S'rrija dot pa e sjelle ketu kete shkrim te marre nga Revista Spekter se Aldon e kam mik te ngushte)
----------------------------------------------------------------------
Kush ėshtė Aldo Lipe, gazetari i panjohur pėr dėgjuesit me tė cilėt nis rrėmujshėm mėngjesin e ēdo dite
Ka vendosur tė mos shfaqet hapur nė ekranin e Top-Chanelit. Dėshiron tė mbetet enigmatik, i panjohur pėr tė gjithė dėgjuesit me tė cilėt nis rrėmujshėm mėngjesin e ēdo dite. Ndaj nė ēdo ēast, ndėrsa kamera e ndjek, fshihet nė hijen e studios. Sepse kėshtu e ka mė tė lehtė tė jetė ai qė ėshtė, i shkujdesur, i natyrshėm dhe paksa banal nė "llapa-llapat" me telefonuesit.
Nė ekran duket vetėm profili. Asgjė mė shumė se kaq, edhe pse shikuesit kanė filluar tė kėrkojnė me ngulm shfaqjen e tij tė plotė nė atė ekran "Jo kjo nuk ka pėr tė ndodhur. Tė paktėn tani pėr tani, sepse kjo enigmė ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e emisionit, pohon djali i mėngjesit. -Majde unė nuk doja fare qė ky emision i radios tė shfaqej dhe nė ekranin e Top-Chanelit sepse ėshtė e vėshtirė ta pėrqendrosh vėmendjen tek tė dyja dhe tek radio dhe tek televizioni. Nėse radio do ritėm televizioni tė kėrkon llapazan. E me thėnė tė drejtėn, s'e kam shumė pėr natyrė llapazanin,-shton Aldo duke qeshur.
Kush ėshtė djali enigmatik
Quhet Aldon Lipe dhe ka plot 12 vjet qė merret me radio-televizionin. Ai tregon se kėtė udhė e nisi nė Radio-Tirana. Mė pas nė TVSH u mor me emisionin "Telebuēko". Radio dhe TV Klani ishin dy porta tė tjera qė iu hapėn karrierės sė tij gazetareske. Pas njė viti specializim nė Amerikė u rikthye sėrish nė botėn e emisioneve radiofonike me "Goodmorning ". Ēdo mėngjes (pėrgjatė dy vjetėve nuk ka ndodhur asnjėherė qė tu mungojė dėgjuesve tė tij), nis njė maratonė transmetimi ku pėrveē muzikės gold tė tėrheq mė shumė komunikimi i tij me telefonuesit. Megjithėse nė komunikim me ta ėshtė sa ironik aq edhe i shkujdesur, nė studion e tij nuk reshtin telefonatat. Adhuruesit, kryesisht vajza, telefonojnė vetėm pėr tė, kėrkojnė tė dinė se pėrse nuk shfaqet nė ekran e shumė gjėra nga kėto.Ka ngjallur kureshtjen e adhuruesve tė tij edhe pse tė duket se komunikimi me to i kalon caqet e kortezisė.
Sekreti i batutave
Dikur "Goodmorning" ishte njė emision i thjeshtė informativ. Pastaj Aldos i kėrkuan qė ta ndryshonte ritmin. Kėshtuqė Aldo nisi tė shfrytėzojė batutat e zakonshme tė miqve tė tij nėpėr tavolina-"Kur ulem me ta unė nuk flas fare por "vjedh" gjithė shprehjet qė ata lėshojnė nė nerva e sipėr ose nė momentet e humorit. Kėshtu prej kėtyre tryezave kam marrė batutat-"shpėrndahu, je komplet tipi im", "duaje atdhenė si Shqipėria Amerikėn", "karvani le tė lehė, qentė tė ecin pėrpara". Janė tė gjitha kėto shprehje qė tė bėjnė tė qeshėsh kur i dėgjon nė emision. Aldo ėshtė i bindur se mėngjesi kishte nevojė pėr njė tillė rrėmujė fjalėsh, ndaj i pėrdor ato nė komunikimin me njerėzit nė telefon-"Por me shumė rezervime sepse duke u marrė me tė tilla batura tė vjedhura nga miqtė mund tė tė shpėtojė dhe ndonjė fjalė banale qė disa herė dhe mė ka shpėtuar" tregon ai.
Megjithėse shfaqet si njė hije e turbullt nė kanalin televiziv Top-Chanel, Aldo thotė se pikėrisht kėtu ka gjetur veten.
Kush ėshtė Aldo?
Njė djalė qė po piqet dalėngadalė . Me shumė plane dhe shumė projekte.
Qė janė?
Hapja nė televizion tė disa programeve tė reja. Po pėrgatitemi pėr njė emision qė do tė titullohet, fiks fare. Do tė jetė njė emision humori por me subjekte nga jeta e vėrtetė.
E mbani mend emisionin tuaj tė parė. Sa tė forta ishin emocionet dhe si i kaluat?
Emisioni im i parė ka qenė nė vitin 90, tek Radio-Tirana. Nė atė kohė kisha konkurruar pėr regjisurė por nuk e fitova konkursin. Atje mė mori Arjana Qatipi dhe Agim Pipa, dhe emocionet, si ta them, mė shumė i ngjanin njė mpirjeje.
Por kėto emocione i kalova nė njė mėnyrė tė habitshme sepse ishte si njė problem me dy zgjidhje. Mė duhej o tė mblidhja veten dhe tė filloja tė flisja ose tė ikja nga studioja. Kėshtu qė bėra tė parėn.
Por regjisura?
Dokumentarėt, ato i kisha fiksim dhe i kam akoma. Por pėrsa i pėrket regjisurės, kur erdha ne televizion bėra tė njėjtat gjėra qė kishin bėrė edhe ata qė kishin mbaruar regjisurėn. Pėr mua njė shkollė e vėrtetė ka qėnė Radio-Tirana e dikurshme.
Pse zgjodhėt qė gjatė transmetimit televiziv tė Googmorning tė fshihni Aldon?
Unė kam qenė dhe vazhdoj tė jem kundėr transmetimit tė emisionit nė televizion . Radio ėshtė e bukur sepse ėshtė e fshehtė. Kjo ishte ideja e shefit tim tė madh dhe skisha rrugė tjetėr veēse ta zbatoja. Nė kėto kushte vendosa qė transmetimi televiziv tė kishte diēka radiofonike,
ēka nėnkupton mosdaljen e fytyrės sime. Nė emisionin tim doja tė theksoja qė jam munduar tė pėrhap sa mė shumė muzikėn gold. Dua tė them se ėshtė relaksuese kur sapo zgjohesh tė dėgjosh tingujt e perlave ndėr vite. Kjo sdo tė thotė se nuk mė pėlqejnė rrymat e tjera sepse do tė ishte njė gėnjeshtėr. Por nė mėngjes nuk rri dot pa dėgjuar gold muzik.
Mendoni se mosshfaqja juaj e bėn emisionin mė interesant?.
Jo nuk mendoj kėshtu. Kjo mė ndihmon vetėm mua. Shkėputja ime nga ekrani ishte shumė e gjatė dhe dikush mund tė mė mbante mend dhe dikush jo. Domethėnė ndihem mė rehat kur nuk mė shikon njeri.Qė ta dish ka patur edhe nja dy raste kur unė kam dalė nė transmetim edhe me pizhame.
Pse nė emisionin tuaj keni zgjedhur njė taktikė sulmuese ndaj telefonuesve?
Jo ēdo mėngjes unė jam nė humorin qė duhet tė jem. Emisioni ka dy vjet qė transmetohet dhe problemi im mė i madh ėshtė qė tė mbaj ritmin. Kėshtu qė duke patur njė sjellje agresive mbaj njė ritėm tė caktuar. Pastaj kur e shoh qė arrij nė teprim tėrhiqem. Mirė ėshtė qė tė mos bėj fansat armiq.
Krijoni Kontakt