me falni o vellezer e motra se jam i ri ne kete forum, dhe shpresoj te mos ju bezdis po te them nja dy fjale:
1. Botimi listes se "qeverise hije" tregon qe opozita ka kompleksin te tregoje se eshte e zgjuar, dhe di te kete qeveri, por pikerisht ngutja per te treguar qeveri eshte tregues i ndjenjes se inferioritetit. Qeverite "hije" kur ekzistojne nuk dalin ne gazete, se atehere kundershtari fillon e merr masa, e provokon situata e i diskretiton perpara kohe njerezit , ndoshta edhe pa te drejte, por i konsumon politikisht.
Pastaj, partite nuk kane qeveri te percaktuara qarte ne "hije". Ato kane grupe njerezish qe perpunojne platforma. Pra PD-ja duhet te tregonte platforma te hollesishme, programe, mileti te merrte me mend se PD-ja e ka hazer qeverine.
2. Ne kuadrin e hapjes se PD-se ndaj intelektualeve kjo tregon te kunderten: kjo i thote intelektualeve qe sado te perpiqeni ju, mos kujtoni se une, Salih Rame Berisha, e kam seriozisht ate punen e hapjes se intelektualeve. Se une e kam vendosur se kush jane intelektuale qe nje vit perpara zgjedhjeve, dhe sa do te afroheni ju, nuk keni ndonje vend ne qeverisje, por jeni vetem per miting. Me qe ra fjala, a takohen intelektualet me miting, sic i takoi Berisha ne Elbasan e Vlore? Jo, intelektualet takohen neper tavolina, me programe, me ide, me research per fushat te caktuara per zhvillimin e vendit
3. E cfare paska kjo qeveri "hije"?
Minister rendi nje veteriner,
minister i jashtem nje shkrimtar qe nuk arriti te fitonte zgjedhjet ne kryeqytet dhe nuk dha llogari per kete fare. Nje ish ambasador qe gjithe leket e ambasades shqiptare ne France i perdori vetem per te botuar librat e vet, ne vend qe te merret me kontaktimin e emigranteve shqiptare atje, e me hallet e tyre midis te tjerash.
Nje inxhinier i deshtuar nafte- minister i transportit dhe telekomunikicionit. Se helbete, kjo ministri ka dhe Rinasin mbrenda, dhe me trafikun e njerezve dhe te droges, ky minister i ardhshem ka kohe qe merret, e qe cuditerisht ne kete qeverine e re i paska harruar ish-pronaret
Minister i rregullimit te territorit- ish profesori i matematikes, dhe humbesi i zgjedhjeve per deputet pikerisht ne vendlindjen e tij.
E mbi te gjitha,
kryeminister, vihet ish-presidenti, ai i cili akoma nuk ka kerkuar falje per deshtimin ne tragjedine e "97-es.
5. Ne fund te listes thohet: "Partite e vogla do te shperblehen me ...". Po pse mor i dashur, prandaj u beka gjithe kjo zhurme, per tu shperblyer?
6.Zemra ma do qe kjo qeveri" hije" te mos jete e vertet, por te jete nje provokim gazetaresk i Mero Bazes per te shkaktuar diversion mbrenda koalicionit opozitar
Faleminderit te gjitheve,
Martini
Krijoni Kontakt