Kėtė mentalitet e shkatėrroi turkoshaku Enver Hoxha.
Kėtė mentalitet e shkatėrroi turkoshaku Enver Hoxha.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Hajde postime hajde,i jeni fut zanatit te huj,merrni anet e mira mer njerez,se nuk po dini me i spjegu gjanat aspak!
Gjithsesi,nqs ka njerez qe na dojne dhe vlersojne,nuk na dojne prej kanunit,por prej njerzillekut,nuk na dojne nga primitiviteti jone,por per do virtyte qe i kena pas(tash kan hup krejt)!
sikur t kisha gja ne dor
e t u bajsha akullor
buzt e tuja me shiju
ne gjoks tandin me piku-Orosh
Po pra, Kanuni Shqiptar ishte Ligji hyjnore i Zotit qe funkciononte dhe mbronte popullin ne menyre perfekte pa polici, pa gjyqe dhe pa burgje, sepse polic, gjyq dhe burg ka qene vet populli me dioni, drejtesi, miresi dhe moral ... per te keqin/kriminelin edhe familja e tije ka qene polic, gjyq dhe burg. Ketije i thuhet civilizim, e jo atyre qe po i thone disa.
Femra dhe femiu kan qene gjithmone te shenjet per Shqiptarin, per ate arsye nuk i ka ngucur/lenduar askush ... dhe po ia ofendove Shqiptarit antaret e shenjet te familjes, ai ta ka mare shpirtin.
Me vone erdhen kristianizmi, muslimanizmi dhe aziatet e tjeret me mentalitetin dhe kulturen e tyre aziatik qe shkaktuan kaos dhe shkatrruan kete nivel te larte te civilizimit, ērregulluan dhe shkatrruan gati ēdo gje ne kete drejtpeshim te krijuar ne mentalitetin dhe kulturen Shqiptare gjat mijra viteve te me hershme nga dionia, drejtesia, miresia, morali dhe pervoja e popullit tone te lashte. Ndersa kete proces te shkatrrimit dhe zhdukjes se civilizimit te larte, mentalitetit dhe kultures tone te shenjet e perfundoj me sukses (ashtu siē tha TheCompany) nje far Enver Hoxha, ky iu dha fund te gjithave.
Nje mik i imi pat thene njehere ne kete forum, qe te gjitha te keqet neve na kan ardhur nga lindja/Azia ... duke filluar nga te menduarit/mentaliteti i semure e deri te smundjet fizike ngjitese.
Ju te tjeret duhet ta lexoni edhe nje here me vemendje kete shkrimin e Rina_87.
Ps.: Nuk po muj me t'dhane reputacion, se t'pasna dhane ma heret.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėu_s : 22-08-2009 mė 23:12
Pėr burra nuk asht hapsi as shkopi
pėr burra asht shpata ose konopi
Nuk je duke fol nė kontekstin qė fola unė. Herė tjetėr shiko pėr ēka ėshtė fjala. Mua nuk je duke mė bėrė asgjė, por iu pengon njerėzve me shkrime idiote.Per burrat eshte fjala ose besa.
Njė studiues korēar pėrmes Mirditės nė dimrin e 1930-s
Duke vijuar me reportazhet e "Discovery", menduam tė vijmė para lexuesit me njė udhėpėrshkrim tė para 80 viteve tė njė studiuesi tė njohur korēar qė u prin viseve tė Veriut dy antropologėve amerikanė, burrė e grua. Kalon malėsinė eLezhės, mė pastaj i bie tėrthor rajonit tė Mirditės dhe mė tej. Por nga shėnimet e mbajtura preferon qė tė shėnojė nė njė libėr tė vecantė Mirditėn, duke e kalėruar nė kuaj a nė kėmbė mepėrmes atė nė njė dimėr tė acartė. E gjitha kjo nuk sillet pa synim, kur sot pikėrisht udhėtime tė tilla mund tė jenė nė kėrshėrinė e mėtejshme tė tė huajve e vizitorit vendas .
Jemi mėsuar qė nėpėr udhėpėrshkrime, studime apo hulumtime, vendin tonė tė para shumė viteve, ta njohim vetėm pėrmes shėnimeve tė tė huajve, qė kanė qenė aq tė interesuar pėr doket, zakonet, kulturėn e jetesės dhe tė sjelljes sė kėtyre njerėzve nė kėtė cep mistik tė Europės. Duket se Shqipėria e Epėrme, ka qenė kėrshėria ndjellėse pėr shumė syresh nė hulumtimin e miteve, doket, ritet, vetqeverisjes pėrmes Kanunit tė Maleve, gjuhės dhe antropologjisė. Ndėr ta pėrmenden Hahn, De Grand, Durham, Nopēa e tė tjerė. Por ndėrkohė shėnohen nė kujtimet e njerėzve dhe plot emra tė panjohur sidomos antropologėsh tė huaj dhe kryesisht amerikanė, qė i ranė kryq e tėrthor viseve tė Veriut, Mirditės, Pukės, Zadrimės, Malėsisė sė Madhe, Lurės, Dibrės, Lumės, Hasit, Malėsisė sė Gjakovės dhe Dukagjinit.
Nė kėtė aradhė ardhėsish aty nga vitet '30 tė shekullit tė kaluar, bien nė sy dhe dy "matės-antropologė" tė tillė, dy dijetarė irlandezo-amerikanė, burrė dhe grua, tė cilėt vijnė nė Shqipėri me kėrshėrinė pėr t'u vėnė nė gjurmė tė Eposit tė Kreshnikėve. Janė pikėrisht kėta, qė shoqėron studiuesi i njohur korēar, Stavri Frashėri. Por, pėrpos shoqėrimit, ky i fundit, ndalet dhe kundron me kujdes nė ēdo vatėr malėsore, shtėpi, kullė, dasmė a morte, pėr tė sjellė detaje tejet jetėsore mbi organizimin e jetės shoqėrore, kulturės popullore dhe materiale autentike pa kurrfarė stisje a ngjyresa ekzotike, duke e qėmtuar faktin direkt nė burim, pėr ta mbledhur me kujdes nė ditarin e tij qė mė vonė do tė botohej si trajtė monografike e njė udhėpėrshkrimi nga kėto vise. Pas pak kohėsh, Stavri Frashėri, nė kolanėn e botimeve tė tij, ėshtė ndėr tė paktėt shqiptarė, qė i shton njė libėr monografik bibliotekės sė varfėr tė librit shqip pėr "Vendin e Shqipeve".
Nė kėtė shoqėrim qė Frashėri u bėn antropologėve amerikanė, burrė e grua, nėpėr trevat e Veriut nė vitet '30, tė cilėve u intereson thjeshtė antropologjia e njerėzve tė kėtejshėm, Stavri Frashėri shtyhet mė tej nė shėnimet e tij, nė relievin e pėrgjithshėm historik, dokėsor, social e kulturor tė Mirditės, ishte njė qėllim shumė fisnik i tij, tė njiheshin krahinat e vendit me njėra tjetrėn, pasi ta zėmė Veriu me Jugun nė mes veti dukeshin si dy botė tė largėta, falė dhe prapamabejtjes dhe varfėrisė sė tejskajshme qė pėrjetonin njerėzit e maleve.
Mitrush Kuteli nė njė "shoqėrim" qė i bėn librit tė tij nė botimin e para 75 viteve, duke falenderuar autorin, por dhe shoqėrinė e Grave tė Korēės qė ndihmuan daljen nė dritė tė njė libri tė tillė thellėsisht shoqėror, duke shpresuar se ky do tė jetė njė manifestim jo i izoluar e sporadik, konkludon se pėrtej maleve zgjaten tė tjera male dhe midis tyre janė vėllezėr, tė cilėt fatkeqėsisht as i njohim e as i dimė. Koha me karvanin e brengave tė ndryshme, mjegulla e hedhur prej shumė armiqsh dhe mungesa e mjeteve tė udhėtimit na kanė shtrydhur formėn e egėr tė njė individualizmi egoist kundrejt vėllezėrve. Njohim vise tė huaja si asnjė tjetėr popull, por pėr malet tona nuk kemi pėrveēse dijeninė e njė ushėtime legjende.
Kush ėshtė Stavri Frashėri?
Lindi nė qytetin e Korēės mė 1900, me prejardhje nga Frashėri i Pėrmetit. Kryen shkollėn fillore nė Selanik, tė mesmėn nė Janinė nė gjimnazin "Zosimea", ku dikur kishin mėsuar dhe vėllezėrit Frashėri e figura tė tjera tė shquara tė Rilindjes Kombėtare.
Nė 1920 familja kthehet nė atdhe dhe ai punon si shkrues nė bashki, deri mė 1923 kur merr njė bursė studimi nga Fondacioni amerikan "Near East" pėr nė "Robert Kolege" tė Stambollit, studime qė i kryen nė 1927 duke u diplomuar si inxhinier mekanik. Degėt e letėrsisė dhe shkencave humanitare i kishte shumė pėr zemėr. Punon nė Korēė disa vite dhe dėrgohet nga Ndėrmarrja Elektrike e asaj kohe pėr specializim nė Angli pranė firmės "Ruston", mė pastaj kthehet dhe vendoset nė Durrės, aty emėrohet mėsues i lėndėve profesionale nė shkollėn amerikano-shqiptare bujqėsore tė Golemit ku punon nga vitet 1930-1940. Gjatė luftės u muar me mėsuesi, ndėrsa pas luftės do tė provojė burgjet komuniste, pas daljes nga burgu, punoi si inxhinier mekanik deri sa mbylli sytė mė 25 tetor 1965.
Stavri Frashėri, sipas studiuesit tė njohur tė mitologjisė prof. dr Mark Tirta, ėshtė njė nga intelektualėt mė tė mirėnjohur tė kohės sė tij, shkroi pėr ēėshtje tė natyrės sociale, pėr histori e tradita popullore, la shkrime nė fushė tė poezisė e tė prozės artistike.
Pos librave udhėpėrshkruese e studimore, me vlerė ėshtė vepra e tij "Folklor shqiptar", librin me poezi "Lule dhe gjemba", disa metoda pėr mėsimin e anglishtes, librin "Kėtej kaluan hordhitė gjermane", shkruar gjatė luftės, librin e shkruajtur nė Angli "Anglia nė syrin e njė tė huaji", ndėrkohė qė ka shumė dorėshkrime tė fushės kulturore, shkencore, poetike e pedagogjike, qė presin dritėn e botimit nga bijtė e tij nė Korēė.
Libri "Pėrmes Mirditės nė dimėr", ėshtė risjellur pėr lexuesin e sotėm nga shtėpia botuese "Mirdita", nėn drejtimin e studiuesit tė njohur mirditor Ndue Dedaj, ndėrsa botimi i tij i parė ka qenė nė vitet 1930, nėn kujdesin e bashkisė Korēė dhe Shoqėrisė sė Grave tė kėtij qyteti.
Pėrmes Mirditės nė dimėr
Parathėnia e studimit, si njė prolog
"Ku po shkoni? Do tė vdisni nga tė ftohtit, do t'u hanė ujqtė dhe ėgėrsirat nėpėr ato male tė nalta, dėbora ka vajtur njė bojė njeriu dhe do tė mbeteni udhės, ushqimet mungojnė, ethe ka plot!", mė thoshin shokėt dhe miqtė e mij kur u zija nė gojė se do tė veja nė malėsi sėbashku me njė zonjė dhe njė zotėri amerikan, tė cilėt shkonin atje pėr studime antropologjike.
Dėshira e prej shumė vitesh mė erdhi dhe rasti e solli tė vizitoja vendin e trimėrisė shqiptare, duke mos marrur parasysh rreziqet qė mė shfaqnin miqtė, ca mė tepėr kur mėsova se nė viset e dėborės sė madhe tė ujqėve, arushave dhe tė diskonfortit tė madh po vente dhe njė grua e pamėsuar nė kėsilloj vendesh.
Shqiptarė jemi, po Shqipėrinė nuk e njohim mirė, thotė ai. Informatat e dhėna nga njė i huaj mund tė kenė avantazhin qė mund tė jenė tė paanshme nė shfaqjen e tyre, kurse nga ana tjetėr mund tė jenė dhe jokorrekte nga shkaku i mos tė diturit tė gjuhės, ashtu dhe nga pikpamja sentimentale. Ekzagjerimet, qofshin nė favor ose kundra njė kombi, kurdoherė humbasin vlerėn e njė studimi. Psh: ē'mund tė themi kur dėgjojmė prej njė tė huaji se nė Shqipėri ndodhen njerėz me bisht, ose tė njė tjetri shkrimtari, i cili ka thėnė se shqiptarėt pėrgjithėsisht rrojnė nė kasolle?...
Prej tėrė krahinave tė Veriut qė vizitojnė nė fund tė viteve '20, ata i tėrheq Mirdita, ndaj dhe autori bėn njė pėrshkrim tė gjatė, ėshtė mė unike se krahinat e tjera, ka njė karakter tė veēantė dhe sistemi i saj social shtė edhe primitive, thotė ai.
Pėr ata qė s'dijnė gjėsendi pėr Malėsitė tona, sidomos pėr shqiptarėt e Jugut dhe tė mėrgimit, shpresoj se ky studim do tė jetė interesant. Kur qeshė nė kryeqytet u kėndova njė pjesė tė madhe tė dorėshkrimit tim disa miqve mirditas, tė cilėt thanė kėto fjalė pasi mbarova sė kėnduari: "Pėr Zotin, bash kėshtu asht!...".
Amerikanėt habiteshin me lirinė e madhe qė gjenin nė vendin tonė, ku, ndonėse kėta mbanin revole nė brez, asndonjėri s'pyeste pėr leje ose pėr gjė tjetėr. Kudo qė venim na sillnin lehtėsira dhe sidomos xhandarmėria, e cila na shėrbeu pa masė.
Origjina dhe organizimi shoqėror i mirditasve
Prej pyetjeve qė kam bėrė andej-kėtej (pyeta dhe kapidanin e Mirditės), besohet se mirditasit kanė ardhur nė vendin e sotėm nė kohėn e Mbretit tė Marinės, vend i cili tani ėshtė nėn sundimin Jugosllav. Cili mbret ka qenė, nė ē'kohė kanė dalė qė andej dhe ē'popull kanė gjetur nė kėtė vend, nuk dihet. Mė pastaj studiuesi Korcar sjell nė kujtesė legjendat qė qarkullojnė mbi origjinėn
Studiuesi i njohur korēar, sjell fakte domethėnėse sa i pėrket organizimit shoqėror, duke e cilėsuar kėtė krahinė si e vetmja krahinė qė ruan edhe sistemin primitiv shoqėror. Mirditasit i kanė konsideruar tė pesė Bajrakėt si njė njėsi. Oroshi, Spaci dhe Kuzhneni, konsiderosheshin si njė familje dhe nuk martoheshin ndėr vete, kurse Fani e Dibri, janė tė mbėshtetur (tė ardhur mė vonė), dhe mund tė japin e marrin nuse nė ato bajrakė.
Vllaznitė dhe fiset janė njėshat kryesorė dhe mund tė pėrmbledhin shumė shtėpi, tė cilat janė pėrndarė nė katunde tė ndryshme. Mirditasit kurrė nuk marrin nė fis sikur tė kenė kaluar edhe nja dhjetė brezni. Fisi ka luajtur njė rol tė madh dhe pėr mė tepėr sa i pėrkiste marrjes sė gjakut.
Njė ditė njė xhandar, atje ku ishim nė njė shtėpi pėr tė ndenjur njė natė, mė thotė se nusen e shtėpisė e ka motėr. Kur i kėrkova hollėsira pėr kėtė gjė, mė thotė se nuk ishte motėr e vėrtetė, por njė vajzė prej fisit tė tij! Jo vetėm nė fiset dhe nė katundet nuk marrin dhe japin mirditasit, po dhe brenda nė bajrak. Pėrjashto pesė bajrakėve bėjnė krushqi me Pukėn, Lurėn, Selitėn, Lezhėn dhe Zadrimėn tė cilat i kanė rreth e pėrqark. Oroshi ėshtė vėllai mė i madh dhe konsiderohet si i pari bajrak, ndonėse ka mė pak shtėpi se tė tjerat, atje ėshtė shtėpia e Kapidanit tė Mirditės dhe ky ka qenė qeveritar i vėrtetė i saj.
Mund tė themi se forma e qeverimit nė Mirditė ka qenė Republikė Aristokratike. Kapidani, i cili ka qenė kryetar i saj, bashkė me pesė bajraktarė, me pesė pleq tė Mėdhenj dhe me pesėmbėdhjetė stėrpleq, pėrbėnte trupin qeveritar. Ēdo bajrak kishte nga njė bajraktar, njė plak tė madh dhe njė numėr strapleqsh, numėr i cili varej nga rėndėsia e fiseve. Tė gjitha kėto ofiqe kanė qenė trashėgimtare dhe djali i madh merrte titullin e babės sė tij. Po tė qe se ofiqari nuk kishte djem, vėllau i madh e trashėgonte titullin pas vdekjes.
Kuvendi i Pėrgjithshėm bėhej nė Kishėn e Shpalit ose nė Grykėn e Oroshit dhe kėtu merrnin pjesė tė 25 burrat qė pamė mė lart si dhe vegjėlia, domethėnė nga njė burrė pėr shtėpi. Atje merreshin vesh pėr pajtimin e gjaqeve, pėr ndonjė luftė, ose pėr ndonjė ēėshtje tjetėr me shumė rėndėsi tė bajrakėve. Kapidani kryesonte kėtė mbledhje dhe ēdo vendim komunikohej me anė tė tij. Vegjėlia ka patur rėndėsi tė madhe, sepse ēdo vendim i marrė prej krerėve nuk mund tė zbatohej nėse kėta, pėrfaqėsues direkt tė popullit, kishin njė mendim tė kundėrt. Fjalėn e fundit pėr ēdo mosmarrėveshje e thoshte Kapidani, megjithėse dhe ky ka patur fuqi tė kufizuara.
Pėr rregullimin e ēėshtjeve lokale kanė qenė pleqtė, stėrpleqtė dhe "Halia". Ligj tė shkruar nuk ka patur dhe drejtėsia zbatohej nė bazė tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, i cili ėsht mbajtur brez pas brezi. Sot Qeveria e Zogut po mundohet tė vėrė nė zbatim ligjin e ri, mirėpo ėshtė e vėshtirė tė vihet nė veprim plotėsisht nė njė vend ku mentaliteti nuk piqet me tė.
Sipas ndarjes sė sotme politike Mirdita ėshtė n/prefekturė, me qendėr Repsin dhe ka gjashtė komuna. Qetėsia mbahej me anė tė Xhandarmėrisė, e cila ka ngrehur posta nė pika tė rrezikshme. Nė kohėn e sundimit turk Mirdita nuk paguante ndonjė taksė, pėrveē tė 100 pareve pėr shtėpi, tė cilat "ishin shkruar nė derė tė Stambollit". Edhe sot ky vend i bekuar nuk paguan ndonjė taksė, kurse mund t'i japin qeverisė nga njė burrė pėr shtėpi nėse e lyp nevoja.
Kur u ndodhėm nė Mirditė komunat i kėrkonin ēdo shtėpie nga njė pagesė tė vogėl (njė a dy korona), pėr numėrin e ri qė do tė vinin mbi tė, dhe burrat e Dheut nuk kishin qejf ta paguanin. Njė ditė njė malėsor mė thotė: "S'kena qef me pague se na bahet zakon ".
Banesat dhe jeta familjare
Duke pėrshkruar banesat e mirditasve, Stavri Frashėri, vėzhgon me kujdes se katundet, qė janė grefur pėrgjithėsisht afėr ujit, ndėrsa shtėpitė nga frika e vrasjes me sho-shoqin, janė ndėrtuar larg prej njėra tjetrės, njeriut i duhet njė kohė e gjatė tė ecė nga njėra shtėpi tek tjetra. Kam parė shtėpi nė majė tė shkėmbit, nė vendet e izoluara, dhe mendja e njeriut habitet se si mund tė rrojė n'atė vend ku komunikacioni ka qenė kaq i vėshtirė. Mbrojtja dhe toka pėr tė mbjellė caktojnė pozitėn e shtėpive tė tyre, stabiliteti s'ėshtė marrė parasysh sepse ēdo shtėpi ka qenė e pavarur nga njėra tjetra.
E rrethuar prej ndonjė copė toke tė mbjellė qėndron shtėpia e mirditasit; pėr t'u bėrė ballė luftrave e fortė prej guri, dritaret i ka tė vogla, pėrmbi portė pėrgjithėsisht ėshtė "ēikmaja" me njė dritare tė vogėl dhe me disa frėngji pėr tė bėrė luftė. Nėpėr qoshe tė shtėpisė vėrehen vrima tė tjera tė cilat e mbrojnė shtėpinė nga tė gjitha anėt. Shtėpisė me dy kate i thonė kullė, mbulojėn e ka me plloēa, me qeramidhe ose, atje ku ka pyje me pishė me dėrrasė. Qė pėr sė largu duken si kutija prej shpirtoje. Ka dhe shtėpi pėrdhese prej guri ose prej dėrrase tė mbuluar me qeramidhe, me dėrrasa, me plloēa ose kashtė. Kėto janė tė klasave tė fundit.
Ngjitur me shtėpinė do tė vėsh re kosharin pėr misrin, ndonjė a dy mullarė me misėrishta a me barė, ndonjė kasolle, dhe njė bashtulkė tė mbjellė me lakra, ose me tė tjera barishte. Kulla mund tė ketė tre, katėr ose mė shumė oda. Atje ku mungon kasollja, oda pėrdhese pėrdoret pėr bagėtinė. Njė shkallė e ngushte posa hyn tek dera tė shpie nė odėn e burrave ku priten miqtė. Posa hyn brenda vjen oxhaku, lloj-lloje. Nė shtėpitė pėrdhese vatra ndodhet nė mes dhe buariu pėr tė hequr tymin mungon. Mbi zjarr ėshtė varur poēja prej balte me zingjir. Pishtari, njė lloj rrjete prej teli, varet nga tavani dhe shėrben pėr tė vėnė pishėn e ndezur qė ndrit odėn.
Oda nuk ka shumė mobilje, nėpėr kėnde ėshtė shtrirė ndonjė mutaf ose ndonjė lėkurė deljeje, andej-kėndej, nėpėr odė sheh shkaminj trekėmbėse e tė shkurtėra, ndonjė fron tė moēėm tė skalitur dhe fort tė bukura dhe ndonjė sėnduk tė vjetėr tė skalitur. Nė qoshen e kėndit mund tė vėsh re ndonjė "cung" (trup druri), i cili pėrdoret nė vend tė jastekut. Nė tė dyja anėt e oxhakut dhe nė mur mbi dy kėndet janė kamaret tė mbyllura nė dėrrase tė skalitur, kanė pamje tė bukur dhe i zoti i shtpisė vė takėmet e kafesė. Kafenė taze mirditasi e ka alla minut.
Dritaret janė tė vogla dhe pa xhama, mbyllen me kanata dėrrase tė trashė, muret tė lyer me gėlqere dhe pa dekoracion, dikund shikon ndonjė pushkė tė varur (kur kanė leje prej Qeverisė), ndonjė ēifteli, ndonjė kryq a ndonjė korė ose ndonjė fotografi tė tė zotit tė shtėpisė qė mund tė ketė dalė nė Shkodėr a Tiranė. Pakėz nėn tavan duken disa ēengela ku varen pushkėt e trimave, njė lloj i tillė gjenden edhe tek dera e jashtme. Tavani mund tė jetė i ndėrtuar me dėrrasė ose trinė. Pėrmbi vatrėn varin pastėrmanė, e cila qėndron mbi njė lloj rrjete prej trene. Jo shumė larg kėsaj rrjete eshtė dhe njė dru horizontal dhe mbi atė thajnė rrobat e lagura.
Pėr tė larė duart kanė ibrikun dhe koritėn ose mund tė vesh tek sqolli qė ėshtė mė njė anė tė odės nė mur, uji derdhet nga njė vrimė pėrjashta. Nevojtorja, si njė kutiēkė e ngjitur nė mur, ėshtė nė katin e dytė, muret i ka tė forta.
Nė familjen mirdtase ekzsiton seistemi patriarkal: plaku i madh ėshtė i zoti i shtėpisė, ky pret e pėrcjell miqtė, ky bėn nisjen nė bukė, ky flet mė parė mbi ndonjė ēėshtje dhe fjala e tij dėgjohet fort. Shtėpia mirditase mund tė ketė dhjetė, njėzetė a deri nė dyzet vetė, gjithsecili aty din pozicionin e tij dhe respekton mė tė madhin. Nėnės i bėhet resepekti i duhur, ajo mban kyēet e shtėpisė dhe ka nėn komandė tė gjitha nuset. Edhe nuset kanė njėfarė klasifikimi nė mes tyre, e vogla ėshtė nė njė shkallė mė tė ulėt se tė tjerat dhe duhet, sikundėr nderon pleqtė, tė nderojė dhe nuset e mėdha. Pas vdekjes sė plakės kunata e madhe ia zė vendin.
Nė shtėpitė e mėdha burrat hanė veē, gratė veē dhe fėmijėt veē. Nusja e re u shtie ujė burrave pėr tė larė duart dhe kjo gjė konsiderohet si njė privilegj. Nė kohėn e tė ngrėnit gratė rrijnė nė kėmbė pėr t'u shėrbyer burrave, i vogli duhet tė presė qė mė parė tė fillojė mė i madhi. Aty ku mungojnė djemtė, plaku ose gruaja mė e madhe zė vendin e burrit dhe rregullon punėt e shtėpisė.
Tė larit ose tė fėrkuarit e kėmbėve tė plakut dhe tė plakes dhe tė citosurit e tyre, i bie nuses sė vogėl, e cila e quan kėtė si privilegj. Burrat nuk i thėrrasin gratė e tyre me emėr, po kjo gjė bėhet edhe me gratė. Por dėgjon tė thėrrasin: "O gjyshe! O gru! O nuse!". Duket se gruaja nė Mirditė nuk ėshtė lindur qė tė nderohet. Habiteshin me ne kur shikonin se gruas i jepnim kafenė ose rakinė mė parė dhe i linim kėndin mė tė mirė. Kjo gjė ishte njė kryengritje pėr mendjen e tyre. Gruaja lodhej shumė, bėn gjellėn, pastron shtėpinė, shikon fėmijėn dhe bagėtinė, vete nė arė, prźt dru nė bjeshkė dhe i shpie nė shtėpi, kurse burri pret e pėrcjell miqtė, nget qetė, mund tė vejė nė bjeshkė me bagėtinė, dredh cigare gjithė ditėn, "luan gishtin" ose mund tė merrej me politikė!
Ja njė bashkėbisedim qė kemi patur me njė grua nė zonėn e Kallmetit, kur ndonja katėr katundare po zbrisnin nga mali tė ngarkuara me dru nė shpinė, kush duke bėrė ēorape dhe kush duke tjerr lesh.
Qėndruan pakėz dhe po shikonin me kuriozitet zonjėn amerikane qė ishte veshur si burrė. I avitėm njėrės dhe e pyes: "Ė, si tė duket, burrė a grue ashtė ai njeri i veshur me pallton prej lėkure dhie?!". Malėsorja mė pėrgjigjet: "Ajo asht grue dhe ka le ditėn e bardhė. " Po pse?", i thashė. Ajo me pėrgjigjet prapė: " nuk mė shef mue si jam ngarkue me dru? Kam gjashtė sahat tue ec dhe duert me janė ba cope nė bjeshkė. Shif duert e mija, pa shif tė asaj, kqyri sa tė bardha i ka. Mė shikon mue, nuk jam ma tepėr se 26 vjeē, po puna e randė mė difton ma tė madhe ". Kėshtu po fliste bravarja e ngratė dhe gjithnjė po shikonte zonjėn tonė, sė cilės po i fėrkonte pallton.
Mirėpo i thashė: "Pėrse burrat nuk venė nė mal tė bėjnė dru? Si, u pėrgjigj, tė venė burrat me bajt dru?! Jo, burri mė ka ble me pare dhe don qė tė punoj unė. Nuk punoj, po masandaj mė thotė se ha bukėn haram, dhe kur vjen nata, bi dajaku!
Gruaja mirditase ėshtė trime, edhe pse e vuajtur nė kuptimin e plotė tė fjalės, ėshtė si burrė se kryen punė qė lypin fuqi burri, ėshtė shumė mė e pastėr se burri dhe rrobja e saj ėshtė mė "unike", ėshtė "serbese", e zonja e fjalės, tė pamit e ka mė mirė dhe mbahet mė mirė se burri megjithėse punon mė tepėr se ai. Veshja e saj ėshtė shumė e bukur. Shamisė nė kokė i thonė facoletė, dhe gratė e martuara e shkojnė mbi vesh, kurse vajzat e lidhin nėn mjekėrr, nė mes ngjeshin qemerin e kuq dhe njė stravecė tė kuqe, e cila ėshtė tėrė xhufka tė lėshuara, vajzat e kanė me ngjyrė tė zezė. Nė brez mbėrthejnė njė "fille drynit", njė kėmishė e bardhė dhe e gjatė mbulon njė pjesė t'antarisė, kurse pėrmbi opingat kjo ka formėn e njė balloni tė fryrė. Pėrmbi kėmishė hedhin xhupin, njėlloj pallto prej leshi tė bardhė, tė gjatė dhe me dekoracione artistike pėrmbi supe dhe prapa, gjatas tė qepurave. Xhurdia e zezė i ngjan asaj tė burrave dhe vishet pėrmbi xhupin. Krahanorin e zbukurojnė paret e qafės, tė cilat mund tė jenė pesė korona bashkė tė ngjitura mbi njė qostek prej sermi. Ndonjė qostek tetėr prej sremi mė njė kryq ėshtė njė tjetėr send qė zbukuron qafėn, gishtėrinjtė e trashė dhe kėta janė tė mbuluar me tri-katėr unaza t'argjenda, bukurija e tė cilėve varet nga shijet e pronares. Veshėt nuk bien mė poshtė, mbi ta varen vėthka prej sermi nė forma tė ndryshme. Kėmbėt i zbukurojnė me opinga prej lėkureje dhe me ēorape tė bukura dhe pėrmbi to mbathin njė palė ēorape tė shkurtėra qė janė qendisur me tel, tė cilat i quajnė shputa.
Burri mirditas vjen shtatmesėm, fytyrėgjator, mustaqeli, hundėhollė, flokė dhe sygėshtenjė, mes-hollė dhe pėrgjithėsisht i thatė. Tjetėrsoj ėshtė i zgjuar, e rrėmben fjalėn menjėherė, ka njė fytyrė tė qeshur ndonėse rron njė jetė tė mjerė. I pėlqen shakatė, ėshtė i shpejtė nė llaf, s'ka shumė fjalė, ėshtė i nxitueshėm, ka tolerancė, ndėrron shpejt pas qarkut, ėshtė fanatik por shpirtin nuk e ka fetar, ėshtė luftėtar i mirė dhe mjaft i shpejtė nga kėmbėt. Nga vobegtėsia nuk pashė ndonjė mirditor tė veshur mirė dhe tė kishte njė kostum komplet, atje kam gjetur setra prej t'ushtrisė italiane, amerikane, austriake, nga koha e Princit etj. Pazari i Shkodrės bėn ēudira se e mbush Mirditėn me lloj-lloj petkash tė tilla.
Kostumi i mirditasit pėrbėhet nga: xhurdina e zezė, tirq i zi a i bardhė me gajtanė tė zinj rreth xhepave, pėrpara prapa dhe anėve; xhamadan i stolisur me ar, kėmishė me ngjyra tė ndryshme, brez me vija, ēorape me shume lloj ngjyrash dhe opinga tė holla prej lėkure. Kėsula mund tė jetė si e krutanėve ose si e dibranėve, dmth, e rrumbullakėt, ndonjė tepsi e vogėl dhe e pėrmbysur. Qosteku prej sermi me ndonjė sahat tė moēėm, ndonjė pistolle me dorė tė skalitur, ndonjė ēubuk sermi., ca sumbulla prej sermi dhe tė tjera antika mund tė zbukurojnė gjoksin e tij, i cili merr njė pamje serioze kur ėshtė i ngarkjuar me tė tilla gjėra. Kėtė veshje e mban kėmbėsi, kurse dorėholli ka brekushe tė linjta nė vend tė ēakēireve dhe mban njė kėmishė tė bardhė e tė gjatė.
Vend i mikėpritjes dhe i trimėrisė sė madhe
Mikpritja, pėr tė cilėn ne jemi kryelartė, thotė korēari i dashuruar tashmė me Mirditėn, dhe e cila fatkeqėsisht po zhduket nė qytete, nė Mirditė ka themele tė shėndosha. Dhe kėtė e lidh me shumė arsye, qoftė me organizimin shoqėror tė lashtė, mugesėn e haneve dhe tė hollave, moslėvizja e popullit nga mungesa e rrugėve, fakti ėshtė se miku do tė gjejė njė derė hapur ku do t'i thonė: "Mir se erdhe, or mek! Mir se tė pru Zoti. Or mek!" Pėr mirditasit pritja dhe pėrcjella ėshtė e shenjtė. Venė deri atje mirditasit sa nė shtėpi tė pritet dhe gjaksi. "Ka hangėr bukėn teme", thotė burri i dheut dhe me kėtė mėnyrė nuk e shkel ligjin e moēėm. Nėse dikush dėmton mikun qė ai e pati nė bukėn e tij, dėmtuesi ėshtė pėrgjegjės kundrejt tė zotit tė shtėpisė sepse ka shnderuar mikun e tij, natyrisht dhe shpin' e tij.
Mikpritja ėshtė virtyt edhe atij mė tė vobegtit. Njė natė nė Ungrej kam vizituar njė shtėpi pėrdhese, gjendja e se cilės ta kėput zemrėn. Kemi ndenjur rreth zjarrmit qė ish nė mes tė dhomės, tymi i pishės dhe i zjarrit na mbytte, kafe s'kishin se ishin tė vobegtė, pa e ndjenin kėtė dhe u vinte keq, mirėpo tė gjitha kėto nuk e humbnin vlerėn e mikpritjes. Plaku i shtėpisė na nxjerr njė mollė nga sėndyqi dhe ma jep duke mė thėnė kėto fjalė: "Na kėtė mollė, se s'kam gja tjetėr me tė dhanė".
Nga ana tjetėr mirditasi shquhet pėr trimėri, sepse syri i ka parė shumė gjėra qė lypin kurajo dhe kėshtu nuk trembet aspak. I duhet t'u bėjė ballė shumė sendeve qė kontribuojnė nė forcimin e kėtij virtyti si egėrsia, tė kaluarit pėrmes ndonjė lumi, dėbora e madhe, shiu i keq, tė ecurit vetėm nėpėr pyje, tė fjeturit natėn pėrjashta, tė bėrit luftė me armikun, etj. Mos tė harrojmė se dhe vobegtėsia e bėn njeriun guximtar. Nuk duhet shumė kurajo tė vesh tė grabisėsh ndonjė lopė, ndonjė ka a dhi, kur e din se mund ta paguash me lėkurėn tėnde?! Se ishte dhe ėshtė trim, prandaj nė kohėrat e para pėrdoreshin si mercenarė duke marrė njė pagė tė vogėl. I rritur nė tilla rrethana mirditasi ka qenė kurdoherė gati tė mbrojė lirinė e tij, nderin, tė drejtat qė ka patur prej stėrgjyshėrve tė tij. Bukuria e trimnisė sė tyre shfaqet mė mirė nė kėngėt popullore, tė cilat janė pasqyrė e shpirtit malėsor.
Njė malėsor mė tha njė ditė, i dėshpėruar nga njė veprim i qeverisė sė asaj kohe: "U muer pushka, na iku trimnia". Njė tjetėr mė qante hallet duke mė thėnė: "Na i kanė hek armėt e na kan ba si plaka!". Kėto tregojnė se nė kėtė vend i madh e i vogėl kanė ditur t'i pėrdorin armėt, e cila ka qenė shok i tyre i pandarė. Besoj se dhe sot ata duhet tė kenė nga njė pushkė tė fshehur. Syri u mbetej nė pushkėn e gjatė dhe nė revolverin qė amerikani kishte me vete, dhe nuk qetėsosheshin deri sa t'ia merrnin e pėrkėdhelnin nė duar. Njė fjalor i tėrė ekziston kėtu pėr armėt: hutė, allti, nagant, pushkė maxhare, karajfile, pushkė e gjatė, dallap, shejshane, mazere, martinė, pushkė latine, etj, etj. Pritėn ose pusinė, nė Mirditė nuk e quajnė gjė tė ndershme. Ata admirojnė atė qė thonė: "jam Marku qė ju dal ballė pėr ballė". Edhe trimi i vėrtetė flet nė kėtė mėnyrė: "Prit se mrrina!". I dyti pėrgjigjet: "Hajt se tė pres!". Bam, kercėt alltija dhe bie pėrdhe kush ta ketė kismet. Njė tjetėr burrė i thotė hasmit tė tij: "Pse nuk dole fushė nė fushė/ tė puthshim hutat buz' nėr buzė "
Shėndetėsia dhe arsimi
E merr lumi njerinė po tė sėmuret nė Mirditė dhe ca mė tepėr kur kjo ėshtė serioze. Doktorėt, barnatoret dhe tė tjera sende pėr mjekim mungojnė. Ku tė ecė i sėmuri dy ditė udhė gjer nė Lezhė pėr tė parė mjekėsinė!
Po nė rast epidemie, kushedi ē'bėhet? Kam dėgjuar shumė njerėz tė thonė se malėsia ėshtė e mbytur me sėmundje veneriane. Dėshiroja ta vėrtetoj kėtė pandehmė, prandaj vėzhgoja me kujdes burrat qė na vinin pėr t'u matur. Prej atyre qė kemi ekzaminuar mund tė them se as dy pėrqind nuk kanė patur shenja sifilizi. Dhėmbėt pėrgjithėsisht i kanė patur tė shkatėrruar, kam vėnė re mjaft tė lijosur, tė verdhė nga ethet dhe me shpretkė tė madhe, nuk kish vend ku tė mos na kėrkonin bar zemre, bar ethesh, bar koke etj. Pandehnin se ishim mjekė dhe na pyesnin mbi sėmundjen qė i kishte rėnė ndonjė malėsori tė ngratė, pa na kėrkonin edhe barna. Tė rrojturit keq nga vobegtėsia, mungesa e mjekėsisė dhe e barnave, dhe mosdhėnia e parimeve elementare tė mjekėsisė shkaktoi tė humburit e njė numėri tė madh njerėzish, tė cilėt mund tė ishin tė dobishėmn nė njė kohė tė pritshme. Ėshtė nevojė e madhe qė tė krijohen dy ose tri posta infermierie, qė populli i mjerė i kėtyre anėve tė mos lihet nė dorė tė magjistarėve, qė i pėrcjellin njerėzit nė botėn tjetėr njė orė e mė parė. Kėtė punė e bėn sot ndonjė prift shpirtmirė, por kjo nuk mjafton, vdekja e kalamajve pėr mungesė tė ushqyeri e tė tjera arsye, ėshtė vėrtetė e trishtueshme.
Dukė sjellė nė mendje gjendjen e mjerė tė arsimit tė kėtyre anėve, studiuesi korēar, thotė se tėrė kohės qė ndenjėm nė Mirditė, ja gjetėm pesė njerėz qė dijnė tė kėndojnė e shkruajnė, ja s'gjetėm. Njėri nga kėta ishte njė ushtar, i dyti njė djalė i vogėl qė e kishte mėsuar frati, i treti katundari qė pamė nė Kalivare dhe tė tjerėt qė ishin mėsuar andej-kėndej. Tė dish kalem nė Mirditė ėshtė fat, pandehnin se mos shkronjat kishin magji. Shikonin qė zonja amerikane shkruante fjalėt qė thoshte burri i saj nga vėzhgimet qė bėnte, pa thoshin: "Kqyre, kqyre, grueja din me shkruejt shkaf flet burri!".
I vetmi burim dritėdhėnės ėshtė Internati i Oroshit i cili mund tė ketė nja 100 nxėnės. Fatkeqėsisht nga ky institut kanė pėrfituar ata qė kanė gjetur mik, kėsisoj tė zotėt dhe tė vobegtėt kanė mbetur jashtė dyerve. Nė shumicėn e katundeve tė Mirditės, me afro 18 mijė frymė, ndodhen kisha, priftėrinjtė e tė cilave janė njerėz me edukatė tė naltė. Kėtyre burrave tė ndershėm mund t'u ngarkohet barra e tė ndriturit tė popullit. Stavri Frashėri nė shėnimet e para 80 viteve, sjell nė kujtesė shembullin e Norvegjisė kur vite e vitė mė parė, kishin praktikuar "mėsuesin shėtitės" nėpėr malėsi tė thella. Dhe jo se kėta njerėz nuk e donin diturimin e fėmijėve. Ja ca fraza qė dėgjoja nė njė vend tė ngratė: "Kam frikė se mos mė mbetet fėmija pa shkollė!", mė tha njė nėnė nė Spaē, "Merrmė nė shkollė nė Tiranė", mė thoshte njė djalosh; "Ēomė nė shkollė synė e vetėm", fliste njė burrė i moēėm dhe populli zbraste fjalėt: "nuk kena shkolla". Ėshtė fatmirėsi se populli malėsor ka zėnė tė ndjejė se koha e pushkės kaloj dhe se shpėtimi i tyre do tė vijė nga shkollat.
Mė tej ai studion me kujdes me se merren mirditasit, kur koha e tė luajtmit tė gishtit kishte perenduar. Toka e pakėt, mungesa e ujit vaditės, deri sa moto e tė kamurit nė atė vend ishte: I lumtur ėshtė ai qė bėn bukėn e motit. Nė disa vende mund tė bėheshin patatet, por atje thonin "s'jena mėsue me ngran kortollat". Mund tė mbilleshin pemė tė shumllojshme si mollė, kacka, gėshtenja, bajame. Rogoveckat mund tė mblidheshin pėr t'u pėrdorur si ushqim pėr derrat. Edhe bagėtia e imėt kėndej kėtyre maleve bėhet.
Mė pastaj ai trishtohet pėr gjendjen e pyjeve, sikur tė kishte rrugė kėtyre anėve, do tė ish njė pasuri e madhe kjo. Sheh drurė tė prerė vend e pa vend. Ndonjė sharrė me ujė nuk ekziston dhe dėrrasat priten me sopatė, mė shumė se gjysma vete firo; barinjtė dhe rrufeja janė tė tjerė faktorė shkatėrrues sepse padashje u vėnė zjarrin atyre, mos tė harrojmė se dhe dhitė janė tė zonjat qė tė humbin njė pyll tė ri.
Mirditasit zotėrojnė disa mjeshtėri, kovaē, zdrukthtarė, puna e xhandarit i pėlqen mirditasit meqenėse pashė shumė njerėz tė kenė zgjedhur kėtė degė. Bukuria ėshtė se ruajtėsi i tanishėm i ligjit mė parė mund tė ketė qenė kundravajtėsi i saj. Mirditasit nuk e kanė dėshirė migrimin, largohet nga shtėpia e tij vetėm pėr ndonjė luftė, mirėpo sot e sheh nė Mat si sharxhi, si bulk etj, e shikon tė punojė rrugėt, tė bėhet mjeshtėr, tė vejė hyzmeqar, tė nxjerrė mademe, etj. Ky vend ka plot egėrsira, qė nga ukju, dhelpėra, arusha, thinj tė egėr, shqjer, etj, dhe kėto i japin rast tė mirė gjahtarit me zė.
Ka dy lumenj kryesorė, dhe njė numėr tė madh zallesh. Tė pėrdorurit e fuqisė sė ujit nuk ėshtė zhvilluar aspak ndonėse ka shumė mundėsi. Mullinjtė primitivė pėr tė bluar drithin mund tė shikohen gjithandej dhe vetėm nė Fanė pamė njė valanicė. Veglat bujqėsore qė pėrdor mirditasi janė primitive, qė nga shatėrkaz, kazėm, tėfurk, parmendė, kėrrabė, lestėr, trin, hunj, vigj, ēeser, sakicė, kmesė, kosė, kizė etj. Mirditasit ushqehen jo mirė, por tė mos vrarit e mendjes dhe se tė qėnurit nė ajėr tė freskėt i bėn tė duken tė fortė e tė shėndetshėm. Ushqehen kryesisht me kallamoq, mish, qumėsht, djathė, mish thiu, fasule, lakėr jeshile, zarzavate tė ndryshme dhe me brumėra (petė me kungull a hithė). Kėto pėrmbledhin elementė tė mirė, mirėpo varet nga sasia qė pėrdorin. Mishi nuk hahet rėndom sepse duan tė shtojnė tufėn.
Shto njė mijė vėshtirėsi tė bariut nė male etj, mos tė zemė nė gojė dhe nė ē'gjendje ndodhet malėsori kur i ka qėlluar tė jetė nė gjak me ndonjė bashkėfshatar. Jeta plot vėshtirėsi dhe lėkura e tij ėshtė mėsuar me tė kėtilla gjėra, pa qesh me qytetarin qė tutet prej ndonjė gjėje pa rėndėsi.
Mjerimi i Mirditės shfaqet nė forma tė ndryshme, tė zbathur e tė zhveshur, tė pangrėnė e tė papirė, njė dimėr i gjatė dhe i keq do tė ishte i mjaftė qė tė pėrlajė njė numėr tė madh nga ky popull i ngratė.
Nė fund strudiuesi i prekur nga kjo gjendje, jep ato pėrfundime, qė mund ta pėrmirėsonin jetėn e kėtij populli, kur konkludon se kjo gjendje e mjerė do tė zhduket vetėm atėherė kur nė tokėn e keqe tė mbillen tė lashtat e pėrshtatshme, kur tė ēelen rrugėt dhe shkollat, kur burrat tė merren mė pak me politikė dhe t'i pėrvishėn punės me mish e shpirt. Pėr shkolla, rrugė dhe punėtorė idealistė ka nevojė "Mirdita e kuqe".
Humori mirditas
Edhe pse mirditasi rron ligėsht, prapė nuk rri si njė njeri qė i ka ngrėnė qeni brumin. Kjo mė sjell ndėrmend shakatė qė bėnin nė mes tyre kur vinin tė mateshin. Njė ditė pyeta njė burrė "sa herė ėshtė martuar baba yt?", dhe ai mė pėrgjigjet "kurrė nji herė!". Njė tjetėr kur e pyeta si mė nalt, mė thotė "Baba ėshtė martue nji her me zor", ata qė e dėgjojnė plasin sė qeshuri.
Njė shkurtabiq na vjen tė matet dhe njė malėsor mustaqelli hidhet pėrtej: "Baba i tij ka pas njė djalė e gjysėm, ky asht tamam!".
Amerikani bėnte vėzhgimet e tij, mbi burrin qė po matej, dhe ia thoshte shokut tė tij me njė zė uniform si ndonjė prift qė nxjerr meshėn. "Asht tue thanė meshėn". Viktimat i thoshin kėto fjalė: "Tash zotnia po tė bekon si frati dhe s'kan me tė kap ethet. Venja veshin t'tan fjalėve". Vinte ndonjė plak dhe i thoshin: "Tash ke mbarue, ke sharru! Tash po tė bjen dhambė tė ri! Tasht po tė marrin ushtar, tash po tė ēojnė petka prej Amerike, qysh i do tė kuqe a tė bardha?!".
Shfaqeshe ndonji i ri dhe e tallnin nė kėtė mėnyrė: "Rri si dhanėrr se Zotnia po tė merr pėr Amerikė! S'ka kivet se e ka fik martesa! Ulu poshtė si zotni se tash po tė bien njė kafe!...". Qerosėt e shkretė gjenin belanė dhe kishin tė drejtė qė nuk donin tė mateshin para publikut. "Ja ka marė dreqi mustaqet! E ka lan grueja! Nuk asht burrė tamam! Tė liosurit i thoshin se ia kish ngrėnė krimbi surratin! Njė burri me njė sy qelqi i thoshin se i kanė vu synin e qenit! Tė mos kish dikush prej tyre ndonjė tė metė trupore sepse menjėherė do t'i gjenin tė tallurat.
Zakoni i mortes, do njė trajtesė mė vete, Frashėri ka ndjekur me vėmendje disa morte qė i ka qėlluar atje, duke sjellė nė shėnimet e tij dhe tė qarat e vajtojcave etj. Njė kapitull mė vete i ka kushtuar dhe martesės, ku thekson tė fejuarit nė Mirditė qė bėhej qė nė djep, duke dhėnė dhe gjithė ritualin e dasmės, por dhe histori tė virgjėreshave, qė pėr njė arsye a tjetėr nuk martohen.
Bujtės nėpėr shtėpi mirditase
Studiuesi korēar Stavri Frashėri, sėbashku me dy amerikanėt antropologė burrė e grua, kalojnė fshat mė fshat nė Mirditė, qė nga nisja prej Zadrime e deri nė dalje nė Pukė. Kalojnė nga maja e Velės, nė Ungrej, Frekėn, ndjekin ujin e Dibrrit, dhe flen nė njė han. Kalojnė njė natė tė mrekullueshme nė mes bisedave me tė zotin, tė pritur me mish tė kuq tė skuqur, mollė, arra, me lugė prej druri, njė e ngrėnė shqiptarēe. Pas disa ditėsh kalojne nė Rras, ku flejnė nė njė kullė, nė odėn e burrave mblidhen thuajse tėrė fshati qė shikojnė me kureshtje tė madhe amerikanin, dhe sidomos gruan e tij, qė ishte veshur me rroba burri. Pėr darkė, nusja e re na solli koritėn dhe ibrikun tė lajmė duart, i zoti i shtėpisė solli rakinė, ushqimin e pasur deri tek petullat me mjaltė, por futen dhe nė njė shtėpi tė varfėr ku kalojnė njė natė tė vėshtirė, nė mes tymit, pa rraqe fjetjeje dhe mungesė ushqimi, por mes njerėzish shumė mikpritės.
Njė pėrshkrim tė rrallė i bėn pritjes nė shtėpinė e Kapidanit nė Orosh, e ndėrtuar nė majėn e njė kodre me njė pamje piktoreske. Nė njė dhomė tė pastėr dhe tė mbajtur, qėndruam nė frone dhe jo kėmbėkryq si tjetėrkund. Njė trim na solli kafe, mė pastaj na rehatuan nė njė dhomė tjetėr ku hėngrėm sėbashku darkėn e pasur me supė, pulė tė zier, mish thiu tė fėrguar, djathė tė bardhė gjalp, pilaf dhe verė tė mirė. Mbaruam darkėn, falenderuam Kapidanin, lamė duart mirė e mirė pastaj iu avitėm zjarrit, i cili tė vinte nė mendime dhe folėm pėr historinė e Oroshit, tė kėsaj dere, tė vendit dhe deri tė Amerikės, pėr tė kaptuar tė nesėrmen shkallės sė mrekullueshme tė Shenjtit, nė Fan e mė pas pėr nė Pukė.
Prapė mė ranė ndėrmend fjalėt e miqve nė fillim tė nisjes sime pėr kėndej: ujq, arusha, dėborė e madhe, mungesė ushqimesh, diskonfort i madh! Sa larg ishim prej kėtyre gjėrave!
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
U kjoft mir burra malsor e mos u'a preft anmiku fjalen. Gozhda nxjerr goshden e i par fjal i kam me ita qe kan hy thell me fe t'Kshten e Kanu. Se Zoti gojen nuk na e ka dhan vec me hanger. E se u thojm dy fjal te buta nuk asht se u'a kena friken. Deken e kena borxh por korin jo.
N'mos e luvdoshi Krishtin si te part tuj Ai i luvdum asht edhe ne mos e luvdoshi ju.
Kanuni nuk na ka ardh prej kulturave t'huja si shariat, a timar, por asht reflektim i vullnetit e nergjegjes ton. Ai ka nimua Malsin me ken vendi e populli per t'cilt na jena krenar.
Nese ju pelqen kjoshi me ner e me faqe te bardh, nese nuk u pelqen ju kerkojm me u distancu prej nesh dhe me respektu t'drejten e zgjelljes ton. Nuk keni pun me ne as na me ju.
Na nuk kerkojm me imponu kulturen ton ne kend as nuk lejojm kend me imponu kulturat tuja ne ne.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GANGO of SG : 23-08-2009 mė 12:52
Yevgeny Rodionov
Rroft AMERIKA!
Nuk di nga rrjedhin kėto ndryshime tė mėdha mes krahinave. Nė Kosovė tradicionalisht ka qenė e koritme njė shpi ku gruaja ka pre dru, bile ka qenė shpi e koritme edhe ni dru tė vetėm me e ēa nė shpi me sakicė.Mirėpo i thashė: "Pėrse burrat nuk venė nė mal tė bėjnė dru? Si, u pėrgjigj, tė venė burrat me bajt dru?! Jo, burri mė ka ble me pare dhe don qė tė punoj unė. Nuk punoj, po masandaj mė thotė se ha bukėn haram, dhe kur vjen nata, bi dajaku!
Krijoni Kontakt