Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: heneza

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214

    heneza

    Keto poezi te shkruara nga nje vajze nen emrin 'Heneza' i solla ketu prej arkivit te albasoul postuar prej Fiorit. Mjerisht,qe prej atehere, vere e vitit 2002, Heneza nuk edhte dukur me.Kane dicka krejt te vecante keto poezi,me duken si te njohura dhe jam teper kurioz te dij mbi autoren. Ndoshta Fiori apo dikush tjeter mund te sjelle dicka...






    Vargje per Djalin Shqiptar

    Me thuaj nje fjale te mire, djale
    ketu ta kyc,te mos ia them askujt.
    Veshtrome me kend te syrit djale,
    tregome se shpirtin e ke te bute.

    Leri menjeane rrobat e trimerise,
    zbulohu i teri nese ta ka enda,
    vec folme per bemat e dashurise,
    lerme te jetoj per pak ne endra.

    Mos me ler vetem kur te dua prane,
    pushtome, kur dua te rri me ty,
    dhe hesht kur nuk ka vend per fjale,
    nese s'kupton, veshtrome ne sy.

    Me thuaj "te dua" here pas here,
    puthme me shpesh me buzkat e tua,
    kujdesu per mua si bleta ne koshere,
    nese e meriton, merrme per grua.

    Mall

    Me ka marre malli per guret e qytetit tim,
    per udhet ku kane shkelur kembet e mia,
    per vijen e lanes qe dalldiset pa qellim,
    per bulevardin me peme ku bredh rinia.

    Me ka marre malli per rrugen e shkolles,
    rrugen gjithe zhurme, me gjethe mbuluar,
    per endrat qe thurem nen degen e molles,
    me ka marre malli per kohen e shkuar.

    Me ka marre malli per pragun e shtepise,
    per kendin ku gjyshja shpesh ia merrte kenges,
    me ka marre malli per rrushin e havllise,
    per manat qe shnderrisnin nga drit' e henes.

    Me ka marre malli te ulem ne nje kafene
    e te porosis nje limonate ne gjuhen time,
    te bej ndonje marrezi edhe te qesh pa fre,
    te jem serisht - une - vetja ime.

    Sot, me ka marre malli te largohem qe ketej,
    nga ky vend i larget, nga ky dhé i huaj,
    po ku ta gjej shqipen qe krahet t'ia rrembej,
    e te fluturoj tek ti, per Zot, me thuaj!

    Qe kur u Ndame

    Qe kur u ndame, ne Prill, ditet zvarriten
    dhe oret e gjata merzine time shtojne.
    Fushave te kuqe kembet me s'ēapiten,
    dhe kenget e zemres ne qiell me s'kembojne.

    Sa me merr malli kur muzgu ngadale bie,
    kur gjinkalla e fshehur naten lajmeron,
    kur dritat e pallateve nje pas nje zene fiken,
    kur hena dhelparake ne terr pergjon!

    Qe kur u ndame, ne Prill, ate dite te mjergullt,
    dashuria jone e vjeter fle strukur ne sunduk,
    por here pas here si nga nje kornize e akullt,
    imazhi yt del, gjumin me nduk

    atehere, i dashur, per ty nis e mendoj,
    e them me vete: ke do valle tani?
    pastaj syte mbyll dhe uroj ne heshtje,
    qetesi, shpirti im, qetesi!

    Dashuri me Veshtrim te Pare

    Kur syte e mi perhere te pare te vodhen,
    zemra pushoi se rrahuri per nje cast,
    pastaj qelizat e trupit perpjete u hodhen,
    e mendja si e dehur fluturoi me vrap.

    C'bukuri shkrire n'ate fytyre te grurte!
    Ku ishte fshehur ajo valle me pare?
    Te kish jetuar Mikelangelo a DaVinci,
    do kishin bere me te dicka te ralle.

    Por, bekuar qofte ajo dite Qershori,
    kur rastesia a fati me drejtoi tek ti,
    deri atehere si shumica, nuk besoja,
    se ne veshtrim te pare ka dashuri.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Pelin! mos e kerko shume te bukuren, se s'do e gjesh! Kerko te bukuren ne ate qe ke, dhe do te te pelqeje

    ps: u kthye bota permbys..une po te jap keshille ty
    Summertime baby!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Ihti,pa dashur te hy ne njohjen qe mund te keshe me Pelinin,ato qe ke shkruar nuk i perkasin as poezise as letersise ne pergjithesi.Te bukuren duhet kerkuar deri sa te shohesh(dhe sdo mbetesh pa gje),gjithmone ne ate menyre qe secili e koncepton te bukuren.Poezite jane vertete nga me te mirat qe jane servirur ketu.Me respekt-Loti

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ku humbi Heneza?

    Ishte nje Poete e mrekullueshme dhe tregimtare e mire por nje dite ajo avulloi dhe nuk dime c'behet me ate.

    Mos ra ne dashuri me ndonje jasht-forumor?
    Ose mos eshte kthyer ne Tirane e ka zene ndonje zyre e nuk i bie ndermend per Poezi e forum...

    Nejse..Urojme te jete mire e te na urdheroje ndonje here..

Tema tė Ngjashme

  1. "ku therret qameti" Heneza.
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2002, 18:13
  2. Ne kerkim te dashurise (Heneza)
    Nga shigjeta nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2002, 22:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •