Flitej pėr Krishtin


P. Nue Kajtazi

Flitej se shumė bukė shpėrndau pėr tė uriturit,

Unė e pashė se Ai ishte Buka qė zbriti prej Qielli.

Flitej se tė verbėrve iu kthen dritėn e syve,

Unė e pashė sė Ai vetė ishte Drita.

Flitej se njerėzve ua tregon Udhėn drejt Qiellit,

Unė e pashė se Ai vetė ishte Udha.

Flitej se njerėzve po iu flet pėr tė vėrtetėn,

Unė e pashė se Ai vetė ishte e Vėrteta.

Flitej se shumė njerėzve iu ktheu jetėn,

Unė e pashė se Ai vetė ishte Jeta.

Flitej se ka shumė kujdes pėr qengjat e Izraelit,

Unė e pashė se Ai vetė ishte Qengji e Bariu i Izraelit.

Flitej se nga buzėt e tija rrjedh qumėsht e mjaltė

kur flet pėr fjalėn e Zotit,

Unė e pashė se Ai vetė ishte Fjala e Zotit.

Flitej se i mbledh njerėzit nė tempull,

Unė e pashė se Ai vetė ishte Tempulli.

Flitej se lavdėron mė shumė mėshirėn sesa flinė,

Unė e pashė se vetė ishte Mėshira dhe Flia qė digjej.

Flitej se kėrkon qė njerėzit tė kenė dashuri mes vete,

Unė e pashė se Ai vetė ishte Dashuria.

Thoshin se kėrkon tė kemi zemėr pėr njėri tjetrin,

Unė ia dėgjova tė rrahurat e zemrės nė Darkėn e Mbrame.

Thoshin se Ai flet pėr parajsėn,

Unė parajsėn e pėrjetova nė tokė.

Qiellin e kėrkova vetėm atė ditė kur Nėna e Tij,

qė ma dha pėr Nėnė, u ngrit nė Qiell...

Atė ditė nė tė vėrtetė e kuptova kush ishte Ai:

Biri i vetėm i Tejetlartit, njė natyre me Atin.




Me dorė tė vet: Gjoni, i biri i Zebedeut

Nga “Bashėsia jonė” – nr. 45 (2/2006)