Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    67

    Mafia shqiptare,realitet apo shpifje?

    Mafia shqiptare,realitet apo shpifje?

    Me impresionoi lajmi kur pash ne Tv sesi ne nje port italian , u kapen,nese nuk gaboj, 100 kg heroine ne anijen qe po vinte nga porti shqiptar i Durresit. Raportuesi thoshte se kete sasi droge, policia italiane, e kapen nga duar te mafias shqiptare qe po e sillnin nga Shqiperia. Pastaj, ne Angli, nga disa shqiptare, u tentua te kidnapohet bashkeshortja e futbollistit te kombetares se Anglise, ne Itali shqiptaret jane ata qe kane rrjetet me te me dha te femrave qe prostituojne dhe ne baze te nje sondazhi te bere nga nje Kompani me nam ne bote, qe per momentin mua s'po me kujtohet emri i saj, thuhet se mafia shqiptare radhitet pas dy grupeve te tjera gjithashtu te famshme per kriminalitet, e shume e shume raste te tjera. Megjithate, se cili eshte mendimi juaj, natyrisht dhe i imi, nuk mund ta dime, mirepo si edhe ne temat tjera, ne mund te shfaqim opinionin tone, ketu ne shtepine tone te madhe te diskutimeve mbareshqiptare, pra, ne Forumin shqiptare.

    Falemenderit !


    --------------------------------------------
    E dua mikun tim, por me shume e dua te verteten!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    67
    Ne nje seance te Parlamentit Shqiptar, ne nje debat goxha te nxehte, rreth trafikimit te qenieve njerezore nga Shqiperia ne vendet e dyta e te treta, e te katerta, folen shume deputete te te gjitha partive politike. Kishte mendime te ndryshme,dikush thoshte se nuk eshte duke u bere trafikim, ndersa te tjere thonin se kjo gje po behet dhe fare hapur, madje pati te tille qe Shqiperine e quajten edhe si SKAFREPUBLIKA.
    Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe ne momentet kur keto raste ndodhin, alarmohet e tere bota. Ndoshta kjo ndodh, sepse akoma jemi te pambeshtetur si shtet nga askush. Te tilla krimesh ndodhin edhe ne shtetet e tjera, nga shtetas te po atyre vendeve, mirepo ato, sikur shuhen menjehere dhe fare nuk degjohen. Po perse ndodh keshtu, mos ndoshta po dalloka krimi i njejte?!!!


    E ēmoj sinqeritetin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Post pershendetje

    Mafia shqiptare ėshtė bėrė shumė e fortė dhe kėrcėnuese nė “fushėn” e trafikut tė klandestinėve Ajo renditet tek pesė mė tė mėdhatė nė botė dhe sa vjen e po fuqizohet Ky ėshtė njė nga konkluzionet e raportit vjetor tė Byrosė Federale tė Hetimeve FBI Charles Demore, Ndihmės Drejtor i Pėrkohshėm i Departamentit tė Hetimeve tė Sigurisė sė Brendshme ka bėrė publik studimin mė tė fundit tė FBI-sė nė lidhje me trafikun e klandestinėve nė tė gjithė botėn Nė vendet e para ai rendit Triadat Kineze, Jakuzat Japoneze, rrjetet kriminale ruse si dhe mafien shqiptare Nė raportimin e tij pėrpara Komitetit tė Senatit pėr Gjyqėsorin nė SHBA mė 25 korrik Charles Demore ka bėrė njė rezyme tė plotė tė trafikut si dhe ka paraqitur rreziqet qė mund tė vijnė prej tij Sipas raportit tė Charles Demore, ēdo vit nė tė gjithė botėn trafikohen deri nė 2000000 njerėz “Rėnia e komunizmit, sė bashku me pėrkeqėsimin e ekonomive tė botės sė tretė, kanė furnizuar rritjen dramatike tė kėsaj forme kėrcėnuese tregtie Gjithashtu, grupe ndėrkombėtare tė krimit tė organizuar tė tilla si Triadat Kineze, Jakuzat Japoneze, rrjetet kriminale ruse, shqiptare, ukrainase, polake, nigeriane dhe tailandeze gjithashtu kanė shfrytėzuar ekonomitė e dobėta, korrupsionin dhe infrastrukturėn e pėrmirėsuar tė transportit ndėrkombėtar me qėllim qė tė lehtėsojnė kontrabandėn dhe trafikimin e rreth 700000 deri 2000000 njerėz ēdo vit nė shkallė globale”,- thuhet nė raportin e bėrė publik dje nga Byroja Federale e Hetimeve Sipas saj, mafia shfytėzon pikat e dobėta tė shtetit dhe godet gjithnjė e mė shumė Ata shfrytėzojnė edhe lehtėsirat qė janė krijuar pas hapjes sė kufijve ndėrmjet shteteve tė ndryshme tė botės Nė Europė, klandestinėt mjafton tė hyjnė nė njė vend tė Komunitetit Europian dhe mund tė lėvizin lirshėm nė 14 tė tjerėt Aleancat e reja qė janė krijuar ndėrmjet trafikantėve tė qėnieve njerėzore janė bėrė njė rrezik serioz


    Ja te shohim se cfare thote ky artikull tek Koha jone i dates08.07.03 si me poshte vijon
    --------------------------------------------------------------------------

    Keshtu i gjeta trafikantet

    Nje gazetar britanik i "THE SUN" deperton mes shqiptareve. Eshte nisur nga Britania "per te blere dhjete vajza". Ka kontaktuar me bosin vlonjat te prezantuar si Nazmi Gjymi me te cilin e ka mbyllur pazarin. Se bashku me fotografin Dan Charity, Oliver Harveym ka vertetuar ate qe gjithkush e pohon ne Shqiperi, menyren sesi funksionon trafiku

    Nga Vlora Oliver Harveym

    Gazeta "The sun" publikon nje skandal seksual pjese e te cilit jane 1400 vajza te reja shqiptare te cilat dergohen cdo vit ne Britanine e Madhe per te punuar si prostituta. Ky trafik qeniesh njerezore drejtohet nga Mafia Shqiptare dhe nepermjet nje operacioni sekret une zbulova nje nga figurat kyce te saj. U prezantova si nje protektor nga Londra me qellime trafikimi dhe brenda pak minutash ai ofroi te me sillte femije ne Britanine e Madhe me nje cmim vetem 527 paund per secilin. Me pas me nje mizori te tmerrshme me dha nje oferte te re: ai mund te transportonte dhjete femije duke paguar vetem per nente prej tyre."

    Une udhetova per ne Shqiperi per t'u infiltruar te boset e trafikut te skllaveve te seksit. Hetimi me beri te degjoja rrefimet e disa vajzave te cilat ishin perdhunuar, keqtrajtuar e detyruar me force qe te punonin ne shtepite publike jashte vendit te tyre. Disa madje ishin shitur nga familjet e tyre per 1.000 paund. Njerzit e trafikur ne Britani dhe ne Shqiperi po marrin fitime te medha nga ky biznes.

    Takimi yne me boset e mafias Shqipatre ishte ne restorantin e izoluar Kalja ne shkembinjte mbi bregdetin Jonian.

    Nje pjesetar i bashkesise kriminale Shqiptare ne Londer na kishte vene ne kontakt me nje njeri ne moshe te mesme ne parajsen e Vlores, ne Shqiperine Jugore. Pas nje numri te madh telefonatash na u tha se do te takoheshim me gangsteret ne oren 15.00.

    Une mberrita dhjete minuta me heret se bashku me nje truproje dhe nje perkthyes. Nderkohe fotografi i gazetes Sun Dan Charity u fsheh ne nje dhome 100 metra larg tryezes sone.

    Nje makine luksoze ngjyre bezhe u afrua tek restoranti dhe dy burra ne te dyzetat zbriten prej saj. Njeri prej tyre qe mbante veshje Italiane si dhe nje unaze te madhe u prezantua tek ne si Nazi Gyjmi. Tjetri, i veshur ne menyre me casual, ishte ndihmesi i tij. Duke tymosur cigare une i thashe Gyjmit nepermjet perkthyesit se me duheshin disa vajza per ne Britanine e madhe. Ai u pergjigj: "Nuk ka problem. Mund ti cojme me skaf ne Itali." Dhe me pas shtoi :"Nese paguani per nente mund te merrni dhjete."

    E pyeta sa kushtonte dhe mu pergjigj: "Nje mije euro (700 paund) per nje te rritur."

    "Une mund te kaloj femije, por ata duhet te jene te shoqeruar nga nje i rritur." "Ata kushtojne me lire. Do tjua jap me 750 euro. (527 paund)" Ai shpjegoi :"Duhet te presim per mot te mire dhe kur te mos jene patrullat e policise."

    U perpoqa te beja pazar, por duke skermitur dhembet me tha "Ky eshte cmimi im i fundit". I thashe se duhet te flisja me shefin tim ne Londer dhe keshtu i dhame duart njeri-tjetrit dhe u ndame. Lehtesia me te cilen kisha bere nje marreveshje te tille me shokoi. Kjo provonte se trafikantet e qenieve njerezore nuk ndaloheshin nga qeveria Shqiptare edhe pse nen nje presion nderkombetar.

    Ne Vlore ishte organizuar nje operacion blic dhe ishin konfiskuar disa gomone. Mjete te tilla perdoren per te transportuar njerez, burra, gra e femije ne Itali, nje distance prej 100 miljesh.

    Udhetimi, i cili behet naten, zgjat rreth tre ore.

    Ndonjehere ai perfundon me tragjedi, sepse njerezit hidhen ne det nga skafistet, me qellim per ti shpetuar patrullave Italiane.

    Megjithate per trafikantet ky eshte nje rrezik qe ia vlen ta marresh persiper. Disa nga gomonet mbajne rreth 40 njerez duke bere qe nje udhetim i vetem te shkoje 28.000 paund.

    Varferia dhe ish regjimi komunist ka bere qe krimi i organizuar te lulezoje qe ne kohen e renies se regjimit komunist ne vitin 1991. Boset gangstere mund te shihen ne maje te tipeve te fundit te Benzave, te vjedhur ne Gjermani. Korrupsion ka kudo dhe papunesia ka arritur normat me te larta.

    Paga mesatare mujore ne vitin 2002 ishte 44 paund. Disa kane vene pasuri nepermjet trafikut te droges si ne Nju Jorkun e hershem.

    Megjithate dalengadale ata po i drejtohen gjithnje e me shume industrise se seksit. Ne Rome dhe Milano ata kane nxjerre jashte loje Mafian Italiane ne fushen e prostitucionit dhe trafikut klandestin. Ndersa ne Britani ata punojne ne Londer, Gllasgou, Edinburg dhe Hull. Gjithashtu besohet se ata kane hyre edhe ne Telford, Shropshire. Nderkohe besohet se 33.000 vajza punojne si prostituta ne Perendim. Shume prej tyre genjehen nga protektore te cilet hiqen si te dashurit e tyre. Nje e treta e vajzave te trafikuara mbahen me force.

    Nje punonjese sociale tha per The Sun se nje 14 vjecare ishte rrembyer ne rruget e Tiranes teksa shkonte ne shkolle. Ajo ishte rrahur dhe detyruar per te punuar si prostitute ne hotelet me te mira te qytetit para se te zhvendosej ne nje baze te perhershme. Tani ajo eshte shume e shokuar per tu rikthyer ne shkolle.

    Agjentura Kombetare Kriminale Britanike ka thene: "Duket se rrembimi i qenieve njerezore nga trafikantet eshte ne rritje ne Ish Bashkimin Sovjetik dhe ne rajonin e Ballkanit, vecanerisht nga kriminelet e organizuar ne Kosove dhe Shqiperi."

    Shqiperia, me nje popullsi 3.544.841 njerez, eshte shnderruar ne nje nga bazat e levizjeve ilegale te njerezve nga Evropa Lindore fale pozites se saj gjeografike.

    Mijera vajza nga vende si Moldavia, Rusia, Rumania dhe Ukraina, mashtrohen nga premtimet per nje jete te re ne Perendim.

    Ato mberrijne nga fqinjet e Shqiperise, Mali i Zi dhe Maqedoni.

    Protektoret i marrin ato ose me skaf duke i cuar ne Itali pse ne kembe per te shkuar ne Greqi.

    Me pas atyre u jepen dokumenta fallso dhe udhetojne per te punuar ne shtepite publike ne Britani. Fondacioni i Kombeve te Bashkuara per femijet -UNICEF- konfirmoi dje se trafiku i femijeve ne Britani rritet cdo dite.

    Zedhenesja Soraya Bermejo tha: "Ne i mirepresim perpjekjet e gazetes The Sun per te hedhur drite mbi kete praktike te tmerrshme. Jeta e femijeve eshte bere shume e lire."
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shqipėria, e shqetėsuar nėn pushtetin e mafies

    Vendi i shqiponjave" ėshtė pushtuar nga prirjet e tij pėr pazare dhe vjedhje. Hija gjigante e "krimit tė organizuar" shtrihet nė shoqėri dhe shtet, duke krijuar njė imazh tė korrupsionit tė pėrgjithshėm. Trafiku i qenieve njerėzore (emigrantė ose prostituta), rrjetet e drogės, importimi i makinave tė vjedhura, kontrabanda e cigareve, kafesė, bananeve... Bashkimi Europian, qė negocioi njė "Marrėveshje asocimi dhe stabilizimi" me Shqipėrinė, ėshtė i shqetėsuar. Shtypi dhe intelektualėt denoncojnė fenomenin. Opozita politike e ka bėrė "kalin e saj tė betejės". Nė Tiranė ėshtė shndėrruar thuajse nė obsesion
    Nga trafiku i drogės dhe prostitucionit grupet mafioze shqiptare fitojnė rreth 4 miliardė dollarė nė vit, ndėrkohė qė buxheti i shtetit shkon nė 2,4 miliardė. "Rrjetet kriminale mbajnė peng vendin, ata emėrojnė kė duan dhe ku tė duan", thotė Sali Berisha ish president i republikės dhe shef i opozitės. Njė anėtar i Kėshillit tė magjistraturės ishte pjesė e njė afere tė ndyrė tė trafik tė organeve tek fėmijėt. Njė shef policie liroi njė vrasės tek miqtė me influencė. Vetė kryeministri Fatos Nano, ka bėrė burg nė vitet 1993 dhe 1997 pėr vjedhje tė ndihmave humanitare italiane.
    Pra ja njė vend tė cilit nuk i mungojė (kartat kryesore) - naftė, nikel, krom, pasuritė e rėndėsishme hidroelektrike dhe njė turizėm potencial - por nė tė vėrtetė shfrytėzon vetėm njė: pozitėn gjeografike mes dy shteteve anėtare tė BE-sė, Greqisė dhe Italisė. "Droga vjen nga Afganistani dhe Turqia ose nga Amerika latine nėpėrmjet Egjyptit, shpjegon njė diplomat. Kėtu, ėshtė problemi numėr njė." E ridėrguar drejt BE-sė, ajo prezanton 10-fishin e totalit tė eksportimeve ilegale tė Shqipėrisė, qė arrin nė 300 milionė dollarė. Qė kėtej ngjallet lakmia. "S'ka pikė dyshimi qė elita politike ėshtė e implikuar",
    Qė nga shtatori i kaluar, trafiku i emigrantėve dhe prostitutave ndėrmjet portit tė Vlorės dhe brigjeve italiane tė Barit, praktikisht ka reshtur: njė operacion i policisė i koordinuar mes dy vendeve mundėsoi ndalimin e skafistėve dhe djegien e gomoneve. "Disa thonė qė korrupsioni hedh vajin nė ingranazhet e zhvillimit, thotė presidenti. Unė nuk jam dakord: ėshtė njė parazit qė shoqėron zhvillimin."
    Kėto dobėsi janė tė kuptueshme, kur njė profesor fiton 120 euro nė muaj, njė polic 200 euro dhe presidenti i republikės 100 euro nė muaj. Por, "vendi i shqiponjave" ka lejuar qė paraziti tė bėhet aq i madh sa preja e tij. "Kur ekonomia nėntokėsore pėrfaqėson 50% tė pasurisė kombėtare, ju nuk mund tė bėni gjė tjetėr veē tė legalizoni tė ardhurat gjatė viteve", thekson njė ekspert europian. Ky ėshtė padyshim rasti i ndėrtesave qė bien nė sy brenda "qytetit tė ndaluar" tė nomeklaturės - "Bllokut". Por ky nuk mund tė jetė njė burim fitimi si trafiku i drogės.

    Pėrnjėherėsh, krimi i organizuar ėshtė pika qėndrore e betejave politike. Nėse Shqipėria dėshiron tė zgjohet njė ditė brenda BE-sė, ajo duhet tė zgjedhė sa s'ėshtė vonė, njė fat tė ri.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    67
    Faleminderit Alba !

    Nė vendet e para ai rendit Triadat Kineze, Jakuzat Japoneze, rrjetet kriminale ruse si dhe mafien shqiptare

    Kryesorja eshte qe ne s'kemi dale nga pesshja e famshme ne bote, dhe sigurisht se do vazhdojme ta mbajme kete TOP POZITE.
    Ishte viti 2000, nese nuk gaboj, kur ne TVSH, ne nje emision special kushtuaR trafikimit te qenieve njerezore, me theks te vecant, mashtrimin e vajzave nga tutoret e ndryshem, dhe zbarkimin e tyre ne vende te ndryshme te Evropes dhe Botes per te prostituuar. Aty ishin prezent edhe disa nena dhe disa gazetare qe veten e heqnin si te mencura. Derisa ne ekranin televiziv shfaqeshin disa sekuenca te vajzave prostituta neper Itali, nenat e mjera qanin dhe lotet u rrokulliseshin neper fytyren e embel dhe te ngrohte te tyre. Per e gjithe kete tragjedi, pa medyshje, nga nenat akuzoheshin tutoret e tmerrshem, ndersa njera nga gazetaret thoshte se keto gjera ndodhin kudo ne bote, bile dhe ne Amerike. Njera prej nenave, iu drejtua asaj marroshes duke i then se po te ishte dhe Shqiperia 200 milion, sic eshte USA, s'do te ishte fare e dhimbshme, por ne jemi vetem 3 milion.
    Me kujtohet sesi nje prift italian( i cili kisht marre ne mbrojtje disa dhjetra vajza, jo vetem shqiptare), thoshte: kam degjuart se shume njerez thone se prostitucioni eshte profesioni me i vjeter ne bote, kjo eshte e tmerrshme. Prostitucioni eshte padrejtesia me e madhe dhe me e vjeter ne bote. Keto fjale me kaNE ndezur flake zemren.
    Po, cka mendoni ju te nderuar, c'masa duhet marre per ta ndaluar kete tmerrin modern per shqiptaret ne pergjithesi? Kush duhet te jete faktori kryesor ne stopimin e ketij fenomeni negativ?


    Kenaqesi te gjithve ne Forum !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėri : 02-11-2003 mė 12:36

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •