Presidenti Rugova sot shtroi darkė tradicionale kosovare
Prishtinė, 14 dhjetor - Pėr tė dytėn herė me radhė Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova shtroi darkėn tradicionale kosovare tė quajtur "Darka e lamės", e cila ėshtė festė tradicionale popullore kosovare si Ditė e falenderimit.
Salla e hotelit "Grand" nė Prishtinė ishte e vogėl pėr t'i zėnė mysafirėt e shumtė. Ishte i pranishėm shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen, kryeparlamentari Nexhat Daci, kryeministri Ramush Haradinaj, komandanti i KFOR-it Iv dė Karmabon, ministra, deputetė, fermerė dhe mysafirė tė tjerė.
Presidenti Rugova pasi uroi mirėseardhje, tha se Dita e falenderimit qė nė Kosovė ėshtė festė tradicionale kosovare e njohur si "Darka e lamės", sivjet po kremtohet pėr tė dytėn herė me radhė. Ai tha se vitin e kaluar kjo ditė ėshtė shpallur festė nacionale, e cila do tė kremtohet tradcionalisht mė 23 tetor.
Presidenti Rugova tha se festa e falenderimit ėshtė e njohur ndėr shqiptarė qė nga kohėt e lashta.
"Sot sė bashku gjendemi kėtu pėr tė falenderuar Zotin pėr tė mirat qė na i ka dhuruar brenda kėtij viti dhe pėr t'i bėrė lutje qė vitin e ardhshėm tė na dhurojė mė shumė tė mira", tha Presidenti dhe shtoi:
"Gjendemi sot sė bashku pėr t'i nderuar tė mirat e vendit tonė, tė tokės sonė, Kosovės, nė kėtė ditė falenderimi", tha Presidenti Rugova, duke shtuar se kjo ditė obligon qė prodhimet vendore tė jenė me bollėk e mė cilsore dhe tė eksportohen nė vende tė tjera.
"Do thėnė se Kosova e prodhon ushqimin pėr vete qė ėshtė element i njohjes mė tė shpejtė tė pavarėsisė. Kosova mund ta mbajė veten me prodhimet e veta ushqimore", tha Presidenti Rugova dhe falenderoi Aleancėn e Biznesit Kosovar qė po angazhohet pėr afirmimin e produkteve vendore, si dhe fermerėt e prodhuesit e Kosovės.

Krijoni Kontakt