Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Shqipëria kthehet në FIFA

    Ministrite e Kultures dhe e Finances, urdher kontrolli per veprimtarine e FSHF-se

    Ky urdhër rikthen sërish luftën mes shtetit dhe futbollit, ndërkohë që FSHF ka njoftuar sërish FIFA-n dhe UEFA-n, duke kërkuar mbrojtje tek këto institucione.

    Lufta mes shtetit dhe Federatës së Futbollit mund të quhet zyrtarisht e rinisur. Pas deklaratave të bëra nga kryeministri Berisha dhe Ministri Pango, dy Ministri, ajo e Financave dhe e Sportit, kanë lëshuar një urdhër të ri auditimi për financat e FSHF-së. Urdhëri është firmosur nga dy titullarët e këtyre institucioneve, ministrat Ridvan Bode e Ylli Pango. Veprimi është konsideruar si një shkelje e autonomisë nga ana e drejtuesve të Federatës, që menjëherë kanë njoftuar dy organizmat kryesorë të futbollit në botë, FIFA-n dhe UEFA-n. Ndërkaq, materialet i janë dërguar edhe studios ligjore të Federatës që do të bëjë interpretimin juridik të urdhërit, ndërkohë që hapi tjetër do të jetë mbledhja urgjente e Komitetit Ekzekutiv ditën e shtunë. Konflikti mes shtetit dhe Federatës së Futbollit ka hyrë në vitin e tij të tretë. Edhe në 2005-ën, Ministria kërkoi auditimin e financave të FSHF-së, gjë që u konsiderua si një ndërhyrje në punët e brendshme jo vetëm nga drejtuesit e futbollit shqiptar, por edhe FIFA e UEFA. Atëherë gjithcka u la pezull, kjo edhe për shkak të largimit nga detyra të ish-ministrit Bujar Leskaj.

    Balkanweb
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Rinis "beteja", FSHF: Qeveria sulmon futbollin

    Ministria e Sportit dhe ajo e Financave urdhërojnë auditimin

    Ministria e Sportit dhe Ministria e Financave kanë dorëzuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit një urdhër të përbashkët për "Auditimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare të Federatës Shqiptare të Futbollit". Menjëherë sapo ka marrë në dorëzim dokumentin, institucioni që drejton futbollin në Shqipëri ka njoftuar FIFA-n dhe UEFA-n, ndërkohë që nuk ka harruar të bëjë me dije për këtë lëvizje edhe të gjithë opinionin publik në vend. Në këtë mënyrë, "lufta" FSHF-qeveri ka rifilluar. Zyrtarisht! Prej javësh situata ka qenë e tensionuar, mbi të gjitha pas akuzave të Kryeministrit Berisha dhe të kreut të MTKRS-së, Pango, për shitjen e dy ndeshjeve të fundit të Kombëtares, në eliminatoret e "Euro 2008". "Urdhri është firmosur nga ministri Bode dhe ministri i Sporteve, Pango", kanë bërë të ditur burime zyrtare pranë federatës. "Ky audit është vazhdim i sulmit ndaj institucionit që drejton futbollin. Tashmë, përpjekjet e qeverisë për të cenuar pavarësinë e FSHF-së janë të njohura dhe të vazhdueshme, pasi ky është viti i tretë ku shkaktohet një situatë e tillë. Federata bën me dije opinionin se ky urdhër bie ndesh edhe me marrëveshjen që MTKRS ka arritur me UEFA-n, për ngrirjen e të tilla vendimeve deri në gjetjen e një akordi juridik mes palëve".

    GAZETA SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Spahia: Kontrollojme FSHF-ne, jo presidentin

    Pas ngritjes se grupit te punes mes Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Ministrise se Financave per te ushtruar nje kontroll te veprimtarise ekonomiko-financiare te Federates Shqiptare te Futbollit, reagoi vete presidenti i ketyre te fundit. Pas intervistes se tij te dhene dy dite me pare ne media, zv.ministri i MTKRS, Ekrem Spahia, ka reaguar. duke thene: “Dua te theksoj dicka ne lidhje me kete kontroll, i cili nuk ka te beje me asnje lloj beteje dhe as me nje lloj paragjykimi. Ai eshte nje kontroll krejtesisht normal, sikurse kontrollohen te gjitha federatat sportive, qe financohen nga shteti. Auditi do te kontrolloje fondin grant dhe te gjitha financimet e FSHF-se sipas ligjit”, tha zv.ministri, i cili, me sa duket, nuk ka aspak deshire te acaroje situaten me kete institucion.

    Sipas tij, nuk behet fjale per individ, qe ne kete rast duket se eshte vete presidenti i FSHF-se, Armando Duka, por per te gjithe federaten, kjo pasi jua lejon dhe ligji. “Ne kete rast nuk behet fjale per individin, por per nje federate, qe do te thote se ky kontroll nuk identifikohet thjesht me presidentin Armand Duka, por ne kontrollojme federaten dhe te gjitha strukturat e saj, pasi kjo ministri, e cila jep fondin grant, ka edhe te drejten e kontrollit”, tha Spahia.

    Nder te tjera, zv.ministri i MTKRS-se, zoti Spahia, ka pranuar pavaresine e federates, por nuk eshte dakord qe te mos dihet se si qarkullojne parate qe i jepen ketij institucioni nga ana e ministrise. “E gjithe veprimtaria sportive e federatave rregullohet nepermjet statutit te tyre, qe eshte dhe duhet te jete ne perputhje me statutin e MTKRS-se. Federatat kane nje pavaresi te tyre, por me pjesen qe i lidh me MTKRS dhe gjithe institucionet e tjera, jane te detyruara qe t’i pergjigjen ligjit. Ne deri tani nuk kemi nderhyre ne kompetencat e asnje federate, duke perfshire dhe FSHF-ne, por zbatojme te drejtat qe na jep ligji per te kontrolluar”, perfundoi fjalen e tij zv.ministri Ekrem Spahia.

    KOHA JONE
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MTKRS sfidon hapur UEFA-n dhe FIFA-n

    Zv/ministri Spahia: Kemi mbledhur firmat e klubeve për Asamblenë e jashtëzakonshme

    Shteti shqiptar duket se është gati t‘u hapë luftë edhe organizatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA, pa marrë parasysh pasojat që mund të vijojnë. Në një kohë kur organizatat që drejtojnë futbollin në botë janë shprehur qartësisht kundër ndërhyrjes shtetërore në federata, shteti shqiptar po vepron krejtësisht kundër këtij udhëzimi. Zv/ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ekrem Spahia, ka deklaruar dje në një emision televiziv se shteti shqiptar ka siguruar firmat e klubeve për të zhvilluar Asamblenë e jashtëzakonshme të FSHF-së, ku do të synohet largimi i presidentit Armand Duka.

    Ndonëse ultimatumi i UEFA-s dhe FIFA-s ka qenë i prerë, shteti shqiptar duket se nuk pranon të ndryshojë drejtim, duke vazhduar luftën me FSHF-në. Dje, zv/ministri Spahia, ka ngulmuar në idenë që auditimi në FSHF do të kryhet, pasi kështu janë ligjet shqiptare, pa marrë parasysh kërkesat e ndërkombëtarëve. "Auditimi në FSHF do të bëhet sipas ligjeve shqiptare, mbi të cilat nuk del askush. Grupi i auditivit do të shkojë në FSHF dhe nëse kjo e fundit nuk bën detyrën e saj, atëherë do të ndëshkohet sipas ligjit", ishte deklarata e zv/ministrit Spahia. Ai ka vazhduar ta cilësojë si keqinformim faksin e dërguar nga UEFA dhe FIFA në adresë të institucionit që ai përfaqëson, duke theksuar se shteti shqiptar vepronte sipas ligjeve të tij.

    Por "bomba" e ditës së djeshme ka qenë deklarata e mëpasshme e zv/ministrit, i cili ka bërë të ditur se MTKRS ka gati firmat e klubeve për të organizuar Asamblenë e jashtëzakonshme të FSHF-së. Një tentativë e tillë u bë edhe dy vite më parë nga drejtuesit e institucionit shtetëror, por në atë rast, klubet nuk iu përgjigjën ftesës së shtetit shqiptar, duke respektuar FSHF-në dhe drejtuesit e saj. Ndonëse ish-titullarët e MTKRS-së deklaruan se kishin letrën me firma të përfaqësuesve të klubeve, ajo nuk u bë asnjëherë publike dhe u harrua "iniciativa kolektive" e klubeve shqiptare për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Duka. Por këtë radhë, deklarata e institucioneve shtetërore që ngulmojnë në zhvillimin e Asamblesë së jashtëzakonshme të FSHF-së, do të shihet në një kontekst tjetër nga UEFA dhe FIFA. Këta të fundit, në faksin që kanë dërguar dy ditë më parë në MTKRS, kanë kërkuar shprehimisht ndalimin e sulmeve ndaj FSHF-së. Nxitja e përfaqësuesve të klubeve për një asamble të jashtëzakonshme është pikërisht një nga rastet më tipike që UEFA dhe FIFA e cilësojnë si shkelje të autonomisë së federatave të futbollit. Duke pasur parasysh ultimatumin për masa ndaj Shqipërisë, "iniciativa" e radhës e shtetit shqiptar mund të rezultojë fatale për futbollin tonë dhe përjashtimi nga aktivitetet kombëtare është më se i realizueshëm. Vetë FSHF nuk ka komentuar deklaratat e fundit nga titullarët e MTKRS-së, duke preferuar që një gjë të tillë ta bëjnë së shpejti UEFA dhe FIFA, të informuara për çdo zhvillim të ri në luftën e rihapur mes shtetit shqiptar dhe institucionit që drejton futbollin në vendin tonë.

    GAZETA SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    IMPERATORE Maska e _picirruki_
    Anëtarësuar
    18-01-2008
    Vendndodhja
    Ke shpia ime
    Postime
    24

    Ne e duam kombëtaren tonë të futbollit

    Ne kete teme do bisedojme per nje problem te madh te kombetares shqipetare.
    Nuk ka shume dite qe UEFA dhe FIFA i derguan nje leter Ministrise, Kultures, Rinise dhe Sporteve per zgjidhjen e problemeve te qeverise me F.SH.F-ne.
    Kjo leter i ben ultimatum qeverise se nese ky problem nuk zgjidhet kombetarja shqiptare e futbollit do te perjashtohet nga çdo aktivitet futbollistik kombetar.
    A eshte kjo e drejte ng ana e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve .
    Ju mund te jepni mendimin tuaj rreth kesaj .
    _picirruki_ ThE BesT

  6. #6
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    po te kishim rezultate pozitive ne futboll asnjeri nuk do kishte te drejte te paragjykonte f.sh.f
    mir por per sa kohe qe rezultatet ne futbollin shqiptar dhe kryesisht tek kombetarja kan qene ne nivelin me te ulet i bie qe kjo federate te kontrollohet mbase dhe te nderrohen drejtuesit e saje!!
    keshtu qe pamvarsisht masave qe do te marre UEFA apo Fifa qeveria ka plotesisht te drejte te kontrolloje se ku dhe si menagohen parat e hellura per futbollin ne ket federate!!

  7. #7

    UEFA denon Shqiperine

    UEFA te perjashtoje perkohesisht SHqiperine per shkak te nderhyrjeve te shtetit ne FSHF qe kane vazhduar pavaresisht paralajmerimeve te UEFAs dhe FIFAs.

  8. #8
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    UEFA te perjashtoje perkohesisht SHqiperine per shkak te nderhyrjeve te shtetit ne FSHF qe kane vazhduar pavaresisht paralajmerimeve te UEFAs dhe FIFAs.
    Spo te kuptoj??

    E kan denuar apo jo?
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    76
    mire qe na kane lene pa drita edhe uje po edhe futbollin do na i marin

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga EkOnOmIsTi Lexo Postimin
    Spo te kuptoj??

    E kan denuar apo jo?
    E kan denuar, ja edhe zyrtarizimi i denimit.

    FIFA: Shqipëria jashtë aktiviteteve ndërkombëtare, 3 arsyet e vendimit. Reagon presidenti i FSHF-së Duka

    Vendimi është marrë pak kohë më parë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Pas konfliktit të Federatës Shqiptare të Futbollit me Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka ardhur edhe një vendim i tillë për futbollin shqiptar. Pas vendimit reagon presidenti i FSHF Armand Duka në një intervistë ekskluzive për "News24" Version multimedial i ketij lajmi

    Shqipëria për një kohë të papërcaktuar do të mbetet jashtë të gjitha aktiviteteve futbollistike ndërkombëtare. Vendimi është marrë pak minuta më parë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Pas konfliktit të Federatës Shqiptare të Futbollit me Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka ardhur edhe një vendim i tillë për futbollin shqiptar. Gjithashtu mësohet se një ndër arsyet e këtij vendimi ka qenë ndërhyrja e shtetit në futboll. Një vendim i cili kishte kohë që ishte lajmëruar është dhënë vetëm sot duke vënë përpara përgjegjësisë shtetin dhe konkretisht ministrinë e Sporteve për ndërhyrje të rënda në Federatën Shqiptare të Futbollit.

    Duka: Vendimi pritej, ministria të marrë përgjegjësitë

    Pas vendimit të FIFA-s në një lidhje telefonike me presidentin e federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka dhënë reagimin e tij. Sipas tij një vendim i tillë nuk është aspak pozitiv madje shumë i rëndë për futbollin shqiptar. Njëkohësisht Duka ka deklaruar se FIFA ka dhënë një vendim të drejtë pasi ka shumë kohë që paralajmëron për problemet që ka shetësuar futbollin shqiptar. Në këtë moment Duka ka deklaruar për “News24” se ministria duhet të marrë përgjegjësitë e saj në lidhje me arsyet e këtij vendimi.
    Në përfundim Armand Duka ka deklaruar se ministria e Turizmit Rinisë dhe Sporteve duhet të realizojë përgjegjësitë dhe detyrat e saj dhe ti lërë letrat dhe justifikimet. “Futbolli shqiptar duhet ti kthehet sa më shpejt arenës ndërkombëtare”, ka përfunduar Duka.

    Fjala e plotë e presidentit të FSHF Armand Duka në një intervistë ekskluzivisht për “News24”


    “Vendimi I pezullimit te Federates shqiptare te futbollit nga Komiteti Ekzekutiv I FIFA-s nuk është se lë detyra për Federatën Shqiptare të Futbollit, kjo nuk ka ardhur si rrjedhojë e mosplotësmit të kërkesave nga Federata Shqiptare e Futbollit, por nga Ministria e Sporteve për një ultimatum që ishte për tu plotësuar për datën 20 shkurt për të fiksuar disa gjëra në lidhje me futbollin shqiptar të cilën ministria nuk I plotesoi ansnjëherë dhe erdhëm në këtë vendim.
    Ai vendim kërkon firmosjen e statusit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe regjistrimin e tij në gjykatë, gjë e cila nuk ka ndodhur edhe sot e kësaj dite për asrye sepse ai status është firmosuur nga ministri por me vërejte, dhe e dyta ne jemi në një konflikt gjyqësor me Ministrinë e Turizmit Kulturës dhe Sporteve. Kjo ministri ka kërkuar çrregjistrimin e statusit tonë dhe nuk është tërhequr nga ky vendim.
    Ministri Pango duhet të jepte argumenta në drejtim të akuzave që ka dhënë për institucionet e futbollit për trukim rerzultatesh. Unë uroj që ne të rikthehemi sa më shpejtë në familjen botërore të futbollit dhe ministria të kuptoj që kjo nuk është një lojë fjalësh por detyra për tu realizuar. Të kuptojë që duhet të respektojë një pavarësi reale të FSHF-së dhe jo një letër me justifikime.
    Ministria duhet të jetë e bindur që duhet të funksionojë kështu. Nëse ajo është e bindur se duhet të funksionojë ndryshe atëherë le të gjendet një zgjidhje ndryshe por të bëjë të mundur rikthimin tonë në familjen e futbollit botëror sepse unë mendoj se është utopi të luash futbol vetëm në shtëpi” tha Duka.

    FIFA: Arsyet e vendimit fatal për futbollin shqiptar

    Vendimi për përjashtimin e Shqipërisë nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të futbollit ka ardhur për tre arsye. Sipas burimeve akuzat kundrejt presidenti të FSHF Armand Duka për shitje të ndeshjeve kanë qënë një nga shkaqet për sjelljen e vendimit fatal të futbollit shqiptar. Arsyet janë bërë të ditura në letrën që dy sekretarët e përgjithshëm të FIFA-s dhe I UEFA-s I kanë bërë Federatës Shqiptare të Futbollit. Gjithashtu Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s deklaron se ndërhyrjet e vazhdueshme të shtetit në FSHF, e cila ka të bëjë me bërjen e auditimit në veprimtarinë financiare të federatës, kanë vështirësuar situatën. Njëkohësisht arësyeja e tretë e cila ka çuar në këtë vendim të rëndë për futbollin shqiptar ka qenë edhe çështja e statutit të Federatës Shqiptare të Futbollit e cila është firmosur para dy javësh nga ministri Pango, por që FIFA ka kërkuar të mos bëheshin disa ndryshime të cilat kishin të bënin me këtë.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •