Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 168
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2006
    Postime
    7
    Kur populli shqiptar e feston,28 nëntori dten më të bekuara te kalendarit shqiptar.kur mbrenda saj festojme,
    - 28 nëntor, 1443 - Rikthimi triumfant i Gjergj Kastriotit në Kruje (Nentori i Pare)
    - 28 nëntor 1912 - Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë (Nëntori i Dytë)
    - 28 nëntor 1944 - Clirimi i Shqiperisë nga pushtimi nazifashist (Nëntori i Tretë),ne Kosove ne kete dite te randesishme u hap edhe "shpija e Kosoves" ose me mire te theme shpija e pare publike ne Kosove.
    Turp,per institucionet e Kosoves

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Urime me rastine festave per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen.Gezuar!
    Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

    N.Frashëri

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Boston 11.28.2009

    Boston 11.28.2009

    .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Boston 11.28.2009

    .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Boston 11/28/2009
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Një 28 Nëntor i veçantë

    Një 28 Nëntor i veçantë

    A e dini se dikur, rreth viteve 1999-2002 kam punuar me... Jo, më vjen keq ta them ashtu si e thonë rëndomë emrin profesional të tyre. Do t'i quaj vajzat e lira, edhe pse nuk ishin aq të lira. Por në këtë shkrim të shkurtër nuk dua të merrem me anën e jashtme të figurës së tyre, që rëndomë dhe gabimisht, ua përcaktonte e ua përcakton puna që bëjnë. Besoj se e merni vesh për kë po flas.

    Milano ka disa piaca, pra qendra urbane. Njëra prej tyre, në veri të qytetit, quhej Piaca Durante. Ishte shumë e populluar nga shqiptarët. Më së shumti nga familjarë, por edhe nga vajza të trotuareve, e nga djemtë e tyre, natyrisht. Mbushnin hotelet. Unë merresha me tregtinë e kasetave dhe të videokasetave muzikore. Ishte koha kur kjo ushtri e trotuareve jetonte në Itali në mënyrë klandestine, pa dokumente, kësisoj nuk mund të shkonin e të vinin nga Shqipëria. Muzika, sidomos ajo popullore, ishte e vetmja që i lidhte me vendin. Falë kësaj pune, njoha shumë e shumë vajza si lule, që bënin atë punë. Po edhe djem, natyrisht, se çdo vajzë kishte djalin e saj, tutorin, siç quhej në gjuhën e mediave, i cili merrej me sektorin e jashtëm, dmth me sigurimin e banesës, me gjetjen dhe ruajtjen vendit të punës e deri me mbrojtjen e ortakes së tij nga zullumet që mund t'i ndodhnin. Ndërsa ajo, vajza, punonte direkt në prodhim. Ishte pra një sipërmarrje e përbashkët, dhe po kështu ndaheshin edhe të ardhurat. Po s'e kisha për këtë, dua të tregoj tjetër gjë.

    Shumë klube e bare të zonës veriore të Milanos, po edhe të kuartiereve të tjera, ishin bërë "pronë" e shqiptarëve. Rrallë futej aty për një kafe në këmbë një italian. Një klub i tillë ishte edhe ai në rrugën Abruzzo. Pronar i barit ishte një egjiptian, i cili i ripte shqiptarët, se e dinte që i fitonin paratë kollaj.

    Atë ditë ishte 28 Nëntor 1991. Aty nga mesdita, në bar u mblodhën shumë shqiptarë, të gjithë të të njëjtitit sektor. Isha edhe unë. (Gole, mos më përgojo, se jam burr me namuz). Qe diçka e bukur. Pas gjysmë ore bari gëlonte nga shqitarët, vajza e djem. Ishin ato, po po ato, vajzat e trotuareve. Të gjitha të bukura, hijerënda. Të veshura mirë. Të pastra e gjithë nur, sa do t'i kishin zili zonjat e rënda milaneze. Të shoqëruara nga djemtë e tyre. Nuk e di nëse ishte bërë më parë ndonjë noftim, por bari u mbush përplot, aqsa nuk merrte më. Egjiptiani thirri përforcime: erdhën dy kameriere brune. Wisky, birra, pasta, muzikë (ate e kishim gratis nga valixha ime). Nuk vonoi edhe kërcimi. Egjiptiani u shashtis. "
    - Sa bukur, sa bukur!
    Ato vajza që rrinin gjithë natën trotuareve për të pritur klientët, herë fytyrngrysura e herë grindavece me njëra-tjetrën, tashti këndonin e gëzonin gjithë hare.
    U ngrita më këmbë mre gotën në dorë. Dikush tha. Qetësi!
    - Epooo... Gëzuar Festën e Flamurit!
    - Gëzuar, Gëzuar... shpërtheu nga çdo tavolinë.
    - Kush e di Himnin? Himnin, kush e di?
    U drejtuan sytë nga unë. Ndërkohë, po rrëmoja në xalixhen time dhe shpejt e nxorra kasetën me Himnin, të cilën e kisha sjellë në Milano enkas për shoqatën. E vumë në magnetofon dhe... të gjithë në këmbë, të gjithë duke kënduar Himnin!

    Më ishte afruar egjiptiani i barit dhe po më ndukte për mënge. "
    - Ç'është?... më pyeti.
    Ia shpjegova se sot shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit, që do të thotë Dita e Pavarësisë, dita kur vendi i tyre është bërë i pavarur. "
    - Pse nuk më thua?.. u hodh egjiptiani dhe porositi ezmerkat e tij: - Një xhiro nga unë për të gjithë!.
    Kjo do të thoshte: ofroj unë diçka për të gjithë.

    Nuk e di sa ndejtëm, mbase tri a katër orë. Pastaj, një nga një a dy nga dy nisëm të dalim. Egjiptiani ma bën me shënjë. Vete pranë tij dhe shoh aty dy karabinierë.
    - Këta zotrinjtë duan të flasin me ju.
    - Urdhëroni,- u thashë.
    - Jo, jo asgjë, ndërkohë morëm vesh gjithçka. Gëzuar Festën tuaj, zotëri!

    dilaver baxhaku

    dbaxhaku.blogspot.

  7. #127
    gezuar o SHQIPETARE 28 nentorin nga diaspora
    nje kenge nga adrian gaxha

  8. #128
    SIBISHI....28- 11- 1443 eshte momenti kur Gjergji ngriti flamurin ne Kruje , por athere ishte vetem zot i principates Kastrioteve( Kastrotet e kane valvitur dhe me pare flamurin ne Kruje para pushtimit keshtu qe nuk mund te quhet si ""HERE E PARE""") .. Shqiponjen si embleme e kishin dhe principatat e tjera te cilat u """UNIFIKUAN""" ne nje flamur te perbashket ne Lezhe 2 mars 1444 ....qe shenon flamurin kombetar ...!!!!!!

    ps. Sot festojme FESTEN E PAMVARSISE NGA PUSHTI OSMAN ....!!!!!

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e RINAA
    Anëtarësuar
    01-12-2008
    Postime
    247
    Urime dita e flamurit...
    Jetoje jeten qe te fitosh shperblimin....

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2009
    Vendndodhja
    Repiblika e Kosoves Lypjani Dobraje e Madhe
    Postime
    13
    Gezuare festa e gjithe Kombite shqiptare nga Qendrimi Bossi..

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •