Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 45 prej 90
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e x-e-n-i
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Vendndodhja
    GjiLaN City
    Postime
    125
    Lidhja ne mes dy kompjuterve quhet peer-to-peer.
    Te duhet nje kabell UTP ,te duhen dy konektor RJ-45.
    Kabllo qe perdoret per lidhjen e dy kompjuterve duhet te jete "Crossover" pra kabllo crossover krijohet keshtu:
    -Ne njeren ane te kabllos duhesh ta perdoresh STANDARDIN T-568A
    -Ne anen tjeter te kabllos duhesh ta perdoresh STANDARDIN T-568B
    Me detalisht ---http://www.incentre.net/incentre/frame/ethernet.html
    ----------------------------
    Pastaj e fut njeren ane te kabllos ne njerin kompjuter(P.sh. Komp.1) e anen tjeter e fut ne tjetrin kompjuter(Komp.2)

    ****Per me dite se kabllot jane ne menyr te rregullt ateher ne kartelen e rrjetit duhet te dhezet nje drite e vogel(pra kjo vlen per Komp1 dhe Komp2)

    -------------------------
    Ne Komp.1 shkon (Win 2000 & Xp):
    - Me mausin e djatht dhe Properties tek My Network Places
    - e mausin e djatht dhe Properties tek Local Area Connection
    - Internet Protocol TCP/IP

    -IPaddress: 192.168.0.1
    - Subnet Mask : me nje trusje kjo e merr vleren automatike
    - Default Gateway : Ketu nuk ke nevoj te shkruash asgje sepse nuk je i lidhur i lidhur ne Router.
    - Preferred DNS server : e le te zbrazet
    - Alternate DNS server : e le te zbrazet
    Dhe shko OK
    -----------------------------
    Ne Komp.2shkon (Win 2000 & Xp):
    - Me mausin e djatht dhe Properties tek My Network Places
    - e mausin e djatht dhe Properties tek Local Area Connection
    - Internet Protocol TCP/IP

    -IPaddress: 192.168.0.2
    - Subnet Mask : me nje trusje kjo e merr vleren automatike
    - Default Gateway : Ketu nuk ke nevoj te shkruash asgje sepse nuk je i lidhur i lidhur ne Router.
    - Preferred DNS server : e le te zbrazet
    - Alternate DNS server : e le te zbrazet
    Dhe shko OK
    -------------------------
    Tani duhesh ta konfigurosh kete lidhje:
    Start
    Run -shkruaje cmd dhe OK ose gjeje Command Prompt

    Deshiron ta konfigurosh komp.1:
    ping 192.162.0.1 dhe ENTER

    Nese eshte puna ne rregull pra nese lidhja e dy kompj. me ane ta kabllos eshte siq duhet ateher pas pingimit duhet del keshtu:
    Reply from...........

    E nese eshte nuk eshte ne rregull e qet keshtu:
    Request time out


    End
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 22-10-2004 më 15:07

  2. #32
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Faleminderit shumë x-e-n-i.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  3. #33
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Hej, miq. I provova të gjitha mënyrat që janë përmendur këtu dhe plus atë që ma ofroi ai i servisit por asnjëra nuk po më bëjnë. Çka mendoni ku është gabimi?
    X-e-n-i, te kompjuteri i parë më tha request time out kurse te i dyti kështu:
    Reply from 192.168.0.2: bytes=32 time<10ms TTL=128
    Reply from 192.168.0.2: bytes=32 time<10ms TTL=128
    Reply from 192.168.0.2: bytes=32 time<10ms TTL=128
    Reply from 192.168.0.2: bytes=32 time<10ms TTL=128

    Ping statistics for 192.168.0.2:
    Packets: Sent = 4, Received = 4, Lost = 0 (0% lo
    Approximate round trip times in milli-seconds:
    Minimum = 0ms, Maximum = 0ms, Average = 0ms
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sineri : 25-10-2004 më 20:23
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  4. #34
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Kurse tash më ka dalë teksti i ngjashëm si te kompjuteri i dytë. Por prapë nuk mund ta vizitoj asnjë faqe. Pra interneti nuk punon. Ju lutem, çka mendoni ku po gaboj? Pra te të dy kompjuterët thotë se Local Area Connection is now connected. Gjithashtu interneti standard që e kam me modem po punon për bukuri.
    Më ndihmoni. :S
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  5. #35
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Rezultatet e ping tregojnë se lidhjet janë në rregull dhe kompjuterat po komunikojnë mirë me njëri tjetrin.

    Tani të ngelet të konfigurosh kompjuterin që lidhet me internetin që ti japë internetin edhe kompjuterit tjetër.

    Tek kompjuteri që lidhet me internetin:

    1 - Shko tek start > settings > control panel > network connections
    Aty duhet të shikosh dy ikona që tregojnë lidhjen e dy rrjeteve, lidhjen e jashtme me internetin dhe lidhjen e brëndshme me kompjuterin e dytë.

    2 - Kliko me butonin e djathtë të miut mbi lidhjen e jashtme me internetin dhe zgjidh properties.

    3 - Zgjidh tabelën advanced dhe plotëso kutinë Allow other network users to connect through this computer's Internet connection

    4 - Nqs do që të kontrollosh ndarjen e internetin edhe nga kompjuteri i dytë, plotëso edhe kutinë që lexon Allow other network users to control or disable the shared Internet connection (kjo është fakultative)

    5 - Shtyp butonin OK që të mbarosh konfigurimin e serverit (kompjuterit që merr dhe ndan internetin).


    Tek kompjuteri i dytë që do marr internetin nëpërmjet rrjetit lokal:

    1 - Shko tek start > settings > control panel > network connections

    2 - kliko me butonin e djathtë të miut mbi lidhjen e brëndshme me rrjetin lokal dhe zgjidh properties.

    3 - Kliko dy herë mbi Internet Protocol (TCP/IP)

    4 - Në dritaren që do hapet plotëso kutitë Obtain an ip address automatically dhe obtain dns server address automatically

    5 - Shtyp butonin OK në të dyja dritaret që janë hapur

    Tani kompjuteri i dytë do marr IP nga kompjuteri i parë dhe gjithashtu do ketë mundësi të përdor edhe internetin njësoj si kompjuteri i parë. Mund të ketë ca vështirësi me programe si MIRC por faqet e thjesht me Internet Explorer duhet të hapen pa asnjë problem.

    Hapat më lart janë shpjeguar për 2 kompjutera me Windows XP por edhe për windows të tjera nuk ndryshojnë shumë.

    Nqs nuk lidhesh dot, rifillo njëherë kompjuterat ose përsërit hapat 1-2 por në vënd të properties zgjidh disable dhe pastaj enable.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 26-10-2004 më 11:12
    Edi

  6. #36
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Shumë faleminderi. Te kompjuteri i dytë kam Windows 2000. Aty nuk ka fare Advanced.
    Si t'ia bëj hallit që të mos kem nevojë ta instaloj XP-në vetëm për këtë?
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  7. #37
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Kompjuteri i parë është ai që lidhet me internetin. Mund të quhet shëbyes ose sërvër dhe kompjuteri tjetër quhet klient.

    Mjafton që te sërvëri, kompjuteri që është lidhur me internetin, të kesh windows XP. Kompjuteri tjetër mund të jetë edhe windows 95, 98, 2000 dhe nuk do kesh problem. Për kompjuterin e dytë nuk është nevoja të shkosh tek tabela advanced. Hapat që kam shpjeguar më lart për klientin (kompjuterin e dytë) punojnë edhe me windows 2000.

    Shiko edhe njëherë fotografinë më poshtë që të mos kemi ngatërresa se kush është kompjuteri i parë dhe i dyti.

    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 26-10-2004 më 09:32
    Edi

  8. #38
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Unë ju falënderoj nga zemra për ndihmesën por unë thjesht nuk po kam fat.
    Këtë: Allow other network users to control or disable the shared Internet connection nuk po e shoh askund vetëm atë të parën: Allow other network users to connect through this computer's Internet connection.
    Jam duke shkuar tërë kohën sipas instruksioneve tuaja por prapë nuk po punon interneti në kompjuterin tjetër.
    Local Area Network is now connected e ke në të dy anët. Gjithnashtu bytes sent po ecin përpjetë kurse bytes received po mbetet gjithmonë 0.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  9. #39
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Mjafton të kesh plotësuar kutinë e parë që ndan lidhjen. E dyta është fakultative dhe nuk prish punë nqs nuk e ke.

    Tek kompjuteri i dytë (që ke windows 2000) shko tek start > run > cmd
    Shtyp comandën ipconfig /all dhe tekstin që do dalë në ekran hidhe këtu në forum. Kjo do na lejojë të shikojmë nqs serveri me Windows XP, ka konfiguruar saktë klientin me Windows 2000.

    Tek serveri përdor të njëjtën komandë por hidh në forum vetëm informacionin për rrjetin lokal, jo të lidhjes së jashtme me internetin.

    Nga klienti bëj ping sërvërin me komandën: ping 192.168.0.1
    Duhet të shikosh përgjigjet si më parë.
    Reply from 192.168.0.1 ......
    Edi

  10. #40
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Kompjuteri i dytë:

    C:\>ipconfig /all

    Windows 2000 IP Configuration

    Host Name . . . . . . . . . . . . : Goni_29
    Primary DNS Suffix . . . . . . . :
    Node Type . . . . . . . . . . . . : Mixed
    IP Routing Enabled. . . . . . . . : No
    WINS Proxy Enabled. . . . . . . . : No

    Ethernet adapter Local Area Connection:

    Connection-specific DNS Suffix . :
    Description . . . . . . . . . . . : Realtek RTL8139(A) PCI Fast Ethernet
    Adapter
    Physical Address. . . . . . . . . : ????????????
    DHCP Enabled. . . . . . . . . . . : No
    IP Address. . . . . . . . . . . . : 192.168.0.2
    Subnet Mask . . . . . . . . . . . : 255.255.255.0
    Default Gateway . . . . . . . . . :
    DNS Servers . . . . . . . . . . . :
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  11. #41
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Kompjuteri i parë me dy LAN kartela (serveri)
    Ethernet adapter Local Area Connection:

    Connection-specific DNS Suffix . :
    Description . . . . . . . . . . . : Realtek RTL8139 Family PCI Fast Ethernet
    NIC
    Physical Address. . . . . . . . . : ?????????
    DHCP Enabled. . . . . . . . . . . : No
    IP Address. . . . . . . . . . . . : 192.168.0.1
    Subnet Mask . . . . . . . . . . . : 255.255.255.0
    Default Gateway . . . . . . . . . :
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  12. #42
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    ...\Administrator>ping 192.168.0.1

    Pinging 192.168.0.1 with 32 bytes of data:

    Reply from 192.168.0.1: bytes=32 time<1ms TTL=128
    Reply from 192.168.0.1: bytes=32 time<1ms TTL=128
    Reply from 192.168.0.1: bytes=32 time<1ms TTL=128
    Reply from 192.168.0.1: bytes=32 time<1ms TTL=128

    Ping statistics for 192.168.0.1:
    Packets: Sent = 4, Received = 4, Lost = 0 (0% loss),
    Approximate round trip times in milli-seconds:
    Minimum = 0ms, Maximum = 0ms, Average = 0ms

    C:\>ping 192.168.0.2

    Pinging 192.168.0.2 with 32 bytes of data:

    Reply from 192.168.0.2: bytes=32 time<10ms TTL=128
    Reply from 192.168.0.2: bytes=32 time<10ms TTL=128
    Reply from 192.168.0.2: bytes=32 time<10ms TTL=128
    Reply from 192.168.0.2: bytes=32 time<10ms TTL=128

    Ping statistics for 192.168.0.2:
    Packets: Sent = 4, Received = 4, Lost = 0 (0% loss),
    Approximate round trip times in milli-seconds:
    Minimum = 0ms, Maximum = 0ms, Average = 0ms
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  13. #43
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ndiq edhe njëherë hapat që të kam shpjeguar se kompjuteri i dytë nuk është konfiguruar që të marrë IP nga kompjuteri i parë por është konfiguruar me IP statike. Prandaj nuk të punon interneti.

    Tek kompjuteri i dytë që do marr internetin nëpërmjet rrjetit lokal:

    1 - Shko tek start > settings > control panel > network connections

    2 - kliko me butonin e djathtë të miut mbi lidhjen e brëndshme me rrjetin lokal dhe zgjidh properties.

    3 - Kliko dy herë mbi Internet Protocol (TCP/IP)

    4 - Në dritaren që do hapet plotëso rrathët Obtain an ip address automatically dhe obtain dns server address automatically

    5 - Shtyp butonin OK në të dyja dritaret që janë hapur

    Shiko edhe fotografinë më poshtë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 26-10-2004 më 19:00
    Edi

  14. #44
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Pra i pari të mbetet 192.168.0.1
    255.255.255.0
    të tjerat të zbrazëta

    dhe i dyti ashtu si më the ti tash në fund.
    E bëra këtë por s'ka ndryshim. A thua ku është shtosi? Tash tek i dyti edhe Sent edhe received mbetën 0.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  15. #45
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Në kompjuterin e dytë:

    Shko tek start > run > cmd
    Shtyp komandën ipconfig /release për të hequr konfigurimin e vjetër
    Pastaj komandën ipconfig /renew për të marrë konfigurimin e ri
    Pastaj komandën ipconfig /all si më lart dhe hidh edhe njëherë informacionin në forum.
    Edi

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit - 10 qershor 1878
    Nga Taulant-Dardani në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 11-06-2023, 07:23
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Lidhja e dytë e Prizrenit
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •