Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 61
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryepiskopi Anastas “Doktor Nderi” i Universitetit tė Bostonit (SHBA)

    Njė nderim pėr Kishėn tonė dhe gjithė vendin

    Nė vazhdėn e nderimeve qė i janė bėrė Kryepiskopit Anastas pėr veprėn e tij shkencore sociale dhe baritore, ishte dhe dorėzimi kohėt e fundit (16 maj 2004), i Titullit tė Doktorit tė Shkencave Humanitare (Doctor of Humane Letters), nga Universiteti i Bostonit (SHBA), pėr veprėn e tij kishtare, teologjike dhe shoqėrore.

    Kryepiskopi Anastas mbajti edhe fjalėn e rastit para anėtarėve tė bashkėsisė universitare, tė mbledhur nė University Chapel (Baccalaurate Address). Kjo fjalė nė vitet e shkuara ėshtė mbajtur nga figura tė tilla si Xhorxh W. Bush, Fransua Miteran, Henri Kisinger, Kryetari i Gjykatės sė Lartė tė SHBA, laureatė tė Ēmimit Nobel etj. Para gradimit, profesori i njohur i kėtij universiteti pėr filozofinė, fetė, teologjinė dhe njėkohėsisht kapelan i Universitetit tė Bostonit, Rev. Robert Cummings Neville, do t’i deklaronte shtypit, se Kryepiskopi Anastas ka qenė misionar nė zona tė ndryshme tė globit dhe ai pėrfaqėson shembullin e parimit kristian tė bėrjes tė vetat tė shqetėsimeve dhe njėkohėsisht tė ndarjes sė gėzimit me popuj tė ndryshėm nga ai i origjinės. Puna qė ai ka bėrė nė Shqipėri nė kėto vite jep shpresė pėr njė ringritje tė kėtij vendi dhe ne kemi shumė pėr tė mėsuar nga ai, rrugėt pėr arritjen e paqes dhe tė pajtimit.

    Ndėrsa gjatė ceremonisė sė dorėzimit tė titujve Presidenti i Universitetit, Aram Chobani, vuri nė dukje para auditorit kontributin humanist tė njė jete tė tėrė tė Fortlumturisė sė Tij Anastasit, duke u ndalur veēanėrisht nė ndikimin e tij nė gjithė botėn Orthodhokse, punėn e tij humanitare nė Afrikė dhe sė fundi, pėrpjekjet pėr ringjalljen e Kishės nė Shqipėri, qė ndihmoi gjithė shoqėrinė, nėpėrmjet veprės sociale dhe ndihmės humanitare.

    Gjithashtu, edhe nė stadiumin e Universitetit tė Bostonit, ceremonia e dhėnies sė diplomave, u hap me njė “Lutje” (invocation), nga Kryepiskopi Anastas.

    Beko kėrkimin tonė...

    “Unė do t’i lutem Zotit nė ēdo kohė; lavdėrimi i tij do tė jetė gjithnjė nė gojėn time” (Ps. 34:1) I bekuar qoftė emri Yt, o Zot, pėr dhuratat e Tua tė panumėrta, tė cilat ne rrallė i vlerėsojmė, sepse i quajmė si tė sigurta; pėr shėndetin, lirinė, edukimin; pėr kėtė universitet tė nderuar, me lidershipin e tij tė shkėlqyer, fakultetet, stafin dhe studentėt; pėr njerėzit qė na rrethojnė me dashurinė e tyre; dhe mbi tė gjitha, pėr privilegjin qė na ėshtė bėrė pėr tė ardhur tek Ju. Ne ju falėnderojmė dhe ju lavdėrojmė.

    Forcona, Perėndi dhe Ati ynė, besimin tonė, qė ndonjėherė lėkundet. Beko kėrkimin tonė pėr liri, njohuri, dituri dhe kuptim tė jetės. Ēlirona nga egoizmi individual, kolektiv apo shoqėror – dhe na afro tek Vetja, Ju qė jeni Dashuria, Ju qė pėrqafoni tėrė krijesėn me mėshirėn Tuaj pa fund. Bėj qė fjala jote, e Zotit tė kryqėzuar dhe tė ngjallur, tė udhėheqė dhe frymėzojė ēdo ditė jetėt tona dhe Shpirti i Shenjtė tė na ndriēojė dhe tė na forcojė, duke na dhėnė dashuri, gėzim dhe paqe.

    Zot, nė harenė e festimit tė sotėm, nuk mund tė harrojmė, se nė botėn ku jetojmė konflikte tė dhunshme, akte terroriste, padrejtėsie dhe hakmarrjeje lėndojnė njerėzimin dhe se miliona njerėz tė ēdo moshe rrojnė nė varfėri tė tmerrshme dhe dhembje.

    Perėndi i mėshirshėm, lehtėso dhembjen qė shfaqet kudo nė botė. Falna ndjeshmėri, qė tė shpejtojmė nė ēdo kohė tė ndihmojmė atje ku ka pėrpjekje drejt bashkėpunimit, kuptimit dhe pajtimit midis popujve, tė afėrt apo tė largėt.

    Falna paqen Tuaj gjithėpėrfshirėse: Paqe me Ju, paqe me vetveten, me njerėzit e tjerė, me ata qė i kemi afėr ose larg, paqe me tė gjithė krijesėn.

    Bėna krijues, tė ndershėm, tė gatshėm pėr tė punuar pėr progres, drejtėsi dhe solidaritet nė tė gjitha nivelet, lokal dhe global. Bekona, o Zot, qė ta ndjejmė praninė Tėnde ēdo ditė dhe qė tė mund tė jemi njė nga rrezet e Tua, duke sjellė dritė, shpresė dhe dashuri tė vėrtetė. Amin

    “Lutje” (Invocation), mbajtur nga Kryepiskopi Anastas nė stadiumin e Universitetit tė Bostonit)


    Nė ceremoni, nė prani tė rreth 4 mijė tė rinjve qė pėrfunduan studimet nė tė 17 fakultetet e ndryshme tė Universitetit tė Bostonit, tė tė gjithė pedagogėve dhe rreth 20 mijė studentėve e tė afėrmve tė tyre, iu dorėzuan disa tituj nderi edhe personaliteteve tė shquara tė jetės shkencore e publike tė SHBA, si shkencėtarit tepėr tė njohur pėr hartimin e hartės sė geneve njerėzore J. Craig Venter etj.

    Universiteti i Bostonit ėshtė i katėrti pėr nga madhėsia nė SHBA, me mė shumė se 29 mijė studentė, nga 140 vende tė botės. Ai ka mbi 3500 pedagogė, nga tė cilėt 5 janė tė nderuar me ēmimin Nobel.

    Eshtė e njohur se ai ka qenė gjithnjė nė pararojė tė universiteteve amerikane nė fushat e shkencės, artit dhe atyre shoqėrore.


    Fjala e Kryepeshkopit

    Duke iu drejtuar anėtarėve tė bashkėsisė universitare nė University Chapel (Baccalaurate Address), Kryepiskopi Anastas e nisi fjalėn e tij: “Duke kėrkuar urtėsi dhe liri”, me referencėn e vargut tė T. S. Eliot: “Ku ėshtė urtėsia qė kemi humbur nė njohje? Ku ėshtė njohja qė kemi humbur nė informacion?” Dhe theksoi: “Urtėsia i jep gjykimit largpamėsi, pamje tė gjithēkaje dhe qėndrimit njerėzor krijimtari dhe butėsi. Ajo nuk njėsohet me zgjuarsinė dhe erudicionin.

    Ajo ėshtė produkt i njė pjekurie tė pėrgjithshme tė brendshme, i njė sinteze tė gjerė: mendjemprehtėsie, pėrvoje dhe njohurish, kthjelltėsie shpirtėrore dhe mirėsie… nė Shkrimin e Shenjtė theksohet me ngulm se burimi i urtėsisė ėshtė Perėndia”.

    Dhe shtoi: “Ku ėshtė liria qė kemi humbur nė liberalizėm? Ku ėshtė liberalizimi qė kemi humbur nė egocentrizėm?… Nė tė gjitha nivelet, personal, familjar, lokal, botėror, liria pa pėrgjegjėsi ėshtė veēanėrisht e rrezikshme.

    Por mė tepėr se ēdo gjė tjetėr e minon pėrgjegjshmėrinė dhe tjetėrson karakterin e lirisė interesi personal; rrotullimi rreth idhullit tė vetes sonė me format dhe ngjyrat e larmishme qė merr. Armiku i paskrupullt i lirisė, egocentrizmi, bėhet mė tinėzar kur fshihet nė unin kolektiv tė grupeve dhe popujve”.

    Nė vijim tė fjalės sė tij, vuri pyetjen: “Ku ėshtė besimi, qė kemi humbur nė njė spiritualitet tė papėrcaktuar? Ku ėshtė spiritualiteti autentik qė kemi humbur nė ceremonialet e ndryshme? Nė fillimet e shek. XXI vėmė re nė shumė anė kthim tė besimit. Por nė kėtė lulėzim tė ri tė tė interesuarit pėr Transhendencėn, pėr tė Shenjtėn, pėr Perėndinė, dallohen dy rreziqe: i pari, tjetėrsimi i pėrvojės fetare me produkte teorish dhe sistemesh tė ndryshme me prejardhje tė shumėllojshme, qė propozojnė njė spiritualitet tė papėrcaktuar. Pėrvoja fetare e hap horizontin tonė nė pafundėsi. Por jo qė tė lėshohemi nė njė “zbrazėti” pasive, tė papėrcaktuar, nė kaos dhe nė vetmi. Rreziku i dytė ėshtė shtrembėrimi i ndjenjės fetare, dhe madje i vetė besimit, me orientim dhunėn dhe urrejtjen…

    Bota perėndimore duhet tė ndėrgjegjėsohet se padrejtėsia dhe varfėria nė botė, pėr tė cilat edhe vetė ka pjesė pėrgjegjėsie, lehtėsojnė shfrytėzimin e ndjenjės fetare… Por nėse pėrjetimi fetar tjetėrsohet dhe trazohet, mė e keqja, shtrembėrohet, atėherė, shfaqen marrėzia, skizofrenia, agresiviteti i paskrupullt dhe gjendje tė ndryshme paranoike… Besimi i vėrtetė tek Perėndia ėshtė nė esencė lidhja personale e tė besuarit dhe dashurisė me Atė qė ėshtė Dashuria”

    16 maj 2004,
    Boston, MA
    SHBA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:45

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet nė Bllog
    22
    Nė 3-vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake

    “Mėngjes lutjesh pėr paqen”

    Mė 11 shtator, nė trevjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake tė Nju Jorkut, nė Galerinė e Arteve nė Tiranė, u zhvillua njė ceremoni pėrkujtimore. Ajo ishte titulluar “Mėngjes lutjesh pėr paqen” dhe u organizua nėn kujdesin e posaēėm tė Presidentit tė Republikės, z. Alfred Moisiu dhe tė Kryeministrit, z. Fatos Nano.
    Nė ceremoni morėn pjesė edhe Zv.Kryeministri, z. Namik Dokle, znj. Makbule Ēeēo, z. Pandeli Majko, i ngarkuari me punė i SHBA nė Tiranė Steven Zate etj. Merrnin pjesė edhe pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare, ku Kisha jonė pėrfaqėsohej nga Kryepiskopi Anastas dhe Protopresviter Jani Trebicka.
    Kryesekretari i Sinodit tė Shenjtė, Protopresviter Jani Trebicka, lexoi “Lutje” dhe “Mesazh” tė Kryepiskopit Anastas, hartuar me kėtė rast, tė cilat po i botojmė. Veprimtaria pėrfshinte pėrveē fjalėve tė tė pranishmėve edhe njė ekspozitė me foto nga ngjarjet e tmerrshme tė 11 shtatorit 2001 dhe prezantimin e librit “Mos harroni”, me materiale tė gazetės “New Jork Times” dhe tė revistės “Times”.

    LUTJE

    “Ēdo krim nė emėr tė fesė ėshtė krim kundėr vetė fesė”

    Nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė,
    Prof. Dr. Anastasi


    O Perėndi dhe Zot i gjithėsisė, Dritė dhe Gjykatės i botės, shpirti ynė, plot dhembje dhe shqetėsim, sjell ndėr mend ngjarjet tragjike tė 11 shtatorit 2001 nė Nju Jork dhe aktet e njėpasnjėshme tė dhunės qė pasuan qė atėherė, deri nė tragjedinė nė shkollėn e Beslanit tė Rusisė, ku terroristė mizorė u mbollėn tmerrin dhe vdekjen qindra fėmijve.

    O Zot i paqes dhe i dashurisė, prehu shpirtrat mijėra vėllezėrve tanė qė humbėn jetėn padrejtėsisht, duke u bėrė viktima tė kėsaj dhune tė tmerrshme; shėro plagėt qė shkaktuan kėto goditje nė zemrat e tė afėrmve dhe miqve. Dhembja dhe ankthi ynė, o Zot, arrin kulmin kur shohim terroristė qė pa ngurruar u marrin jetėn madje dhe fėmijve tė pafajshėm, qė pėrlyejnė edhe emrin Tėnd, duke iu referuar besimit tek Ti.

    Ruaje, o Zot, botėn tėnde nga kjo paranojė dhe egėrsi e frikshme. Na ndihmo tė gjithė pėr tė kuptuar se ēdo krim nė emėr tė fesė ėshtė krim kundėr vetė fesė dhe fyerje e Emrit Tėnd tė Shenjtė.

    O Zot, nė kėto ēaste, kur konflikte tė dhunshme, akte terroriste, padrejtėsi dhe hakmarrje lėndojnė njerėzimin, ku miliona njerėz tė tė gjitha moshave rrojnė nė varfėri, mjerim dhe pikėllim, Tė lutemi mos na braktis, edhe nėse ne, dashur ose padashur, Tė braktisim.

    O Zot mėshirues, zbute dhembjen qė shtrihet nė tokėn tonė. Na jep ndjeshmėrinė dhe guximin pėr tė ndihmuar atje ku bėhen pėrpjekje pėr paqen, mirėkuptimin, bashkėpunimin dhe pajtimin ndėrmjet njerėzve dhe popujve, qė ndodhen afėr ose larg nesh. Falna, o Zot, tė gjithėve njė paqe tė plotė. Paqe me Ty, paqe me veten tonė, paqe me njerėzit e tjerė, afėr ose larg. Paqe me tėrė krijimin Tėnd.

    Na bėj, o Zot, njerėz krijues, tė ndershėm dhe tė gatshėm pėr tė punuar pėr progresin, drejtėsinė, paqen dhe solidaritetin nė tė gjitha nivelet: lokal, ndėrkombėtar, mbarėbotėror.

    Na beko, o Zot i paqes, qė ta ndjejmė praninė tėnde ēdo ditė dhe na ndihmo qė me fjalėn dhe veprėn tonė tė jemi njė rreze qė pėrhap dritė shprese dhe paqeje. Amin.

    11 shtator 2004




    Nga Mesazhi

    “Asnjė luftė nuk ėshtė e shenjtė. Vetėm paqja ėshtė e shenjtė!...”


    Nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė,
    Prof. Dr. Anastasi



    E gjatė ėshtė lista e viktimave tė terrorizmit qė nisi mė 11 shtator 2001 nė Nju Jork, deri nė hekatombat e fėmijėve tė pafajshėm nė shkollėn e Beslanit tė Rusisė. Ndėrmjet tyre rrezikon tė gjendet edhe feja.

    Mė 5-7 shtator 2004 nė Milano, qindra burra e gra nga 60 vende tė ndryshme tė botės dhe nga fe tė ndryshme, morėn pjesė nė njė kongres tė madh ndėrfetar me temė: “Guxim pėr njė humanizėm tė ri, shpirtėror”. Thirrja pėr paqe, nėnshkruar nga tė gjithė pjesėmarrėsit, ndėrmjet tė tjerave thekson: “Paqe ėshtė emri i Perėndisė. Ndaj, ata qė shfrytėzojnė Emrin e Shenjtė tė Perėndisė pėr tė bekuar luftėrat e tyre, i japin mallkim kauzės pėr tė cilėn luftojnė dhe e largojnė veten e tyre nga Perėndia. Asnjė luftė nuk ėshtė e shenjtė. Vetėm paqja ėshtė e shenjtė!... Duke u thelluar nė traditat tona fetare, e kemi kuptuar mė mirė se frika, terrorizmi dhe lufta e vėnė njerėzimin nė rrezik vetėshkatėrrimi dhe se njerėzit pėrfundojnė t’i nėnshtrohen asaj sė keqeje, tė cilės synojnė t’i kundėrvihen... “.

    Stuhia terroriste dhe ajo e luftės qė ka shpėrthyer nė fillim tė shekullit tė 21-tė, nuk duhet tė marrė me vete edhe shenjtėrinė e fesė, duke infektuar zemrat e njerėzve me hidhėrim dhe armiqėsi ndaj fesė sė tjetrit. Shkatėrrime mė tė kėqija edhe se ato nga armėt e shkatėrrimit nė masė, mund tė shkaktojė nxitja e intolerancės fetare. Radioaktiviteti i urrejtjes, i pasuruar me “uraniumin” e pasionit fetar, zgjat edhe pas mbarimit tė akteve terroriste dhe konflikteve luftarake, pėr dhjetėvjeēarė, ndoshta pėr shekuj, siē ka ndodhur me kryqėzatat dhe “luftėrat e shenjta” tė sė kaluarės.

    11 shtator 2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:46

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet nė Bllog
    22
    Kremtohet nė Kishė Dita e Pavarėsisė

    Nė Kishėn “Ungjillėzimi i Hyjlindėses”, nė Tiranė, me rastin e festės sė 28 Nėntorit, u zhvillua njė shėrbesė e veēantė Dhoksologjie- falėnderimi, pėr festėn e Flamurit. Ajo u drejtua nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Protopresviter Jani Trebicka dhe klerikė tė tjerė, dhe u ndoq me lutje nga besimtarėt e shumtė. Kjo shėrbesė ėshtė nė traditėn e Kishės sonė dhe kryhet me rastin e festės kombėtare nė tė gjitha kishat orthodhokse tė vendit.
    Njė veprimtari e njė shėrbesė Dhoksologjie pėr festat e 28 dhe 29 nėntorit u zhvillua edhe nė shtėpinė e re tė rinisė, nė kryeqytet, e cila u ndoq edhe nga njė program artistik e njė konkurs me temė nga festat.

    28 nentor 2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:46

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet nė Bllog
    22
    Kremtohet pėrvjetori i dorėzimit episkop

    Nė datėn 19 nėntor, nė Kishėn “Ungjillėzimi i Hyjlindėses”, nė Tiranė, u kremtua 33-vjetori i dorėzimit episkop tė Fortlumturisė sė Tij Anastasit. Nė Liturgjinė Hyjnore, qė u krye nga Kryepiskopi, merrnin pjesė klerikė nga e gjithė dioqeza. Nė emėr tė klerit orthodhoks dhe besimtarėve atė e uroi drejtori i Akademisė Teologjike, Imzot Ilia. Gjithashtu, gjatė Liturgjisė Kryepiskopi kreu edhe hirotonisjen nė prift tė dhjakon Emanuel Lushės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:46

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet nė Bllog
    22
    KRYEPISKOPI ANASTAS SHPALLET ANĖTAR NDERI I AKADEMISĖ SĖ ATHINĖS

    Akademia e Athinės, institucioni mė i lartė shkencor i Greqisė pas votimit tė fshehtė tė anėtarėve tė saj, shpalli mė 20.10.2005 Anėtar Nderi tė saj Kryepiskopin e Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė, Anastasin. Nė pėrputhje me statutin e Akademisė, Anėtarė Nderi, shpallen qytetarė grekė ose tė huaj, qė kanė ofruar me anė tė veprimtarisė sė tyre ose me ēdo lloj mėnyre tjetėr, shėrbime tė rėndėsishme pėr njerėzimin. Me kėtė titull, janė nderuar deri tani nėntė personalitete, midis tė cilėve mjeku shumė i njohur Georgios Papanikolau, muzikanti Dhimitris Mitropoulos, politikanėt Ajzenhauer, Zhiskar D’Esten, Vajceker, Patriarku Ekumenik Vartholomeu.
    Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė Anastasi, ishte edhe mė parė Anėtar Korrespondent i Akademisė sė Athinės (1993-2005). Ai ka qenė midis tė tjerave: Profesor i Historisė sė Feve dhe Dekan i Fakultetit tė Theologjisė tė Universitetit tė Athinės, Kryetar i Asamblesė sė Veprės Apostolike tė Kėshillit Botėror tė Kishave, Anėtar i Kėshillit Administrativ tė Qendrės pėr Studime Mesdhetare e Arabe. Ėshtė Anėtar Nderi i Kuratoriumit tė Fondacionit Romanokatolik “Pro-Oriente” (Vienė 1989), Anėtar Nderi i Akademisė Theologjike tė Moskės (1998). Nė vitin 2003 iu dha “Diploma Atė Dhimitėr Stanilae”, titulli mė i lartė theologjik, qė u vendos kohėt e fundit nė Rumani. Nė vitin 2004 u zgjodh Zėvendėspresident i Konferencės Evropiane tė Kishave.
    Ėshtė Doktor Nderi i Theologjisė dhe i Filozofisė i pesėmbėdhjetė fakulteteve ose degėve universitare. Kryepiskopi Anastas nė veprėn e tij shkencore, nuk u kufizua vetėm nė studimin e fenomenit tė fesė nė dimensionet e saj botėrore, por u zgjerua nė analizėn theologjike tė krishterimit nė lidhje me botėn jo tė krishterė, nė problemet theologjike, qė krijon kontakti i krishterimit me fetė e tjera dhe kryesisht nė mirėkuptimin theologjik tė sistemeve tė tjera fetare nga kėndvėshtrimi i krishterė me objektivitet dhe respekt pėr identitetin e qytetėrimit dhe tė popujve qė pėrfaqėsojnė. Pjesa mė e madhe e veprės sė tij ėshtė e botuar - nė origjinal ose e pėrkthyer - nė revista prestigjioze dhe nė gjuhė tė ndryshme, (anglisht, gjermanisht, frėngjisht, spanjisht, finlandisht, suedisht, serbisht, rumanisht, bullgarisht, shqip).
    Kryepiskopi Anastas, kombinon mė sė miri, kėrkimin shkencor, praktikėn dhe mendimin theologjik. Siē e ka theksuar ish-Kryetari i Akademisė sė Athinės prof. Konstantin Despotopulos, nė fjalimin e tij (1994) pėr nder tė Kryepiskopit Anastas: “…Ngritja morale dhe pasuria juaj shpirtėrore, hapėn pėr jetėn Tuaj njė horizont pėrkujdesjeje pėr njerėzit e ēdo race, pėrtej kufijve tė Greqisė dhe tė Evropės…”
    Njoftimi zyrtar pėr shtyp i Akademisė sė Athinės, (21.10.2005) pėrfundon: “Ajo qė karakterizon kontributin e Kryepiskopit Anastas nė pėrpjekjen e tij pėr paqen dhe ndihmėn pėr ata qė vuajnė padrejtėsisht, ėshtė kombinimi i kontributit shpirtėror dhe praktik me njė pjesėmarrje personale tė drejtpėrdrejtė, vendosmėri tė heshtur, iniciativa krijuese dhe vetėsakrifikim tė ndėrgjegjshėm”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:46

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet nė Bllog
    22
    Misteret e kryepeshkopit Janullatos

    Intervistė ekskluzive e Kryepeshkopit tė Tiranės, Durrėsit dhe tė gjithė Shqipėrisė, prof. dr. Anastasit, dhėnė ABC-sė. Njė rrėfim interesant, pėrmes pyetjeve tė plota, ku Hirėsia ėshtė shmangur (i pėrket argumentit historik-ėshtė shprehur) vetėm pėr problemin e arvanitėve.


    Nga Mentor Nazarko


    Ka qenė njė dėshirė e kahershme pėr t’u pėrballur me argumentet e tij. Tė njė niveli sipėror, ato pėrbėjnė gjithmonė njė grishje intelektuale pėr atė qė pėrfaqėson ai nė tė vėrtetė...Dhe, kjo, ishte hera e dytė pėr gazetarin M.Nazarko, qė gjendej para tij. Kuptohet, pas plot njė muaj e gjysmė pėrpjekje dhe pėrpjekje dhe respektime institucionesh....qė qėndronin para tij tė ngurta. Njė lojė e vėshtirė, por qė gjithsesi tek hierarku i lartė fetar fashitej, sepse... ishte i matur dhe i pėrgatitur gjatė. Objeksionet ndaj Nazarkos, qė i ka pohuar se ai pėrfaqėson sensibilitete shqiptaresh, Fortlumturia e tij u heziton. Ndaj, nė ēdo moment, biseda ėshtė e vėshtirė, por edhe shumė interesante, dhe rrok tema tė ndryshme. Por, pėr shumė gjėra syresh, pėrgjigja e tij ndaj Nazarkos ėshtė e lexueshme dhe tepėr e parashikuar. Nuk heziton tė thotė pse e kėrkon shtetėsinė shqiptare, miqėsinė personale me Stefanopulosin dhe qėndrimin ndaj Fan Nolit... “Jo, ne nuk e kemi greqizuar arkitekturen e kishave”, i thotė gazetarėve, ndėrsa nė pėrgjigje duket se rreket tė pohojė qė po punon qė tė ketė njė pasardhės shqiptar. Pyetur pėr librin e tij tė fundit dhe angazhimet, atėhere ai i pėrqėndruar...shprehet se ka ndėrmend dhe botime tė tjera...Ndėrsa pyetjeve pėr shkollat shqipe dhe pėr fėmijėt e emigrantėve, ai i shpreh sipas mėnyrės sė tij bizantine: “Pėr vendimet institucionale, e pėrsėris, kompetentė janė shėrbimet e tė dy vendeve, ndėrmjet tė cilėve ekzistojnė marrėdhėnie miqėsore, qė duhet tė zhvillohen edhe mė shumė”, shprehet. Insistimit pėr pasardhėsin shqiptar, ai arrin ta pohojė se po punohet...por “mos harroni nga ku filluam dhe ku, me hirin e Perėndisė dhe mbėshtetjen e mijėra miqve, kemi arritur vetėm brenda pak vitesh”...



    1.U bėnė shumė vite, qė ju jeni nė krye tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė. Cilat do tė konsideronit arritjet tuaja mė tė rėndėsishme?


    Faktin qė, me ndihmėn e Perėndisė, arritėm tė ringremė plotėsisht nga gėrmadhat, Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, e cila ishte tėrėsisht e shpėrbėrė pėr mbi 23 vjet me radhė. Nė tė njėjtėn kohė ndėrmorėm njė veprimtari tė gjerė sociale, me anė tė programeve tė zbatuara pėr herė tė parė nė vend, nė fushat e shėndetėsisė, arsimit, pėrkujdesjes sociale, kulturės, mjedisit, gjė qė kontribuoi ndjeshėm nė progresin e vendit. Gjithashtu, konsideroj arritje faktin qė jetoj pėr 14 vjet nė Shqipėri, duke marrė pjesė nė vuajtjet, privimet, problemet e njerėzve, duke shėrbyer me vepra dashurie pėr banorėt e fshatrave dhe tė qyteteve, duke kultivuar besimin, kreativitetin, reciprocitetin dhe shpresėn. Dhe pėr tė mos ngelur vetėm nė konstatime tė pėrgjithshme, dua tė theksoj: U pėrkujdesėm pėr arsimimin e brezit tė ri tė klerikėve shqiptarė. Themeluam Akademinė Theologjike Orthodhokse dhe gjer mė sot kemi dorėzuar 135 klerikė shqiptarė. U pėrkujdesėm pėr ndėrtimin e 85 kishave tė reja, restaurimin e 80 monumenteve tė kulturės dhe riparimin e mbi 140 kishave tė tjera. U ndėrtuan gjithashtu 20 ndėrtesa tė reja, pėr tė strehuar mitropolitė, shkollat, klinikat, laboratorėt dhe konviktet. Nė kėto vepra tė mėdha ndėrtuese, iu ofrua punėsim mijėra njerėzve. Arritėm tė kemi shtypshkronjėn tonė, njė punishte qirinjsh, njė punishte zdrukthėtarie, atelie tė ikonografisė dhe tė restaurimit tė ikonave. Iu dha hov veprimtarisė botuese dhe sot kemi tė publikuara shumė vepra origjinale dhe tė pėrkthyera si dhe njė gazetė tė pėrmuajshme, revista pėr tė rinj dhe fėmijė etj. Nė shumė qytete janė hapur qendra rinore dhe organizohen kampingje verore e dimėrore tė rinisė, ku zhvillohen aktivitete shpirtėrore dhe kulturore.
    Gjatė krizave politiko-shoqėrore qė ka kaluar vendi, ndihmuam nė mbledhjen dhe ndarjen e mijėra tonėve ndihma, veshmbathje, ilaēe, pėr lehtėsimin e dhimbjes sė tė varfėrve dhe tė refugjatėve. Nė fushėn e shėndetit njė arritje e rėndėsishme ėshtė Qendra Mjekėsore Diagnostike nė Tiranė, qė pėrfshin 24 specialitete, me njė personel tė pėrgatitur mjekėsor, me aparatura moderne, qė u shėrben 5-6 mijė tė sėmurėve nė muaj. Kohėt e fundit asaj iu shtua edhe njė prej skanerave mė modernė, me 32 prerje. Klinika u ngritėn edhe nė Kavajė, Korēė, Jergucat. Sot kemi dhe njė njėsi stomatologjike tė lėvizshme. Nė fushėn e arsimit, pėrveē dy shkollave fetare, themeluam 14 kopshte nė qytete tė ndryshme, njė shkollė pilot amerikano-shqiptare, si dhe dy institute tė formimit profesional, me gjashtė specialitete, tė cilat janė tė parat e kėtij lloji qė funksionojnė nė Shqipėri. U pėrkujdesėm gjithashtu pėr ndėrtimin e ujėsjellėsave, rrugėve rurale, pėr furnizimin me energji elektrike dhe lidhjen telefonike tė fshatrave. Kur Shqipėria u pėrball me valėt e refugjatėve nga Kosova, Kisha Orthodhokse, nė bashkėpunim me organizma tė ndryshėm ndėrkombėtarė, ndėrmori njė program tė gjerė ndihme, qė i tejkaloi tė 12 milionė dollarėt. Nė kėtė mėnyrė u ndihmuan mbi 33.000 refugjatė. U zhvilluan marrėdhėnie harmonike me komunitetet e tjera fetare, duke mbėshtetur tolerancėn fetare dhe bashkėpunimin. Kisha jonė, duke u bėrė anėtare e Kėshillit Botėror tė Kishave, u bė edhe njė ambasadore shpirtėrore e Shqipėrisė nė ambientet fetare, tė cilat nuk kishin asnjė njohje tė realitetit tonė kishtar. Me tė gjitha kėto, Kisha Orthodhokse u shfaq njė faktor serioz shpirtėror dhe zhvillimi i Shqipėrisė.


    2.Identiteti juaj njerėzor dhe fetar ėshtė i ndarė midis dy popujve, atij grek dhe atij shqiptar. Ēfarė keni fituar dhe ēfarė keni lėnė prej kėtyre pėrbėrėsve?

    Nuk mendoj se fjala “i ndarė” ėshtė e saktė. Njė urė pėrmbi njė lumė, nuk do ta quaja tė ndarė midis dy brigjeve. Pėrkundrazi ajo i bashkon tė dy brigjet, duke u mbėshtetur fort si nė njėrėn anė, ashtu edhe nė tjetrėn. Nė masėn e mundėsive tė mia, pėrpiqem tė funksionoj si urė pėrmbi murin ndarės tė vjetėr tė dyshimit dhe nė kohė tė ndryshme tė antipatisė. Besoj thellėsisht nė unitetin e natyrės njerėzore, nė nevojėn e bashkėpunimit dhe tė marrėdhėnieve tė ndėrsjella tė popujve tė Ballkanit. Nė kėtė epokė tė re ku ne jetojmė, duhet tė tejkalohen sa mė shpejt qė ėshtė e mundur tė gjitha stereotipet negative tė vjetra dhe ideologjitė e sė kaluarės, tė cilat u kultivuan prej qarqeve tė ndryshme nė tė dy popujt. Nuk mė pėlqejnė pėrgjithėsimet. Nė tė dy popujt ekzistojnė njerėz tė mrekullueshėm, sikundėr ekzistojnė edhe tė tjerė, qė nuk janė nė lartėsinė e situatave. Tė dy popujt jetuan dhe bashkėpunuan nėn sundimin e tri perandorive tė ndryshme: nėn Perandorinė Romake, Bizantine dhe Osmane. Bashkėjetesa harmonike dhe bashkėpunimi janė gjėra qė jemi tė detyruar t’i zhvillojmė mė tej nė periudhėn e re tė Evropės sė Bashkuar. Pėr kėtė pajtim dhe besim tė ndėrsjellė punoj nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme dhe me durim, me besim dhe shpresė.


    3. Ka pasur njė dogmė dominante nė kulturėn greke se ortodoksėt e Shqipėrisė janė grekė. Ē’mendoni rreth saj?

    Ėshtė e qartė qė nuk ėshtė e saktė. Tėrėsia e Orthodhoksėve tė Shqipėrisė, pėrveē shqiptarėve qė pėrbėjnė shumicėn, ka grekė, sllavė dhe orthodhoksė me prejardhje tė ndryshme, qė jetojnė nė vend. Pėr kėtė arsye dhe Patriarkana Ekumenike njohu nė mėnyrė kanonike Autoqefalinė e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė. Gjatė gjithė kėtyre viteve kultivojmė nė mėnyrė sistematike frymėn e pėrbashkėt dhe bashkėpunimin vėllazėror midis tė gjithė orthodhoksėve tė Shqipėrisė, pavarėsisht prejardhjes qė ata kanė.


    4. Ju doni shtetėsinė shqiptare edhe nė respekt tė grigjės qė ju drejtoni shpirtėrisht, komunitetit ortodoks, por ndėrkohė jeni njė figurė e respektuar dhe e popullit grek. E imagjinoj qė temė e rėndėsishme bisede nė takimet me bashkėbiseduesit grekė janė dhe problemet e shqiptarėve dhe qė ju pėrpiqeni qė marrėdhėniet midis fqinjėve tė pėrmirėsohen. Por nuk ka asgjė publike rreth kėtyre pėrpjekjeve; a mund tė na ndriēoni rreth tyre? – Pėr shembull kur ka largime tė sforcuara njerėzish, kur ka bllokime nė kufi, raste keqtrajtimesh. Shohim shpesh njerėz tė kultit nė vende tė tjera qė thėrrasin pėr tolerancė ndaj tė huajve. Ju, a bėni tė tilla?

    Sigurisht. Duke filluar qysh nė vitet e para tė dhjetėvjeēarit tė 90-tė e kam ngritur zėrin nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe kam ndėrmarrė hapa tė ndryshėm, apo kam bėrė deklarata nė intervistat e mia nė Greqi pėr nevojėn e respektimit tė emigrantėve dhe tė mbėshtetjes sė tyre. P.sh. kur nė vitin 1993, pas dėbimit tė njė bashkėpunėtori tim, qeveria greke kishte vendosur tė ndėrmerrte masa ndėshkuese, e lartėsova zėrin tim, duke protestuar nė mėnyrė tė vendosur dhe duke thėnė se nėse hapi i parė ishte njė gabim i kryer nga ana e palės shqiptare, veprimi i dytė, pėr tė dėbuar qytetarėt shqiptarė qė punonin nė Greqi, do tė ishte njė gabim shumė herė mė i madh nga ana e qeverisė greke. Nė vitin 1996 shkova nė burgjet e Koridhalosė (Athinė) pėr tė mbėshtetur tė dėnuarit shqiptarė. Disa kohė mė vonė, kur filloi tė pėrdoret nė mediat greke termi “fshesė” pėr dėbimin e qytetarėve shqiptarė, bėra udhėtime enkas pėr kėtė gjė dhe takime me politikanėt kompetentė dhe me drejtues tė ndryshėm tė mediave tė mėdha, duke protestuar pėr termin e pėrdorur prej tyre. Nuk vonoi shumė dhe ky pozicion i imi u pranua. Parlamenti evropian me njė vendim tė tijin mė 14.7.1993, theksonte faktin se “mbėshtet fuqimisht veprėn e Kryepiskopit orthodhoks tė Tiranės, Anastasit, i cili po bėn shumė pėrpjekje pėr zgjidhjen e krizės midis dy vendeve”. I njoftuar nė mjaft raste pėr sjelljen e papranueshme tė nėpunėsve grekė nė pikėkalimet kufitare, vura nė dijeni organet e larta kompetente. Janė tė shumta rastet, gjatė tė cilave duhet tė veprosh me takt, pa zėvendėsuar shėrbimet e ndryshme qeveritare kompetente dhe kuadrin e institucionalizuar ndėrkombėtar.
    Ekziston nga tė dyja anėt njė shtet i organizuar kompetent dhe Kisha nuk mund tė ndėrhyjė pėr ēdo ēėshtje tė ngritur. Unė besoj dhe respektoj rolet e ndara tė Kishės dhe tė Shtetit. Megjithatė nė intervistat e mia tė vazhdueshme nė mediat televizive greke e kam dėnuar ksenofobinė dhe kam theksuar detyrimin pėr tė pasur drejtėsi dhe respekt ndaj personalitetit tė emigrantėve dhe nevojėn e bashkėpunimit dhe besimit reciprok midis popujve tanė. Sa i takon pikės sė parė tė pyetjes suaj pėr nėnshtetėsinė shqiptare, me tė vėrtetė e quajta detyrimin tim qė vite mė parė, tė jem i integruar edhe nė mėnyrė tė ligjshme nė vendin qė i shėrbej me dashuri dhe kreativitet pėr tėrė kėto vite. Por mjerisht disa gjėra nė Shtet lėvizin me ngadalė.


    5. Fortlumturi, ėshtė shėnuar nė publik se ju shoqėroni rregullisht presidentėt grekė apo zyrtarė tė lartė qė vizitojnė Shqipėrinė, veēanėrisht nė vizita nė vende simbolike pėr grekėt. A nuk ju duket se ka njė shpėrpjesėtim nė imazhin tuaj publik nė lidhje me kėto shfaqje? Pra, ju qė shoqėroni presidentėt grekė pėr ditė me radhė, qė merrni pjesė nė promovime shkollash greqisht, etj., a nuk mendoni se sedra e shqiptarėve mund tė preket nga ky privilegjim i kėtyre lloj aktiviteteve? A ka ndonjė pėrpjekje tuajėn pėr shembull qė edhe nė Greqi tė ketė ndonjė shkollė shqipe pėr fėmijėt e emigrantėve?

    Mendoj se e keni fjalėn pėr vizitėn e ish-presidentit z. Stefanopulos, sepse nuk mbaj mend tė kem shoqėruar tė tjerė “presidentė grekė”. Ju kujtoj se ai ishte i ftuar zyrtarisht nga Qeveria shqiptare, si mik. Si Primat i Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė nuk kisha asnjė arsye qė tė shqetėsohesha pėr keqkuptime, kur u desh, vetėm pėr njė ditė, ta shoqėroj bashkė me pėrfaqėsues tė tjerė zyrtarė tė shtetit shqiptar. Veē kėsaj, me z. Stefanopulos na lidh njė miqėsi e vjetėr personale. Ai ėshtė orthodhoks i devotshėm. Gjithashtu, edhe fshatrat e minoritetit grek bėjnė pjesė nė juridiksionin kishtar tė Kishės, Primat i sė cilės jam. As qė e mendova se “kėshtu mund tė preket sedra e shqiptarėve”. Pėr sa i pėrket pjesėmarrjes nė pėrurime shkollash greke, imagjinoj, se i referoheni shkollės greko-shqiptare “Homeri”, qė u hap nė Korēė nė prani edhe tė Ministrit tė Arsimit tė Shqipėrisė. Nuk kuptoj pse nė pėrurimin e kėsaj shkolle, qė nė shumicė ka fėmijė orthodhoksė, ndalohet pjesėmarrja e Kryepiskopit orthodhoks, dhe gjoja kėshtu “mund tė preket sedra e dikujt”. Unė besoj se nė epokėn e re nė tė cilėn pėrparon Shqipėria, mėsimi i gjuhėve tė huaja, dhe sidomos tė fqinjėve, ėshtė veēanėrisht i dobishėm pėr brezin e ri. Ekzistojnė shumė shkolla nė gjuhė tė huaj. Nuk konsideroj se funksioni i tyre pėrbėn kėrcėnim. Pėrkundrazi, ėshtė avantazh dhe bekim pėr perspektivat kulturore dhe tregtare tė vendit. Nuk ėshtė e saktė qė “u jap pėrparėsi” kėtyre aktiviteteve. Pėrparėsitė e mia i pėrshkrova me ato qė thashė shkurtimisht nė pyetjen tuaj tė parė. Kam marrė shumė herė pjesė nė pėrurime institucionesh arsimore shqiptare, kopshtesh, shkollash nėntėvjeēare, tė mesme, institutesh tė formimit profesional qė Kisha jonė ka pėruruar, gjithashtu edhe nė sa aktivitete institucionesh e organizmash tė tjerė shqiptarė qė mė ftojnė. Pėr sa i pėrket Greqisė, sa herė qė vizitoj dhe takohem me persona tė ndryshėm kompetentė, mbėshtes tė drejtėn dhe nevojėn e ruajtjes sė gjuhės sė emigrantėve, pėr tė njėjtėn arsye qė thashė mė sipėr. Nė pėrgjithėsi besoj se njohja e shumė gjuhėve nga banorėt e njė vendi ėshtė avantazh dhe jo rrezik. Por pėr vendimet institucionale, e pėrsėris, kompetentė janė Shėrbimet e tė dy vendeve, ndėrmjet tė cilėve ekzistojnė marrėdhėnie miqėsore, qė duhet tė zhvillohen edhe mė shumė.


    6. Fortlumturi, gjatė drejtimit tė Kishės prej jush, ka pasur zėra autoritarė qė kanė folur pėr reduktim dhe minimizim tė rolit tė Nolit nė historinė dhe dokumentet e saj kishtare. Cila ėshtė e vėrteta, si e shihni ju figurėn e tij dhe kontributin e tij nė Kishėn tonė? A mendoni se duhet tė ketė ndonjė ndjeshmėri publike tuajėn mė tė zėshme ndaj figurave qė pėrbėjnė ndėrgjegjen kombėtare tė shqiptarėve?

    Informacionet tuaja nuk janė aspak tė sakta. Nga ēasti i parė qė arrita nė Shqipėri fola me respektin mė tė madh pėr personalitetin e Episkopit orthodhoks Theofan Noli. Qė atėherė nuk kam pushuar, nė ēdo Liturgji Hyjnore, nė kohėn e veēantė tė Paravėnies sė Blatės, kur kujtojmė persona tė respektuar dhe tė dashur, tė kujtoj vėllain nė Krishtin, Theofanin. Nė udhėtimin tim tė parė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si Kryepiskop i Shqipėrisė vizitova varrin e Theofan Nolit dhe kreva njė shėrbesė pėrkujtimore. Po pėrdorim shumė pėrkthime tė tij nė jetėn adhuruese tė Kishės sonė; nė zyrėn e Kishės Katedrale tė Ungjillėzimit tė Hyjlindėses Mari qė nė fillim ėshtė varur fotografia e tij. Sigurisht Noli dha shumė nė zhvillimin e Kishės sonė vendore. Ēdo personalitet qė ka kontribuar nė luftėn pėr lirinė dhe zhvillimin shpirtėror tė popullit ne e nderojmė dhe e respektojmė.


    7. Ka pasur zėra se ka ndryshim tė stilit arkitektonik tė kishave shqiptare nė procesin e rindėrtimit. Nuk dua t’ju pyes rreth kėtij spekullimi, por ndryshe. A ka njė stil tė veēantė ndėrtimi qė ka gjurmė shqiptare dhe nė ē’kishė pėr shembull e gjeni ju kėtė?

    Ju kujtoj se zona ku bėn pjesė Shqipėria nga ana kulturore i ka pėrkitur nė mėnyrė tė pandėrprerė tri perandorive. Edhe pamja arkitekturore e kishave ruan ndikime nga tė tri periudhat: paleokristiane, bizantine me kupolė, pasbizantine njėnefėshe ose trinefėshe. Pamja qė iu dha gjatė viteve tė sundimit otoman u pėrgjigjej urdhrave tė administratės otomane qė tė jenė ndėrtesa tė thjeshta dhe pa kupolė. Qė atėherė kur Shqipėria u bė shtet i pavarur, mė 1912, deri nė fillimin e pėrndjekjes, mė 1967, nuk mendoj qė u krijua ndonjė stil i veēantė arkitekturor shqiptar kishash. Madje, shumė pak u ndėrtuan, mė duket katėr, dhe tė gjitha me kupolė (nė Korēė, kisha katedrale e Burimit Jetėdhėnės, kopje e kishės katedrale tė Athinės; nė Pėrmet kisha e Shėn Marisė; nė Tiranė, kishat e Shėn Prokopit si dhe e Ungjillėzimit –pėr tė zėvendėsuar katedralen e vjetėr qė u shemb, pėr t’u ndėrtuar hotel “Tirana”). Periudha e re qė fillon me vendosjen e demokracisė nė Shqipėri (1991), nuk mė duket se duhet tė kopjonte kisha tė periudhės sė vjetėr tė robėrisė shekullore. Jetojmė nė njė epokė tė re me mundėsi tė reja ndėrtimore dhe zhvillimesh arkitekturore. Kėshtu, nga 85 kishat qė u ngritėn kėto 14 vjet kemi ndjekur edhe traditėn e vjetėr me bazilika tė thjeshta njėnefėshe ose trinefėshe, edhe tipin bizantin me kupolė; por kėrkojmė edhe njė shprehje tė re arkitekturore qė t’u pėrgjigjet prirjeve dhe kushteve tė shekullit tė 21-tė. Njė kishė e gjallė paralelisht me respektin ndaj traditės, guxon edhe krijimtari tė re.


    8. Jemi duke asistuar nė njė konflikt midis kishave serbe dhe maqedonase. Dhe nė debatin mbi vendosjen tuaj nė krye tė Kishės Shqiptare mund tė shtrohet njė pyetje: A ėshtė njė dėshmi e mungesės sė paragjykimeve tė shqiptarėve ky fakt? Pėr shembull nuk mund tė mendonim se nė krye tė Kishės greke tė vendosej njė serb, pale njė shqiptar...

    Ėshtė e ēuditshme qė harroni diēka themelore. Rasti i Kishės Orthodhokse nė Shqipėri ėshtė unik nė historinė e Krishterimit. Kjo Kishė ėshtė e vetmja qė iu nėnshtrua njė shkatėrrimi tė plotė nga shteti i vetėm ateist nė botė dhe mbeti e shpėrbėrė pėr 23 vjet. U shpėrbėnė gjithė strukturat drejtuese. Tė gjithė klerikėt pa pėrjashtim u zhveshėn nga funksionet e tyre klerikale me dhunė dhe tėrė prona kishtare, toka, enė tė shenjta, arkiva, u shtetėzuan. U shembėn pothuajse tė gjitha kishat, pėrveē disa tė paktave. Diēka e tillė nuk i ka ndodhur sigurisht as Kishės sė Serbisė, as Kishės sė Greqisė. Kur m’u kėrkua tė vij nė Shqipėri, nuk ishte ftesė pėr t’u ulur nė njė fron tė gatshėm tė ndonjė ndėrtese madhėshtore ose qoftė pėr tė drejtuar diēka ekzistuese, por ishte nxitje pėr njė punė misionare pėr ringritjen nga rrėnojat, pa asnjė ndihmė ose mbėshtetje shtetėrore, tė njė Kishe Orthodhokse Autoqefale. Nė vizitėn e parė, kėrkova me kėmbėngulje ndonjė shtetas shqiptar qė do tė mund tė merrte pėrsipėr kėtė detyrė dhe pėrgjegjėsi tė ndėrlikuar. Isha gati tė kthehesha nė detyrat e mia, sepse, siē dihet, isha mitropolit, pedagog i rregullt nė Universitetin e Athinės dhe kandidat pėr Akademinė e Athinės dhe me poste tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Atėherė orthodhoksėt, pavarėsisht nga prejardhja, m’u lutėn tė rri dhe tė marr pėrsipėr kėtė punė tė vėshtirė dhe tė paparė kishtare tė ringritjes nga themeli tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. E dija se nuk ishte fare e thjeshtė, se do tė pėrballoja dyshime tė vazhdueshme dhe armiqėsi nga qarqe tė ndryshme dhe se nuk ishte i sigurt pėrfundimi me sukses i kėsaj pėrpjekjeje. Megjithatė e pranova pėrgjegjėsinė dhe rreziqet me besim, dashuri dhe durim, si shėrbesė misionare. Ajo qė u bė, nuk gjeti thjesht miratimin dhe entuziazmin e orthodhoksėve nė Shqipėri, por edhe pranimin e pėlqimin e tė gjithė orthodhoksėve dhe gjerėsisht tė Kishave tė tjera nė tė gjithė botėn.

    9. Dhe nė fund: a po punoni ju qė drejtimi i Kishės tė jetė nė duar tė sigurta dhe ndjeshmėritė e shqiptarėve pėr tė pasur nė krye tė Kishės sė tyre Ortodokse njė shqiptar, do tė respektohen?

    Qė nga viti i parė pėrpjekja ime ishte krijimi i klerit vendės. Pėr kėtė themeluam Akademinė Theologjike dhe Liceun kishtar, nė mėnyrė qė tė pėrgatiten kuadrot e pėrshtatshėm pėr Kishėn tonė. Siē thashė, kam dorėzuar 135 klerikė, tė gjithė shqiptarė. Sot vetėm 5 klerikė tė huaj shėrbejnė nė Kishėn Orthodhokse tė Shqipėrisė, ndėrsa nė komunitetet e tjera fetare ka nė mėnyrė tė pakrasueshme mė shumė. Pėrgatitja e episkopėve tė pėrshtatshėm ėshtė diēka shumė kėrkuese, sepse duhet tė jenė nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme tė pamartuar dhe me edukim tė rėndėsishėm teologjik, kishtar dhe social. Qė prej 1998-ės ėshtė dorėzuar episkopi i parė, shtetas shqiptar, Mitropoliti i Korēės, Hirėsia e Tij Joani, dhe shumė shpejt do tė mbarojnė studimet dhe pėrgatitjen e pėrgjithshme disa kandidatė tė tjerė pėr episkopė, tė cilėt do tė pėrbėjnė kryesinė e Kishės, nė pėrputhje me sistemin e saj sinodik.
    Sė fundi, qė Kisha jonė tė durojė trysninė e kohėve dhe tė zhvillohet normalisht, duhen akoma pėrpjekje tė stėrmėdha, nė mėnyrė qė tė arrihet edhe autonomia e saj ekonomike – nėse doni ta quani ndryshe “autoqefalia ekonomike”. Nuk ėshtė fare e thjeshtė tė sigurohen rroga dinjitoze pėr episkopėt, pėr klerikėt dhe kuadrot e tjerė tė Kishės Orthodhokse pa pasur asnjė mbėshtetje ekonomike tė qėndrueshme, me pronat e Kishės tė shtetėzuara prej vitesh. Gjatė periudhės sė shėrbesės sime kėtu, arritėm tė krijojmė njė kapital shumė tė rėndėsishėm, qė do tė kontribuojė nė tė ardhmen si nė drejtimin ashtu edhe nė pavarėsinė ekonomike tė Kishės. Mos harroni nga ku filluam dhe ku, me hirin e Perėndisė dhe mbėshtetjen e mijėra miqve, kemi arritur vetėm brenda pak vitesh. Orthodhoksėt nė shumicėn e tyre e njohin gjithė kėtė punė qė u krye me njė mijė vėshtirėsi dhe pengesa. Dhe e dinė se kurrė nė tė kaluarėn Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė nuk kishte pasur gjallėrinė dhe krijimtarinė e viteve tė fundit.

    19 dhjetor 2005
    revista ABC
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:46

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryepiskopi Anastas merr titullin "Qytetar Nderi i Tiranės"


    Tė premten paradite, mė datė 23 dhjetor 2005 nė hotel “Sheraton” nė kryeqytet, Bashkia e Tiranės organizoi ceremoninė e dhėnies sė titullit “Qytetar Nderi i Tiranės”, krerėve tė komuniteteve fetare nė Shqipėri, me shėnimin: “Krerėve fetarė nė Shqipėri pėr kontributin e tyre tė jashtėzakonshėm pėr harmoninė ndėrfetare, rikthimin e besimit nė mbarė vendin si dhe pėr kapėrcimin me urtėsi tė situatave tė vėshtira politike”.

    1) Ish-kryetari i Komunitetit Musliman nė Shqipėri, Haxhi Hafiz Sabri Koēi (pas vdekjes).

    2) Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Prof. Dr. Anastasi

    3) Monsinjor Rrok Mirdita, Arqipeshkv i Mitropolitisė sė Tiranės dhe Durrėsit

    4) Baba Reshat Bardhi, Kryetar i Komunitetit Bektashi



    Kjo ceremoni u kryesua nga Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, z. Edi Rama. Nė fjalėn e tij, kryetari Rama ndėr tė tjera tha: “… Pėrfaqėsuesit e klerit shqiptar janė njerėz qė meritojnė jo thjesht dhe vetėm nderimin e kryeqytetasve pėr ēka bėjnė nė suazėn e besimit qė ata pėrfaqėsojnė. Ata meritojnė nderimin e kryeqytetasve nė radhė tė parė pėr sakrificat dhe durimin e pashoq pėrmes tė cilėve ata mundėn tė ngrenė tempujt e besimit nė shkretėtirėn morale tė fillimviteve 90-tė. Unė besoj qė qėndrimi i kėtyre qytetarėve mė tė rinj tė nderit tė Tiranės, ėshtė njė qėndrim qė i kapėrcen kufijtė e ēdo komuniteti fetar dhe ēdo vathe besimtarėsh, ėshtė njė qėndrim qė reflekton dashuri dhe tolerancė edhe tek qytetarėt laikė, tė cilėt falė kėsaj bashkėjetese dhe kėsaj paqeje tė garantuar brenda dhe ndėrmjet komuniteteve fetare ndjehen jo vetėm tė pakėrcėnuar nga ato simptoma destabiliteti qė gjenden rėndom nė botėn e sotme, nė ato vende ku besime tė ndryshme pėrplasen me njėra-tjetrėn pėr shkak devijacionesh, por mbi tė gjitha gjenden tė rrethuar nga dashuria dhe paqja qė pėrēojnė fjalėt e kėtyre katėr figurave”.

    Kryetari i Bashkisė Rama, pasi sqaroi se biografia e kėtyre njerėzve nė asnjė rast tjetėr nuk u lexohet, pasi ajo ēka ata bėjnė nė tė pėrditshmen ėshtė e vetmja gjė qė ėshtė e rėndėsishme pėr ta dhe ajo qė ka tė bėjė me tė kaluarėn mbetet diēka thjesht vetėm e shkruar tė cilėn nuk mund tė presim tė na i thonė kėta njerėz qė janė madhėshtorė, pėr faktin se karakterizohen nė radhė tė parė nga ajo modesti intelektuale dhe shpirtėrore aq shumė e munguar nė qytetin tonė, lexoi pėrpara tė pranishmėve biografinė e katėr krerėve tė komuniteteve fetare nė Shqipėri, tė cilėt morėn titullin “Qytetar Nderi i Tiranės”.

    Gjatė paraqitjes sė biografisė sė Fortlumturisė sė Tij, Kryepiskopit Anastas, Kryetari i Bashkisė Rama tha ndėr tė tjera: “Nė biografinė e shkruar qė mua ma kanė sjellė, kanė harruar tė thonė se ai zotėron mirė, madje mjaft mirė edhe gjuhėn shqipe. Dhe kjo tė them tė vėrtetėn ėshtė njė harresė qė mua mė pėlqen. Pėr tė ėshtė shkruar kėtu si tė ishte njė shqiptar qė zotėron dhe greqishten. Si kryetar i komunitetit orthodhoks, ai ka dhėnė vlera tė jashtėzakonshme pėr ripėrtėritjen e komunitetit orthodhoks, pėr ndėrtimin e objektit tė kultit, edhe ato tė rrėnuara dhe tė dėmtuara gjatė periudhės sė brutalitetit komunist, si dhe pėr rikthimin e besimit nė mbarė vendin. Komuniteti orthodhoks ashtu si edhe komunitetet e tjera fetare nė Shqipėri kanė ndihmuar pėr zbutjen e traumave nė vitin 1997 dhe pėr qetėsimin e shpirtrave tė trazuar, tė tė pėrzėnėve nga dhuna e Milosheviēit nė vitin 1999 dhe kontributi i Kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė ėshtė njė kontribut qė shtrihet edhe pėrtej kėtyre qė thashė, pėrmes shumė e shumė konferencave e seminareve, pėr tė bėrė tė njohura besimet fetare nė Shqipėri nė plot auditorė universitetesh dhe auditorėsh tė botės, gjė qė rithekson edhe njėherė qė harmonia ndėrfetare dhe njohja e respekteve reciproke mes besimeve nė qytetin tonė ėshtė nė radhė tė parė njė vetėdije e rrėnjosur thellė nė zemrat dhe mendjet e kėtyre katėr burrave…”.

    Mė pas Kryetari i Bashkisė sė Tiranės z. Edi Rama iu dorėzoi simbolet katėr kryetarėve tė komuniteteve fetare. Nė momentin e marrjes sė simbolit “Qytetar Nderi i Tiranės: Kryepiskopi Anastas tha: “I nderuar zoti Kryetar i Bashkisė dhe Kryetar i Partisė Socialiste, zoti Edi Rama dhe tė nderuar tė pranishėm. Me gjithė zemėr do tė dėshiroja tė shprehja falėnderimet e mia tė sinqerta ndaj jush dhe anėtarėve tė nderuar tė Kėshillit Bashkiak pėr vendimin tuaj fisnik, duke mė dhėnė titullin, “Qytetar Nderi i Tiranės”. Pohoj se ndihem qytetar i Tiranės qė nga viti 1991 kur pėr herė tė parė erdha nė kėtė qytet. Jam duke qėndruar kėtu gjatė kėtyre 15 vjetėve tė fundit dhe deklaroj se: Jam njė tiranas i vogėl pesėmbėdhjetė vjeēar. Gjithė kėto vite qė kam jetuar kėtu kam marrė pjesė nė vėshtirėsitė, problemet, shpresat e njerėzve, vuajtjet dhe gėzimet e tyre. Dhe sė bashku me drejtuesit e tjerė tė dashur fetarė jemi pėrpjekur tė kontribuojmė nė harmoninė fetare, nė bashkekzistencėn paqėsore pėr zhvillimin e jetės sė qytetit, duke ndarė fjalėn dhe dashurinė e Perėndisė nėpėrmjet iniciativave nė sektorėt e shėndetit, edukimit, shėrbimeve sociale etj. Duke shprehur pėrgėzimet e mia tė sinqerta ndaj Bashkiakut tonė tė aftė dhe bashkėpunėtorėve tė tij tė shkėlqyer, pėr arritjet e tyre tė mrekullueshme nė kėto vitet e fundit, uroj nga thellėsia e zemrės sime, shėndet, fuqi, vizion dhe durim nė pėrmbushje tė planeve tė tyre ndaj qytetit tonė tė dashur. Perėndia le tė na ndihmojė tė gjithė ne pėr tė vazhduar me iniciativa krijuese pėrpjekjet tona, qė ta bėjmė Tiranėn njė qytet tė bukur, ku tė sundojė harmonia ndėrfetare, krijimtaria, pėrparimi, solidariteti, dashuria dhe shpresa. Edhe njė herė falėnderime tė ngrohta nga njė Tiranas pesėmbėdhjetė vjeēar.”

    Nė ceremoni merrnin pjesė poeti dhe shkrimtari Dritėro Agolli, si “Qytetar Nderi i vjetėr i Tiranės”, kryetari i Komitetit tė Kulteve, kėshilltari i Presidentit, pėrfaqėsues nga Kėshilli Bashkiak, rektori i Universitetit tė Tiranės, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Shqipėri, klerikė dhe laikė pėrfaqėsues tė katėr komuniteteve fetare nė Shqipėri, pėrfaqėsues tė medias, etj.



    Julia Pjetri

    Korrespodent i Radios “Ngjallja”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2013 mė 21:47

  8. #28
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Kryepeshkopi Anastas
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet nė Bllog
    22
    Ēmim i madh rus pėr Kryepiskopin Anastas

    - Pėr kontributin e tij pėr paqen, dialogun dhe mirėkuptimin -

    Nga data 20 deri mė 24 janar, Kryepiskopi i Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė Prof. Dr. Anastasi, i shoqėruar nga Mitropoliti i Korēės Imzot Joan Pelushi, si dhe Arkimandrit Andon Merdani ishte i ftuar nė Moskė, me rastin e akordimit tė ēmimit pėr vitin 2005 nga “Fondacioni Ndėrkombėtar pėr Unitetin e Popujve”.
    Ky ēmim i jepet ēdo vit njerėzve qė kanė dhėnė kontribute tė mėdha tė pėrmasave botėrore. Pėr vitin 2005 ai iu akordua Kryepiskopit Anastas me motivacionin: “Pėr pėrpjekjet e tij tė jashtėzakonshme pėr ringritjen nga gėrmadhat tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe pėr kontributin e tij tashmė tė njohur botėrisht pėr paqen, dialogun dhe mirėkuptimin ndėrmjet popujve dhe komuniteteve tė ndryshme”. Ky ēmim iu dha gjithashtu Presidentit tė Republikės sė Qipros, Kryetarit tė Bashkisė sė Moskės dhe Universitetit tė njohur tė Balamandit, Liban.


    Nė mėngjesin e ditės sė shtunė, 21 janar, Patriku i Moskės dhe gjithė Rusisė Aleksi II priti nė rezidencėn e tij Kryepiskopin Anastas dhe grupin qė e shoqėronte. Gjatė takimit qė u zhvillua nė njė frymė vėllazėrore dhe tė ngrohtė u bisedua rreth ngjashmėrisė qė tė dyja Kishat, si ajo ruse ashtu dhe ajo shqiptare kishin midis tyre gjatė periudhės sė vėshtirė qė kaluan. Gjithashtu vend zuri dhe roli qė duhet tė luajė Kisha Orthodhokse nė pėrgjithėsi nė shoqėri, por dhe nė nivelin e bashkėpunimit dhe bisedimit dhe me kisha tė tjera jo-orthodhokse. Tė dy, si Patriku i Moskės ashtu dhe Kryepiskopi i Tiranės kanė pasur njė pėrvojė tė madhe nė organizma tė ndryshėm ndėrfetarė, si nė Kėshillin Botėror tė Kishave (KBK) dhe Konferencėn e Kishave Evropiane (KKE) etj.
    Gjithashtu, u theksua nevoja e njė sintonizmi tė pėrpjekjeve tė pėrbashkėta pėr tė ballafaquar sfida tė reja me tė cilat duhet tė ndeshet sot Kisha Orthodhokse. Ceremonia e dorėzimit tė ēmimeve u organizua po mė 21 janar, nė sallėn e njohur tė Katedrales sė Moskės “Krishti Shpėtimtar”, nė praninė e 2500 vetave, pėrfaqėsues tė nderuar tė klerit, artit, shkencės, kulturės, si dhe tė pėrfaqėsive diplomatike nė Moskė. Ceremonia ishte konceptuar nė formėn e njė spektakli nė praninė e Patrikut tė Moskės dhe gjithė Rusisė, Aleksi II si dhe tė presidentit tė Fondacionit pėr Unitetin e Popujve Orthodhoksė, prof. Aleksei.
    Nė fjalėn e Tij nė nė Kishėn katedrale, Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas theksoi: “Horizontet e Kishės Orthodhokse janė universale, kėtu duhet tė tregojmė njė kujdes tė veēantė dhe nė teologjinė orthodhokse, dhe nė mėsimin pastoral. Kjo duhet tė rrėnjoset nė ndėrgjegjen e gjithė besimtarėve orthodhoksė dhe gjithė popujve orthodhoksė. Ruajtja e besnikėrisė sė popullit tė vet e ndėrthurur me ndėrgjegjen e pėrgjegjėsisė mbarėbotėrore ėshtė detyra kryesore dhe problem i pėrhershėm i tė gjithė popujve, me besim tė krishterė. Me njė fjalė domosdoshmėri kryesore dhe kėrkesė e ngutshme pėr tė gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale ėshtė solidariteti dhe bashkėpunimi dhe njėkohėsisht pėrsosmėria e vetėdijes dhe pėrgjegjėsisė sė Orthodhoksisė.
    Nė periudhėn e re tė globalizmit pėrpara Orthodhoksisė qėndrojnė probleme nga mė tė ndryshmet. Unė mendoj se i pari problem, qė duhet tė mbetet mė i rėndėsishmi, ėshtė pėrhapja e mesazhit tė krishterė nė tė gjithė botėn me tėrė seriozitetin dhe dinamizmin. Falėnderimi i Zotit, Eukaristia e Shenjtė - qendra e unitetit tonė - dhe trashėgimia e episkopėve mbeten njė bazė e rėndėsishme dhe forcė e Orthodhoksisė. Ne duhet tė theksojmė se Orthodhoksia nuk ėshtė “konfederatė e Kishave Orthodhokse Lokale”, por njė “Kishė e Vetme, e Shenjtė, Katholike dhe Apostolike” dhe se tė gjitha komunitetet eukaristike janė shprehje e njė Kishe tė Vetme nė njė vend konkret.
    Mė nė fund unė dua edhe njėherė tė shpreh falėnderimin tim pėr nderin dhe besimin, qė treguan kaq pėrzemėrsisht ndaj meje pėr shėrbimin shėrbimin tim modest ndaj Orthodhoksisė mbarėbotėrore. Unė sinqerisht besoj nė atė, qė orthodhoksėt duhet tė bėjnė para sė gjithash ē’ėshtė e mundur, pėr forcimin e unitetit tė Kishės sonė Orthodhokse dhe pėrgjegjėsisė apostolike mbarėbotėrore”.
    Pėr tė katėr laureatėt e ēmimit u lexua njė biografi e plotė dhe mė pas iu dorėzua ēmimi nga Patriku i Moskės dhe Presidenti i Fondacionit. Nė fjalėn e tij Kryepiskopi u ndal nė sfidat e reja qė i dalin Kishės Orthodhokse dhe nė problemet dhe kėrkesat e reja me tė cilat ajo ballafaqohet.
    Pas ndarjes sė ēmimeve, nė sallėn e ceremonisė u zhvillua njė koncert me pjesė tė ndryshme instrumentale dhe korale nga autorė rusė. Menjėherė pas shfaqjes, nė njė nga sallat e brendshme tė Katedrales u mbajt njė konferencė shtypi me tė katėr laureatėt e ēmimit, nė prani tė Patrikut tė Moskės dhe Presidentit tė Fondacionit.
    Ditėn e nesėrme, mė 22 janar, nė Katedralen historike “Fjetja e Shėn Marisė” nė Kremlin, u krye Liturgjia Hyjnore e kryesuar nga Patriku i Moskės dhe gjithė Rusisė Aleksi II dhe Kryepiskopi i Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė Prof. Dr. Anastasi. Nė kėtė katedrale, e cila ėshtė zemra e historisė dhe kulturės sė popullit rus, aty ku janė kurorėzuar carė dhe patrikė, u dėgjuan pėr herė tė parė gjatė Liturgjisė edhe lutjet nė shqip. Duhet theksuar se nė kėtė katedrale pas Revolucionit nuk lejohej tė meshohej, pasi ishte kthyer nė muze, por vitet e fundit ajo i ėshtė kthyer pėrsėri Kishės Orthodhokse Ruse. Kėtu meshohet gjatė tė kremteve tė shenjtorėve vendės dhe tė kremteve tė mėdha. Mbas Liturgjisė, nga Patriku u shtrua njė drekė nė Kremlin pėr nder tė laureatėve tė ēmimit dhe tė pjesėmarrėsve nė Liturgjinė Hyjnore, ku kishte dhe personalitete e pėrfaqėsues tė trupit diplomatik.
    Nė mbrėmje, Presidenti i Federatės Ruse, Vladimir Putin priti nė njė takim qė zgjati njė orė e pesėmbėdhjetė minuta Patrikun Aleks dhe Kryepiskopin Anastas, si dhe laureatėt e tjerė tė ēmimit. Presidenti Putin nė bisedėn me Kryepiskopin Anastas u shpreh se nėpėrmjet tij sheh dinamizmin dhe frymėn krijuese tė Shqipėrisė. Ky takim shumė i ngrohtė dhe miqėsor u shoqėrua dhe me ēajin tradicional rus. I ngarkuari me punė i Ambasadės Shqiptare nė Moskė z. Halit Furriku, i cili ishte i pranishėm nė ceremonitė e rastit, shtroi njė darkė nė ambientet e ambasadės pėr tė nderuar Kryepiskopin Anastas. Nė darkė ishin tė pranishėm gjithashtu pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Jashtme Ruse dhe tė Patriarkanės sė Moskės.
    Tė gjithė tė pranishmit theksuan rolin e madh dhe pėrpjekjet e Kryepiskopit pėr njohjen e vlerave tė popullit shqiptar kudo nė botė dhe pėrmirėsimit tė imazhit tė Shqipėrisė. Ditėn e nesėrme Kryepiskopi Anastas u ftua pėr njė intervistė nė agjencinė e dėgjuar ruse tė lajmeve “Novosti”, ku morėn pjesė pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė mediave ruse. Kjo intervistė, si dhe ceremonia e dhėnies sė ēmimit, fjalimet dhe intervistat e tjera tė Kryepiskopit u pasqyruan gjerėsisht nė gazetat dhe televizionet kryesore tė Rusisė.
    Nė mbasditen e kėsaj dite Kryepiskopi Anastas ishte i ftuar nė Universitetin e Shėn Tihonit, Moskė, ku u prit me shumė ngrohtėsi nga studentėt dhe stafi pedagogjik nė ambientet e kishės sė universitetit. Mė pas u zhvillua njė takim i ngrohtė e miqėsor nė njė nga sallat e universitetit. Me interes ishin dhe pyetjet e drejtuara Kryepiskopit nga studentėt. Mė pas Kryepiskopi pati njė takim me dekanin dhe pedagogėt, ku biseduan rreth jetės dhe aktivitetit tė shkollės, pėr programin si dhe lėndėt qė zhvillohen nė tė. U theksua nevoja e kontaktit tė vazhdueshėm midis studentėve dhe pedagogėve lidhur me botimet dhe studime tė ndryshme. Fortlumturia iu pėrgjigj pyetjeve tė pjesėmarrėsve nė lidhje me gjendjen e sotme tė Kishės Orthodhokse Autoqefale nė Shqipėri, marrėdhėnieve ndėrmjet komuniteteve tė ndryshme fetare nė Shqipėri, zhvillimit tė fesė, misionit tė Kishės Orthodhokse nė botėn e sotme perėndimore, jetės monakale.
    Paraditen e sė martės Patriku i Moskės takoi Kryepiskopin dhe delegacionin qė e shoqėronte, pėrpara largimit nga Moska. Ata patėn njė diskutim tė ngrohtė e miqėsor mbi shumė ēėshtje tė Kishės dhe tė shoqėrisė sė sotme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryepeshkopi Anastas zgjidhet unanimisht president i Kėshillit Botėror tė Kishave.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=62490

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Apostujt Petėr dhe Pavėl - 29 qershor
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 09-07-2024, 17:16
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 01:22
  4. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-08-2007, 09:57
  5. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •