicili beri aq sa mundi. Pastaj erdhi baba Veliu, ndjese paste.

Veliu, bir i Myftarit shehit, qe u thirr pasha pas vdekjes kishte mbaruar pune me thike, me zjarr me dredhi. U be zot ne Tepelene dhe i la te gjitha ne meshire te fatit, tamam kur i kishte fituar. Ne te rite e tij, Veliu kishte dale hajdut e ishte prishur edhe me vellezerit, qe e perjashtuan nga trashegimia....Veliu u kthye nje nate ne qytet, i vuri zjarrin shtepise se babait dhe i la vellezerit te perpiheshin nga flaket...Me vellezerit e kushurinjte te zhdukur, Veliu mbetej i vetmi trashegimtar ne Tepelene dhe u be nje bej i rende. Kishte kater femije kur mbeti i ve dhe u martua se dyti me Hankon, Emihan hanemin, bije e Zenel beut te Konices. Kjo krushqi e lidhi Veliun me familjet e degjuara, sidomos me sundimtarin e madh Kurt, pashane e Beratit. Nje vit me vone, Hankoja lindi Aliun dhe pas dy vjetesh Shanishane....

Marre nga romani me te njejtin titull i Sabri Godos


Tepelena duket e varfer, por ka burime
Interviste me kryetarin e rizgjedhur te Bashkise se Tepelenes, Xhafer Ruci. Si eshte punuar ne Tepelene, burimet e saj dhe kush eshte e ardhmja e qytetit? Nder punet qe jane bere per kryetarin ka mbetur peng, mosperfundimi i ujesjellesi i qytetit dhe pak te tjera. Tepelena eshte nje qytet, sipas tij, qe po leviz dhe qe ne te ardhmen premton shume, kryesisht per turizmin

Kirurgu tepelenas Xhafer Ruci ka hezitur fare pak, per te rikandiduar per postin e kryetarit te Bashkise se qytetit te tij. Pastaj ka vendosur, i prere per te drejtuar dhe per nje mandat bashkeqytetaret e tij "Por, po qe se do te kishte veshtiresi, per tu vene ne diskutim fitorja, atehere une do te preferoja qe te mos rikandidoja. Fakti, qe puna e tre viteve te mi, nuk ishte perfolur tek qytetaret, atehere me beri me te lehte rikandidimin", ka thene ai. Kirurgu e ka te planifikuar diten e punes te ndare ne mes te segmentit, qe lidh sallen e operacionit dhe zyren e bashkise. Beson se ka bere shume dhe infrastruktura e qytetit duket se ka ndryshuar. Shpreson qe te rregulloje me tej infrastrukturen e qytetit; te implementoje shume shpejt, brenda mandatit, planin rregullues te viteve '90; dhe po ashtu te ndihmoje jeten kulturore-artistike te qytetit. Eshte dhe shume tifoz dhe ne zyren e tij, pervec simbolit te kudondodhur ne Tepelene, te Ali Pashait, ka edhe skuadren e qytetit. Armiku i tij me i madh mbetet papunesia e qytetit, fenomeni mbareshqiptar, e cila kur ai flet per "Korrierin" shetit poshte dritareve te tij dhe mungesa e investimeve me te medha. Per kete te fundit shpreson te ndryshoje shume ne mandatin e dyte dhe ka te fiksuar ne koke nje stabiliment te madh mishi, qe do te disiplinoje ne nje fare menyre tregtimin e mishit te shijshem te gjithe zones. Do te donte te bente shume...(por ngre duart) kaq jane mundesite.

Ishte i veshtire rikandidimi juaj kryetar?

"Shiko rikandidimi im edhe i lehte nuk kishte. . Por, po qe se do te kishte veshtiresi, per tu vene ne diskutim fitorja, atehere une do te preferoja qe te mos rikandidoja. Fakti, qe puna e tre viteve te mi nuk ishte perfolur tek qytetaret, atehere me beri me te lehte rikandidimin. Keshtu dhe gjate fushates dhe me pare komunikimi, kontakti dhe ngrohtesia tek njerezit, me siguroi ne fitoren dhe rezultatin e ketyre zgjedhjeve".

Cfare pengjesh ju kane mbetur nga mandati i kaluar? Cfare do te donit qe te benit me shume per qytetin tuaj?

"Gjithmone nje njeri do te beje me shume. Dhe, realisht u bene shume investime. Ne jemi nder qytetet, bashkite, qe po ti krahasosh me numrin e popullsise, investimet kane qene shume me te larta. U ndertua nenstacioni, infrastruktura e qytetit dhe nje deshire qe me mbeti pa e realizuar eshte vetem ujesjellesi i qytetit. Gje qe shpresoj te behet realitet gjate ketij mandati".

A mund te na thoni dicka me te sakte per projektet, qe realizuat gjate mandatit tuaj?

"Gjate mandatit, u realizuan nenstacioni elektrik. Ishte nje veper me 1.5 milione USD. Nje deshire mbareqytetare dhe imja ka qene realizimi i monumentit te Ali Pashait. Ai kishte nje vlere prej 10 milione lek te reja dhe nenkuptohet u realizua me veshtiresi. U quajt si lluks, si nje shpenzim per nje veper dhe nje figure te tille. Cdo gje, qe u realizua, pastaj dhe vendosja e monumentit, pastaj ishte nje kenaqesi mbareqytetare dhe me gjere. Po ashtu u punua ne infrastrukturen e qytetit ne rruge, thuajse u rikonstrukturuan komplet rruget e qytetit dhe rruge u shtruan dhe u bene midis lagjeve dhe pallateve. Kjo ka bere qe te rritet mjaft mire infrastruktura e qytetit dhe gjelberimi. Po ashtu u be rikonstruksioni i objekteve sociale, sic ishin Pallati i Kultures, shkolla etj. Ne te gjithe objektet sociale eshte nderhyre dhe ato jane ne parametra shume te mire".

Si ka ndodhur me gjithe kete pune ne kete qytet kaq te vogel, keni gjetur kohe dhe per profesioni tuaj baze?

"Eshte nje gje, profesioni i mjekut edhe sidomos kirurgjia, eshte si mikrobi i gjuetise do te thosha. Sado ngarkese, sado pune te kesh, sado pune te kesh, do te gjesh kohen per te dhe do te shkosh per te punuar per te. Une e kam dashur. Eshte nje profesion, qe kam shume vjet me te dhe nuk shkeputem dot. Jo vetem tani, por edhe me vone nga profesioni".

Keni bere ndonje operacion te veshtire gjate mandatit tuaj?

"Gjate mandatit, une jam munduar qe te zgjidh kryesisht, jo te bej operacione te medha dhe jo per buje, por qe te zgjidh kryesisht urgjencen; kryesisht probleme emergjente qe ka qyteti dhe rrethi. Keto jane nga me te ndryshmet. Keto fillojne qe nga demtimet, traumat apo operacionet e tjera. Nuk mund t'i diferencosh njerin apo tjetrin. Rendesi ka qe te zgjidhet problemi i qytetareve ne cfaredo lloj mase".

Si e shikoni ne keto moment, marrjen e me shume kopetencave nga bashkia?

"Per mua, ceshtja e kopetencave eshte dhe veshtiresi, por edhe domosdoshmeri. Eshte veshtiresi, sepse kopetencat rrisin pergjegjesine perballe qytetareve, perballe qytetit. Dhe duhet te jesh tejet i perqendruar dhe shume kembengules. Por, ama, eshte edhe domosdoshmeri per faktin, sepse vetem duke patur nje decentralizim, nje ndarje, apo nje ardhje te ketyre kopetencave, mund te behet puna zinxhir dhe mund te ecet me mire dhe normalisht ne njesite vendore".

Si keni menduar dhe cfare keni premtuar per elektoratin tuaj, dhe per qytetin e Tepelenes ne kete trevjecar?

"Dua te them, se une dhe ne fushate qe zakonisht premtohet shume, une vete kam manine qe te mos premtoj shume. Gjithnje, pretendoj qe te bej punen, qe kam qe ta bej mire. Prioriteti dhe pretendimi im eshte qe te mbaroje ndertimi i ujesjellesit te qytetit me uje te rrjedhshem 24 ore. Te behet vazhdimi i permiresimit te infrastruktures ne qytet, i objekteve sociale, tregu, kendi i lojerave per femije dhe nje sere objektesh te tjera, qe une mendoj te zgjidhen ne kete mandat".

Si keni menduar qe te pasuroni jeten social-kulturore ne qytet?

"Po eshte e vertete ka edhe duhet te kete. Une kam deshiren dhe dua te rive ne pune ish-kinemane e qytetit. Sot, ajo eshte dhene me qira me gjera te ndryshme, qe nga bingot dhe me rradhe. Pra qe kete ambjent, qe nuk do shume, ta rive ne pune. Gjithashtu, me rikonstruksionin qe i eshte bere Shtepise se Kultures, salles se shfaqjes te filloje aktiviteti kulturor duke bashkepunuar me grupe te tjera te vendit ne menyre qe te gjallerohet jeta artistike dhe kulturore e qytetit".

Do te ndihmosh ekipin e Tepelenes, meqe foton e ekipit e ke ne zyre?

"Ne kemi filluar qe te marrim lojtare. Keshtu ne ndeshjen e kaluar kishim nje nga klubi i Tiranes dhe futbolliste te tjere, qe ishin larguar. Natyrisht ndihma jone eshte pak e kufizuar ne buxhet, por do te gjejme donatore. Duam te ingranojme ndonje president nga keto bisneset, qe jane tonat per t'u kujdesur per ekipin. Dua qe te shoh ekipin e qytetit sa me lart, qe te jete i mundur. Nga ana ime kam premtuar se do te bej rregullimin e mjedisit sportiv, te shkalleve per te pasur parametrat tamam".

E mendoni qe ky trevjecar do te jete me i veshtire, se i kaluari?

"Nuk mund te thuash, sepse seicili ka veshtiresite e veta. Por, ne nje drejtim, ambjentimi, apo sa me shume te mesosh te fshehtat dhe veshtiresite e punes, ndonjehere behet dhe me i veshtire. Megjithate, une besoj se ky tre vjecar, do te jete normalisht, do te jete shume me i mire se edhe trevjecari i kaluar, sepse ka nje shtrat te punes se mire, per ecje".

Si do te ndihmoni bisnesin e vogel?

"Ne jemi duke u munduar, per ti siguruar sadopak kushte bisnesit te vogel. Une nga natyra qe ka qyteti i Tepelenes, si nje rreth dhe qytet blegtoral jam ne kontakt me Ministrine e Bujqesise dhe me investimet private per ngritjen e nje kombinati apo therrtore te mishit te perqendruar per rajonin dhe jo vetem per Tepelenen. Jam munduar, qe me panairet qe behen ne rang qarku, duke pare dhe strategjine e zhvillimit te qarkut, te dalim me produktet e tyre, jo vetem ne qytet, por ne Republike dhe me tej. Duke qene nje rreth kufitar, aq afer sa jemi me grekun, per te dale me produktet tona, duket se deridiku ka filuar te levize. Tjeter, qe dua te shtoj eshte se ne rreth ka bime medicinale. Punesimi ne to, konkurrimi i ketyre bimeve nga firma dhe bisnesmene qe jane tepelenas, pavaresisht se ketu kane grumbullimin dhe perpuniminn e tyre, uroj qe te cajne dhe me shume tregjet e Evropes. Ka edhe bisnese dhe fusha ku mund te operohet per te, pavaresisht sesa eshte ndihma jone per te".

Keni menduar per nje plan rregullues urbanistik per qytetin?

"Nje nga projektet per planin rregullues eshte ai i vitit '90. Ai nuk eshte i keq. Mendoj qe ai ka nevoje per nje perpunim, kuptohet qe nderkombetar nuk e bejme dot. Kjo mund te behet besoj me forcat e inxhiniereve tepelenas. Ata jane ne disa vende te Shqiperise, ku jane arkitekte te zote, qe japin kontributin e tyre. Une shpresoj qe ky plan rregullues te mbyllet qe ne pjesen e pare te mandatit".

Cfare burimesh ka rrethi i Tepelenes?

"Qyteti i Tepelenes ne rradhe te pare duket si i varfer, po burime ka. Nje nga burimet qe duhet te levrohet jane bimet medicinale. Tepelena ka mundesi shume edhe per turizmin. Akoma vine qytetare dhe nga shtete te Evropes, nga Italia, nga Greqia, Hungaria dhe Zvicra, qe gjuajne ne zona te ndryshme te trevave malore te Tepelenes. Ka nje lugine turistike nga ku do te fillojne seshpejti investime vendase. Eshte investimi i Ujit te Ftohte. E them me bindje se ka mundesi shume te medha turistike dhe duke permenduar dhe ato qe nenvizova me lart, ne jemi nje rreth me nenprodukte te mira blegtorale, por duhet te rritet teknologjia e prodhimit te produkteve. Keshtu, ato kane mundesi qe te cajne ne tregje te ndryshme Evropes me produktet e vleshme qe ka rrethi".

Bisedoi Ben Andoni