Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 106
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Citim Postuar më parë nga cvcx Lexo Postimin
    O djal un nuk jam i Ferizait e me kte dua te them qe kisha mujt edhe mos me shkru hic sepse edi deri ku ka arrit qeshtjet si politika ne ket forum me disa antar ketu qe vec qesin pluhun syve

    Aq sa thu ti ne ket shkrim un jam i vetdishum per kete, por pasi ti me ben kete pytje po te bej edhe une tye

    Qka ka lidhje prokuroria me KEK____________ e sigurisht duke u pergjigj ketu i jep vetit pergjigjen per pytjen qe ma bere prokukori dhe komune.
    Skam pse jap kurrfar pergjigje, ASNJE kompetenc nuk e ka kryetari i komunes ne lidhje me prokurori as gjyqesi.
    Po mundohesh me kriju nje lidhje te KEK, prokurori komune etj, por skane lidhje direkte ndermjet vete.
    Nese po mendon qe prokuroria e korruptuar nuk e ndjek kryetarin e komunes prap gabim e ki, sepse ekziston AUDITOR qe i kontrollon te gjitha institucionet.

    Se di pse po lodhesh kur nuk je i Ferizajt, dhe se ke idene cfare ndryshime kane ndodhur per 1 vit, ato qe skane ndodhur 10 vite te tjera.

    Sa i perket politikes une si sherbej askujt, je i ftuar te lexosh te gjitha shkrimet e mia e verteton vet. Kam kritikuar shume here kete qeveri dhe do ta kritikoj Bajrushin sapo te beje ndonje gabim. Une jam ne gjermani dhe kam jeten time te siguruar, kam financat e mia, dhe nuk i sherbej askujt ne Kosove, thjesht e shoh kush ka kontribuar per Ferizajn dhe kush jo.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Postime
    630
    O zoteri ato qe shkuran nuk po i hedh posht ne at mnyr sic po mendon ti , por secili ka drejt me dhan mendimin e vet. Prap po te them jam i vetdishum per keto sepse pak a shum i di si shkojn keto pun, kujt i perket kjo e kujt i perket ajo por kur sheh kesi emisjonesh si aj lart qe permenda te krijohet pershtypja e sigurt qe jo vetem ne ferizaj qe ndodhin kesi gjerash por gjithkund jan zinxhire sepse te jesh prokuror e ne kohen reale kur shfaqet emisjoni te kesh dor si prokuror dhe te urdhrorsh per nderprerjen e rrymes gjat kohes qe shfaqej emisjoni ehh kjo e fundit flet te gjitha ato qe skam nevoj ti them,
    te lutem.

    Ti je ne gjermani e une jam ne zvicer edhe mu teke fundit sme prishin pun personalisht ne menyr direkte keto qe behen ne kosove, por zemra e plast smund te ri pa shpreh ate qe po ndodh.Te lutem nje shembull nese mund ta mar ne kete menyre, zine qe kjo po ndodh ne at vend ku po jeton ti pra ne gjermani edhe ti po bisedon me nje gjerman, sigurisht qe biseden nuk do ta kishit ne kete menyr sepse aj 'prokurori gjerman' vetem ka fishllu ne qeli, aa ?? !!

    Sigurisht Bajrushi si kryetar esht ne dijeni per keto qe po i sheh gjithkush permes televizjonit ateher per mendimin tem aj mas pari duhet te shfrytzoj te gjitha mundesit e veta si kryetar per ta zhduk ate qe po ndodh ne prokurori, mos me thuaj ska kompetenca per kete spese nete kunderten aj duhet te jep dorheqje te menjehershme sepse nuk ka kuptim ne te kunderten,.HIC HIC HIC asnje sekond me tutje drejt drjet prangat ati psikopati edhe ne burg 10 vjet pa mendu hic.
    keshtu ndron ferizaji e krejt kosova lej lulet e perparimin ne ferizaj pershkak dy rrugve apo ni shkolle edhe ni parki apo ambullance apo nje tregi e qka podi une nuk perparohet duke investu vetem pse ka ardh nje bugjet prej se larti jojo, perparim do ta kisha quajt vetem luftimin e bandave mafijave hajnave eh kesi shtresa pa kurfar morali. ishalla aj person nuk esht aty ku ka qen deri me tani se vajhalli per neve. Populli e forcon shtetin duke u eduku permes ligjit e kete te fundit kyetari duhet ta zbatoj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga autotune : 22-05-2009 më 08:13

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Jam tejet i pa kenaqur per gjendjen ne krejt gjyqesine e Kosoves, qofte prokurori qofte gjykata. Faji mbetet te qeveria qendrore. Megjithese as ajo ska direkt kompetenca, Ministria e drejtesise sidoqofte munde te nderhyje pak a shume.
    Sa i perket kryetarit te Komunes se Ferizajit, e kam degjuar personalisht Bajrushin duke u ankuar ne gjyqesine e Ferizajit, gjate debatit Jeta ne Kosove. Edhe ai ishte shume i pa kenaqur bile kishte edhe konflikte per nje rast te nje ndertimi te nje banese dikund. Pra dua te them qe edhe pse eshte i pa kenaqur sistemi ne Kosove nuk ja lejon te prek asgje ne prokurori.
    Ti more shembull gjermani e zvicerr, edhe ketu jane kompetencat e ndara, por secili kryen punen e vet. Nese del nje rast korrupcione ne prokurori nuk nderhyn kryetari i komunes, por sistemi me i larte prokurorial, dhe me siguri ai do te hante burgun dhe populli ska nevoje te lodhet pastaj.
    Por keshtu eshte kur nje segment nuk punon asnje nuk punon. Psh Kek u dergon ne gjykate mijera raste per mos pagese rryme dhe ata nuk denohen kurr. Po te mos e paguajme rrymen une dhe ti me siguri se do te paguanim denime te larta a.
    Pra kemi probleme te medha dhe kryetari i komunes nuk ka shance ti zgjidh gjerat jashte kompetences se vet.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bajrush Xhemajli është dërguar në Austri, për shërim të mëtutjeshëm

    Kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli

    Kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli është dërguar në Austri, për shërim të mëtutjeshëm. Transferimi i tij nuk ka mundur të bëhej dje për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, pas aksidentit të rëndë në komunikacion. Në këtë aksident ka vdekur Labinot Rrustemi nga Prishtina. Ndërsa gjendja e katër personave të tjerë të përfshirë në këtë aksident, sot është më e mirë.
    Të lënduarit në aksidentin e djeshëm në komunikacion në hyrje të Prishtinës janë në kujdesin intensiv në QKUK, por gjendja e tyre sot është më e mirë, tha drejtori i Klinikës së anestezionit dhe mjekimit intensiv, Nehat Baftiu. Ndërkaq, kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli, sot është transferuar për mjekim në Vjenë të Austrisë, tha doktor Baftiu.

    “Bajrush Xhemajli ka pas thyerje serike të brinjëve, ka pas gjakderdhje , gjendja e tij në hyrje ka qenë shumë e rëndë, me shtypje 52 -23, ndërkaq sot ka qenë gjendja e tij më e mirë, dhe kemi vendos me çu për jashtë sepse nuk mund të intervenohet në legen. Ne me ekipin tonë e kemi përcjellë deri në aeroport dhe aty e ka marrë ekipi i Austrisë”, sqaroi dr. Baftiu.

    Ndërkaq, policia e Kosovës është duke bërë hetimet se si ka ardhë deri të aksidenti, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Policia është duke punuar me përkushtim për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkaqet që kanë ardhur deri ky aksident, mirëpo është ende herët të spekulohet lidhur me rrethanat dhe shkaqet që ka sjellur këtë aksident”, ka thënë Borovci.
    Nga ky aksident ka ndërruar jetë Labinot Rrustemi nga Prishtina, i cili nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve të marra.



    | s.b & RTK staff |


    22 maj 2009 - 11:50:10
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    A eshte qyky kryetari qe mbyti nje te ri dhe plagosi 4 te tjer me makin,dhe ndegjova permes lajmeve se qeveria e paska dergua ne austri per sherim,krejt ne rregull por keta te tjeret te lenduar pse nuk i dergoi ne sherim jasht vendit por vetem kryetarin apo keta jan tepric teknologjike.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ngushellime familjes se te riut qe ndrroj jete!
    Sherim te shpejte te aksidentuareve..
    Edhe kletij xhemajlit i urojm sherim te shpejte..

    Cfar kerri ka pasur ky bajrushi ?
    Ku ka ndodh aksidenti?
    Nga cila parti ka qen i kandiduar per kryetat komune ky Xhemajli?
    A eshte i njohur si Enverist?

    Ne se po punon mire per qytetin pergezime Bajrushit!

    Uroj qe te mos marrin shembull nga edvin beton hajduti ..kryetaret e bashki qyteteve te Kosoves..


    ..

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Kryeministri Thaçi : Sivjet priten projekte në infrastrukturën e rrugëve, në ndërtimin e shkollave dhe përfundimin e projekteve që kanë filluar më herët në komunën e Shtimes

    Prishtinë, 25 maj 2009

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota sot qëndroi në komunën e Shtimes dhe inspektoi punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore dhe punimet në zgjerimin e rrugës “Tirana” përgjatë qendrës së qytetit.

    Kryeministri Hashim Thaçi tha me këtë rast se ndodhet sot këtu për të parë nga afër punimet në ndërtimin e shkollave të reja në Shtime, të rrugëve të reja, të kanalizimeve, të fillimit të ndërtimit të shtratit të lumit dhe të ujësjellësit.

    “Sivjet priten projekte të tjera në infrastrukturën e rrugëve, në ndërtimin e shkollave të reja, përfundimin e projekteve që kanë filluar më herët dhe në këto drejtime, Shtimja vazhdon të jetë shembulli i mirë i qeverisjes së mirë, të përgjegjshme, gjithmonë në shërbim të qytetarëve” theksoi z. Thaçi.

    Kryeministri përgëzoi udhëheqjen komunale për këto punë të mira që po bëhen, për qeverisjen e mirë në shërbim të qytetarëve dhe konfirmoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ta ndryshuar edhe më tutje Shtimen për të mirë.

    Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, tha se në komunën e Shtimes, punohet në shumë projekte të rrugëve, kanalizimit, ndërtimit të shkollave etj., ku kostoja e këtyre projekteve arrin shumën prej 6 milionë euro. Shumica e këtyre projekteve janë të financuara nga Qeveria e Kosovës, ndërkaq një pjesë nga buxheti ynë dhe donatorët tjerë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anëtarësuar
    02-08-2008
    Postime
    251
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Jam kurioz të dij (thjesht) shpresoj të më kthesh përgjigje , të sakt do ishte më mirë , por edhe përafërshisht :

    1. Sa përqind është i zhvilluar korrupcioni në Ferizaj ?
    2. Sa është numri i të varfërve,sa përqind jan të varfër në Ferizaj ?
    3. Sa është numri i të papunëve , sa përqind është papunsia në Ferizaj?
    4. Si është niveli i arsimit në Ferizaj?


    Dua të tregoj Mendim që këto pyetje që parashtrova për ty nuk jan me qëllim provokimi por thjesht ndihmesë njohurie për mua. T'i bëra këto pyetje pasiqë je nga Ferizaji , nëse i di nëse jo nuk ka problem.Ju Faleminderit.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    pasi qe jetoj ktu nfr po tu pergjigjem me sa e kom vrejt une
    1.shum
    2.i pakt.
    3.normal,ska nevoj per brengosje
    Ndryshuar për herë të fundit nga agonny : 26-05-2009 më 06:21

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979




    Kryeministri Thaçi: Edhe Lipjani po ndryshon për të mirë, falë qeverisjes së mirë, një qeverisje në shërbim vetëm e vetëm të qytetarëve


    Prishtinë, 26 maj 2009

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami ka vizituar sot Lipjanin, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Shukri Buja me bashkëpunëtorë.

    Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka vizituar punimet në rrugët e reja “Kongresi i Blinajës” dhe “Idriz Ajeti”, si ka parë nga afër punimet që janë duke u kryer në ndërtimin e shkollën e re fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lagjen Mustina të Lipjanit.

    Në vazhdim, po e prezantojmë të plotë deklarimin e kryeministrit Hashim Thaçi, pas vizitës që i bëri këtyre punishteve të ndërtimit në Lipjan.

    Unë ndihem tepër i inkurajuar prej këtyre punimeve të mëdha që po bëhen edhe në komunën e Lipjanit. Kjo vërehet edhe në ndërtimin e shkollave të reja, gjithashtu në shumë kilometra kanalizim dhe ujësjellës, e gjithashtu edhe në dhjetëra kilometra të infrastrukturës rrugore dhe shumë moderne.

    Këto janë investime për një jetë më të mirë për qytetarët në Lipjan. Këto investime janë investime që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve. Edhe Lipjani po ndryshon për të mirë, falë qeverisjes së mirë, një qeverisje që është në shërbim vetëm e vetëm të qytetarëve. Prandaj, edhe kjo komunë do ta ketë, si komunat e tjera mbështetjen e plotë për të gjitha punët e mira që po bëhen.

    Këto ndryshime janë evidente kudo në Kosovë. Viti i parë i pavarësisë përveç sukseseve të mëdha në kuptimin politik, ka reflektimet e veta edhe në zhvillimin ekonomik, të krijimit të vendeve të reja të punës, të rritjes së mirëqenies sociale, të modernizimit të vendit, pra krijimit të Kosove moderne dhe demokratike.

    Gjithashtu, dua të theksoj se edhe këtu, në komunën e Lipjanit, kemi të bëjmë me një komunë multietnike, kemi investuar jo vetëm në këtë hapësirë ku jemi, por edhe në vendet ku jetojnë minoritarët serbë. Janë këto investime të gjithanshme dhe në shërbim të gjithë qytetarëve, shtetasve të Republikës së Kosovës

    Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja falënderoi kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e projekteve infrastrukturore që po i japin komunës së Lipjanit.

    “Gjatë vitit 2008 janë investuar 15 milionë euro për këto qëllime. Kjo dëshmon punën e mirë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe përkushtimit të saj për të siguruar kushte më të mira për të gjitha qytetarët e vendit tonë. Unë falënderoj kryeministrin për ndihmën dhe përkrahjen që është duke u dhënë për komunën e Lipjanit” – u shpreh z. Buja.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979





    Kryeministri Thaçi: Mbi 11 milionë euro investime në Vushtrri – investime në punë dhe në ndryshimin e jetës për të mirë të qytetarëve të saj

    Prishtinë, 27 maj 2009

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, sot ka vizituar punimet që janë duke u kryer në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ka inspektuar punimet në ndërtimin e shtratit dhe urës së lumit Tërstena, si dhe shkollën e re në qendër të qytetit.

    Në vazhdim po e japim të plotë deklarimin e kryeministrit Hashim Thaçi në Vushtrri:

    Ky vizitë edhe vetë realiteti i punës që po ndodhë këtu në Vushtrri në gjitha segmentet e jetës, që po ndodhin këto ndryshime, është një konfirmim i punës shumë të mirë që po bëhet për ndryshim e jetës së qytetarëve edhe këtu në Vushtrri, si gjithandej Kosovës, me ndërtimin e shkollave të reja, të shumë kilometra të kanalizimit, të ujësjellësit, të rregullimit të shtratit të lumit, të rrugëve, të zgjerimit të ndërtimit të kopshteve të reja.

    Prandaj, edhe këtu mbi 11 milionë euro që janë investuar, shihen drejtpërdrejtë se janë investime në punë, investime në ndryshimin e jetës për të mirë të qytetarëve të Vushtrrisë.

    Këto investime do të vazhdojnë në të gjitha fushat e nevojshme për ndryshimin e jetës së qytetarëve, për modernizimin edhe të Vushtrrisë, të ndërtimi të një infrastrukture shumë të moderne.

    Dëshiroj që të përgëzoj edhe kryetarin e Vushtrrisë edhe gjitha autoritetet për punën e mirë që e kanë bërë edhe këtu në qytetin e Vushtrrisë, edhe në të gjitha fshatrat e këtij lokaliteti të kësaj komune.

    Qeveria do të vazhdojë përkrahjen e të gjitha komunave në mënyrë që të vazhdojë kjo punë, të vazhdojë zhvillimi ekonomik, të vazhdojë punësimi i njerëzve të rinj, të rritet mirëqenia sociale, të hapët perspektiva jonë e sigurt.

    Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, theksoi

    Për momentin jemi duke realizuar tre projekte të rëndësishme: ndërtimin e rrugës në hyrje të qytetit, ndërtimi i urës si dhe shtratit të rrekës. Gjithashtu është duke u ndërtuar edhe një shkollë fillore në qendrën e qytetit. Tërë këto projekte pritët që të përfundoj deri në muajin nëntor të këtij viti.

    Kryeministri Hashim Thaçi i është përgjigjur interesimit të medias edhe lidhur me zgjedhjet e ardhshme komunale.

    Unë zgjedhjet e lira e shoh si vlerë jo vetëm si datë dhe numra. Pastaj duhet të theksoj se deklarimi për këtë datë ose atë datë mendoj se nuk është i qëlluar.

    Me rëndësi është që të gjendet një zgjidhje konsensuale, e përbashkët e një vendimi unanim të gjithë spektrit politik dhe puna ma e parëndësishme mund të jetë data. Me rëndësi është që të kemi zgjedhje të lira, fer, demokratike, për çka kam besim të plotë.

    Vullnetin e qytetarëve të Kosovës nuk e përcakton temperatura e nxehtë apo e ftohtë por vlera dhe vizioni i partisë politike dhe ne do ta prezantojmë vizionin.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Koment - Standardet para referendumit (Malesi)
    Nga Tuzjan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 04:32
  4. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •