Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Aleksandër Çipa

    Marrë nga 'Zhurma e Qetësisë'
    Shtëpia botuese: UEGEN 2005

    Dedikuar: Klarës, qënies së frymtë të fshehur në shumicën e fjalëve.

    Paqe e Sherrtë

    Kam mbetur vetëm gjithë zhurmë e sherr
    Perandori e ngushtuar shpirti im sot,
    Një fjalë vetjake tim eti ia besoj:
    Se një përrua ujërash
    nuk rrit pemë, por shton zall.
    Ti ke bërë ikjen ...Unë paqen humbas.
    Imazhe të vogla më trazojnë edhe më tej,
    Në cdo frymë dhe kolitje,
    jap forma dhimbjesh.

    Ide varfanjake vërtiten thellë mëndjes,
    Më njohim e llangosin, mërzitshëm e pa qejf,
    Në zgjedhjen e ikjes lehtesisht e more
    Mungesën brenda meje si gurr.
    Për formën e mungesës, pa vrasje mërie,
    Vërtitshëm, ndjek rrugë përroi,
    Në shpatull dobësirash ther dhimbja e re,
    për ikjen tënde me palcë të vjetër.
    Nesër do t'i ndez yjet më shpejt,
    ditës do t'i jap dritë më shumë,
    Nuk ndodhi se ngjau solstici, e dashur,
    mungesës tënde imazhin t'i përndez.

    Mes meje dhe teje...
    paqja e sherrtë në mes.


    Kollitem

    Kollë më kollë më shkund kollitja
    Po thyej shpirtin, e qelqtë-krejt
    S'kam marëzi,
    as brengë jo,
    vec një re më ngjall zili.

    Dhe pema në qoshkun e hershëm,
    nuk po e ter vesën për sot,
    Kurorë e saj - imazh i heshtjes
    rëndon si hije mbi asfalt.

    Sipër reja që pi qielli,
    e tjerr vetë era në kupë...
    Kollitem nëpër kollë gjoksi
    sikur ushqej Hadin me luge.


    Bibla

    Për betminë - pyesni murgun,
    Për heshtjen, -
    gurin në pikë të diellit
    Për mungesën, - hallin në rrugë
    Për urinë, - atë që vec një herë e njohu ngopjen,
    e iu rikthye imazhit të bukës.
    Për hijen, mat me sy diellin,
    Diellin që kur e sheh,
    lot të jep verbimi.
    Për natyrshmërinë - filozofinë e ujit rrjedhës,
    Për të qeshurën, - beso gjithmonë
    Qetimin pas shtrëngate.

    Në Bibël duhet shtuar kalimi i cdo njeriu.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Fiori për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Si glob në lot

    Pëlhurë argjend kjo mjegull sot
    Po të mbaj si glob në lot.

    Nisa të njoh mbarimin...
    Shtati im, i nginjur me fillimin.


    Nuk jemi të mishtë

    Një cast dhe mbushem
    ca dite dhe zbrazem
    Zbrasem një cast
    Sa ditë dhe s'mbushem.
    Kohë e paardhur më bën të dyfishtë.

    Jemi të kohshëm,
    Nuk jemi të mishtë.


    Variacion

    "Hedh me pushkë miell jo plumb..."
    Kjo ditë moshe, vrasjen ma humb.
    Në ikje ujërash e kaltra s'gjen fund
    Bryllësi...që shkund.
    Për sqepin dhe puplat zogut i thamë
    Atë që fluturimit, mangut ia lamë
    Vijaske cicërime dhe glasë pickimi
    Na jep pëllëmba dhe e heq syri.
    Mos tund kërshërinë, thoin mos prek
    Ma merr një krismë, s'di ku më vret
    Kjo ditë moshe, vrasjen ma humb
    Zbraz miell me pushkë, jo plumb...


    Udhëtimi, jo mbërritja

    U shumuan ditët e premtimit të përsëritur
    Se në pak orë unë e ti,
    do të qemë më të pasur.
    Betueshëm të gënjeva
    Pa ditur se do të ndodhte
    Që fjalën për monedha asnjëherë s'e pata fikse.
    Më ndje vetja ime, më ndje!
    Për kuletën e të hollave do të vazhdoj të mbetem,
    Odise ikanaku
    Që velën s'e hedh.

    Më ndje Penelopë anonime, më ndje!

    Pasuri pavdekësie
    Odiseu pati,
    Jo mbërritjen në Itakë, vuajtjen e udhëtimit.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Fiori për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •