Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -14 deri 0 prej 104
  1. #1
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb Wesley Clark për President të SHBA-ve



    Gjenerali Wesley Clark në vitet 1997 - 2000 , ishte Komandant Suprem i NATO-s dhe Komandant i Komandës së SHBA-ve për Europë.
    Në atë pozitë , Gjenerali Wesley Clark komandoi Operacionin e Forcave Aleate në Kosovë, në akcionin e pare luftarak të NATO-s.


    Të nderuar bashkëatdhetare(ë) :
    * Ju ftoj që të shkruani për rolin dhe meritat e Gjeneralit Wesley Clark në luftën e Kosovës dhe gjasat që ai të zgjedhet President i SHBA-ve në vitin 2004.
    - Respektivisht , ju ftoj që të shkruani për rolin që Wesley Clark, si President i SHBA-ve , do të mund të kishte në Pavarësinë e Kosovës.



  2. #2
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Ja dhe Clark ne nje takim ku nderroi kapelet dhe dhurata me Ratko Mladic, kriminel lufte serb

    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Wesley Clark do ti japi ngjyra kesaj fushate elektorale ne SHBA, per shume arsye, une vetem po rendit disa:

    - po kandidon si demokrat, kur ai vete ka votuar per Regan dhe Bush, pra per republikanet.

    - baza elektorale e demokrateve ne SHBA shikojne tek Clark njerin e vetem ne gare qe mund te flasi per ceshtje te sigurise kombetare ne menyre bindese. Vete fakti qe Clark gezon nje mbeshtetje te madhe tek elektorati demokrat edhe pse nuk ka asnje kontribut politik ne kete parti, flet se me sa deshperim e presin demokratet rifitimin e shtepise se bardhe.

    - Clark ka marre mbeshtetjen e Clinton, presidenti me te cilin Clark pati divergjenca te pazgjidhme mbi menyren se si duhej te zhvillohej fushata luftarake ne Kosove. Kjo e shtyu Clark te kerkonte doreheqjen e parevokueshme nga detyra si Komandat Suprem i Nato. Nje tjeter kontradikte kjo, kur sot Clinton mbeshtet Clark.

    - dalja e Clark ne skene per demokratet, do te thote nxjerrjen ne hije te figurave kryesore te kesaj partie qe do tu duhet te rreshtohen PAS Clark dhe jo para tij sic kane bere deri me sot. E kam fjalen per Hillary Clinton, qe ka ambiciet e saj per presidente, burrit te saj dhe Al Gore qe e shohin Partine Demokratike amerikane si nje prone te tyre pasi askush nuk u ka sfiduar pozitat deri me sot. Kjo do te ndryshoje me hyrjen ne gare te Clark.

    - te 9 kandidatet e tjere demokrate, dalin automatikisht jashte loje me hyrjen e Clark. Fytyra e tij e re ne gare dhe kredencialet e tij ne karrieren ushtarake jane te paperballueshme nga figurat e tjera te konsumuara ne vite.

    - Dhe e fundit, te gjithe e pelqejne Clark per portretizimin e tij ne media, por askush nuk e njeh ende mire te shkuarren dhe karakterin e tij.

    Clark do te perbente nje sfide shume here me dinjitoze se cdo kandidat tjeter demokrat per George W. Bush.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    o maciste je i madh per kete foton qe ke prure ketu.Lexova nje artikull dje tek 55 edhe thoshte qe greqia dhe italia i blene serbise telekomin prej nje shume 893 miliarde dollare dhe pastaj ia shiten prape per 555 miliarde dollare kjo ishte para 1997 kete e bene per ti dhene miloshevicit para te mjaftueshme per te mbajtur pushtetin dhe te filloje luften ne kososve .Une spara i jap te tjereve vota po ti e meriton kete vote sot per kete foto aman ma jep ate faqen ku e ke gjet se do rri amerkia pa president tani .hahahahahahahahahahahaha
    Lollllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll llllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll llllllllllllllllllllllllllllllllll

  5. #5
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    clark e merr voten time
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  6. #6
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    sot ne shkollen time mbahet debati i kandidateve demokrat ku do te marr pjese dhe clark. do jem e pranishme kshq do kem mundesine te njihem me mire me platformen e tij per sa i perket presidencise.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  7. #7
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Wesley clark eshte ushtar per Hillary Clinton.
    Ajo po e perdor per te marre vota nga Dean (sidomos Dean se ai eshte ultra i majte, socialist me keq se Teng Hsiao Pini) dhe nese e shef qe do kete perkrahje nga elektoriati demoratik, ajo do futet duke e bere zv president.
    Ishte interesant fakti, qe ishin Clintonet ata qe e shtyne Clark te vinte kandidaturen, dhe po ate dite, dolen ne shtyp duke thene se akoma nuk kane vendosur perfundimisht nese do kandioje apo jo Hillary.
    Partia kemokrate ka probleme se nukkane as platforme e as ide, e vetmja platforme qe kane, eshte te shajme Bushin.
    Loooooosers!
    Ishalla nuk fitojne se do iki Amerika per lesh, do bohet socializem si Evropa e perendimit, dhe pastaj mjere ata qe punojne, dhe lum si dembelat.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  8. #8
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb


    Lexoni këtu : National Albanian American Council .

    Ja edhe një fotografi e Gjeneralit Wesley Clark :
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Ka shume gjera qe ju nuk dini per Wes Clark dhe jam i bindur qe nese Clark ia del mbane te marri mandatin e partise demokratike per tu perballur me Bush, kampi i Bush do ta kete shume te lehte te diskretitoje ne publik Clark thjeshte duke cituar ushtaraket amerikane qe kane patur fatin ta njohin Clark nga afer dhe te punojne me te per nje kohe te gjate.

    Po ju citoj se cfare tha Gjenerali Shelton para dy ditesh, kryetar i keshillit te sigurise kombetare gjate administrates se presidentit Klinton. Kur e pyeten se cfare mendoni per kandidaturen e Wes Clark per president te SHBA, ai pasi u vrenjt ne fytyre, pasi lagu fytin e tij me nje gote uje, tha shkurt dhe prere:

    "Le te themi qe Wes Clark nuk ka per te marre voten time."
    Kandidati me i pergatitur ne rradhet e demokrateve me nje shans per tu perballur me Bush eshte ish-lideri i demokrateve ne kongres, Richard Gepard. Ky gezon nje mbeshtetje te madhe ne rradhet e bazes se elektoratit demokrat qe perbehet kryesisht nga sindikaliste dhe avokate.

    John Kerry i mungon karizma, John Edwards i mungon eksperienca, Howard Dean e ka renditur veten aq majtas aqsa ai nuk mund tu apeloje qendres dhe te moderuarve ne partine e tyre, Liberman eshte kandidati me i forte kur vjen fjala tek ceshtjet e sigurise kombetare por ne te njejten kohe e ndjek fantazma e humbjes ne 2001 me Al Gore. Te tjeret jane te paperfillshem ne gare dhe objektivi i tyre eshet sigurimi i mundshem i postit te zv-presidentit.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    A e dini qe Clark dhe Kerry jane cifute?


    Nuk besoj se Gephardt perfaqeson nje individ te pershtatshem per president te Amerikes. Gepard eshte shume militant dhe pak modern si personalitet.

    Per mua me i kompletuari, me i pjekuri dhe me karizmatiku eshte padyshim Kerry. Elokuenca dhe trajtimi i argumentit e dallon ate me teper se te tjeret.

    Gephadt i perngjan me shume nje Jimy Carter, pra nje demokrati conservativ, dhe preferencat e tij per shtresen puntore ne amerike jane te tepruara. Plus qe mua sulmet e tij ndaj Bushit mu duken disi me te thata dhe personale se te tjeret( miserable failure- e perseritur disa here). Nga ana tjeter Gephardt mund te trajtohet si deri diku i konsumuar ne politiken amerikane, duke pare ketu nevojen qe ka amerika per ata qe quhen "rising star" si ishte Bill Klinton.

    Kerry ka nje pamje me moderne politikisht. Jo vetem eshte ai me elokuent se Gephardt por eshte edhe me objektiv dhe i drejtperdrejt se ai.
    Kerry ka edhe disa avantazhe te tjera. Se pari ai eshte senator dmth perfaqesues i nje baze me te madhe dhe diverse zgjedhesish, i nje prej shteteve me industriale te amerikes, Gephardt eshte congressman-i i qytezes ku ka lindur dhe eshte rritur. Se dyti Kerry ka nje biografi totalsiht perfekte ne cdo aspekt te jetes, por mbi te gjitha ai vete eshte milioner, dmth tek ai e shikojne veten te perfaqesuar edhe shtresa e kamur ne amerike. Plus qe idete e tij ambientaliste i japin pike edhe me shume.

    Per mua, nqs Hillary Clinton nuk futet ne gare, konkurenca me e fuqishme do jete midis Clark dhe Kerry. Sido qe te jete Bushi duhet te ike. Ai eshte vertet nje aksident dhe gabim i sistemit amerikan te qeverisjes. Te shohim.

  11. #11
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Leshator, Bushi ishte dhurate nga qielli.
    Duke filluar qe nga lufta kunder terrorrizmit, e deri tek ekonomia qe nen taksat e Klintonit filloi te binte, duke i marre frymen popullit.
    Ishalla dhe 4 vjet te tjera, se po erdhen kto bucet demokrate pisk e shof punen per Ameriken.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Presidenti Bush eshte ne pozita teper te forta per cdo kandidat te mundshem demokrat qe mund ta sfidoje. Kete me mire se kushdo e dine demokratet qe e urrejne Bush jo vetem se ai "u vodhi presidencen" sic u pelqen atyre ta karakterizojne, por arriti qe te fitoje pushtetin ne te dy dhomat e kongresit amerikan qe sot kontrollohen po nga republikanet.

    Nese Bush arrin qe te pershpejtoje procesin e stabilizimit te Irakut dhe ekonomia amerikane qe sapo ka dale nga recesioni arrin te gjeneroje vende pune te pakten brenda pranveres qe vjen, Bush eshte i pathyeshem ne keto zgjedhje.

    Megjithate, eshte ende heret te besh parashikime per fushaten, pranvera e 2004 do te tregoje se cfare forme do te marre relievi politik ne SHBA.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Bushi eshte ne pozita te forta akoma vetem sepse amerika perjetoi 11 Shtatorin dhe shoqeria amerikane eshte akoma e irrituar prej ketyre sulmeve. Mbeshtetja e Bushit ne amerike tani per tani eshte akoma nje reagim ndaj sulmeve dhe anti-amerikanizmit qe amerikanet perjetuan dhe po perjetojne. Shume mendojne se duke mohuar kete president mohojne angazhimin e shtetit amerikan kunder terrorizmit, si dhe perkulen e humbin dinjitetin kundrejt frymes anti-amerikane. Kjo mbeshtetje eshte me shume instinktive dhe aspak racionale, sepse Bushi nuk ka asnje arritje te vecante ne asnje fushe. Punen qe ai ka bere per te luftuar terroristet neper bote, do ta bente cdo president madje edhe me me shume efektivitet. Por amerikanet instinktivisht perseri do fokusohen mbi fuqine e tyre te vertete, qe i kthen ata vertete ne mastera te botes, ate ekonomike qe Bushi po e falimenton.

    Pra aprovimi i Bushit po ndryshon nga dita ne dite. Qe prej Prillit te ketij viti Bushi ka humbur rreth 6-8 pike dhe kryeson me nje diference minimale kur ne skene ka 10 demokrate, dmth votat e demokrateve nuk jane konsoliduar. Cdo dite e me shume amerikanet po vene si perparesine e tyre ecurine e ekonomise ne te cilen Bushi po falimenton teresisht, dhe pas nje viti me 500 miliarde dollare dificit, 150 mije ushtare ne Irak, 6.5% papunesi Bushi do humbe me siguri. Amerikanet u trashen disi nga mireqenia e papare qe pruri Klintoni dhe iu kthyen gjykimeve morale. Shume edhe e mallkonin Klintonin si mekatar dhe kerkonin qe ai te futej ne burg, e te paditej publikisht si bukshkeles, sepse begatine qe ai pruri ata e moren per te qene. Tani askush nuk diskuton me per morale, sepse kane kriza financiare qe po i renon ekonomikisht.

    Bushi eshte gabimi me i madh i zgjedhjes amerikane. Shteti me i madh e i fuqishem ne kete bote shkon e zgjedh per president nje njeri medioker, pijanec, qe mezi lidh dy llafe qe kane kuptim,i humbur ne cdo aspekt te jetes. "First Lady" nje punonjese librarie.

    Amerika ka me shume merita se kaq, si dhe ka njerez me te mencur dhe te afte se fshatari Bush. Mire i tha Klintoni Bushit kur ai e po e sulmonte publikisht "Cpret nga nje njeri, merita e vetme e se cilit eshte fakti qe kishte babane president". Qe atehere Bushi kurre nuk e sulmoi me Klintonin ne publik.

  14. #14
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Ca **** qe e kthen gunen nga te fryje era.



    XXXXX DRUDGE REPORT XXXXX THU SEPT 25, 2003 16:05:37 ET XXXXX

    GENERAL CLARK PRAISED CONDI, POWELL, RUMSFELD AND BUSH: 'WE NEED THEM THERE'

    **World Exclusive**

    Democratic presidential hopeful General Wesley Clark offered lavish praise for the Bush Administration and its key players in a speech to Republicans -- just two years ago, the DRUDGE REPORT can reveal!

    MORE

    During extended remarks delivered at the Pulaski County GOP Lincoln Day Dinner in Little Rock, Arkansas on May 11, 2001, General Clark declared: "And I'm very glad we've got the great team in office, men like Colin Powell, Don Rumsfeld, **** Cheney, Condoleezza Rice... people I know very well - our president George W. Bush. We need them there."

    A video of Clark making the comments has surfaced, DRUDGE can reveal.

    MORE

    Clark praised Reagan for improving the military:

    "We were really helped when President Ronald Reagan came in. I remember non-commissioned officers who were going to retire and they re-enlisted because they believed in President Reagan."

    Clark continued: "That's the kind of President Ronald Reagan was. He helped our country win the Cold War. He put it behind us in a way no one ever believed would be possible. He was truly a great American leader. And those of us in the Armed Forces loved him, respected him, and tremendously admired him for his great leadership."

    Clark on President George Bush: "President George Bush had the courage and the vision... and we will always be grateful to President George Bush for that tremendous leadership and statesmanship."

    Clark on American military involvement overseas:

    "Do you ever ask why it is that these people in these other countries can't solve their own problems without the United States sending its troops over there? And do you ever ask why it is the Europeans, the people that make the Mercedes and the BMW's that got so much money can't put some of that money in their own defense programs and they need us to do their defense for them?"

    "And I'll tell you what I've learned from Europe is that are a lot of people out in the world who really, really love and admire the United States. Don't you ever believe it when you hear foreign leaders making nasty comments about us. That's them playing to their domestic politics as they misread it. Because when you talk to the people out there, they love us. They love our values. They love what we stand for in the Declaration of Independence and the Constitution and the Bill of Rights."
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  15. #15
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Perktheje tekstin , ta kuptojme edhe ne te tjeret o Napoleon Manciste Roshi
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Bashkim Fino kandidati i së majtës për president
    Nga shefqeti11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •