Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Prape Mashtrim Vlores

    Zenepe Luka

    Kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano zbriti dje ne qytetin e Vlores, per te marre mbeshtetjen e konfirmimin e socialisteve vlonjate, se ata jane krah tij edhe ne keto zgjedhje e kete kongres zgjedhor te Partise Socialiste. Nano shkoi I pergatitur ne qytetin bregdetar turistik. Me nje shpure ministrash, pjesen e pare te dites e kaloi vetem me prerje shiritash. Keshtu pershembull, per te treten here u inagurua porti i Jahteve ne Orikum. Fillimin e punimeve e ka inaguruar ishkryeministri Ilir Meta, me pas ishkryeministri Pandeli Majko beri nje inagurim dhe ndjekje punimesh ne kalaten e pare, dhe per here te trete, serish Nano inaguron po keto punime, me nje shirit te trete ne kete port jahtesh i cili nuk dihet se kur do te perfundoje pavaresisht inagurimit nga te tre kryeministrat socialiste.

    Nderkohe, Nano nje pjese tjeter te dites e kaloi me socialistet vlonjate. Nje nder armiqte e betuar te Nanos ne PSne e Vlores, Theodhori Shia, ka ndryshuar qendrim. Eshte ne krah te kryeministrit socialist, I lumtur ne pritje te ndonje kandidimi te mundshem per me lart. Por Nano edhe pse shkoi ne Vlore per te kerkuar vota, per zgjedhje e per kongres, harroi premtimet e pambajtura per Vloren. Parate e premtuara nuk jane kthyer, edhe pse nga viti ’97, kane kaluar gjashte vjet tashme. Sa here jane dashur vota dhe mbeshtetje ne baze, Nano ka shkuar ne Vlore. Te gjitha heret ka qene i deshirueshem dhe me pritje entuziaste. Por kete rradhe, rrymat kunder kryetarit, u shfaqen hapur. Shume premtime bere per Vloren, me gjashte deputete dhe te tjere ministra, nuk jane realizuar. Shpresat per mbeshtetje nga Vlora, aq me teper ne nje kohe te veshtire, duket se jane me te zbehta. Nuk eshte koha tani qe delegatet e Vlores, si kater vite me pare, ne vitin 1999 kur zhvillohej kongresi I partise, te rreshtohen ne krah te kryeministrit dhe kryetarit te partise, per te degjuar mashtrimet e rradhes. Sepse te inagurosh per te treten here nje port jahtesh eshte mashtrim dhe vlonjatet e dine kete; te premtosh parate e te mos I kthesh eshte mashtrim, e vlonjatet jane koshiente per te; te hapesh skandalet e hipotekave te tokave ne Vlore, eshte nje gje e pamundur se jane perfshire gjithe pushtetaret, e vlonjatet I kane jetuar keto fakteNdaj nuk mund te durojne per te disaten here mashtrimet ne prag fushatash. Socialistet e Vlores, jane lodhur me mashtrimet e Nanos

    Nano: Meta kerkon perfitime

    Kryetari i PSse Fatos Nano pas nje fushate inagurimesh dhe prerjesh shiritash, u ndal me aktiviste te PSse lokale ne qytetin e Vlores ku u bashkuan te gjithe deputetet, klanet qejfmbeturit. “Socialistet vlonjate ju mbeshtetin ju zoti Nano dhe kabinetin qe ju drejtoni”, tha ne fillim te fjales kryetari I PSse se rrethit Theodhori Shia. “Zgjodha Vloren ne kete stine, kur ne Shqiperi te gjithe presin miq, ne kete ffillim te sezonit turistik dhe elektoral”, tha kryesocialisti, duke lene menjane fjalen e pergatitur ne Tirane. Ai ka nenvizuar faktin qe shtypi italian ka vleresuar mrekulline shqiptare qe nis ne Vlore dhe kryefjala ka qene suksesi ne luften kunder trafikut. “Tani u hap nje faqe e re, kanali i Otrantos e Vlora, Adriatiku e Joni, do te percjellin shkembimet kulturore e miqesore me Italine fqinje, qe keta 6 muaj do te kryesoje BEne dhe qe do te luaj rol ne negocimet e Shqiperise ne BEne”, tha Nano. “Jam i shqetesuar per gjykaten e Vlores. Do te godasim bashke me Presidentin e Republikes qe eshte edhe kryetari i KLDse.

    Kryeministri eshte ndalur jo ne arritjet e mazhorances, se sa tek problemet e fenomenet qe pengojne ecjen perpara. “Jam shume i shqetesuar per gjendjen ne gjykaten e Vlores, ngriti tonet ai, jo vetem se ka vazhduar te reagoje ne menyre tradicionale dhe abuzive, duke atakuar Prokurorine, me leshimin nga burgu, para perfundimit te gjykimit te nje numuri kriminelesh e trafikantesh te rrezikshem. “Qeveria me Ministrine e Drejtesise dhe kryeministrin, po bashkepunojne ngushte me Presidentin e Republikes, qe eshte edhe kryetrari i KLD, per te vene ne trysni, jo vetem sistemin gjyqesor ne teresi, por edhe gjykatat me te dobta. Gjykata e Vlores, eshte ne tave”, ka thene ai. “Po i them ballas, jo per te kercenuar nje pushtet te pavarur, por per te bere qe gjykata e kryetari i gjykates se Vlores, te kuptojne se kushtetuta nuk lejon asnje hallke te sistemit tone demokratik, te jete e pavarur nga ligji”.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    raku
    i/e ftuar
    nano gjithmone tip servili ka qene dhe do jete

Tema tė Ngjashme

  1. Mesapėt, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  3. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •