Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2003
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    33

    Zan Caushi ben fushate per PS-ne.

    Gazeta Shqiptare:

    INTERVISTE/ "SI I SHOH KANDIDATET E 12 TETORIT"

    "Do votoj përsëri për PS-në"
    "Vlerësoj Edi Ramën, është idhulli im personal"


    Ferdinand Dervishi

    Zani Çaushi është një njeri i rëndë. Kjo është përshtypja e parë, nëse e ke përballë. Rreth një metër e tetëdhjetë e pesë i gjatë, me një trup që do ia kishte zili atleti më i mirë, njeriu që konsiderohet si ish-i forti i Vlorës, i bërë i njohur që në vitin 1997, reflekton shijen e një njeriu të vrazhdë dhe të fortë si shkëmb. Përsëri flet me kokën lart. Përgjigjet për gjithçka, pasi informacioni, duket, nuk i mungon. Mban të veshur një bluzë të bardhë me krahë të shkurtëra, nga ku i gufojnë muskujt me forma të rrumbullakëta edhe pse malet përreth Burrelit, ku gjendet burgu i sigurisë së lartë, janë veshur me dëborën e parë. Flet shtruar dhe qartë, deri në momentet kur objekt i pyetjeve janë të afërmit e tij të vrarë në kohën kur ai ishte mbyllur për së dyti në burg. Një çast kur fillon të humbasë logjikën dhe të akuzojë, kryesisht prokurorët dhe gjykatësit. Moment kur sytë në ngjyrë të kaltër i zvogëlohen dhe buzët i rrudhosen. Ndërkohë që ka një njeri për të cilin flet me respekt. Është Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njeriu për të cilin Myrteza Çaushi lëshon lëvdatat më të shumta për ndryshimet në Tiranë. Ndryshime të cilat i vëzhgon teksa udhëton me makinë për në gjykatë.

    Cila është një ditë në burg e Zani Çaushit?
    Zgjohem në mëngjes, bëj tualetin, pi ndonjë çaj apo kakao të cilën e përgatis vetë në dhomë, pastaj dal në ajrim. Aty bëj ndonjë telefon me të afërmit e shokët, luaj futboll. Kur kam qenë i vogël kam qenë një futbollist i vërtetë. Lexoj libra, shoh televizor…

    Kush është momenti që të sjell më shumë kënaqësi gjatë ditës?
    Kur bëj gol.

    Ç'të mungon më shumë në burg?
    Më ka humbur shija e jetës që bëhet jashtë mureve të burgut. Më mungon deti. Kam dëshirë të vrapoj në det. (Qesh). Nuk jam çmendur. Kam dëshirë të vrapoj në gjysmë metër ujë. Kam dëshirë të vrapoj në pyll, me ka marrë malli të shkoj njëherë pas Karaburunit.

    Për kë nga të afërmit të ka marrë malli më shumë?
    (Hesht një moment). Më ka marrë për njerëzit e familjes, të cilët nuk jetojnë më. Por edhe çmallem. Vijnë të më takojnë rregullisht të afërm dhe shokë.

    Pas dy ditësh janë zgjedhjet lokale, kush mendon se do të fitojë?
    Ata që kanë punuar. Do fitojnë socialistët. Kanë bërë shumë punë dhe kanë Edi Ramën.

    E dini që ai nuk është anëtar i Partisë Socialiste?
    Nuk ka rëndësi. Edhe ish-presidenti Meidani nuk ishte. Por Edi Rama është komandanti i gjithë socialistëve, pavarësisht se ndonjërit nuk i pëlqen. Ai ka punuar. Në s'jemi vend që kemi shumë para. Ato u grabitën. Pastaj nuk mund të akuzohet një njeri pse ka mbushur gropat, pse lyen pallatet, pse mbjell pemë…

    Ju vetë i keni parë ndryshimet në Tiranë?
    Po. Kur vij në Tiranë për gjyqet, i kam parë ndryshimet.

    Ju vetë për kë e jepni votën?
    Këtu nuk votojmë. Po të isha në Vlorë do të votoja për Shpëtimin. Djalë i mirë. E njoh, është mësues në shkollën pranë shtëpisë sime. Mbase shtron edhe rrugët e Çoles, lagjes sime.

    Në vitin 1997 ju kemi parë në televizion kur keni dalë të votoni i veshur me kostum. Për kë votuat?
    Kam votuar për Partinë Socialiste.

    Ndihmove ndonjë krah politik në Vlorë në vitin 1997?
    Jo. Unë kam ruajtur votat. Dikush në atë kohë ofroi një shumë të madhe të hollash që unë të lija Vlorën me qëllim që aty të vidheshin kutitë e votimit. Shifra ishte shumë e madhe. Nuk pranova.

    Në vitin 1997 ju jeni shfaqur pranë Romano Prodit, ish-kryeministrit italian. U duk sikur bënit pjesë në grupin e tij të sigurimit.
    Kisha dhënë fjalën se do e mbroja.

    Kujt ia dhatë fjalën?
    Qesh. Atyre në qeveri. Kishte njerëz të cilët jo se do guxonin ta vrisnin, por mund të qëllonin me ndonjë armë të rëndë për të bërë zhurmë. U dërgova fjalë se në rast të një veprimi të tillë do ta pësonin. Atë ditë ishin 100 mijë njerëz në shesh.

    Patët rastin të bisedonit ndonjë moment me Prodin?
    Jo. Ai ishte me ish-kryeministrin shqiptar, Bashkim Fino. Ne kemi siguruar edhe daljen e tij nga godina e universitetit së bashku me mikun tim Luçinanon (Afrim Rami nga Burreli) dhe rojet e karabinierët italinë. E shoqëruam rreth 15 kilometra. Kishim marrë të gjitha masat të mos ndodhte asgjë…
    (vijon në numrin tjetër)


    Si e shpëtuam tregtarin e marrë peng

    Historitë e Zani Çaushit nuk kanë të sosur. Në një moment ai përmendi se në Vlorën e vitit 1997 kishin falur dhe ndihmuar shumë njerëz. "Kemi shpëtuar një tregtar të cilin e kishin marrë peng bashkë më familjen dhe i kërkonin 30 mijë USD", tregon Çaushi. Sipas tij, me këtë ngjarje ishte marrë Afrim Rami (Luçianoja) dhe disa ushtarë e oficerë të misionit italian ALBA. "Atë ditë Luçianoja më thirri duke më thënë se italianët na kishin kërkuar ndihmë, por unë isha i lodhur dhe vazhdova të flija. Ai u nis me çunat e tjerë", fillon rrëfimin Çaushi, i cili nuk përmend emra të tjerë. Thotë vetëm se viktima e sulmit të njërës prej bandave të shumta të Vlorës kishte qenë shtëpia e një tregtari që ndodhej pranë kampit të pionerëve. Sipas Zanit, anëtarët e bandës i ishin futur tjetrit në shtëpi, i kisnin përdhunuar vajzën 14 vjeçe dhe pasi e kishin lidhur i kishin vënë edhe një granatë në gojë. Kushti për lirimin, sipas rrëfimit të Zanit, kishte qenë pagimi i një gjobe prej 30 mijë USD, të cilat duhej të jepeshin brënda një ore. "Në këtë kohë na u kërkua ndihmë dhe e dhamë", vazhdon ai rrëfimin. Sipas Zanit, Luçianoja me djemtë kishin rrethuar shtëpinë, duke shtënë në duar bandën. Më pas një oficer italian kishte çaktivizuar bombën. "Kryetari i kësaj bande u dënua vetëm me 7 muaj burg", përfundon Zani i revoltuar.


    Lulzim Caka në izolim, kishte kërcënuar një roje

    Lulzim Caka, i forti nga Berati, këto ditë nuk ishte disponibël për ndonjë takim me gazetarët. Drejtuesit e burgut nuk kishin dëshirë të flisnin për këtë temë. "Ka pasur një problem të vogël dhe është dënuar me disa ditë izolim", ishte përgjigja e tyre. Dhe më tej "ai ka probleme, i kanë vrarë nënën, vëllanë, është i rënduar…" Ndërkohë, një burim më i saktë shpjegoi se Lulzim Caka, edhe pse gjatë gjithë kohës kishte pasur një sjellje të mirë, në një moment ishte përplasur me një roje duke shkaktuar një incident të vogël. Sipas tij, Caka në momentin e përplasjes me rojen kishte qenë duke përjetuar një moment të vështirë mendor. Për këtë qëllim drejtoria e burgut kishte vendosur që ai të dënohej me disa ditë izolim.


    Daniel Still shkrimtarja e preferuar e Myrteza Çaushit

    Paksa e habitshme, por në burg Zani Çaushi ishte kthyer në një lexues të rregullt librash, madje kishte zgjedhur edhe shkrimtarin e preferuar. Ishte Daniel Stel, një shrimtare amerikane që shkruan romane me histori të ngjashme me ato të telenovelave që shfaqen kohët e fundit në televizionet kryesore shqiptare. Çaushi kishte lexuar disa libra të saj, të cilët ia dërgonin nga Vlora njerëzit e familjes. Por një fakt interesant ishte leximi i librave të Zanit edhe nga edukatorët dhe oficerët e tjerë të shërbimit në burg. Ata ia merrnin atij hua, me të drejtë kthimi. Sipas Zanit, Daniel Stel i pëlqente pasi shkruante për tema prekëse, për probleme në familje, për dashurinë etj.


    Marre nga gazeta shqiptare











    Ja idhujt e PS-s Zan Caushi, Jaho Salihi, Edi Rama etj.

    Dikur enveri, hysniu e aranit cela.
    shifi punen e jo gunen

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    meqe e kemi fjalen per idhujt.....

    TIRANE (12 Tetor) - Sekretari Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, bëri të ditur gjatë një konference për shtyp disa rezultate paraprake, ku rezultojnë fitues kandidatët e PS-së në disa zona të vendit. Ruçi tha se, sipas të dhënave nga qendrat e votimit rezulton deri tani se, në Lekbibaj të Tropojës, në Qielza në rrethin e Pukës, Gjinaj në rrethin e Hasit, në Martanesh dhe Trebisht në rrethin e Bulqizës, në Synei dhe Luz i Vogël dhe Kryevidh në rrethin e Kavajës, në Gjinomadhaj në Rrogozhinë, në Gjirokastër, në Kolonjë, në Gjirokastër , Dropulli i Sipërm, në Himarë, Dhërmi, Pilur e Qeparo, janë fitues kandidatët e PS-së. Po sipas z.Ruçi, në burgun e 313-ës dhe në paraburgimin e Gjirokastrës, rezulton fitues kandidati i Partisë Demokratike.

Tema të Ngjashme

  1. Çfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  2. Sina: Nano abuzoi në fushatë me tokat në Ksamil
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2005, 03:13
  3. Harasani, fushatë elektrifikimi në zonën e tij
    Nga ArberXYZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 02:30
  4. Mbi Zan Caushet e 97-tes.
    Nga camorra në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 02:06
  5. Prof. Bardhyl Çaushi
    Nga illiriani në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-04-2003, 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •