Maria, shembull pėr jetėn rregulltare
Shenjat e lumturisė
(e mėrkurė, e shtunė, e diel)
Jezusi i ringjallur na jep jetėn e pasosur
O Mari, qė para tė gjithėve ka marrė pjesė plotėsisht nė ringjalljen e Jezusit, na udhėheq nė soditjen e mistereve tė lavdishme tė shpėtimit tonė.
Shenja e parė (qetėsi disa sekonda)
Nė tė parėn shenjė tė lumturisė tė mendojmė se Jezu Krishti ditėn e Pashkėve ėshtė ngjallur sė vdekuri.
Ringjallja e Jezusit ėshtė thelbi i fesė sonė, themeli i shpresės sonė. Jezusi i ringjallur ėshtė lajmėrimi i Kishės. Jeta jonė e kushtuar duhet tė jetė dėshmi e ringjalljes sė Jezusit.
Shenja e dytė
Nė tė dytin shenjė tė lumturisė tė mendojmė se Jezu Krishti 40 ditė pasi ėshtė ngjallur, u ngjit nė qiell ditėn e Shėlbimit.
Jezusi i ngjitur nė qiell jeton pėrgjithmonė dhe ndėrmjetėson pėr ne tek Ati, por ėshtė edhe i gjallė dhe i pranishėm nė Kishėn e tij nėpėrmjet sakramenteve dhe dėshimisė. Tė jemi shenja tė gjalla dhe bartės tė dashurisė sė Jezusit pėr vėllezėrit tanė, ky ėshtė misioni ynė.
Shenja e tretė
Nė tė tretėn shenjė tė lumturisė tė mendojmė se Jezu Krishti dhjetė ditė pasi u ngjit nė qiell, ēoi Shpirtin Shenjt mbi apostujt ditėn e Rrėshajve.
Shpirti Shenjt ėshtė dhurata e Jezusit tė ringjallur. Ėshtė dhurata e shėlbimit qė na bėn tė hyjmė nė njė marrėdhėnie tė re dhe pėrcaktuese me Hyjin dhe vėllezėrit. Maria e pranon sė bashku me apostujt. Si Maria tė ruajmė zemrėn tė hapur ndaj Shpirtit dhe dhuratave tė tij.
Shenja e katėrt
Nė tė katėrtėn shenjė tė lumturisė tė mendojmė se Zoja e bekuar qe ngjitur nė qiell me korp dhe me shpirt
Maria e ngjitur nė qiell, hyn nė lavdi me trup dhe me shpirt, shkėlqen para nesh si shenjė e shpresės sė sigurt. Qėllimi i jetės sonė nuk ėshtė asgjėja nė varr, por jeta e pafund nė Mbretėrinė e Hyjit. Mbretėri qė fillojnė pėr ta ndėrtuar kėtu, me fe tė ēiltėr, shpresė vepruese dhe me dashuri tė palodhur.
Shenja e pestė
Nė tė pestėn shenjė tė lumturisė tė mendojmė se Zoja e bekuar qe kurorėzuar Mbretėreshė e qiellit e dheut, dhe tė mendojmė edhe lumturinė e tė gjithė engjėjve dhe shenjtėrve.
Virgjėra e pastėr, Virgjėra e varfėr, Virgjėra e dėgjueshme ėshtė kurorėzuar me lavdi dhe nder nė plotėsinė e takimit me Hyjin nė lavdinė e amshuar tė parajsės. Duke shikuar atė duhet tė mbajmė tė gjallė nė ne dhe nė popullin e Hyjit, shpresėn e jetės sė amshuar.
Rruzarja pėrfundon me: Salve Regina (Te falemi Mbreteresha)
Krijoni Kontakt