Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Psikologjia e grimit

    Sensualitet, druajtje, ligesi

    Karakteri zbulohet edhe ne make- up. Rimeli, buzekuqet, tonet e syve; per te trukuar, hijezuar, transformuar fytyren. Per te theksuar syte, per t'i bere misterioze dhe te thelle, per t'i dhene buzeve sensualitet dhe ligesi, per t'i dhuruar nje shkelqim te ri. Truku eshte magjia e madhe e perditshme qe i tregon botes bukurine e femrave, por jo vetem kete; domethenia e tij eshte me e thelle dhe nese interpretohet me kujdes mund te ndihmoje te kuptohen shume aspekte te personalitetit femeror.

    NJE TRUKIM PER CDO FEMER
    Aspak te rastesishme, stilet e ndryshme te trukimit jane tipike per femra te ndryshme, me nje karakter dhe vizion jete te ndryshem. Ja c'do te thote te zgjedhesh nje make-up natyral, klasik apo te modes se fundit.

    Klasik
    Gjithnje te njejtat ngjyra. Femra qe perdor nje make-up klasik e ka trukimin nje element stabiliteti, sigurie.
    - Ajo menyre e vecante e trukimit te syve, buzeve behet pjese e imazhit te saj; ajo me te cilin te tjeret e identifikojne.
    - Shenje ekuilibri kur karakterizohet ne nje truk pa eksese, qe realisht i jep vlere ne maksimum fytyres.
    - Te lidhesh teper me nje menyre te vetme trukimi, te mos kesh deshiren te provosh as te rejat me te fundit (nje nuance te re buzkuqi, nje refleks te ri tek syte) mund te tregoje veshtiresine per te ndryshuar, frika per te pranuar rreziqet por edhe oportunitetet pozitive te ndryshimit.

    Trendy
    Ndjek keshillat e revistave, por frymezohesh edhe nga make-up-i i diveve te vogla e te medha te ekranit, te terheqin vecantite me intrigante te fytyrave te panjohura. Stili i saj eshte nje miks ngjyrash qe ndryshon me shpejtesi; me shume shkelqim, kur triumfojne gloss dhe transparenca te thella kur perhapen ngjyrat me te mbyllura, metalike kur tendenca propozon ar dhe argjend per buzekuqet dhe lapsat e qepallave.
    - Ndonjehere e kenaqshme, ndonjehere qe bie ne sy, por gjithnje "trendy", kjo lloj femre reflekton ne truk nje personalitet te gjalle, kurioz qe di te mbledhe nismat e jashtme dhe t'i beje pjese te vetes.
    - Je nj tip qe luan dhe argetohet para pasqyres, qe jeton me te tashmen, e gatshme per te nesermen. Ndoshta pak e menduar, por sigurisht e hapur, diellore, moderne.

    Natyrale
    Nje fytyre e sapotrukuar me ngjyra natyrale, pa te kuq. Ky eshte imazhi i femres natyrale, si perkufizim "uje e sapun".
    E ndrojtura
    Edhe pse nuk eshte me adoleshente, ky tip femre ruan nje pamje te druajtur si gjimnaziste e rezervuar. Shpesh here, te mos trukohesh apo te trukohesh pak, eshte nje prej shume menyrave per te mos u dukur; zakonisht edhe veshja eshte e thjeshte, pa asgje qe te terheq vemendjen. Te mos perdoresh te kuqin eshte nje lloj ndrojtjeje, sinjali tregues i paaftesise per te terhequr vemendjen tek ajo.

    Sportive
    Dinamike dhe imperative, ndahet midis detyrimeve te punes dhe palestres dhe fushes se tenisit. Nuk terhiqet kur flet per ekskursione apo aventura. Ne jeten e saj truku nuk eshte praktik; nuk praktikohet ne mal apo ne det por edhe ne momentet e pushimit eshte i kote, lekura e abronxuar nuk kerkon zbukurime artificiale.

    Intelektuale
    Per trukun, shpreh ironi, indiference; vlerat e saj jane te ndryshme, i perkasin fushave te tjera. E sigurte ne vetvete dhe ne tipin e saj te joshjes alternative, qe i meshohet fuqise se mendjes dhe te fjaleve, injoron trukun si nje aksesor qe nuk i shton asgje nje personaliteti qe di vetem te terheqe dhe te beje per vete te tjeret.



    PIKAT E TERHEQJES
    Nje veshtrim magnetik, qe te ben per vete apo nje buzeqeshje sensuale dhe dinake. Truku insiston gjithnje ne keto dy pika te ndryshme te terheqjes: syve dhe buzeve. Dy pika te fytyres qe aludojne ne dy menyra te ndryshme joshjeje, qe i propozohen vemendjes mashkullore.

    Syte
    "Pasqyra e shpirtit", per perkufizim, pasqyre magjike ne te cilen reflektojne ndjenjat njerezit: gezimin, melankonine. Ne lojen e erotizmit evidentojne anen shpirterore te dashurise, komunikimin intim me partnerin. Te trukosh me vemendje syte, t'i lesh natyrale buzet, do te thote te meshosh ne brendesi, ne nje terheqje me pak mishtore dhe me te thelle.
    Ne te kaluaren syte teper te trukuar, qe te dukeshin me te medhenj e me te thelle nga rimeli i shumte dhe shpesh here edhe qerpike fallco kane qene ne mode ne vitet '20 dhe me vione nga hipite ne vitet '60 e '70, vajza te shqetesuara qe perjetonin ndjenja jashte normave. Truku me i ri ka zbuluar kete look: sy te lyer, te theksuar nga peneli i zi dhe hijezime apo ngjyra te dukshme qe e vene shikimin ne plan te pare per ate qe do te preke kordat e nje joshjeje me misterioze.

    Buzet
    Simbol i sensualitetit, premtim i puthjeve. Buzet kane nje magji erotike pa kufij: te trukuara, te nxjerra ne pah nga lapsi dhe buzekuqi eshte nje simbol joshjeje fizike. Nje make-up shume i dukshem ne buze, transmeton nje mesazh te qarte, eksplicit: te ben te mendosh per nje dashuri te nxehte.
    Nuk eshte rastesi qe sex-simbolet me te famshem te se kaluares, perdornin te kuq te forte te deklaruar "pasionale". Marylin Monroe ne vecanti, kujtohet per buzet e saj te dallueshme, te trukuara me te kuq me te kuq te llakuar dhe me shkelqim, eshte frut i nje make-up-i qe transformon nje buzeqeshje te bukur por teper te perbashket. Tendencat e fundit, per te nxjerre shume ne pah syte, i lene hapsire atyre qe preferojne buzet sexy: nuanca te reja per te dhene ngjyre dhe gloss te shkelqyeshem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 09-06-2003 mė 11:05

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Mina pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    MOMENTET E TRUKUT
    Truku per cdo femer ka ritualet e veta, momentet e tij te privilegjuara, plotesisht personale. Kohera dhe forma qe ndryshojne shume; shpesh here jane ne kundershti.
    -Per disa ne fakt trukimi eshte nje moment intim, qe shijohet ne vetmi te plote, ne banje apo ne dhomen e gjumit. me te kujdesshmet perdorin nje make-up te perkryer. Sigurisht te kujdesshme per pamjen e tyre, megjithate rrezikojne te shfaqen pak siperfaqsore.
    -Ndersa per te tjera, trukimi behet me te vertete ne momentin e fundit. Shume personave do t'u kete ndodhur te kene pare shofere qe trukohen ne pasqyren e makines, apo vajza qe nxjerrin canten ne autobus. Pra ne lufte me oren, ne tension me oraret e ngutshme apo vetem nga nje organizim i keq i dites, bejne nje trukim teper te shpejte ne minutat e fundit para se te shkojne ne pune apo ne universitet. Bejne nje make-up gjithnje "urgjent" qe perfundon per t'i dhene te tjereve nje imazh pak me nerva.

    TE REJAT DESHMI REBELIMI
    Fytyra te embla vajzash te vogla, qe behen te zbehta, si hije nen pudren e rende. Buze te theksuara nga te kuq te erret, sy te hijezuar apo te ndezur nga ngjyra te forta, te athta, te dhunshme. Floke te crregullt, me bishtaleca, baluke shume te shkurtra. Eshte look-u i preferuar i adoleshenteve; agresiv, provokues.
    -Nje trukim i bere per t'u habitur, sigurisht jo per te permiresuar pamjen qe shpesh here eshte i papelqyeshem dhe i "keqesuar"; per vajzat nen moshen 20 vjec eshte nje menyre per t'u rrebeluar, per t'u sjelle prinderve, te habitur dhe te irrituar, nje sinjal shqetesimi.
    -Nje make-up i egzagjeruar qe nuk duhet pare si nje kaprico e thjeshte, e paprovuar dhe e kritikuar, por si nje pikenisje per te hapur nje dialog me familjen, me mesuesit, por edhe me miqte, per te sqaruar se bashku problemet e veshtira.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Mina pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    CFARE MENDOJNE MESHKUJT
    Trukohesh duke menduar vecanerisht per ata, meshkujt; per te qene me te bukura, per te joshur me shikim te pare. nje buzekuq i ri per te puthur nje te dashur te ri, nje fondotinte qe shkelqen, per te qene gjithnje e me shume te shkelqyera ne syte e dashurise se perjetshme.
    -Mashkulli sigurisht ne me te shumten e rasteve terhiqet nga nje fytyre e trukuar mire, vecanerisht ne momentet e para te renies ne dashuri. Ne te vertete di te kuptoje shume mire, edhe kur eshte i shqetesuar sinjalet e joshjes.
    -Ne nje faze te dyte, ne vazhdimesine e raportit, shume meshkuj duan prane tyre nje femer te trukuar por jo te tepruar, qe te zgjedhe mire buzkuqin, hijezimet, por qe te mos jete shume dukshme, qe te kete nje fytyre te bukur, por jo nje look qe te bjere ne sy. Me rralle mund te shfaqet xhelozia dhe kerkesa eksplicite per te mos u trukuar aspak.
    -Ne pergjithesi, eshte mire per te permbushur kerkesat e partnerit pa humbur personalitetin por duke respektuar shijet e tij, te jesh "si do ai" eshte nje demonstrim konkret i dashurise, qe nuk kalon pa u vene re.

    EDHE PA TRUKIM
    I pazevendesueshem per te permiresuar pamjen, per te dhene karikim dhe optimizem ne momente merzitjeje, trukimi nuk duhet te kthehet ne roberi.
    -Per disa femra te dalesh e "patrukuar", pa lyer as syte me rimel, eshte vertete e veshtire, vecanerisht te shfaqesh pa truk para burrit qe dashuron edhe ne momentet me intime, ne nje nate dashurie apo nje dite me pas, ne zgjim.
    Arsyet jane te shumta; pasiguri dhe perfeksionizem i tepert. Kane frike te shfaqin difekte, "pika te dobta" qe mund te ndryshojne imazhin qe kane per to personat qe i duan.
    -Por trukimi duhet konsideruar si nje ndihme, qe te ben me te bukur, qe thekson dhe nxjerr ne drite fytyren por edhe karakterin e stilin, qe perdoret me deshire dhe liri te plote.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Mina pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    cilat jane triket ne aplikimin e tualetit ne menyre qe te zgjase te pakten disa ore? mua dhe buzekuqi me fshihet brenda 5 min, si ja bejne ato femra qe jane te trukuara gjithe kohes?

  8. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ne aplikimin e tualetit ka teknika te posacme por mbi te gjitha vlen cilesia e produkteve. Ne stinet e nxehta sugjerohet truku me pudra sepse tonet e lengshem, sado viskoze, fshihen nga djersa. Mbi pudra vendosen fiksues speciale. Persa i perket buzkuqit eshte me delikat dhe me pak rezistent se pudrat e syve. Ato qe jane te trukuara gjithe kohes mendoj se e mbajne te kuqin e buzeve ne cante, nuk ka opsion tjeter.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Mina pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    cilat jane triket ne aplikimin e tualetit ne menyre qe te zgjase te pakten disa ore? mua dhe buzekuqi me fshihet brenda 5 min, si ja bejne ato femra qe jane te trukuara gjithe kohes?
    Di une se c'ben ti me ato buzkat e tua, qe s'te rrika buzekuqi as 5 minuta....

    Kur perdor laps per buzet ndihmon pakez....

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Di68 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #7
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar mė parė nga Di68
    Di une se c'ben ti me ato buzkat e tua, qe s'te rrika buzekuqi as 5 minuta....
    Kur perdor laps per buzet ndihmon pakez....
    c'bej une?...ate qe bejne te gjithe qe kane oral fixation sipas frojdit :-D

    laps ne buze? hehe, me mendon dot mua me laps kontureve te buzeve? Po i zi duhet te jete ai lapsi njehere, sic e mbajne andej nga Shqiperia? Ho ho ho....


    Nje fytyre e pudrosur me duket jashtezakonisht e shpifur atehere kur eshte ekzagjeruar perdorimi i saj. Mgjte gusto gusto....Cfare jane fiskusesit speciale qe perdoren mbi puder Mina?

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ChuChu pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #8
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Kuqa--provo Lip Lock Color Liquid emri seller-it eshte Benefit qe e ke ne Bloomies. dhe mua me ikte menjehere ngjyra byzeve dhe ky liquid ma ben dermanin, e ve pasi te jem 'ngjyrosur' dhe per disa ore te pakten nuk me iken ngjyra.

    e njejta gje dhe per fytyren, tani ne behar sigurisht perspire more se cduhet dhe fillon e me behet me shkelqim fytyra ne T-Zone ndaj dhe tek seller-i Origins kam gjetur shpetuesin tim...quhet Zero Oil dhe e ve mbi pudren, ne kete menyre duke me kontrolluar the perspiration tualeti nuk me fade off.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 20-07-2004 mė 15:59
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar KaLTerSi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Si s'di te fshij poste une ketu tek ky forum....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Di68 : 20-07-2004 mė 16:00

  17. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    laps ne buze? hehe, me mendon dot mua me laps kontureve te buzeve? Po i zi duhet te jete ai lapsi njehere, sic e mbajne andej nga Shqiperia? Ho ho ho....

    jo laps te zi si meksikanet mi....se ato nga shqiperia nuk i kam pare per nje kohe shume te gjate, po laps me ngjyre te hapur, sido qe te jete fikson dicka ne buze....pse kalon direkt ne ekstrem xhanem? Laps te zi thote....

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Di68 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Lapesi nuk duket n.q.f ka te njejten ngjyre me buzekuqin, gjithashtu per nje buzekuq te mbaj me teper para se ta vesh, lyej buzet pak me powder te leht dhe pastaj apliko buzekuqin...Mban me teper.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  20. #12
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Car powder Aleate? Ate te surrase thua ti?
    Se dija kete.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  21. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Citim Postuar mė parė nga KaLTerSi
    Car powder Aleate? Ate te surrase thua ti?
    Se dija kete.
    Surrase?

    Powder, foundation, or concealer Aleate.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Reina pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Beautiful Pouty Lips
    To achieve, beautiful pouty lips, if you were not born with them...try this trick:

    Wipe your lips very very dry...apply a drop or to of rubbing alcohol to a cotton ball and gently rub across your lips..DO NOT LICK, and don't try if you may have a allergic reaction. Next, take a neutral lip liner and line your lips, conceal and then powder with a light or transparent powder..apply lipstick, then line with a matching lipliner above your natural lipline...apply vaseline in the center of the top and bottom of your lip..and prepare to be amazed....i have written a book on ancient egyptian beauty secrets

    Kete e kam marre nga www.pioneerthinking.com
    Be yourself and you will always be in fashion.

  24. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Reina pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  25. #15
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    dale mi Aleate dale...jane tre gjera te ndryshme pudra, fondata dhe concealer...
    concealer eshte e para, po pate ndonje break out ose po pate rrathet e zeza poshte syve.
    fondata eshte qe te ta even out ngjyren e lekures se fytyres.
    dhe pudra eshte e fundit...the wrap up.

    ti tani thua te vesh pudren ne buze apo fondaten apo cfare?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 20-07-2004 mė 16:18
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  26. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar KaLTerSi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Citim Postuar mė parė nga KaLTerSi
    dale mi Aleate dale...jane tre gjera te ndryshme pudra, fondata dhe concealer...
    concealer eshte e para, po pate ndonje break out ose po pate rradhet e zeza poshte syve.
    fondata eshte qe te ta even out ngjyren e lekures se fytyres.
    dhe pudra eshte e fundit...the wrap up.

    ti tani thua te vesh pudren ne buze apo fondaten apo cfare?
    Eh si e ngaterron muahabetin ti...vi ke te duash ti, ska rendesi. Concealer works best for me!
    Be yourself and you will always be in fashion.

  28. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Reina pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  29. #17
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    tani sa e lexova postin tend #14...ka shume pune o Aleate...alcohol, lipliner, vaseline, powder, ngjyre and shine uffff
    dicka me praktike, me te shpejte e me efektive a ke?
    jemi on the run ne pergjithesi ndaj te pyes e dashur.

    pse mi e ngaterroj? perkundrazi po perpiqesha te ndaja funksionin e gjerave...
    concealer thua he? do e provoj njehere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 20-07-2004 mė 16:21
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  30. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar KaLTerSi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  31. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Perdore pra concealer po do qe buzekuqi te mbaj me shume...paragrafi # 14 eshte per "pouty lips"...
    Be yourself and you will always be in fashion.

  32. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Reina pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  33. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-06-2004
    Postime
    82


    m-a

  34. #20
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Une i rri sa me larg tualetit. Me mire ta "pastroj" sesa ta mbuloj fytyren. Kam zene rehat me foundation (toni, sipas ngjyres se lekures) dhe pudres qe vjen me te. Per syte, predor vec nje rimel transparent (clear mascara). Kohet e fundit e kam zbuluar. Teper efektiv ne drejtimin dhe ndarjen e qerpikeve. Buzet i lyej me nje te kuq teper te celet, gati roze. Asgje me teper.

  35. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Rebele pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •