Darius, me duket se eshte keqkuptuar mesazhi im. Une nuk e mohoj qe ne Maqedoni dhe Kosove ka Shqiptare te Arabizuar. Poashtu nuk e mohoj faktin qe edhe ne forumin shqiptar ka shqiptare qe vetem njerez s'mund te quhen, e lere me pastaj te komunikosh me to. Mua nuk me pelqen titulli i temes qe duket shume gjithperfshires. Poashtu dhe tendenca dashje apo padashje per ti pare ne pergjithesi muslimanet shqiptare te Maqedonise si te turqizuar apo arabe. Jo se s'ka, por sjane shumice. Nuk jane me shume se c'ka ne Shqiperi. Te garantoj qe ne shume xhami ne Shqiperi ka shume djem e vajza te reja qe jo vetem ndjekin ritet fetare (qe eshte normale), por kane adoptuar nje sjellje dhe paraqitje tipike te Lindjes se Mesme. Te permenda xhamine e Rruges se Kavajes, besoj se e ke idene per cilen flas. Ajo nje dhe shume xhami te tjera sot per sot jane fusha pjellore per radikalizimin fetar te Shqiptareve.
Mos te permend pastaj qytete te tjera, psh Shkodra, ku ekstremizmi fetar ka shkuar aq larg sa te shkaktoheshin edhe protesta per vendosjen e statujes se Nene Terezes ne kete qytet. Nuk ka asgje te keqe pse hapen te tilla debate per te reflektuar ne kesi lloje problemesh, por me duket se ne (Shqiptaret e Shqiperise) po tregohemi pak miope ne vleresim. Nderkohe qe forumet duhet te sherbejne si mjet bashkepunimi dhe ndarje opinionesh, ne po i perdorim dita dites si mjet te IMPONIMIT te ideve. Duke perdorur te tera rruget e mundshme, qe nga fyerjet dhe sharjet banale e deri ne perdorimin e argumentave percmues e diskriminues brenda llojit. A ka shprese se po te ecet ne kete menyre do arrihet ndonje rezultat pozitiv?!
Dhe dicka se harrova. Shikoni pak pyetjen qe ben i nderuari hapesi i temes:

Ka shqiptare apo ska Maqedonia?! Apo "A jane shqiptaret e vertete shumice apo jane pakice"?!. Pra paska arritur puna deri aty sa te vihet ne dyshim prania e vertet etnike shqiptare ne keto troje. Nese nje pyetje e tille lejohet ne hapjen e nje teme, atehere nuk e di se c'emer mund ti vihet kesaj nisme.
Krijoni Kontakt