Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Leter ish te dashurit te ishdashures time

    * * *

    Duke nguruar filloj te te shkruaj, gjithnje me deshiren e mire qe naiviteti yt te fitoje mbi djallezine tende dhe te mos e mendosh si shantazh mesazhin tim.
    E kam si ves te keq qepur mbi muret e trurit tim qe gjerat qe mbarojne ti filloj aty ku mbeten pezull.
    E mban mend festen qe gjysmedarkuam ne nje atmosfere blu.
    Kur erdha une , duke pluskuar ne ate ambjent pas te dashures sime qe terhoqi shikimet e te pranishemve. ?
    Ky fakt nuk me beri as te ndihem keq as mire, edhe pse diku breda meje ndoshta dremiste nje ego e vogel mashkullore.
    Mirepritjen tende me ate buzeqeshje fallso te fshehur djallezisht pas shkelqimit te syve te ty, ia fala asaj, pasi une te njihja prej kohesh dhe nuk kisha pare me pare xhentilese te tille nga ju.
    Me vone qosheve te tavanit dy pale sy leshonin shikime lavire qe ndiqnin njeri tjetrin pas shpines sime qe per cudi ate nate shihte gjithcka. Une e di qe ti nuk e di qe kur levize koken njenane me nje xhest vetetues si te qenit qe tremb nje mize mbi hune, une me bisht te syrit te kisha pare. Edhe e dashura ime bukuroshte e pasoi ate me te njetin vetetim por pak ndryshe nga qeni qe tremb mizen mbi hune, por si ai qeni qe e kap ate.
    Me vone u merzita duke soditur shikimet tuaja lavire qe lepiheshin tangent me shkelqimin e gotave plot pije, isha i sigurte qe ju nuk kuptuat qe une ju kisha kuptuar, sajova nje zile dhe mora vesh nga ana tjeter ineksistenete se me duhej te largohesha per nje pune me rendesi.
    Ishte hera e pare qe pashe keqardhje te vertete ne syte e tu per nje cast ,por pasi more vesh qe ajo do qendronte me percolle deri tek dera me te njetin shikim domethenes keqardhjeje por kesaj here fallso.
    Ishte i njeti shikim qe mund te kete nje kalores per kaloresin kundershtar te rrezuar nga kali. E sheh si me dhimbje por pas perdes se dashamiresise qe humbja e tij te dha fitoren ty.
    Une dola ,ndoshta dera u perplas pas direkeve te saj njekohsisht me brrylat tuaj . Ktheve edhe nje here koken per tu siguruar ne ikjen time. Qe je gabuar edhe ne kete pike une e di se ti nuk e di, tu duka si kalores i humur. Ne te vertete ate nate une humba humbjen time.
    Te kisha porositur me vone si mik, ( ti me ngjite nje parashtese te vogel "ish") ne do ta fitosh ish te dashuren time mos u hiq si ai qe isha une, qe ajo mos ta ndjeje mungesen time. si dhe mos u hiq si ai qe une nuk isha qe te ndihesh i sigurte qe ajo nuk te braktis.
    Te porosita mos u hiq si i pasur , pasi ajo e di kete, loja jote vetem se do i duket sikur ti po i kujton asaj cdo moment arsyen qe e fitove. As si xhentilmen mos luaj.
    Jo se ajo nuk pelqen si cdo femer ti perkushtohet nje mashkull, por ajo ka nje ituite prej djalli te kuptoje gjerat fallso.
    E vetmja gje qe ajo ste kuptoi kurre ishte arsyeja pse e doje ti ate. Dhe une te porosita ruaju kesaj arsye.
    Dihej qe ti kishe mundesi te fitoje cdo femer te bukur, qe te kete kofshet e lemuara apo gjoksin ..apo floket... Ajo nuk mori vesh asnjehere qe ti pelqeje syte e saj, me e keqja e gjitha kjo jo nga bukuria e syve te saj, por nga shikimi i saj joshes. Ti e doje shikimin e saj per te ndezur shikimet lakmitare te partnereve te tu, qe te ndjeje brenda vetes knaqesine e perkedheljes se embel te egos tende.
    Ti bere te njetin gabim qe bera une..te dy harruam ta ruajme nga miqte tane.
    Ajo iku nga ti..?
    Tani ty te takon te jesh ish i dashuri i ish te dashures time.
    Ajo diku mbush atmosferen me shikimin joshes.
    Doja te te tregoja qe ajo do kthehet.
    Une e di , ajo do shume gjera ne jete, nje dite do e marre malli per nje cope njeri.
    Por rrugen e kthimit nuk e ka nga ti.
    * * *
    muzg i heshtur

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Te thashe do e lexoja neser, por kurioziteti, deshira, dhe dituria qe ti shkruan shume bukur me shtyu te injoroja syte e thare e te skuqur nga pagjumesia dhe nga dita ime dy-diteshe... bera mire, them tani.

    O Dre... po nuk te...!!! Nejse... Kercenime me ledhati jane...

    -"Z. e V."
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3
    mire ja ke bere asaj lavires,te lumte.Je stratek.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Shume e bukur....BRAVO.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    16
    komplimente.........
    shume prekes
    chi dorme non piglia pesci

  6. #6
    ...... Maska e ELSA_18
    Anėtarėsuar
    06-07-2003
    Vendndodhja
    LONDON
    Postime
    51
    wawwwwwwwwwwwww te lumte dora!

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Dreri, kujdes ore aman... shikon si e ndeze ate qe shkroi pas meje?? I thone 10,000 anetare ketu!!
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e MICH
    Anėtarėsuar
    10-08-2003
    Vendndodhja
    T.H.E M.I.C.H.I.G.A.N S.T.A.T.E
    Postime
    146
    Dreri o komshi cool brother. ashtu te lumte. peace
    *"The Whole Problem With The World Is That Fools And Fanatics Are Always So Certain Of Themselves, But Wiser People So Full Of Doubts."*
    * LifE RunS FasT If u Don'T StoP SometimeS & LooK AraunD YoU'LL MisS IT!*"What is moral is what you feel good after, and what is immoral is what you feel bad after."Life is a mystery to be lived, not a problem to be solved.Love is like a fire, it can either warm your heart or burn your house down.It is foolish to deal with a fool.After dark all cats are leopards.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Leila
    Iceman
    Mona
    Micky
    Elsaaaaaaaaaaaaaaa (lol)
    Scorpio
    Faleminderit te gjitheve.
    muzg i heshtur

  10. #10
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Re: Leter ish te dashurit te ishdashures time

    Postuar mė parė nga Dreri
    Une e di , ajo do shume gjera ne jete, nje dite do e marre malli per nje cope njeri.
    Dreri, besoj se nuk te pengon gje nese ketij vargu te komplimenteve i shtoj edhe komplimentet e mia.

    Poashtu dhe poezite t'i cmoj shume, por aty nuk kam deshire te te shqetesoj, vetem me kenaqesi lexoj sa here shoh ndonje postim te ri.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Faleminderit "shiu"
    Une e pelqej shiun qe bie..Shpesh here ne mungese te shiut qe bie jashte lexoj dicka nga "shiu" i forumit, dhe knaqeisa kondensohet
    respekt Dreri
    muzg i heshtur

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    62

    Re: Leter ish te dashurit te ishdashures time

    Postuar mė parė nga Dreri
    * * *
    Doja te te tregoja qe ajo do kthehet.
    Une e di , ajo do shume gjera ne jete, nje dite do e marre malli per nje cope njeri.
    Por rrugen e kthimit nuk e ka nga ti.
    * * *
    Me pelqeve Dreri,shume bukur, por nuk e kuptova cdeshe ti thuash atij Tipit me ate se ...rrugen e kthimit nuk e ka nga ti?.
    Mendoj se sado ta kesh dashur nuk do ta pranoje perseri apo jo?
    Respekt Harley

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Pershendetje "Harley"
    Idea ishte se ajo do kthehet...pra me teper kthim nga maratona...ose kthim ne vetvete..tek njeriu...."rrugen e kthimit nuk e ka nga ti." .pak a shume ishte idea...se "ai" ishte ne te njejtin pozicion me te, nese ajo do kthehet tek njeriu..(qe nuk mund te jem une....njeriu) rruga nuk do e conte tek ai...
    faleminderit
    muzg i heshtur

  14. #14
    huh? Maska e hmmm
    Anėtarėsuar
    23-04-2003
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    27
    sa bukur!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58
    Hmmmm,kam pershtypjen qe gjeja me e keqe eshte ti kerkosh shpjegime autorit per ate qe shkruan.Ai perhere ne raste te tilla zihet ngushte.Ket e shof dhe tek Dreri ne kete pergjigje.
    Dreri,pse aji e ka dashuruar ish te dashuren tende,kjo nuk do te thote qe ai"ish i dashuri i ish te dashures tende",nuk eshte njeri.Ajo iku nga ti,iku nga ai,jo se nuk ishte njeri,por nuk gjeti ate qe kerkonte(gjithmonr duke ju referuar shkrimit).Dhe kjo nuk do te thote qe te egzistoj mosnjeriu as tek ju-ish te dashurit e saj,as tek ajo-ish e dashura juaj.
    Ndersa une kam pershtypjen se ti nuk mendoje fare se ciles rruge do ti binte ne kthim-ajo.Dhe ne fund te fundit skishe si ta dije.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Faleminderit Zana
    Ju keni te drejte nese duket e rende te perjashtohen nga te qenurit "njeri" une , ai, ajo, ata.
    E para me sa eshte lene te kuptohet ...ikja e saj nuk ishte dashuri. Pasi smund te ishte e tille. per ish te "dashuren" time apo te personazhit tim (qe nuk jam aspak une) Pra ishte thjesht nje rreshqitje.nje gjueti e tipit femror te tipave te tilla femrash.
    Pra mungon dicka nga njeriu ne kete rast.
    Ai "miku im" skishte se si te lepihej te dashures time duke besuar vetes ne pasurine ne xhentilesen fallso.
    Nese ajo "kthehet" . Kthim une mendoja ate qe, ajo nje dite...pas luxit pasurise aventures do kete nevoje per pak prehje njerzore. Nuk do kthehej nga ai....pasi ate e njihte tashme...Se nuk ishte njeriu ai...
    respekt Dreri
    muzg i heshtur

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-05-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    5

    hi

    elsa moj kujdes me ate rreklamen ti
    pse jeni seksi mos jau merre mendjen te tjerve
    allahu-ekber, allahu-ekber we lilahi ilhamd. esheduen lailahe ilallah we esheduen muahameden abduhu resuluhu.

Tema tė Ngjashme

  1. Vajza e infektuar me SIDA : Dy te dashurit e mi ishin politikane
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-08-2010, 21:40
  2. Evliatė – tė dashurit e Allahut xh.sh.
    Nga prizrenasi_30 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 08:37
  3. Te kontrollosh Telefonin e te Dashures ose te Dashurit Esht gabim apo e Drejte !
    Nga Permeti_Boy nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 08-01-2006, 08:34
  4. E Dashura Ime!Apo Te Dashurit Tane?!
    Nga BAD00355 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-06-2002, 06:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •