Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Tv-te shqipetare ne satelit si kanalet pornografike

    Aty nga fillimi i nentorit patem fatin e madh te shohim disa kanale me shume se kanali i TVSH-se.
    Tv "Klan", tv "Shijak", tv "film shqip" e shume kanale te tjera qe te hiqnin mallin e vendlindjes.
    Por nuk eshte e thene se shqipetari ka fat per te shuar pakez, mallin per vendlindjen.
    Ne fund te nentorit kanalet u mbyllen ne transmetim satelitor dhe tani me drejtuesit e tyre shfaqin shpesh here disa sekuenca reklamash, lajmesh me nje koherence prej disa minutash.
    Nuk besoj se ka ngelur ndonje emigrant pa u lumturuar kur kane pare me ne fund se edhe Shqiperia ka disa kanale satelitore me shume.
    Ka nga ata qe kane vite qe edhe emrin Shqiperise ja kane "harruar", ka nga ata qe malli i djegen per ate cope Shqiperi, ka nga ata qe kane shume vite ne dhe te huaj dhe akoma nuk kane dokumenta te cilet nuk kane shkuar dot ne Shqiperi shkaku i mesiperm, ka nga ata qe jane ndier te brengosur dhe torturuar kur tv-te shqipetare tallen edhe me transmetimet ne satelit dhe po te shkruajme ketu se cfare ndiejne shqipetaret ne mergim, kam frike se matrapazet do te gezohen.
    Nje muaj u shfaqen ne satelit keto tv dhe nepermjet cirkut tradicional shqipetar, treguan veten se ata nuk meritojne respektin e shqipetareve ne mergim.
    Shqipetaret e Shqiperise( sikur ta lexonin "kapitalistet"matrapaze te Shqiperise) nuk kane me shume se 10 apo 12 vite ne dhe te huaj dhe keta matrapaze duhet ta dine se jo te gjithe kane ato mundesi financiare per te paguar nje parabole, aparaturen, qerane per vendosjen e saj dhe si perfundim taksen qe duhet paguar e qe keto TV- vendosen per tu a shfaqur taksapaguesve ne satelit.
    Interesante mendimi se nganjehere shqipetaret tregohen me kapitaliste se kapitalistet qe e njohin kapitalizmin me shekuj.
    Dhe ne fakt harrojne keta pronare te ketyre televizioneve private se ne mergim nuk eshte kaq e kollajte per tu jetuar sepse mergimi eshte i rende, duhen shume vite per tu rehabilituar, per te gjetur pune, shkolle e per tu integruar ne shoqerine e vendeve ku shqipetaret jetojne.
    Megjithate nga njera ane mire ja bejne sepse ka shume nga ata qe nuk duan te ja shohin me bojen asaj Shqiperie, por nga ana tjeter matrapazllekun ta lene menjane e te behen te vetedijshem se ka shqipetare edhe sepse ne mergim, perseri nuk duan ta harrojne Shqiperine.
    Nuk behet fjala ketu qe keto televizione te jene falas per shqipetaret emigrante, por te pakten te lihen 6 muaj dhe tu jepet mundesia shqipetareve te krijojne kushtet per te blere nje parabole.
    Per kuriozitet do thoja se shume nga shqipetaret ketu ku jetoj, blene parabolat dhe sapo kanalet u koduan, i hoqen.
    E kjo eshte nje histeri e kopilave matrapaze te rrugeceve te Shqiperise te cilet i fusin mizat shqipetareve ne emigrim duke u shfaqur ndonje gje interesante per disa minuta dhe pastaj i kodojne.
    Shqipetaret blejne parabolat dhe pastaj i shesin dhe kur i shesin u fusin nje te share nga nena e nga c`u mban fisi ketyre kopilave rrugace ne Shqiperi.
    Cfare te besh?
    Po shfryej edhe une ca
    Uhhhhhhhhhhhh
    Do mesohen edhe keta te sillen si njerez dhe jo si osmallinjte qe per taksat te vritnin me fis e farefis.
    Gjynah qe tallen dhe kujtojne se te gjithe ata qe jane larguar jane padyshim hajdute, kriminele, tradhetare qe kane mbushur valixhet me para e jane larguar, ishambasadore qe kane dezertuar ne detyrat komebtare, tutore, shperndares droge e keshtu me rradhe.
    Te pakten shumica e ketyre qe permenda me lart nuk do te besoja se duan te heqin mallin per vendlindjen.
    Tv-te shqipetare ne satelit nuk tregojne aspak respekt per emigrantet shqipetare neper bote.
    Mos te ishim ne, shqipetaret do beni revolucione dhe gjakderdhje.
    Nuk do te kishte TV por kallashe dhe te larguar gjithnje prej Shqiperie.
    Shume mire qe nuk na respektoni dhe kerkoni parate tona qe rrjedhin gjak, me keto veprime, por te pakten mos na lendoni.
    Turp turp
    Televizonet shqipetare si kanalet pornografike dikur, duhen paguar qe ti shohesh.

  2. #2

    Re: Tv-te shqipetare ne satelit si kanalet pornografike

    Postuar mė parė nga lis
    Televizonet shqipetare si kanalet pornografike dikur, duhen paguar qe ti shohesh.
    C'pret ti lis, TV Klan te te bej serenate qe te heqesh hallet dhe merzitine ti? Jane TV private e jo shoqata humanitare. Tek privati duhet te paguash qe te te bej sherbimet. Nese ke mall per Shqiperine, atehere kurse nja $20 ne muaj per TV privat dhe cmallu sa te duash.. ndryshe shif Cable TV. Jeni mesuar ju te beni shtate pale qefet dhe kur vjen tek pagesa "ju lendojne kopilat qe ju bejne sherbimet". S'ka ashtu me!

    StterollA

  3. #3
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Jam dakort me ate qe ka thene Stterolla.
    Kan zene rehat ne Shqiperi dhe jan mesuar keq se nuk paguajn as drita e as uj dhe ju duket cudi kur mesoin se duhet te paguajn qe te shikojn TV (kanalet shqiptare)
    Mos tu duket fare cudi dhe nqs vertet ndjeni kenajsi pini nje birre me pak dhe merni televizionet qe ti shifni....nuk ju kushton me shume se sa nje birre.
    Boll me metoden:
    Te punojn te tjeret qe te rrojm ne,duhet te punojm dhe ne qe ti mbajm gjalle ato kanale.
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  4. #4
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Para disa muajsh takova nje mik timin te kahershem dhe teksa po lexonin gazeten ne kafene, ai me thote se i kupton artikujt e gazetave vetem nga titujt e tyre
    E kuptueshme edhe ketu se cfare ngjet kur lexon vetem opinionet e titull lexuesve.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e alfabetit tė gjuhės shqipe - Stavri Skėndo
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  3. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •