Halla Min ja paske qit rrenat ne fush kti prishtinali 2010 rrencit ,qe ju kishte ber si nji lloj semundje me do harta qe po i poston ne at temen tjeter, tan kohen nji far harte e qet, e dje rrejti qe Albini nuk ka qen ne drenic .

jen msuar kta hashim fusnotat me shku te paret ne manifestime dhe te duken se jan ma shqiptar se tjeret por kurse albin kurti nuk shtyhet me brryla per mu duk si kta pulaxhit se pse albin kurti shkon kur duhet
Thyhet zyra e “Vetëvendosjes” në Podujevë
Podujevë, 19 mars – Zyra e degës së lëvizjes “Vetëvendosje” në Podujevë është thyer mëngjesin e hershëm të ditës së hënë, ku është vjedhur një kompjuter. Sekretari organizativ i kësaj lëvizje në Podujevë, Blerim Maçastena, ka thënë se ende nuk i dinë arsyet dhe motivet e thyerjes së zyrës së tyre.
“Në orën 05:35 të mëngjesit më ka njoftuar Policia se po dyshojnë se na është thyer zyrja. Rreth orës 06:00 kam arritur përball zyrës dhe është vërejtur se ajo ishte thyer. Bashkë me policë kemi hyrë brenda dhe e kemi vërejtur se na ishte vjedhur kompjuteri i vetëm që ka qenë në këtë zyre. Tjetër gjë nuk ka munguar”, ka thënë Maçastena. Sipas tij, kjo është hera e parë që u është thyer zyrja në Podujevë.
Rastin e ka konformuar edhe Policia në Podujevë. Komandanti në detyrë në Stacionin Plicor të Podujevës, Naim Latifi, ka thënë se rastin është vlerësuar si vjedhje.
“Tash për tash nuk ka të dyshuar, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë ai.(koha.net)
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Fjala e Visar Ymerit në konferencën e sotme për media në lidhje me Vendimin e Gjykatës KushtetueseKushtetuesja hedhë poshtë kërkesën e “Vetëvendosjes”
Është hedhur poshtë kërkesa e ”Vetëvendosjes” për joligjshmërinë e vendimit të Kuvendit të datës 20 janar që ishte kundër-mocioni i PDK-së ndaj atij të “Vetëvendosjes” për reciprocitetin.
Sipas njoftimit, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës u këshillua dhe votoi për Rastin KO 05/12, „Kontestimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-279, të 20 janarit 2012“.
Në këtë rast, deputeti Visar Ymeri dhe dymbëdhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, parashtruan kërkesën përmes së cilës kontestuan kushtetutshmërinë e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-279, i cili ndër të tjera, “mirëpriti marrëveshjet” e arritura në dialogun ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dhe përmes së cilit Kuvendi “e mbështeste zbatimin e tyre të tërësishëm”.
Në kërkesën e tyre, parashtruesit pohojnë se Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë janë dy shtete me subjektivitet juridik në të drejtën ndërkombëtare; ata konsiderojnë që vendimi i marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ishte “ratifikim i marrëveshjeve ndërkombëtare” që kërkonte procedurën e parashikuar me nenin 18 të Kushtetutës.
“Gjykata Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, njëzëri vendosi që ta hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme. Gjykata vlerësoi se natyra e kërkesës së parashtruesve ishte jashtë caqeve të juridiksionit të gjykatës sipas nenit 113.5 të Kushtetutës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
21 marzo 2012
Pika 1 e vendimit të Kuvendit të miratuar më 20 janar 2012 thotë kështu: “Kuvendi i Kosovës mirëpret, marrëveshjet e arritura në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Serbisë përmes procesit të dialogut dhe mbështet zbatimin e tyre të tërësishëm”.
Kontestimi ynë ka qenë i bazuar në këtë pikë. Dhe atë në dy momentet kryesore të kësaj pike. Në njërën anë në “mirëpritjen e marrëveshjeve të arritura” dhe në anën tjetër në “në mbështetjen e zbatimit të tërësishëm të tyre”.
- Kjo nënkupton që Kuvendi me mirëpritjen e marrëveshjeve, e ka shkelur Kushtetutën, meqenëse Kuvendi nuk mirëpret marrëveshje ndërkombëtare. Me kategoritë kushtetuese dhe ligjet në fuqi Kuvendi ratifikon marrëveshje ndërkombëtare. “Mirëpritja” si e tillë nuk ekziston në këtë kontekst si kategori juridike.
- Sa i përket “mbështetjes së zbatimit të marrëveshjes” kjo nënkupton që Kuvendi ka pranuar dhe thërret për zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe zotohet se do t’i marrë obligimet për zbatimin e tyre, dhe këtë pa i ratifikuar fare. Me këtë rast Kuvendi është në kundërshtim me dispozitat kushtetuese që e mbulojnë këtë çështje por edhe me Ligjin mbi marrëveshjet ndërkombëtare.
Ne konsiderojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës duke e votuar një vendim të këtillë i ka pranuar dhe zotohet se do t’i zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare të arritura deri më atëherë por edhe ato që do të vinin në vazhdim siç është ajo e fusnotës pa i ratifikuar. ato.
Ratifikimi si proces nënkupton procedurën që duhet të përmbushet para se shteti mund të marrë përsipër detyrime ndërkombëtare. Pra në rastin tonë, neni 18 i Kushtetutës së Kosovës parasheh ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi apo nga Presidenti, varësisht se çfarë marrëveshje është dhe varësisht nga çështja që e trajton marrëveshja ndërkombëtare. Për më tepër, paragrafi 3 i nenit 18 të Kushtetutës krijon obligim kushtetues edhe për Presidentin edhe për Kryeministrin që ta njoftojë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet ndonjë marrëveshje ndërkombëtare. Pra, ratifikimi ka për qëllim të shmang tejkalimin e kompetencave apo të autorizimeve gjatë arritjes së ndonjë marrëveshjeje të veçantë. Në rastin kur Presidenti/Presidentja bën ratifikimin e ndonjë marrëveshjeje ndërkombëtare, ai/ajo ushtron kompetencat kushtetuese të tij/saj për nënshkrim të marrëveshjeve ndërkombëtare në pajtim me nenin 84 paragrafi 7 që udhëheq me politikën e jashtme të vendit në pajtim me nenin 84 paragrafin 10 të Kushtetutës. Kjo është thelbi i asaj që ka kërkuar Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Ne kemi konstatuar se marrëveshjet e arritura mes qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Republikës së Serbisë janë marrëveshje ndërkombëtare për shkak se edhe Kosova edhe Serbia janë dy etnitete që kanë status juridik ndërkombëtar, dhe si të tilla si marrëveshje ndërkombëtare ato duhet të kalojnë përmes procesit të ratifikimit dhe nuk mund në asnjë mënyrë që Kuvendi t’i mirëpret ato, e aq më pak të zotohet se do t’i zbatojë ato, pa i ratifikuar ato. Ndërkohë, vendimi i kontestuar i Kuvendit (20 janar) e ka bërë pikërisht një gjë të tillë.
1.Gjykata Kushtetuese e ka huqur tërësisht çështjen që e kemi kërkuar ne. Pra, e jep një mendimin për një çështje për të cilën ne nuk kemi folur. Arsyetimin për vendimin e vet e bazon në disa hamendësime që për mendimin tonë nuk janë të lejueshme në një trajtim juridik të një çështjeje kaq të rëndësishme juridike. Në disa pika të vendimit të gjykatës, si në atë 33 dhe 36, Gjykata Kushtetuese në njëfarë mënyrë hamendësohet me atë që kemi kërkuar ne. Kjo vërtetohet me përdorimin e shpeshtë të fjalës duket.
Pika 36. “Në esencë duket se parashtruesit dëshirojnë që gjykata ta interpretojë vendimin e Kuvendit të 20 janarit 2012 si marrëveshje ndërkombëtare që kërkon ratifikim sipas nenit 18 të Kushtetutës”.
Ne në asnjë moment nuk kemi thënë se vendimi i Kuvendit është marrëveshje ndërkombëtare. Kemi thënë që vendimi i Kuvendit trajton marrëveshje ndërkombëtare, i referohet atyre dhe i mirëpret ato. E jo që vendimi si i tillë është marrëveshje ndërkombëtare. Ky është gabim i tmerrshëm fillestar që bën një Gjykatë Kushtetuese e cila do duhej të ishte e përbërë nga njerëz që tashmë do duhej ta njihnin ligjin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës në çdo pikë dhe do duhej që ta kishin nivelin më të lartë profesional për ta trajtuar një çështje.
1.Gjykata e konfirmon ose e vendos duke e ripërsëritur në këtë vendim të vetin kategorinë e mirëpritjes karshi marrëveshjeve ndërkombëtare si instancë juridike, e cila nuk është e mbuluar deri tani në asnjë ligj të Kosovës. Kategoria e mirëpritjes nuk ekziston si kategori kushtetuese.
Pika 31: “Gjykata rikujton që Kuvendi i Kosovës, në vendimin e 20 janarit 2012, mirëpret marrëveshjet e arritura në mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë përmes procesit të dialogut dhe mbështet zbatimin e tyre”.
Gjykata nuk ka kurrfarë vlerësimi të kushtetutshmërisë së saj, dhe duke mos e vlerësuar atë, gjykata kushtetuese e vendos njëlloj precedenti për mundësi që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mirëpret marrëveshje ndërkombëtare. Ky është cenim i drejtpërdrejt i rendit kushtetues të Kosovës.
Pika 33: “Parashtresat e parashtruesve duket që nuk e sulmojnë substancën apo procedurën e vendimit të kuvendit, për më tepër natyrën e tij”. Pra, prapë është kjo fjala duket.
Kontestimi ynë ka të bëj edhe me substancën edhe me procedurën. Ka të bëj me tekstin e atij vendimi të Kuvendit i cili e shpërfill procedurën e ratifikimit.
Gjykata:
“Duket që ata duan të thonë që Gjykata në këtë rast ta ndryshonte natyrën e vendimit, por nuk ofrojnë argumente prova apo arsyetim se si gjykata mund ta bëj këtë”.
Ne s’kemi thënë asnjëherë që duhet ndryshohet natyra e vendimit, por kemi thënë që ky vendim është antikushtetues dhe duhet të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese.
“Parashtruesit pohojnë se vendimi i kuvendit përmban marrëveshje ndërkombëtare..” – ne nuk kemi thënë që “përmban” marrëveshje ndërkombëtare-“ dhe prandaj ky ishte një ratifikim që kërkonte zbatimin nenin 18 të Kushtetutës”- ne nuk kemi thënë që ky vendim duhet të ratifikohet, por duhet të shfuqizohet – “në kuvend nuk u propozua e as nuk u diskutua që mocioni që gjendej para tij përmbante marrëveshje ndërkombëtare por që vendimi i miratuar duhej të ratifikohej sipas nenit 18.”
Në Kuvend nuk e kemi të drejtën ta diskutojmë nëse një marrëveshje është ndërkombëtare apo jo, kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë dhe me ligj. Me ligj janë dy lloj marrëveshjesh: ato që bëhen në emër të shtetit (ndërkombëtare); dhe ato që bëhen në emër të institucionit (ndërinstitucionale). Kategoria e parë kërkon ratifikim kurse kjo e dyta jo.
Pika 34: “Për më tepër, parashtruesit nuk i kanë shtjelluar dallimet ndërmjet nenit18.1 dhe 18.2 dhe cili do të duhej të zbatohej në këtë rast”.
Dallimi mes tyre është a i ratifikon Kuvendi apo Presidenti. Kontestimi ynë ka të bëj me atë se marrëveshjet duhen ratifikuar, e jo s’e kush duhet t’i ratifikojë, Kuvendi apo Presidenti.
Pika 35: “Parashtruesit nuk kontestojnë as substancën e as procedurën e vendimit”
Këto janë pikat më problematike përmes së cilave kjo gjykatë ka vendosur vetën në pozicionin e mosdijes dhe moskuptimit të asaj që është kërkuar. Ne i kemi kontestuar si substancën ashtu edhe procedurën, dhe më saktësisht ndërlidhjen e tyre në këtë vendim të Kuvendit të cilin e kemi kontestuar. Kuvendi përmes mirëpritjes e njeh ekzistencën e marrëveshjeve, duke e shpërfilluar procedurën e ratifikimit, dhe përmes mbështetjes merrë obligime për t’i zbatuar ato duke e shkelur parimin e ratifikimit i cili doemos duhet të ndodh para fillimit të zbatimit të tyre.
Në asnjë vend Gjykata Kushtetuese nuk saktëson nëse marrëveshjet për të cilat flet vendimi i Kuvendit janë apo jo marrëveshje ndërkombëtare. Pra Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk tregon nëse Republika e Kosovës ka subjektivitet ndërkombëtar juridik (që do t’i bënte marrëveshjet mes saj dhe Republikës së Serbisë automatikisht marrëveshje ndërkombëtare). Shmangia e Gjykatës Kushtetuese nga trajtimi juridik i natyrës së marrëveshjeve në fjalë është mungesë absolute e sinqeritetit profesionist e etik të kësaj Gjykate, duke e pasur parasysh se kontestimi ynë ndaj vendimit bazohet pikërisht në konstatimin tonë se marrëveshjet mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Serbisë janë marrëveshje ndërkombëtare.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk bazohet fare në Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, që e shpallë kërkesën tonë të papranueshme për shkak siç thonë ata, është çështje jashtë jurisdiksionit të kësaj Gjykate, është ose dështim profesional i shkaktuar nga paaftësia dhe mungesa e plotë e dijes së kësaj gjykate, ose nga ndikimet politike në të.
Ne kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit të nxjerrë më 20 janar 2012. Më 19 mars të po këtij viti Gjykata Kushtetuese na ka thënë se kjo çështje është jashtë jurisdiksionit tonë. Nëse kjo Gjykatë nuk është aty për ta vlerësuar kushtetuetshmërinë e ligjeve, vendimeve e akteve tjera institucionale, atëherë çfarë tjetër bën?
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Flm Halla mine
http://www.youtube.com/watch?v=fm9_f...ayer_embedded#!
Fjala e Visar Ymerit në konferencën e sotme për media në lidhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese
21 MARS 2012 - E Mërkurë 08:48
Pika 1 e vendimit të Kuvendit të miratuar më 20 janar 2012 thotë kështu: “Kuvendi i Kosovës mirëpret, marrëveshjet e arritura në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Serbisë përmes procesit të dialogut dhe mbështet zbatimin e tyre të tërësishëm”.
Kontestimi ynë ka qenë i bazuar në këtë pikë. Dhe atë në dy momentet kryesore të kësaj pike. Në njërën anë në “mirëpritjen e marrëveshjeve të arritura” dhe në anën tjetër në “në mbështetjen e zbatimit të tërësishëm të tyre”.
- Kjo nënkupton që Kuvendi me mirëpritjen e marrëveshjeve, e ka shkelur Kushtetutën, meqenëse Kuvendi nuk mirëpret marrëveshje ndërkombëtare. Me kategoritë kushtetuese dhe ligjet në fuqi Kuvendi ratifikon marrëveshje ndërkombëtare. “Mirëpritja” si e tillë nuk ekziston në këtë kontekst si kategori juridike.
- Sa i përket “mbështetjes së zbatimit të marrëveshjes” kjo nënkupton që Kuvendi ka pranuar dhe thërret për zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe zotohet se do t’i marrë obligimet për zbatimin e tyre, dhe këtë pa i ratifikuar fare. Me këtë rast Kuvendi është në kundërshtim me dispozitat kushtetuese që e mbulojnë këtë çështje por edhe me Ligjin mbi marrëveshjet ndërkombëtare.
Ne konsiderojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës duke e votuar një vendim të këtillë i ka pranuar dhe zotohet se do t’i zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare të arritura deri më atëherë por edhe ato që do të vinin në vazhdim siç është ajo e fusnotës pa i ratifikuar. ato.
Ratifikimi si proces nënkupton procedurën që duhet të përmbushet para se shteti mund të marrë përsipër detyrime ndërkombëtare. Pra në rastin tonë, neni 18 i Kushtetutës së Kosovës parasheh ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi apo nga Presidenti, varësisht se çfarë marrëveshje është dhe varësisht nga çështja që e trajton marrëveshja ndërkombëtare. Për më tepër, paragrafi 3 i nenit 18 të Kushtetutës krijon obligim kushtetues edhe për Presidentin edhe për Kryeministrin që ta njoftojë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet ndonjë marrëveshje ndërkombëtare. Pra, ratifikimi ka për qëllim të shmang tejkalimin e kompetencave apo të autorizimeve gjatë arritjes së ndonjë marrëveshjeje të veçantë. Në rastin kur Presidenti/Presidentja bën ratifikimin e ndonjë marrëveshjeje ndërkombëtare, ai/ajo ushtron kompetencat kushtetuese të tij/saj për nënshkrim të marrëveshjeve ndërkombëtare në pajtim me nenin 84 paragrafi 7 që udhëheq me politikën e jashtme të vendit në pajtim me nenin 84 paragrafin 10 të Kushtetutës. Kjo është thelbi i asaj që ka kërkuar Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Ne kemi konstatuar se marrëveshjet e arritura mes qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Republikës së Serbisë janë marrëveshje ndërkombëtare për shkak se edhe Kosova edhe Serbia janë dy etnitete që kanë status juridik ndërkombëtar, dhe si të tilla si marrëveshje ndërkombëtare ato duhet të kalojnë përmes procesit të ratifikimit dhe nuk mund në asnjë mënyrë që Kuvendi t’i mirëpret ato, e aq më pak të zotohet se do t’i zbatojë ato, pa i ratifikuar ato. Ndërkohë, vendimi i kontestuar i Kuvendit (20 janar) e ka bërë pikërisht një gjë të tillë.
1. Gjykata Kushtetuese e ka huqur tërësisht çështjen që e kemi kërkuar ne. Pra, e jep një mendimin për një çështje për të cilën ne nuk kemi folur. Arsyetimin për vendimin e vet e bazon në disa hamendësime që për mendimin tonë nuk janë të lejueshme në një trajtim juridik të një çështjeje kaq të rëndësishme juridike. Në disa pika të vendimit të gjykatës, si në atë 33 dhe 36, Gjykata Kushtetuese në njëfarë mënyrë hamendësohet me atë që kemi kërkuar ne. Kjo vërtetohet me përdorimin e shpeshtë të fjalës duket.
Pika 36. “Në esencë duket se parashtruesit dëshirojnë që gjykata ta interpretojë vendimin e Kuvendit të 20 janarit 2012 si marrëveshje ndërkombëtare që kërkon ratifikim sipas nenit 18 të Kushtetutës”.
Ne në asnjë moment nuk kemi thënë se vendimi i Kuvendit është marrëveshje ndërkombëtare. Kemi thënë që vendimi i Kuvendit trajton marrëveshje ndërkombëtare, i referohet atyre dhe i mirëpret ato. E jo që vendimi si i tillë është marrëveshje ndërkombëtare. Ky është gabim i tmerrshëm fillestar që bën një Gjykatë Kushtetuese e cila do duhej të ishte e përbërë nga njerëz që tashmë do duhej ta njihnin ligjin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës në çdo pikë dhe do duhej që ta kishin nivelin më të lartë profesional për ta trajtuar një çështje.
2. Gjykata e konfirmon ose e vendos duke e ripërsëritur në këtë vendim të vetin kategorinë e mirëpritjes karshi marrëveshjeve ndërkombëtare si instancë juridike, e cila nuk është e mbuluar deri tani në asnjë ligj të Kosovës. Kategoria e mirëpritjes nuk ekziston si kategori kushtetuese.
Pika 31: “Gjykata rikujton që Kuvendi i Kosovës, në vendimin e 20 janarit 2012, mirëpret marrëveshjet e arritura në mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë përmes procesit të dialogut dhe mbështet zbatimin e tyre”.
Gjykata nuk ka kurrfarë vlerësimi të kushtetutshmërisë së saj, dhe duke mos e vlerësuar atë, gjykata kushtetuese e vendos njëlloj precedenti për mundësi që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mirëpret marrëveshje ndërkombëtare. Ky është cenim i drejtpërdrejt i rendit kushtetues të Kosovës.
Pika 33: “Parashtresat e parashtruesve duket që nuk e sulmojnë substancën apo procedurën e vendimit të kuvendit, për më tepër natyrën e tij”. Pra, prapë është kjo fjala duket.
Kontestimi ynë ka të bëj edhe me substancën edhe me procedurën. Ka të bëj me tekstin e atij vendimi të Kuvendit i cili e shpërfill procedurën e ratifikimit.
Gjykata:
“Duket që ata duan të thonë që Gjykata në këtë rast ta ndryshonte natyrën e vendimit, por nuk ofrojnë argumente prova apo arsyetim se si gjykata mund ta bëj këtë”.
Ne s’kemi thënë asnjëherë që duhet ndryshohet natyra e vendimit, por kemi thënë që ky vendim është antikushtetues dhe duhet të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese.
“Parashtruesit pohojnë se vendimi i kuvendit përmban marrëveshje ndërkombëtare..” – ne nuk kemi thënë që “përmban” marrëveshje ndërkombëtare-“ dhe prandaj ky ishte një ratifikim që kërkonte zbatimin nenin 18 të Kushtetutës”- ne nuk kemi thënë që ky vendim duhet të ratifikohet, por duhet të shfuqizohet – “në kuvend nuk u propozua e as nuk u diskutua që mocioni që gjendej para tij përmbante marrëveshje ndërkombëtare por që vendimi i miratuar duhej të ratifikohej sipas nenit 18.”
Në Kuvend nuk e kemi të drejtën ta diskutojmë nëse një marrëveshje është ndërkombëtare apo jo, kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë dhe me ligj. Me ligj janë dy lloj marrëveshjesh: ato që bëhen në emër të shtetit (ndërkombëtare); dhe ato që bëhen në emër të institucionit (ndërinstitucionale). Kategoria e parë kërkon ratifikim kurse kjo e dyta jo.
Pika 34: “Për më tepër, parashtruesit nuk i kanë shtjelluar dallimet ndërmjet nenit 18.1 dhe 18.2 dhe cili do të duhej të zbatohej në këtë rast”.
Dallimi mes tyre është a i ratifikon Kuvendi apo Presidenti. Kontestimi ynë ka të bëj me atë se marrëveshjet duhen ratifikuar, e jo s’e kush duhet t’i ratifikojë, Kuvendi apo Presidenti.
Pika 35: “Parashtruesit nuk kontestojnë as substancën e as procedurën e vendimit”
Këto janë pikat më problematike përmes së cilave kjo gjykatë ka vendosur vetën në pozicionin e mosdijes dhe moskuptimit të asaj që është kërkuar. Ne i kemi kontestuar si substancën ashtu edhe procedurën, dhe më saktësisht ndërlidhjen e tyre në këtë vendim të Kuvendit të cilin e kemi kontestuar. Kuvendi përmes mirëpritjes e njeh ekzistencën e marrëveshjeve, duke e shpërfilluar procedurën e ratifikimit, dhe përmes mbështetjes merrë obligime për t’i zbatuar ato duke e shkelur parimin e ratifikimit i cili doemos duhet të ndodh para fillimit të zbatimit të tyre.
Në asnjë vend Gjykata Kushtetuese nuk saktëson nëse marrëveshjet për të cilat flet vendimi i Kuvendit janë apo jo marrëveshje ndërkombëtare. Pra Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk tregon nëse Republika e Kosovës ka subjektivitet ndërkombëtar juridik (që do t’i bënte marrëveshjet mes saj dhe Republikës së Serbisë automatikisht marrëveshje ndërkombëtare). Shmangia e Gjykatës Kushtetuese nga trajtimi juridik i natyrës së marrëveshjeve në fjalë është mungesë absolute e sinqeritetit profesionist e etik të kësaj Gjykate, duke e pasur parasysh se kontestimi ynë ndaj vendimit bazohet pikërisht në konstatimin tonë se marrëveshjet mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Serbisë janë marrëveshje ndërkombëtare.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk bazohet fare në Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, që e shpallë kërkesën tonë të papranueshme për shkak siç thonë ata, është çështje jashtë jurisdiksionit të kësaj Gjykate, është ose dështim profesional i shkaktuar nga paaftësia dhe mungesa e plotë e dijes së kësaj gjykate, ose nga ndikimet politike në të.
Ne kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit të nxjerrë më 20 janar 2012. Më 19 mars të po këtij viti Gjykata Kushtetuese na ka thënë se kjo çështje është jashtë jurisdiksionit tonë. Nëse kjo Gjykatë nuk është aty për ta vlerësuar kushtetuetshmërinë e ligjeve, vendimeve e akteve tjera institucionale, atëherë çfarë tjetër bën?
Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Krijoni Kontakt