Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 96
  1. #21
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    George Gordon Byron(1788-1824) cilėsohet si poeti romantik anglez mė i famshėm dhe mė i larmishėm.
    Ai nderohet ndėr shqiptarėt si njė nga miqtė mė tė sinqertė.
    ''Shtegtimi i Ēajld Haroldit'' u botua nga Bajron i plotė, nė katėr vėllime, gjatė periudhės 1812-18. Atje pėrshkruhen mbresat e udhėrtimeve tė Bajronit nė Greqi, Shqipėri, Spanjė, Itali e Zvicėr. Nė tė skaliten edhe vlerat e shqipėtarėve: traditat, trimėria, fisnikėria e mikpritja.
    Shqipėrimi u botua mė 1956.

    Tamburxhiu ( f.79-81)

    Tamburxhi! Tamburxhi! thirrja jote ushton;
    U ngjall trimave shpresėn; pėr luftė na fton
    Gjithė djemt' e malsisė i thėrret anėmbanė
    Himariotėt, Ilirėt, Suliotėt zeshkanė,

    E kush ėshtė aqė trim sa Sulioti zeshkan,
    Me fustane tė bardhė e tė zi tallagan?
    Ja le tufėn shqiponjės e bishės e zbret
    Poshtė fushės me sulm si rrėkeja nė det.

    Tė bijt' e Himarės qė s'falin as mikun,
    Si mundet ta lėnė tė gjallė armikun?
    Si s'markan dot gjak me pushkat besnike,
    Ka shenj' mė tė bukur se zemra armike?

    Maqedhoni dėrgon bijt' e tij fitimtarė
    Lenė gjahun nė pyll nė gjak pėr tė larė
    Mandilet e kuqe, t'i skuqin mė shumė
    Nė gjakun e luftės qė rjedh posi lumė.

    Kusarėt e Pargės i ka deti shokė;
    I zėnė rob frėngjtė, i zbresin nė tokė,
    I shpien nė burg, atje tė kuptojnė
    Se ē'janė vargonjt' e sa rėndė rėndojnė.

    Tė dobėtit blejnė, u duhen paratė;
    Fitoj, ēdo gėzim qė dua, me shpatė;
    Prej s'ėmės rrėmbej tė bijėn truphedhur,
    Mar nusen e re, me flokėt e derdhur.

    E dua fytyrėn e bukur si lule.
    Qė shpirtin ma deh me kėngė e pekule,
    Pa silljani lirėn prej odės sė vet
    E kėngės t'ia thotė pėr vdekjen e tet.

    Kujtoni Prevezėn, nė dorė kur shtimė,
    Armiqtė vajtuan por ne brohorimė;
    Shtėpira qė dogjėm, e plaēkė qė ndamė-
    Zengjinėt i therrėm, tė bukrat s'i ngamė.

    Ne frikėn s'e njohim, s'e njohim mėshirėn,
    Kėto nuk i njeh kush lufton pėr Vezirin;
    Qė kur leu Profeti, s'ka parė Gjysmėhėna
    Njė trim kaq tė madh sa Ali Tepelena.

    I biri Myftari drejt Tunės po nget,
    Gjaurėt leshverdhė ta dinė ē'i pret;
    Kur turren Delinjtė mbi lumin me gjak,
    Tė gjallė Moskovit i kthehen fort pak!

    Silihtar! zhveshe kordhėn e tė Parit tonė;
    Tamburxhi, kushtrimi ne shpresėn na shton;
    Ju male, qė shihni si zbresin nė zall,
    Ja kthehemi mundės, ja nuk vimė gjallė.

  2. #22
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    O Shqipėri, ku lindi Iskanderi (f.67)dhe (f.68),(f.76)

    O Shqipėri, ku lindi Iskanderi-
    Kėngė e rinis', fanar i t'urtėvet!-
    Dhe Iskanderi tjetėr, qė i dėrrmoi
    Pėrherė armiqt' me Kordhn' e tij kreshnike:
    Shqipėri, lejomė tė kthej syt' e mi
    Mbi ty, o nėnė e rreptė burrash t'egėr!
    Kryqi po zbret, po ngrihen minaretė,
    E zbeta hėnėz ndrin nėpėr lugina
    Mbi pyje me selvi n'agor tė ēdo qyteti.

  3. #23
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Tė rreptė bijt' e Shqipes

    Tė rreptė bijt' e Shqipes! Po vetitė
    Nuk u mungojnė; veē t'ishin mė t'arrira;
    Armiku ua pa kurrizin ndonjė herė?
    Kush e duron si ata mundimn' e luftės?
    Shkėmbinjt' e tyre s'janė mė tė patundur
    Nga ata nė ēast rreziku dhe nevoje:
    Ē'armiq pėr vdekje, po sa miq besnikė!
    Kur besa a nderi i thrret tė derdhin gjakun,
    Si trima turren ku t'i ēojė i pari i tyre.

    Haroldi i pa nė kullė t'Ali Pashės
    Tek niseshin nė luftė e nė fitore;
    Pastaj i pa kur vetė u ra nė dorė,
    Viktimė e dallgės s'egėr n'udhė e sipėr,
    Kur rasti i bėn tė liqtė mė tė liq;
    E pritėn nė shtėpi me gjith tė mirat,
    Gjind mė pak t'egėr presin ca mė pak,
    Bashkatdhetarėt do ta linin vetėm-
    Nė zjarr, sa pakė zemra i bėkan ballė provės!

    Kur ia pėrzuri sqotė e madhe lundrėn
    Kundrejt bregdetit me shkėmbinj tė Sulit,
    Qe natė e rreth e rrotull shkretėtirė;
    Rrezik tė zbrisnin, ca mė keq tė prisnin;
    Detarėt kishin frikė se mos binin
    N'abuz katilash; zbritėn mė nė fund,
    Gjithmonė me shpirt nė dhėmbė se mos vallė
    Ata q'urrejnė njė soj turk' e frėngun,
    Mund t'ia fillonin punės s'moēme tė kasapit.

    Sa frikė e kot'! Suljotėt u dhanė dorėn,
    Nėpėr moēale e ckerka i pėrcuall,
    Mė njerėzisht nga skllevėt e llustruar,
    Pa lajka. Ndezėn zjarr, u thanė rrobat;
    Pa nasqirisėn llambėn, mbushėn plloskėn,
    Dhe shtruan sufrėn, me atė qė patėn:
    Kėsaj i thonė dashuri njerzore.
    T'i japėsh prehje e ngushullim fatkeqit,
    I mėson fatbardhėt e tė liqt' i bėn tė skuqen.

  4. #24
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Inez (f.50-51)

    Mos qesh me mua; nga mėrzia,
    Medet! as kurrė s'do qesh dot:
    Po mos e dhėntė perėndia
    Qė ti tė qash, e ndoshta kot,

    Mė pyet se ē'hidhėrim i fshehtė
    Po ma bren zemrėn nė rini?
    Dhe don ta dish edhe ti vetė
    Njė helm, qė s'e shėron as ti?

    Nuk ėshtė urrejtj' a dashuri
    As nder i humbur, i lakmuar,
    Qė mė largon me neveri
    Nga sa kam patur mė tė ēmuar.

    Mėrzia ėshtė, qė buron
    nga sa dėgjoj, shikoj e has;
    As Bukuria s'mė gėzon,
    As syt' e tu s'mė japin gaz.

    Ėshtė helmi nxitės i shtegtarit,
    Q'Ebreun shetitės e mundonte,
    Qė nuk kėrkon asgjė veē varrit,
    Por as pėr ēlodhje s'do shpresonte.

    Mė zbon prej vehtes pikėllimi!
    Dhe gjer nė fund tė dheut mė ndjek
    Demoni im i keq, Mendimi-
    Si bastra qė tė lashtat djeg.

    Tė tjerėt bredhin nė dėfrime,
    Kėnaqen nga sa flaka vetė;
    O, prorė rrofshin n'ėndėrrime
    Dhe mos u zgjofshin nga ajo jetė!

    Harboj me nėmėn e Kujtimit,
    Gjersa me vdekjen do tė ndesh;
    Po kam njė peng prej ngushėllimit-
    Mė e keqja ē'ėshtė, e mora vesh.

    Mė e keqja ē'ėshtė?- O ki mėshirė,
    E mos kėrko ta dish; po qesh-
    E mos ia shih njeriut zemrėn
    Se brenda ferrin do t'i gjesh.

  5. #25
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Lamtumirė,Atdheu im (f.22-25)

    O lamtumirė! Atdheu im
    Po zhduket dalngadalė:
    Gjėmon stuhia me tėrbim,
    Ēaēri gėrhet mbi valė;
    Pas diellit qė po flakėron,
    Po nisemi tė lirė;
    Dhe ty, si atij qė perėndon,
    Atdhe, Natėn e Mirė!


    Kur nesėr rishtaz ai diell
    Do lindė me shkėlqim,
    Do pėrshėndesim det e qiell
    Po jo atdhenė tim,
    Nė vatrėn time nuk ka zjarr,
    Nėpėr avllit' e forta
    Tė kullės sime rritet bar,
    Im qen po leh te porta.

    "Ti pazh i vogėl, pa m'u qas!
    Pse qan e po vajton?
    Mos tė tremb deti me tallaz,
    A sqota tė tmerron?
    Pa fshiji lotėt; anija jonė
    E shpejtė ėshtė dhe e fortė:
    Nuk ka skifter qė fluturon
    Mė shpejt e mė gazplotė".



    "Le tė kanosen erė e det,
    Nuk trembem nga asnjė sqotė;
    Po, zoti Ēajld, mos u ēudit
    Qė po mė rrjedhin lotė;
    Prej babės e prej nėnės ik,
    U ndava prej shtėpisė;
    Tani s'mė mbetet asnjė mik,
    Veē teje e perėndisė.

    T'im at e pashė qė duron,
    Kur mė bekoi me mall;
    Po nėnėn kush m'a ngushullon
    Gjer sa tė kthehem gjallė!"-
    "Pusho, pusho ti djal' i mirė!
    Tė kanė hije lott;
    Po tė isha vetė zemėrdlirė,
    Nuk do t'i mbaja dot.

    "M'u qas, m'u qas, ti trim besnik;
    Pėrse mė qenke zverdhur?
    Mos trembesh nga njė frėng armik,
    Apo nga det' i ndezur?"-
    "Sėr Ēajld, nuk jam aq frikacak.
    As zverdhur jam prej frike;
    Po kur kujtova gruan larg
    M'u zbeh faqja besnike.

    Rron ime shoqe me tim bijė
    Nė kullė te kėneta:
    Nd'e pyeēin ē'u bė babai,
    Ē't'u thotė nėnė-shkreta?"-
    "Pusho, trimi im, tė mora vesh,
    Ta njoha brengėn tėnde;
    Por unė zemėrlehti qesh
    Qė shkoj nga kėta vėnde".

    Kush u beson psherėtimavet
    Tė femrės qė mbush sytė?
    Ia than lotėt qepallavet
    Ndonjė dashnor i dytė.
    S'qaj pėr gėzimet qė humbas,
    Rrezikun qė mė vjen;
    Po vetėm qaj se nuk lė pas
    Asnjė qė lotn' e vlen.

    Nė botė mbeta fill i mjerė,
    Nė detin pa kufi;
    Pėrse tė qaj pra pėr tė tjerė-
    Pėr mua s'qau njeri.
    Do t'angullijė ndoshta sot
    Im qen gjer sa tė gjejė
    Ushqim nga ndonjė tjetėr zot;
    Nd' u kthefsha do mė shqejė.

    Pra, mermė, o lundėr, dhe vrapo
    Nė detin plot buēim;
    Dhe shpjermė nė ēdo vend qė do,
    Veē jo nė vendin tim!
    Tė falem det i kaltr' i zi!
    Dhe kur tė shkel i lirė
    Nė dhé, tė falem, shkretėti!
    Atdhe, Natėn e Mirė!

  6. #26
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Per te ''thyer'' monotonine po ju ofroj nje material historik. Ftoj lexuesit per diskutim te kesaj teme

    Skėnder Luarasi: Kujtime ”Ē’kam pare e ē’kam dėgjuar’’ (kijtime)
    Nė shkollėn shqipe tė Negovanit
    ...Me punė nė shkollė, nė lėmė e nė arė dhe nė shoqėrinė e ngushtė tė botės sonė, babai (PetroNini Luarasi) mbushi njė mot nė mes tė familjes qė kur u kthye nga mėrgimi (nė SH.B.A). Atė vjeshtė, patriotėt e klubit ''Dituria'' e thirrėn Petro Luarasin tė ēelte shkollė shqipe nė Manastir. Gazeta ''Bashkimi i Kombit'' e shpalli lajmin se me sa gėzim dėgjuan qė Petro pati arritur atje shėndoshė e mirė. Porse xhonturqit nuk dhanė leje tė ēelej shkolla shqipe e veēantė nė qendėr tė Vilajetit. Ata lejuan vetėm tė mėsohej shqip nė gjimnazin turk. Kėtė babai nuk e pranoi dhe qėndroi nė Manastir si redaktor i gazetės ''Bashkimi i Kombit'' gjer nė nėntor tė vitit 1909.
    Kėtė muaj pleqėsia pėr ēeljen e mėsonjėtores shqipe tė Negovanit ( kryeplaku Sotir Kristo dhe anėtarėt: Sotir A. Xoxe, Nasho Tipe, Gjeorgji A.Dhimo dhe Kristo S. Radimishi iu lutėn Petro Luarasit tė vinte nė fshatin e tyre tė ēelte shkollė shqipe dhe ai pranoi me gėzim.
    Botuesi i gazetės ‘’Lidhja ortodokse’’ Mihal Gramenon lajmonte:‘’Mė 30-tė tė vjeshtės sė tretė u ēel shkolla shqipe (e Negovanit) pas sistemit pedagogjik me tre rjeshta, hė pėr hė nėn drejtim tė atdhetarit tė flaktė z.Petro Nini Luarasit…’’(*)(*) Lajmet e tė rat e vendit, Lidhja ortodokse, 16 dhjetor 1909 f.3 . Ndėrsa nė njė letėr pleqėsia e Negovanit shkuante: ’’…mė 30 tė Brumorit (nėntorit), sot tė hėnėn, nėnė direksi tė nderēmit atdhetar dhe tė shumėvojturit mėsonjės z.Pjetri Nini Luarasi…hapi dyertė Mėsonjėtorja Shqipe e shumė pėsonjėsit katundit tėnė Negovan, dhe zėr i ėmbėl i abecesė shqipe ep e merr nėpėr buzėt e ėngjėllta tė fėmijėvet tanė… (*) Kur u ēel shkolla shqipe e Negovanit, pati mėsues-drejtor Petro Nini Luarasin dhe ndihmės Mihal Zikostathllarin. (*) gazeta ‘’Liria’’, nr.66, 1909.
    Qė prej tragjedisė sė Ilindenit kur nė luftė midis andartėve dhe komitaxhinjve bullgarė u dogj njė mėhallė e tėrė ku u shuan familje tė tėra shqiptare dhe gjer nė tragjedinė e 12 shkurtit 1905, ishin vrarė rreth dyzet e pesė patriotė shqiptarė se s'kishin pranuar tė ndryshonin kombėsinė e tyre. Barbarėve nuk u mjaftoi kjo tragjedi. Beharin e 1909-ės, andartėt vranė patriotin Terja Tava dhe plagosėn rėndė nė Manastir tė nipin e Papa Kristos, Papa Vasilin. Mė 14 shtator ditėn e Kryqit, kur Papa Vasili filloi meshėn e Spironoit, Papa Thanasi i ndihmuar nga andartėt grekė tė Kristasi Dhoksojanit, e shtriu priftin shqiptar pėrdhe nė mes tė kishės dhe nisėn ta rrahin me dru. Nė rrėmujė e sipėr u vra grekomani Papa Thanasi dhe u plagosėn i vėllai Kol Joti dhe dhaskali grek Stavre Zėmėrdeshi. Grekomanėt qė u arrestuan u liruan mė 12 shtator 1909. Papa Vasili vdiq nė burg duke qenė nė Manastir. Tė tre ne, babai, Dhimitri e unė, morrėm pjesė nė varrimin madhėshtor qė pregatitėn shqiptarėt e Manastirit, tė krishterė e muhamedanė.
    Para se tė nisej prej hotelit ''Liria'' pėr nė Negovan, Telemak Gėrmenji e pyeti Petro Luarasin: ''Po s'ke frikė mos tė tė vrasin edhe ty?'' Dhe ai iu pėrgjegj: ''S'ka gjė. Sa mė shumė tė na vrasin aq mė shumė do tė shtohemi'' dhe me tė dy bijtė e tij u nis pėr nė Negovan.
    Mė kujtohet: Atė pasdreke kur qemė duke hyrė pėr tė parėn herė nė fshatin Negovan na treguan se katėr-pesė zotėrinj qė po shėtisnin kundrejt nesh ishin drejtori dhe dhaskenjtė e shkollės greke. Babai zbriti nga kali, iu afrua, e i pėrshėndeti miqėsisht nė gjuhėn greke. Por ata nuk begenisėn as tė kthejnė sytė e tė na shihnin.
    Ky qe njė deklarim i heshtur lufte, qė ditėn e parė.
    Njė tjetėr rast mė pastaj: Babai dhe unė po ngjitnim shkallėt e larta tė pazarit kur vumė re se sipėr po priste dhaskali Petro Samarina qė priste tė zbriste sa tė largoheshim ne. ''Kalimera sas!'' e pėrshėndeti mėsuesi i shqipes, por i greqishtes heshti.
    ''Pse nuk mė flisni?'' e pyeti i shqipes.
    ''Dhen me afisun'',(*) iu pėrgjegj Petro Samarina.
    ''Po mua pėrse mė lenė?'' e pyeti Petro Luarasi
    ''Esis isthete eleftheri''.(*)
    Gazeta ‘’Lidhja ortodokse’’ shkruante:
    ‘’Njė letėr tė gjatė qė muarėm nga Negovani prej atdhetarit tė flaktė z.Petro Luarasi na lajmėron qė grekomanėt me ndihmėn e madhe tė dhespotit tė Kosturit kėrkojnė tė pėrsėritin tė vjetrat…Siē na shkruan zoti Luarasi aty pėrpara nė njė dasmė q'u bė atje me gjithė tė luturat q'i bėri dhespotit fshati, ai ndaloi priftin tė kurorėzojė kėtė dasmė e kėshtu u shtrėnguan tė marrin njė prift bullgar. Fshati pėr sė shpejti kėrkon nga qeveria t'i njihet njė prift shqiptar e kėshtu tė mos ngjasė ndonjė turbullim. Pėr kėtė, thotė zoti Luarasi, duhet tė lėvizė edhe ''Lidhja Orthodhokse'' qė bashkėrisht tė pėrpiqen pėr tė drejtat se me udhėn qė ka zėnė Patrikana kurrė nuk do tė na jepen tė drejtat Pėrgėzojmė pra atdhetarėt Negovanas pėr ndjenjat kombėtare edhe tė rinj-martuesve u urojmė trashėgim e jetė tė gjatė (*)
    (*)Lidhja ortodokse, 5 janar 1910, f.4

    Andartėt i zinin pusi babait pėrherė e kudo. Veēse tani jo vetėm patriotėt shqiptarė por edhe grekomanėt nisėn ta simpatizojnė mėsonjėsin e shqipes, tė pakėn si njeri. Njė prind i quajtur Kristo, vjehrri i kapedanit andart Ilo, i dėrgoi tė bijtė nė shkollėn shqipe. Nė mbrėmje na ftoi edhe pėr darkė. Vamė. Porse, pa shkuar njė gjysėm ore, djali i myftarit shqiptar, Nasho Tipes, erdhi dhe i pėshpėriti babait nė vesh qė shpejt tė iknim. Babai shpiku njė shkak, i lypi ndjesė Kristos, iu fal nderjes pėr ftesėn dhe u ngritėm e shkuam. Ecėm pėrmes sheshit tė xhamisė, kapėrcyem urėn, ngjitėm shkallėn e madhe shpejt e shpejt dhe qėndruam nė sheshin e pazarit sa tė merrnim frymė. Sandejmi pamė tre veta tė armatosur tek unjeshin prej mėhallės sė sipėrme, anės lumit, duke ecur dhjetė-njėzet hapa larg njėri-tjetrit. Hynė nė shtėpi tė Kristos.
    Kur e pyeti babai Kriston pėr kėtė vizitė tė papandehur, ai iu pėrgjegj duke thėnė: ''Po, qe Iloja. E thirra edhe atė. Desha tė njheshit, tė flisnit e tė bėnit qė tė ndjekė edhe dhėndėri im shembullin e Spiro Bellkamenit''. Vėrtet, Kristoja qėndroi besnik i partisė shqiptare dhe qėllimi i tij duhet tė ketė qenė i ndershėm. Sa pėr Ilon ai u largua nė Amerikė atė mot. Por kur plasi lufta ballkanike, kapedan Ilo Pine (Opullos), tok me Xhoxhi Ēarrėn, u nis vullnetar pėr nė ushtrinė greke veēse nuk arrinė dot, u mbytėn nė oqean.
    Ndėrsa mėsuesit e shkollės greke i mbanin nxėnėsit mbyllur qė nė fillim e gjer nė mbarim tė lndėve, ata tė shkollės sonė shqipe na nxirrnin pėr shėtitje ēdo javė. Marshonim duke kėnduar: ''Merr uratėn bir prej meje'', ''O trima luftėtarė'', ''Sa tė rronjė gjithėsia'', ''Shkronjat tona janė tė arta''. Vjershat e Gjerasim Qiriazit: ''Ditėt e djalėrisė'', ''Djal i varfėr'' dhe ''O mėmėzė'', s'kishte nxėnės qė tė mos i dinte pėrmendsh. Meloditė e tyre mbushnin udhėt e buēisnin nėpėr sheshet e kodrat e Negovanit.
    Drejtori, Petro Nini jipte kėndim dhe histori; ''Istorinė e Skėnderbeut'', ''Bagėti e bujqėsi'', ''Lulet e verės'', ''Kristomathinė'' dhe sidomos tregimet e vjershat e Papa Kristo Harallambit.
    Mė 12 shkurt 1910, nė orėn e parė tė mėngjesit, babai hyri nė klasė i armatosur dhe me gjallėri na urdhėroi tė vishnim palltot e librat t'i linim nė klasė se do tė dilnim pėr shėritje. Qielli qe i kthjellėt, dheu qe zbardhur me njė cipė tė trashė dėbore. Nė rradhė dy nga dy dhe duke kėnduar pėrzjerazi, kush ''Ditėt e djalėrisė janė pėr tė kujtuar kohėn kur e shkonim gjithė me gėzim''; kush ''Pėr mėmėdhenė'', dhe kush kėngėn ''Djal i varfėr'', ecėm udhės sė Follorinės. Nė fund tė fshatit qėndruam nė njė lėndinė. Kafshėt kishin mlatur gjurmėt mbi dėborė. Babai doli nė ballė e foli:
    ''Fėmijė tė dashur! Kjo lėndinė ėshtė vend i shenjtė, ėshtė Golgothaja e Shqipėrisė. Kėtu sipėr, pesė vjet mė parė andartėt grekė na vranė Papa Kristo Harallambin dhe pesė patriotė shqiptarė tė Negovanit se nuk deshėn tė ndėronin kombėsinė e tyre. Kėtu nuk do tė shkelin njerėzit, veēse pėr t'u falur... Ne do tė thurim lėndinėn me shtylla, do ta mbjellim me pemė dhe do tė ngrehim nė mes tė kopshtit statujėn e dėshmorit tė madh tė Shqipėrisė''. Dhe kur mbaroi sė deklamuari elegjinė ''Papa Kriston na e vranė!'' ne tė rinjve na u duk sikur vetė malet na thirrėn ''Merrni gjakun!''
    Shumė patriotė shqiptarė, me Ismail Qemalin nė krye, patėn bėrė ēmos qė shqiptarėt tė kuptoheshin e tė vėllazėroheshin me grekėt porse pas tragjedisė sė 12 shkurtit 1905, pas kėtij krimi tė klerit grek e tė politikanėve katilė tė Athinės, u venit ēdo shpresė pajtimi. Shqiptarėt u menduan se ēfarė mund tė bėnin me krahėt e vet pėr dobi tė mėmėdheut. Ndaj kėshtu, po kėtė mot, u krijua Komiteti i Manastirit.

    * * *
    Me t'u shpallur hyrjeti nė Manastir u mbajt kongresi i parė i alfabetit shqip. Akoma qe kohė paqeje dhe Valiu i Vilajetit vetė begenisi tė vinte pėr ta inaguruar. Erdhi tė pėrshėndeste delegatėt shqiptarė edhe drejtori i gjimnazit grek Anagnostopullos, i shoqėruar nga mėsuesit filoshqiptarė Mihal Petru dhe Jorgji Kizha, nė krye tė 1200 nxėnėsve, ndėr tė cilėt doktorėt e ardhshėm, Jani Basho dhe Theodhosi e kafazi Ali Panariti.
    Mė 20 mars 1910, kur populli shqiptar qe tashmė nė luftė tė hapur me xhonturqit, u mbajt kongresi i dytė i Manastirit, mė shumė nė seanca tė fshehta, ndėr tė cilat u bisedua pėr koordinimin dhe forcimin e veprimtarisė sė klubeve, pėr zhvillimin e arsimit kombėtar, pėr tė protestuar kundėr mbylljes sė shkollave shqipe, kundėr arrestimeve, internimit e dėnimit tė mėsuesve dhe pėr tė dėnuar moralisht e botėrisht barbaritė e Shefqet Turgut Pashės. Ky kongres, qė mund tė quhet edhe ''i kosovarėve'', pėr rrethanat e kohės dhe tė vendit nė tė cilin u mbajt, ėshtė nga mė tė rėndėsishmit e kongreseve kombėtare shqiptare( *)

    (* )Ky kongres, qėndron nė zenithin e tė dy kuvendeve tė Ferizajt qė pėrbėjnė katėr vjet nga mė tė lavdishmit nė historinė e Shqipėrisė.

    Petro Nini Luarasi u zgjodh sekretar i tij. Kėtu ai foli nė emėr tė Lidhjes Orthodhokse dhe fjala e tij e botuar nė ''Bashkimi i Kombit'' bėri pėrshtypje tė fortė.
    Atė dimėr unė qeshė sėmurur rėndė nga pleuriti dhe babai mė pati shpėnė nė spitalin francez tė motrave stigmatine. Dola i shėruar kur pati filluar kongresi. Kur drekėn e parė hyra nė restorant tė hotelit ''Ilira'', ku qenė mbledhur delegatėt, babai mė urdhėroi tė vija tė laja duart pastaj tė kthehesha nė sallėn e bukės. Nė tė hyrė, mė qėndroi pėrpara tyre dhe mė foli:''Shikoji nė sy kėta zotėrinj, mbaji mend mirė fytyrat e tyre dhe t'i nderosh gjithė jetėn, se ata pėrpiqen tė shpėtojnė Shqipėrinė nga rrobėria!'' Dhe mė tregoi emrat: ''Zotnitė Dervish Hima dhe Bedri Peja, Qazim be Dibra, Hysni Curri, Ali Hajdar i Riza beut...'' e kėshtu me rradhė.
    Dhe unė i shikova nė sy dhe i nderova me krye . Dhe ndenja nė trapezė bashkė me ata dhe hėngra mish me fasule e njė bakllava. Rrexhep beu nxorri tė mė falte njė grosh, por babai, mė shumė me shenja se me fjalė i tha: '' Jo, se mėsohet keq.''
    Fėmijėt ndjejnė gėzim tė veēantė kur shohin e njihen me njerėz tė mėdhenj, kur i dėgjojnė ata tė flasin me nderim pėr ndonjė tjetėr qė nuk gjendet pranė. Kur dėgjoja Dervish Himėn tė fliste me admirim pėr Ismail Qemalin dhe Hysni Curri po kėshtu pėr Isa Boletinin, mua mė shkonte mendja nė kohėn heroike tė Skėnderbeut dhe gėzohesha qė edhe ne shqiptarėt kishim burra me famė.
    Njerėz me dinjitet, burra e gra, gjeje kudo, nė ēdo mėhallė tė katundit tonė, nė ēdo fshat tė Kolonjės, nė ēdo qytet tė Shqipėrisė. Por ndryshe qe kur i shihja ata a dėgjoja pėr ta veē e veē dhe ndryshe kur i shihja ata tok e i dėgjoja tė flisnin e tė kėshilloheshin bashkė pėr punėt e mbarėsinė e tė gjithė popullit, si nė Kongresin e dytė tė Manastirit.
    Nė Negovan, mua tė voglit , qė nuk e vrisja mendjen pėr tė kuptuar rreziqet qė na pėrgjonin nė ēdo hap e ēap prej armiqve tė shkollės shqipe, ēdo gjė m'u duk e bukur dhe e dashur. Ndonėse s'kisha pranė, si nė shtėpi, as nėnėn, as motrat, atje na u bėnė tė tilla gjithė gratė e vajzat e patriotėve, qė nga e veja e Papa Kristos e gjer te gruaja e vajzat e pojakut e tė mullisit dėshmor tė ēėshtjes shqiptare. Dalė nga dalė filluan tė na simpatizojnė e tė na bėnin miq edhe ata familjarė tė cilėt nė fillim ishin treguar grekomanė.
    Kur u ēel shkolla e Negovanit, ditėn e parė erdhėn nja dhjetė nxėnės. Kur u mbyll, nė qershor, rreth njėqind nxėnės e nxėnėse morrėn pjesė nė provimet qė u kremtuan me pohė e pasqyli.

    Nė festėn e mbarimit tė motit shkollor erdhėn nga Follorina kryetari i Beledijes Haki bej Qafėzezi, komandanti i xhandarmėrisė Qamil Efendi Elbasani dhe arkimandriti i komunitetit bullgar, pėr tė nderuar bashkatdhetarėt e Papa Kristo Harallambit.
    Edhe motin shkollor 1910-1911 babai nė Negovan vajti.(*)
    (*)Nė vitin shkollor 1910-1911 dhanė mėsim Petro Nini Luarasi, Mihal Zikostathllari, Kosta Micehaxhi dhe Vasiliqia Koke nga Bellkameni
    Mua mė mori pas, por Dhimitrin e dėrgoi nė shkollėn bujqėsore amerikane nė Selanik. Banuam pėrsėri nė atė vilėn e bukur, mbanė udhės sė Follorinės, pėrballė kopshtit ku do tė ngrihej monumenti i Papa Kristos, banorėt e sė cilės qenė vrarė tė gjithė gjatė pėrpjekjes midis andartėve e komitaxhinjve bullgarė mė 1903.
    Babė e bir, tė dy flinim nė odėn pėrdhese qė kish vetėm dy dritare ballė kopshtit. Natėn babai koburen e mbante nėn jastėk, ēiften varur nė mur dhe dogranė fshehur mes dyshekut. Ai punonte edhe pas mesit tė natės, se po pregatiste librin ''Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit''.(*)
    ---------
    (*) Kur ishim nė Negovan, babai lexoi qė gazeta londineze ''Times'' akuzonte Patrikanėn e Stambollit dhe klerin grek nė pėrgjithėsi se ndalonin ''me mjete tė panomta pėrparimin e shkronjave shqipe dhe qytetėrimin e shqiptarėve''. Kur, organi i Patrikanės ''Eklisiastiqi alithia''( ''E vėrteta kishtare'') e mohoi kėtė akuzė, im atė filloi tė pėrgatisė pamfletin ''Mallkimi i Shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit'' ku me dokumenta e fakte provonte tė vėrtetėn se kleri grek edhe altarin e shenjtė e pėrdorte nė shėrbim tė shovinizmit.

    Kur zgjohesha, vija re si mbėshtetej nė tryezė, si mendohej e shkruante, si ngrihej e ecte tutje-tėhu, si ulej e prapė shkruante. Herė-herė sikur fliste me vete, i helmuar, i gėzuar, ndoshta mallkimeve tė dhespotit Fillaret:
    ‘’…I mallkuari dhe i shkishėruari Petro Luarasi ka shkuar nė fshatra tė ndryshme tė rrethit tė Kolonjės, duke u premtuar emėrimin e mėsuesve shqiptarė pėr mėsimin e shqipes, njė gjuhė e cila nuk ekziston… Shpallim se kushdo qė ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokėt e tij, ose pranon mėsues shqiptarė, do tė shkishėrohet nga i madhi Zot e do tė marrė mallkimin e etėrve tė kishės ….(*)
    -------
    (*) Fragment nga mallkimi i Dhespotit tė Kosturit, Fillaret, mė 20 shtator 1892.

    po u pėrgjigjej me fjalėt:

    ''Ne shqiptarėt i duam jo vetėm vėllezėrit tanė grekė, po gjithė vėllezėrit e botės, veē se dėshėrojmė qė tė na duan edhe ata neve!... Kombi ynė ėshtė bashkėsia e shqipėtarėve, dhe gjuha jonė ėshtė shqipja, tė cilėn e trashėguam nga stėrgjyshėrit tanė Pellazgėt…Ta begatojmė gjuhėn edhe kombin tėnė me kulturė dhe qytetėrim, dhe atėherė do tė shohėm qė gjithė sa folėn liksht kundėr gjuhės dhe kombit tėnė do tė turpėrohen dhe si dylli pėrpara faqes sė zjarrit do tė treten prej nakarit. Le tė mos frikėsohemi pėrpara llomotitjeve e prrallave grarishte tė atyre qė nuk e dashurojnė po e urrejnė mbrothėsinė e njerėzisė dhe nėnė mask shenjtorėsh e mendarėsh duan tė na gabojnė ne, dhe le tė dimė se ai qė ėshtė frikacak pėrkundrejt sė drejtės - ai bėhet tradhėtor i mėmėdheut dhe i vetes sė tij.(*)
    ---------
    (*) Petro N. Luarasi:“Mallėkim i shkronjavet shqipe dhe ēpėrfolja e shqipėtarit’’, Manastir, 1911, f. 7.



    Njė ditė e pashė babanė tė qajė. Sa m'u dhimbs! Kishte marrė njė letėr nga fshati ku i shkruanin se vėllai im i vogėl Pirro pati vdekur nga kolla e mirė e fruthi, sėmundje qė korrėn gati gjithė fėmijėt e fshatit atė dimėr dhe qė u pėrhapėn nėpėrmjet kungimit.

    * * *

    Motin e dytė nė Negovan vizitat e patriotėve nga vende tė ndryshme po bėheshin mė tė dendura nė banesėn tonė: mė tė shpeshta u bėnė edhe pėrpjekjet e andartėve grekė pėr ta vrarė babanė. Dhe do ta kishin vrarė me siguri po tė mos kishin qenė trimi me fletė Spiro Toli Bellkameni dhe djemtė patriotė tė Negovanit qė e ruajtėn si sytė e ballit.
    Edhe vetė e parandjente rrezikun. Nė njė letėr nga Negovani, me datė 10 mars 1911, i shkruan Kristo Papa Stefan Luarasit nė Sofje: ''Nė kohė tė keqe unė s'kam ndėrmend t'ua le mėsonjėtoren grekomanėvet, po do tė qėndroj gjer nė fund...para dy javėsh e dėrgova Skėnderin nė shtėpi, e largova...''
    Unė, me tė arrirė nė Korēė, shkova drejt e nė shkollėn shqipe tė ēupave, tė piqesha me time motėr Thomaidhėn. Ajo, sa mė pa vetėm, u zbeh nė fytyrė dhe sa s'ia dha tė qarit. ''Po babai?'' mė pyeti. E sigurova qė qe mirė dhe s'dija pėrse mė nisi aq herėt.
    Nė fund tė motit shkollor u kthye edhe vetė.
    Nė Korēė, njė ditė mė parė se tė ngjiste pėrpjekja nė Orhan Ēiflik, e arrestuan. Kur i sollėn tė vrarėt te sheshi i hyqymetit atė po e gjykonin nė zyrėn e mystendikut. Kur erdhi nė fshat dhe u mblodhėn miq e mysafirė qė ta uronin pėr ''Mirė se na erdhe!'' ai i pari u dha lajmin e vrasjes sė Bajazit Rehovės dhe tė pesė djelmoshave - nxėnės tė tij! Kur zuri emrin e Kristaq Kosturit, babai i tė cilit pati rėnė pesė vjet mė parė dėshmor i plumbave tė andartėve nė Selanik, lotėt i rrodhėn mbi faqe.
    . Atė ditė tė zezė korriku Korēa mbajti frymėn. Bijt e saj njė ēerek ore larg vatrės sė tyre patėn rėnė nė luftė me asqerėt osmanllinj. Disa ditė mė parė kapedanėt Spiro Bellkameni, Qamil Panariti , Mendu Zavalani e Gani Sali Butka patėn marrė pjesė nė mbledhjen e Frashėrit dhe sipas planit qė vendosėn mes tyre komitėt, u nisėn pėr nė vendet e caktuara. Nė Vithkuq u bashkua me ta Bajazit Rehova. Nė Korēė, anėtarėt e komitetit patėn siguruar armė, bukė e veshmbathje pėr kryengritėsit dhe prisnin qė tė vinte ndokush t’i merrte. Natėn e 29 korrikut ēeta e Qamil Panaritit me tetė vetė dhe e Spiro Bellkamenit me dymbėdhjetė qė qenė nisur pėr nė Mal tė Thatė, pushuan nė arat e Orman Ēifligut e tė Pojanit dhe prisnin t’u vinin armatimet.(*)
    (*) Kishin vendosur tė sulmonin burgun e Korēės pėr tė ēliruar patriotėt.
    Njė ēoban i Mehmet beut i diktoi dhe i kallzoi nė Hyqymet. Tė dy ēetat ranė nė pusi.
    Zyrtarėt turq thirrėn familjarėt e kryengritėsve tė vinin tė identifikonin trupat e tė vrarėve. Po kush guxonte t'i dilte tmerrit nė sy? Kur u pėrhap fjala se plaku Vani Cico Kosturi u nis pėr te shesh i hyqymetit, jo tė afėrmit e dėshmorėve, por gjithė kasabaja i vajti pas.
    Plaku i nderuar qėndroi pėrpara gjashtė kufomave tė bėra copė-copė prej barbarėve anadollakė: asnjėra nuk njihej se e cilit trimi qe. I vėshtroi nė heshtje tė thellė sikur u fal pėrpara njė altari. Dhe kur Rexhep Palla e pyeti pėr tė parin nė rradhė se e kujt qe, plaku i nderuar iu pėrgjegj: ''E djalit tim!''
    ''Po kjo tjetra?''
    ''Tė gjitha tė djemve tė mij!'' iu pėrgjegj patrioti kryelartė, i hodhi renegatit tė Resnjės njė vėshtrim pėrēmues dhe i ktheu krahėt. Tė gjithė e pėrcollėn nė shtėpi. Atė ditė Vani Cico Kosturi u bė babai i gjithė Korēės.
    Pėrparimi i shkollės sė Negovanit, libri ''Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit'', qė goditi rėndė politikėn e Patrikanės nė Shqipėri dhe mbi tė gjitha pėrpjekjet e tij pėr themelimin e njė komiteti pėr bashkimin e gjithė ēetave nė Shqipėrinė jugore, kėto e shumė tė tjera i bėnė kundėrshtarėt e Petros qė tė pėrpiqeshin ta zhduknin sa mė parė, sepse qe i ri, i fortė dhe i dashur prej kryengritėsve shqiptarė.
    Ndėrsa s'kalonte javė pa u bėrė ndonjė mbledhje nė shtėpi tė tij me ndonjė Vangjel .Gjikė a Memduh Zavalani, ose nga ndonjė bastisje e nizamėve turq kur ngutėsisht nė fillim tė gushtit e thirrėn nė Manastir.
    Mė 10 gusht u nda nga shokėt e Manastirit shėndosh e mirė.
    Si e penguan edhe kėsaj radhė nja dy ditė nė Korēė arriu nė fshat tė dielėn qė nė mėngjez. Pati vajtur drejt e nė kishė dhe pas meshės gjerdisi me pleqtė e fshatit pėr urime.

    * * *

    Qe gostia e tij e fundit. Atė tė djelė rrodhėn miq nga tė gjithė anėt e fshatrave qė tė ndodheshin nė panair, ditėn e Shėn Mėrisė, mė 15 gusht. Pėr drekė, atė ditė, nė mes tė mysafirėve tė tjerė, pati edhe Stefan Blushin, mikun e vjetėr qė, kur ishte vetė mėsues nė Bezhan mė 1883, e pati kėnduar nė kėngėn e kapedan Xhemos nga Starja.
    Po atė ditė pasdreke, priti nė odėn e vogėl nga njė burrė prej cilitdo fshati kufi me Luarasin, tė krishterė e myslimanė. Nga Qyteza mė kujtohet plaku Reiz, nga Luarasi Adem Karafili. U tregoi dėshirėn pėr ēeljen e njė shkolle nė Luaras pėr fėmijėt e kėtyre fshatrave, me njė konvikt nė shtėpinė e tij. Ai me dy tė tjerė do tė jepte mėsim, i ndihmuar edhe prej sė bijės sė madhe, Thomaidhės, e cila atė vit mbaroi shkollėn e Qiriazėve nė Korēė.
    Ai pati edhe njė plan tjetėr, qė e bisedoi vetėm me ata pakė fshatarėt e tij qė kishin pjesė nė arat e Pradellės. Sivanllarėve dhe Gjokollarėve do t'u falte selishtat e mėhallės dhe arat rreth e rrotull pėr hiset e tyre. Adem Karafilit e Fehimit nga Matorukėt, u tha t'ua blinte me qėllim qė tė ndėrtonte njė shkollė bujqėsore dhe ata i thanė se qenė gati t'ia falnin veē tė bėhej kjo punė.
    Tė nesėrmen, ditėn e martė, pasi pati pėrcjellė miqtė e fundit, tek hidhte vrah, e thirrėn tė vinte nė Ersekė. Dhe tė mėrkurėn nė mėngjes u nis pėr atje. Rreth orės pesė pas dreke u bė keq.
    E shpunė nė han tė sėmurė. Kėrkoi ndihmėn e mjekut por s'i erdhi. Kėrkoi tė vinte Mihal Leshica por tė dy xhandarėt rojtarė te dera e hanit nuk e lanė tė hynte. Nuk lanė asnjė burrė tė hynte brenda ta shikonte, ta ndihmonte. E motra Jane dhe fshatari Kozo Dhima e ndihmuan pak. Gjuha i qe prerė. Dha shenjė qė ta nisnin pėr nė fshat...nė Gostivisht. Po atė mbrėmje dha frymėn e fundit, nė shtėpinė e sė kushėrirės Parashqevi Kita. Fjalėt e fundit, tė folura me vėshtirėsi, ia drejtoi sė shoqes: ''Amanet fėmijėt!'' dhe mbylli syt e shkoi. Tė nesėrmen e suallėn nė Luaras. Kėtu erdhėn edhe doktori grek, edhe xhandarė turq, njė syresh i krishterė. Po pėrse erdhėn tani?

    * * *

    Petro Nini ‘’paskish vdekur nga kolera’’ dhe kufoma duhej t'i digjej me gėlqere! Tė krishterė e myslimanė, ndėr tė cilėt edhe plaku Tahir Orgocka patėn ardhur nė varrim tė Petros. Muhamedanėt, tė armatosur, qėndronin pakėz larg: nė njėrėn anė shumica, miqtė e Jaēes e tė Zenelit, nė tjetrėn anė Dake Mali me disa shokė, vrasėsit e Jaēes e tė Zenelit! E kur xhandarėt guxuan tė afrohen qė tė derdhin gurin pėrvėlonjės mbi trupin e Petros, Dakja, armiku i tij i pajtuar, u turr drejt varrit dhe u thirri tė tjerėve: ''Qe miku juaj, hasmi im. Po mė lehtė do tė mė pėrvėlojnė mua tė gjallė se trupin e Petros!''
    Xhandarėt ua mbathėn kėmbėve pas doktorit qė iku kaluar tok me suvarinjtė. Dake Mali qante si kalama.
    Thanas Cico Duro-ah sa burrė i mirė, veē tė mos kish patur tė pirėt! - hahej nga njė herė me tim atė: ''Fol, o Petro, kush ėshtė mė i pasur, ti me tri motra apo unė me tre vėllezėr?''
    ''Prit sa tė vdes, o xha Thanas, do ta marrē vesh prej kujės.''
    Kur e mbuluan Petron, e mori vesh xha Thanasi qė edhe Petrua paskish patur tre vėllezėr, po jo prej kujes - se zemrat qenė zėnė nga zemėrimi- po prej asaj qė ngjau rreth atij varri, qė tė huaj deshėn ta ēnderonin, dhe prej qėndrimit burrėror tė atyre tri motrave.
    Guri Sevo ndodhej larg Shqipėrisė kur vdiq Petroja, por Leko Dhosi i dha njė pėrshkrim tė imėt mbi varrimin e mėsuesit tė shqipes: ''N'atė ēast njerėzia as qė pyetėn fare se ē'ėshtė frika. Kur vdiq ky njeri i mirė i fshatit tonė, le tė vdesim edhe ne - le tė vdesim!'' thanė. Dhe s'kishin se ē'tė bėnin asqerėt se s'i mbanin dot njerėzit''. Kėshtu shkruante Leko Dhosi, nxėnės i Petros, i cili edhe ai vetė tre vjet mė vonė ra i vrarė mu pėrpara kishės sė Katundit prej plumbave tė andartėve. Ai shkoi theror bashkė me ata nxėnės tė Petros qė i dogjėn nė Treskė dhe me ata dy dėshmorė tė Gostivishtit, atė e bijė, Vasil e Paro Kita, qė i therėn, po nė atė shtėpi ku vdiq Petro Luarasi, i helmuar nga shėrbėtorėt e kishs greke dhe xhonturqit e qeverisė turke.
    Burrėrisht qėndruan djemtė trima tė fshatit rreth kufomės sė Petros nė atė ēast, kėshtu burrėrisht edhe rreth familjes sė tij tre vjet mė vonė, kur skllevėr tė shitur nė tė huaj deshėn ta fshinin nga faqja e dheut.''
    Njė shok i Komitetit lajmėronte gazetat: ''Petroja vdiq dhe me vdekjen e kėtij Atdheu shqiptar humbi njė bir tė vėrtetė dhe Komiteti njė anėtar tė fortė dhe punėtor tė parė.''
    Gjithė gazetat u mbushėn me nekrologji pėr Petro Luarasin: ''Dielli'', ''Lirija'', ''Drita'', ''Kalendari''...tė gjitha botuan pėrshkrime tė gjata mbi jetėn dhe veprat e tij.(*)
    (*) Ngushėllime vinin edhe nga ‘’Bota e re’’
    Nekrologji pėr P.N.Luarasin dhe ora e fundit, Dielli , 28 shtator 1911, f.2.
    Ngushėllim: Shoqėria ''Mall i Mėmėdheut'' dhe ''Pėrlindja Shqiptare'' e Jamestownit, dėrgon ngushėllimet e saj tė sinqerta familjes Petro Luarasi pėr humbjen e tė dashurit tyre dhe atdhetarit tonė tė palodhur, e fillonjėsit tė Shoqėrisė ''Mall i Mėmėdheut'' , Dielli, 19 .10.1911, f.3.

    Shumė atdhetarė tė vėrtetė e qanė me lot tė nxehtė nė vjersha tė bukura vajtimtare. ''Dhe unė vetė e kam qarė Petron'', shkruan Guri Sevo, ''pse e kisha mik e mėsonjės, dhe se natura i kishte dhėnė njė cilėsi tė veēantė nė mendje dhe nė zemėr, karakterin qė e ēquante nga shumica, dhe si shqiptar e kemi dashur se na nderonte fshatin e kombin.''(*)
    (*)


    Nė fillim tė shekullit Patrikana greke pati marrė vendim qė dhespotėt tė emėroheshin jo mė pleq po tė rinj, tė zotėt pėr tė zbatuar ēdo mizori kundėr armiqve tė elenizmit dhe dėrgoi tė tillė nė Kostur, nė Manastir dhe nė Korēė. Njėri qysh nė predikimin e tij tė parė u tha besimtarėvet: ''Moisiu ka thėnė: Pėrgjigjuni kundėrshtarit sy pėr sy e dhėmb pėr dhėmb". Unė ju them: Ndė ju nxjerrtė armiku njėrin sy, ju t'ia nxirrni tė dy sytė dhe ndė ju theftė njė dhėmb, ju t'ia thyeni tė gjithė''.
    Tjetri: ''Krishti u tha apostujvet: Lerini shtėpitė dhe ejani pas meje. Unė ju them: shitini shtėpitė, armatosuni dhe vrajini armiqtė e helenizmit''. Dhe kėshtu e nė kėtė mėnyrė barbare predikonin dhespotėt e Fanarit nė vendet ku nuk flitej gjuha greke.
    Kur mendoj qė Karavangjeli i Kosturit dha urdhėr qė tė bėhej masakra e 12 shkurtit, nė tė cilėn humbėn jetėn Papa Kristoja, vetėm se meshoi shqip nė fshatin e tij Negovan, Papa Theodhosi, vetėm se qe i vėllai i Papa Kristos, dhe Papa Vasili, vetėm se qe nipi i tyre, dhe tė katėr tė tjerėt, vetėm se donin tė dėgjonin ungjillin shqip, dhe brenda pesė vjetėve edhe dyzet e katėr tė tjerė banorė tė Negovanit u bėnė fli vetėm se dėrguan fėmijėt nė shkollėn shqipe, ēuditem, jo qė e helmuan Petro Luarasin mė 1911, po si nuk e vranė nė Negovan qė tė nesėrmen e ditės qė ēeli shkollėn shqipe nė atė fshat!
    Po, vėrtet, pse nuk e vranė?(*)
    --------------
    Kur Thoma Bezhani ia bėri kėtė pyetje sė gjyshes, ajo i qe pėrgjegjur : ''Plumbi nuk i ze trimat''. (90 vjetori i shkollės shqipe nė Bezhan, ''Mėsuesi'',14 janar 1974)

    Se ja qė Petro Nini Luarasi nuk kish ‘’thimjo ksillo’’, copė dru prej kryqit tė Krishtit qė t’i shėrbente si hajmali. Po ē'djem besnikė e trima paskeshin qenė ata tė Negovanit e tė Bellkamenit! Kėta tė gjithė me kapedan Spiro Bellkamenin e ruajtėn Petron si tė dy sytė e ballit.
    ''Po pse ia bėnė atė tė keqe dhe e helmuan!''
    Helmimi ka qenė njė nga armėt e ndyra qė pėrdorte Bizanci pėr tė zhdukur armiqt e tij; se vrasja me helm mund tė maskohet. Dhe helmatimin e Petro Luarasit u pėrpoqėn ta maskonin duke ēpifur se vdiq nga kolera.
    Pėr vdekjen e Petros prej helmit aso kohe u bind e gjithė bota, me gjithė pėrpjekjet qė bėnė konspiratorėt grekė e xhonturq pėr tė mbuluar aktin e tyre kriminal prej opinionit publik. Kur u kthye Petro Luarasi nga Manastiri nė Kolonjė, domethėnė dhjetė ditė para se tė vdiste, ai ishte fare mirė nga shėndeti.
    Gazeta ''Drita'' e Manastirit, mė 16 Vjeshtė e Parė 1911, shkruan pėr vdekjen dhe lajmėron me kėto fjalė: ''Ky atdhetar i flaktė vdiq nė gusht tė kėtij moti nė Ersekė. Disa thonė qė e farmakosėn armiqtė dhe disa tė tjerė thonė se vdiq nga apopleksia. Dy javė mė parė se tė vdiste kish ardhur kėtu nė Manastir dhe ish fare mirė nga shėndeti.''
    Po tė kish qenė i sėmurė Petro Luarasi qėndronte nė Manastir dhe atje mund tė gjente mjekimin e nevojshėm. Pas dy ditėsh udhė, tė mėrkurėn, mė 10 gusht arrin nė Korēė ku pėrsėri e mbajtėn nėn vėrejtje pėr nja dy ditė. Kur e lėshuan, po tė kish qenė sėmurė, qėndronte nė Korēė, ku mund tė gjente mjekimin e nevojshėm mė lehtė se nė fshat.
    Tė djelė, mė 14 gusht, u nis qė me natė nga Korēa pėr nė Luaras me kėmbė. Kur arriu nė fshat, shkoi drejt e nė kishė, ku pati nisur mesha. Tė nesėrmen qe panairi i Shėn Marisė dhe u interesua tė piqej me sa mė shumė mysafirė, qė t'u fliste e t'i bindte pėr tė ēelur shkolla shqipe. Tėrė atė mėngjes bėri vizita nėpėr fshat. U puth e u pėrqafua me miq e tė dashurit e tij. Nė shtėpi tė tij priti e pėrcolli mysafirė, hėngri e piu bashkė me ta. Tė martėn shtroi vetė vrahun nė lėmė dhe punoi gjithė ditėn e ditės. Tė mėrkurėn mė 17 gusht, thonė se nuk kishte ndėr mend tė shkonte nė Ersekė, por e thirrėn. Edhe kėtė ditė i la kafshėt pėr punė e shkoi me kėmbė nė pazar. Kishte shpresė tė kthehej shėndoshė e mirė nė fshat.
    Dihet se nė Ersekė foli pėr punė tė shkollės qė dėshironte tė ēelej asaj vjeshte atje. Pėr kėtė gjė foli edhe me tregėtarėt grekomanė tė atjeshėm, dhe me Pet Prodanin nė dyqan tė tij. Grekomanėt kishin organizuar njė shoqėri tė tyre nė Kolonjė me kryetar nderi dhespotin e Kosturit, Joakinin, me tė cilin Petro Luarasi kishte qenė nė luftė pėr vdekje. Pet Prodani qe kryetar i kėsaj shoqėrie, njė doktor grek Joan Thanas Janulis ish sekretar i saj. Atė pasdreke fatale, prej dyqanit tė Pet Prodanit shkoi nė spicerinė e Janulit. Nė kėtė interval u sėmur Petro Luarasi. Qė u helmua, s'ka dyshim. Pyetja ėshtė: Ku u helmua, nė dyqan tė Pet Prodanit apo nė farmacinė aty ngjitur. Pėrpara spiceranės u rrėzua pėrdhe. Kur e shpunė nė han, njerėz tė porositur po thėrrisnin nėpėr pazar: ''Kolera! Kolera! Petro Luarasi ka kolerėn!''
    Kėtė e bėnė komplotistėt pėr tė humbur gjurmėt e krimit tė tyre. Nė atė moment shpifja e bėri efektin e saj pėr tė mbajtur njerėzit larg tė sėmurit, po gjithė bota e kuptoi qė Petro Luarasi vdiq i farmakosur.(*)
    (*) Njė fakt tjetėr provon se tim atė e farmakosėn. Gjatė kthimit nga Erseka, hipur mbi mushkėn e Kozo Dhimės, villte pėrmbi qafėn e saj. Tė nesėrmen ngordhi edhe mushka, qė qe e shėndetshme e bėnte pėrmbi 15 napolona asaj kohe.

    Sali Butka dhe Spiro Bellkameni tė cilėt ndodheshin nė mal me ēetat e tyre, erdhėn fshehurazi nė shtėpinė e tė vdekurit pėr ngushėllim dhe biseduan rreth katilėve qė duhej ta paguanibn me kokė vrasjen e mikut tė tyre. E shoqja e Petros iu lut me lot nė sy: ’’Aman veē gjak jo, se i kam fėmijėt tė vegjėl!’’( )
    (*) Populli ia ruajti kujtimin Petros dhe nuk i harroi bashkėfajtorėt. Mė 1920, kur Kolonja hyri nėn administratėn shqiptare, patriotėt kėrkuan dhe bėnė qė doktor Janulis tė shporrej prej Ersekės nėn akuzėn si bashkėpunėtor pėr vrasjen e Petros. Ndėrsa Pet Prodani, agjenti kryesor i dhespotit tė Kosturit dhe i xhonturqve, i lidhur ngushtė me ta si vegėl pėr zhdukjen e Petros, mbrohej nga bejlerėt dhe e ndjente veten aq tė sigurtė sa njėherė kur ra fjala pėr vdekjen e Petros u mburr duke thėnė: ’’Miqtė e Petros e muarrėn vesh se unė jam mė i madh se Perėndia’’.
    Aq e urrenin kėta grekomanė Petro Luarasin, sa mė 1926, pas rikthimit tė Zogut, rrugės nė tė cilėn Petro Luarasi pati shkuar i sėmurė dhe i kishin vėnė emrin e tij, ia hoqėn tabelėn, dhe nė listėn e gjatė qė u pregatit prej bashkisė sė Korēės me rastin e 25-vjetorit tė Indipendencės shqiptare ndėrmjet gjithė atyre veteranėve dhe patriotėve mungonte emri i Petro Nini Luarasit, (Gazeta ''Drita'', nr. 207, 4 gusht 1937).
    Kundėr kėsaj ''harrese'' njerėz tė popullit dėrguan protestėn e tyre tė fortė nė gazetėn zyrtare ’’Drita’’ tė Tiranės. ( Gazeta ''Drita'' , nr.212 10.8.1937, f.3)
    Shėnim: ''Bėjmė me dije se nė periudhėn 12.12.1936-13.8.1945, Skėnder Petro Luarasi, gjendej jashtė shtetit (nė gusht 1937 nė Spanjė) pra ėshtė i pabazuar ēdo hamendėsim se ''pikėrisht ai'' ėshtė autori-anonim i kėsaj proteste Nuk dihet se nė ē'rrethana ėshtė ngjizur kjo ide qė tė vėrė nderin e shenjtorit ortodoks Petro Nini Luarasi nė duart e Skėnder Petro Luarasit, '' tė birit plangprishės, heretik e tė indoktrinuar me internacionalizėm''.
    Njė nga dialogjet e mbajtur nė provimet e shkollės shqipe nė Korēė midis dy nxėnėsve shqiptarė dhe njė nxėnėsi grekoman, i cili mburr antikat e Greqisė, mėsuesi i shqipes e mbaron me fjalėt:
    Vėlla, ē’na duhen tė teprat?
    Nuk vėshtrojmė punėt ne?
    Grekėt qofshin tė vjetrit,
    Pėr ne qoftė ēdo e re.
    Ai vdiq nė luftė e sipėr pėr tė renė.
    Kur vdiq i la sė shoqes pesė lira borxh tė cilat ajo i shleu duke shitur bagėti e drithė qė t'ia mbante tė pastėr emrin. Fėmijėve nuk u la trashėgim talanta por karakterin e emrin e mirė.
    Nė kujtimet e tij Sali Butka shkruan: ’’Nė qoftė se nė Kolonjė do tė ngrihet nė kohėn e ardhshme ndonjė pėrmendore pėr atė qė e shpėtoi dhe e nderoi kėtė vend, kjo pėrmendore duhet tė jetė e Petro Nini Luarasit, qė na zgjoi, na bashkoi e na lartėsoi dėshirat e veprimet’’.( )
    ( )Mbas ēlirimit, Kolonja ia ngriti bustinPetro Nini Luarasit dhe ia pėrjetėsoi emrin nė shkollėn e Ersekės tė cilėn e pati ngritur qė gjatė Rilindjes Kombėtare .
    Epitaf i thjeshtė: ‘’Mėsues i lavdishėm i shkollės shqipe’’.

  7. #27
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Zoti Brari.
    Shpresoj qe t'ju kenaq edhe me disa poezi te Uitmanit nen shqipėrimin e Skender Luarasit.
    Walt Whitman(1819-1892) cilėsohet poeti lirik i demokracisė amerikane, njė nga poetėt mė tė lexuar tė letėrsisė amerikan .
    Fije Bari eshte kryevepra e tij. Kjo pėrmbledhje poetike (12 poema) u botua mė 1885 dhe pėrbėn njė nga arritjet mė tė mėdha tė letėrsisė botėrore.
    Ajo u botua ne Shqiperi mė 1956 nė kuadrin e festimit ndėrkombėtar tė 100-vjetorit tė botimit tė ''Fije Bari''.


    Veten kėndoj

    Veten kėndoj - ēdo Njeri tė veēantė, tė thjeshtė;
    Po them dhe fjalėn Demokratike, fjalėn En - masse,
    Kėndoj Fiziologjinė nga koka gjer te thėmbrat;
    Jo vetėm fytyra dhe jo vetėm truri qėnkan tė denjė pėr muzėn
    them se gjithė Trupi ėshtė mė i denjė;
    Kėndoj Femrėn nė barazi me Mashkullin.
    Jetėn pa fund, me dėshira, damarė e fuqi,
    Gazmoren - e cila, nėn ligjet hyjnore, u gatua pėr veprat
    mė tė lira,
    Kėndoj Njeriun e Kohės sė re!

  8. #28
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Shteteve

    U flas Shtetevet, a njerit nga ata, a ēdo qyteti nė Shtetet:
    “Kundėrshtoni shumė, binduni pakė”;
    Se bindja e verbėr tė shpie nė skllavėri tė plotė;
    Prej skllavėrisė sė plotė asnjė popull i botės
    Nuk e fitoi dot pėrsėri lirinė.

  9. #29
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Njė kėngėtareje

    Na, prano kėtė dhuratė!
    E ruajma pėr ndonjė hero, orator, a gjeneral,
    Ndonjė q’i shėrben ēėshtjes sė shenjtė,
    Idealit, Mbarėsis’ e liris’ sė njerėzimit;
    Pėr kundėrshtarin e despotėrvet - rebelin trim;
    Po shoh se ē’pata vluar pėr ata, tė pėrket ty aq fort sa kujdo tjetri.

  10. #30
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Pėr ty,Demokraci- njė kėngė

    Ej, do ta bėj kontinentin Njė tė pandarė;
    Do bėj mė tė shkėlqyeshmen racė qė pa dielli;
    Do bėj vise hyjnore magnetike,
    Me dashurin e shokėve;
    Me dashurin jetėgjatė tė shokėve.

    Do mbiell vllezėri tok si pemėt gjatė gjithė lumenjve
    t’Amerikės e buzė liqejve tė mėdhenj e tejpėrtej gjithė padeve.
    Do t’i bėj qytetet tė papėrēarė, me krahėt e tyre pėrqafe njėri-tjetrit;
    Pėr dashurin e shokėve,
    Pėr dashurin burrnore tė shokėve.

    Kėto pėr ty, Demokraci, prej meje! Urdhro, ma femme!
    Pėr ty! pėr ty ligjėroj kėto kėngė
    Nė dashurin e shokėve
    Nė dashurin e lartė tė shokėve.

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53
  3. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •