Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Gjykata i merr vajzėn, vret veten !!

    Njė 27-vjeēar nga qyteti i Beratit i ka dhėnė fund jetės duke u vetėvrarė. Lorenc Danushi ėshtė gjetur i pajetė nė shtėpinė e tij. Problemet familjare kanė qenė shkaqet qė e kanė ēuar atė nė vetėflijim.

    LAJMI

    BERAT

    Edhe baballarėt bėjnė kėshtu. Kur 27-vjeēarit nga Berati iu hoq e drejta qė tė takonte vajzėn e tij tre vjeēe Dorinėn, ai nuk ka duruar mė, por i ka dhėnė fund jetės sė tij. Lorenc Danushi ka marrė kallashnikovin, ėshtė shtrirė nė divanin e njėrės prej dhomave dhe mė pas nuk ka ngurruar tė tėrheqė kėmbėzėn dhe tė lėshojė mbi vete njė breshėri. Ndėrsa nėna e tij, Zarja, i fliste nga jashtė derės qė mos ta kryente veprimin fatal, por ishte tepėr vonė. Ajo arriti tė dėgjonte vetėm zhurmėn e armės dhe tė mos bėnte dot asgjė pėr ta shpėtuar. Fati i kishte rezervuar njė jetė tė vėshtirė, tė riut nga Berati. Nė njė moshė fare tė re, ai e pa veten tė divorcuar, me njė fėmijė motake dhe me njė grua qė sapo u ndanė ishte nisur pėr nė Itali. I dėshpėruar ai i ishte futur edhe rrugės sė drogės. Por, megjithatė, Lorenci i kishte dhėnė kurajo vetes, duke shpresuar se tė paktėn do takonte vajzėn e tij tė vogėl. Por jo, pasi nga njė takim me tė e kishin privuar prindėrit e ish-bashkėshortes.

    Historia
    Vetėm pesė muaj mė parė historia e dashurisė mes Lorenc Danushit dhe gruas sė tij, Mimozės kishte marrė fund. Pėr ndarjen pėrfundimtare kishte vendosur gjykata, e cila i kishte besuar vajzėn e vogėl s'ėmės. Lorenci kishte shkuar si emigrant pėr disa vite nė Greqi dhe Itali. Pas kthimit nga emigracioni ai kishte nisur tė merrte edhe drogė. Ndėrsa pėrpara gjykatės gruaja e tij, Mimoza e akuzonte se ai ishte xheloz dhe dyshonte pėr tė se e tradhtonte, ndėrsa ai e akuzonte tė shoqen pėr tradhti bashkėshortore.

    Depresioni
    Viktima jetonte vetėm me tė ėmėn Zaren, pasi ishte i ndarė nga bashkshortja. Prej shumė kohėsh Lorenci nuk dilte nga shtėpia. Kishte filluar tė mbyllej nė vetvete dhe nuk qėndronte si mė parė me familjen, me tė afėrmit dhe me shokėt e vet. Vetėm dy ditė mė parė ai kishte dalė nga shtėpia dhe ishte takuar me disa shokė me tė cilėt ka qėndruar nėpėr lokale deri vonė nė darkė. Viktima kishte siguruar njė kallashnikov dhe njė kapuē tė zi. Sipas policisė, viktima kishte kohė qė shfaqte probleme me tė, sepse ishte pėrdorues droge dhe para njė muaji ka qenė i ndaluar pėr kėtė qėllim, por ėshtė lėshuar nga prokurori pėr arsye se sasia e gjetur e lėndės narkotike ishte e njė pėrdoruesi.


    Vret njerkėn, "mė kėrkonte llogari"

    FIER - "Nuk e duronte dot t'i kėrkonte hesap dhe ia zbrazur pistoletėn njėrkės sė tij". Njė 24-vjeēar nga Fieri e ka gjetur nė kėtė mėnyrė zgjidhjen e grindjeve tė herėpashershme nė familje pėr tė cilėn akuzonte pikėrisht njėrkėn e tij, duke regjistruar nė kėtė mėnyrė krimin e fundit nė familjet Shqiptare. Agim Mėrdini 24 vjec nga lagja "Kastriot" e Fierit, ka reaguar pėrgjakshėm ndaj qortimeve e gruas qė i kishte zėnė vendin e tė ėmės. Pas njė grindje me tė dhe nė prani tė tė atit Mėrdini ka nxjerrė njė pistoletė qė e mbante pa leje dhe ka qwlluar pwr vdekje gruan. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 22.00 tė mbrėmjes sė djeshme nė banesėn e tyre, e cila ndodhet fare pranė komisariatit tė policisė. Tė shtėnat janė dėgjuar deri afwr komisariatit dhe forcat e shumta tė policisė qė janė vėnė menjėherė nė lėvizje kanė mundur tė vėnė nė pranga autorin. Sipas policisė 24-vjeēari Mėrdini njihej si njeri problematik dhe kontigjent nė lagje. Ndėrkohė, kjo ėshtė tragjedia e dytė pėr kėtė familje. Tre muaj mė parė ėshtė vetėvrarė gjatė shėrbimit ushtarak nė fshatin Bar Zezė tė Fierit, vėllai i autorit, Arben Mėrdini. Pėr kėtė fatkeqėsi mėsohet se Agimi akuzonte shpesh njėrkėn e tij se ishte ajo sebepi i kėtij veprimi tė vėllait. Ai medonte se sherret e shumta nė familjen e tyre, tė cilat sipas tij nisnin prej njėrkės kishin ndikuar qė Arbeni tė vriste veten. au.da


    Flet kushėriri i Danushit: "U munduam qė ta ndalonim"

    "Nuk jam nė gjendje tė rikujtoj gjithēka, sepse akoma jam i shokuar. Qe njė llahtar i vėrtetė pėr ne, por ai e kishte ndarė mendjen se do vriste veten". Kėshtu ėshtė shprehur kushėriri i vikitmės, Besnik Danushi, i cili tregon sesi ishte mbyllur nė shtėpi pėr t'i dhėnė fund jetės. Madje, ai vazhdon duke thėnė se "ai kishte marrė armėn, e kishte mbushur dhe e kishte vendosur gati. Po i lutej i vėllai qė tė mos bėnte ashtu siē kishte vendosur qė tė vriste veten. Ne kėrkonim qė t'i mbushnim mendjen". Mė pas kushėriri i viktimės thotė se ata janė munduar qė t'ia marrin edhe armėn, por ai ka insistuar me tė tijėn.


    Policia: U vetėvra duke tėrhequr kėmbėzėn e kallashnikovit

    Tė parėt qė kanė shkuar kanė qenė komshijtė, tė cilėt kanė shqyer derėn e dhomės ku ishte vetėvrarė Lorenci. Menjėherė ata kanė dashur qė t'i japin ndihmėn, duke e transportuar nė spital, por gjithēka ka qenė e kotė, sepse viktima nuk ka mundur qė tė rezistojė. Sipas ekspertėve tė policisė dhe dėshmitarėve nė vendngjarje, viktima kishte hyrė nė dhomė sė bashku me armėn dhe kishte mbyllur derėn nga brenda. Pastaj ishte shtrirė nė divan, kishte mbėshtetur kokėn dhe pasi kishte mbushur armėn automatike e kishte vendosur krahun e saj nė sensin me breshėri. Pasi kishte mbėshtetur tytėn e armės nėn gushė, kishte tėrhequr kėmbėzėn, duke e pėrshkuar disa plumba nga gusha nė kokė.

  2. #2
    e tmerrshme


    e pamenduar


    i nxituar

Tema tė Ngjashme

  1. Si ma zhdukėn vajzėn murgeshat!
    Nga Agim Bardhi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2012, 10:01
  2. Gjykata e Strasburgut i jep njė tjetėr “shuplakė” qeverisė pėr pronat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •