Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Urdhërimet e Tenzot

    Thotë Zoti ynë:

    1. Unë jam Zoti yt. Tjetër zot mos të kesh e mos të adhurosh përveç meje!

    2. Mos e merr emrin e Tenzot nëpër gojë kot!

    3. Shenjtëro ditën diel e ditën festë të urdhëruar!

    4. Ndero prinderit , në daç të jetosh shumë përmbi tokë!

    5. Mos vraj!

    6. Mos kurvëro!

    7. Mos vidh!

    8. Mos bëj dëshmi në rrenë!

    9. Mos lakmo njeriun e huaj për të keq!

    10. Mos lakmo asnjë gjë të huajën!
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  2. #12
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Urdhërimet e Kishës së shenjtë:

    1. Merr pjesë në meshë çdo të diel e për çdo festë të urdhëruar!

    2. Agjëro të premtet e kohët e lidhura sipas ligjit kishtar!

    3. Rrëfehu dhe kungohu të paktën një herë në vit, sidomos për Pashkë!

    4. Mos bëj dasmë në kohë të lidhura!

    5. Laje hakun e Kishës sipas ligjit!
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  3. #13
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Dy urdhërime të dashurisë

    1. “Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde,
    me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde!”

    2. “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!”
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  4. #14
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Lumturitë e njeriut: (Mt 5,3-10):

    Jezu Krishti thotë:
    1. Lum skamnorët në shpirt – sepse e tyre është Mbretëria qiellore.
    2. Lum ata që qajnë – sepse do të ngushëllohen.
    3. Lum ata që janë të butë – sepse do ta trashëgojnë tokën.
    4. Lum ata që kanë uri dhe etje për drejtësi – sepse do të ngihen.
    5. Lum të mëshirshmit – sepse do të gjejnë mëshirë.
    6. Lum ata që janë të pastër në zemër – sepse do ta shohin Zotin.
    7. Lum pajtuesit – sepse do të quhen bijtë e Hyjit.
    8. Lum ata që salvohen pse kryejnë çka kërkon Hyji – sepse e tyre është Mbretëria qiellore.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  5. #15
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Dhuratat e Shpirtit Shenjt:

    1. Urtia.
    2. Kuptimi.
    3. Këshilla.
    4. Forca.
    5. Dija.
    6. Përshpirtëria.
    7. Frika e Tenzot.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  6. #16
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Mëkatet kundër Shpirtit Shenjt:

    1. Dëshpërimi për shëlbim.
    2. Shpresa e rrejshme se do të shëlbohemi pa meritime.
    3. Kundërshtimi së vërtetës së njohur.
    4. Ngurrimi ndër mëkate.
    5. Smira për hire të të afërmit.
    6. Papendimi i fundshëm.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  7. #17
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Mëkatet “e huaja” (që e dëmtojnë edhe shpirtin tonë):

    1. Të këshillosh dikë të bëjë mëkat.
    2. T’i urdhërosh dikujt të bëjë mëkat.
    3. Të japësh pëlqimin për mëkatin e huaj.
    4. Të nxitësh dikë në mëkat.
    5. Ta lëvdosh mëkatin e huaj.
    6. Të marrësh pjesë në mëkatin e huaj.
    7. Të heshtësh për mëkatin e huaj.
    8. Të ndihmosh mëkatin e huaj.
    9. Ta mbrosh mëkatin e huaj.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  8. #18
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Virtytet dhe veset kryesore të njeriut:

    1. Përvujtëria – e i kundërshton mendjemadhësia.

    2. Dorëdhënia – e i kundërshton koprracia.

    3. Pastërtia – e i kundërshton fëlligështia.

    4. Durimi – e i kundërshton hidhërimi.

    5. Të përmbajturit – e i kundërshton grykësia.

    6. Dashuria – e i kundërshton smira.

    7. Zelli – e i kundërshton pritesa (përtacia).



    Virtyt është prirja dhe forca e brendshme që e ka njeriu për të bërë punë të mira.

    Ves është prirja e njeriut kah e keqja.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  9. #19
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Virtytet natyrore:

    1. Urtësia,

    2. drejtësia,

    3. maturia,

    4. forca.


    Virtytet hyjnore (mbinatyrore):

    1. Feja,

    2. shpresa,

    3. dashuria.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  10. #20
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Veprat e mëshirshme të trupit:


    1. Jepi bukë të unshmit.

    2. Jepi ujë të etshmit.

    3. Veshe të zhveshurin.

    4. Pranoje në konak shtegtarin.

    5. Vizitoje të sëmurin.

    6. Vizitoje të burgosurin.

    7. Varrose të vdekurin.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •