Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Megjithse bij artistash e klerikesh perseri te pangopur.

    RD
    --------

    Mjekėt denoncojnė veprimet mafioze tė ministrit Xhani dhe Edvinit

    Privatizimi i urgjencės, 30 mijė lekė shėrbimi

    Shembja e godinės shtetėrore tė shėrbimit tė urgjencės, nuk bėhet thjesht pėr pėrfitimin e disa kateve ndėrtim, por pėr privatizimin e kėtij shėrbimi nga krerė tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, tė mbėshtetur fuqimisht nga kreu i Bashkisė sė Tiranės, Edvin Rama. Janė mjekėt e kėtij shėrbimi shėndetėsor, tė cilėt denoncimin e tyre e kanė bėrė publik, dhe me anė tė peticionit dėrguar kryeministrit. Sipas tyre shembja e ndėrtesės nuk ka tė bėjė vetėm me ndėrtimin e njė pallati shumėkatėsh, por me rrjetin mafioz tė shėrbimit shėndetėsor, i cili ka pėrfshirė edhe majat mė tė larta tė Ministrisė sė Shėndetėsisė. "Nuk ėshtė e rastit qė shėrbimi shėndetėsor i urgjencės ėshtė lėnė pas dore, me ambulancat tė blera qė nė vitin 1995 nga qeveria e atėhershme, dhe tashmė ėshtė gjetur njė pretekst pėr shembjen fare tė saj", thonė mjekėt.



    Konflikti i interesave

    dhe shkelja e ligjit



    Sipas asaj ēka ėshtė shkruar nė letėr fakt pėr kėtė ėshtė dhe aktiviteti i njė poliklinike private, e cila sipas tyre e filloi aktivitetin e saj si shoqatė bamirėse, dhe tashmė jo vetėm po kryen shėrbimin e fizioterapisė me pagesė, edhe kjo sipas tyre nė kundėrshtim me ligjin, por po tenton tė privatizojė edhe shėrbimin e urgjencės, duke pėrbėrė kėshtu njė rast unikal, pasi nė tė gjithė botėn shėrbimi i urgjencės kryhet pa pagesė. "Rast pėr kėtė ėshtė dhe njėra prej poliklinikave private, e cila e filloi aktivitetin si shoqatė bamirėse e sėmundjeve onkologjike (sėmundjet e kancerit) dhe tashmė qytetarėve u duhet tė paguajnė shuma tė konsiderueshme pėr njė kimioterapi, e cila nė bazė tė ligjit duhet tė bėhet falas, paguajnė rreth 30 mijė lekė pėr njė cikėl, duke dalė nė kundėrshtim me ligjin e qeverisė. E njėjta gjė po ndodh edhe me shėrbimin shėndetėsor tė urgjencės, (ku kjo poliklinikė, e cila nuk dihet akoma se nga ka ardhur dhe cili ėshtė aktiviteti i vėrtetė i saj) kėrkon ta fusė nėn "protektoratin" e saj nė kundėrshtim me ligjin, pasi ėshtė antihumane dhe antiligjore qė njė tė sėmuri t'i kėrkosh pėr ēdo shėrbim urgjence 3 mijė lekė tė reja, tarifa qė i aplikon kjo poliklinikė. Kėto veprime antiligjore dhe antihumane janė tė mbėshtetura dhe nga krerė tė lartė tė shėndetėsisė, por edhe tė Pushtetit Lokal, tė cilat ēuditėrisht pėrkojnė me lėnien pas dore tė shėrbimit tė urgjencės, dhe mė pas me prishjen e tij pėr afera personale korruptive dhe deri diku mafioze. Kėtė ne e konsiderojmė si shkelje tė hapur tė ligjit, por edhe denigrim tė figurės fisnike tė mjekut" thotė peticioni.



    Shkelja e ligjit

    nėn mbikqyrjen e

    krerėve tė shtetit



    Mjekėt shprehen se qė tani poliklinika, e cila synon tė adaptojė kėtė shėrbim ka filluar reklamėn e saj, duke nxjerrė nėpėr rrugėt e Tiranės, dy automjetet e saj, si dhe njė numėr telefoni pėrkatės. Por kthimi i shėrbimit tė urgjencės nė subjekt privat, nuk ėshtė vetėm shkelje e hapur e ligjit, por edhe njė veprim sa antihuman aq edhe absurd. "Nuk e kuptoj se si mund tė kalohet ky shėrbim nė duart e privatit", thotė njėri prej mjekėve. "Nga ana e tij, privati tė kėrkon pėr ēdo telefonatė 3 mijė lekė tė reja. Me kėtė llogjikė do tė thotė qė, pėr ēdo shėrbim qė s'duhet tė bėjė kjo poliklinikė tė kėrkon garancinė e pagesės. Pra qė do tė thotė nė njė rast aksidenti, apo rast tjetėr emergjence duhet tė kesh patjetėr njė njeri afėr, i cili tė pėrgjigjet pėr jetėn tėnde. Ne na ka rėnė rasti tė shkojmė nė njė familje edhe njė herė nė dy ditė, sepse ka sėmundje qė e duan praninė e mjekut nė ēdo orė, por pėr familjet e varfėra shqiptare kjo do tė thotė rrėnim", shprehet mjeku. Nga ana tjetėr sipas tij, shkelja e ligjit nė kėtė rast ėshtė evidente, pasi legjislacioni shqiptar nuk lejon tė kryehet shėrbimi i urgjencės me pagesė, pasi pėr kryerjen e kėtij shėrbimi qytetarėt paguajnė sigurimet shoqėrore. "Shėrbimi privat i urgjencės, mund tė aplikohet vetėm nė rast se ky shėrbim ndodhet nė ambjentet e njė spitali privat, ku sigurimet shoqėrore paguhen nė mėnyrė private, dhe shėrbimi shėrben vetėm pėr pacientėt e spitalit", thotė mjeku. Sipas tij edhe Bashkia e Tiranės, ka pjesėn e saj tė fajit nė kėtė histori, pasi lejon njė subjekt privat tė kryejė njė aktivitet privat nė kundėrshtim me ligjin "Atėherė lind e drejta e pyetjes, kontrolli i shėrbimeve shėndetėsore ēfarė bėn, dhe kush ia ka dhėnė lejen e ushtrimit tė aktivitetit kėtij subjekti, i cili kryen shėrbimin e kimioterapisė, pėr tė sėmurėt me kancer me tarifa qė shkojnė deri nė 300 mijė lekė tė reja. Nė bazė tė ligjit kėtė shėrbim duhet ta kryente falas, pasi edhe aktiviteti i tij nė dokumenta paraqitet si subjekt bamirės" thotė mjeku.



    Rama dhe Xhani

    duet mafiozėsh



    Nė letrėn dėrguar kryeministrit dėnohen me forcė veprimet mafioze qė tashmė kanė menduar ta privatizojnė tėrėsisht kėtė sektor tė shėndetėsisė. Nė kėtė pazar, i cili nė tė vėrtetė ėshtė simboli i antihumanizmit, kanė pjesėn e tyre si krerėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė, tė cilėt kanė firmosur urdhėrin pėr prishjen e ndėrtesės, ashtu dhe kreu i Bashkisė sė Tiranės Edvin Rama, i cili ka shfaqur hapur zellshmėrinė e tij pėr tė prishur kėtė objekt shtetetėror, edhe me ministrat paraardhės tė Xhanit. Nė peticionin e tyre drejtuar organeve mė tė larta shtetėrore thuhet se, "Rėndėsia e shėrbimit shėndetėsor tė urgjencės, mė sė tepėrmi merr rėndėsinė pėr faktin se ėshtė i vetmi pėr njė qytet, metropol siē ėshtė Tirana, me rreth 800 mijė banorė. Problemi nė fjalė nuk ka tė bėjė thjesht me ngritjen e njė pallati shumėkatėsh, por me uzurpimin e kėtij shėrbimi nga subjektet private", thotė peticioni.

    Pra duket qartė se kemi tė bėjmė me njė ēėshtje, e cila nuk ka tė bėjė thjesht me ngritjen e njė pallati nė vend tė njė poliklinike. Kemi tė bėjmė me njė luftė tė pashpallur, e cila po zhvillohet brenda struktura shtetėrore pėr shkak tė konfliktit tė interesave. Kreu i Bashkisė sė Tiranės, dhe kreu u Ministrisė sė Shėndetėsisė duket se janė ata qė duan t'i shtojnė akoma dhe mė shumė vuajtjet e qytetarėve tė Tiranės. Shndėrrimi i shėrbimit tė urgjencės nė aktivitet privat, do tė thotė jo vetėm shkelje e ligjit, por duhet t'i bėjė qytetarėt tė mendohen mirė nė rast se kanė njė rast urgjent pėr tė trajtuar, sepse u duhet tė pėrballėn me tarifėn prej 30 mijė lekėsh, qė do tė vendoset pėr ēdo telefonatė qė do t'u duhet tė bėjnė gjatė natės nė rast se tė afėrmit e tyre sėmuren. Nga ana tjetėr edhe lėnia pas dore e kėtij shėrbimi, mospaisja me asistencė teknikė etj, tė ēojnė nė pėrfundimin se vetė shteti ka qenė i interesuar ta lerė pas dore kėtė shėrbim, me qėllim ngritjen akoma mė shumė tė kostos sė jetesės sė qytetarėve. Pra faktet flasin qartė, ministri Xhani pėr vėnien nė jetė tė planit tė tij ka pėrdorur "ekzekutorin", kreun aktual tė Bashkisė sė Tiranės, i cili pėr njė "kockė" mė shumė ėshtė gati t'i vėrė sėpatėn gjithė kryeqytetit.


    ------marre nga RD -----


    PD ne kohen e saje leshoj pe matrapazllekut ne Mjeksi i cili kish filluar qe ne kohe te PPSH-se.

    Tritan Mjeku ishte partizan i futjes ne sistem te Xhambazllekut ne Mjeksi.

    Pd pertypte cdo veprim e teori anti humane ne fushat e Kujdesit ndaj Popullit.

    PD duhet te ktheje fytyren nga Populli i varfer se e pa mire se kujt i sherbeu ELITA qe ajo krijoi padrejtesisht.
    Cacet e Dukat e sorrollopi tyre PS-ist ne kohe te saje i vune Miljonat e u bene pronar Pularish, fabrikash e trojesh.

    Votuesi i thjeshte demokrat ngeli me gisht ne goje.

    Ishalla kan vene mend PD me ate "djathtizmin" e saje makaber.

    Shteti duhet ti sherbeje Fukarenjve e jo hajdutve milionere.

    Nje Bandit miliarder vete ne Selanik e mjekon leshin e mullaqeve kurse nje fukarai i vdes femija per nje antibiotik se ska ku ti gjeje leket..


    edvin Kristaq artisti doli i pangopur ne vjedhje.
    edhe ky Mustafa Xhani i biri Bubi Faja Martaneshit doli nje perbindesh me perparse mjeku.

    qashtu..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 30-06-2003 mė 12:09

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Maria e Egjiptit - 1 prill
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-04-2013, 00:02
  2. Thėniet e Etėrve tė Shkretėtirės
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-09-2010, 00:43
  3. Justin Dėshmori: Apologjia e parė
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  4. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. Valbona Bozgo - Hamėndje
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •