Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Devocioni ndaj Zemrës së Krishtit

    “Jezu Krisht, zemërbutë dhe i përvujtë, Bën që zemra ime t’i përngjajë Zemrës sate.”


    “Krishti kërkon prej saj që të themeloj devotshmërinë e nëntë të premteve të muajit, dhe i premton se ata që do ta nderojnë Zemrën e tij dhe kungohen gjatë këtyre të premteve, do të shpërblehen me dashurinë dhe bekimet e tija.”


    Kisha katolike kremton festen e Zemres së Krishtit dhe ia ka kushtuar disa kisha – famulli të ndryshme.

    Lutja në zemren e Krishtin është dhe quhet nënt ditshi, ky nëntë ditësh do të ndihmojë që të përgatitesh për festën e Zemrës së Krishtit që e kremtojmë të premten më 19 qershor. Mund ta lutesh vetë apo së bashku me të tjerët gjatë ketyre nëntë ditëve.

    Është lutje drejtuar Jezusit me këto fjalë:
    Jezu Krisht, zemërbutë dhe i përvujtë, Bën që zemra ime t’i përngjajë Zemrës sate”


    Festa e Zemrës së Shenjtë të Krishtit, që me shumë devotshmëri kremtohet edhe në popullin tonë, është relativisht e kohës së vonshme, edhe pse devocioni ndaj Zemrës së Krishtit është i njohur edhe para se të aprovohej kjo festë nga Kisha dhe para se t’i dëftohej Jezu Krishti Shën Margharitës.

    Kjo festë për shumë vite ka bashkuar besimtarët tanë në Katedralen e Shkupit që i kushtohet Zemrës së Krishtit, por e falënderojmë Zotin se edhe në Kosovë kohën e fundit i janë kushtuar Zemrës së Krishtit dy kisha të reja ajo në famullinë e Budisalcit në Jagodë dhe në Viti. Besojmë se gjithnjë e më tepër do të shtohet devocioni ndaj kësaj Zemre e cila identifikohet me dashurinë e Zotit të shfaqur ndaj nesh. Mbi të gjitha, përpos këtyre tempujve të shenjtë kushtuar Zemrës së Krishtit, dëshira e zjarrtë e jona duhet të jetë kushtimi i zemrave tona Zemrës së Tij.


    Me këtë rast dëshirojmë të sjellim shkurtimisht disa fakte që lidhen me këtë festë të madhe për mbarë Kishën. Devocioni ndaj Zemrës së Krishtit kryesisht shfaqet në shekullin e XII, edhe atë me shën Bernardin. Por, mundë të thuhet se shenjat e para të kësaj përshpirtërie ndaj Zemrës së Krishtit i hasim në traditën e etërve të Kishës, kur lexojmë faqet e para të Shën Gjon Gojarti apo te Shën Augustini. Ata shkruajnë mbi gjoksin e shporruar të Shëlbuesit prej të cilit rrodhi gjak e ujë e që njëherit janë burimi i lindjes së Kishës dhe lulëzimit të sakramenteve. Ky devocion do të vazhdojë të përhapet gjatë mesjetës edhe përmes dëftimeve shenjtës Lutgardë (1246). Kjo shenjtëreshë mistike e bashkësisë së Helftës, një ditë ftohet nga Shën Gjoni që bashkë me të të pushojnë mbi parzmën e Krishtit, dhe kjo e pyet shën Gjonin: “Përse nuk i’a ke zbuluar botës kënaqësinë që ke përjetuar i mbështetur në parzmën e tij në Darkën e mbrame”, dhe ai i përgjigjet: “Misioni im i vetëm ishte që t’ua zbuloj njerëzve natyrën hyjnore të Fjalës së Mishëruar”. Shën Gertruda dhe Shën Matilda me shkrimet e tyre do të bëhen instrumente në përhapjen e këtij dëftimi që do të pranohet mirë sidomos në Gjermani.

    Kur flasim për festën e Zemrës së Krishtit, nuk mundë e të mos e përmendim edhe Shën Margheriten Maria Alacoque, e cila ditën e festës së Shën Gjonit Ungjilltar, më 1673 përjeton një vizion. Derisa ishte duke adhuruar Zotin para të Shenjtërueshmit Sakrament asaj i duket Jezu Krishti i gjallë. Ajo vërenë se zemrën i’a rrethonte një flakë, therrat e kurorëzonin atë ndërsa mbi zemër kishte një kryq. Kjo dukje do të ndodhë për dy vjet rresht, çdo të parën të premte të muajit, ndërsa më 1675, ditën e festës së Korpit të Krishtit, Krishti i dëftohet me gjoksin e hapur, dhe duke i’a treguar zemrën i thotë: “Qe kjo zemër që aq shumë i ka dashur njerëzit... Kam një etje të madhe të jem i dashur prej njerëzve sidomos në Sakramentin e Tejetshenjtë, por nuk po e gjej askënd, që sipas dëshirës sime do ta shuaj këtë etje”. Krishti kërkon prej saj që të themeloj devotshmërinë e nëntë të premteve të muajit, dhe i premton se ata që do ta nderojnë Zemrën e tij dhe kungohen gjatë këtyre të premteve, do të shpërblehen me dashurinë dhe bekimet e tija.


    Më 1856, Papa Piu IX e shpall të obliguar këtë festë për mbarë Kishën, ndërsa më 1899, Luani XIII publikon një enciklikë përmes së cilës gjithë botën i’a kushton Zemrës së Krishtit.


    Zemra fizike është simbol i dashurisë. Edhe sipas ligjeve të natyrës njerëzore, të cilët feja dhe liturgjia jo vetëm se nuk i kanë kundërshtuar, por i kanë përdorur në simbolikën e tyre duke shprehur në mënyrë më të kuptueshme dashurinë e Krishtit ndaj njerëzve. Shën Toma i Akvinit thotë: “të imagjinosh se objektet nuk janë të nevojshme për të na ofroj te Zoti, është e barabartë me faktin: të harrojmë se jemi njerëz”.

    Edhe teologjtë thonë se Papa, Piu XII, në Haurietis aquas e spjegon mirë motivin e devocionit ndaj Zemrës së Krishtit duke e identifikuar me dashurinë e Tij ndaj njerëzve. Prandaj, në Zemrën e Krishtit, ne e çmojmë pa masë dashurinë e tij ndaj nesh. Mirëpo, nuk duhet të harrojmë se ajo Zemër edhe në aspektin fizik ka vuajtur për ne, me qëllim që të na shfajësoj prej mëkateve. Ai kërkon tash prej nesh që ti kushtohemi me gjithë vetveten sepse Zemra e tij pret përgjigjen tonë - dashurinë – zemrën tonë.

    Kisha katolike i lutet Hyjit me uraten e Zemres së Krishtit:

    “Jezu Krisht, zemërbutë dhe i përvujtë, Bën që zemra ime t’i përngjajë Zemrës sate.” Sepse beson se vetem nëse i përngjajmë Jezusit në pervujteri dhe në butësinë e zemres së Tij, njeriu është drejt Shelbimit.



    vazhdon-->

    toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Devocioni ndaj Zemrës së Krishtit

    “Jezu Krisht, zemërbutë dhe i përvujtë, Bën që zemra ime t’i përngjajë Zemrës sate.”



    Disa shpjegime-shtesë per nëntë diteshin dhe lutjet besimtarve!

    Kisha na fton që gjatë nëntë ditëve të bashkëngjitemi në nëntë ditëshin në nder të Zemrës të Jezu Krishtit.

    Ky nëntë ditësh do të të ndihmojë që të përgatitesh për festën e Zemrës së Krishtit që e kremtojmë të premten më 19 qershor.

    Mund ta lutesh vetë apo së bashku me të tjerët gjatë nëntë ditëve.

    Për çdo ditë të nëntë ditëshit merr pak kohë që do ta kalosh në heshtje në mënyrë që ta kesh një meditim të shkurtër që është paraparë për atë ditë.

    Lexoje me vëmendje pjesën nga Shkrimi Shenjt, një herë apo më shumë herë.

    Tema e nëntë ditëshit është “Dashuria e Krishtit për ne”. Në reflektim (meditim) thellohemi se si këtë dashuri të Krishtit ta mbartim edhe në jetën e përditshme.

    Nëse disa vetë e zbatojnë nëntë ditëshin së bashku atëherë soditjet mund të jenë bazë për shkëmbimin e përbashkët të përvojave në bazë të Shkrimit Shenjt.

    Nëntë ditëshin kryeje me lutjen e parashikuar dhe në të përfshije cilindo njet (qëllim) që ke.

    Lutja e nëntë ditëshit:

    O Zot Jezu, nevojat e njerëzve ta kanë hapur zemrën ndaj çdonjërit prej nesh. Ti kujdesesh për çdonjërin prej nesh kur jemi të humbur, ndjen bashkë me ne në vetminë tonë dhe na ngushëllon në dhimbjen tonë; të kemi më të afërmin kur jemi më të pafuqishmit. Ti na do më shumë se që ne e duam vetveten, fal më shumë se që ne mund t`ia falim vetvetes dhe na thërret që ta shpallim dashurinë tënde si dimë më së miri.

    O Zot Jezu, zemra jote është e prekur dhe plot dhembshuri kur ne vuajmë, kur kemi nevojë për ndihmën tënde dhe kur lusim njëri për tjetrin. Po të lus, dëgjoje lutjen time gjatë këtij nëntë ditëshi dhe më jep atë që po të lus (këtu në heshtje thuaji njetet/qëllimet e tua). Nëse ajo që po lus nuk është e mirë për mua dhe për të tjerët më jep atë që ti mendon se është më së miri, dhe që të mund të përhapi mbretërinë tënde të dashurisë në botën tonë. Amen.


    Gjatë këtij nëntë ditëshi të sugjerojmë që çdo ditë:

    - Ta lexosh tekstin e preferuar nga Shkrimi Shenjt
    - Të qëndrosh disa minuta në reflektim mbi mendimet e preferuara
    - Ta lutësh lutjen e ofruar të nëntë ditëshit




    vazhdon-->

    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 08-01-2010 më 18:23
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Devocioni ndaj Zemrës së Krishtit

    “Jezu Krisht, zemërbutë dhe i përvujtë, Bën që zemra ime t’i përngjajë Zemrës sate.”


    Jezu Krisht Zot, Zemrës Sate tejet të shenjtë ia besoj këtë qëllim: ... (këtu thuaje qëllimin). Vetëm më shiko, e atëherë bëj çka të duash me mua...

    Zemra Jote tejet e Shenjtë le të vendosë... Unë shpresoj në te... Unë lloga-ris me të... Unë i dorëzohem mëshirës së saj.

    Jezus, Zot, Ti nuk do të më braktisësh.

    Zemra tejet e shenjtë e Jezusit, unë shpresoj në Ty.

    Zemra tejet e shenjtë e Jezusit, unë besoj në dashurinë Tënde ndaj meje. Zemra tejet e shenjtë e Jezusit, le të vijë Mbretëria Jote.

    O Zemra tejet e shenjtë e Jezusit, unë Të kam lutur për shumë hire, por veçanërisht Të lus për këtë hir. Vendose, o Jezus, në Zemrën Tënde tejet të shenjtë.

    Kur Ati Yt i Amshueshëm ta shohë të mbuluar me Gjakun Tënd tejet të shenjtë, Ai do të ma japë këtë hir, sepse kjo nuk do të jetë më lutja ime, por e Jotja. O Jezus, o Zemra tejet e shenjtë e Jezusit, unë shpresën time e kam në Ty. Mos lejo kurrë që të turpërohem. Amen.


    vazhdon-->

    toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •