"Ai s’është këtu! U ngjall"
Më pagëzim jam ngjallur prej jetës së mëkatit,
tash, pra, dua të jetoj jetën e fëmijës së Zotit.
Jezusi u dëftua i gjallë
Duke ndenjur për tri ditë i vdekur u vërtetua se njëmend kishte vdekur, por edhe kur u ngjall, nuk u largua menjëherë, por ndenji për dyzet ditë e u dëftua e foli dhe hëngri me apostuj. I përforcoi ata në fe, u dha mësimet dhe këshillat e mbrame për themelimin e Kishës së tij.
Atëherë Jezusi u tha:“Mos kini frikë! Shkoni e lajmëroni vëllezërit e mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin.” (Mt 28; 10)
Ndërkaq të njëmbëdhjetë nxënësit shkuan në Galile, në atë mal, ku u kishte urdhëruar Jezusi. Kur e panë, e adhuruan, por disa dyshuan.
Jezusi u afrua e u tha:
“Më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Prandaj, shkoni e bëjini nxënës të mi të gjithë popujt! Pagëzoni në Emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt! Mësojini të zbatojnë gjithçka ju kam urdhëruar! Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë deri në të sosur të botës!” (Mt 28; 16-19)
Si u ngjall, pra, Jezusi, herët në mëngjes, të parën ditë të javës, më së pari iu dëftua Marisë Magdalenë…” (Mk 16; 9)
Në fund iu dëftua të Njëmbëdhjetëve ndërkohë që po ndodheshin në tryezë… Dhe u tha: “Dilni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve….. Kush do të besojë e do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s’do të besojë, do të dënohet.” (Mk 17; 14-16)
vetë Jezusi u afrua
Dhe ndodhi që, ndërsa ata po flisnin e po bisedonin kështu, vetë Jezusi u afrua dhe po ecte me ta. (Lk 24; 15)
Jezusi zuri vend në mes të tyre
Ndërsa këta ende po bisedonin për këto ngjarje, vetë Jezusi zuri vend në mes të tyre dhe tha:
“Paqja me ju!” (Lk 24; 36)
“Pse po trembeni? Pse po dyshoni në zemrat tuaja? Shikojini duart e mia e këmbët e mia: unë jam! Vetë! Më prekni e vërtetojeni! Shpirti s’ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!” (Lk 24; 38-39)
“…dhe u tha:
“Kështu është në Shkrimin e shenjtë: ‘Mesisë i duhet të pësojë e të ngjallet së vdekuri të tretën ditë. Në Emër të tij do të predikohet ndër të gjithë popujt, duke filluar prej Jerusalemit, kthimi dhe falja e mëkateve. Ju jeni dëshmitarët e kësaj gjëje……. Dhe, ja, unë do ta dërgoj mbi ju Premtimin e Atit tim. Qëndroni, prandaj, në qytet derisa të visheni me Fuqinë prej së Larti.” (LK 24; 46-49)
erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre
"Në mbrëmjen e po asaj dite të parën ditë të javës ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura prej frikës së judenjve, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!......” ( Gjn 20; 19)
Jezusi, zuri vend mes tyre
"Pas tetë ditësh nxënësit e tij ishin prapë brenda në shtëpi e me ta ishte edhe Toma. Megjithëse dyert ishin të mbyllura, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju! Pastaj i tha Tomës (atij qe nuk besonte ne ngjalljen e Jezusit):
“Shtjere gishtin tënd këtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorën tënde e shtjere në kraharorin tim dhe mos ji njeri që s’beson, por besimtar!” (Gjn 20; 27)
Pastaj Jezusi prapë iu dëftua nxënësve në breg të detit të Tiberiadit…. (Gjn 21; 1)
vazhdon-->
Krijoni Kontakt