Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514

    Besoj se askush nuk ka nevoje per keto...

    HETIMI I GAZETES NE SITET "HOT"

    "Unė tiransja, seks nė internet"
    Rrėfimi i Lolės: Si prostituoj nė Londėr


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra Muhamet Veliu


    Ky eshte nje botim i marre nga Gazeta Shqiptare , e cila ka celur nje fushate per denigrimin e tere shoqerise shqiptare qe banon jashte kufijve te shqiperise dhe sidomos duke patur si BISHTIN E QENIT nje lapanjos si MUHAAAA_MET Veliu ne Londer po mundohet te beje karriere mbi fatkeqesite e familjeve shqiptare dhe cfare eshte me ironi, luajtje dhe demaskim i VIKTIMAVE dhe jo personave te cilet shkaktojne keto viktima. Me vjen me te vertete ndot kur futem edhe ne KETE FAQE INTERNETI , dhe te gjej te reklamuar shkrimet e nje personi qe nuk jane gje tjeter vetem HETIME te MIREFILLTA te cilat duhen denoncuar ne organet perkatese dhe jo te publikohen ne GAZETA dhe faqe interneti. Nuk dua aspak ti cenoj fjalen e lire te nje MORRI por nuk me vjen mire kur Shqiptaret e shqiperise te krijojne bindjen qe LOndra Anglia dhe EUROPA qenka vend ku shqiptaret trafikojne prostitutojne apo ushtrojne aktivitetin e tyre kriminal, dhe se ne keto vend shqiptaret merren vetem me vrasje prostitucion, trafik te paligjshem. Eshte e pa drejte qe neper gazeta te publikohen fate njerzish pre e trafikut te prostitucionit dhe te mos publikohen emrat e atyre qe drejtojne kete trafik. Eshte e padrejte qe ne nje faqe interneti mbi te gjitha nje MEGAFON i atij shtypi ekstremist/racist europian te gjeje vend per te publikuar shkrimet e tij qe nuk jane gje tjeter vetem denigrim per tere shqiptaret, per te tere ata qe jetojne e banojne me ndershmeri, dhe per te tere ata qe jane viktima.

    Nuk i intereson askujt ne shqiperi sesa MILION PAUND i kushton ANGLISE mbajtja e AZIL KERKUESVE.

    Nuk i intereson askujt ne shqiperi qe paska FEMRA QE PERDORIN INTERNETIN PER TE USHTRUAR PROSTITUCIONIN,

    Nuk i intereson askujt ne shqiperi qe KRIMINELE SHQIPTARE PASKAN ARDHUR NGA ITALIA NE ANGLI,

    Nuk intereson askujt qe dikush te quhet PENGMARRES kur ne fakt ishte vetem COLI I VOGEL dhe nderkohe nuk u fol fare per HETUESIN DHE SPIUNIN qe ishte nje SHQIPTAR I DENUAR ME PERPARA... miku i M V ne mos kolegu i tij i punes.

    Nuk i intereson askujt qe kryepolicit te Londres i pelqen Futbolli,

    Nuk i intereson askujt bemat kriminale shqiptare, etj etj si keto plehra qe ky person thjeshte i merr neper stacione policie duke shkelur ligjin, dhe prekur interesat e personave qe mund te humbin jeten si pasoje e papergjegjshmerise se tij.

    Shqiptaret kane nevoje te dine qe qytetare shqiptare qe banojne ne emigrim kane hapur bisnese te ligjshme, qe nderojne veten e tyre, qe jane profesore neper universitete, specialiste neper fushat e tyre, dhe qe nuk merren me prostitucion e vrasje.
    Por keto jane shume te veshtira pasi nuk ka sesi nje LAPANJOZ ti njohi, pasi LAPANJOZI njeh vetem sojin e tij.

    Shnet

  2. #2
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    A ka rrejt ky me?
    Se po qe se s'ka rrejt, mos ju hudhni ne fyt kot.
    Prap do fillojm ti bojm makiazh realitetit ne?
    Plus biznesi osh biznes.
    Ja shkrujte
    Kundra rrymes ka hap kafene, ose lavazh a ku e di un ca ka hap.
    Ja dhe shkrujte, Filoni ka maru shkollen.
    Ajo osh gazete mer daj, nuk osh shtylle telefoni ku ngjiten lajmerime.
    Kronika e zeze, shet!
    Pike!
    Mire se te kemi gjetur o Ekonomi e Tregut!!!!!!!!!
    Persa i perket faktit qe nuk i intereson njeriu se femra ne Tirane perdorin internetin per te ushtruar prostitucion, mendoj se gabohesh.
    Si fillim, prostitucioni si plage e shoqerise, na intereson te gjitheve, dhe duhet goditur kudo sa here te ngreje koken.
    Se dyti, te gjithe kemi internet, mire eshte ti dime kto gjona, se mos biem ne kurth si ke Sudja.
    Se treti, po sikur te jene duke ushtruar prostitucion ato pa dijenine e bashkeshortit qe osh ne kafe gjith diten, e kujto se gruja osh tu bo detyra ne internet? Ai ka te drejte ta dije, se nga po dalin leket.
    Nejse, lejeni robin rehat, se kshu filo, dhe dum pavarsi shtypi, po kur pavarsia e shtypit na kafshon ne prapanice, nuk e duam me.
    Pavarsi vetem per te share Nanon ose Berishen!
    Nuk mund te jesh selektiv me pavaresine e shtypit.
    Fakti qe atij i lexohet artikulli, qofte dhe me mllef, tregon qe ai ka ditur ti ndjelle lexuesit.
    It's his job description.
    Ne se ka genjyer, e ajo eshte pune tjeter, po deri tani s'ka dal njeri te thote qe ka genjyer.
    Tung te gjithve!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    MANCISTE- paske nje tironce pak si cale cale per te mos thene e paske marre hua per te treguar moskokecarjen dhe "mendjemadhesine" tuaj.
    E pra nje gazete shqiptare nuk duhet te jete vend publikimi i perkthimeve te artikujve te News of the WORLD apo te te publikimit te thashethemeve te perkthyesve shqiptare qe me vjen keq jane nga me pak profesionalet.
    Nese zoterote flet me aq bindje, atehere te siguroj qe shkrime te tilla bejne qe ajo "lola" qe ushtron profesionin ne internet te perfundoje ne ndonje kazan plenash pa koken mbi supe, faje investigimit te zoterise VELUSHI. A jeta do te thuash ti po jeta kjo eshte por kujdes se po me fyen. Po me ben qe sa here marr ne telefon shtepine time prinderit te me thone" te lutem mos u merr me asgje te paligjshme se CFARE NUK PO DEGJOJME NGA ANGLIA nuk i lexon ti se cfare shkruan gazeta"..
    Ky zotnia qe thu ti te shkruaj se e thashe qe nuk e ndalon askush te shkruaje pacavuret e tij, por e meta eshte tek organet qe pranojne te publikojne cfare ai shkruan.

    CFARE TE INTERESON TY SA KA HARXHU ANGLIA PER TE MBAJTUR AZIL KERKUESIT....dhe pse JEPET INFORMACION I TILLE NE TE NJEJTIN SHKRIM KUR FLITET PER KRIMINALITETIN SHQIPTAR NE ANGLI. PSe nuk shkruan FSHATARI nga SHIJAKU sa JETE, MUND, FLORI, dhe sa gjate i ka shfrytezuar ANGLIA vende si PAKISTANI, INDIA, .. etj...aaaaaaaa ose nuk i intereson ose nuk njeh historine..

    Pse nuk te intereson ty sa HARXHON USA per te mbajtur tere MEKSIKANET e kompani, po te interesoka se sa paska harxhuar anglia.

    Pse nuk te interesoka ty se si e ka ngritur jeten psh dirigjenti i njohur shqiptar ENO KOCO, e intelektuale te tjere shqiptare.

    NE 1920 SHTYPI italian ne itali nuk fliste per mafiozat italiane ne USA packa se ato u kthyen ne ferrin amerikan te atyre viteve.

    Nuk kam degjuar qe dikush te thote qe XHAMAJKANET/RUSET po behen problem , kur ne fakt ato jane problem.

    E kote te flas e te shkruaj me teper se e shikoj qe nga nje ane te futet dhe nga ana tjeter te del. "Mbyll nje brime qe te te ngele brenda"


    Shnet

  4. #4
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Kundra rrymes, pse kaq me urrejtje ti mik?
    Mo me ngadale, mo me ngadale.
    Tashi, a ka rrejt ai apo jo, se sa me intereso mu, mos u mundo te gjykosh per mua.
    A ka shqiptare qe merren me pislliqe?
    A harxhon Anglia per azilkerkuesit?
    Edhe mua me dhemb shpirti kur degjoj se sa harxhon USA per meksikanet e apligjshem, se paret nga xhepi im dalin.
    E keqja eshte qe opinioni i vete shqiptareve nuk po ngrihet kundra atyre qe po na qisin faqen e zeze.
    Te gjithe ne i kemi ne kurriz, si nuk me interesoka?
    Ne duhet te jemi te paret qe ti denoncojme trafikantin, tutorin etj, mashttruesin, se ai qe e kerkon azilin kot, te trivializon (nuk e di llafin shqip) kerkesen tende qe mund ta kesh sagllom.
    Si nuk me interesoka se c'bejne bashkeatdhetaret e mi?
    si e mira si e keqja me intereson, se ne fund te fundit, askush nuk do thote, Kundra rrymes eshte bure i mire, Mancistja eshte mashtures, te gjithe Shqiptare jemi, te gjithe me nje thes do futemi.
    Para se te merreni si komunitet atje ne Angli me gazetarin (asnje shkrim si kam lexuar) qe i nxjerr ne pah keto fenomene negative, duhet te ngriheni e te jeni te paret ti thoni MJAF e NDAL ketyre fenomeneve.
    Ai te pakten po e ngre zerin, ndersa pjesa derrmuese, i njohin mire fare, tutoret, trafikantet etj, por nuk bejne asgje per ti ndaluar, perkundrazi u vene nga mbrapa si lango per i birre a ku e di un.
    He Kundra rrymes, se e di qe dhe vete e kupton qe nga qe s'ke ci ben gomarit i bie samarit.
    A ka genjyer ai, dhe nje here po te pyes, apo jane te verteta ato qe ka shkruar.
    nese jane te verteta, kush je ti qe do ti mbyllesh gojen te vertetes?
    Se c'kane bere Italianet ne 1920, nuk dua tia di fare, po folen apo nuk folen ata, prap pislliqet ngelen, dhe ky eshte thelbi.
    Gazetari sensibilizon opinionin, kjo eshte detyra e tij.
    Se na pelqen ne apo jo, kjo eshte pune tjeter.
    Si thua ti, te mos shkrujne gazetat qe Nano e vodhi ate vend ja mori shpirtin?
    Apo te mos shkrujane gazetat qe korrupzioni e krimi kane arritur permasa te jashtezakonshme?
    SI thua ti, a mbulohet dielli me shoshe?
    Apo jo, te mos ja nxjerrin Nanos, Rames etj, te zezat ne shesh, se kur te marr ne telefon ne Tirane tu them atyre te mive, aman, mos u merrni me pislliqe, se ca nuk po lexojme ne internet e forum etj?
    SI thu ti kundra rrymes?
    Edhe te lutem mos ofendo kot, se as po te ngacmoj e as po te shaj.
    Bojm muhabet si njerez.
    Ca inoti ke ate Veliun mos e qit me mu se s'ta kom per borxh.
    Gjithe te mirat plako, dhe ishalla po e denonco nai tutor ksaj jave.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  5. #5
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Vella une shikoj punen time deri aty ku me cenohet morali dhe e drejta ime. Nuk e njeh realitetin anglez dhe frymen e krijuar ne kete shtet ku cdo NJERI I HUAJ ESHTE ASYLUM SEEKER, dhe se TERE PROBLEMET JANE KRIJUAR NGA AZIL KERKUESIT. Fryma me te cilen ky ISH REFUGJAT shkruan eshte e njejte dhe per te mos thene pjesa me e madhe e tyre jane perkthime te gazetes qe po lufton AZILANTET NEWS OF THE WORLD. Nuk kam asnje problem qe shkrime kundra refugjateve te botohen ne shtypin anglez pasi eshte problem i ketij shteti, por jo te botohen ne shtypin shqiptar, pasi nuk eshte problem shqiptar SISTEMI I EMIGRACIONIT DHE PROBLEMET E KRIMIT NE ANGLI.
    Une nuk kam asnje gje personale me zotin VELUSH por te thashe por ai po hedh nje gur me teper ne kurriz te azil kerkuesve shqiptare te thjeshte. Pas emisioneve "fastastike " te BBC dhe CHANNEL 4, fale investigatoreve te tipit VELUSH( qe per 2 para e bejne te bardhen te zeze) dhe shtypit anglez tani cdo shqiptar ne UK shikohet si TUTOR, TRAFIKANT, VRASES.
    Nuk e di nese e lexuat shkrimin, mbi RREMBIMIN E VICTORIAS ...ku investigator ishte nje PISLLIK SHQIPTAR, si puna e atij VELUSHIT, qe nje hajdut ordiner u paraqit ne tere shtypin anglez dhe mbare boteror si RREMBYES FEMIJESH. Dhe cfare eshte me e bukura per personin qe siguroi filmimet , nuk u fol as edhe nje fjale me e vogel, per ta demaskuar si ish i denuar.
    E pra MANCISTE, publikimi i fakteve sipas interesave te policise, apo qofte te shtypit racist anglez, per mendimin tim nuk duhet te gjeje vend ne nje shtyp shqiptar.

    Kete dua te them dhe se njerez si puna e VELUSHIT i rendojne xhepit tim si taks pagues , por mbi te gjitha i rendojne mbare shqiptareve qe banojne ne UK, dhe qe me ndershmeri punojne dhe jetojne.

    Ja kalofsh mire

  6. #6
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Sa gje e peshtire,nje shqiptar bublikon te dhenat e nje shteti tjeter per shtetasit e tij,Keta sjane as njerez as gazetare,por vetem menaxhere te krimit dhe prostuticionit.Vendi yne duke ardhur nga nje sistem tjeter,pa asnje lek domosdo do te kete dhe probleme te tilla.Po kjo nuk eshte Shqiperia e vertete,Nga shqiperia kane emigruar rreth nje milion vete.Nje pjese e vogel e tyre merren me prostuticion,20-20 mije,po pjesa tjeter?Gazetat shqiptare ne vend qe te puplikojne vlerat me te mira qe ka kombi yne,studenta te afte qe dalin tek 10 me te mirat e shkolles,shqiptare qe kane bere emer ne nje vend tjeter(panvaresisht nga paragjykimi qe ndeshin atje)Shtetas shqiptare qe kane hapur biznese te tyre ne nje vend tjeter.Njerez te thjeshte qe punojne nga mengjesi deri ne darke per te jetuar dhe kursyer dicka me mendje qe nje dite do kthen ne shqiperi,Piktore,Artista,Kengetare,Balerine,futbol lista,shkencetare,etj,etj.Le te tregojme vlerat tona qe kemi per te ndryshuar imazhin tone,te krijuar nga mediat dhe shtypi botes.Desha te beje pyetjen.Cili qe perfitimi nga nje shkrim i tille,Cfare perfitoje shoqeria jone pervec djerseve te ftohta qe na dolen.Une e kam theksuar dhe ne nje shkrim tjeter.Cfare mund te presesh nga nje qe nuk i dihet prejardhja e parave per te ngritur nje gazete.Mos valle jane parate e tutoreve te prostitutave?

  7. #7
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Te pershendes i nderuar per shkrimin qe ke bere por duhet te dime me pare se kush eshte Muhamet Veliu qe shumicen e shkrimeve qe ka bere ne gazeten "albanian mail"ka dashur tia kushtoj ambasadorit sportist.

    Qe ne fillimin e hapjes se kesaj gazete jeteshkurte me shkrime neveritese pa tematiken e duhur me tekste shkel e shko,e duke shkruar kundra shqipetareve, duke kapur pikat me negative te shqipetareve emigrante dhe jo te interesohet te shkruaj per shume shqipetare qe merren ne syrin pozitiv ne londer,por ben te kunderten duke bere martire nje prositute qe nuk eshte me shume se emri qe permenda me siper.

    Nuk po e zgjas me shume se do te jete e mjaftueshme.

    kristali

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet nė Bllog
    17
    Shijaksi-London, a thua gjithe shqiptaret ne Angli merren me prostitucion, krim dhe "rrezikojne shtetin anglez"?!

    Po pres qe te lexoj nje histori suksesi te shqiptareve ne Angli, pasi jam i bindur qe jane shume here me te medha se imazhe te tilla famekeqe.

    Sensacioni vlen per gazetaret qe punojne per TABLLOIDS sic eshte Gazeta Shqiptare, do ta shesi gazeten, por sic mund ta kesh vene re, pasi e lexojne nuk krijojne ndonje respekt te vecante per ate qe e ka shkruajtur.

    Emigrantet shqiptare ne Angli kane cdo te drejte te indinjohen nga shkrime te tilla, qe nuk i gjejne me vetem ne tablloids angleze, por edhe ne ato shqiptare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    budalliqet edhe piselliqet jane shume me te renda sesa suksesi
    kjo praaa sado te behte dikushi nje shqiptare....sado te behet avokat (qe eshte)sado te behet infermiere(qe eshte)e plot gjera te tjera nu ka ne boteeeeee se sa tia kaloje nje pordhnimi,ose nje rrembimi e plot gjera te tjera...
    me e keqia eshte se po ja ben shqiptari shqiptarit...mire te huajt...
    prinderit e mi thone mbaje mire me ate gocen se ken edhe spiunon ne social ose dss se punon etj...shqiptari ka frike nga shqiptare ne angli..se ketu i vetmi hobby qe kane eshte ti bej keq tjeterit.sh.pak njerez shikojne rrugen e tyre...shume pakkkkkk....
    duke filluar nga Nano qe ka firmosur qe shqiperia eshte e sigurte edhe cdo refugjat te kthehet...edhe duke mbaruar...tek perkthysi qe i thote anglezit...(per mendimin tim ai/ajo per genjen)kujto se po i nxjer parate nga xhepi i saj/tij....
    muahhh pucii all
    How can she fall, if there is no one there to catch her

Tema tė Ngjashme

  1. "RTL", dokumentar paparacit shqiptar tė Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 07:30
  2. Cenolli, Bartezi shqiptar i Londrės
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2005, 23:34
  3. Ledina ndez shqiptarėt e Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-05-2005, 12:24
  4. Bien nė kurth falsifikatorėt shqiptarė tė Londrės !!
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 03:16
  5. Lajme nga Anglia
    Nga kundraRRYMES nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 24-03-2005, 18:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •