Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 76
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Analiza, jo llafe, po lexoj ne kete teme!!! Dikush duke e levduar romanin me bindi per shume antivlera te librit, por dikush tjeter duke e share alla mehallce, me bindi per te kunderten.
    -----------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  2. #32
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga BARAT Lexo Postimin
    Romani i Blushit dhe ideologjia e Ortodoksisė


    Nga Olsi Jazexhi-gazeta Ndryshe

    ***
    Arianiti ėshtė hero i krishtėrimit

    Pėr Ben Blushin, heroi i tij, Arianiti ėshtė hero i krishtėrimit ***
    Ky qenka budalla.
    Ca ka me mua ky mo?!
    Ca hero krishterimi kur une jam muslimon

    BTW, shume publicitet i kane bere ketij far libri te Blushit. S'ben per asgje. Mbeti nje si puna e tij te na "zbuloje" identitetin neve. Te mjerret ne kush na eshte bere shkrimtar... te mjerret ne
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  3. #33
    i/e larguar Maska e ionian
    Anėtarėsuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200
    arsyetimi i ketij eldonelit eshte pak a shume se meqe lindi musliman duhet patjeter te gjeje argumenta per ta bere te shemtuaren te bukur.
    E verteta tjeter eshte se sidomos keto 30-40 vjetet e fundit ne fene muslimane kane mbizoteruar rrymat me radikale ,me te prapambetura dhe me obskurantiste.
    Eshte i kenaqur edhe per kete?
    Kam pare foto te Teheranit dhe Kabulit para 30 vjetesh dhe kam pare edhe te tanishme. Eshte si te jesh kthyer 50 vjet pas.
    Mos duhet te gjeje arsye per te justifikuar edhe ata qe i prene koken Van Gogut ne Hollande?

  4. #34
    Nėse bota lindore i paska lėnė prapa shqiptarėt, si shpjegohet fakti se ēdo kryeqytet i vendeve islamike ėshtė 100 herė mė i zhvilluar e mė i rregulluar se sa Tirana e Prishtina?
    Vende islamike si Pakistani e Turqia kanė pasė kryeministra femra para disa dekadave. Kur mund tė presin shqiptarėt femėr kryeministre?
    I nderuar nuk shoh fort lidhje me temen, por nese ky eshte mendimi yt, pasi ke lexuar librin, une jam i detyruar ta respektoj.

    Une nuk di se si e pershkruajne zotin Ben Blushi, kritiket letrare brenda vendit, por qe ne Itali librin e tij e therrasin; … Il “ Codice Da Vinci “ albanese ed il mito della tolleranza.
    Pra ne rredhe te pare e shohin si nje tolerance fetare, krejt te kunderten na e percjell ti.
    Une kete liber nuk kam patur fatin ta lexoj, pastaj mund edhe te ndajme te njejtat kritika, por deri atehere rezervohem me kritika, pasi jane te shumta komentet qe e lavderojne edhe jasht vendit.
    Shqiperia ben pjese ne ate kategori vendesh, ku njeriu ( vendali ) me fame, nuk vleresohet…
    Ja Psh. nje reagim i autorit…, ku flet vete dhe nuk ka nevoje per avukat.

    TIRANE-Ben Blushi, autori i librit "Tė jetosh nė Ishull" reagoi dje pėr herė tė parė nė mėnyrė publike pėr tė gjitha akuzat qė i janė bėrė atij personalisht, por edhe insinuatave pėr librin. "I mirėkuptoj tė gjithė ata qė e keqkuptojnė. Libri ėshtė njė histori shqiptare dhe reagimi po ashtu njė histori shqiptare. Mė shijon kur shoh sesi tė marrėt bėhen tė urtė nga leximi dhe tė urtėt bėhen tė marrė po nga leximi. Do uroja qė Ishulli im tė lexohej artistikisht dhe jo si njė trakt apo si njė doktrinė sepse nuk ėshtė ky qėllimi. Libri nuk ėshtė kundėr askujt por ėshtė shkruar nė emėr tė lirisė personale e cila ėshtė e vetmja fe tė cilės i falem. Dua tė besoj se Shqipėria pėr shkak tė intolerancės ka jetuar pėr shekuj si njė ishull dhe vetėm pėr shkak tė lirisė mund t'i bashkohet kontinentit nga i cili e ndau liria", tha dje Ben Blushi nė njė prononcim pėr Gazetėn Shqiptare. Pėr herė tė parė autori bėhet pjesė e debateve tė hapura kohėt e fundit nė faqet e Gazetės Shqiptare ndėrsa ka pasur njė reagim tė ashpėr pak ditė mė parė nga ana e nėnkryetarit tė komunitetit Mysliman Saimir Rrysheku. Ky i fundit e akuzoi Blushin se nė librin e tij i lė vend ndarjes fetare dhe jo bashkėjetesės, ndėrkohė qė flet me fjalė ofenduese pėr heroin e shqiptarėve Skėnderbeun. Por Blushi nuk ka hyrė thellė nė replikėn me komunitetin Mysliman, duke mos dashur tė bėhet pjesė e debatit qė mendohet se mund tė nxisė pėrēarjen. Nga ana tjetėr, nė vitet e demokracisė, libri i Ben Blushit ka arritur tė hapė njė debat tė madh nė rradhėt e intelektualėve, duke e konsideruar kėtė si librin mė tė komentuar. Njė pjesė e mirė e atyre qė kanė marrė nė mbrojtje librin e Ben Blushit, i kanė konsideruar tė gjitha ato qė janė shkruar, madje edhe personazhet e pėrmendura nė libėr si fantazi tė Blushit dhe personazhe imagjinarė. Ndėrkohė qė duket se pėr botuesin Fatmir Toēi, libri po bėhet gjithmonė e mė i kėrkuar.
    "Tė jetosh nė ishull", ėshtė ashtu si edhe historia e vendit tonė, qė prej shekujsh ka jetuar nė ishull pėr shkaqe nga mė tė ndryshmet. Publicisti dhe politikani i njohur Ben Blushi nė fakt i ka mirėkuptuar drejt tė gjitha reagimet qė solli libri i tij i sapodalė nė treg. Ashtu si shitjet dhe kuriozitetin qė ndolli, edhe debatet pėr tė nuk kanė qenė aspak tė papritura. Paralelisht me promovimin e tij nėpėr qytete tė Shqipėrisė, shkojnė edhe komentet e diskutimet pėr tė. Pas reagimeve tė fundit tė nėnkryetarit tė Komuniteti Mysliman, Sajmir Rryshekut, dhe i diskutimeve tė shumta televizive, mė i fundit dy natė mė parė nė njė televizion shqiptar, vetė autori Blushi nė njė prononcim pėr Gazetėn Shqiptare thotė se i mirėkupton tė gjithė. Nė fakt vetėm dje botuesi i librit Fatmir Toēi ka komentuar pėr gazetėn, se libri duhet marrė si njė trill artistik ashtu si edhe ėshtė, e jo si njė histori. Por duket se edhe pse gjinia ėshtė letėrsi, tek njerėzit ėshtė dukur mė i besueshėm se vetė historia. Ėshtė kjo ndoshta arsyeja qė komentet pėr tė kanė zėnė kohėve tė fundit nė mjaft biseda. Ndėrkohė historia qė ai ka pėrcjellė pėrmes "Ishullit tė tij" e ka bėrė atė njė ndėr librat mė tė kėrkuar. Vetėm nė njė javė janė shitur 3 000 kopje, ndėrsa po ribotohet sėrish. Njė rekord ky, qė rrallė herė shėnohet nė tregun e librit shqiptar.
    (d/GazetaShqiptare/Balkanweb)

  5. #35
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar mė parė nga ionian Lexo Postimin
    arsyetimi i ketij eldonelit eshte pak a shume se meqe lindi musliman duhet patjeter te gjeje argumenta per ta bere te shemtuaren te bukur.
    E verteta tjeter eshte se sidomos keto 30-40 vjetet e fundit ne fene muslimane kane mbizoteruar rrymat me radikale ,me te prapambetura dhe me obskurantiste.
    Eshte i kenaqur edhe per kete?
    Kam pare foto te Teheranit dhe Kabulit para 30 vjetesh dhe kam pare edhe te tanishme. Eshte si te jesh kthyer 50 vjet pas.
    Mos duhet te gjeje arsye per te justifikuar edhe ata qe i prene koken Van Gogut ne Hollande?
    Ionan e qka lidhje ajo qe une jam musliman me ate qfare kane bere turqit , mos ja futni kot Islami na la mbrapa , jo e dini se qfare ju ka lene mbrapa , perqarja , budallallaku , bajraktarllaku , zilija etj keto gjera na kane lene mbrapa , nese e dine historin prej Ilireve e deri tani gjithmon do ta gjesh tradhtine ajo qe na ka bere gjithmon te jemi nen pushtues , ju mund te deklaroni qfare te doni mirepo e verteta eshte ndryshe . Se po ma nin mu fort per Holanden qka behet tek behet s ' me intereson as qe dua te ni bile ka kush mirret me punet e Holandes te mirremi me vendin ton dhe punen tone e mos ti kqyrum punet e huaja .
    Pershendetje .
    KOSOVA E MADHE

  6. #36
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    onan e qka lidhje ajo qe une jam musliman me ate qfare kane bere turqit
    Po ka o ka, se turqit tė araboislamizuan.
    Veē nė qofsh esmer dhe nga fytyri dmth qė bashkė me fenė na ke ardh edhe ti peshqesh. Nė mos qofsh as i tillė var njė gur nė qafė e hudhu gjėkundi n'lumė ku ka thellė.
    Ezekiel 25-17.

  7. #37
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Nje pyetje kisha: sa prej jush e kanė lexuar kėtė libėr?

    Flm.
    Unė e kam lexuar, dhe mė ka pėlqy jashtė mase.
    Kush do ta lexojė online for free tmė dėrgojė mp qė t'i jap adresėn ku ndodhet.
    Ezekiel 25-17.

  8. #38
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Na lexoni ndonjė analizė pėr tė qėnė tė librit se langonjtė poshtė e lartė kėtė punė kanė, gam gam gam gjithė ditėn.



    NJĖ LEKSION I PĖRBOTSHĖM PĖR BASHKĖJETESĖN FETARE

    TĖ JETOSH NĖ ISHULL – NJĖ DORACAK I MĖSIMIT TĖ BASHKĖJETESĖS

    PJESA E PARĖ
    e Komentarit tė Romanit “Tė jetosh nė ishull” i Ben Blushit
    botuar nga Shtėpia Botuese Toena, 2008

    «E di qė ka shumė njerėz qė thonė se, nė qoftė se unė do kisha zgjedhur luftėn para paqes, Voskopoja do shpėtonte. Nuk do pendohem deri sa tė vdes dhe sikur tė kem njėqind jetė do tė bėj prapė tė njėjtėn gjė. Voskopoja nuk do tė shpėtonte siē nuk shpėton njė libėr qė bie nė fund tė detit. Por turqit nuk janė njė dimėr i pėrjetshėm dhe ia vlen tė durosh duke pėrsosur artin e tė jetuarit nė ishull. Kur ata tė ikin ne do ta shkruajmė artin e tė jetuarit nė ishull. Kur ata tė ikin ne do ta shkruajmė praprė librin qė na humbi, por aty do tė ketė edhe disa faqe pėr turqit qė nuk do tė vdesin mė kurrė nė kujtesėn tonė.” (f. 404)
    Ky ėshtė misioni i Blushit. Tė shkruajė librin e vonuar por tė premtuar tė bashkėmbijetesės herė tė dhimbshme dhe herė tė harmonishme fetare nė Ishull, si njė doracak pėr vete dhe tė tjerėt. Njė manual qė pėrpiqet profesionalisht tė shpjegojė nė mėnyrė simbolike dhe antropologjike se si shqiptarėt praktikuan tė parin krishterim dhe myslimanizėm tė bashkėjetesės reale nėpėrmjet trajtimit tė tjetrit si tė barabartė pavarėsisht besimit. Dhe ngjarjet ishullore tė Blushit ndodhin nė tė njėjtėn kohė me Revolucionin Shekullarist Francez dhe atė Amerikan. Njė doracak ku shpjegohet se si shqiptarėt praktikuan ndoshta tė parin dhe mbase fatkeqėsisht tė vetmin Islam tė Vėrtetė qė mund t’i mbijetonte tė gjitha kohėrave nė paqe dhe harmoni me Krishterimin. Islamin e PAQES ashtu siē dhe do tė thotė dhe emri Islam qė Blushi e shpjegon sapo hap librin (f.9) krejt ndryshe nga Islamizmi dhe Krishterimi qė predikojnė kleriku turk dhe prifti grek me qėllim qė tė ndėrsejnė shqiptarėt kundėr njėri-tjetrit nė emėr tė Zotit. Siē ndodhi nė Bosnjė 18 vjet mė parė.

    AKUZAT HAXHI QAMILISTE NDAJ BLUSHIT KĖRKOJNĖ TĖ DEFORMOJNĖ TĖ VĖRTETĖN E MADHE TĖ LIBRIT

    E njėjta gjė qė po ndodh edhe kėto ditė nga disa islamistė integristė mediatikė nė Shqipėri. Sepse pėr ta, njėsoj si predikimet e hoxhės sė turqve nė libėr duke synuar pėrēarjen predikojnė se, «Nė islam nuk ka ishuj. Islami ėshtė njė det i gjerė dhe i qetė nė tė cilin nuk mbytet ai qė hyn, por ai qė del jashtė.» (f.272). Sepse pėr kėta integresitė humbės pėrfundimtarė tė sė shkuarės (i fundmi i tyre ishte Myftiu haxhiqamilist i Tiranės Musa Qazimi 1913-1914) Shqipėria Europiane e Bashkėjetesės «nuk mund tė jetė njė ishull nė detin» e tyre (f. 272). Shkrimet dhe akuzat e tyre tė hedhura kėto ditė nė media tė kujtojnė tespiet e Hoxhės sė turqve qė pėrshkruan Blushi nė rrugėt e Voskopojės. Kritikat absurde qė po i bėhen Blushit kėto ditė synojnė tė gjėjnė pėrkrahės jolexues me qėllim qė tė “shpojnė gurėt me plumb» f.263.
    Uroj qė akuzat e kėtyre ditėve tė burojnė nga paaftėsia apo injoranca e kritikėve letrarė tė vetėshpallur si tė tillė, pėr tė kuptuar tė vėrtetėn e madhe filozofike qė ky libėr i sjell jo vetėm shqiptarėve. Tė vėrtetėn e Blushit se bashkėjetesa nuk buron nga toleranca sepse Toleranca ėshtė jo vetėm e pamjaftueshme, por edhe e rrezikshme sepse kultivon pakėnaqėsinė e tė Toleruarit ndaj Toleruesit! Sepse kėshtu krijojmė kategorinė e “Toleruesit” qė i jep tė drejtėn vetes tė gjykojė se ka pushtetin pėr tė toleruar tė tjerėt. Sepse kėshtu i pakėnaquri mund tė djegė gjithė “Voskopojėn”. Bashkėjetesa nuk ėshtė Tolerancė por BARAZI. Tjetri nuk tolerohet por trajtohet si i barabartė sepse ĖSHTĖ i Barabartė. Dhe barazia buron nga sinqeriteti. Dhe sinqeriteti buron nga njohja dhe debati reciprok sepse pėrderisa jemi vėllezėr dhe jetojmė nė tė njėjtin qytet, kemi po aq tė drejtė edhe tė njohim tė vėrtetėn e njėri-tjetrit. Pėrderisa kemi dėshirė (siē kemi bėrė nė qindra vjet) t’i urojmė njėri-tjetrit festat fetare, tė martohemi bashkė, tė punojmė nė tė njėjtėn zyrė dhe tė shkollohemi nė tė njėjtat shkolla, tė jetojmė nė tė njėjtin pallat dhe tė blejmė nė tė njėjtin dyqan, qė fėmijėt tanė tė luajnė bashkė nė tė njėjtat parqe ku dhe gjyshėrit tanė tė kuvendojnė nė tė njėjtėt stola pranė tyre, na lind pra dhe e drejta pėr tė komunikuar dhe debatuar pėr tė vėrtetat qė pėrfaqėsojmė. Kėtė bėn edhe ky libėr. Na kujton se s’mund tė bashkėjetojmė po nuk respektuam diversitetin e njėri-tjetrit si tė barabartė, dhe respekti nuk ėshtė njė e Dhėnė Apriori sepse pastaj kthehet nė Hipokrizi. Respekti i vėrtetė buron nga njohja e thellė e tė vėrtetės sė tjetrit dhe njohja e thellė prej mijėra vjetėsh buron nga dialogu reciprok. Ky libėr ėshtė njė dialog qė pėrpara se tė etiketohet me lloj lloj frazash haxhiqamiliste duhet tė analizohet nė mėnyrė profesionale dhe jo duke shkėputur batuta jashtė kontekstit konkret.

    BLUSHI AKUZOHET PA TĖ DREJTĖ SIC U AKUZUA DIKUR EDHE PAPA BENEDIKTI

    Akuzat e kėtyre ditėve tė kujtojnė akuzat e nxituara qė shumė islamistė naivė i bėnė 2 vjet mė parė Papa Benediktit duke spekuluar me fjalė tė shkėputura nga konteksti pėrkatės. Kėto akuza qesharake u mohuan nė mėnyrė shumė simbolike nga Papa Benedikti i cili vetėm pak javė mė pas u fal nė xhaminė e Stambollit me fytyrė nga Meka, duke repsektuar kėshtu tė gjithė botėn islame ashtu siē kishte planifikuar kohė mė parė. Sot Papa Benedikti ėshtė mik i madh i tė gjithė elitave teologjike islamike botėrore. Nė atė kohė loja kundėr Papės u kurdis nga korporatat antifetare tė medias tė cilat u hakmorrėn ndaj qėndrimit tė Papės kundėr Fesė sė Re tė Konsumit dhe Egoizmit Materialist tė shoqėrisė postkapitaliste.
    Edhe kėto ditė, duket sulmin absurd ndaj Blushit: pėr fyerje tė Islamit, pėr injorancė historike, apo edhe me teknikėn e zhvlerėsimit filozofik (sepse nė fund tė fundit trillium artistik ėshtė) po e promovojnė underground konkurentėt e tij nė politikė qė shohin tek Libri i Blushit modelin e ardhshėm tė kategorisė politike tė bashkėjetesės sė sinqertė midis tė barabartėsh pėrballė tolerancės hipokrite e cila ngjiz hap pas hapi pakėnaqėsinė reciproke tė fshehur nga injoranca e mosnjohjes sė tjetrit.

    TĖ JETOSH NĖ ISHULL – NJĖ DORACAK I MĖSIMIT TĖ BASHKĖJETESĖS

    Ishulli i Blushit fillon aty ku mbaron dhe mbaron aty ku fillon si njė rreth vicioz sizifian duke kryer njė cikėl tė plotė tė proēesit tė riformimit tė identitetit protonacional. Njė rrethrrotullim rreth ishullit tė premtuar qė Zoti na ka dhėnė.
    Doracaku ishullor pėr bashkėjetesėn ėshtė njė leksion bashkėkohor pėr tė mėsuar se si fetė mund tė transformohen nga njė gjenerator i ndarjes nė identitete tė kundėrta nė njė gjenerator tė identiteteve tė larmishme (sepse Zoti e do larminė e botės) apo deri edhe nė identitete hibride ēka ėshtė edhe cėshtja bazė e globalizimit kulturor kontemporan. Protoglabilizmi kulturor i shqiptarėve tė 300 vjetėve tė shkuara lindi nė njė fshat proto-global ku xhamia ndėrtohej pėrballė kishės nga i njėjti arkitekt, me emigrantė afrikanė romė qė vijnė tė jetojnė nė mes tė njė fshati ku ka myslimanė, tė krishterė, jobesimtarė biles edhe hebrenj. Fshati ku tradita qindravjeēare hibridizohet me kulturėn moderne tė kohės sė vet. Ishulli i Blushit ėshtė i pari fshat protoglobal nė kontekstin e kohės sė vet, ėshtė njė Utopi sa e Vjetėr dhe e Re, e ndryshme nga ishulli Utopia i Tomas Morit dhe pėr mė tepėr mė aktuale se e tija.
    Ėshtė Utopia Reale e bashkėjtesės sė ishullarėve qė kapėrcen tejpėrtej kufijtė ndarės pėr t’u bėrė tė gjithė anėtarė tė sė njėjtės familje ishullare sipas vullnetit tė vetė Zotit! Sepse tė gjithė janė bijė e bija tė Abrahamit, stėrgjyshit tė vėllezėrve Moisi, Jesuz (Isakut) dhe Muhamed, babait tė gjithė njerėzisė! Tė paktėn kėshtu e kanė kuptuar shqiptarėt sipas Blushit.

    PSE APO SI?

    Por si ndodhi qė shqiptarėt u bėnė ishullarė? Ishin tė tillė qė nga fillimi? i bėri fati? U bėnė apo i bėnė? E dinin qė ishin tė tillė? Deshėn tė jenė tė tillė? Duan? Po vetė ishulli, ishte i tillė qė nė fillim apo e bėnė shqiptarėt si utopianėt e Tomas Morit? E bėnė se u pėlqente tė jetonin nė ishull apo s’kishin alternativė tjetėr mbijetese? Nė fakt kėto janė pyetje arkaike (aristoteliane), tė kapėrcyera nga dija postmoderne e cila pyetjen PSE determinuese tė gjetjes sė shkakut primar tė pasojave sekondare e zėvendėson me pyetjen bashkėvepruese SI(?)! Dhe kėtė kategori logjike e ka shpjeguar mė sė miri filozofi Artan Fuga nė librin e tij tė mrekullueshėm “Rrota e Mundimit”.
    Dhe fatmirėsisht Blushi nuk e bėn kėtė gabim, nuk pyet Pse(?). Blushi nuk paraqet shkakun fillestar! Blushi nuk paraqet si shkaqe fillestare dhunėn apo vullnetin. Blushi zėvendėson pyetjet aristoteliane PSE me pyetjet postmoderne SI(?). Sepse Pse-tė riprodhojnė artificialisht vetėm vetveten, dhe pėrdorimi i pyetjes SI ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t’Ju shmangur tė vėrtetave gėnjeshtare. Blushi “merr pėrsipėr tė shpjegojė sado pak MĖNYRĖN SE SI stėrgjyshėrit a katragjyshėrit tanė kanė marrė vendime nė atė kohė, vendime edhe pėr ne sot. Pasi mėnyra se si ata rezistuan, iu adoptuan njė pushtimi tė caktuar, jep shumė nga logjika e gjėrave, tė cilat ne jetojmė sot.” (ēitim i Blushit nė promovimin e librit nė 14 Prill 2008). Prandaj edhe Blushi nuk shpjegon shkakun pse u konvertuan shqiptarėt nė myslimanė, as pse bashkėjetuan shqiptarėt, por nėn logjikat e ndryshme dhe tė kundėrta tė kohės ai jep perceptimet tona tė ndryshme mbi mėnyrėn se si u konvertuan dhe si bashkėjetuan shqiptarėt, si mėsuan tė jetojnė nė tė njėjtin ishull dhe nė tė njėjtin qytet, si u gabuan dhe si u korigjuan, si mėsuan tė jenė fqinj, miq, tė martuar, vėllezėr tė njė gjaku. Si u gėnjyen nga misionarė tė huaj grekė dhe turq qė i ndėrsyen nė pėrēarje dhe vėllavrasje dhe si reflektuan dhe nxorrėn mėsime tė mėdha qė na vlejnė edhe sot.

    PERSONAZHET MITIKO-SIMBOLIKĖ QĖ EFEKTOJNĖ ARKETIPIN ISHULLOR

    Dhe pėr kėtė Blushi pėrdor njė teknikė shumė tė shėndetshme si nxėnės shembullor i filozofisė sė ishullit tė bashkėjetesės. Ai nuk flet vetė. Ai nuk jep gjykime mbi tė tjerėt por i jep shansin tė tjerėve tė japin gjykimet e tyre. Gjykimet Blushi ua ka lėnė personazheve mitiko-simbolike qė enden nė formė rituale si Odieseja (Aranit Komneini nėpėr Mesdhe dhe Europė), babai i Odisesė, Sizifi vetė (Araniti Komneini me arkivol nė dorė), bashkėqytetari i tij Edipi Mbret i Plakur (Araniti i plakur me Sarėn e vogėl pėr dore), apo edhe si Noe, Abraham, Moisi, Krisht dhe Muhamed nė shkretėtira (gjyshi i Arianitit, Ibrahimi, Arianiti, Isaku, Sali Benishi), dhe tė gjitha kėto ndodhin nė njė skenografi krejtėsisht reale kohore dhe historike tė 1000 vjetėve tė fundit pa as mė tė voglin difekt apo gabim (duke pėrfshirė nė simbolikėn e vet historinė e mbarė botės, tė Perandorisė Kozmopolite Bizantine, tė vetė popullit shqiptar, dhe sidomos tė dy poleve orientale dhe oksidentale tė udhėheqėsisė politike shqiptare tė djeshme dhe tė sotme). E vėrteta e Blushit ėshtė njė konspekt strukturor historik duke i dhėnė librit kėshtu edhe dimensionin e njohjes historike.
    Blushi nuk flet vetė por vetėm dėgjon zėrat e sė shkuarės pėr tė kuptuar realitetin e sotėm. Dėgjon zėra qė vijnė nga thellėsia e kohėrave nė vetė nėnshtresat e ndėrgjegjes sonė kolektive tė cilat nuk e konfuzojnė, dhe as e turbullojnė. Pėrkundrazi ai ėshtė i qartė sepse ka fatin tė dėgjojė jo thjesht njė kor unik pėr bėmat e heronjve zyrtarė por dėgjon dhe na pėrcjell edhe zėrat e heronjve jozyrtarė! Ata tė harruarit, tė Mohuarit, tė cilėt Blushi falė formimit tė tij kulturor personal dhe familjar ėshtė nė gjėndje t’i veēojė, t’i ndajė, t’i zbardhė nė kėtė roman. Blushi na i sjell zėrat e sė shkuarės epike nė formėn qė ne shqiptarėt kemi ditur tė bėjmė gjithmonė: nė formė rrėfenjash dhe epikash historike por kėtė herė Alternative, Jozyrtare.

    TESTAMENTI ALTERNATIV I TĖ PARĖVE TANĖ SIPAS BLUSHIT SHMANG KONFLIKTIN E PASHMANGSHĖM

    Ishulli i Blushit ėshtė njė Testament Alternativ i ngjashėm me referencat mbi papiruset e Detit tė Vdekur por jo sipas teknikės komerciale tė Dan Broėn (nė spekulimin e tij fitimprurės “Kodi Da Vinci”). Blushi nuk ka qėllim tė dekonstruktojė Besimin, pėrkundrazi. Tregon se sa i vėrtetė ka qenė ai ndėr shqiptarė. Jo nė njė kuptim tė praktikimit sinkretik por si projektim i vetė historisė sonė unike tė bashkėjetesės jetėgjatė.
    «Tė jetosh nė ishull» ėshtė njė Testament i tė parėve tanė pėr ne vetė dhe vetė botėn. Ėshtė njė Testament Shqiptar Bibliko-Kuranor Alternativ, jo nė kuptimin e njė besimi tjetėr apo miks por nė kuptimin alternativ mbi mėnyrėn se si shqiptarėt i lexuan Testamentet dhe e bėnė historinė e tyre tė Bashkė-Mbijetesės Fetare. Leximi i Blushit ėshtė njė lexim kontemporan qė sot po i bėjnė Testamenteve Bibliko-Kuroanore akademikėt dhe teologėt mė tė mėdhenj tė planetit, qė nga Papa Benedikti i Bashkėjetesės Ndėrfetare e deri te teologu i madh Islamit, Imam Gazaliu (i ēituar nga Arbėn Xhaferri).
    Testamenti i tė parėve tanė qė Blushi pėrpiqet tė zbardhė artistikisht nė formė Romani NUK ėshtė njė Testament i profecive eskatologjike hegeliane tė pėrplasjes finale dhe tė fitores sė njėrit qytetėrim mbi tjetrin. Nuk ėshtė njė profeci distopike e tipit tė Spenglerit, Fukujamės dhe tė famėkeqit Hantigton mbi pėrplasjen e pashmangshme tė qytetėrimeve.

    FATI DHE MITI SIZIFIAN

    Sepse Blushi zbulon nė tė shkuarėn tonė mitin edipo-sizifian tė Kamysė tė fatit tė njeriut tė unduar nga vetė njeriu dhe jo nga Perėndia e Fatit. Shqiptarėt, qindra vjet para Kamysė, kishin zbuluar nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme nė ADNnė e fshehur tė arketipit tė tyre kulturor, bashkėautorėsinė e miteve greke tė Edipit dhe Sizifit, sipas tė cilave njeriu duhet tė bėjė tė vetin, tė njohė dhe tė zotėrojė, Fatin e pashmangshėm qė Zoti kishte projektuar pėr ta. Pėrplasja pėrfundimtare pėrjashtuese, fitorja turqizuese e shqiptarėve apo humbja greqizuese predikohet vazhdimisht nė libėr nga dy polet e gjenerimit tė pėrēarjes, si nga prifti grek ashtu edhe nga hoxha i turqve. Shqiptarėt i besonin Zotit, por njėkohėsisht mėsuan tė besojnė se Fatin e tyre duhet ta bėjnė ata vetė. Dhe sprova simbolike e rėnies sė Voskopojės i detyron mė shumė tė mėsojnė.
    Sepse tashmė Fati i tyre ishte projektuar nga ata vetė. Sepse kėshtu kishte vendosur Ibrahim-Abrahami Shqiptar i Blushit. “Fatin e djemve tė vet e kishte pėrcaktuar ai vetė” dhe jo si Abrahami i Testamenteve Bibliko-Kuranore qė fatin e djemtė e vet “ndoshta e kishte pėrcaktuar vetė Zoti” (f. 157).
    Por po ashtu si nė mitologjinė dhe tragjedinė greke (sipas Alfred Kamysė), si pėr Edipin edhe pėr Sizifin, kapėrcimi pėrqafėsues ndėrgjegjėsues qė i bėjnė fatit, nuk i shmang dot ata edhe nga vuajtja e tij, po ashtu edhe personazhet e Blushit nuk i shmangen dot vuajtjes, pėrkundrazi, si heronj dhe si profetė tė lashtė, ata vuajnė dhe prodhojnė historinė e tyre sizifiane, si nė njė rrotė mundimi fugiane, si mikrokozmos alternativ i vetė njerėzimit botėror.
    Blushi duke folur me gojėn e Hanės sė krishterė qė i referohet Muhamedit mysliman shqiptar (qė i ka kėrkuar dorėn pėr grua), dekonstrukton mitin ekzistencialist sizifian shqiptar si shprehje e arketipit ishullor konservues tė vetė qytetėrimit njerėzor.
    “Ne tė gjithė jetojmė si heronj tė fantazisė njerėzore... Unė jetoj si profet, Arianiti besonte se ishte Abraham, Isak Komneinit i dukej vetja si Jezu Krishti, Sali Benishi besonte se Aishja e tij i ngjante gruas sė Muhamedit, Bilalit i dukej vetja si jevgu qė vodhi gozhdėn e kryqėzimit, Ana ėshtė e bindur se do tė bėhet princeshė si Ana Komnena e vėrtetė dhe Niko ndryshoi emrin qė tė jetojė si Paridi. Bota rri nė vend sepse ne besojmė se shpirti i dikujt tjetėr jeton nė trupin tonė dhe kjo na bėn dembelė. Bota ka mijėra vjet qė nuk ndryshon sepse secili nga ne kujton se njė shpirt mė i ndritur do t’i tregojė rrugėn e duhur. Na duket sikur ecim, por nė fakt ndjekim hapat e dikujt qė ka kaluar pėrpara nesh dhe kthehemi aty ku u nisėm.” (f.368)

    SHQIPTARĖT BASHKĖ-MBIJETUAN DUKE MBETUR SHQIPTARĖ SEPSE “I LIDHTE E NJĖJTA VATĖR”

    Kėtu qėndron edhe thelbi i kuptimit tė shmangies sė profecisė sė pėrplasjes pėrfundimatre sipas misionarit tė grekėve dhe tė turqve, apo sipas banorėve tė Kretės qė prisnin me padurim ditėn qė tė thernin tė gjithė turqit e ishullit.
    Pėrplasja “e pashmangshme” e shqiptarėve me besime “tė kundėrta” shmanget pikėrisht sepse ata i pėrkisnin tė njėjtės Vatėr. Tek koncepti i Hajdegerit “i tė qėnit i lidhur me vatrėn” duhet kėrkuar fati qė shqiptarėt e bėnė vetė. Nė kėtė koncept hajdegerian fshihet edhe fati unik i bashkėmbijetesės ndėrfetare dhe kombėtare shqiptare. Tek tė qėnit tė njė vatre, pra tė njė gjaku, tė njė gjuhe, banorė tė njė ishulli, fshihet sipas Blushit edhe mbijetesa shqiptare qė i mbijetoi fatit tė pėrēarjes fetare alla bosnje, tė projektuar nga misionarė tė huaj grekė apo turq nė qindra vjetė.
    Vetė filozofi i madh i historisė Eric Habsbaum e ka marrė rastin shqiptar tė bashkėekzistencės ndėrfetare si shembull historik botėror tė protonacionalizmit mbifetar. Shembull qė ka detyruar nė rivlerėsimin e vetė konceptit akademik pėrgjithėsues “protonacionalizėm” nė nivel botėror si nė origjinat e tij fetare ashtu edhe thjesht gjuhėsore. Dhe Hosbaum i referohet pikėrisht Sami Frashėrit tė 150 vjetėve mė parė i cili ēitohet tė kenė thėnė:
    “Tė gjithė ne jemi njė fis i vetėm, njė familje e vetme: jemi tė njė gjaku e tė njė gjuhe”. (“Kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-a”, Erik Hobsbaum, Sh.B.Toena, 1996, f.53)
    Kėtu e merr edhe origjinėn metafora e familjes ishull tė Ibrahimit sipas Blushit, qė fsheh edhe alkiminė e formulės sė bashkėmbijetesės ndėrfetare shqiptare:
    Shqiptarėt vėrtet kishin fe, emra dhe etikė fetare tė ndryshme por ata nė radhė tė parė ishin vėllezėr tė njė gjaku, ishin bij tė tė njėjtit atė, ishin rritur dhe ushqyer pranė tė njėjtės vatėr, dhe natyrisht qė flisnin tė njėjtėn gjuhė. Ishulli i shqiptarėve tė Blushit nuk fetishizoi dallimet fetare por pėrkundrazi tė pėrbashkėtat e Testamenteve Bibliko-Kuranore duke projektuar qė nė gjenezė lindjen e njė kombi me dy fe tė ndryshme, me personalitet tė dyfishtė, por me identitet tė njėjtė tė tė parėve tanė.
    “Shtėpia ėshtė bėrė si ty, i kishte thėnė Sara Ibrahimit…: ti ke dy fe, dy emra dhe dy gra nė trup. (f.321)
    Ndaj dhe bijtė e Ibrahim-Abrahamit Shqiptar e respektuan besimin e tė vėllait duke e debatuar pafundėsisht qė nė origjinė dhe njohėn tė ndryshmen dhe tė njėjtėn duke e ditur kėshtu pėrse duhet respektuar Tjetri. Jo thjesht sepse ky ishte mendimi i “Tjetrit”, por sepse arrinin tė kuptonin arsyet se Pse tjetri besonte nė fenė e tij. Kėtė e kuptonin sipas Blushit nė lojėrat dhe debatet e moderuara nga gjysėm hebrenja Sara, pėrfaqėsuese e origjinės sė pėrbashkėt tė tė gjitha besimeve monoteiste.

    PARADIGMA E ISHULLIT BRENDA ISHULLIT

    Metafora e ishullit tė Blushit ėshtė njė metaforė rrethore e cila i mbivendoset vetvetes si rrathėt dantesk tė Ferrit apo tė Parajsės nė varėsi tė ritualit tė mėsimit tė bashkėmbijetesės dhe tė evolucionit tė vetė historisė blushiane. Ishujt i mbivendosen njėri tjetrit nė njė formė shumė artistike dhe antropologjike duke respektuar radhėn e kalimit nga njė ishull mė i vogėl drejt njė ishulli mė tė madh. Nga ishulli i brendshėm i Ibrahimit kalohet nė mėnyrė projektuese drejt Familjes-Ishull dhe familja-ishull projekton rreth vetes njė Fshat – Ishull brenda tė cilit projektohet njė mit qė nuk ėshtė: Voskopoja e vėrtetė. Ajo qė ne nuk e njohim sepse nuk duam. Sepse i ikim si tė ishte njė ėndėrr e frikshme duke harruar se aty fshihet mėsimi i madh, final sipas autorit.

    ISHULLI I BRENDSHĖM I IBRAHIMIT-ABRAHAM

    Ishulli i Blushit fillon tek harmonia e brendėshme e ishullarit tė parė. Ibrahimit. Atij i pėlqen emri Ibrahim sepse Ibrahim do tė thotė Abraham. Emri i tij i dyfishtė lexohet nga ai jo si njė mur ndarės por si urė komunikimi me tjetrin: «ti mund tė mė thėrrasėsh Abraham» i thotė Anės, gruas sė tij kristiane. Ky ėshtė njė detaj thelbėsor i vetė ishullit tė tij tė brendshėm qė projektohet nė tė gjithė ishujt e tjerė qė formohen rreth tij. Ai nuk fetishizon dallimin por pėrkundrazi: tė pėrbashkėtėn. Kjo ėshtė baza nga ku mund tė fillojė bashkėjetesa e vėshtirė nė shtėpi.
    Dhe Blushi si nė njė udhėtim dantesk lėviz nga njėri rrath nė tjetrin duke ndaluar sa herė del nė breg tė ishullit tė radhės, nga ku tregon se si shqiptarėt mėsuan notin e mbijetesės.

    ISHULLI I FAMILJES SĖ GRUAS SHQIPTARE

    Familja ishullore e Ibrahimit mėson mbijetesėn hap pas hapi. Dhe guri i themelit, dhe kėtu qėndron njė zbulim i madh i Blushit, ėshtė GRUAJA, NĖNA SHQIPTARE. Nė asnjė vlerėsim tė derisotėm nuk ėshtė pėrcaktuar kaq thellė dhe kaq fuqishėm kjo e vėrtetė kaq e madhe dhe historikisht kaq e vėrtetė. Nėna shqiptare “kishte vendosur barazi mes dy feve nėn njė ēati, gjė qė profetėt, bashkė me gjithė tė urtėt e tė fortėt e botės, nuk ia kishin arritur dot akoma.” Kėtu projektohet bashkėmbijetesa e shqiptarėve. Nė familjen ishull. Njė familje e pėrzier. Myslimane dhe e krishterė. Sipas standartit unik shqiptar nė Ballkan, tė sanksionuar edhe nė tė drejtėn kanunore, burrat myslimanė martoheshin me gra tė krishtera duke vendosur qė fėmijėt e paslindur tė ndaheshin nė djem myslimanė dhe vajza tė krishtera, duke krijuar kėshtu njė raport ndėrfetar nė radhė tė parė brenda familjes. Martesat ndėrfetare shqiptare janė mėsimi i parė i madh i shqiptarėve pėr tė gjithė. Aty u brumos bashkėjetesa. Nga Gruaja Shqiptare duke iu dhėnė dashuri tė gjithėve njėsoj. Ky ėshtė mėsimi qė mėson Blushi nėpėrmjet refektimit tė Muhamedit shqiptar.
    “Marin Kurilėn do ta kisha detyruar tė martohej me Aishen.
    Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė grindjet mes tė krishterėve dhe myslimanėve tė qetėsohen sepse fėmijėt janė tė pėrbashkėt dhe ata e ruajnė paqen brenda.
    Fshati shpėtoi kur Arianiti iku, sepse ai nuk do tė lejonte qė vajzat e krishtera tė martoheshin me burra myslimanė. Po tė ishte ai nė fshat, babai nuk do tė ishte martuar me Sarėn dhe nuk do tė ishte zbutur. Ne, djemtė e tij, do ishim myslimanė tė egėrsuar dhe tė gatshėm pėr t’u hakmarrė duke menduar se po jetojnė nė njė fshat ku na ėshtė ndaluar ajo qė i lejohet tė tjerėve, siē mendonte Sali Benishi. Shqiptarėt kanė vetėm njė zgjidhje: tė martohen tė krishterėt me myslimanė qė tė shmangim Voskopojėn.” (f.343 – 344)
    Kėtu dėshtojnė edhe misionari grek dhe ai turk sepse shqiptarėt mėsuan. Mėsuan nga gruaja dhe nėna shqiptare.

    FSHATI ISHULLOR

    Dhe kėshtu asimilohen dhe riformohen njėkohėsisht pak nga pak ishujt prej njėri tjetrit, Ibrahimi me familjen, familja me fshatin, duke e rikthyer pėrsėri fshatin pas shumė dhimbjesh, plagėsh, sėmundjesh dhe braktisjesh nė njė komunitet plural normal krushqish, miqėsish dhe mėrish tė reja, si dikur. Dikush vjen, njė tjetėr ikėn, njė tjetėr lind. Kėshtu ndėrtohet edhe xhamia pėrballė kishės nga e njėjta familje arkitektėsh ku si kisha edhe xhamia janė si kostume tė qepura sipas trupit tė vetė shqiptarėve. Jo madhėshtore, sepse ashtu shqiptari do tė ndihej i vogėl para tyre, por aq sa ėshtė dhe ashtu siē ėshtė vetė besimtari shqiptar.
    Blushi na e paraqet kulturėn e fshatit tė pėrzier mysliman dhe tė krishterė si njė kulturė hibride ku komuniteti bashkėvepron dhe ndėrvepron nė formė komplementare duke zbehur diferencat fetare dhe duke forcuar lidhjet familjare. Ibrahimi mysliman shkon nė kishė dhe pėrpiqet tė shėrojė nga kolera tė krishterėt, Ana e krishterė kujdeset pėr mbarėvajtjet e riteve myslimane tė tė shoqit, i biri i krishterė i Naum Shytės nga Pleshishti ndėrton xhami (siē ka ndėrtuar nė tė vėrtetė edhe kėshtjellat e bektashiut Ali Pasha i Tepelenės), etj. etj. Vetė shtėpia e myslimanit Abraham vendoset nė njė proēes tė vazhdueshėm hibridizimi nė formė dhe pėrmbajtje. Njė shtėpi myslimane, ku myslimani ndėrton me vėshtirėsi tavolina dhe karrike europiane, ku gatimi ėshtė i pėrzier, oksidental dhe oriental, aty mėsohet si lojė edhe mitologjia e lashtė ballkanase. Vetė Sara me origjinė ebrehe sjell kulturėn e perėndimit e cila bashkėjeton me kulturėn orientale. Muhamedi, bir i Abrahamit kėrkon tė martohet me Hanėn e vjetėr kristiane pa i kėrkuar tė ndėrrojė fe por ndėrkohė shtėpinė e krishterė ia kthen nė xhami. Dhe ky hibridizim nuk bazohet mbi superioritetin e mė tė fortit apo dominimin e shumicės. Ėshtė njė hibridizim nė fillim i vėshtirė dhe i dhimbshėm (siē ishte edhe pushtimi) por pak nga pak pėsimet bėhen mėsime dhe proēesi bėhet i natyrshėm dhe ndodh hap pas hapi nė mirėkuptim. Ky ėshtė leksioni i Blushit! Mė i rėndėsishėm se vetė hibridizimi ėshtė proēesi i hibridizimit qė na kujton konceptin e Nestor Garcia Canclini, sociolog i famshėm kontemporan i cili e vlerėson vetė mėnyrėn se si realizohet proēesi i hibridizimit si mė i rėndėsishėm se vetė hibridizimi. Ky ėshtė leksioni mbi bashkėjetesėn globale.

    FILOZOFIA E ISHULLIT

    Kėshtu u ribė vetė Shqipėria. Njė komb-rrėnojė (siē e quan Ismail Kadare nė «Vizitė nė Kėshtjellėn Grac») i cili u ngrit me vėshtirėsi mbi gėrmadhat qė vetė shkaktoi. Njė komb qė i lejoi vetes rrėnimin pėr tė mos i lejuar vetes pėrēarjen fetare, qė me siguri do t’i sillte asimilimin nėpėrmjet turqizimit dhe helenizimit. Shqiptarėt zgjodhėn “higjenėn e injorancės” si profilaksi ndaj sėmundjes sė asimilimit turqizues apo helenizues.
    Dhe kush mė mirė se vetė Blushi mund ta predikojė si profet filozofinė e vet nė gojėn e njė Isaku shqiptar qė i drejtohet shqiptarėve kristianė qė prej qindravjetėsh pėrpiqeshin pa sukses pėr pavarėsi nga pushtimi turk duke mos bėrė dot dallimin midis turqve dhe myslimanėve shqiptarė:

    «Ju jetoni nė ishull pa e ditur... Ishullarėt janė njerėz tė vetmuar dhe vetmia i ka bėrė tė mendojnė. Ata kanė vetėm njė qėllim: se si tė shpėtojnė ishullin e tyre nga stuhitė dhe pushtuesit. Pėr t’ia arritur kėsaj, ata pėrdorin ēdo dredhi dhe kur dredhitė nuk pijnė ujė pėrdorin luftėn. Por lufta ėshtė arma e fundit qė pėrdorin pasi i kanė ofruar tė huajve paqen, qetėsinė, strehimin dhe mėnyrėn e tyre tė jetesės. Ka shumė udhėtarė qė thonė se njerėzit e ishujve janė mikpritės. Nė fakt, kjo ėshtė njė dredhi qė ata e kanė pėrsosur nė mijėra vjet pėr tė shpėtuar atė pak tokė qė kanė nga piratėt. Ishullarėt kanė njė rregull. Ata i pranojnė tė huajt dhe njerėzit qė vijnė nga deti vetėm nė qoftė se kėta mėsojnė notin. Pas notit ata u mėsojnė tė huajve peshkimin, pastaj i tregojnė si tė ndėrtojnė barka dhe anije, pastaj se si tė gatuajnė peshkun, pastaj se si tė ngrenė diga pėr tė zbutur egėrsinė e detit qė kafshon ishullin, pastaj se si tė presin gjatė dimrit duke u ushqyer me durim dhe pastaj sesi gjatė verės tė ruajnė ushqim edhe pėr dimrin tjetėr. Kur i huaji i ka mėsuar tė gjitha kėto, ai pa e kuptuar ėshtė bėrė njė ishullar. Dhe ky ishullari i ri, pa e kuptuar ka vetėm njė qėllim: se si tė ruajė tė pavarur ishullin e vet duke pėrdorur mjeshtėrinė qė tė tjerėt i mėsuan atij. Voskopoja ėshtė njė ishull i krishterė, i cili i ka shpėtuar deri sot pushtimit duke pėrdorur kėto dredhi.»

    «E di qė ju duket e pamundur dhe e padenjė, por unė shoh qė tani ditėn kur myslimanėt do luftojnė pėr tė mbrojtur kishat tona. Fėmijėt e tyre do tė jenė ngrohur si zogjtė nėn lėvozhgėn e vezėve tė pashkės dhe nė verė kryqet e kishave do t’u bėjnė hije pleqve tė pėrvėluar nga vapa. Le tė mendojnė se Islami i tyre i ngroh si njė jorgan, por unė jam i bindur se krishterimi ynė i begatė do t’u duket si njė jastėk, mbi tė cilin koka ēlodhet duke parė ėndėrra tė bukura me bollėk dhe lumturi. Myslimanėt e Voskopojės janė akoma si tė huajt nė ishull. Janė tė egėr, janė tė hutuar dhe tė uritur. Vetėm njė gjė nuk mund ta pranojnė ata: tė kthehen prapa duke rrezikuar tė zhyten nė thellėsitė dhe pabesitė e detit. Nė qoftė se u jep pėr tė ngrėnė, i jep njė strehė dhe i mėson notin, ata do tė zbuten dhe do tė punojnė pėr tė pasur ato qė ne i kemi dhe qė ata nuk i kanė, sepse nuk mund t’i sillnin me vete nėpėr det.»

    «Por ka edhe diēka tjetėr. Myslimanėt e Voskopojės janė shqiptarė siē jemi edhe ne. … Ata janė myslimanė, por akoma nuk janė turq. Nė qoftė se ne i zbojmė shqiptarėt myslimanė nga qyteti ata do tė shkojnė te turqit dhe tė gjithė bashkė do tė vijnė dhe do na zbojnė ne na nga Voskopoja. Kjo do tė ishte njė luftė e humbur. Kėshtu kanė gabuar shumė burra tė menēur pėrpara nesh, pa e kuptuar se duke i quajtur turq shqiptarėt myslimanė, nė fakt, i kanė hedhur ata si armė nė duart e turqve. Me ato duar turqit kanė luftuar dhe kanė pushtuar fshatrat dhe qytetet tona. Nė tė vėrtetė shqiptarėt kanė luftuar kundėr shqiptarėve dhe njėra palė besonte se luftonte kundėr turqve, ndėrsa pala tjetėr ngushėllohej se luftonte kundėr grekėve. Kėsisoj nuk ka mbetur asnjė pėllėmbė Shqipėri dhe kujtdo qė fitonte i thuhej se fitoi si turk dhe kujtdo qė humbte i thuhej se humbi ngaqė ishte grek. Voskopoja nuk ėshtė njė ishull ku turqit luftojnė me grekėt. Voskopoja ėshtė njė tokė ku shqiptarėt akoma nuk kanė arsye tė luftojnė me shqiptarėt.»


    Shkruan Altin Goxhaj.
    Ezekiel 25-17.

  9. #39
    Ja dhe nje studiues dhe kritik, Altin Goxhaj, si e analizon ai vepren..., e “Ishullit”.

    Filozofia e Ishullit
    Kėshtu u ribė vetė Shqipėria. Njė komb-rrėnojė (siē e quan Ismail Kadare nė «Vizitė nė Kėshtjellėn Grac») i cili u ngrit me vėshtirėsi mbi gėrmadhat qė vetė shkaktoi. Njė komb qė i lejoi vetes rrėnimin pėr tė mos i lejuar vetes pėrēarjen fetare, qė me siguri do t’i sillte asimilimin nėpėrmjet turqizimit dhe helenizimit. Shqiptarėt zgjodhėn “higjenėn e injorancės” si profilaksi ndaj sėmundjes sė asimilimit turqizues apo helenizues.
    Dhe kush mė mirė se vetė Blushi mund ta predikojė si profet filozofinė e vet nė gojėn e njė Isaku shqiptar qė i drejtohet shqiptarėve kristianė qė prej qindravjetėsh pėrpiqeshin pa sukses pėr pavarėsi nga pushtimi turk duke mos bėrė dot dallimin midis turqve dhe myslimanėve shqiptarė:
    «Ju jetoni nė ishull pa e ditur... Ishullarėt janė njerėz tė vetmuar dhe vetmia i ka bėrė tė mendojnė. Ata kanė vetėm njė qėllim: se si tė shpėtojnė ishullin e tyre nga stuhitė dhe pushtuesit. Pėr t’ia arritur kėsaj, ata pėrdorin ēdo dredhi dhe kur dredhitė nuk pijnė ujė pėrdorin luftėn. Por lufta ėshtė arma e fundit qė pėrdorin pasi i kanė ofruar tė huajve paqen, qetėsinė, strehimin dhe mėnyrėn e tyre tė jetesės. Ka shumė udhėtarė qė thonė se njerėzit e ishujve janė mikpritės. Nė fakt, kjo ėshtė njė dredhi qė ata e kanė pėrsosur nė mijėra vjet pėr tė shpėtuar atė pak tokė qė kanė nga piratėt. Ishullarėt kanė njė rregull. Ata i pranojnė tė huajt dhe njerėzit qė vijnė nga deti vetėm nė qoftė se kėta mėsojnė notin. Pas notit ata u mėsojnė tė huajve peshkimin, pastaj i tregojnė si tė ndėrtojnė barka dhe anije, pastaj se si tė gatuajnė peshkun, pastaj se si tė ngrenė diga pėr tė zbutur egėrsinė e detit qė kafshon ishullin, pastaj se si tė presin gjatė dimrit duke u ushqyer me durim dhe pastaj sesi gjatė verės tė ruajnė ushqim edhe pėr dimrin tjetėr. Kur i huaji i ka mėsuar tė gjitha kėto, ai pa e kuptuar ėshtė bėrė njė ishullar. Dhe ky ishullari i ri, pa e kuptuar ka vetėm njė qėllim: se si tė ruajė tė pavarur ishullin e vet duke pėrdorur mjeshtėrinė qė tė tjerėt i mėsuan atij. Voskopoja ėshtė njė ishull i krishterė, i cili i ka shpėtuar deri sot pushtimit duke pėrdorur kėto dredhi.»
    «E di qė ju duket e pamundur dhe e padenjė, por unė shoh qė tani ditėn kur myslimanėt do luftojnė pėr tė mbrojtur kishat tona. Fėmijėt e tyre do tė jenė ngrohur si zogjtė nėn lėvozhgėn e vezėve tė pashkės dhe nė verė kryqet e kishave do t’u bėjnė hije pleqve tė pėrvėluar nga vapa. Le tė mendojnė se Islami i tyre i ngroh si njė jorgan, por unė jam i bindur se krishterimi ynė i begatė do t’u duket si njė jastėk, mbi tė cilin koka ēlodhet duke parė ėndėrra tė bukura me bollėk dhe lumturi. Myslimanėt e Voskopojės janė akoma si tė huajt nė ishull. Janė tė egėr, janė tė hutuar dhe tė uritur. Vetėm njė gjė nuk mund ta pranojnė ata: tė kthehen prapa duke rrezikuar tė zhyten nė thellėsitė dhe pabesitė e detit. Nė qoftė se u jep pėr tė ngrėnė, i jep njė strehė dhe i mėson notin, ata do tė zbuten dhe do tė punojnė pėr tė pasur ato qė ne i kemi dhe qė ata nuk i kanė, sepse nuk mund t’i sillnin me vete nėpėr det.»
    «Por ka edhe diēka tjetėr. Myslimanėt e Voskopojės janė shqiptarė siē jemi edhe ne. … Ata janė myslimanė, por akoma nuk janė turq. Nė qoftė se ne i zbojmė shqiptarėt myslimanė nga qyteti ata do tė shkojnė te turqit dhe tė gjithė bashkė do tė vijnė dhe do na zbojnė ne na nga Voskopoja. Kjo do tė ishte njė luftė e humbur. Kėshtu kanė gabuar shumė burra tė menēur pėrpara nesh, pa e kuptuar se duke i quajtur turq shqiptarėt myslimanė, nė fakt, i kanė hedhur ata si armė nė duart e turqve. Me ato duar turqit kanė luftuar dhe kanė pushtuar fshatrat dhe qytetet tona. Nė tė vėrtetė shqiptarėt kanė luftuar kundėr shqiptarėve dhe njėra palė besonte se luftonte kundėr turqve, ndėrsa pala tjetėr ngushėllohej se luftonte kundėr grekėve. Kėsisoj nuk ka mbetur asnjė pėllėmbė Shqipėri dhe kujtdo qė fitonte i thuhej se fitoi si turk dhe kujtdo qė humbte i thuhej se humbi ngaqė ishte grek. Voskopoja nuk ėshtė njė ishull ku turqit luftojnė me grekėt. Voskopoja ėshtė njė tokė ku shqiptarėt akoma nuk kanė arsye tė luftojnė me shqiptarėt.» Voskopoja, rrėnimi i Utopisė
    “Voskopoja ishte njė qytet i rrethuar nga barbaria dhe injoranca dhe ēudia nuk ishte qė njė ditė u prish, por ēudia ėshtė se si u ndėrtua, si njė lule qė mbin midis gurėve. Unė besoj se Voskopoja ishte njė gjė e parakohshme pėr shqiptarėt. Ajo u fshi ashtu siē duhet fshirė ēdo ėndėrr e pakuptueshme nė trurin e njeriut, i cili ngrihet nė mėngjes dhe e vazhdon jetėn aty ku e ka lėnė njė natė mė parė. Punon tokėn dhe gruan, ushqen kafshėn dhe fėmijėt dhe fle prapė pėr tė parė njė ėndėrr qė tė nesėrmen e harron. Prandaj ju do jetoni nė paqe pėr sa kohė qė nuk keni as libra dhe as vizatime, siē thotė Muhamedi. Libri ia shton oreksin njeriut dhe e lė mė tė uritur. Sa mė shumė lexoj, aq mė pak di.” (Blushi, f.282)
    Rrėfenja pėr Voskopojėn ėshtė njė rrėfenjė e Blushit pėr Polisin Shqiptar ashtu siē ishte, duhej tė ishte dhe nuk ėshtė. Rrėfenja pėr shkatėrrimin dhe djegien e Voskopojės ėshtė njė rrėfenjė pėr arketipin vetshkatėrrues ciklik tė Polisit shqiptar ndėr shekuj. Voskopoja ėshtė modeli i qytetit shqiptar qė vetshkatėrrohet nga vetė shqiptarėt me pak mund inspirimi dhe pėshpėritjeje tė huaj. Sipas Blushit atė nuk e shkatėrruan myslimanėt (siē pretendojonė shumė historianė tė kohės), por bashkė, tė krishterė e myslimane, ku secili plotėsonte rolin e tij si tė ishin dy duar tė tė njėjtit shkatėrrim. Marin Kurila dhe Sali Benishi janė dora e majtė dhe e djathtė e shkatėrrimit shqiptar tė vetvetes. Voskopoja kjo mrekulli qė habitemi se si paska ekzistuar dhe nuk habitemi se si e paskemi shkatėrruar, ėshtė metafora finale e Ishullit tė Blushit. Ėshtė pėrfundimi logjik i logjikės sė Ishullit. Voskopoja qė krijohet si njė ishull nė njė ishull ėshtė e destinuar tė rrėnohet sepse ėshtė krijuar sipas mentalitetit tė ishullarėve i cili ėshtė njė mentalitet efektiv mbijetese por jo jetese. Ėshtė njė mentalitet i njerėzve tė izoluar qė janė nė gjėndje tė krijojnė vetėm ishuj tė vegjėl me pėrmasat e fshatit. Ishullarėt e Blushit, dmth ne shqiptarėt ndėr shekuj, nuk mund t’i japim jetė Voskopojės sepse ajo ėshtė shumė pėr ne. Polisi qė tė ekzistojė ka nevojė pėr qytetarė dhe jo ishullarė sado libra dhe shkolla tė kenė Voskopoja, Djep i Rilindjes Kombėtare
    «Nė qoftė se Voskopoja ishte njė trup i gjallė, tregtarėt dhe zanatēinjtė ishin duart dhe kėmbėt, artistėt ishin sytė dhe veshėt, ndėrsa priftėrinjtė ishin truri.» (Blushi f. 207)
    Sepse Voskopoja mė shumė se ēdo gjė tjetėr ishte qyteti i dijes dhe kulturės.
    Prof. Aleks Buda (nė “Shkrime Historike” Tiranė 1986, Vėll.I, f368), shprehet “unė nuk ngurroj ta quaj kėtė epokė dhe kėtė lėvizje qė na jep Voskopoja nė fund tė shek. XVIII Iluminizėm i hershėm dhe njė stad qė nuk do tė thotė ende rilindje kombėtare, qoftė edhe vetėm nė fillimet e saj, por qė e pėrgatit atė me siguri” (Fenomeni Voskopojė, Aurel Plasari,shtėpia botuese Phoenix dhe Shtėpia e Librit, f. 50)
    Sipas Robert Elsie “Akademia e Re ose Hellźnikon Frontistźrion ishte njė qendėr e dijes e themeluar mė 1744, e ngjashme me akademitė qė dihet se kanė qenė nė Bukuresht, Jash, Konstantinopojė, Mecovė, Janinė, nė Malin Atos dhe Patmos”.
    Akademia e Re, Biblioteka dhe e vetmja Shtypshkronjė e Perandorisė sė asaj kohe, ka qenė njė trekėndėsh kulturor unikal nė Ballkanin e mesit tė shekullit XVIII. Ato i dhanė ishullit tė Voskopojės njė pejsazh parizien nė mes tė maleve siē e pėrshkruan Blushi: «Studentėt e rinj, tė veshur me kėmisha tė bardha dhe flokė tė gjata, ecnin rrugėve tė qytetit me libra nė duar duke folur pėr filozofėt dhe pėr letėrsinė… Voskopoja i ngjante njė bibliotekė tė madhe, ku njerėzit mėsonin tė lexonin libra pėr tė shkuar pusulla dashurie… Nė kėto taverna, nė mbrėmje, mblidheshin kėngėtarė, piktorė dhe poetė, tė cilėt pasi pinin, recitonin poezitė e tyre me vargje tė lehta dhe ritmike duke hipur majė karrigeve.»(Blushi, f.212-213)
    Pėr aq kohė sa Voskopoja lulėzoi, njė numėr shumė i madh tė rinjsh shqiptar, grekė dhe vlleh u shkolluan dhe formuan njė identitet europian tė mbrujtur me idetė iluministe tė dijeve pozitiviste. “Diplomantėt e atyshėm e siguronin me lehtėsi hyrjen nė universitetet e kryeqyteteve europiane, kryesisht studimet si mėsues, doktorė, ekonomistė, filozofė dhe juristė.” (Shqiptarėt – Historia e popullit shqiptar nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme, Edėin Jacques, f.315)
    Arti dhe kultura patėn njė zhvillim tė paparashikuar duke e kthyer Shqipėrinė nė njė far qė ndriēonte tė gjithė Ballkanin otoman. David Selenica qė pėrshkruan Blushi, ka qenė artisti mė influent i Rilindjes sė tė gjithė artit ballkanik dhe ndikimi i tij u ndje nė tė gjithė artin ortodoks tė Ballkanit sepse ai dha shenjat e para tė kapėrcimit tė klisheve tė pikturės zyrtare tė Malit Athos (qėndra e ortodoksisė kishtare tė kohės). Nė fakt shqiptarėt e njohin David Selenicėn si piktorin e filmit “Kohė e largėt” qė e helmoi Mirush Kabashi eremit.
    Por pika mė e fortė dhe njėkohėsisht mė e dobėt e Voskopojės ka qenė pa dyshim shtypshkronja e saj. Po ti referohemi studiuesit tė mirėnjohur Bernard Lewis (“Islami dhe Perėndimi”, f.49), shtypshkronja e Voskopjės ishte e vetmja nė tė gjithė Perandorinė Otomane sepse shtypshkronja tjetėr e Stambollit qė u hap nga Said Mehmet Efendiu nė 1727, 7 vjet pas Voskopojės, u mbyll qė ne 1740. Voskopoja - Miti i mohuar
    Kjo ėshtė Voskopoja e Blushit. Njė histori e ēuditshme, e mundshme por gati e pabesueshme. Por kėtu qėndron provokimi aktual i Blushit. Nė shkollat tona Voskopoja anashkalohet. Kapėrcehet. Kavaljoti i madh dhe Grigor Voskopojari as nuk njihen nga shqiptarėt e sotėm. Grekėt dhe arumunėt luftojnė prej shekujsh me njėri-tjetrin pėr ti bėrė tė vetėt. Grekėt i shtojnė ndonjė “s” siē bėn Bollano nė Himarė me Skėnderbeun, ndėrsa rumunėt e kanė kthyer nė mit. Ndėrsa ne i kemi fshehur nė shekuj. Sepse Voskopoja ėshtė histori qė harrohet shpejt pėrballė bėmave tė Kreshnikėve dhe trimave tė pushkės.
    Voskopojarėt “frikacakė” nuk kanė vend nė memorien tonė qė di tė nderojė vetėm trima shpate dhe pushke. Ne e kemi mė kollaj tė kujtojmė heronj si Skėnderbeu se sa Princėr themelues tė Prinicipatės sė Epirit arbėror siē ishin Komneinėt, ne e kemi mė kollaj tė kujtojmė Ali Pashė Tepelenėn se sa Kavaljotin apo Grigor Voskopojarin e gjuhės shqipe. Ashtu siē dimė tė kujtojmė me krenari prej barinjsh Isa Boletinin me pisqolla nė brez pėrballė ambasadorėve dhe as qė dimė gjė se ē’diplomaci bėnte Fan Noli i ri nė tė njėjtėn sallė. Sepse ne i kėndojmė trimave tė pushkės dhe jo tė penės. Ky ėshtė miti i munguar i Voskopojės. Ne kurrė nuk e menduam atė, jo si harresė terapeutike pėrballė krimit qė kemi bėrė, por se as qė e kemi kuptuar ndonjėherė atė. Voskopoja nuk ka ekzistuar kurrė pėr ne sepse tek kokat tona mungon Qyteti, Polisi, vetė Vosko-Polisi. Voskopoja Utopia qė nuk ėshtė
    Ėshtė e ēuditshme tė thuhet, por Voskopoja e shqiptarėve, duke qenė edhe e arumunėve, ka qenė miti bazė qė ndėrtoi atdheun e tyre nė Rumani. Arumunėt, duke u frymėzuar nga modeli i Voskopojės kryen njė revolucion tė papreēedentė duke kaluar direkt nga gjėndja nomade e pastoralizmit mijėravjeēarė, nė formimin e njė qytetėrimi shtetformues duke iu referuar pikėrisht asaj copėze qė kishin lėnė nė Voskopojėn shqiptare. Arumunėt e kthyen Voskopojėn nė Utopi. Ėshtė i famshėm pėr ēdo rumun miti i Voskopojės si njė Utopi e Tomas Morit e mishėruar nė poemėn e famshme rumume “Moskopolis” tė Nida Bogės, poezi qė i ka shėrbyer Blushit pėr tė kuptuar vetė atė qė i mungon Voskopojės shqiptare: UTOPIA!
    Ēdo komb nė Ballkan kur u formua iu referua njė utopie dhe njė modeli. Dikush e gjeti nė tė shkuarėn, dikush e shpiku, dikush tjetėr e importoi. Utopia e kombeve ballkanike ishte herė njė Perandori e Zotit, herė njė mbretėri e lulėzuar e dikurshme, herė njė histori e lavdishme mbretėrish me gjak blu e herė me lavdi martirėsh. Edhe sot ballkanasit vazhdojnė tė pėrleshen me pushkė a me penė pėr pronėsinė mbi historinė e lavdishme tė mbretėrive tė dikurshme qė mund edhe tė mos i pėrkasin fare. Arumunėt i referohen Voskopojės si Tokės sė Premtuar, si njė Jeruzalemi tė ri arumun, ndėrsa ne shqiptarėt qė e kemi as qė duam t’ia dimė pėr tė. Shumė shumė, rastėsisht mund tė shkojmė pėr tė ngrėnė ndonjė mish tė freskėt apo pėr ndonjė piknik me shoqėrinė pranė gėrmadhave tė ndėrtesave qė nuk i lamė tė na bėjnė Historinė. Ne na ka munguar Utopia e Qytetit qė do tė na udhėhiqte nė shekullin XIX apo tė paktėn tė XX drejt progresit dhe zhvillimit europian. Ne na ka munguar ideali i ndėrtimit tė Voskopojės megjithėse e kemi ndėrtuar me tė vėrtetė.
    Utopia jonė e Rilindjes u shpik njė shekull pas shkatėrrimit, nga rilindasit tanė qė kishin vėnė mend nga dėshtimi i Vokospojės pasi ishin nxėnės tė nxėnėsve tė Akademisė sė Re tė Voskopojės. Ata iu larguan idealit qytetar tė Vosko-Polisit sepse kishin frikė se mos dėshtonin si dhaskalėt e dhaskalėve tė tyre. Ndaj dhe ndėrtuan njė Utopi nacionalo-pastorale tė pėrshtatshme pėr mentalitetin tonė fshatar tė bazuar jo tek princėr me gjak blu apo qytete tė lulėzuara me shkolla e libra, por iu kthyen idealit baritor, me zana malesh e trima kreshnik si Skėnderbeu, me ideale panteo-orientale sepse kjo ėshtė utopia qė meritojmė:
    O malet e Shqipėrisė, e ju, o lisat e gjatė,
    Fushat e gjera me lule, q’u kam ndėr mend dit’e natė,
    Ju bregore bukuroshe, e ju, lumenjt e kulluar,
    Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pylle tė gjelbėruar,
    tek buron ujėt e ftohtė dhe fryn veriu nė verė,
    tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m’erė,
    ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,
    ku mėrzen cjapi me zile, atje janė mėnt e mija…
    “Bagėti dhe bujqėsia” e Naim Frashėrit)''
    Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/T%C3%AB_jetosh_n%C3%AB_nj%C3%AB_ishull"

  10. #40
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar mė parė nga Julius Lexo Postimin
    Po ka o ka, se turqit tė araboislamizuan.
    Veē nė qofsh esmer dhe nga fytyri dmth qė bashkė me fenė na ke ardh edhe ti peshqesh. Nė mos qofsh as i tillė var njė gur nė qafė e hudhu gjėkundi n'lumė ku ka thellė.
    E ty kush te beni ateist , atizmi s eshte njoht asnjeher te ta kujtoj vetem nje gje sepse ta ka qefi me filozofu shum .
    Iliret kane pasur besim . Besimi i tyre ka qene ne diell si Zot kryesor tek Iliret .
    Pasojn te krishteret te cilet besojn ne Zot.
    Pasojn muslimanet te cilet besojn ne Zot .
    Kjo eshte historia e besimeve te shqiptaret , shqiptaret asnjeher nuk ka qene ateist ne qeshtjen e besimit andaj me ateizem je nje element me pak shqiptar . kush te beni ty ateist ma thuaj sepse shqipetar ateist s ' ka pasur kurr .
    KOSOVA E MADHE

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Te jtosh ne ishull
    Nga Anesti_55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 19:28
  2. pjese nga DOSJA k
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 08:03
  3. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •