-
Maria ne Bibel
U bashkuan njė ditė njė grup katolikesh dhe njė grup protestantesh miqsisht pėr ti shkėmbyer disa mendime pėr fenė e tyre.
Gjithēka shkoi mirė pėr afėrsisht njė orė, kur njė filloi tė flasė pėr Marinė.
Njė tjetėr ndėrhyri ashpėr e pėr gjysmė ore tha se ajo nuk ėshtė ...si besojnė katolikė, por vetėm njė grua, si nėna ime dhe nėna juaj, dhe e pėrsėriti kėtė shumė herė.
Kur ai u ul i lodhur, njė fėmijė 9-10 vjeē vazhdoi: Unė e di se ajo ėshtė njė grua si nėna ime, por nėna ime mė ka lindur mua, Maria e ka lindur Jezusin.
Heshtje e madhe pėr disa sekonda! E pastaj tė gjithė kuptuan qė
Maria ėshtė njė Mister i madh, lidhur ngushtė me Misterin e madh
e atij qė u mishėrua nė Marinė,
jetoi si njė njeri, i shėrbyer nga Maria,
predikoi Ungjillin, i dėgjuar edhe nga Maria,
vdiq nė Kryq nė praninė e Marisė,
u varros, u ringjall, u ngjit nė qiell dhe zbriti mbi Marinė e Apostujt,
gjithmonė i ndjekur me dashuri nga Maria,
qė jetoi disa vjet edhe ajo
duke ia kushtuar jetėn e vet Korpit mistik sė Tij qė ėshtė Kisha,
e me njė dėshirė shumė tė arsyeshme
qė tė bashkohej nė lumturinė me trupin e lavdishėm
tė Krishtit tė ringjallur.
Torrkerry
-
-
TEMA ESHTE MARIA NE BIBLEN.
HYRJA.
Roli i rėndėsishėm qė zė nėna e Jezusit nė traditėn e krishterė u pėrvijua qė nga zbulimi i Shkrimeve tė Shenjta.
Nė qoftė se 12 e kanė pėrqėndruar interesimin e tyre mbi ministrinė e Jezusit qė nga pagėzimi deri tė Pashkėt (Vap 1,22; 10,37vv; 13,24vv), kėtė e kanė bėrė sepse ata mund tė flisnin vetėm pėr ngjarjet ku kishin marrė pjesė dhe se duhej t’i pėrgjigjeshin asaj qė ishte mė e ngutshme pėr misionin.
Ishte normale qė tregimet mbi fėmijėrinė e Jezusit tė paraqiteshin mė vonė;
Marku nuk i pėrmend, ai kujton vetėm dy herė nėnėn e Jezusit (Mk 3,31-35; 6,3).
Mateu i njeh, por i pėrqėndron mbi Jozefin, pasardhėsi i Davidit, qė merr mesazhet qiellore (Mt 1,20v; 2,13.20.22) dhe i ngjit emrin Jezus fėmijės sė Virgjėreshės (1,18-25).
Me Lukėn Maria hyn nė dritė tė plotė; asaj i jepet qė nė fillimet e Ungjillit roli kryesor i njė personaliteti tė vėrtetė, ėshtė ajo qė kur lindi Kisha merr pjesė me dishepujt nė lutjen e Cenaklit (Vap 1,14)
Se fundi Gjoni e vendos jetėn publike tė Jezusit mes dy skenave mariale (Gjn 2,1-12; 19,25vv): Nė Kanė ashtu si nė Kalvar Jezusi e pėrcakton me autoritet rolin e Marisė, sė pari si besimtare, pastaj si nėnė e dishepujve tė tij.
Ky ndėrgjegjėsim progresiv i rolit tė Marisė nuk duhet tė shpjegohet thjesht me arsye pedagogjike: ai pasqyron njė zgjuarsi pėrherė e mė tė thellė tė vetė misterit tė Jezusit, i pandashėm me gruan prej sė cilės deshi tė lindrte (Gal 4,4).
Disa tituj lejojnė tė mblidhen tė dhėnat e shpėrndara nė BR.
Torrkerry
-
-
TEMA ĖSHTĖ MARIA NĖ BIBLEĖN.
I. E BIJA E SIONIT.
1) Maria duket nė fillim e ngjashme me bashkophėset e saj.
Siē vėrtetojnė mb ishkrimet e kohės dhe mjaft gra qė queshin Mari nė BR, ermri i saj, i mbajtur dikur nga motra e Moisiut (Dal 15,200 ishte i zakonshėm nė epokėn e Jezusit.
Nė aramishten e atėhershme do tė thotė padyshim “Princeshė”, “Zonjė”.
Duke u mbėshtetur nė traditat palestineze, Luka bėn tė shihet te Martia njė grua e pėrshpirtshme hebre, besnikėrisht e nėnshtruar ndaj ligjit
[Lk 2,22.27.39: “Kur, sipas Ligjit tė Moisiut, u mbushėn ditėt e pastrimit tė tyre, e ēuan nė Jerusalem, pėr t’ia kushtuar Zotit”;
“I nxitur prej Shpirtit Shenjt erdhi nė Temull. Kur prindėrit e sollėn Jezusin Foshnjė pėr tė kryer rregulloren e Ligjit mbi tė”;
“Pasi kryen gjithēka duhej bėrė sipas Ligjit tė Zotit, u kthyen nė Galile, nė qytetin e vet, Nazaret”],
qė pėrdor terma e njėjtė tė BV kur ajo i pėrgjigjet mesazhit hyjnor
[Lk 1,38: “Atėherė Maria tha:
“Unė jam shėrbėtorja e Zotit: Mė ndodhtė siē the ti!”
Atėherė engjėlli u largua prej pranisė sė saj”].
Magnifikat i saj nė veēanti ėshtė njė kantikė e frymėzuar ntga psalmet dhe kryesisht nga kantika e Anės (Lk 1,46-55; ISam 1,1-10).
Torrkerry
-
-
TEMA ĖSHTĖ MARIA NĖ BIBLEĖN.
1) E BIJA E SIONIT.
2) Por ende sipas Lukės, Maria nuk ėshtė njė grua e thjeshtė izraelite.
Nė skenat e Lajmėrimit dhe tė Takimit (Lk 2,26-26) ai e paraqet Marinė si Bija e Sionit, nė kuptimin qė kishte kjo shprehje nė BV: personifikimi i popullit tė Perėndisė.
Fjala “Gėzohu” e Engjėllit (Lk 1,28) NUK ĖSHTĖ NJĖ PĖRSHENDETJE E ZAKONSHME, AJO KUJTON PREMTIMET E ARDHJES SĖ ZOTIT NĖ QYTETIN E TIJ TĖ SHENJTĖ
[Sof 3,14-17: “Kėndo hareshėm, bija e Sionit, thuaja gėzueshėm kėngės, o Izrael!
Gėzo e galdo me gjithė zemėr, ti, bija e Jerusalemit!
E tėrhoq Zoti dėnimin tėnd, i shpėrndau larg armiqtė e tu.
Mbret i Izraelit ėshtė Zoti mes teje, s’ke pse mė ta druash tė keqen!
Jerusalemit atė ditė do t’i thuhet:“Frikė aspak mos ki, Sion,
assesi tė mos mpaken duart!
Nė mesin tėnd ėshtė Zoti Hyji yt, trim mbi trima Shpėtimtar!
Do tė galdojė pėr ty hareshėm, i pėrmalluar nga dashuria,
do tė kėrcejė pėr ty me gėzim porsi nė ditė feste”;
Zak 9,9: “Gėzo me gjithė shpirt, Bija e Sionit, galdo, Bija e Jerusalemit!
ja, mbreti yt, po vjen te ti:ėshtė i drejtė e Shpėtimtar,
por i pėrvuajtur e nė shpinė tė gomarit, nė shpinė tė gaēit, zogut tė gomarit!”].
Titulli “Hirplotė” shprehja mė e mirė e dashurisė hyjnore mund tė sjellė nė mend nusėn e Kėngės sė Kėngėve, njė nga figura mė tradicionale tė popullit tė zgjedhur.
Kėta tregues letrare i pėrgjigjen rolit qė luan Maria nė kėto skena: ajo ėshtė e vetme qė merr aty, nė emėr tė shtėpisė sė Jakobit, lajmin e shpėtimit; ajo e pranon kėtė dhe e bėn nė kėtė mėnyrė tė mundshme realizimin e tij.
Mė nė fund nė Magnificat, ajo tejkalon mirėnjohjen individuale
[Lk 1, 46-49: “Atėherė Maria tha:
“Shpirti im e madhėron Zotin,
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shėlbuesit tim,
sepse shikoi me pėlqim mbi shėrbėtoren e vet tė pėrvuajtur:
ja, qė tani tė gjitha breznitė do tė mė quajnė tė lumtur,
sepse punė tė mėdha bėri pėr mua Hyji i gjithėpushtetshėm
- i shenjtė ėshtė Emri i tij!”]
pėr tė kėnduar mirėnjohjen dhe gėzimin e fisit tė Abrahamit
[Lk 1,50-55: “Mėshira e tij brezni mė brezni
pėr ata qė e druajnė.
E tregoi fuqinė e krahut tė vet:
i hodhi poshtė qėllimet e krenarėve,
i rrėzoi princat prej froneve tė tyre
e i lartėsoi tė pėrvuajturit.
Me tė mira i mbushi ata qė s’kishin ē’tė hanė
e tė pasurit i nisi duarthatė.
I ndihmoi Izraelit, shėrbėtorit tė vet,
duke e sjellė nė mend mėshirėn
- si ua pati premtuar etėrve tanė -
nė tė mirėn e Abrahamit e tė pasardhėsve tė tij nė amshim”].
Torrkerry
-
-
TEMA ĖSHTĖ MARIA NĖ BIBLĖN.
II. VIRGJĖRESHA.
1) Fakti i virgjėrisė sė Marisė nė ngjizjen e Jezusit, pohohet nga Mt.1,18-13 dhe Lk 1,26-38 (sugjėrohet edhe nė disa versione tė vjetra tė Gjonit 1,13: “Atė qė nuk e ka li9ndur as mishi as gjaku, por Perėndia”).
Pavarėsia e tregimeve tė Mateut e tė Lukės, qė duket qartė, shtynė tė kėrkohet kjo e dhėnė nė njė traditė mė tė vjetėr, prej sė cilės varen njėri dhe tjetri.
2) Nė rrethin Palestinez ky vend qė i jepet virgjėrisė me ardhjen e Mesisė, duket njė fakt i ri.Deri tani Bibla nuk i ka dhėnė vlerė fetare virgjėrisė (Gjq 11, 37v).
Esenianėt e Kumranit duken se janė judenjtė e parė qė angazhohen t’i pėrmbajnė epshet duke pasur njė shqetėsim tė dukshėm pėr pastėrtinė ligjore.
3) Mateu ngjizjen virgjėrore tė Jezusit e sheh vetėm si pėrmbushjen e orakullit tė Isaisė 7, 14 (sipas tekstit grek).
[Mt 1, 20-23: “...nė ėndėrr engjėlli i Zotit dhe i tha: “Jozef, biri i Davidit, mos ki frikė ta marrėsh Marinė, tė fejuarėn tėnde, sepse foshnja qė ėshtė zėnė nė tė, u zu pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt. Ajo do tė lindė djalė e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shėlbojė popullin e vet prej mėkateve tė tij.” E gjithė kjo ndodhi qė tė shkonte nė vend fjala e Zotit e thėnė nėpėrmjet profetit:
“Ja, Virgjėra do tė mbesė shtatzėnė e do tė lindė njė djalė,
tė cilit do t’ia ngjesin emrin Emanuel ‑
qė do tė thotė: Hyji me ne!”].
4) Pėrkundrazi Luka i jep rėndėsi tė madhe virgjėrisė sė Marisė dhe nė tė gjithė veprėn e vet ka tėrhequr vėmendjen pėr tė pėrmbajturit ndaj epsheve(Lk 2,36; 14,26; 18,29) e pėr virgjėrinė (Vap 21,9).
I referohet sigurisht martesės sė Marisė me Jozefin (Lh 1,27; 2,5), sepse sheh aty themelin e ligjishmėrisė mesianike tė Jezusit (3, 23vv).
Por gjėja e parė qė thotė pėr nusėn e re , ėshtė sė ajo ėshtė e virgjėr (Lk1,27):
Sipas zakonit palestinez, martesa e saj duhet tė ishte bėrė mė pėrpara se tė hynte nė shtėpinė e dhėndrit tė saj (Mt 25,1-13).
Virgjėria e Marisė nė momentin e Lajmėrimit del nė pah nė kundėrshtimin qė ajo i bėn Engjėllit, kur ky e lajmėron se do tė jetė nėna e Mesisė: ““Si do tė mund tė ndodhė kjo, ndėrsa unė nuk njoh burė? (Lk 12,34).
Shprehja “Nhoh njė burrė” ėshtė me tė vėrtetė e zakonshme nbė Bibėl pėr tė treguar marrėdhėnie bashkėshortore (Zan 4,1.27. 25; 19,8; 24,14...).
Luka thekson nė kėtė mėnyrė se Maria ėshtė e virgjėr nė momentin kur ajo njizet me Jezusin.
A dėshiron Luka tė thotė gjithashtu se Maria donte ta ruante virgjėrinė para Lajmėrimit? Qė me Shėn Augustini tė shumtė janė ata qė e kanė menduar kėtė.
Ata e kanė pėrkthyer pyetjen e saj bėrė Engjėllit duke e parafrazuar: “mbasi nuk dua tė njoh burrė”, qė e vlerėson kėtė ngjyrim si tė nevojshėm pėr tė pėrligjuar pyetjen e Marisė: duke nusja e njė biri tė Davidit, asaj i mjafton ta kryejė martesėn e saj pėr t’u bėrė nėna e Mesisė; nėse aty ajo sheh njė vėshtirėsi, kjo do tė thotė se dėshiron ta ruajė virgjėrinė.
Megjithatė ky interpretim mbėshtet nė njė postulat tė diskutueshėm: nėnkupton qė Maria ėshtė martuar me Jozefin pa pėlqimin e tij.
Mbi tė gjitha nuk e njeh kuptimin e saktė tė pyetjes sė Marisė qė do tė thotė: “tanishėm nuk kam mardhėnie bashkėshortore”.
Luka nė kėtė mėnyrė sugjėron qė Maria e kupton se duhet tė jetė nėnė menjėherė, si nėna e Samsonit qė ngjizet qė me fjalėn e engjėllit, i cili i lajmėronte amėsinė e saj (Gjq 13,5-8).
Ajo kundėrshton se martesa e vet nuk ėshtė kryer ende.
Pyetja e saj e shtyn engjėllin t’i lajmėrojė ngjizjen virgjėrore tė Jezusit.
Kjo i zbulohet nė tė njėjtėn kohė me birėsimin hyjnor, shenja e tė cilit ėshtė.Shpirti i Zotit , qė e ka kryesuar krijimin e botės (Zan 1,2), do tė pėrurojė me ngjizjen e Jezusit, krijimin e botės sė re.
Pėr kėtė arsye ngjizja viergjėrore e Lukės duket se i pėrgjigjet kėrkesės sė birėsimit hynor tė Jezusit.
Nė lajmėrimin e amsisė sė saj tė misrtershme, Maria mėson vokacionin e saj virgjėror.
5) TĖ PĖRMENDURIT E VĖLLEZĖRVE TĖ JEZUSIT (Mk 3,31; Mk 6,3; Gjn 7,3; Vap 1,14; 1Kor 9,5; Gal 1,19) ka bėrė qė disa kritikė tė mendojnė se Maria nuk e kishte ruajtur virgjėrinė pas lindjes sė Jezusit.
Ky mendim, qė nuk ndeshet nė asnjė vend tė traditės sė vjetėr lidhur me vėllezėrit e Jezusit, , ėshtė nė kundėrshtim me shumė tekste ungjillore: Jaku e Jozefit, vėllezėrit e Jezusit nė Mt 13,55, duken si bij tė njė Marie tjetėr(Mt 27,56).
Jezusi duke vdekur ia beson nėnėn e tij njė dishepulli (Gjn 9,26), qė bėn tė mendojė se ajo nuk ka bir tjetėr.
Nė anėn tjetėr dihet se nė botėn semitike emri vėllezėr shpesh i jepet farefisit ose aleatėve.
Torrkerry.
-
-
TEMA ĖSHTĖ MARIA NĖ BIBLEĖN.
I. NĖNA..
Nė tė gjitha nivelet e traditės ungjillore Maria ėshtė para sė gjithash “nėna e Jezusit”.
Shumė tekstet i japin asaj kėtė titull tė thjeshtė (Mk 3,31v e par Lk 2,48; Gjn 2,1-12; 19 25v), i cili pėrcakton tė gjithė rolin e saj nė veprėn e shėlbimit.
1) Kjo amnėsi ėshtė vullnertare.
Tregimi i Lajmėrimit pėr Lindjen e Jezusit flet qartė pėr kėtė (Lk 1,26-38).
Pata thirrjes tė papritur qė i njofton Engjėlli, Luka e tregon Virgjėreshėn tė merakosur pėr tė kuptuar mirė thirrjen e Hyjit.
Engjėlli i zbulon ngjizjen e saj virgjėrore.
E ndriēuar plotėsisht, Maria pranon: ajo ėshtė shėrbėtorja e Zotit, si Abrahami, Moisiu, profetėt; shėrbimi i saj ėshtė ashtu si shėrbimi i tyre, por edhe mė shumė ėshtė liria.
2) Kur Maria lind Jezusin, fillon detyra e saj si pėr tė gjitha nėnat> Ajo duhet tė rrisė Jezusin.
Me Jozefin, me tė cilin i ndan pėrgjegjėsitė e saj, ajo ēon foshnjėn nė Tempull pėr t’ia paraqitur Zotit, pėr tė shprehur blatimin pėr tė cilin ndėrgjegja e saj njerėzore ėshtė ende e paaftė.
Pėr tė, ajo merr nga Simeoni lajmin e misionit tė vet (Lk 2,29-32.34v).
Ajo ėshtė pėr tė edukatore e ndėrgjegjshme pėr autoritetin e saj (Lk 2,48) dhe Jezusi i nėnshtrohet si asaj ashtu edhe Jozefit (Lk 2,51).
3) Maria mbetet nėnė, kur Jezusi arrin nė moshėn e tė rriturit.
Ajo ndodhet pranė tė birit tė vet nė ēashtin e ndarjeve tė dhimbshme (Mk 3,21.31; Gjn 19,25vv).
Por detyra e saj merr atėherė njė formė tė re.
Luka e Gjoni bėjnė qė tė ndihet kjo gjė nė dy etapa kryesore tė pjekurisė sė Jezusit.
Nė moshėn 12, izraelit me tė drejta tė plota, Jezusi u shpall prindėrve tė tij tė tokės se ai i detyrohet sė pari hyjnderimit tė Atit tė vet qiellor (Lk 2,49)
Kur ai e fillon misionin e tij nė Kanė, fjalėt e tij drejtuar Marisė: “Moj burrneshė, a ėshtė punė pėr ne? Ende nuk erdhi koha ime!” (Gjn 2,4) janė mė pak ato tė njė biri sesa tė njė pėrgjegjėsi tė Mbretėrisė; ai kėrkon nė kėtė mėnyrė pavarėsinė e vet si i dėrguar i Hyjit.
Tani e tutje pėr kohėn e jetės sė vet mbi tokė, nėna fshihet pas besimtares (Mk 3,32-35; Lk 11.27v).
4) Kjo zhveshje pėrfundon nė Kryq.
Duke i zbuluar Marisė fatin e Jezusit, Simeoni e kishte paralajmėruar sė njė shpatė dio ta tejshponte shpirtin e saj kur tė ndahej Izraeli dhe se do tė kalonte sprovėn e fesė (Lk 2,34v).
Nė Kalvarin kryhet amėsia e vet, si e paraqit Gjoni nė njė skenė ku gjithēka ėshtė domethėnėse (Gjn 19, 25vv).
Maria rri nė kėmbė nė rrėzė tė kryqit,.
Jezusi i drejton pėrsėri fjalėn solemne “Grua”, qė tregon autoritetin e tij si Zotėria i Mbretėrisė.
Duke i treguar nėnės sė vet dishepullin e pranishėm: “Ja, biri yt”, Jezusi e thėrret atė pėr njė amėsi tė re, qė do tė jetė kėteje tutje roli i saj nė popullin e Zotit.
Ndoshta Luka deshi tė sugjėronte kėtė mision tė Marisė nė Kishė, kur e tregonte nė lutje me tė 12 nė pritjen e Shpirtit tė Shenjtė (Vap 1,14); sė paku kjo amėsi e gjithanshme duhet t’i pėrgjigjet mendimit tė tij, i cili ka parė nė Marinė pėrsonifikimin e popullit tė Hyjit, vajzėn e Sionit (Lk 1,26-55).
torrkerry
-
-
IV: MARIA, BESIMTARJA E PARĖ.
Nė vend qė ta paraqesim madhėshtinė e Marisė me njė shkėlqim tė jashtėzakonshėm, Ungjilltarėt e tregojnė atė nė fenė e saj, qė si feja e besimtarit mė tė pėrvuajturit, u nėnshtrohet tė njėjtave errėsirave dhe sė njėjtės rruge.
1) Zbulimi i bėrė Marisė.
Qė nga Lajmėrimi, Jezusi i dhurohet Marisė si objekti i fesė sė saj
dhe kjo fe ndriēohet me mesazhet qė rrėnjosen nė orakujt e BV.
Fėmija do tė quhet Jezus e do tė jetė Biri i Shumė tė Lartit, Biri i Davidit, Mbreti i Izraelit, Biri i Zotit.
Nė Paraqitjen nė Tempull, Maria i dėgjon orakujt e Shėrbėtorit tė Zotit qė flasin pėr Birin e vet: dritė e kombeve dhe shenjė kundėrshtimi.
Kėtyre fjalėve tė mirėfillta u duhet shtuar, sado qė tekstet nuk e thonė, se Maria duhet tė zbulojė nė jetėn e dhimbshme e tė heshtur tė Birit tė vet, varfėrinė e Mesisė.
Kur Jezusi i flet nėnės sė tij, e bėn kėtė me njė ton tė prerė tė orakujve profetikė; me kėtė Maria duhet tė njohė pavarėsinė dhe autoritetin e Birit tė vet, epėrsinė e fesė mbi amėsinė mishore.
Torrkerry
-
-
IV: MARIA, BESIMTARJA E PARĖ.
2) Besnihėria e Marisė:
Luka ka shėnuar me kujdes reagimet e Marisė pėrpara zbulimeve hyjnore: turbullimi i saj (Lk 1,29), vėshtirėsia e saj (1,34), habitja e sai para orakullit tė Simeonit (2,33), tė moskuptuarit e fjalėve tė Jezusit nė tempull nga ana e saj (2,50).
Pėrballė njė misteri qė tejkalon mendjen e saj, ajo mendon thellė pėr mesazhin (1,29; 2,33), sjell nė mend vazhdimisht ngjarjet ku ajo merr pjesė duke ruajtur kujtimet e saj e duke i pėrsiatur nė zemrėn e vet (2,19-51).
E vėmendshme ndaj fjalės sė Hyjit, ajo e mirėpret atė, edhe nė qoftė se kjo i ngatėrron planet e saj e duhet ta zhysė Jozefin nė ankth (Mt 19v).
Pėrgjigjet e saj ndaj thirrjeve hyjnore, takimi me Elizabetėn, paraqitja e Jezusit nė Tempull janė sa e sa akte me tė cilat Jezusi vepron nėpėrmjet nėnės sė vet: ai shenjtėron paralajmėtarin e tij dhe i dhurohet Atit tė tij.
Besnike, Maria mbetet e tillė nė heshtje, kur biri i saj hyn nė jetėn publike; ajo ėshtė e tille deri nė kryq.
Torrkerry
-
-
IV: MARIA, BESIMTARJA E PARĖ.
3) Magnificat.
Nė kantikėn e Marisė Luka pėrcjell njė trraditė palestinese qė kėrkon mė shumė tė shprehė falėnderimet e bashkėsisė sesa tė rrėfejė fjalėt e Virgjėreshės.
Por Luka bėn me to njė lutje tė Marisė (sidomos me versetin 48).
Sipas tratės klasike tė njė psalmi falėnderimi dhe me ndihmėn e termave tradicionale tė psaltėrit, Maria krempton njė fakt tė ri: Mbretėria ėshtė aty.
Ajo shfaqet tėrėsisht nė shėrbim tė popullit tė Zotit.
Nė atė dhe me tė lajmėrohet shpėtimi, kryhet premtimi; nė varfgėrinė e saj realizohet misteri i Lumturive.
Feja e Marisė ėshtė po ajo e popullit tė Zotit, njė fe e pėrvuajtur qė vazhdimisht thellohet nėpėr errėsira e nėpėr sprova, me anė tė pėrsjatjes sė shpėtimit, me anė tė shėrbimit zemėrgjerė, qė ndriēon pak nga pak shikimin e besimtarit.
Pėr shkak tė kėsaj feje, e kujdesshme pėr tė mbajtur Fjalėn e Hyjit, vetė jezusi e ka shpallur tė lumtur atė qė e kishte mbajtur nė bark.
[ Lk 11, 27v: “Ndėrsa ai po fliste pėr kėtė gjė, njė grua nė mes tė turmės e ēoi zėrin e i tha:
“Lum kraharori qė tė mbarti e gjinjtė qė thithe!”
Ai u pėrgjigj:
“Madje, tė lumėt ata qė e dėgjojnė fjalėn e Hyjit dhe e zbatojnė!”].
Torrkerry
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt