Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Njeri ose përfaqësues i një kombi?

    A jemi njerëz apo gjithmonë shqiptarë ose serbë ose gjermanë ose suedezë?

    Kombësia mund të na japë krenari, siguri, dashuri, mirëkuptim. Ne e duam vendin tonë, prindërit, vëllezërit, motrat, ambientin e dashur me shtëpi, drunj, fusha, male, lumenj, liqene ose detin. Shkollën, shokët dhe shoqet, vendin e punës......

    Krejt normale kjo. Por e imja nuk duhet mbrojtur me zili dhe urrejtje. E jotja nuk duhet shikuar me lakmi dhe dëshirë për ta grabitur. E imja është e imja, e jotja e jotja dhe pikë. Me fisnikëri mund të të jap cka kam për të dhënë. ti me fisnikëri mund të më japësh cka dëshiron ti. Atëherë rritet miqësia, në të kundërtën po rritet armiqësia.

    Kam frikë për nacionalizmin. Në fund të fundit jemi njerëz, por kur nacionalizmi shkon mbrapsht, ata me kombësi tjetër shndërrohen në jo-njerëz. Kjo ndodhi në Kosovë gjatë luftës. Kjo ndodh sot në Izrael-Palestinë. Ky me kombësi tjetër qenka jo-njeri, një qenie e urryer? Kush ka tru kupton se kjo është e padrejtë, se dikush përfiton nga mendime të tilla të tmerrshme. Po krijohen kushte për grabitje, luftë, masakra....

    Kam dy histori të vogëla për të treguar këtu. Në vitet '70 punova si arësimtar në një katund në Suedinë e mesme. Cdo verë erdhi për vizitë një koleg gjerman, Karl-Heinz. U kënaqëm së bashku, bëme shumë shëtitje, biseduam.

    Një ditë, pa menduar fare, i thashë Karl-Heinzit: "Nuk mund të marrësh me mend se sa kemi urryer gjermanët pas luftës së dytë botërore. Po të ishte në vitin 1945, nuk do të kishte qenë e mundshme për mua të rri si sot bashkë me ty...."

    Karl-Heinzi më vështroi qetë dhe pastaj ai më tha: "Ullmar, ti harron një gjë. Jam i lindur në vitin 1948...."

    Ndjeva një turp të papërshrueshëm. E kisha fyer, pa dashje vërtet, por cfarë budalla kisha qenë, vetëm për arsye të politikës dhe barbarizmat e luftës! A duhet të ngarkoj unë mikun tim me mëkatet e gjeneratës së mëparshme gjermane?!! Do të ishte shumë e padrejtë. Kërkova falje, mbeteshim miq, sepse ky mik gjerman ishte njeri i vërtetë.

    Historia e dytë vjen nga Kosova gjatë luftës, në vitin 1999. Reporterja suedeze Karine Mannerfeldt hyri në një lokal në Prizren. Atje me një kafe por në vetmi ajo gjeti një djalosh me pamje të trishtuar. Ajo filloi të bisedonte me të.
    Ai i tregoi se babin e kishte shqiptar, nënën serbe. Para luftës, tha ai, ai kishte pasur shumë miq, shqiptarë dhe serbë. Kur filloi lufta, askush nuk guxoi të shoqërohej me të. Ai ishte mbetur në vetmi, sepse shoqërimi me të do të ishte "tradhëti kundër popullit të vet" për të dy palët.

    Ky djalosh i tha Karines: "Shumë lehtë mund të jesh serb i madh, shumë lehtë edhe shqiptar i madh. Mirëpo, të jesh njeri i madh është shumë shumë e vështirë."

    Mëkati, krimi i këtij djaloshi ishte se ai kishte bërë gabim kur ai zgjodhi prindërit e tij, apo jo? Më kundërshton ti? A mos kishte zgjedhur prindërit? Aha, ti më tregon se jemi të pafajshëm në lidhje me prindërit, sepse fëmijët nuk vendosin fare në raste të tilla. Prindërit që kemi janë sic janë dhe nuk mund të bëjmë gjë si fëmijë.

    Mirë, pse u ndëshua me vetmi ky djalosh kosovar? Cili ishte krimi i tij? Krimi i tij ishte se ai kishte një prind serb dhe një prind shqiptar. A proteston? Nuk është krimi tij? Atëherë, pse nuk kishin guxim shokët dhe shoqet e tij serbë dhe shqiptarë?

    Kjo ndodhi sepse në luftë dhe konflikte ndëretnike kemi një ndërgjegje kolektive, një heroizëm kolektiv, një turp kolektiv, një mëkat ose krim kolektiv. Për një palë - ti je shqiptar, pra je njeri i lig, i pabesë, i urryer. Për palën tjetër - ti je serb, pra je njeri i lig, i pabesë, i urryer.

    Kjo vlen edhe nëse ti je në djep! Për arsye të kombësisë!!

    Do të ishte mirë të menojmë pak, pa marrë parasysh a jemi shqiptarë, serbë, gjermanë ose suedezë: A duam një botë ku njeriu që nga djepi klasifikohet sipas kombësisë dhe jo si njeri?
    A duhet të kujtojmë luftërat, tmerret, padrejtësitë, mizoritë që kanë ndodhur në të kaluaren? Shumë e vështirë të harrojnë kanë disa që kanë pasur trauma në vitet e fundit. Pranohet. Por brengosja dhe hidhërimi e tyre.... a duhet të prekë kjo edhe fëmijët e personave me një gjuhë dhe kombësi tjetër?? Besoj se jo.

    Alternativa është të punojmë për cfarosjen e plotë të kombësisë tjetër. Shqiptarët e kanë në palcë kush ka bërë përpjekje në atë drejtim. Por mesazhi im duhet të përhapet kudo në Ballkan. Nuk është aspak një mesazh vetëm për shqiptarët, në atë rast do të ishte jo vetëm pa dobi por bile i dëmshëm. Nuk di gjuhët e tjera, vec shqipes, por me ndihmën e disave ndoshta mund ta përhap.... Jam njeri i dobët por kam besim në fjalët e mia.

    Ullmar Qvick - mik i shqiptarëve dhe internacionalist paqësor
    Ullmar Qvick

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Një shtesë

    Një gjë që kërkon që të marrin me shumë seriozitet problemin e individit kundër kolektivit edhe shqiptarët (dhe në këtë rast shqiptarët më shumë se të tjerët) është problemi i hakmarrjes.

    Kush mendon se ky suedez nuk din por flet nga pozita e naivitetit, gabon. Pikërisht tani kam një përkthim nga Kosova ku flitet për rrezikun e hakmarrjes. Shumë e shumë shkresa të ngjashme kam pasur gjatë viteve të fundit, të mos flasim për rastet nga Shqipëria e veriut.

    Cila është vlera e individit dhe pesha e kolektivit? Bota dënon aktet e hakmarrjes, janë akte kriminale. Kush mendon se në një botë të qyetetëruar akti i tij do të kuptohet pozitivisht gabon. "Nderi" i tij është i shëmtuar, sic është "nderi" i një serbi i cili për arsye "patriotizmi" ka mbytur një komshi shqiptar! Shumë e rëndë për ju, por vrasës janë vrasës! Hakmarrësi me aktin e tij disi "shenjtëron" aktin e shëmtuar të luftës midis komshive!

    Në tërë botën duhet të diskutojmë për këto cështje. Në vitet e fundit në Norvegji është bërë një debat për fëmijët që u linden gjatë luftës së dytë botërore me babin ushtar gjerman dhe nënën norvegjeze. Fëmijët e lavirave nuk kanë vlerë - menduan, dhe këta fëmijë jetuan për shumë vite në skëtërr. Sot shoqëria norvegjeze disi i kanë riabilituar.... ju kuptoni se krimi i tyre mund të krahasohet me krimin e djaloshit në Prizren, për të cilin ju tregova më sipër.

    Cëshjet janë shumë delikate. Kur ne këtu në Suedi po vuajmë sadopak, jemi në traumë kombëtare, kam guxim të shkruaj për këto gjëra. Do të përpiqem të përhap këtë shkrim në një formë disi të ndryshuar por në thelb njëlloj edhe në Beograd dhe gjetkë. Natyrisht problemet thjesht shqiptare nuk janë në interes në planin global, por problemi kyq është problemi i të gjithë kombëve - bile bile shumë edhe në Perëndim....
    Ullmar Qvick

  3. #3
    raku
    i/e ftuar
    i nderuar ullmar...

    problemi ketu eshte se ne jetojme nen frymen e mentalitetit ballkanik..
    e vetmja zgjidhje per ket problem eshte koha...
    duhet kohe qe ky mentalitet nacionalist qe ka ballkani te shnderrohet dhe te perparohet si mentaliteti i evropes perendimore....
    koha=gjenerata e re...


    pershendetje, rakku!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Ke të drejtë Rakku

    Ke plotësisht të drejtë, Rakku. Duhet kohë. Por koha mund të shkurtohet me ndihmën e forcave objektive. Shiko marrëdhëniet ndërnordike! Luftëra të tmerrshme, masakrat e suedezëve në krahinën e Skonës (krahinë më parë daneze, sot suedeze) pas zaptimit, bastisjet dhe vrasjet që kanë bërë suedezët në Gjermani gjatë luftës 30-vjecare. Plagët u shëruan por vetëm pas 150 vitesh filloi procesi i pajtimit Suedi-Danimarkë. Ishte lëvizja e studentëve në vendet nordike që u bë nismë.

    Sot besoj se procesi mund të bëhet më i shkurtër. Por UE dhe forcat e ndryshme ndërkombëtare nuk kanë seriozitetin e duhur, atje ka perfiditet, lëkundje, dredhira që nuk mund të spjegohen vetëm me padituri për cështjet ballkanike. Disa janë shumë të njëanëshëm në favor të një pale. Edhe më keq, ata nuk marrin seriozisht problemin e pajtimit. "Mund të fal krimet dhe mëkatet, por vetëm nëse pala tjetër kërkon falje" thuhet me plotë të drejtë. Nga ana tjetër, nuk përfitojmë gjë prej një poshtërimi të palës tjetër. Më kujtohet se si amerikanët e poshtëruan japanezët gjatë luftes së dytë botërore. Vërtet japonezët bënin krime, por poshtërimi preku japonezë që ishin vetëm viktima. Poshtërimi ka qenë edhe metodë e preferuar greke kundër shqiptarëve. dihet, dhe kështu me rradhë.

    Rasti i Kosovës është rast flagrant i paaftësisë evropeane-ndërkombëtare për të zgjedhur një problem. Po vuan Kosova sot nga problemi i UNMIK-ut që nuk sjellë kurrfarë përparimi në Kosovë. Dhe Beogradi ende nuk ka marrë mësimin e duhur. Kur serbët kanë filluar të pranojnë atë mësim që muarën gjermanët në vitin 1945, kur fillon procesi i kuptimit, do të kemi një platformë për përvetësimin e projektit tim modest. Jam miu i vogël që bën klithma në bar.... para kolosëve të Pushtetit. Por nëse njerëzit e thjesht, me humanitet, në të gjithë vendet do të punojnë kundër urrejtjes dhe dhunës do të realizohet disi ëndrra jonë për një botë më të mirë. Parajsën nuk do të kemi asnjëherë por ndoshta pak më mirë...

    Ullmar Qvick
    Ullmar Qvick

  5. #5
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Citim Postuar më parë nga Ullmar Qvick
    Ke plotësisht të drejtë, Rakku. Duhet kohë. Por koha mund të shkurtohet me ndihmën e forcave objektive.
    Koha mund te shkurtohet sigurisht qe po por gjithmone duhet te dali nje njeri qe te mari nen drejtimin e tij te tjeret....ne nuk mund te dalin nga nje mentatitet i vjeter ballkanik dhe te hidhemi me koke drej europes...duhet ecur dalengadale hap pas hapi.....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •