“Puthje dhe fjalė”

Pėr autorin

Edmond Ēali ka lindur nė vitin 1967 nė Tiranė. Qė nga viti 1987 jeton nė Itali. Ka mbaruar shkollėn e lartė pėr letėrsi (1992) dhe pastaj pėr gjuhė tė huaja (1998) nė universitetin “La Sapienza”, Romė, Itali.
Ka pėrkthyer nga italishtja nė shqip pėr gazetėn “Bashkimi” librin “Leksionet amerikane” tė Italo Calvino-s (1997-1998).
Ka bashkėpunuar pėr pėrkthimin nga shqipja nė italisht tė librit tė Albatros Rexhajt, “Lettera a un amico italiano dal Kosovo”, (Milano, Rizzoli, giugno 1999, ff. 196, traduzione di Edmond Ēali e Enkelejda Shamku).
Ka botuar studimin monografik “Romanet e Jakov Xoxės”, Botimet “Redona”, Tiranė, 2003.
Ka botuar studimin “Il comico in Faik Konica” nė “ALBANISTICA DUEMILADUE”, Universitą degli studi di Napoli “L Orientale”, Napoli, 2002, ff. 185-223) dhe pastaj i ribotuar edhe si pjesė e librit monografik “Faik Konica (1876-2004)”, Redona, Tiranė, 2004, nė italisht dhe nė shqip.
Ka botuar librin “Intervistė me Kasėm Trebeshinėn”, Aracne, Roma, 2006, ff. 48.
Ka pėrkthyer nga italishtja nė shqip librin e Massimo DAlema-s “Kosova. Italianėt dhe lufta. Intervistė e gazetarit Federico Rampini”, Shtėpia botuese Uegen, Tiranė, 2004, ff. 175.
Ka pėrkthyer dhe ka botuar nė italishte librin e Kasėm Trebeshinės “Allori secchi” (Presentazione di Edmond Ēali, traduzione dalloriginale inedito albanese di Edmond Ēali e Nadia Tonziello, Roma, Aracne editrice 2007).
Nė vitin 2007 ka bashkėpunuar pėr botimin e librit “Studi sullEuropa Orientale, Omaggio a A. Bongo- G. Carageani-C. Nicas-A. Ėilkoń”, (a cura I. C. Fortino- E. Ēali, Dipartimento degli Studi dellEuropa Orientale, Universitą degli studi di Napoli LOrientale, Napoli, 2007), ku ka botuar studimin “Motivi biblici in Rruga e Golgotės di Kasėm Trebeshina”, ff. 47-89).
Nė vitin 2008 ka bashkėpunuar pėr botimin e librit “Giorgio Castriota Skanderbeg nella storia e nella letteratura. Atti del Convegno Internazionale. Napoli 1-2 dicembre 2005”, (a cura I. C. Fortino- E. Ēali, Dipartimento degli Studi dellEuropa Orientale, Universitą degli studi di Napoli LOrientale, Napoli, 2008), ku ka botuar studimin “Scanderbeg in Histori e Skėnderbeut di Naim Frashėri”, ff. 59-74).
Nė 2003-2004 ka bashkėpunuar si pėrkthyes nė gazetėn mujore “Shqiptarėt nė Itali”.
Nė vitin 2004 ka bashkėpunuar si redaktor i sė pėrmuajshmes “Albania neės”, organ i Institutit Shqiptar tė kulturės nė Romė.
Nė vitin 2010 ka mbrojtur doktoraturėn nė degėn “Culture dellEuropa Orientale” nė universitetin “LOrientale” nė Napoli duke mbrojtur temėn “Il dissenso nella letteratura del realismo socialista albanese. Kasėm Trebeshina, Zef Pllumi e Ismail Kadare”.
Ka botuar librat me poezi: “Poesie senza titolo”, Romė, 2004 (poezi nė italisht); “poezi pėr atė dhe pėr tė tjerat”, Romė, 2005 dhe “Kur vdes e dashura”, Romė, 2010.
Nga dhjetori 1998 deri nė shtator 2007 ka bashkėpunuar me RAI-n Radiotelevizionin italian, Rai International, pėr programin radiofonik nė gjuhėn shqipe si pėrkthyes-folės.
Bashkėpunon me institucione tė ndryshme tė shtetit italian si pėrkthyes i gjuhės shqipe.
Qė nga viti 1999 punon si lektor i gjuhės shqipe nė universitetin “L Orientale”, Napoli, Itali.

1. Je re.
Dhe mua mė pėlqen dimri.
Era,
kur fryn,
vetėm tė pėrkėdhel ty,
dhe,
lėviz tėrė qiellin.

2. Edhe tė mbyllur sytė e tu ishin mė tė bukur se ēdo perėndim dielli…

3. Unė tė pyes pėr ty.
Pėr gjėra tė rėndėsishme.
A je e trishtuar kur buzėqesh?
A zgjohesh herėt nė mėngjes?
Pse i ke prerė kaq shkurt thonjtė?
Dua tė di a mė sheh kur unė bėj sikur nuk i kam sytė tek ti.
Tė pyes pėr ty edhe kur tregoj pėr vete.
Edhe kur nuk tė flas.
Tė pyes pėr ty edhe kur nuk je.

4.Je qielli.
Tė shoh gjithmonė.
Stė marr dot tė tėrėn.
Por kam gjithmonė yjet.

5.Nuk mendoj
kur do tė vdes unė.
Por buzėt ku prehen fjalėt
qė shkruaj pėr ty.

6.Kur fle.
Por edhe kur nuk fle.
Puthjen tėnde ėndėrroj gjithmonė
Edhe pse ti je mė e rėndėsishme se tė gjitha puthjet.

7.Nga larg
mė thoshe vetėm
jam unė.
Dhe unė
e dija kush ishte.

8.E kotė
tė shkruash
pėr vajzat
qė stė duan
e
tė kanė thėnė
po.
Njėsoj
sikur
nga ēdo fjalė
tė tė thonė
vetėm
shkronjėn e parė.

9.Jo tė gjitha yjet
e kanė njė emėr.

10.Dashuria dhe era

Nuk shohim dashurinė.
Nuk shohim erėn.
Por shohim pasojat e erės.
Dhe tė dashurisė.

11.Pa titull

Ndarjet vonohen.
Si trenat nė nisje.
Pėr ku nisen ndarjet?

12.Pėr ty, N.

Sa shumė
fjalė
mė thua
kur hesht
dhe largon vėshtrimin nga unė.
Sa larg je
kur tė jam pranė
dhe i fshehim
tė gjitha fjalėt njėri-tjetrit.

13.I thashė kohės:
“rend, rend, rend… pėr nėntė vjet.
Dhe sa tė hap e tė mbyll sytė,
kthehu tek unė!”

14.Predikuesi kėrkonte dishepujt.
Fėmija nėnėn.
Era retė nė qiell zbonte.
Unė fjalėt e mia nisja nėpėr natė.

15.Rri me derėn hapur.
Qė vdekja tė mos mundet tė mė trokasė nė derė.
Sa herė hyn tek unė
gjen fjalėt e mia
qė u bėjnė nderin e shtėpisė bujtėsve tė tjerė.

16.Me siguri

e mirė do tė jetė
pjesa e natės
qė mė ka mbetur.
Edhe pse
do tė zgjasė
nėntė vjet.

17.N.,
shtrėngomė
nė pėrqafimin e premtuar,
dhuromė
kohėn e jetės sime
qė e ke vetėm ti.
Qėndromė pranė,
si tė duash:
nė heshtje,
me shumė,
me pak fjalė.
Dhe
me shumė buzėqeshje…
… jo, …vetėm me njė buzėqeshje tė gjatė,
qė tė zgjasė gjithė jetėn.
Edhe mė tej.
Pra, shtrėngomė fort nė pėrqafimin e premtuar!

18.Ti
kapėrceve njė det
dhe tė sollėn nėntė valė.
Ndaj unė u ringjalla nėntė herė,
stė prita nėntė vjet.

19.Mė pėlqen tė shoh
se si i hap sytė pas puthjes…
... dhe ti mė puth e para.
Dua tė flesh shtrėnguar nė gjoksin tim
dhe tė shoh
se si hap sytė kur zgjohesh.

20.Po ecja pėr tė shkuar tek Dashuria.
Ndalova tek ty.
Kisha arritur.

21.Merr ēdo gjė timen.
Merr jetėn time.
Edhe njė herė tjetėr.
Dashurinė sma merr dot.
Se ma ke dhuruar.
Mos merr veē dhimbjet e mia.
Sdua kurrė tė jenė tė tuat.

22.Spo vdes dot i tėri.
Kujtoj dhe mė vijnė nė mendje fjalėt e tua.
Marr frymė dhe thith aromėn tėnde.
Flas dhe janė fjalė pėr ty.
Vdes.
Shpirti im ndahet nga trupi im.
Unė ndahem nga shpirti im.
Unė tashmė jam nė qiell.
Shpirti im vazhdon e rend pas teje.

23.Do tė jemi brenda njėri tjetrit pėrjetė
kur ti tė hedhėsh hirin tim mbi shkėmbinjtė
dhe mbi valėt nė brigjet e ishullit tėnd.

24.Ti mė puth duke mbyllur sytė.
Unė kam tani nė buzė aromėn tėnde.

25.Dua qė ti me puthjet e tua
tė mė pushtosh vėrtet.
Unė as me puthje sdua tė tė zgjoj.
Por vetėm,
kur ti fle,
tė tė thith frymėmarrjen
dhe veē nga ajo tė mė dhurosh jetė.

26.Duamė qė dielli tė lindė sot si ēdo mėngjes.
Duamė edhe fare pak qė mbi mua tė bjerė njė rreze drite.

27.Midis nesh nuk vdesin puthjet
edhe kur reshtin frymėmarrjet.

28.Mėngjes me dashuri

Pesė minuta.
Njėqind hapa.
Dhjetra fjalė.
Dhe lotė tė fshehur nė puthje.

29.Jemi bashkė
ne tė dy.
Ti natėn
pa mua.
Unė ditėn
me ty.

30.Desha tė lutem.
Pėr ty.
Dhe pėr mua.
Pėr jetėn tėnde.
Dhe pėr vdekjen time.
Mė doli vetėm njė lutje.
Pėr ty.
Pėr njė jetėvdekje.
Jeta ėshtė e jotja.
E jotja ėshtė edhe vdekja ime.

31.Puthjet e N.

E dua aromėn e buzėve tė saj
mbi ēdo fjalė timen.

32.Ti je dy dashuri

Kur ti mė puth
mes buzėve tė tua
jam mes Dashurisė dhe Dashurisė

Milosao