Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22
    Emigrantet me shtetasit nuk gezojne te njejtat te drejta. Kjo eshte e vertete ne Greqi, Amerike e kudo. Nje nga arsyet perse Greqia nuk do te legalizoje emigrantet e saj qe jetojne e punojne ne Greqi prej nje kohe te gjate, eshte pikerisht arsyeja politike, fetare, shoqerore. Shtetasit votojne, shtetasit krijojne parti politike, shtetasit hapin xhami, dhe per nje vend ultra-orthodoks si Greqia, kjo eshte palejueshme.

    Nga ana tjeter, mua nuk me duken llogjike as pretendimet e emigranteve shqiptare. Nga ana humane ju keni cdo te drejte te kerkoni te drejtat tuaja. Nga ana ligjore, nuk besoj se keni te drejte pasi tek e fundit jeni ju qe keni shkuar ne Greqi dhe nuk u kane marre greket me force. E thene me fjale te tjera, Greqia eshte ajo qe eshte dhe as mos prisni te gjeni zgjidhje per keto probleme. Keshtu qe largohuni nga Greqia per ne nje vend me ne Perendim ku do te gjeni ato liri qe nuk i gezoni aty ne Greqi.

    Une as kam shkelur dhe as do te shkel ndonjehere ne Greqi.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Lirija e ushtrimit te fese duhet me kene e garantueme ne çdo vend. Keshtu edhe ne Greqi kjo duhet lejue. Fakti qi nder to jane shqiptare, na prek edhe ma shume. Jo ma kot ne Rome asht ndertue xhamia ma e madhe e Europes.

    Jashte temes, por per skjarim: Arabia Saudite nuk lejon ushtrimin e besimeve tjera. Mos lejimi i ndertimit dhe ushtrimit te besimeve tjera, perveç atij islam, ne vendet e shenjta per muslimanet, Meka e Medina (e drejte kjo) asht shtri ne krejt territorin e Arabise Saudite (e padrejte kjo) tue krijue diskriminim e persekutim me mjetet ma te dhuneshme per reth 600.000 te krishtenet qi jetojne atje, kryesisht emigrante filipinas.

    Kjo vetem per saktesim, pa as ma te voglin ton polemik (sidomos me Orkun).

