Ajo fjala shqip që ndryshe shkruhet e ndryshe lexohet, është fjala "ndryshe".
A nuk më thua ti se ç'është ajo fjalë shqipe që as shkruhet e as lexohet?
Do u lutesha kosovarëve që nuk dinë ende se ç'ndryshim ka në shqiptim shkronja GJ nga XH dhe Ç nga Q. Ndërsa shqiptarëve të Maqedonisë do t'u lutesha që përveç këtyre që sapo përmenda të mësojnë shqiptimin e "Y'-së se nuk është njëlloj si 'I'ja. E kanë patur problem edhe çamët e ardhur në Shqipëri, por fëmijët e tyre u mësuan e i thojnë yllit yll e jo ill. Po ashtu edhe pyllit pyll e jo pill. Ndërsa durrsakëve do u lutesha që mos të ngatërrojnë dh-në me ll-në. P.sh: shkruhet e shqiptohet " llampa" e jo "dhampa" .
Flasim për drejtshkrim këtu që është njëkohësisht edhe pasqyrim i (mos)drejtshqiptimit.
Ka edhe të tjera probleme me shqipen në sintaksë. Vihet re një përdorim vend e pa vend të fjalëve që edhepse janë shqip nuk shkojnë në fjali siç i përdorin mjaft shqiptarë nga Kosova kryesisht. P.sh. përdoret fjala "has"... hasëm në mirëkuptim...
Nuk haset në miëkuptim por .... gjetëm mirëkuptim....
Të hasësh në diçka është afërsisht si të thuash ...ngecëm...
Përdoret shpesh fjala " që do të thotë"...edhe nga pseudointelektualë në Kosovë.
.....ne shkuam atje dhe biseduam, që do të thotë, për problemet që kishin banorët e lagjes së ashkalinjve...
Ose, përdorimi vend e pavend i fjalëve të huazuara nga gjuhët e huaj. Kjo, akoma edhe më keq kur kemi fjalët tona aq të qëlluara siç janë: Ndërhyrje=intervenim, konfuzion=rrëmujë (rrumpallë-po t'referohesh gjendjes në Tiranë me rrethina), ndërlikuar=komplikuar
Shihemi herën tjetër se do të iki se po më qan çuni (jo quni-eeeej, kosovarë)
Mirupafshim!
Krijoni Kontakt