Close
Faqja 21 prej 76 FillimFillim ... 1119202122233171 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 760
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838



    Shoqata shqiptare në SHBA dhe Kanada dënojnë keqtrajtimin e shqiptarëve



    Një grup shoqatash shqiptare në Amerikë dhe Kanada i kanë dërguar letër proteste Kryeministrit Nikolla Gruevski, për keqtrajtimin që iu është bërë shqiptarëve gjatë aksionit policor ‘Monstrum’. 9 shoqatat që kanë firmosur këtë letër, shprehen se janë të shokuara dhe të shqetësuara thellë nga mënyra e arrestimit, trajtimi nga forcat policore por edhe nga mënyra se si i prezantoi në opinion ministrja Jankullvoska, 20 personat e arrestuar më 1 maj. ‘Ne ishin të shokuar nga gjuha që përdori Znj. Jankullovska për t’i përshkuar ata të arrestuar, duke i quajtur si ‘ndihmës të radikalëve islamik, të cilët janë të rrezikshëm për të krishterët dhe myslimanët’...Të arrestuarit ishin keqtrajtuar, rrahur dhe nuk u është lejuar qasje tek avokatët, përfshi disa që ishin madje 64 vjeçarë. Policët meshkuj maqedonas të cilët arrestuan gratë shqiptare, të gjitha myslimane, prekën pjesët e ndryshme të trupit të tyre, gjë që është në kundërshtim të plotë me të drejtat njerëzore dhe fetare’ theksohet në letër.’ Shoqatat shqiptaro-amerikane dënojnë edhe gjuhën e luftës ndaj terrorit që përdori Jankullovska, duke e cilësuar atë si një maskë të qeverisë për të fshehur axhendën dhe mentalitetin racist, e papranueshme për një shtet të cilivlizuar. Shoqatat ngrenë shqetësimin se nëse akuzat e tilla ndaj shqiptarëve myslimanë vazhdojnë në Maqedoni, kjo do të çojë në diskriminim të pakontrolluar etnik dhe religjioz kundër shqiptarëve. ‘Dëshirojmë t’ju këshillojmë Ju dhe qeverinë tuaj, se bëhet fjalë për keqpërdorim të drejtësisë dhe abuzim me të drejtat themelore të njeriut. Përmes kësaj letre gjithashtu i bëjmë thirrje Ambasadës së SHBA-së në Shkup të protestojë këtë lloj trajtimi dhe të kërkojë që komuniteti shqiptar, një pjesë shumë e rëndësishme e popullatës së Maqedonisë, të trajtohet në mënyrë të drejtë. Kërkojmë që të gjithë të arrestuarve t’u mundësohet qasje për përfaqësim juridik, si dhe hetim dhe proces gjyqësor i drejtë. Gjithashtu kërkojmë investigim të plotë për ata oficerë të policisë që kanë keqtrajtuar të arrestuarit, të ballafaqohen me sistemin e drejtësisë. Të gjitha këto masa janë të nevojshme për të kthyer besimin dhe legjitimitetin tek popullata shqiptare nga shteti i Maqedonisë’, theksohet në letrën e firmosur nga 9 organizatat shqiptare, me veprimtari në SHBA dhe Kanada.


    Alsat-M

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    BDI jep garanci se operacioni ‘Monstrum’ nuk do të keqpërdoret politikisht


    Askush nuk do të dënohet pa argumente të qëndrueshme dhe nuk do të lejojmë që rastit t’i jepet konotacion politik dhe të ketë montime politike. Kështu porosisin nga BDI-ja e Ahmetit, parti kjo e cila më në fund u bë e gjallë dhe u prononcua rreth arrestimeve të një majit. Sipas sekretarit të përgjithshëm të BDI-së Abdilaqim Ademi, kjo parti është pro zbardhjes së rastit dhe kërkon që vrasësit të etiketohen me emër e mbiemër dhe kundërshton ashpër etiketimin si popull.“Ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që këtu të ketë ngjarje të montuara politike të ketë rast të montuar politik. Nëse nuk ka argumente askush nuk guxon të dënohet dhe nuk do të dënohet por nëse ka argument ne të gjithë do të duhet së bashku të përshëndesim institucioenet të cilat kanë vepruar dhe nëse ka argument ti përshëndesim dhe ti përkrahim dhe ti dënojmë vrasësit sepse nuk është as në favorin tonë si shqiptar, as si mysliman e as si qytetar të Maqedonisë që dikush të na etiketoj si popull pse dikush tjetër si individ mund të veproj në mënyrë të atillë”, tha Abdilaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së. Nga ana tjetër profesorët universitar Biljana Vankovska dhe Nazmi Maliqi hedhin dyshimin se ndoshta në mesin e të arrestuarve nuk janë kryerësit e veprës makabre dhe se dënimin do ta marrin personat e pafajshëm. “Në vend që të zgjidhim një problem, të vrasjes së pesë personave të pafajshëm, që ta mbyllim rastin që të mos lejojmë spiralen, ne po hapim spiralë. Dhe mos dhashë Zoti të bëhet padrejtësi ndaj njerëzve të pafajshëm të cilët ashtu në shpejtësi janë arrestuar si monstra, si keqbërës, ndërsa sërish do të mbetemi të dëmtuar në kuptim të asaj se cila është e vërteta dhe çfarë është drejtësia. Neve nuk na duhet kryerës me çdo çmim, por na duhen kryerësit e vërtetë”, tha Biljana Vankovska, profesor universitar. “Gjithë kjo zhurmë që bëhet dhe gjitha këto aktivitetet të policisë ndoshta edhe nuk kanë lidhje me vrasësit, ka edhe shumë porosi të njerëzve të mençur që përcjellin shqetësime, sepse vrasësit do të shëtisin të lirë ndërsa do të dënohet dikush tjetër. Edhe Maqedonia me këso aferash për dhënie të dënimeve të njerëzve të pafajshëm hapëron negativ. Paramendoni rasti i Sopotit akoma nuk po pastrohet, persona të cilët kanë marrë dënime me vite, a që nuk kanë pas lidhje me rastin. Inskenimet, paraqitjet e ndryshme, rasti i Brodecit”, tha Nazmi Maliqi, profesor universitar. Profesorët gjithashtu u shprehën skeptik në zbardhjen e plotë të rastit, sepse hedhën dyshimin, apo siç u shpreh troç profesor Maliqi, atje ku shteti ka gisht rastet mbeten enigmë.“Institucionet tona janë të brishta. Institucionet tona nuk po veprojnë drejtë dhe për këtë arsye po krijojnë dilema, po krijojnë hapësirë, ndoshta me krijua edhe shema të qarta edhe të krimit, ai krim ndoshta mund të jetë edhe i organizuar, sepse kur ka dorë shteti, krimet mbeten pak edhe si enigmë”, tha Nazmi Maliqi, profesor universitar. “Duhet të zbulohet, duhet të punohet, por assesi të lejojmë që kjo të del nga kontrolli, për shkak se ne akoma nuk flasim për porositësit, sepse këto janë njerëz që janë të paguar, të paguarit nuk kanë as nacionalitet as lojalitet, ata punojnë për të holla. Për ne është me rëndësi se kush janë ata njerëz dhe kush qëndron pas tyre”, tha Biljana Vankovska, profesor universitar. Konstatimi përbashkët i dy profesorëve ishte se tani gjyqësori në Maqedoni është në test të vërtetë. Dhe se nga rasti i fundit ka përfituar shumë pikë politike partneri maqedonas në qeveri derisa ai shqiptarë ka pësuar një goditje të rëndë. Ndryshe të gjitha këto komente u zhvilluan gjatë debatit në emisionin e mbrëmshëm ‘Rruga drejt...’, ku u debatua kryesisht për arrestimet e një majit të ndërlidhura me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit.

    Alsat-M

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838



    Protestë kundër arrestimeve







    Në Shkup ka filluar protesta kundër arrestimit të shqiptarëve në aksionin “Monstër”. Protesta ka filluar nga Xhamia e “Jahja Pashës” pas faljes së namazit të xhumasë. Protestuesit së pari ndaluan para Gjykatës Themelore, për të vazhduar në drejtim të Qeverisë. Qindra protestues shoqërohen nga forca speciale, ndërsa protesta është duke rrjedhur e qetë. Protestuesit brohorisnin edhe thirrje të llojit “Shqiptarët nuk janë terroristë", "Shqiptarët nuk janë radikalë islamik"...
    Ndryshe, më datë 1 maj, Njësitet speciale të Policisë së Maqedonisë nën aksionin të koduar “Monstër” bastisën rreth 26 shtëpi të shqiptarëve, duke arrestuar 20 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë lënë në liri pas 48 orë arrest. KOHA

  4. #204
    kjo ngjarje dhe ngjarjet tjera te ndodhura ne shtetin e ashtuquajtur maqedoni vijn nga nje politik sllave e cila ka per qellim etiketimin nenvlersimin e shqiptareve ose vecanerisht muslimaneve duke pasur parasysh metoden me te cilen u arestuan shqiptaret e pafajshem dhe duke u quajtur radikal islamik.Si ecuri e kesaj me pretekst se gjoja keto jan njerezit te cilet kane bere vrasjen e pesefisht ne mesin e te cilave edhe nje grua e gjashtedhjetave e cila u mor ne pyetje se mos valle ajo mund ta kete kryer krimin,eshte shum qesharake dhe e palogjikshme kjo.
    Shihet qart se politika e gruevskit ka deshtuar ne te gjith sferat si te ekonomis,drejtsis,por edhe tek ministria e puneve te mbrendshme e cila silet ne ket menyr,dhe kjo politik mundohet qe te defokusoj kete deshtim duke u mare me pune te cilat popullin e bejne me te pasigurte per te jetuar ne kete shtet.E keqja me e madhe eshte se partia e kualicionot eshte teper inferiore ose vasale ndaj bashkqeveristeve,dhe mos reagimi i tyre ose ndihma e tyre per te kryer kete operacion tregon qarte se ne shqiptaret nuk kemi politikan te mire por,vetem njerez arogant,egoist dhe injorante si dhe te koruptuar te cilet e bejne popullin e vet te vuaje akoma me shum.Por megjithate ne shqiptaret mbetemi nje popull jo mizor jo barbar dhe te drejt e konstruktiv pamvarsisht politikave te gabuara

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga Mexhi Lexo Postimin



    Protestë kundër arrestimeve







    Në Shkup ka filluar protesta kundër arrestimit të shqiptarëve në aksionin “Monstër”. Protesta ka filluar nga Xhamia e “Jahja Pashës” pas faljes së namazit të xhumasë. Protestuesit së pari ndaluan para Gjykatës Themelore, për të vazhduar në drejtim të Qeverisë. Qindra protestues shoqërohen nga forca speciale, ndërsa protesta është duke rrjedhur e qetë. Protestuesit brohorisnin edhe thirrje të llojit “Shqiptarët nuk janë terroristë", "Shqiptarët nuk janë radikalë islamik"...
    Ndryshe, më datë 1 maj, Njësitet speciale të Policisë së Maqedonisë nën aksionin të koduar “Monstër” bastisën rreth 26 shtëpi të shqiptarëve, duke arrestuar 20 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë lënë në liri pas 48 orë arrest. KOHA
    (E plotësuar)Protestuesit të cilët kanë shprehur sot revoltën kundër arrestimit të shqiptarëve në aksionin “Monstër”, pas përfundimit të protestës para Qeverisë së Maqedonisë, janë nisur drejt Komunës së Çairit, objektin e së cilës e kanë sulmuar me gurë dhe gjësende të tjera, duke thyer xhamat e saj. Të punësuarit në Komunë kanë qenë të detyruar të largohen nga objekti. Policia për momentin po heton rastin dhe ka bllokuar rrugën që çon drejt Komunës, ndërsa protestuesit janë shpërnda, raporton KOHA.

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838



    Haki Haziri telefonon në familje




    Nuk ka detaje të reja rreth aksionit policor dhe provat e MPB për të dyshuarit ndaj të cilëve është ngritur padi për terrorizëm gjegjësisht vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë muajin e kaluar. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski, tha se nuk ka detaje të reja të cilat do t’i publikonin për opinionin, por se mbeten në qëndrimin e një dite më parë të ministres së Brendshme Gordana Jankullovska. Ndërsa sa i përket rastit të Haki Hazirit të cilin është duke e kërkuar familja dhe nuk ka dijeni ku gjendet nga dita që është arrestuar, Kotevski tha se të gjithë personat që janë arrestuar në aksionin e 1 majit ‘Monstrum’ janë dërguar para gjykatësit hetues dhe më pas ose janë liruar ose janë dërguar në paraburgim. Megjithatë familjarët thonë se djali i tyre nuk është nxjerrë fare para gjykatësit hetues dhe si u është thënë nga policia se ai është lënë i lirë ditën kur të arrestuarit e tjerë janë nxjerrë para gjykatësit hetues. Të kontaktuar sot nga Alsat M prindërit e Haki Hazirit deklaruan se pas kronikës së dhënë në Alsat M djali i tyre dy herë ka kontaktuar shkurt me babain e tij nga një numër i panjohur i celularit. Biseda ka qenë e shkurtë “Mirë jam, nuk e di ku jam”…Haki Haziri më 1 maj në aksionin policor “Monstrum” u arrestua bashkë me 19 veta të tjerë, 13 u liruan 4 vazhdojnë të mbahen në paraburgim për armëmbajtje pa leje, 3 për terrorizëm dhe dy të tjerë janë në kërkim.

    Alsat-M

  7. #207
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Mexhi Lexo Postimin
    Shpresoj qe kjo proteste te mos i perngjaje protestave te talibaneve sic ndodhi ne Gostivar me rastin e varrimit te dy te rinjeve qe i vrau polici sllavomaqedonas. Nje proteste e tille do t'i jepte edhe me shume material sllavomaqedonasve per t'i paraqitur shqiptaret si "radikal islamik".
    Sllavomaqedonasit jane duke perdorur te njejten politike te serbeve gjate viteve 80 dhe 90 kur i akuzonin kosovaret se jane radikal islamik dhe rrezik per Europen, andaj shqiptaret ne Iliride nuk guxojne qe te hidhen ne kete valle te tyre, perndryshe do te paguajn shtrenjte imitimin e talibaneve.
    Kete proteste e kishin organizuar fetaret ..Tamam ne kohen kur filluan te dyshojne edhe te huajt qe ky rast eshte i kurdisur
    Dikush po mundohet te i jep kahje tjeter kesaj ngjarje ?

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Kete proteste e kishin organizuar fetaret ..Tamam ne kohen kur filluan te dyshojne edhe te huajt qe ky rast eshte i kurdisur
    Dikush po mundohet te i jep kahje tjeter kesaj ngjarje ?
    Si duket e kan marr hamasit ne dore protesten sot,deshta ti postoj disa foto po thash me veti kush i duron kta te forumit sidomos Sharrin edhe pse kan te drejt po qe se vet jam i shkupit po kta me mjekra si shof dot...na moren qaf kta pisa edhe pse jan pakic na sjellin shum probleme per shqipetaret e maqedonis...

  9. #209
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga kriko-38 Lexo Postimin
    Si duket e kan marr hamasit ne dore protesten sot,deshta ti postoj disa foto po thash me veti kush i duron kta te forumit sidomos Sharrin edhe pse kan te drejt po qe se vet jam i shkupit po kta me mjekra si shof dot...na moren qaf kta pisa edhe pse jan pakic na sjellin shum probleme per shqipetaret e maqedonis...
    Kan dale shumica qe nuk e kane ditur kush eshte organizatore duke mendu qe ne emer te Kombit do dalin , sepse shume me dinakri e kane shperndare ne FB kete thirrje :http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=190 , dhe ne krye dolen mjekrat pa e pritur askush , pas nje kohe te shkurtet shumica u kthyen neper shtepit e tyre .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 04-05-2012 më 11:45

  10. #210
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Protesta masive sot në Shkup, me mijëra shqiptarë marshuan nëpër qytetin e shkupit.

    Protesta në Shkup: Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve

    Protesta ka përfunduar dhe protestuesit janë shpërndarë në drejtim të ndryshme, pas qëndrimit dhe brohoritjeve disa minutëshe pranë komunës së Çairit.

    Protesta ka përfunduar dhe protestuesit janë shpërndarë në drejtim të ndryshme, pas qëndrimit dhe brohoritjeve disa minutëshe pranë komunës së Çairit.

    Pranë komunë së Çairit ka qenë vetëm qindra protestuesit, një pjesë e të cilëve kanë gjuajtur gurë në drejtim të godinës së komunës. Nuk ka pasur prani të shtuar policore, përvec disa policëve të rregullt që kanë ndjekur protestën.

    15:06 - Protestuesit janë larguar nga Qeveria në drejtim të Bit Pazarit , ku edhe janë rrëzuar disa kontejnerë bërlloqesh dhe janë djegur në rrugë.

    Akoma nuk dihet marshimi i tyre i mëtejm, për shkak se bëhet fjalë për turma të mëdha njerëzish, një pjesë e të cilëve është shpërndarë pas protestës para Qeverisë.

    Protesta ka kaluar e qetë dhe se ka pasur tentime individuale nga ana e protestuesve për të përplasur me pjesëtarë të njësive speciale policore, informon INA nga terreni.

    "Vrasës", "Kaurë", "Pederastë politikan", "Poshtë partitë", "Ndal proceseve të montuara politike" kanë qenë disa nga parullat e tjera që janë dëgjuar nga protestuesit.

    14:30 - Protestuesit pas qëndrimit për disa minuta pranë Gjykatës Themelore , tani janë drejtuar në drejtim të Qeverisë dhe se vijojnë brohoritjet dhe parullat për drejtësi.

    Turma e protestuesve është nga ura që shkon në drejtim të Qeverisë dhe supozohet për mijëra veta.

    Brohoritjet masive dëgjohen para Qeverisë "Shqiptarët nuk janë terroristë", "Shqiptarët nuk janë radikalë islamik", "Stop proceseve të montuara", "Allahu është i madh", etj. Në mesin e brohoritjeve janë dëgjuar edhe thirrje fetare islame nga disa protestues.
    Në mesin e protestuesve ka pasur protestues që kanë tentuar që ti heqin barrikadat pranë gjykatës, mirëpo ato janë penguar dhe nuk janë lejuar nga organizatorët.

    Qytetarët protestues janë të indinjuar me mospraninë e përfaqësuesve politik shqiptarë nga radhët e partive politike shqiptare.

    "Ku janë ata, pse janë futur nëpër frimat e mijëve, apo kanë hipoteka e nuk guxojnë ti bëjnë zë shkaut e Gruevskit. Pse po heshtin edhe ato tjerat parti. Kur dojnë ato me bo politikë apo me i realizu qëllimet e veta dhe përmes kujt. Le të dalin këtu dhe të thirrin protesta masive. është koha e fundit të tolerohen këto skena makabre dhe sulme ndaj familjeve shqiptare", thekson një protestues i revoltuar për agjencinë e lajmeve INA.

    13:30 - Mijëra shqiptarë kanë nisur protestën kundër arrestimeve të shqiptarëve në operacionin "Monstër" lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.

    Protesta udhëhiqet nga të rinjë pa pankarta dhe materiale të tjera protestuese, ndërsa ata brohorisin për "drejtësi dhe liri", "ndal terrorit shtetëror", "ndal diskriminimit dhe aksioneve antishqiptare", etj.

    Reporterët e agjencisë së lajmeve INA raportojnë për protestë të qetë dhe të organizuar.

    Ndërkohë, pranë gjykatave në Shkup, ku po pritet të mbërrijnë protestuesit janë të pranishme qindra forca speciale.

    Protestuesit në këtë moment po i afrohen pranë gjykatës themelore Shkupi 1, ku u zhvillua edhe procesi hetimor kundër 20 të arrestuarëve shqiptarë në rastin e Smilkovcit, ku ndër të arrestuarit kishte gra të moshuara dhe vajza shqiptare, që u lanë të pafajshme, por që deklaruan se ishin maltretuar dhe terrorizuar psiqikisht nga organet policore.

    (INA)





    Sui generis

Faqja 21 prej 76 FillimFillim ... 1119202122233171 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •