Im atė

Kur vdiq, ishte tridhjetėegjashtė vjeē.
Guri i vjetėr i varrit tė tij e thotė kėtė.
Por ai nuk e di se ēdjalė mbylli nėn tė...
*/*

Njė grimcė

Nė kėtė Pafundėsi
Univers i Madh
lėmsh galaktikash
Njė grimcė jam e Gjithėsisė.
Bart nė vete,
veset e grimcės
virtytet e tėrėsisė.
*/

Buzėt e Vdekjes

Si dy venduza tė lagėsht
buzėt e Vdekjes
cukin shpirtin tim.
(1973)
*/*

Deti e Pulėbardha

Shpirti i madh i Detit dremit.
Stuhitė e furtunat-ndrydhur nė thellėsi
fosilet e dashurive tė dikurshme
fshehur nė fundin e tij…
Ndjenjat-ngurtėsuar
nė korale shumėngjyrėshe;
humnerave-heshtje e pėrjetshme.
Asgjė nuk tė kujton
gjeniun zhurmėmadh,
kershtat e valėve thinjoshe,
tallazet qė puthnin qiellin,
erėn qė me tė uturinte
hovet e tij tė furishme.
Thellė, shpirti I detit fle.

Mbi sipėrfaqen e qetė
pasqyrohen retė-tė bardha
si qingja nė njė fushė tė blertė.
Enigma e syve tė tij,
vjollcė nė agim,
tė kaltėrt pasditeve,
ngjyrė plumbi muzgjeve.

Mbėshtetur kryet mbi krahėt
qė pėrqafojnė botėn brigjeve,
vigani dremit
nė pakėnaqėsinė e tij tė pėrjetshme.

Befas
mbi shkretėtirėn e hirtė tė ujit
nga njė re mjegullash
pikuar hareshėm prej qiellit
shfaqet njė pulbardhėz e re.
Krahėt e saj tė bardhė
si vela tė njė lundre qiellore
cukin ėmbėl rrudhat e Tij
sytė hetues tė zogės
zhbirojnė nė thellėsi,
por Deti hesht nė gjumin e zi...

Ajo ngrihet lart
e lėshohet mbi tė det me vėrtik,
sėrishmi me flatra e fshik,
frushkullima e krahut fildish
pėrshkohet mbi trupin e tij
si shpatėz e ėmbėl qė ish,
e ēohet lart pėrsėri.

Ngulmon pulėbardha
nė kapriēin e saj e nuk ik...
.................................
Ja, deti hap sytė e pėrgjumur
lėviz njė qerpik...
sheh zogėn nė sfondin e qiellit
trupin e tejpashėm nėn rrezen e diellit,
e rrudhat i shtohen nė ballin e lodhur.

Ajo lėshohet pingul
e zhytet nė gjirin e gjerė
shkuma pėrplaset
me gjėmė e potere!
Koralet po zgjohen
Turfullojnė krifat e luanėve tė lidhur
Shungullojnė prej fundesh furtunat.

Pulbardha e grish Detin
nė lojė tė ēuditshme dashurije,
zgjon vrullet rinore tė tij!
Pėrshkėnditet fytyra e viganit
Stėrkalash, nėn dritėn-inxhi!
Rrezet thyhen nė miriada
ēiklima pasqyrash
qė vallėzojnė rreth nuses sė bardhė.

Sytė e Detit qeshin e qeshin
Bėhen ėndėrrimtarė...
Nė dejet ku rridhte mėrzia
Ritme lėvrojnė si mė parė...
..............
Por,
pėr pulėbardhėn aq ishte loja
kapriēi gazmor kureshtar...
Ajo flatrat desh tė provonte
aftėsinė e saj femėrore,
nėse Detin do tė mund ta zgjonte.
E zgjoi
dhe vrulltas, siē erdhi, sėrish fluturoi
pėrtej kaltėrsive tė qiellit...
e vigani rėnkon prej sė thellit,
klithma e pėrgjakur e shpirtit
ngrihet e sillet rreth diellit
..................
Deti ushton e rėnkon
ankon nė jetė tė jetėve.
Shpirti i tij i thellė, vuan
Torturat e mėdha tė ndarjeve.

MILOSAO