Close
Faqja 6 prej 25 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 243
  1. #51
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga Poeti Lexo Postimin
    Dje kam lexuar edhe lajmin edhe komentet por nuk desheroja te shkruaja asgje derisa nuk e shihja se cfare ndodhi ne te vertete dhe ku qendronte problemi qe keta kater engjuj me nuk jane ne kete jete. Nuk desha te ngutem me komente kuturu, me akuza per nenen e gjore e cila kinese paska kenduar neper bare e kafiteri??!! Por edhe nese ka kenduar, e ka bere per te ushqyer familjen te cilen babai e kishte lene ne balte! Po familjaret e ketyre te gjoreve, ku ishin ata? Po shteti dhe sherbimet e perkujdesit social ku ishin? Po fshati dhe fqinjet e udheheqesit a nuk e shihnin se ne c'kushte mizerje jetonte kjo familje?? E si mund te behet te verber dhe te gjykojme nenen pse punonte te ushqej femijet e saj? Po po e bejme ne se e kemi barkun plote dhe gjumin e bejme ne shtreter te bute, e bejme ne se kemi per te zgjedhur se cfare do hame e cfare do veshim diten tjeter, e nuk e kemi hallin se a kemi per te ngrene dhe a kemi cka te veshim. Dijme ne shume mire te akuzojme te tjeret, por vehten?? pse vehten nuk e akuzojme kur ne vend te luksit ne te cilin jetojme nuk arrijme te shohim se c'jete mizerje bejne te tjeret, pse nga tavolina jone kurre nuk arrijme te ndajme as edhe nje kafshate per keso familjesh qe vuajn per buken e gojes. Perse valle ne mesin e shiqiptareve gjithenje do te kete raste si ato tek Migjeni kur lutemi per buken e gojes dhe akoma themi: "Kafshate qe s'kaperdihet eshte or vella mjerimi"...Dhe perse arrijme te akuzojme ate qe ne fakt sakrifikoi gjithecka per femijet e saj atehere kur te tjeret nuk bene as edhe nje hap te vetem.
    Atyre kater engjujve iu qofte i lehte dheu i shteti eme qe i mbulon ngase sa ishin gjalle shteti dhe ne si individ nuk ua lehtesuam jeten.


    Poeti komenti jot me ngjethi mishin .
    Jam shume dakort me ty .
    Disa persona ketu ose aty jashte jane te papergjegjshem dhe vetem dine te akuzojne te tjeret pa vene trurin te punoje .Temat te cilat duhet te na japin mesime i kthjejne ne tema qesharake dhe akuze.Te behemi pak me te mire ne kete bote qe dhe bota vete te ndryshoje.
    Me respekt Ksanthi.

  2. #52
    Isis Maska e Mon.Alisa
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Kingdom of the Night
    Postime
    640
    Ngushllime nënës.....

    Gjithqka mbanë toka....

  3. #53
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Para kesaj tragjedie bien si te dh'jera te GJITHA, me shtet, me fe, me kulture.
    ...
    Kjo eshte nje shuplake per te GJITHE.
    ska cfare te shtohet me shume...e tmerrshme!

  4. #54
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    -qfar kohe ka ardh , lloj lloj femre behet Nënë.


    Ngushllime familjes.

  5. #55
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    -qfar kohe ka ardh , lloj lloj femre behet Nënë.
    Lloj, lloj meshkujsh behen baba.

    Sepse babai i ka te gjitha fajet, qe kur kan lind dhe deri dje nuk ua ka sjell ne shpi nje kafshate buke, i ka braktisur edhe diten e fundit te tyre (dje) nuk ka ardh as me i varros femijet e tij, por edhe te vdekur i ka len ne rrug.

    Nena ka punuar dite dhe nate per ti rritur.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  6. #56
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Përcillen në banesën e fundit, katër fëmijët e tragjedisë së Sukthit



    KRUJË- Paraditen e sotme rreth orës 12:00 ka nisur në fshatin Tapizë të Krujës, ceremonia mortore e katër fëmijëve, që u gjetën të vdekur nga nëna e tyre në shtëpi. Lamtëmirën e fundit, nëna e tyre ua ka dhënë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, e shoqëruar nga një patrullë policie. Pas ceremonisë Zana Xheka është dërguar në shtëpinë e saj në Sukth, ku ruhet nga forca të policisë, pas shokut që pësoi, nga humbja e katër fëmijëve.

    Robert e Vilson Xheka 13 dhe 9 vjec, Kasandra e Nertila Xheka 9 dhe 6 vjec u asfiksuan nga një vatër zjarri e krijuar në shtëpi. Nga mungesa e energjisë, fëmijët harruan ndezur një qiri, që shkaktoi edhe zjarrin në banesë.

    Ka qënë nëna e tyre, Zana Xheka që i gjeti të asfiksuar në orët e para të mëngjesit, teksa kthehej nga puna.

    Në një rrëfim rrënqethës për News24 gruaja e vetme tregoi se nuk kishte asnjë ndihmë nga bashkëshorti për rritjen e tyre, madje, ky i fundit i dhunonte sa herë kthehej në shtëpi. Kjo ishte edhe arsyeja që gruaja kishte zgjedhur të jetonte vetëm me fëmijët e saj, në varfëri e skamje.
    (m.a/BalkanWeb)
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Edhe disa fjale qe me duken se mbeten peng pa u thene:
    Nene apo baba, i pa apo me ndergjegje ka shume pak rendesi ne kete rast. Njera punon kamariere te mbaj femijet, tjtri iken dhe ua kthen shpinen...kush ka ketu me shume faj??? E dijne vet ata qe i sollen ne jete keta engjuj pa menduar se ata femije jo vetem duhet te sillen ne kete jete te poshter, por duhet edhe tu sigurohet nje jete e njerezishme, nje jete per te qene dhe jo nje mizerje prej jete. Nena dhe babai i tyre i bene kater femije ne 7 vite (nga 6 ne 13 vjet moshe) ose te themi ne cdo dy vjet nga nje femije. Mire i ben dhe nuk ua mundesuan nje jete prej njeriu. Eshte akuze e rende kjo, sepse ne te rriturit e shikojme vetem kenaqesine tone trupore dhe nuk mendojme per ata qe me se paku kan faj por pesojne nga gabimet qe ne me apo pa dashje i bejme.
    Eshte shume e rende dhe them se nuk eshte politike sikur disa e thone ketu, sepse nuk mendoj se kjo familje ka ikur nga Dibra per shkakk se ka pasur jete te mire qe te vij te jetoj ne mizerjen prej jete. Femiu i pare ishte 13 vjec, i dyti 11 apo jo dhe pushtetin e kishte dikush tjeter, ky eshte problem i shoqerise sone ne pergjithesi, i sistemit tone te perkujdesjes sociale, i papergjegjesise sone. Nuk eshte faji ne kete rast jetim: TE GJITHE NE JEMI FAJTOR.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #58
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Nga Alba Malltezi

    SHTETI I TE FORTEVE
    Kemi ndërtuar një shtet për të fortët e jo për të moshuarit, nënat e vetmuara dhe fëmijët. Puna e të gjithë ne shqiptarëve matet lehtë sa herë që ndodh një tragjedi, e pas tragjedisë nisim e bëjmë bilancet. Eshtë e kotë të lavdërohemi e të fryhemi. Çfarë kemi bërë në këto 20 vite? Sa të mbrojtur janë ata që për Shtetin kanë realisht nevojë për mbështetje? Si do ta ketë ndjerë veten engjëlli që mbronte 4 fëmijët në gjysëmshtëpinë në mes të fushave të Sukthit? Një engjëll nuk heq dot me dorën e vet qiririn, përpiqet të lajmërojë të tjerët, të krijojë kushte për të shpëtuar të vegjëlit. Po kë të lajmëronte në atë errësirë, në Shqipërinë pa drita të 2010? Babain e fëmijëve, apo nënën e zhytur mes tymit e muzikës me mendjen për të kënaqur klientët e me dëshirën për të siguruar pak lekë për ta. Ne shqiptarët vëmë dhe një engjëll në vështirësi të shpëtojë të miturit, sepse lëmë çdo gjë në duart e tij, çdo gjë në duart e Fatit. Po engjëlli e Fati s’kanë duar, duart Zoti a Natyra na i ka dhënë ne, njerëzve që nuk po ndihmojmë të brishtët e shoqërisë, por që duartrokasim të fortët. “I mbroja se të tjerët i nëpërkëmbnin”, tha mes lotëve gruaja, e me ato fjalë sikur hodhi në fytyrë të të gjithëve jetën e saj të vështirë. Jetën e vështirë dhe të 4 fëmijëve të mitur. Sepse në Shqipëri nëpërkëmben fëmijët që i ka braktisur babai i tyre, fëmijët, nëna e të cilëve punon si këngëtare në klube nate për t’i ushqyer. Sa do doja të ekzistonte vërtetë rimishërimi, që ata katër fëmijë, shpejt të rilindnin në një shoqëri më të drejtë dhe të mirë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 12-11-2010 më 08:39
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #59
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anëtarësuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Citim Postuar më parë nga *Babygirl* Lexo Postimin
    O zot sa gjynah
    Me mbushe syte me lote me kete foto. Sa te vuajtur paskan qene... gjynah...

  10. #60
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Turp t'ju vije te gjithe atyre qe shajne nenen e ketyre femijeve se na 'paska kenduar' per te nxjerre buken e gojes se vet e te femijeve. Meqe ju qenkeni kaq te pasur e bujare, pse nuk i jepnit ndonje leke kesa se gjores qe te ushqehej e keshtu nuk do te shkonte te kendonte, e nderi juaj do te mbahej e i pster?
    Turp, dhe me keto komente e keni treguar se cfare bishash e shpirtzinjsh jeni! Gjeni fuqi dhe shani te tjeret qe po vuajne nen kete mynxyre e kob!

Faqja 6 prej 25 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •