Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 88
  1. #31
    Se di kam mbet pa tekst me kete rast por ndoshta vargjet e te pavdekshimit Konicė paraqesin mllefin time
    "Shqiperi moj c'te kam dh... se kurre s'te morra vesh"

    Cudi si po gabojka qeveria Shqiptare !
    A ishte edhe nje gabim teknik kur Zoteri Islami kerkoj nga Ledina Celo te kendonte para Vuk Draskovicit ?
    Ledina nuk pranoj te kendoj para Drashkoviqit si shej rrespekti per lotet e Nėnave tė Kosovės !

    Tė largohemi nė Shqiptaret e Kosovės nga Shqiperia do ishte njė sukses i armiqve tane prandaj nė duhet tė shkojme veres nė Bregdetin Shqiptare pasi qė ai ėshtė bregdet i yni e jo i Nanos apo mafis se tina.
    Nese shkojme per verime ne Mal te Zi atehere po ja bejm nje te mire armikut tone pasi edhe gjithemon na kan gjujt me gur!


    Kam nje ide!

    Sipas regjistrimit te popullsis nė Kosovė, tani mbi 2 milion shqiptare jetojne ne Kosove,hapsira e banimit cdo dite me me shume po behet me e pamundur....Jugu i Shqiperis i zbrazun nga Shqiptaret prandaj pse nuk shpernuglemi por kesaj here me deshir jo mė dhune nė atė pjese tė tokės Shqiptare ?

    Ju pershendes
    Mjellma
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 11-03-2005 mė 13:04

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anėtarėsuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    Citim Postuar mė parė nga Mjellma
    Se di kam mbet pa tekst me kete rast por ndoshta vargjet e te Konica paraqesin mllefin time
    "Shqiperi moj c'te kam dh... se kurre nuk te morra vesh"

    Cudi si po gabojka qeveria Shqiptare !
    A ishte edhe nje gabim teknik kur Zoteri Islami kerkoj nga Ledina Celo te kendonte para Vuk Draskovicit ?
    Ledina nuk pranoj te kendoj para Drashkoviqit si shej rrespekti per lotet e Nėnave tė Kosovės !

    Tė largohemi nė Shqiptaret e Kosovės nga Shqiperia do ishte njė sukses i armiqve tane prandaj nė duhet tė shkojme veres nė Bregdetin Shqiptare pasi qė ai ėshtė bregdet i yni e jo i Nanos apo mafis se tina.
    Nese shkojme per verime ne Mal te Zi atehere po ja bejm nje te mire armikut tone pasi edhe gjithemon na kan gjujt me gur!


    Kam nje ide!

    Sipas regjistrimit te popullsis nė Kosovė, tani mbi 2 milion shqiptare jetojne ne Kosove,hapsira e banimit cdo dite me me shume po behet me e pamundur....Jugu i Shqiperis i zbrazun nga Shqiptaret prandaj pse nuk shpernuglemi por kesaj here me deshir jo mė dhune nė atė pjese tė tokės Shqiptare ?
    3
    Ju pershendes
    Mjellma


    Te sipermen une e konsideroj si shprehja dhe posti i dites. A ty mjellma ta bofte zoti hallall.....per zotin populloje jugun me kosovare...nuk ka me u kthy kurre ne grek. Mo i ngeli hatri asnji toske apo jugori po kosova dhe kosovaret jane mbase ma shume nacionalista se gjithe shqiptaret e tjere... nji patriot i joni ka thone kur po coptonin shqiprine : ma mire leni serbit kosoven sesa greku jugun. Kosova kure nuk ka me u kthy serbe, po ama po hyri greku na e coi athinen deri ne shkumbin" ...... llafe me ven lale qe historia i ka provu mese te verteta....
    mjellma .. kapelen ta heq ..shume respekte

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga Xhixhua


    . ... nji patriot i joni ka thone kur po coptonin shqiprine : ma mire leni serbit kosoven sesa greku jugun. Kosova kure nuk ka me u kthy serbe, po ama po hyri greku na e coi athinen deri ne shkumbin" ......

    xhixho, kush e ka thene kete?

  4. #34
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga Xhixhua
    Po une e thac dhe po e thom prap. Nga US ndahet shapi prej sheqerit. Por shihet qartas influenca greke ne politiken amerikane ndaj ballkanit......


    Traboini.....(sme ke kthy pergjigje mos ke te besh gje me ate te madhin Kolec Traboini, qe ha puthsha doren une atij per ato shkrimet e veta)....

    E ke nigju ate shprehjen ti... i ke ron mu ne tule? Dhe shprehaj jote me lart qe USA da shapin ka sheqeri , i ka gjujt mu ne tule.
    Xhixho, se kam Kolecin asgje as qe njoh. Por kam lexua shkrimet e tij.

    Shiqo, keto 5 vitet qe po vijne do te jene vendimtare per ardhmerine tone. Si per Kosove si per Shqiperi. Per fat te keq pak ashte ne doren tone. Vendosin ata qe kan fuqine ne dore. fatkeqshisht edhe greket jane sot per ne superfuqi.

    Te jemi real dhe te flasim pa dorza. Jemi te dobet ekonomikisht dhe ushtarakisht. Pra kemi fatin ne dore te Evropes dhe fuqive tjera (SHBA dhe Rusise). Merre pak harten gjeografike te Ballkanit dhe veshtroje. Ballkani perndimor eshte i dominuar nga blloku orthodoks. Shqiptaret me nje shumice muslimane jane hale ne sy e tyre. Lidhjet Shqiptaro-Turke perkrye shpine te Greqise poashtu.

    E din cka ndodhi ne Bosnje e se luajti kush gishtin te ndaloj luften. Tashti dihet se pse u be kjo.

    Keto gjera jane qe me friksojne per ardhmerine tone. Ererat qe fryjne nder ne jane te influencuara nga disa civilizime (Katolik, Orthodoks, Islamik). Tashti dikush thote "Por ne jemi shqiptare". Po, por si mendojne te tjeret. Le te shpresojme se "big brother" (USA) do te na kete ne zonen e influences se tyre.

    Por duhet ne ndalim lojrat dhe egzibicionet tone "diplomatike". Pra jo her me sy Evropes, e her me tjetrin sy Lindjes se Aferme.

    Ne qofte se ke mundesi dhe din te lexojsh anglisht lexoje "Clash of Civilizations - and the remaking of the world order" nga profesori i njohur i Harvardit, Samuel Huntington. Pasi te kryejsh kete liber do e kesh pak me qarte se pse disa gjera kane ndodhe dhe po ndodhin ne bote..........

    Te fala..........

  5. #35
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    SI E SHITI DRASHKOVIQI NĖ TIRANĖ PĖRALLĖN E TIJ DIPLOMATIKE PĖR KOSOVĖN?

    Prof.Dr. Mehdi Hyseni - marre nga Revista Vepra


    Fenomenologjia e paradoksit dhe e vetėmohimit:

    Pėrderisa politika dhe diplomacia zyrtare e Republikės sė Shqipėrisė nuk deklarohet para botės se Kosova ėshtė pjesė integrale e territorit etnik tė Shqipėrisė, drashkoviqėt ēetnikė serbomėdhenj dhe Unioni i Serbisė dhe i Malit tė Zi do tė manipulojnė me ndėrrimin e tezave tė historiografisė falsifikatore serbomadhe, duke u thirrur nė tė “drejtėn historike” mbi Kosovėn - Shqipėrinė Etnike, edhe pse e vėrteta ėshtė nė anėn e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė


    Nė momentin mė kritik tė historisė dhe tė fatit tė Kosovės, si dhe tė trojeve tė tjera etnike shqiptare tė Shqipėrisė tė kolonizuara nga Serbia dhe Mali i Zi, “pistonėt” e diplomacisė sė regjimit tė Fatos Nanos e aranzhuan dhe e realizuan edhe “vizitėn historike” tė Vuk Drashkoviqit, ministėr i Punėve tė Jashtme tė Unionit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi (SMZ-sė). Apogjeun e kėtij paradoksi pa dyshim e pasqyron fakti se Drashkoviqi (armiku mė i pėrbetuar i pavarėsisė sė Kosovės - Shqipėrisė Etnike) nga suita e regjimit aktual zyrtar tė Tiranės u prit me lule dhe me daulle.

    Ja, edhe kjo paradigmė e turpshme, apolitike, antikombėtare dhe antibashkim pėr tė satėn herė nė historinė tonė provon pėrsėritjen e recidivit tė fenomenologjisė sė vetėmohimit, tė pėrēarjes, tė tradhtisė dhe tė shitjes sė interesit tė pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror tė Shqipėrisė Etnike. S’ka asnjė dyshim se po tė ishte gjallė nė jetė filozofi dhe poeti ynė i shquar, Ndre Mjeda, kėtė “diplomaci moderne” qė personifikohet me emrin dhe me veprėn antibashkim tė Fatos Nanos dhe klikės sė tij do ta mallkonte me psherėtimėn “mė tė butė” pėrmes kėtyre vargjeve poetike: “Me dijtė hyjtė me bisedue, me pasė sy qė me derdhė lot, vajin tand tė kishin prue, tė kishin kja pėr jetė e mot”, ose “Bylbyl, ky shekull, orė e ēas ndėrrohet, bijnė poshtė tė naltit, e i vogli ēohet”. Mesazhi i kėtyre vargjeve poetike me vlerė antologjike kombėtare tė Ndre Mjedės edhe sot, nė fillimshekullin XXI, ėshtė aktual dhe tejet i qartė, se tė gjithė ata shqiptarė (qoftė nė pozitė a jashtė pushtetit, pavarėsisht ēfarė profesioni ushtrojnė nė jetėn e pėrditshme) qė nė mėnyrė tė verbėr punojnė pėr interesa tė tyre tė ngushta dhe tė armiqėve tė huaj nė disfavor tė interesit tė pėrgjithshėm tė kombėtar dhe shtetėror tė Shqipėrisė Etnike, duhet tė mos harrojnė dialektikėn e natyrės, se nė kėtė botė ēdo gjė ėshtė e ndryshueshme dhe relative.
    Prandaj, edhe absolutizimi i regjimit despotik antipopullor dhe antibashkim i Fatos Nanos duhet tė jetė kuptuar si i pėrkohshėm, sepse (shprehur popullorēe) “gjithmonė nuk do t’i shkojė kungulli mbi ujė”. Mė thjesht, ata qė nė ēfarėdo forme e luftojnė bashkimin gjithėkombėtar shqiptar pėr tė hyrė “nė njė thes tė pėrbashkėt” me Serbinė dhe me Malin e Zi, s’ka dyshim se njė ditė do t’i zėrė edhe psherėtima e pavdekshme e Andon Zako Ēajupit: “O, shqiptarė tė mjerė, q’u ka marrė koka erė, e po luftoni pėr tė tjerė...” ose ajo e Gjergj Fishtės: “Asht ma mirė nėn dhé m’u kja, se pėr tė gjallė me ndejtė nėn shkja”.

    Si “rexhimlinjtė”, ashtu edhe “kullakėt - ēifligarė” tė kohės (qė sė bashku me armiqtė e ribashkimit gjithėkombėtar shqiptar janė duke e ngrėnė edhe kashtėn e djegur dhe hirin e oxhaqeve tė pafikura), nuk parapėlqehet qė tė harrojnė kėtė amanet tė shenjtė - bashkimin e Shqipėrisė Etnike (me zjarrin dhe me pasionin e tė cilit kanė jetuar dhe vepruar jo vetėm Ndre Mjeda, Andon Zako Ēajupi e Gjergj Fishta, por edhe Samiu, Abdyli dhe Naimi... si dhe gjithė plejada e luftėtarėve tė penės dhe tė pushkės sė periudhės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare), sepse ekziston rreziku qė tė vriten nga padrejtėsia dhe terrori gjenocid nė emėr tė “bashkim - vėllazėrimit” tė regjimeve serbomalazeze - sllave. Me njė fjalė, tė gjithė ata shqiptarė makutė, tė mashtruar nga “pazarllėqet e majme ditore”, qė nuk e pėrfillin amanetin historik tė bashkimit tė kombit dhe tė shtetit etnik shqiptar, s’ka dyshim se njė ditė do tė vetėvriten nga realiteti i Shqipėrisė Etnike dhe sėrish do tė ngelin pa liri dhe pa atdhe tė vetin: do tė ngelin vetėm rrogėtarė dhe punėtorė krahu - hamaj tė huaj (tė zhveshur nga ēdo pasuri e fituar nė kurrizin dhe nė gjakun e popullit shqiptar, tė shtypur, tė shfrytėzuar dhe tė skllavėruar nga sundimi i egėr kolonialist dhe imperilaist serbomadh) tė Beogradit, tė Podogoricės, tė Shkupit, tė Athinės etj.

    Pavarėsisht se cilėt individė, grupe, parti, politika dhe titullarė tė tyre e luftojnė pavarėsinė e Kosovės dhe ribashkimin e kombit dhe tė shtetit etnik shqiptar nė Ballkan, historia nuk do t’i amnistojė nga faqet e kronikės sė saj tė zezė, sado (ata ose ato) ta kenė fuqinė dhe mbėshtetjen e armiqėve tė jashtėm dhe tė brendshėm. “Ka pasur, ka dhe do tė ketė gjak Shqipėria sa pėr t’i mbrojtur kufijtė e saj!”

    Vizita e Vuk Drashkoviqit Shqipėrisė vėrtet ishte “historike”, siē pohoi me kėnaqėsi tė veēantė Tirana zyrtare, sepse ai nuk tha asgjė tė re nė frymėn paqėsore, as miqėsore tė pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve ndėrfqinjėsore tė Serbisė me Kosovėn shqiptare, veēse nė praninė e Alfred Mojsiut (kryetar i Republikės sė Shqipėrisė), tė Fatos Nanos (kryeministėr i qeverisė), tė Servet Pėllumbit (kryetar i Parlamentit) dhe tė Kastriot Islamit (ministėr i Jashtėm) i ripėrsėriti “refrenet parodike” tė pėrrallės sė tij historiko - diplomatike antishqiptare, se “Kosova ėshtė e Serbisė”(!) Ky ishte qėllimi kryesor i pėrmbajtjes sė “vizitės historike” tė V. Drashkoviqit nė Tiranė, qė nė “stilin e politikės paqėsore” tė Slobodan Milosheviqit, tė Vojislav Sheshelit, tė Vojislav Koshtunicės dhe tė Nebojsha Ēoviqit, t’i paralajmėrojė me kohė autoritetet mė tė larta zyrtare tė Shqipėrisė, si dhe psikologjikisht ta pėrgatitė opinionin publik atje, se edhe “Serbia e demokratizuar” e pasmilosheviqit nė asnjė mėnyrė nuk e ka ndėrmend qė tė heqė dorė nga “prona e ligjshme” koloniale e Kosovės. Mirėpo edhe kėtė konkluzion konkret tė misionit tė Vuk Drashkoviqit, tė shprehur nė vokabularin tradicional tė serbocentrizmit autodestruktiv tė diplomacisė serbomadhe, politikanėt dhe diplomatėt e Tiranės zyrtare nuk qenė nė gjendje ta kundėrshtojnė, as ta kuptojnė drejt, duke iu pėrgjigjur shkurt e shqip V. Drashkoviqit se Kosova ėshtė e Shqipėrisė dhe jo “ēiflik” kolonial i SMZ-sė. Mirėfilli kėtė nuk ia kanė thėnė troē Drashkoviqit, sepse “nėnkuptohet” qė “diplomacia moderne” e qeverisė sė Fatos Nanos do tė “dilte” jashtė temės protokolare tė “vizitės historike” tė kryediplomatit serb tė SMZ-sė bėrė mė 21 dhe 22 dhjetor 2004 Tiranės, mbase temė bosht e bisedimeve me Vuk Drashkoviqin ishte ēėshtja se si Shqipėria t’i ripėrtėrijė kontratat dhe marrėveshjet e saj tregtare dhe ekonomike me SMZ-nė, e jo “tema” Kosova, tė cilėn ministri i Jashtėm i SMZ-sė ua imponoi homologėve tė tij nė tė gjitha takimet me A. Mojsiun, F. Nanon, S. Pėllumbin dhe K. Islamin, si dhe nė konferencėn e pėrbashkėt pėr mediat me rastin e pėrfundimit tė “vizitės historike” tė tij nė Tiranė.

    Krahas politesės sė tepruar tė protokolit diplomatik tė zyrtarėve mė tė lartė tė shtetit shqiptar, edhe disa nga mjetet e informacionit shqiptar tė Tiranės me pompozitet dhe me ekzagjerim sui generis (intervista etj.) e regjistruan vizitėn dyditore “historike” tė ministrit tė Jashtėm tė SMZ-sė, Vuk Drashkoviq, mė 21 dhe 22 dhjetor 2004. Fundja, ēėshtje dhe e drejtė e masmediave dhe e politikės zyrtare tė Tiranės ėshtė se si e kanė pritur, kuptuar dhe vlerėsuar vizitin diplomatike tė ministrit serb, Vuk Drashkoviq, bėrė Tiranės nė momentin mė oportun pėr avantazhin e politikės sė jashtme dhe tė diplomacisė serbomalazeze nė relacionet e diplomacisė ndėrkombėtare nė favor tė kontestimit dhe tė dezavuimit tė statusit tė pavarėsisė sė Kosovės. Mirėpo, asnjėrit prej kėtyre dy faktorėve relevantė tė jetės politko - shoqėrore nė Shqipėri nuk iu kujtua qė tė nxjerrin konkluzionin vlerėsues se pėr ēfarė qėllimi ishte aranzhuar vizita diplomatike e Vuk Drashkoqiviqit Tiranės dhe pse kryeministri Fatos Nano kėtė e quajti “vizitė historike”. Kjo do tė duhej tė ishte sinteza e pėrgjigjjes kryesore e komenteve dhe e intervistave tė bėra lidhur me kėtė “temė historike”, e jo pėrqėndrimi “profesional - politik” nė narracionin e pa fre tė pėrrallės “historiko - diplomatike” tė Drashkoviqit sesa ai “kishte njohjuri dhe miqėsi tė thella” pėr Ismail Kadaren, pėr Kosovėn dhe pėr Shqipėrinė. Ēfarė “eureke” kjo, si nė kuptimin profesional zhurnalistik, ashtu edhe nė atė politiko - diplomatik dhe historik?!

    S’ka dyshim se intervistuesit dhe bashkėbiseduesit e Vuk Drashkoviqit nuk kanė pasur njohuri paraprake pėr oratorinė, konceptet dhe qėndrimet e tij demagogjike nacionalshoviniste, andaj, si rrjedhim, ai me sukses edhe ua ka imponuar pėrrallėn e tij sesa nė lidhje tė ngushta ishte ai me shqiptarėt, duke i befasuar pėr tė mirė ata, se ai, madje, kishte “njohuri tė thella” se Shqipėria (50%) e copėtuar dhe e zvogėluar nė kufijtė e imponuar tė viteve 1912 - 1913 ndodhet nė hartėn gjeografike tė Ballkanit! Nė kėtė kontekst edhe ėshtė dashur tė intervistohet kryediplomati serb, Vuk Drashkoviq.

    Ndėr pyetjet kryesore tė nxehta dhe tė pashmangshme qė do tė duhej t’i shtroheshin atij janė kėto:

    1. Ē’do tė thotė Beteja e Kosovės pėr historinė serbo - shqiptare nė Ballkan?

    2. Ēfarė roli ka luajtur Kisha Ortodokse nė vazhdimėsinė historike tė marrėdhėnieve serbo - shqiptare?

    3. Pse ju konkretisht, shkenca, politika, kisha dhe propaganda serbe, Kosovėn e quani “zemra dhe djepi i Serbisė”, kur historikisht dihet se Kosova ka qenė dhe ėshtė shqiptare?

    4. Pse shteti, kisha dhe shkenca serbe nė vazhdimėsi historike e bėn dallimin midis shqiptarėve. Ata nė Kosovė i quani “arnauti” dhe “shiftari”, kurse ata nė Shqipėri i quani “Albanci”. Ēka fshihet pas kėsaj sintagme dalluese?

    5. Pse kolonizimin dhe aneksimin e Kosovės dhe tė trojeve tė tjera shqiptare mė 1912, kisha, historiografia dhe politika serbe e quan ēlirim tė territoreve tė reja serbe?

    6. Thoni se BE-ja nuk do tė lejojė ndryshimin e kufijve tė Kosovės. Pse atėherė po kjo BE e lejoi ndryshimin e kufijve me dhunė dhe me terror gjenocid tė Bosnjės e Hercegovinės, duke krijuar njė “Republika Srpska” (edhe pse kjo ėshtė nė kolizion flagrant me normat e sė drejtės ndėrkombėtare dhe me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara), e cila mbi 47% tė territorit ėshtė krijuar nė dėm tė territorit kroat dhe mysliman?

    7. Pse sllovenėve, kroatėve dhe maqedonėve u ėshtė lejuar qė t’i ndryshojnė kufijtė e tyre, duke u shkėputur nga ish-Jugosllavia, kurse shqiptarėve tė Kosovės u ėshtė mohuar njė gjė e tillė?

    8. Nė ēfarė potenciali llogaritė Serbia, se Kosovėn edhe mė tej do ta mbajė si koloni tė saj?

    9. Krahas citimit “ditor” tė Ismail Kadares, u ka shkuar ndonjėherė ndėrmend qė ta citoni edhe Adem Demaēin apo Rexhep Qosjen, tė cilėt, po ashtu sikurse Ismail Kadareja, asnjėherė nuk janė pajtuar me konceptet dhe interpretimet e juaja hisotike, politike, letrare dhe kishtare, se Kosova i pėrket Serbisė?

    10. Cili ėshtė opinioni juaj lidhur me idetė dhe pikėpamjet pėrparimtare demokratike tė Dimitrije Tucoviqit lidhur me shqiptarėt dhe Shqipėrinė?

    11. A keni lexuar dhe a keni cituar ndonjėherė para opinionit publik serb kėtė postulat politik dhe demokratik tė Dimitrije Tucoviqit, qė nxjerr nė shesh thelbin e gjenezės sė historisė sė konfliktit serbo - shqiptarė, kur thotė: “Pėrderisa serbėt nuk e kuptojnė se janė nė tokė tė huaj (domethėnė ata janė nė tokėn etnike shqiptare, e jo shqiptarėt nė tokėn serbe, ashtu si flet historiografia falsifikatore serbomadhe dhe Kisha Ortodokse Serbe), ata kurrė nuk do tė kenė marrėdhėnie tė mira fqinjėsore me shqiptarėt nė Ballkan”?

    12. Sipas jush, cili ishte motivi kryesor i regjimit policor, ushtarak dhe paramilitar i Slobodan Milosheviqit, i cili gjatė viteve 1998-1999 ushtroi terrorin gjenocidal mbi Kosovėn dhe shqiptarėt?

    13. Sa ėshtė i vėrtetė fakti se njė numėr i konsideruar i pjesėtarėve tė Lėvizjes sė juaj, SPO-s, ka marrė pjesė nė aksionet e likuidimit dhe tė pastrimit etnik tė shqiptarėve nė Kosovė, sė bashku me njėsitet inkuizitore tė Arkanit, tė Sheshelit dhe tė Slobodan Milosheviqit?

    14. Ju, si gjoja humanist, si letrar dhe si politikan, sa jeni angazhuar qė tė pengoni okupimin dhe djegijen e Kosovės nga ana e Slobodan Milosheviqit?

    15. Pse ju edhe sot, kėtu nė Tiranė, sikurse dikur Slobodan Milosheviqi, pohoni se Kosova duhet demokratizuar dhe integruar nė rrjedhat e Evropės (sipas standardeve mė tė larta ligjore tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara pėr njohjen e tė drejtave elementare si minoritet kombėtar), vetėm si pakicė kombėtare, e jo siē ėshtė e vėreteta, si komb, kur dihet se mbi 90% tė popullatės nė Kosovė janė shqiptarė, kurse serbėt janė pakicė?

    16. Pse historikisht si komb dhe si shtet jeni tė prirur qė para botės tė gėnjeni dhe t’i ndėrroni tezat mbi tė vėrtetėn e historinė e gjenezės sė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, kur dihet se fiset barbare serbe janė shfaqur pesė shekuj pas shqiptarėve nė Ballkan?

    17. Pse po kėrkoni me kėmbėngulje decentralizimin e Kosovės, kur kjo ende nuk ka cilėsinė e shtetit, as tė ndonjė pushteti tė centralizuar nė duart e shumicės dėrrmuese shqiptare, kur dihet se Kosova ende ėshtė nėn mandatin juridik ndėrkombėtar paqėsor tė UNMIK-ut dhe tė KFOR-it?

    18. Pse UĒK-nė e akuzoni dhe e keni “vlerėsuar ligjėrisht” si “strukturė terroriste”, kur dihet se kjo ėshtė organizuar sipas ligjeve dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare, me vullnetin dhe me mbėshtetjen e arsyeshme masive tė popullit shqiptar tė Kosovės pėr tė parandaluar luftėn agresive dhe gjenocidale tė forcave pushtuese serbe, si dhe ėshtė legalizuar dhe ndėrkombėtarizuar nė sajė tė mbėshtetjes sė plotė dhe tė drejtė tė Amerikės, tė NATO-s, tė OSBE-sė, tė OKB-sė, tė BE-sė etj.?

    19. Pse Amerikėn dhe NATO-n politika serbe i ka shpallur dhe i konsideron si “okupatorė” tė Serbisė, e nė anėn tjetėr, pas pėrmbysjes sė Slobodan Milosheviqit, doni t’i pėrvetėsoni dhe shfrytėzoni si aleatė. Ndoshta statusi i pazgjidhur i Kosovės ju ka shtyrė qė ta “amnistoni” Amerikėn dhe NATO-n nga kualifikimet dhe akuzat armiqėsore, kur dihet se kėta ishin faktorėt vendimtarė nė shpėtimin e shqiptarėve dhe tė Kosovės nga lufta gjenocidale e Serbisė sė Slobodan Milosheviqit?

    20. A pajtoheni me dėshminė e deponuar me shkrim nė Kongresin Amerikan tė avokatit dhe demokratit tė njohur serb nga Beogradi, Sėrgja Popoviq, i cili nga SHBA-ja ka kėrkuar qė ta bombardojė Beogradin pėr ta shpėtuar Serbinė nga regjimi gjenocidal i Slobodan Milosheviqit?

    21. Si e shpjegoni ju fenomenin e varrezave masive tė qindra viktimave tė masakruara shqiptare (tė importuara nė fshehtėsinė e vdekjes nga Kosova) nė Batajnicė, nė Peruēac, nė Bajna Bashta e gjetkė - vende tė kryerjes sė krimit nė Serbi?

    22. Sipas deklaratės zyrtare tė ish-ministrit tė Punėve tė Brendhsme tė Serbisė, Dushan Mihajloviq, pėrveē kėtyre varrezave masive nė rrethinėn e Beogradit, tė Danubit, tė Kladovės, tė tilla (me viktima tė masakruara shqiptare, tė betonuara nėn ura dhe viadukte tė rrugėve tė asfaltuara serbe) priten tė zbulohen edhe nė rrethinėn e Leskovcit dhe tė Vranjės. Sipas jush, kur mund tė fillojė procesi i zhbetonimit tė kėtyre varrezave nė Jug tė Serbisė?

    23. Si mund tė na sugjeroni qė tė harrojmė tė kalurėn tonė tė hidhur dhe tragjike, qė shkak dhe pasojė janė gjenocidi kolonial dhe pushtimi serbomadh, e qė edhe sot janė tė pranishme nė trojet etnike shqiptare (1842-2004), duke na detyruar qė me ēdo kusht tė pajtohemi, me qėllim qė tė “integrohemi” nė Evropė, por qė (ama) sė pari tė harrohet e kaluara e historisė sė hidhur tė Kosovės, kur ja, po nė kėto ēaste, kur jeni ju duke qėndruar nė Tiranė, nė Merdare (kufi) tė Kosovės presin tė riatdhesohen mbi 40 trupa tė pajetė tė shqiptarėve tė zhvarrosur nga varrezat masive nė Serbi?


    Ja pra, ky ėshtė “mesazhi progresiv dhe paqėsor” i diplomacisė serbomadhe tė Vuk Drashkoviqit dhe antidiplomacisė sė regjimit despotik tė Fatos Nanos. Ende pa u numėruar tė gjitha viktimat shqiptare tė hollokaustit serb (mbi 3.500 ende tė zhdukur), tė dyja kėto, nė kuptimin bilateral, verbėrisht kėrkojnė qė tė harrohet e kaluara historike e Kosovės!

    Sikur tė gjitha pyetjet e theksuara mė sipėr t’i parashtroheshin diplomatit serb, Vuk Drashkoviq, ai me siguri se nuk do tė shprehej kėsisoj: “Jam mė se i kėnaqur me atmosferėn, me mikpritjen dhe me pėrmbajtjen e bisedimeve me rastin e tė gjitha takimeve me Alfred Mojsiun, me Fatos Nanon, me Servet Pėllumbin dhe me Kastriot Islamin”. (Tanjug, 22 dhjetor 2004). Si mos tė jetė i ndarė Drashkoviqi i kėnaqur dhe i stėrkėnaqur nga takimet me homologėt e tij, kur asnjėri prej tyre nuk ia ka prishur “tymin e duhanit” pėrkitazi me pikėpamjet dhe me vlerėsimet tendencioze, antihistorike dhe antijuridike pėr Kosovėn? Fatkeqėsisht, ata kanė mbetur tė hipnotizuar dhe tė pėrgjumur nga pėrsėrtija e pėrrallės sė tij diplomatike: se si Drashkoviqi fėmijėrinė e tij e kishte kaluar duke luajtur me fėmijėt shqiptarė nė Kosovė! Ēfarė absurdi! Drashkoviqi nuk ėshtė lindur, as nuk ėshtė rritur, as nuk ėshtė edukuar, as arsimuar sė bashku me fėmijėt shqiptarė nė Kosovė, por nė Banat tė Vojvodinės (hungareze dhe kroate) sė kolonizuar nga Serbia e Madhe.

    Fundja, kjo ėshtė nonsens diplomatik. Nuk ka fare rėndėsi se ku ėshtė lindur dhe zhvilluar ajo krijesė e recidivit serbomadh, por e rėndėsishmja ėshtė se ēfarė ishte opinioni i tij lidhur me ēėshtjen e Kosovės. Nė njė takim tė nivelit mė tė lartė ndėrshtetėror, skilja serbe, duke matur nivelin e “pusit diplomatik” tė homologėve tė tij, ua ka imponuar edhe deklarimin zyrtar tė teorisė sė harresės pėr tė kaluarėn e hidhur tė historisė sė marrėdhėnieve serbo - shqiptare. Kėtė e dėshmon edhe ky pohim i kryeministrit Fatos Nano: “Ta lėmė pas tė shkuarėn... kjo ėshtė njė vizitė historike...” (Gazeta Panorama, 23.12.2004). Ky konstatim i premierit shqipar ėshtė i vlefshėm vetėm pėr palėn serbe, sepse ka ardhur koha qė, si Drashkoviqi dhe tė gjithė drashkoviqėt e tjerė, si dhe politika, shkenca dhe Kisha e tyre serbomadhe tė heqin dorė pėrgjithmonė nga e kaluara e historisė dhe praktikės kolonialiste dhe imperialiste mbi shqiptarėt, Kosovėn - Shqipėrinė Etnike.
    Nė kėtė kontekst, politika dhe diplomacia e regjimit tė sotshėm tė Tiranės duhet ta ketė qartė se shqiptarėt (50%) ende tė kolonizuar dhe tė shtypur nga gjenocidi kolonial dhe imperialist serbomalazez nuk kanė se si ta harrojnė tė kaluarėn e tyre tė historisė sė pėrgjakshme, por ajo ėshtė dhe gjithmonė do tė jetė aktuale nė mendjen, nė shpirtin, nė veprimin dhe nė jetėn e tyre tė pėrditshme politike, kombėtare dhe atdhetare, pavarėsisht se ēfarė marrėdhėniesh do tė ketė Tirana me Beogradin sot apo nesėr (me apo pa fatos nanot). Pėr njė arsye shumė tė thjeshtė Kosova nuk mund t’i heqė vizė tė kuqe historisė sė saj tė shkuar, sepse qe mė se 100 vjet ėshtė duke e paguar me ēmim shumė tė lartė qiranė koloniale nėn Serbinė gjenocidale. E di apo jo kėtė Tirana, ėshtė ēėshtje e saj.

    Vėrtet, ashtu si ėshtė shprehur kryeshefi i diplomacisė sė SMZ-sė, Vuk Drashkoviq, edhe sot Kosova ėshtė “njė varrė” serioze, por kjo nuk mund tė shėrohet me ilaēin toksikologjik tė terapisė sė tij diplomatike: “Kosova ėshtė plagė e hapur e cila mund tė mjekohet vetėm po qe se i njihet statusi evropian brenda suazave shtetėrore tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, nė pėrputhje me imperativin e Kartės sė OKB-sė, se kufijtė ndėrmjet shteteve nuk mund tė ndryshohen me dhunė”. (Politika, 23.12.2004). Pėrkundrazi, nė vend tė kėsaj diagnoze tė gabuar tė diplomacisė dhe politikės serbe, duhet tė vijė nė shprehje zbatimi konsekuent i sė drejtės dhe i parimit tė vetėvendosjes sė drejtės ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e ēėshtjes koloniale tė Kosovės, si e vetmja terapi e qėlluar dhe e pranueshme juridiko - politike dhe historike pėr shqiptarėt.

    Prandaj, pavarėsisht nga vėllimi i realizuar i shkėmbimit tė deritashėm ekonomiko - tregtar midis Serbisė dhe Shqipėrisė, si dhe nga ėndėrrat dhe projektet e nesėrme tė diplomacisė ekonomiko - tregtare tė Tiranės dhe tė Beogradit, po qe se Kosovės nuk i njihet subjektiviteti juridik ndėrkombėtar, s’ka dyshim se Kosova do tė jetė njė “mur kinez” i zhbalancimit tė “idilit diplomatik” tė Serbisė dhe tė Shqipėrisė, e jo siē ėshtė shprehur nė mėnyrė devijante dhe hipokrite Vuk Drashkoviq (duke iu kėnduar ninulla gjumi homologėve tė tij), se: “Kosova nuk mund tė jetė pengesė nė zhvillimin e marrėdhėnieve tė SMZ-sė dhe tė Shqipėrisė”. (Politika, 23.12.2004). Pėr mė tepėr, moszgjidhja e problemit kolonial tė Kosovės nuk do t’i prishė vetėm marrėdhėniet “miqėsore tradicionale” ndėrmjet SMZ-sė dhe Shqipėrisė sė Fatos Nanos, por nė kuptim mė tė gjerė do tė destabilizojė paqen dhe sigurinė nė Ballkan. Mirėpo, njė rrezik tė tillė nuk janė duke e llogaritur as duke e parė me kohė vetėm mbėshtetėsit e verbėr tė politikės dhe tė sundimit kolonial dhe imperialist tė SMZ mbi Kosovėn - Shqipėrinė Etnike.

    Ia vlen tė theksojmė se, nėse Shqipėria nuk e sheh njė rrezik tė kėtillė, atėherė “dėmi ėshtė i gatshėm” nė planin strategjik tė mbrojtjes sė interesit kombėtar dhe shtetėror. Mjerisht, do tė vazhdojė “kėnga e vjetėr” - 50% e territorit dhe e popullsisė sė Shqipėrisė sė pavarur do tė jetė edhe mė tej e shkėputur nga 50% e Shqipėrisė sė varur, tė kolonizuar dhe tė copėtuar, e cila qė nga viti 1912 gjendet nėn sundimin shekullor serbomalazezsllav.


    Harresa kolektive historike bėri qė tė pėrsėritet gjenocidi serbomadh nė Kosovė mė 1989-1999

    Pėr ata qė jetojnė me ėndėrra dhe me iluzione, duke konsideruar se Serbia dhe serbėt janė miq paqėsorė tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė, vizita e kryediplomatit serb, Vuk Drashkoviq, bėrė Tiranės mė 21-22 dhjetor tė vitit 2004 mirėfilli se ėshtė “e justifikueshme” dhe “historike”, siē ka pohuar.

    Mirėpo, pėr shqiptarėt dhe Kosovėn ajo vizitė ka vetėm karakter tė thellimit tė marrėdhėnieve tregtare, ekonomike dhe diplomatike tė Shqipėrisė me Serbinė dhe me Malin e Zi. Pėr mė tepėr, vizita zyrtare e Drashkoviqit, qė i bėri Tiranės, nė asnjė mėnyrė nuk do tė ndikojė pozitivisht nė shtendosjen e marrėdhėnieve politike tė Prishtinės dhe tė Beogradit, pėr shkak se ministri i Jashtėm i SMZ-sė, Vuk Drashkoviq, edhe me kėtė rast ripohoi tezėn kolonialiste serbomadhe, se “Kosova duhet tė evropianizohet, por brenda kufijve tė pandryeshueshėm territorial administrativ tė Serbisė”. Nė tė vėrtetė, ky ripohim i nacionalistit tė rexhur serbmoadh nė Tiranė nuk ėshtė kurrfarė befasie, as sensacioni pėr shqiptarėt e Kosovės, sepse ai qė nga fėmijėria e tij ka marrė edukatė dhe arsim nacionalshovinist antishqiptar nga mėsimet e Kishės Ortodokse Serbe, se “Kosova ėshtė zemra dhe djepi” i Serbisė.

    Pra, ėshtė e udhės, qė t’i rikujtoj duatrokitėsit “aparēikė” zyrtarė tė Tiranės, se Drashkoviqi i njeh mirė shqiptarėt, por nė kuptimin negativ tė interesit kombėtar dhe territorial shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike. S’ka dyshim se Drashkoviqi i njeh shqiptarėt, sepse ai ka pasur prej kujt t’i marrė mėsimet e para se si duhet urrejtur, mbajtur tė shtypur dhe tė kolonizuar shqiptarėt. Kėshtu qė ai, sė bashku me kryefrymėzuesit e tij nacionalistė serbomėdhenj: Ilia Garashanin, Vuk Karaxhiq, Vasa Ēubrilloviq, Ivo Andriq, Jovan Duēiq, Nikola Pashiq, Drazha Mihajloviq, Dobrica Qosiq..., Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Serbisė, qė nga Beteja e Kosovės (1389) e deri mė sot, e kanė shkruar historinė mbi shqiptarėt dhe Kosovėn - Shqipėrinė Etnike. Por, mjerisht dhe pėr turpin mė tė madh, politika e sotme zyrtare e Tiranės nuk e njeh Drashkoviqin, as mėsimdhėnėsit e tij me ideologji fashiste antishqiptare, tė cilėt si dikur edhe sot konsiderojnė se “Kosova ėshtė Serbi”. Ngase, sikur vėrtetė ta kishte njohur, ajo edhe nuk do ta pranonte fare nė vizitė Vuk Drashkoviqin pėr tė llomotitur xhepura sesa ai njeh mirė Ismail Kadaren dhe sa i afėrt dhe ēfarė miqėsie ka ai me shqiptarėt nė Kosovė.

    Fragmenti mė komik dhe mė absurd (e besueshme vetėm pėr qentė dhe agallarėt e Esad Pashė Toptanit, klyshit mė lojal tė Serbisė, e cila nė shenjė dhimbjeje dhe nderimi tre ditė mbajti zi pėr vrasjen e tij nga dora hakmarrėse e popullit dhe plumbat hallall tė patriotit demokrat shqiptar, Avni Rrustemi) i intervistės sė Drashkoviqit dhėnė gazetės Panorama tė Tiranės ishte edhe ky: “I pėrdor shpesh mendimet e tij kur flas pėr marrėdhėniet serbo - shqiptare”. (Gazeta Panorama, 23.12.2004). Kjo ėshtė njė hipokrizi dhe gėnjeshtėr e ngjyrosur, e yrrnekut tė moēėm nacionalist serb, sepse vėrtet, sikur Drashkoviqi ta kishte kuptuar dhe interpretuar drejt opusin letraro - politik e kombėtar shqiptar tė shkrimtarit Ismail Kadare, ai edhe nuk kishte pasur nevojė, siē ka deklaruar rrejshėm pėr gazetėn Panorama, t’i pėrsėrisė “sabah e aksham” thėniet e Ismail Kadares nė stilin e “duave” nacionaliste kishtare serbe, por do tė ishte pajtuar me konkluzionet e tij aksiomatike se Kosova historikisht ka qenė dhe ėshtė shqiptare. Mirėpo, vepron tė kundėrtėn, duke deklaruar me qindra herė para opinionit publik se “jeta e tij nuk do tė kishte kurrfarė kuptimi po qe se Serbia do tė mbetej pa Kosovėn” (!)

    Nė tė vėrtetė, ky edhe ishte qėllimi i “vizitės historike” Tiranės, i cili drejt dhe tėrthorazi, nė stilin e pėrrallės diplomatike serbe, “i ngushėlloi” presidentin Mojsiu, kryeministrin Nano, kryeparlamentarin Pėllumbi dhe kryediplomatin shqiptar Kastriot Islami, se “varra e hapur” - Kosova, nuk “duhet tė jetė kurrfarė pengese” nė zhvillimin e mėtejmė tė marrėdhėnieve midis Unionit tė SMZ-sė dhe tė Shqipėrisė, por historia e saj e kaluar duhet tė harrohet sa mė parė tė jetė e mundur!

    Fatkeqėsisht, siē theksuam mė sipėr, edhe kryetari i qeverisė shqiptare, Fatos Nano, u dakordua me skemėn sugjeruese tė pėrrallės diplomatike antishqiptare tė Vuk Drashkoviqit, duke thėnė qė (patjetėr) “duhet ta lėmė pas tė shkuarėn”(!?) Ky konstatim “diplomatik” i Fatos Nanos vė nė dukje faktin se nuk do tė ketė mbrojtje, as progres tė interesit tė pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror tė qenies sė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan pėrderisa ai me “pistonėt” akrobatė - antibashkim tė garniturės sė tij ndodhet nė krye tė shtetit shqiptarė. Kėtė fatkeqėsi kombėtare tanimė e ka “lexuar” si nė aspektin intensiv, ashtu edhe nė atė ekstensiv, edhe “sonda” e pėrrallės diplomatike serbe e Vuk Drashkoviqit, e cila maskėn e saj e ējerri pa kurrfarė pengese nė takimin e nivelit tė lartė diplomatik nė Tiranė. Mirėpo, kėtė nonsens tė “dialektikės” sė diplomacisė sė regjimit antidemokratik tė Fatos Nanos (sa mė afėr Serbisė kolonialiste, e sa mė larg Kosovės sė pavarur), duhet kuptuar drejt, pa nihilizėm dhe pa nostalgji kozmopolite edhe elita e klasės politike e Kosovės. Ndryshe, vėrtet do tė triumfojė teza dhe teoria e harresės historike e Fatos Nanės, e cila ėshtė kompatibile me antipavarėsinė e pėrmbajtjes sė pėrrallės diplomatike tė Vuk Drashkoviqit pėr Kosovėn dhe shqiptarėt.



    Se lu Topi kur i thone. Artikulli me i mire qe kam lexuar per nje kohe te gjate. Autori ka fituar respektin tim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga rudo : 11-03-2005 mė 15:14

  6. #36
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga rudo

    Se lu Topi kur i thone. Artikulli me i mire qe kam lexuar per nje kohe te gjate. Autori ka fituar respektin tim.
    Vuku eshte nje cetnik i perbetuar. Me prejardhje nga Bosnja. Autor i librit NOZ (Thika) dhe per kete u perndjek nga regjimi Titoist. Pertia e tij "Srpski Pokret Obnove" eshte me ideoilogji serbomadhe. Por duket se ka hase ne "bashkbisedues" dhe "mirekuptues" me kliken politike te shtetit kukull Shqiperise.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ju falenderoi te gjithve per shkrime sugjerime kritika propozime ,por nje ende nuk mundem ta besoi qe e ka shit Nano Kosoven siq thoin disa me falni por kjo nuk qendron.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    S'munden te na zhdukin me force dhe po mundohen ta bejne me paqe

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Post Interferencat e padėshirueshme

    Citim Postuar mė parė nga RTP
    Pershendetje Laguna Blu


    Ńuk di se cili eshte potezi qe duhet marr?!

    Eshte momenti i duhun ti tregohet qenit ,si kendej nga Kosova e si nga Shqiperia qe i ka kalue te gjitha kufinet ky qen bir qeni.

    Nuk kishte faj zoteri Rugova qe qendronte me ore ne aeroplanin e Tiranes e nuk zbriste ta zgjaste doren e pershendetjes me nje sorrollek te tipit Nano!
    Duhet te gjithe te jemi nje e ta luftojme se bashku.

    Shume respekt
    rtp-ja
    I dashur RTP,
    nė fakt hapat e tillė qė "kohė pas kohe" merr Tirana zyrtare gjithmonė kanė pasė qėllim krijimin e hendekut brendashqiptar dhe fragmentarizimin e mėtutjeshėm tė kombit nėpėr feude tė vogla politiko-ekonomike tė cilat pastaj do tė kish qenė mė e lehtė tė gllabėroheshin nga fqinjėt. Edhe po nuk u bė me ushtarė (siē nuk ndodhė sot edhe aq shpesh) tash kemi hyrė nė fazėn e pushtimeve ekonomike. Dhe po u vazhdua me kėtė ritėm shqiptari nesėr do tė jetė rrogtarė nė shtėpinė e tij...
    Mėnyra mė e mirė ėshtė ajo e mosbindjes qytetare nga ana e shtetasve tė Shqipėrisė dhe natyrisht vota masovike kundėr partisė qė Nano udhėheqė. Me qė atje ka edhe asi qė e duan interferencat politike nga Kosova do tė ishin tė dėmshme. Mu nga kjo rrjedhė edhe ajo "indiferencė", nė pamje tė parė ndaj politikės shqiptare nga ana e estabilishmentit politik kosovar. Por ėshtė mashtruese sepse nė njė moment tė caktuar kortezia proverbiale e kėsaj politike e humb durimin dhe Tiranisė ekonomike apo politike i vie fundi. Me njė aleat tė vlefshėm qė me vėshtirėsi po profilizohet nė Tiranė...

    Tė fala
    laguna blu
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anėtarėsuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Ju falenderoi te gjithve per shkrime sugjerime kritika propozime ,por nje ende nuk mundem ta besoi qe e ka shit Nano Kosoven siq thoin disa me falni por kjo nuk qendron.
    Llapi... dale te te pysi xhixho i here ty ? pse te duket kaq e pabesueshme ty qe ky kellefi jone ka shit kosoven? a e di ti se ca ka qene replika ketij palles kur o taku me miloshevicin dhe ai surratbloza i that nanos " ne kosove nuk ka shqiptare, jane te gjithe serbe: dhe ky dallkauku jone aspi karallloi me diplomaci ja pret ....." po.. une jam i bindur qe ka nje larmi njerezish ne kosove...."

    Sic ja bejn shkodranet " ku ku moj nane"...... te kendofte qyqja ne prag te deres 24/7 mor pat qorre qe thu kshtu. Me pas qene nai ramush ne ate lloj veni, ose funi funit ene xhixho ktu, do i kishim thone " mylle gojen kopac dyleksh se te bej kile kile dhe ushqejqente e rruges me ty....kosova oshte shqiptare.

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •