Kenget e djepit, ninullat ose nina-nanat shprehin dashurine dhe deshirat e prinderve per femijt e tyre. Ato ne pergjithesi jane kenge te shkurtera, me te cilat nena ve ne gjume femine. Keto kenge, me gjithe se i gjejme si varjante mjaft te perhapura, shpesh jane improvizime qe nena i ben aty per aty.
Zakonisht keto kenge fillojne me fjalet: nani-nani djalin/vajzen ose nina-nana Ne disa kenge djepi, sidomos ne ato te jugut, gjejme dhe fjale te pashpjegueshme ose emra njerezish te cilet dallohen per ndonje karakteristike te vecante per kete ose ate gje. Ninullat jane monologe intim poetik, ku prinderit shprehin deshirat e tyre per femijet qe jane te lidhura me urtesine, dashurine, trimerine, shendetin, jeten e gjate etj.
Mjetet artistike, figurat letrare qe perdoren zakonisht jane krahasimi dhe personifikimi. Ninullat jane teper lirike. Nena e krahason vajzen me gonxhen e trendafilit, me lulen e sheges, me mollen kurse djalin me pellumbin, yllin. Shume i bukur eshte personifikimi i gjumit te cilin nena e paraqet is pellumb qe vjen dhe e merr femijen ne krahet e tij.
Nina- nina vajzes
Nina nina, vajze e nanes
Mori cuce per bukuri
U bafsh si lule per hijeshi
Fle si gjingj e cohu si rrunxe
Qingja e nanes nina ni
Vajze u rritsh e u fejofsh!
U martosh e u lulzosh
Dalsh ti bij me hijeshi
E u permendsh-o per urti
Ju rritsh nanes e nalt me shtat
Tu baft shtati si bajrak
E tu mushet fytyra me gjak
Nina nina po te perkundi
Gjumi vjen kadale kadale
Ec emri i vajzes me ma mare
Po vjen gjumi tuj pėvetė (duke pyetur)
E kam vu vajzen ne djep
Hajde gjum kadalė kadalė
A pe merr ti shume a pak
Nuk ta la por nji sahat
Flej moj cuce, e mshili syt!
Kur tmi ēilsh, i ēilsh si hyjt
I ēilsh si hyjt e ēilsh si hane
Ani te rrisin bab e nane
Po mu rritsh me rob te tane
Nina-nina, more pllum
Nina-nina, more pllum
Flej se nana te don shum
Ti mu rritsh-o nafaklum
Nafak lum-o djal i ri
Dielli ty gjithmone me tpri
Kur te rritesh mor zamak
Tash gzon nanen ne konak
Kur te rritesh djal im
Ti moj zemer do mdalsh trim
Krijoni Kontakt