DEMONI I KEQ:
MJETET E INFORMACIONIT SI
ZOTĖRUES TĖ KOHĖS
Akbar S. Ahmed

Ky artikull ėshtė pėrkthim e tekstit tė z. Akbar S. Ahmed, autorit pakistanez, titulli i origjinalit ėshtė: “The evil demon: The media as Master”. Nė kėtė tekst janė shqyrtuar aspekte tė ndryshme tė ndikimit dhe rolit tė mjeteve tė informimit nė kohėn tonė.
Mjetet e informacionit publik paraqesin njėrėn ndėr karakteristikat kryesore tė postmodernizmit dhe e definojnė civilizimin kezistues botėror tė kohės s’onė. Ėshtė e pamundur tė kuptohet ndikimi dhe zgjėrimi i postmodernizmit, pikėpamjeve, pakuptimsive dhe mangėsive tė tij, pa kuptuar esencėn e mediumeve.
Duke marrur parasysh faktin se natyra e shqyrtimit tė diskutimit tonė ėshtė e paqartė, e padefinuar dhe e ndryshueshme, do tė cekim vetėm disa orientacione nismėtare tė tij, edhe pse mendojmė se ėshtė e pamundur qė tė jepet ndonjė konkluzion i fortė dhe kompakt lidhur me tė. Prandaj diskutimet tona paraqesin vetėm vėrejtje hyrėse mbi kėtė ēėshtje dhe ėshtė e domosdoshme tė bėhen hulumtime me serioze.
Gjatė historisė, mediumet perėndimore kanė qenė rreziku mė i madh i islamit: madje mė shumė se baruti, trenat dhe telefoni, cilėt kanė ndihmuar shumė nė kolonizmin e vendeve islame, dhe kanosje mė tė madhe se aeroplanėt, tė cilėt nė fillim tė kėtij shekulli u paraqitėn nė vijat ajrore tė vendeve islamike. Mediumet perėndimore janė tė pranishėm gjithnjė dhe nė ēdo vend, duke atakuar dhe analizuar vazhdimisht edhe pikėn e dobėt mė tė vogėl.
Sulmet e kėtyre mediumeve tė fuqishme paraqesin problem tė dyfishtė pėr muslimanėt. Si duket muslimanėt nuk janė nė gjendje tė mbrohen, ose, ēka ėshtė edhe mė e keq, se nuk mund as tė kuptojnė esencėn dhe qėllimin e kėtij sulmi. Pėrpos kėsaj, prijėsit e tyre, tė cilėt nuk janė tjetėr pos mburravecė tė thjeshtė, dhe hulumtuesit matufė i prezentojnė nė mėnyrė tejet poshtėruese, sikur tė ishin njė turmė shkurtabiqėsh cilėt pėshpėrisin kur mbi kokėn e tyre qėndron njė vigan shumė i madh dhe i fuqishėm. Nė realitet, vetėm qytetarėt e thjeshtė muslimanė, mednja e shėndoshė dhe tė kuptuarit instiktiv e tė cilėve ėshtė mė e sigurt dhe mė e pranueshme se e prijėsve dhe shkencėtarėve tė tyre, e kuptojnė fuqinė dhe nivelin e rrezikut. Njė musliman i thjeshtė di fare mirė pėr rrafshin nė tė cilin ėshtė duke u zhvilluar kjo luftė dhe pėr kapacitetet e fuqisė qė janė nė luftė kundėr tij. Mirėpo, mungesa e besimit ndaj prijėsve tė vet shton presionin qė bėhet mbi tė.
Ndofta, nė vitin 1258, kur Mongolėt kishin arritur para portės sė Bagdadit, pėr ta shkatėrruar pėrgjithmonė mbetėrinė mė tė madhe tė Arabėve nė historinė e tyre, ka mbretėruar njė atmosferė e tillė. Nė kėtė kohė, ndonėse ishte shkatėrruar dinastia e Abasidėve, pas tyre krijohen dinasti tjera me pozitė tė ngjashme dhe me pallate kolosale e madhėshtore: Fatimidėt nė Egjipt, Omavidėt nė Spanjė, Safavidėt nė Iran dhe Mongolėt nė Indi. Mirpo kėtė herė ėshtė vendosur ndryshe se nuk do tė ketė mė dinasti tjetėr, nga se “demoni” ėshtė qenie ahmarrėse dhe xheloze. Nė kėtė diskutim do tė pėrpiqemi tė prezentojmė disa veēori dhe karakteristika tė mediumeve, pėr tė kuptuar me kėtė pėrgjigjen e islamit pėr kohėn e postmodernizmit.

Njohja e esncės sė “demonit”
Nė raport me modernistėt tė cilėt pėrpos njohjes sė botės, janė pėrpjekur ta ndryshojnė atė, si duket postmodernistėt janė mė tė matur dhe mė modest nė qėllimet e tyre. Dėshira e tyre ėshtė ta rikonstruktojnė botėn pėr ta njohur atė, na duket se ėshtė tejet vėshtirė edhe vet kuptimi i kėsaj dėshire modeste.
Para disa vitesh, mė saktėsisht nė vitet gjashtėdhjetė, dmth. Nė kohėn kur bota, nė krahasim me horizontet qė sot i ka pėrpara, ka qenė mė e shėndoshė, mė e parrezikshėm dhe shumė mė e pastėr, themeluesi dhe paraardhėsi i idesė mbi mediumet na ka paralajmėruar mbi ekzistencėn e “teknologjisė elektrike” dhe mundėsinė e saj qė tė bėhet “sistemi ynė qėndror nervor”. Ai ka paralajmėruar se mediumet janė duke u bėrė porosia e vetme e mundshme, ndėrsa pastaj mediumet e kohės s’onė u bėnė prijės dhe udhėrrėfyes shpirtėrorė, edhe ata qė kanė karakter demonik. Mediumet e kohės s’onė, shikuar nga aspekti i ndikimit qė ushtrojnė mbi neve, kapacitetit tė tyre pėr ndryshimin e fakteve, thjeshtėsimit tė rrezikshėm tė problemeve dhe ndikimit nė ngjarje, konsiderohen si “demon” shpirtkeq, absolutisht i fuqishėm dhe i pranishėm, dhe, nė realitet shkaktar i ekzistimit tė “frymės” dominante tė kohės sė postmodernizmit.
Akoma nuk janė tė njohur mirė esenca e kėtij “demoni” dhe rreziqet qė kanosen nga ekzistimi i tij. Pėr kėtė arsye unė me vetėdije dhe qėllimisht po pėrdori termin “demon”. Gjatė viteve nėntėdhjetė, kur bota nxiton drejt fshatit teknologjik, ēdo ditė ėshtė gjithėnjė e mė e madhe fuqia e kėtij demoni dhe zgjėrohet niveli i pėrēarjes mes popujve tė ndryshėm. Liderėt e ardhshėm mė shumė do tė dėshirojnė qė gjithnjė pranė tyre tė ndodhen ekspertėt e hermeneutikės, nė mėnyrė qė, gjatė punės me mediume, t’i paralajmėrojnė pėr rrezikun dhe qė t’u japin kėshilla tė nevojshme nė situata delikate kulturore.
Na supozojmė se mbyllja jonė nė suazat e mediumeve elektronike, tė cilat paraqesin karakteristikat themelore tė civilizimit dominues botėror, ėshtė situatė e definuar dhe e qartė. Mirėpo, mė lejoni qė tė mos e tjeshtojmė kėtė fenomen kompleks dhe tė mos sjellim pėrfundim defintiv mbi ēėshtjet tė cilat janė tė paqarta dhe mashtruese. Revista EKO “ECO” kėshtu e parashtron problemin e mediumeve:
“Ē’janė mjete e informimit publik? A janė mediume shpalljet nė gazetė, sektori ndėrkombėtar i televizionit ose njė a dy fanela pa mėngė? Nė realitet, na jemi ballafaquar jo vetėm me njė, dy ose tri mediume, porse me njė numėr tė madh syresh qė veprojnė nė suaza tė rrjetėve tė ndryshme. Mediumet janė bėrė shumėdimenzionale, mirėpo disa prej tyre janė mediume tė mediumeve, dmth. Veprojnė dyfishtė.” (nr. 149, v. 1987.)
Prandaj mė lejoni qė edhe na tė analizojmė mė thellė esencėn dhe mėnyrėn e veprimit tė mediumeve. Hulumtimi preciz i esencės sė mediumeve dhe studimi i tyre, do t’na zbulojė disa karakteristika dhe veēori qė janė tė fshehura nė zemrėn e kėtij problemi. Nė kėtė mėnyrė do tė njihemi me paqartėsitė, kontradiktat dhe paparashikueshmėrinė e kėtij fenomeni. Me kėtė do tė kuptojmė mė mirė esencėn e kėtij “demoni”.

NJĖ: Mjetet e informimit publik nuk njohin kurrėfarė ndjenje tė lojaliteti ose miqėsisė
Ndofta njėra ndėr karakteristikat mė tė rėndėsishme tė mediumeve ėshtė jolojaliteti, ndėrsa nė realitet, paqartėsia e tyre rrjedh nga kjo veēori. Na e dijmė mirė se mediumet janė fuqi, forcimi i dominimit kulturor dhe pėrhapje e filozofisė politike. Ato janė armė shumė tė rėndėsishme tė ēdo vendi. Gjithashtu, e dijmė mirė se gjatė historisė, asnjė fuqi e madhe nuk ka pėrjetuar humbje pėr shkak tė pėrdorimit tė armėve tė saj edhe atė nga armiku direkt, siē ka pėrjetuar Amerika gjatė krizės sė Gjirit, edhe atė vetėm nga shkaku se mediumet paraqesin shpatė me dy teha.
Xhorxh Bushi, kryetarė i dikurshėm i Amerikės, cili ka qenė pioner nė shrytėzimin e mundėsive tė mediumeve, nė fund tė viteve tetėdhjetė ka sqaruar metodėn e posaēme tė udhėheqjes sė nė Gji:
“Prandaj shumė shpesh ka ekzistuar mundėsia qė lajmet tė zėvendėsohen me atė qė ekspertėt e informimit e quajnė “propagandė horizontale”. Me termin “propagandė horizontale” nuk nėnkuptohet pėrhapja e gėnjeshtrave, madje nuk mendohet as nė ndonjė tentim tė organizuar sipas nevojės; porse kjo supozohet si pjesė e njė procesi me ndihmėn e tė cilit idealet dhe qėllimet e njė kulture bėhen tė pėrjetshme. Nė shtyp ky problem ėshtė sygjeruar ashtu qė duket logjik veprimi i organeve dhe organizatave tona dhe aftėsia e udhėheqėsve tonė. Ėshtė e sigurt se nė kėtė proces nuk ndjehet qėllimi i keq dhe pesimizmi, ngase kultura e cila nuk ėshtė nė gjendje qė qėllimet dhe idealet e saj t’i shndėrrojė nė vepėr dhe t’i bėjė tė pėrjetshme, nuk do tė mund tė ekzistoj.”
Mirėpo, pas disa ditėsh mediumet e orientojnė vėmendjen e tyre kah pengjėt nė Bagdad dhe Bushi kishte mbetur vetėm, qė pa ndihmėn e askujt, t’i pėrgjigjet komunikatave tė Sadam Hyseinit. Nė kėto kondita Bushi e kishte kuptuar se arma e tij ėshtė shpatė me dy teha: “Ajo qė dallon nga lajmi i sotėm nė raport me paraardhėsit e tyre, ėshtė fakti se lajmet bashkohore nuk kanė aspak tendencė tė jenė ithtarė tė njė ane tė caktuar, me qėllim qė tė veprojnė si pjesė e njė tentimi tė vazhdueshėm nė drejtim tė njė kėrkese ose dėshire specifike tė organizuar. Prandaj ato vazhdimisht kėrkojnė rivalė tė rinj pėr luftė.”TPF1FPT
Siē ėshtė theksuar nė revistėn Spektatori (The spectator):
“CNN pa kurrėfarė kufizimesh i ka lejuar vetes qė nė programin e vet ndėrkombėtar tė mos kujdeset ē’mund tė bėj e ēka jo. Xhroxh Bushi nė ditė e para tė krizės sė Gjirit ishte tejet i zemėruar, ngase pėrpjekjet e tij qė nga Sadam Hyseini tė krijojė personalitet Hitlerit modern, ishin tė pasuksesshme pėr shkak tė transmetimit direkt satelitor tė lajmit mbi sjelljen miqėsore tė udhėheqėsit Irakien ndaj pengjėve Perėndimorė.TPF2FPT
Mediumet perėndimore, pa fije ndjenje tė lojalitetit, lejuan tė trnasmetohen raporte dhe porosi prekėse lidhur me muslimanėt. Muslimanėt, tė cilėt me fanatizėm refuzonin tė gjitha mediumet e huaja, duhet tė mendojnė mė shumė dhe mė seriozisht mbi ndikimin e thellė dhe botėror tė programeve televizive siē janė “Toka e premtuar”, “Hoteli i Malekut” dhe “Terrori”, nė tė cilėt ėshtė prezentuar problemi i Plaestinės me simpati tė dukshme.
Kryengritėsit e djeshėm sot mund ta luajnė rolin e heroit. Dje Sadami nė sytė e Perėndimorėve ka qenė shembulli mė i mirė i Arabit tė urtė dhe tė matur, ndėrsa sot llogaritet si Hitler i ri. Miqėt e Amerikės, si shahu iranian dhe Markosi i Filipinėve, pėrnjėherėsh nė SHBA shndėrrohen nė “persona tė padėshirueshėm”. Rushdiu nė Perėndim ėshtė prezentuar si simbol i shkrimtarit i cili ėshtė i shtypur dhe persekutuar, ndėrsa te muslimanėt si njeri qė ėshtė larguar nga feja. Mirėpo, deklarata e tij mbi lojalitet, nė dhjetor tė viti 1990 dhe sjellja e tij e mėvonshme, nė tė ardhmen me siguri do tė ndikojnė nė pėrmirėsimin e mendimit tė sotėm pėr tė.
DY: Mediumet janė, kjo ėshtė e qartė, raciste.
Mediumet prėndimore janė nėn kontrol tė protestantėve tė bardhė anglosaksonė (VASP). Yjet dhe hronjtė e mediumeve duhet patjetėr tė jenė tė bardhė, ose nėse kanė ngjyrė tė mbyllėt tė lėkurės, ajo duhet tė jetė e bronxtė. Sytė e kaltėr dhe flokėt e bardha janė karakteristika tė dėshirueshmė. Persona tė kėqinj dhe tė poshtėr nė mediumet janė, kryesisht, personat nga Azia. Zezakėt pasqyrohen gjithnjė mė njė kallėp tė njejtė: “Zezaku i keq” ėshtė pėrtac, hajn, rebelues dhe problematik, ndėrsa “zezaku i mirė” ėshtė pop-kėngėtar ose sportist. Nė tė ardhmen zezakėt qė janė korespondentė dhe drjetorė nga gjenerata e Spajk Li-ut (Spike Lee), me siguri do ta pėrmisojnė kėtė moto (natyrisht kur tė mundin hidhėrimin dhe zemėrimin e tyre).
Vetėm para tri decenieve Mak Lohani u pėrpoq t’a orientojė vėmnedjen tonė nga ēėshtja: se zezaktė e Afrikės nuk mund tė kuptojnė mediumet perėndimore ose t’i kushtojnė vėmendje atyre: “Ata gjatė ēfaqjes sė filmit nė kino vazhdimisht flasin, bėjnė zhurmė ose kthejnė kokėn e shytė nga lėviz fotografija. “Miėrpo emisionet tė cilat sot i udhėheqin zezakėt, si Kozbi Shov,TPF3FPT vėjnė nė pikpyetje klishenė e tė bardhėve dhe dalin jashta kornizave qė i kanė pėrcaktuar ata. Pa marrė parasyh tragjeditė e pafund tė varfėrisė, poshtėrimet dhe persekutimet qė i kanė pėrjetuar gjatė kohės, ajo qė tė mahnit ėshtė fakti se te ata nuk ekziston hidhėrimi dhe zemėrimi, por spiritualiteti dhe gėzimi. Kozbi Shov e paraqet pėr bukuri kėtė fakt. Ky emision na ilustron jetėn e njė familje kompakte zezak dhe paralel me kėtė na porosit se janė dėbuar shpirtrat e kėqinj tė sė kaluarės dhe se duhet jetuar mė tutje. Edhe pse ky program ėshtė prodhuar nė Holivud, megjithatė ėshtė dhuratė e shpirtit tė njerėzimit.
Yjet e mediumeve dhe heronjtė na ndihmojnė tė kuptojmė kėtė fakt (fanatzimin ndaj njė ngjyre tė caktuar tė lėkurės ose race tė caktuar). Nėse dėshirojmė qė nė bazė tė programeve tė mediumeve tė caktojmė listėn e dhjetė personave mė tė njohur tė botės, lista do tė dukej afėrsisht kėshtu: njėri ndėr antarėt mbretėrore angleze (sipsa gjithė gjasave mbretėresha nėnė ose princesha nga Uellsi), njėri ndėr kosmonautėt amerikanė, Elizabet Tejllor, Elvis Prisli, Xhejms Din, Ruzvelt, Merlin Monro, Gorbaēov, Ronald Regani dhe njėri nga tre Xhonėt (mund tė zgjedhni vet cili: Xhon Vejn, Xhon F. Kenedi ose Xhon Lenon). Natyrisht kjo list nuk ėshtė precize dhe e saktė, mirėpo njėkohėisht supozohet si listė postmoderniste. Nė jetėn e kėtyre njerėzve baza morale ose shpirtėrore ėshtė e vogėl. Ata janė kryesisht njerėz tekanjoz dhe tė ēuditshėm. Shenjtėria dhe famoziteti e tyre ėshtė arritur pėrmes mediumeve.