  3. #13
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar më parë nga Albo

    ..................
    Une as kam shkelur dhe as do te shkel ndonjehere ne Greqi.
    Nuk do bësh muaj mjalti o kryetar?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    somewhereinEngland
    Postime
    18
    Per sa i takon lirise fetare ne Greqi jam dakord, ajo pothuaj nuk ekziston,flitet per panhelenizem dhe orthodoksi.Atje Athine jetojne edhe disa katolike, greke te cilet po ashtu jane te neperkembur pse nuk jane orthodox.
    Ndersa mua nuk me vjen mire qe nje shqiptar merret me ceshtjen e ngritjes se ndonje xhamie neper bote e sidomos ne Athine (megjithese kjo eshte thjesht utopi), sa vjet kane shqiptaret qe jane muslimane, dicka nga 500-150 vjet, dmth filluan pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, me pushtimin e gjate turk, gradualisht nje pjese e popullates nuk perballoi taksat etj, qofte edhe per konformizem me pushtetin (virtut i ulet i yni), shume shqiptare qe prej kohes se S.Palit i perkisnin besimit Kristian, u kthyen ne muslimane. Une nuk jam fetar megjithese i kam lexuar te dy librat e shenjte, Biblen dhe Kuranin.
    Dhe dua te them qe jo vetem per shkak qe ne duam te shkojme ne Europe por edhe per arsye te tjera, Shqiperia nuk ka asgje te perbashket me callmat e mjekrat e Afganistanit apo te Sudanit e Nigerise, e te te tjereve qe rendit nismetari i kesaj teme se do ndihmojne ne ngritjen e xhamive, ata sauditet le te ndihmojne myslimanet te jetojne si njerez e jo si shpellake,te njohin veten si qenie njerezore, te njohin boten si homosapiens nese jane e te hane si te tille me luge e me pirun,....
    Shqiptaret myslimane, kurre nuk kane qene ne nivelin e obskurantizmit mesjetar te callmave e mjekrave,dhe ne perbejme 60-70 perqind te popullit ne shqiperi,dhe jetojme njelloj me bashkepatriotet tane kristiane, skemi ndonje dallim ne veshje, ushqim, apo sjellje shoqerore. Ata pak qe veshen callma e ferexhe e dine mire dhe e kuptojne qe nuk jane te mirepritur se pari nga ajo pjese e popullit shqiptar qe quhet mysliman.
    Veshje e imitime te atilla ndodhen ne Shqiperi pas '92 dhe na kujtuan ata filmat e "partise" - po me te vertete si do e hante akulloren ajo vajza me ferexhe-
    Sa per dijeni, une qe po shkruaj keto rreshta ,kam si idhull nder shqipetaret e historise nje musliman- Faik Konica, dhe nga te gjallet Ismail Kadarene.
    Por po ashtu si shqiptar ndjehem krenar qe i kemi dhene botes nje katolike si Nene Tereza, qe patem nje kardinal si Koliqi,
    qe kishim nje Orthdox mbi gjithe orthodokset shqiptare qe kane jetuar dhe do jetojne me pas, Fan Noli.
    Hoxhe nje kemi patuar ne Enverin, dhe urojme e shpresojme qe nje i tille mos te kthehet me ne faqe te Shqiperise se te jete jeta.
    Vellezer te nje gjaku shqiptar, besojeni zotin aty ku jeni, jetoni jeten tuaj dhe gezojeni ate,le te perpiqemi te punojme e te permiresojme ekonomikisht veten dhe Shqiperine, e te sillemi si popull i civilizuar sic na ka hije, e te mos merremi me numerimin e xhamive te Athines a gjetke. Sinqerisht..................... !
    Zoti e bekofte Shqiperine !

  5. #15
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    nuk e di une pse po fillozofoni kaq shume!!!, ketu eshte ne pyetje kualiteti i jetes. Eshte e drejte elementare e njeriut ne vendet demokratike te besoje ke te doje dhe si te doje. Nje pjese bukur e madhe ne athina na paska nevoje per nje xhami. Natyrisht se ata e zgjodhen VET te jetojn atje, por pse nuk u thot greku, OHOOOOO, ngadale, NUK KENA NEVOJE PER JU, ashtu si ju thot arabi sa i perket mekkes dhe medines.

    Atehere do te mbaroje gjithe problemi, KU NUK KA MUSLIMAN, NUK KA NEVOJE PER NJE XHAMI. Kjo bile eshte praktikuar me te madhe ne historine njerezore. Derisa greku nuk i debon, deri atehere ata do te kene nevojen per nje xhami, kete jo per te islamizuar greqine, por per te permbushur nje shprazetire ne perditshmerine e tyre. Nga ana politike nuk mund se si te arsyetohet mohimi i ndertimit.

    Abzurd!!!!!, komuniteti musliman duhet te organizohet dhe ta hedh ne gjyq shtetin grek.

    flm
    albanish by nature

  6. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Ortodoksia shqiptare jashtë Shqipërisë

    SHPERNJOHJA E EMIGRANTEVE NGA KRYESIA E KOASH-IT

    At Foti Cici

    Lexova i tunduar shkrimin "Ne Athine jetojne rreth 500.000 myslimane dhe asnje xhami", nga Gerd Höhler (Shekulli, 22 korrik), gje qe na kujton se sa truall i gurte eshte ai i Ballkanit. Une besoj se nje dite xhamia ne fjale do te hapet, por ajo qe sot eshte ndjellakeqe veshtire te shmanget: hapja e nje kishe shqiptare ortodokse, te pakten ne Athine, pavaresisht se shumica e pakicave te tjera ortodokse e kane. Ne Greqi ka famulli ortodokse lindore qe celebrojne ne arabisht, sllavisht, etj, madje dhe kisha orientale te cilat jane te lejuara te perdorin kishat ortodokse greke, u meshohen ne koptishte, por te vetmit qe jane mohuar nga te drejtat e tyre jane shqiptaret ortodokse, pavaresisht se keta perbejne pakicen me te madhe ortodokse jogreke ne shtetin fqinj.

    Ne vitet e para te migrimit te emigranteve, KOASh-i (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise) u perqendrua ne Shqiperi, dhe ishte e natyrshme, ndersa ne Greqi kisha ortodokse kishte rene ne amulli per shkak te semundjes se gjate te kryepeshkopit te atehershem Serafim. Ne fakt kisha zyrtare greke nuk ishte gati per te ndihmuar as greket e Shqiperise, pa le me shqiptaret.

    Me zgjedhjen e kryepeshkopit te sotem Kristodhulos, u themelua Lidhja e Shqiptareve Ortodokse ne Greqi "Shen Asti", ne vitin 1999, te cilen pata nderin te drejtoj. Ne nentor 1999 u arrit nje marreveshje midis shoqates dhe kryepeshkopit te Greqise per te hapur nje kishe ne gjuhen shqipe ne Athine. Ishin dy kandidate shqiptare per prifterinj, te diplomuar per teologji ne Athine, dhe nje prift arvanitas. Marreveshja u shkel kur kryepeshkopi i Tiranes e kundershtoi nje gje te tille. Kryepeshkopi Kristodhulos na tha atehere se "kur kisha juaj nuk e do dicka te tille, une nuk kam per te bere". Dhe e gjykuar kjo nga kendveshtrimi kishtar grek, eshte e arsyeshme dhe e etiketuar. A nuk te habit fakti qe nje kryepeshkop nacionalist dhe shume grek u bind per te pranuar nje kishe shqiptare ne Athine, ndersa nje kryepeshkop kaq erudit dhe misionar si yni e pengoi nje rast te mirefillte misioni ortodoks, ne nje kohe qe gjasat priteshin te ishin te ndersjellta?!

    ***

    Cfare ka bere kryesia e KOASh-it qe nga viti 1999 e gjer me sot? Ne qofte se nismetaret nuk ishin te pershtatshem, sepse ndoshta nuk ishim "te atij brumi", perse sot kryesia e KOASh-it nuk perdor prifterinjte e saj shqiptare qe ndodhen me studime ne Athine, per te meshuar shqip per emigrantet, sic meshohet edhe ne gjuhe te tjera per ortodokset, katoliket e protestantet atje? Them kryesia, dhe jo kryepeshkopi, sepse Sinodi i Shenjte i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise duhet te binde grigjen ortodokse, dhe jo vetem, se funksionon si i tille dhe jo si byro politike. Ne fund te fundit kush eshte pergjegjes per ortodokset shqiptare jashte Shqiperise? Statuti ne fuqi (hartuar ne vitin 1950) thote se vete KOASh-i perfshin shqiptaret ortodokse brenda dhe jashte Shqiperise. Pra kemi pranim dhe zbatim perzgjedhes te statutit?

    Famullite ortodokse jogreke jane hapur ne Greqi me perpjekjet, kembenguljen dhe perkujdesjen e kishave mema. Tashme kur eshte arritur perhershmeria e qendrimit te kryepeshkopit Anastasios ne Shqiperi, dhe kur ortodoksia ne vendin tone eshte perqendruar ne pune sociale, duhet qe KOASh-i te plotesoje imazhin e tij ne menyre kishtare ortodokse, ashtu sic duhet, perndryshe do te gjykohemi ashper. Ne, punetoret e ortodoksise shqiptare, jemi te lire ta ngjyejme jeten tone ne cfaredosoj ngjyre qe na shkon per shtat, por nuk eshte pjese e sherbeses sone te tjetersojme thelbin e Kishes Ortodokse.

    Duke pare arritjet e KOASh-it, vetvetiu lind pyetja e diaspores: deri kur do te vazhdoje Kisha Ortodokse ne Shqiperi te shpernjohe gjysmen e anetareve te saj qe jane larguar nga Shqiperia gjate viteve te pasdiktatures?
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #17
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postuar më parë nga Albo
    Emigrantet me shtetasit nuk gezojne te njejtat te drejta. Kjo eshte e vertete ne Greqi, Amerike e kudo. Nje nga arsyet perse Greqia nuk do te legalizoje emigrantet e saj qe jetojne e punojne ne Greqi prej nje kohe te gjate, eshte pikerisht arsyeja politike, fetare, shoqerore. Shtetasit votojne, shtetasit krijojne parti politike, shtetasit hapin xhami, dhe per nje vend ultra-orthodoks si Greqia, kjo eshte palejueshme.

    Nga ana tjeter, mua nuk me duken llogjike as pretendimet e emigranteve shqiptare. Nga ana humane ju keni cdo te drejte te kerkoni te drejtat tuaja. Nga ana ligjore, nuk besoj se keni te drejte pasi tek e fundit jeni ju qe keni shkuar ne Greqi dhe nuk u kane marre greket me force. E thene me fjale te tjera, Greqia eshte ajo qe eshte dhe as mos prisni te gjeni zgjidhje per keto probleme. Keshtu qe largohuni nga Greqia per ne nje vend me ne Perendim ku do te gjeni ato liri qe nuk i gezoni aty ne Greqi.

    Une as kam shkelur dhe as do te shkel ndonjehere ne Greqi.

    Albo nga pikepamja ligjore per Greqine eshte me legjitime t'i deboje sesa ti trajtoje ne menyren qe i trajton.
    Greqia ka nenshkruar detyrime ligjore dhe emigrantet duhet te insistojne ne zbatimin e tyre. Ikja nuk eshte zgjidhje !

  8. #18
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Nese behej nje referendum en Greqi per kete ceshtje, dhe per fete e tjera ne pergjithesi, sa % e Grekeve, popullit Grek do votonte pro hapjes se nje kishe xhamije, apo tempulli budist etj?
    Ky eshte vullneti ipopullit Grek, nuk i shkon dot tjetrit ne shtepi e ti thuash se si te sillet.
    Ikja eshte zgjidhje, sidomos meqe Greku na e paska kaq shume nevojen, dhe se po u mbajme ekonomine e te tjera perralla si keto.
    Populli Grek nuk do xhami, apo tempull budist, apo sinagoge.
    PIKE!
    Ky eshte vullneti i shumices. Nenshtrojuni atij!

    [size=0.55]***

    Postimit ju edituan fjalet banale. Kujdes ne te ardhmen
    ----StterollA
    [/size]
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  9. #19
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Demokraci nuk do te thote vetem zbatim i vullnetit te shumices por edhe grantimi i te drejtave te pakices qofshin ata emigrante apo minoritete. Greqia eshte nje vend i BE i cili per shkak te angazhimeve tona Europiane na punon qindin per ceshtjet e minoriteteve ndersa vete nuk respekton asnje parim te angazhimeve qe ka ndermarre. Populli grek nese deshiron te jete pjese e BE te marre ndihma dhe kredi, prej taksapaguesve te tjere europiane qe dhe pse nuk i pelqejne myslimanet u respektojne te pakten te drejtat elementare te besimit, duhet te respektoje ligjet nderkombetare qe ka nenshkruar.

    Te ikesh pa provuar cdo mundesi tjeter do te thote t'i lirosh vendin dikujt qe eshte me i nenshtruar dhe i gatshem per t'u asimiluar se ti .

  10. #20
    raku
    i/e ftuar
    me mijera xhamia ka amerika dhe vendet me te fuqishme te botes e jo me greqia qe eshte vend jevgu .......
    ku behen edhe greket qe duken si jevgu i zi rracista ,atehere ka mbaruar kjo bote.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të hyje Shqipëria në BE ?
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 707
    Postimi i Fundit: 29-04-2022, 16:05
  2. Prejardhja linguistike e emrit ATHINA
    Nga ash në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 10:55
  3. Athina nis negociatat për emrin e Maqedonisë
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-10-2004, 18:51
  4. Athina Onassis, adoleshentja bilionere
    Nga StormAngel në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •