Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Pretendencat e Greqise per Shqiperine e Jugut

    Ajo qe me ka irrituar gjithmone me kete ceshtje eshte hipokrizia e paturpshme e te ashtuquajtureve "vorio ipiriote", por qe per mua jane shqiptare, duan s'duan ata, me ndergjegje shqiptare dhe gjak shqiptar ne vena.

    Ne Greqi eshte bere nje diskutim i gjere publik per ketee teme, qe ka zgjatur me vite te tera dhe qe ka per qellim te mos e lere temen e "epirit te veriut" -Shqiperise se Jugut dmth- te harohet dhe te kaloje ne hambarin e historise.

    Te dashur forumiste, kjo ceshtje eshte pasoje e presionit qe bejne grupet ekstremiste ultranacionaliste qe ne Greqine "Europiane" luajne akoma nje rol paresor. Le te mos harrojme ketu as Nikolla Gejxh, te lobit grek ne Washington.

    Shqiptaret e Jugut (se s'ma nxe goja tu them vorioipirote, s'ma le ndergjegja ime) duke pare qe s'beheshin te afrueshem nga popullsia vendese, gjeten nje menyre , duke thene qe ishin nga vorioipiri, per te siguruar pune dhe per te mbijetuar. Shume prej tyre kur vijne ne Shqiperi thone qe jemi shqiptare, kurse ketu shqafin nje fytyre krejt tjeter, hipokrizia ne kulmin e saj dmth.

    Ata s'e kane kuptuar se ne ate menyre po luajne rolin e nje asi ne doren e politikes greke, dhe s'kane se si ta kuptojne, pasi shume prej tyre as qe kane mbaruar filloren, dhe e vetmja gje qe u intereson eshte puna/leku/shtepia. Eshte e natyrshme. Per ta eshte ceshtje mbijetese. Ajo qe mua me duket akoma e pabesueshme eshte qendrimi i shtetit shqiptar ndaj ketij fenomeni. Indiferentizmi i tij, i cili demton interesat shqioptare afatgjata, dhe i jep nje avantazh Greqise qe, nepermjet ketyre shqiptareve te manipuluar, mund te rikerkoje pas jo shume por 20 vjetesh Shqiperine e Jugut , si toke te saj te populluar me popullsi "greke".

    Kjo vertetetohet akoma me teper mbas nje drafti te ligjit qe po kalon kete vere nga parlamenti grek, ku te gjithe vorioipiriotet do marrin nenshtetesi greke si nenshtetesi te dyte, gje qe ben qarte vazhdimin e politikes se asimilimit te ketyre gjynafqareve te cilet, shteti ame, ai shqiptar, i braktisi ne meshiren e fatit, dhe qe jane bere arme ne duart e qarqeve ultranacionaliste greke.

    Gjithashtu nepermjet nje politike kuptimplote qe s'lejon asnje vend per te dyshuar, qeveria greke njekohesisht deklaroi, nepermjet zedhenesit te saj ne mediat publike, qe te gjithe ata Shqiptare te Jugut (ata i quajne vorioipiritote) qe deshirojne te kthehen ne shtepite e tyre do tu jepet ndihme financiare nga shteti grek , qofte ne formen e kredive bankare per ndertim shtepish apo subjekteve tregtare, qofte ne formen e uljes se doganes qe do paguajne per mallrat e tyre ne rast tregtie.Le te kujtojme ketu qe Shqiperia dhe Greqia kane nenshkruar nje marrveshjeje dypaleshe ne baze te se ciles shteti grek pranon qe s'egziston ceshtje e Vorioipirit ,por vetem ceshtje e pakicave greke ne Shqiperine e Jugut, gje kjo qe u pranua dhe nga Shqiperia duke njohur 300.000 "greke" te Jugut. E vura ne thonjeza pasi si te tille njihen te gjithe ata qe mund te deklarojne greke (kjo ne baze te konventave nderkombetare, dhe me sakte te asaj te Berlinit ne mos gaboj) dhe qe e vertetojne qofte dhe minimalisht. Minimalisht dmth nese sjell nje certifikatete nje gjyshes tende qe vajti ne Selanik dhe vdiq aty..psh.
    Kujdes: shteti grek nga njera ane s'i quan zyrtarisht vorioipirote, ne baze te konventes te nenshkruar me Shqiperine, nga ana tjeter drafti qe po kalon keto dite ne Parlamentin grek - te cilin e kam te plote ne greqisht - thote qe jepet kombesi e dyfishte per vorioipirotet! Dmth ne menyre te terthorte ata kurre s;'jane terhequr nga synimet e tyre per te marre mbrapsht ate qe e quajne si toke te tyre, Jugun Shqiptar ne nje te ardhme jo dhe aq te larget.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    28
    Mund te jet nder problemet qe do ti behet ferr Shqiperise dhe shqiptarve ky pretendim i pashembullt i /miqeve tan historik/.
    Hapur fare dhe ne mes te dites provokacionet greke jan te penimerta.Me shqeteson shum dhe fakti se ka shum njerz mes nesh qe punojne nen rogoz.
    Ndoshta eshte koha qe qeveria te filloj te reagoj por dhe secili nga ne te mos jet indiferent ndaj ketij =invazioni= te paskrupullt.
    Meni

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    61
    Kete artikullin e mora sot ne nje nga gazetat e greqise "katherimi" qe eshte ne anglisht. Nuk e lexoj ate rregullisht por ngaqe shkoj ne google dhe shtyp ALBANIA per lajme, aty pava edhe kete artikull.

    Per mendimin tim ketu ka dy gjera,

    1) ose keta greket jane shum te zgjuar dhe genjejne duke thene se shqiptaret e jugut ju kane quar nje leter autoriteteve greke dhe e perdorin ate qe tja mbushin mendjen botes qe greqia te nderhyjne ne kete qeshtje se sben sepse "njerezit po vuajne" ose

    2) Vertete shqiptaret e jugut ja kane quar kete leter sepse nuk duan qe te jene me shqipetare (sepse shqiperia eshte e varfer dhe greqia e pasur) dhe ngaqe te jesh "qytetar europian" ju duket shume e lakimshme per mundesite e udhetimit te lire etj.

    Me poshte po shkruaj edhe kete artikullin e vogel!

    Dual citizenship

    The Greek government must ensure that Albania will fully and irrevocably accept the dual citizenship status of ethnic Greeks living there, groups representing ethnic Greeks living in Albania stressed in a letter to Foreign Minister George Papandreou yesterday. Interior Minister Costas Skandalidis last month got the go-ahead to begin talks with Albania aimed at allowing the country’s ethnic Greeks to hold dual citizenship.

    A ka menyre me te drejte qe greket te thone se e duam shqiperine e jugut dhe kaq! Plani i tyre duket sikur "Tani po ju japim pashaporte edhe greke edhe shqiptare (sa tja mbyllim gojen politikaneve shqiptare) dhe me vone, kur te filloje nje trazire ne shqiperi, (sepse keto jane si kripa ne det per kete vend) greket fusin ushtrine e tyre deri afer shqiperise se mesme dhe ajo pjese tashme quhet greqi!" Per mendimin tim, nuk duhet te jesh politikan fare te kuptosh kaq shume............(poshte greqia, rrofte shqiperia e bashkuar)
    Sx to everyone will do good in their malnurished lives

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    61
    Lexojeni vete nese doni, ja ku eshte linku:

    http://www.ekathimerini.com/4dcgi/_w.../07/2003_32465
    Sx to everyone will do good in their malnurished lives

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Përshtypjet e turistëve të huaj për Shqipërinë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-08-2005, 18:22
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2003, 05:39
  5. Nicolas Gage: Nje person i padeshiruar viziton Tiranen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •