Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Post Zoti, Mekatet Dhe Mrekullia

    ZOTI MEKATET DHE MREKULLIA

    -Zot, tė ndiej, ti je thellė, nėn tokė, kur unė ec shpengueshėm ti kėrcet. Tė ndiej zot kur kapėrcen shkretėtirėn e Saharasė pėr tu hedhur nė majat e himalajave, duke mė treguar mua pasqyrat e jetės, rėrat dhe akujt ku rrėshkas dhe zhytem subjektivisht. Zot, trembem kur tė shoh nė guva mesjete, zemėrthyer, tė xhindosur, tek merr frymė me tėrbim brenda shpellave tė zeza, hone errėsirash, ku ajri humbet pėr njė cast brenda frymėmarrjes tėnde, e pastaj turfullon dhunshėm prej tė carave tė hundėve tė tua. Tė shoh Zot, atje, nė qiell, ku gjėmime tė pangopshme blatojnė njė vorbull tė paduruar pesimizmi, e ia derdhin si katran botės, njerėzve poshtė. Po tani zot, tė mallkoj tė heshtėsh pėr njė cast, tė heshtėsh dhe si unė tė dėgjosh, e nėse s'ke durim, tė urdhėroj pėr kėtė, pasi TI, Zot, kur vret njė njeri, ke gjithmonė njė besimtar mė pak…
    -Pse?!
    Anxhela e vogėl, prej kohėsh mėsoi tė udhėtojė me bicikletė. Edhe atė ditė po udhėtonte mbi tė njėjtin mjet, kur pa dėshirėn e saj u ndje nė krahėt e erės, u gėnjye prej saj dhe humbi idenė e kohės, i rrahu pedalet pak mė shpejt se herėt e tjera dhe kur u gjend nė njė buzė tė rrugės qė zbriste thikė nė autostradė, nuk pati kohė as qė tė klithte. E ndjera e gėnjyer nga lodrat e pranverės dhe pėshpėritjet e fluturave, filloi njė udhėtim skėterrė, me shpejtėsinė nė njė kostante tė pandalshme, e mjaftoi njė gur i vogėl qė ajo tė humbte ekuilibrin, mė pas tė ngatėrrohej gjatė rėnies brutale nė telat e bicikletės, pastaj tė thyente kėmbėt, duart, hundėn, tė cirrte veshjen menjėherė pas thyerjes sė qafės, gjatė urinimit impulsiv (tė pandjeshėm), e tė binte mbi autostradė jo si njė vogėlushe e hijshme, 9 vjecare, me kordele e bishtaleca tė lidhura magjishėm, por si njė mostėr qė tė kallte frikė. U ngatėrrova, pasi pėrkufizimi mostėr ėshtė pėr qėniet e gjalla, e jo pėr shpirtra tashmė tė larguar nga kjo botė. Po, pas rrugės qė lidhte kodrėn ku banonte Anxhela e shumė shoqe tė saj, me autostradėn poshtė, ajo e ndjeu asfaltin ku shkelnin makinat jo si njeri-po si njė copė mish, jo e gjallė, por e vdekur. E pėr mė tepėr ndjeu kur mbi tė shkeli njė kamion qė transportonte veshmbathje fėmijėsh, e qė e dizintegroi nga cdo copė njeriu.
    -Pse zot, i lė njerėzit tė vdesin e i shtyn tė vuajnė edhe pas vdekjes? Unė tė shoh ty, kur vjen drejt meje si njė shi i tėrbuar, mė depėrton nė trup, nė mish, nė sy, nė mendje, mė infekton dhe kėnaqesh kur ndihesh padron i tė gjitha sekreteve tė mia. E pastaj, pas shiut, si ti largohesh, unė dridhem, kam ftohtė, pas ikjes tėnde nuk jam ai i mė parshmi, ti vjedh dicka tek unė. Po cfarė, Zot?!!!
    Altin D. lindi brenda njė dite, kur ti e binde pėr tė tė sfiduar ty, e ai si heretiku mė i madh, u bind, transformoi duart nė pllaka tė akullta, tė hekurta, me tė cilat goditi pėrvajshėm 27 herė mbi fytyrėn e nėnės. Pastaj, kur ndjeu se ujėrat ishin turbulluar e ai duhej tė notonte pėr tė mbijetuar mbi to, priti nė qetėsi me nėnėn e vdekur arritjen e babait. ky i fundit i dehur, nuk e kuptoi sakatimin jetėsor me kėmbėzėn e drunjttė tė divanit, qė kishte nisur tė lėvizte e tė shkolitej kur ti, Altin D, nėn mungesėn e prindėrve tė tu, vite mė parė, kėrceje si i marrė mbi tė e shfryje dufin mėngjesor.

    * * *
    Gjithcka filloi kot, nė njė mėnyrė tė pahijshme, tė turpshme do tė thoja. Prej shumė kohėsh mė parė, kur fėmijėria ime nuk ngjan aspak sot me njė portret fytyrėdjegur nga dielli, me qime tė egra, tė pabindura, tė ngatėrruara e tė shpėrhapura nė krejt lėkurėn e fytyrės, sollėn afėr banesės sime njė njeri, qė e lidhėn, i gozhduan kėmbėt dhe i nxorrėn njėrin sy (tė majtin, nėse nuk gaboj), pastaj e fshikulluan me poshtėrsi nė cdo cep tė trupit. E lanė ashtu, tė zhveshur, me gjysėm fije jetė, dhe kėrcėnuan me vdekje kėdo qė do tė afrohej, apo do ta mėshironte para se tė vinin tė merrnin trupin e tyre ata.
    Ditėn tjetėr, kur nga njeriu i gozhduar kishte rrjedhur njė pellg gjaku prej ku ai me aq shpirt jetė sa kishte, shihte zgavrėn e syrit tė nxjerrė, iu vėrtitėn disa fėmijė batakcinj, tė prapė, rrugacė, si unė. Ata mbanin nė dorė fije kashte, iu ngjitėn mbi krye atij njeriu dhe i toturuan syrin, derisa e bindėn tė ulėrinte, tė thante edhe atė pak fije shpirt tė mbetur. Atė moment erdhėn sėrish burrat qė e katandisėn nė atė gjendje, e si panė lodrat e fėmijėve, por dhe ulėrimėn e atij, qeshėn, qeshėn me tė madhe, u mbushėn duart me karamele fėmijėve e i thanė tė vazhdonin lodrėn e tyre.
    Si u larguan, ndjeva njė therrje tė brendshme, me njė emocion qė mė dridhte shikimin rrėmbeva njė thupėr tė hollė e si i marrė u turra ndėr fėmijėt, duke fshikėlluar me tėrbim atė qė mė dilte para. Sheshi u zbraz, pasi menduan se unė kisha rėnė pre e sėmundjes sime.
    I afrohem atij gjysėm njeriu, e me njė bindje qė buronte prej meje, i them:
    -Si ndihesh?
    S'flet dot, por unė i lag buzėt me ujė, tė cilin e marr nga kovat e nxjerra nė shesh tė shtėpisė sime. Era e ujit e bind tė celė syrin tjetėr, burri mė sheh turbull, pastaj mė lėshon njė buzėqeshje tė vakėt, si njė premtim pėr t'u takuar nė botėn tjetėr. Nuk flet, por dhimbja nė fytyrėn e tij,s'ėshtė vecse njė gojė e madhe, qė mė lutet pėrbindshėm t'i qėndroj pranė.
    Duke ndjerė figurėn e tij prej gringoje, e duke parė te ai monumentin e zi tė atij qė ka bėrė shumė keq, i pėshpėris:
    -Mos u mėrzit, m'ė jep mua njė pjesė tė mėkateve tė tua, t'i dėboj prej shpirtit tėnd. Do lehtėsohesh mė tepėr. Pastaj tek unė do tė vinė demonėt, qė do mė ngrejnė nė ajėr, do mė shtrydhin e torutrojnė derisa tė marrin mėkatet e tė ikin bashkė me to. Si thua?
    Fola, i bindur se fjala ime ishte ngushėllim i fundit pėr atė njeri nė varr. Por fatkeqėsisht gropa nė syrin e tij nisi tė kullojė mė tepėr,ai u pre, ajri u nxeh aq shumė, thuajse po ndodhte dicka e jashtėzakonshme. Nga zagushia, frika, por edhe krupa e neveria qė m'u mblodhėn pėrbrenda, ndjeva krizėn, epilepsia mė corri organet. Kėshtu, shtrembėrova fytyrėn, ndjeva bllokimin e muskujve, e si rreckė pa vlerė u pėrplasa nė ajėr, nė tokė, derisa u gjakosa keqas. Klitha, por zėri im shėmtirė s'i bėri pėrshtypje askujt, pėrvecse tė lidhurit pranė meje. Pashė njė tjetėr njeri qė po pėrpiqej t'i shkulej trupit tim, ndjeva shpėrthimin e dhimbjeve, sėmbimet brenda meje, dėgjova brohoritjet e kambanave netėve tė festave, e sė fundi, thuajse u mbyta nga vėrshimi i shkumės, i durimit tim, prej gojės, hundės. U zbardha i gjithi, i gjakosur nuk prita tė shihja se si ishte rigjallėruar i plagosuri, por fjeta, e ndenja nė gjumė derisa erdhėn e mė morėn.

    * * *
    Edhe atė erdhėn dhe e morėn. Por kėsaj rradhe jo ata qė e torturuan, por shokė tė tij. Si u shua pak jehona e ngjarjes, qyteti u turbullua nga rrėmuja pa fund e pa anė. Tė vdekurit mbushnin dita nė ditė kazanet e plehrave. E njėjta fatkeqėsi plasi nė lagjjen ku jetoja unė, ku fėmijė, rrugacė e shokė tė mi, u gjetėn tė varur, tė zhveshur, rresht, njėri pas tjetrit.. ashtu, me diellin qė i fshikullonte nga tė gjitha anėt, ata ngjanin tamam si skelete macesh tė ngordhura. Por s'mjaftoi kjo, por trazira u shpėrnda nė tė gjithė vendin, u organizua njė revolucion edhe mė i madh se ai qė dėshtoi, e brenda disa javėsh, televizionet e huaja qarkulluan zėrin se nė Amerikėn e Jugut kishte lindur njė diktaturė, e re, e egėr, prijės i sė cilės ishte njė gjeneral vendas, i verbuar nga syri i majtė.
    Rrokullima e ngjarjeve solli para derės sime dhjetė xhipe ushtarake. Mė morėn, mė tėrhoqėn zvarrė e mė cuan nė njė pallat, ku mė priste ai, njeriu me njė sy. I ripėrtėritur jo tėrėsisht, mė futi nė njė dhomė tė vecante, gjysmėerrėsirė, mė uli pėrtokė e pa mė falenderuar pėr ndihmėn qė i dhashė tha:
    -Kam nevojė tė marrėsh njė pjesė tė mėkateve tė mia. Merri, janė mėkate perandorėsh. Shoh shumė ėndrra, e ndjej mjaft dhimbje brenda…
    U tremba nga fjalėt e tij, i thashė se vec i kisha dhėnė kurajo me ato fjalė ditėt e mėparshme. Nuk mė besoi. Hoqi njėrėn fasho e mė afroi ngjitur me fytyrėn syrin e tij, pėr tė pritur efektin e sėmundjes sime qė kujtonte sse do sillte shėrimin e tij. Asgjė, pėrvecse njė ere tė kalbur qė mbushi dhomėn. Pas kėsaj, ai rrėmbeu njė thupėr tė drunjtė, mė enjti me tė goditura tė pamėshirshme ku mė dhimbte e ku mė digjte. Vazhdoi derisa sėmundja ime kėrceu rrufeshėm, iu vėrsul atij dhe i mori jo tė tėra, por vetėm njė pjesė tė mėkateve. Pastaj demonėt e lindur prej saj u zhdukėn. Diktatori i ri mė mbushi duart me para, i lehtėsuar, e mė dha njė shkelm prapanicės duke mė zbuar prej pallatit me dashuri, por me trajtimin e njė rrugaci tė vogėl qė meritoja tė kisha.

    * * *

    -Karlitoja dėshiron tė tė takojė.
    Kur ndjeva atė emėr u mblodha sa njė grusht, nuk fola, por bėra sikur s'dėgjova zė.
    -Ka dėshirė tė pėrgatitė njė seancė me ty…Ti e kupton…
    Metali i pistoletės ishte ai qė mė solli ndėr vete e mė detyroi natyrshėm tė thoshja:
    -Nisemi!
    Gjithė rrugės sytė i fiksoja nė pika malesh ku qielli i hipte sipėr tokės e nė mėnyrėn mė vulgare lindte horizontin e pamatė pėr sytė e njerėzve. ndihesha i lodhur, e mbi tė gjitha shihja se si dita-ditės po prishej harmonia me shpirtin tim, qėnien time.
    -Mirėseardhėt, Emiljano!-tha duke mė shtrirė dorėn njė burrė me uniformė ushtarake. U drodha. Hija e tij ishte mė e fuqishmja qė kisha parė ndonjėherė. Zėrat thoshin se do tė vinte nė pushtet, e megjithatė ja ku ishte, i strukur mes maleve, duke pritur rastin.
    -Kam dėgjuar tė flitet mjaft pėr ju. Sa nė Evropė, mes nazistėve tė brerė nga ndėrgjegjja, aq edhe nė Afrikė, nė Indi, Kinė, kudo tjetėr. Gėzoni famė e reputacion tė shenjtė. Jam i kėnaqur qė iu njoha.
    Sigurisht ky personazh u drejtohej udhėtimeve tė mia.
    -Legjenda juaj lindi nė kėtė vend, e kėtu duhet tė mbetet,-tha, e qeshi me simpati ai. U tremba nga ajo e qeshur. Po fjalėt, cdo tė thoshin vallė?
    -Gjatė kėtyre 15 vjetėve mbani mbi vete mjaft mėkate. E megjithatė ne e kemi dicka tė pėrbashkėt…:sėmundjen!
    Vėrtet Karlitoja ishte i dobėt nė fytyrė, kishte shenja tė ngjashme me tė miat, hije, tjetėrsim tė zėrit…
    -Kam grumbulluar masakrat e cifutėve, djegiet e gjalla tė njerėzve, dėgjoj akoma klithma tė pafajshme, tė kapura nė cark, qė pėrpiqen mė kot e besojnė nė ekstazėn shėrimndjellėse tė forcave tė mbinatyrshme. Tė lutem Karlito, lėmė mėnjanė gjėrat fallco e buzėqeshjet elegante: ti je njė kolonel, por unė jam i ngopur, e s'marr dot mė mėkatet e tua.
    -E pėrkundrazi, ky nuk ėshtė qėllimi im kryesor, buzėqeshi koloneli.
    Pas kėsaj ai pėrsėriti refrenin e torturave qė do tė kryente ndaj meje derisa tė bindesha. Kėtė refren e kisha dėgjuar edhe herė tė tjera ndaj e prita nė heshtje. Tė paktėn tė bėja Pazar mbi cmimin qė do merrja pėr larjen e ndėrgjegjies sė kėtij derri:
    -Emiljano! Ėngjėlli i shpirtrave tė vrarė, mbledhėsi i mėkateve, purifikuesi i kriminelėve…E dini se c'pėrfaqsoni pėr kėtė vend, pėr shtresat e varfra, pėr fėmijėt jetimė, qė vdesin pėrditė, pėr ata qė vrasin pėr pasion, pėr nevojė, pėr detyrė? Gjithcka! Ju jeni hendeku i mėtejshėm mes jetės e vdekjes. Jeni njė lundėrtar qė coni shpresė, dritė, nė honet e ferrit, tė shpirtrave pa shėrim. E dini vėrtet, se me gjithė budallėkun e kėtij fakti, njerėzit kanė njė ndėrgjegjėsim absurd: Ata besojnė, dhe kanė tė drejtė pėr kėtė derisa vetė mrekullia numėr njė e njerėzimit, Krishti i Amerikės latine ka lindur kėtu, nė kėtė vend…A mė kuptoni?
    U kapa nė befasi nga ai. Thashė:
    -Keni tė drejtė, por e shihni lėkurėn time, ajo s'mban mė erė njeriu, ėshtė vecse njė fundėrrinė mėkatesh, ashtu sikurse dhe pjesa tjetėr e trupit. Ndaj, kolonel, sot dua tė them mjaft: nuk marr pėrsipėr tė ble mėkate tė tjera. E fundit fare, kam pėr tė kėrkuar mbi cdo mėkat njė taksė tė lartė, aq tė lartė sa dhe ju e zemėrgjerėsia juaj nuk do tė jenė tė gatshme ta plotėsojnė dot.
    Karlitoja qeshi:
    -Je i zgjuar, fati tė ka bėrė matrapaz me gjėra tė shenjta. E di pse je kėtu? Revolucioni im ka dėshtuar qė nė princip, njerėzit nuk janė tė gjithė Ce Guevara e komandantė tė tjerė, heronj. Ata merren aq shumė me problemet e vogla, sa kanė harruar rrugėzgjidhjen e jetės. Veset e fėlliqura i pengojnė pėr kėtė, qeveria e korruptuar i stimulon, droga i bėn tė ndihen miljonerė, kurse unė sot jam pa pėrkrahje politike e financiare. Por mbi tė gjitha ata kanė njė mikrob, ky mikrob lindi prej teje: Socializmi nuk egziston tek ta, pasi kėta njerėz besojnė, ėndėrrojnė mrekulli, tė shohin ty si njė personalitet divin, qė kur tė teket vjen e merr mėkatet e tyre.
    Tani, me gjithė zgjuarsinė tėnde, mė trego, s'i mund tė rrėzohet kjo piramidė false, ndjenjash e vesesh, qė i mundon tė gjithė? Mjaft thjesht, duke hequr atė mė elementaren: shkallėn e parė-besimin…
    Koloneli qeshi, qeshi, por zgėrdhitja e tij mė ngjalli njė mundim tė brendshėm. C'kėrkonte ky njeri?
    -Nėse mė provokon tė luaj me cmimin, e ke kot, kam hequr dorė nga mbledhja e mėkateve, tė thashė…
    -Po rrėshket, i dashur mik…Unė do tė vras ty, e vdekja jote do tė zgjidhė pėrfundimisht problemin tim. Njerėzit do tė tėrbohen, do tė kuptojnė se besimi i tyre nuk ėshtė i pathyeshėm, do tė binden se tė gjitha tentativat janė tė kota, fėmijėt qė lindin njė ditė do tė vdesin, ose do t'i vrasin pikėrisht ata prindėrit e tyre. Me njė fjalė, ti nga legjendė do shndėrrohesh nė mit, mbase nė shenjtor; falė teje do lindė revolucioni, qė do mė ngjitė mua nė njė betejė tė pėrgjakshme tė sė drejtės, me kapitalizmin botėror…Por, para se tė fillojnė ngritjen e lavdisė sonė, le tė pimė njėherė…-tha kėshtu e mė shkeli syrin.
    U binda se do tė vdes.
    -Mund tė mos besosh, por unė realisht jam i shenjtė. Tani e di qė nuk do thyhesh nga moralizimi im, por tė premtoj se mėkatet e deritanishme, bashkė me kėtė tė fundit tė vdekjes sime, do tė tė fanepsen nė ėndėrr, cdo ditė, njėri pas tjetrit, derisa tė tė tretin nė gjumė, por jo vetėm trupin, madje atė s'do ta trazojnė fare, por shpirtin, me atė do merren e do ta ekzekutojnė.
    Heshta. Ula sytė pėrtokė e prita, pėr shumė kohė.
    Koleneli Karlito, pėrballė meje, i heshtur edhe ai, kėrceu i egėr, e ulėriu:
    -Mirė, pėr tė tė bėrė qejfin po porosis njė temjan. Dėshira jote e fundit do tė ketė tė bėjė me faljen e mėkateve tė mia. Ti do t'i marrėsh ato, tė gjitha, e mua do tė mė mbetet vetėm imazhi yt, ti, kur tė tė therr me duart e mia si njė shqerrė. Ty, le tė tė shoh pėrnatė nė ėndėrr…Nuk tė ngopem dot,-tha me njė urrejtje tė pafshehur, disi i qetėsuar.
    Porositi njė temjan, mė tej ndezi rreth e rrotull pishtarė tė lartė, qė turbulluan ajrin.
    -Fillo,-tha.
    Unė s'lėviza, e ai urdhėroi tė sillnin thupra. Legjenda ime ishte shoqėruar edhe me hijen e tyre. Mė goditi. Nuk bėra zė. Mė goditi fort, fort, edhe kur unė ndjeva sėmundjen pranė mė goditi, edhe kur mė kapi sėmundja mė goditi, mė gjakosi, mė hoqi lėkurėn vende vende.
    Pastaj,u ul pėrballė meje, me mendje po thoshte mėkatet qė m'i pėrcillte, numėronte tė vrarėt, ata qė kishin vdekur nga dora ose trillet e tij. Pėr njė moment u ngatėrrua, i shqetėsuar filloi numėrimin nga fillimi, duke lėvizur edhe buzėt. Dėgjoja emra, vende, njerėz, pastaj mallkime, sharje, Karlitoja s'e kishte mendjen nga unė, numėronte. Me njė marifet tė vecantė, nxora e shtrėngova njė qeskė nė dorė. Pastaj, falė eksperiencės sime si mbledhės mėkatesh, atėherė kur lexova tmerrin nė qėnien e Karlitos, e ndjeva mėkatin mė tė madh, atė qė e trembte mė shumė, e me njė zė varri i thashė:
    Ndal! Ndal Karlito, ndal!
    -C'pate, mė tha ky,- i mbledhur kruspull, si hije, i trembur nė kulm.
    -E kalove masėn. Mėkatin e fundin mbaje vetė, tė takon ty, unė u mbusha plot.
    -Jo, mė jep njė mėkat tjetėr, por tė lutem, vetėm kėtė merre,-ulėriu ai nėn kėmbėt e mija.-Nuk e duroj dot nėnėn time tė vdekur prej meje. Nuk…-tha i xhindosur, i bllokuar, i mavjosur.
    -S'kam c'tė bėj…S'tė mbetet vecse tė mė vrasėsh. Ky mėkat do tė tė shoqėrojė pėr jetė.
    -Jo,-ulėriu Karlitoja. Gjej njė zgjidhje,, tė lutem…
    -Mirė Karlito, mirė, qetėsohu mė parė,-i thashė unė me ėmbėlsi, jo sikur kisha para njeriu qė do mė therrte si njė shqerrė.-Fillimisht bėj njė lutje me shkrim pėr ata lart, pėr qiellin e Zotin, qė tė pranojnė kėtė mėkat tėndin…Firmos kėtu,-i thashė duke i treguar njė copė kartė qė e kisha rastėsisht.
    Si i tėrbuar Karlitoja e rrėmbeu atė prej meje, firmosi, e priti nė heshtje, kurse unė nė padurim ekstaze e sėmundjeje klitha:
    -Mė nė fund…Ja njeriu qė firmosi tė marrė tė gjitha mėkatet e mia. Mė nė fund do fle i qetė. Mė nė fund nuk do dėgjoj klithje, qarje fėmijėsh, ankime shpirtrash e shkelje hijesh, natėn. Karlito, u mashtrove, firmose pėrjetėsisht egzistencėn tėnde,-i ulėrija, duke i ngjedhur nė fytyrė copėn e letrės, me firmėn, njė letėr ku s'ishte shkruar asgjė, njė letėr e bardhė.
    Ai e rrėmbeu, me sytė e turbulluar, tė zjerrė, bėri sikur e pa pastaj e grisi, e bėri copash dhe e hėngri. U plas nė gjunjė e qau. Ulėriu nė tė tė qarė, pastaj fokusoi pėrreth cdo mėkat tė vetin, ndjeu kufomat e njerėzve tė vdekur rreth e pėrqark tij.
    -Nėnė, Tonino, Maks,…-pastaj lehu si qen, mė tej klithi si njė fėmijė i torturuar pėr tė ngrėnė. E lashė ashtu, nė njė krizė tė fortė epilepsie, e dola nga ai pallat si njė perėndi, ku asnjė nga ndihmėsit e Karlitos nuk u afrua, apo mė tha gjė.
    -Ėshtė i mallkuar,-u thashė njerėzve tė tij, dhe ata nėn shėmbullin tim u larguan. Atė mbrėmje, ndėrsa unė endesha pyjeve me netėt e gjata verore, nė rezidencėn e fshehtė tė tij Karlitoja dha fund, nėn kriza tė fuqishme epilepsie qė i morėn frymėn pa mėshirė. Qė atė ditė, i dhashė fund legjendės sime. Kisha edhe unė mėkatet e mia pėr tė larė, por mbi tė gjitha, nuk funksiononte mė mekanizmi epileptik, sėmundja ishte zhdukur, e pa tė mrekullia nė sytė e njerėzve bėhej mė e rrallė, mė e zbehtė, ngjante si njė mashtrim i bukur, por gjithsesi jo mashtrim hyjnor…

    * * *

    Mėkatet janė krijuar pėr njerėzit, e Zoti ėshtė krijuar pėr tė falur mėkatet e tyre. Mė ndje o Zot, qė sot, nuk do tė mėkatoj mė…
    ERIS RUSI

  2. #2
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    shume bukur, e lexova me goje hapur.
    mund te behet fare mire bethama e nje tregimi ose romani.
    keshtu sic ishte dukej pak si ne ajer, pa koordinata si te thuash.
    Per mendimin tim ka nevoje per ca konture dhe behet e perkryer.
    urime edhe njehere!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Zoti, mekatet dhe mrekullia eshte nje tregim ne vetvete, ben pjese ne nje permbledhje me tregime, pikerisht ne librin tim te fundit. Cilesi dalluese e imja, eshte qe berthama e ngurte qe kerkohet ne nje tregim,ze pak vend, e plotesohet nga shtresa ajri, qe te krijojne iluzionin e mbeshtetjes se kembes e te shtyjne te rrokullisesh ne hapsire. Mendimesh, kuptohet. Falemeniderit per leximin!
    ERIS RUSI

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    E lexova me gojė mbyllur nga frika se mos mė dilte shpirti. I shtrėngova dhėmbėt aq fort sa tani po mė dhėmb nofulla.

    Faleminderit!
    Edi

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    ishte nje nga komplimentat me te bukura qe me jane bere. faleminderit...kurse koka ime jeton nje zhurme te papare, e une festoj ditelindje binjakesh duke u kthyer ne stade ku njeriu nuk njeh veten e tij. so, i am drunk.
    ERIS RUSI

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    une s'po di c'te te them

    kam ngelur e mahnitur nga fantazia jote dhe ideja e dhenie-marrjes se mekateve.
    p.s... nuk e di kush je dhe sa i njohur je, po kam nje ndjesi se mund te behesh.
    te pershendes pa ta ngaterruar me shume mendimin.ah! nje pyetje: a merr leje te zakonshme ne vere ky i fundit( mendimi) apo te ka ikur prej duarsh?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Ej dreqin, ndoshta ka erdhur momenti qe urimi i nje te panjohure te merret seriozisht nga ata qe rrine lart, e me shohin duarkryq, pa bere gje!
    P.S. Koken ma ka vene ne vend me zor kete vere, e une i gjori nuk po reagoj, pres qe kur te tjeret te flene, per inat te tyre t'i le te lire mendimet, te clodhen a te marrohen(bejne c'te duan ata), derisa te ngaterrohen ne hapa te numeruar gabim, e te terhiqen pas rastesise.
    ERIS RUSI

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    nga buna sot del

    perseri nje buzeqeshje

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Cila fytyre eshte buzeqeshja, e para apo e dyta?!
    ERIS RUSI

Tema tė Ngjashme

  1. Mrekullia e Pashkės - Flaka e Shenjtė e Jeruzalemit
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 16-04-2023, 03:45
  2. Rrėfimi dhe Kungimi i duhur
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-12-2012, 23:27
  3. Sakramentet ne Kishen katolike
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2009, 12:42
  4. SAKRAMENTET - Ne Kishen e Krishtit!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 01:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •