Zoti me ne
E DIELA E KATĖRTĖ E ARDHJES A
23. dhjetor. 20017
L 1 Is 7,10-14; Ps 24 (23);
L 2 Rom 1,1-7;
Ungjilli: Mt 1,18-24
Qe, Virgjėra do tė mbesė shtatzėnė e do tė lindė njė djalė,
Tė cilėt do t`ia ngjesin emrin Emanuel - Qė do tė thotė: Hyji me ne!
Tė dashur besimtar, vėllezėr e motra nė Jezu Krishtin, me kėto fjalė tė ungjillit tė dielės sė sotme, dėshiroi qė tė gjithėvė t“ju pėrshėndes, duke ju dėshiruar gėzim hyjnorė nė prag tė festave para nesh! Qe, gjithnjė e me ngat po i afrohemi festės sė madhe, Lindjes sė Jezu Krishtit. Jemi duke u orvatur dhe vajtur ka pėrfundimi i kėsaj kohe tė shenjt tė Ardhjes, besoj, qė secili prej nesh e ka gjetur vetėn nė lutje e uratė, duke iu kushtuar Zotit. Jemi munduar nė ēdo mėnyrė sa mė mirė ta presim ardhjen e Birit tė Zotit nė botė, tek ne njerėzit pėr ne njerėzit. Nėse i kemi ndėgjuar me vėmendje leximet e kėsaj tė diele tė katėrtė tė Ardhjes, atėherė kemi verejtur qė secili lexim na e paraqiti pranishmėrinė e Zotit nė mesin tonė.
Leximi i parė i Isaisė profet na e paraqet temėn kryesore: Zoti me ne. Mbreti Akazi ėshtė nė njė kohė shumė tė vėshtirė prej armiqėve nga ana e jashtme. Po, Zoti, JHVH, duke e parė fenė e tij tė gjallė i premton se do ta liron prej kėsaj situate tė vėshtirė. Mbreti ėshtė i pa shpresė, dhe dyshon poashtu ndoshta edhe nė Zotin. Jo, s“do tė kėrkoj as s“do tė vė Zotin nė provė. Me kėto fjalė mbreti i cili ėshtė i pa shpresė nuk donė fare as tė shpreson dhe as qė ta vė Zotin nė provė. Por, Ai i cili do tė lind prej virgjėre, ky fėmijė do tė jetė Shėlbuesi i Izraelit. Dhe, Zoti me anė tė kėsaj foshnje do ta tregon Gjithėpushtetsinė e vet hyjnore. Njerėzit nuk shėlbojnė, por Zoti ėshtė Ai i cili shėlbon. Shėlbimi ėshtė gjithmonė kėtu nė mesin tonė, nėse Zoti ėshtė me ne. Fėmiu i virgjėrės, Emanueli, do tė jetė dėshmia e egsistencės sė Zotit nė ne si Shėlbues. Moisiu e pėrjetoi vet emrin e Zotit, Unė jam ai qė jam. Emri Emanuel Zoti me ne, i cili u paraqit nė Jezusin apo atė e paralajmėron, Ai ėshtė Zoti nė mesin tonė gjithmonė me botėn dhe me tė vetėt.
Shėn Pali me fjalėt e veta pėrshėndetėse na e paraqet vetvetėn si shėrbėtor tė Krishtit, i thirrur pėr tė qenė apostull dhe nė mėnyrė tė veēant i zgjedhur, i caktuar pėr tė predikuar Fjalėn e Zotit.
Ungjilli, i cili ėshtė i premtuar qysh nė BV trajtohet prej Birit tė Zotit, i cili me anė tė inkarnimit-mishėrimit lind prej gruaje dhe ėshtė pasardhės i Davidit (Biri Davidit-Davidi i ri). Me anė tė Shpirtit Shenjt ėshtė i lindur si Birė i Hyjit nė pushtet. Dhe ja mė nė fund Zoti ėshtė me ne, plotėsimi i emrit JHVH ėshtė nė person: Unė jam ai qė jam.
Ungjilli i kėsaj sė diele tė fundit tė Ardhjes na e paraqet apo na e figuron lindjen e Jezu Krishtit nė mėnyrė historike. Zoti ėshtė nė veprim. Ai u dėrgon njerėzve tė prekur nė shpirt lajmėtarin e vetė mė tė madhin. Ky lajmėtar edhe do tė quhet me emėr: engjėlli i Zotit. Kjo tregohet pėr shembull nė emrin e fėmiut, ku gjindet nė pikėn kryesore tė ngjarjes. Emri Jezus interpretohet nė ungjill si Shėlbues dhe Ai ėshtė Shėlbues i mbarė njerėzimit. Emri Krisht nė Izrael dmth. i shuguruari prej Zotit. Engjėlli i Zotit iu dėftua Jozefit nė ėndėrr. Nė fėmiun Jezus do tė plotėsohen tė gjitha premtimet nė shtėpin e Davidit. Lajmėtari i Zotit duket nė kėtė mėnyrė dhe e pėrshkruan situatėn e dėftimit tė Zotit. Jozef, biri i Davidit, mos ki frikė ta marrėsh Marinė, tė fejuarėn tėnde, sepse foshnja qė ėshtė zėnė nė tė, u zu pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt. Ajo do tė lindė djalė e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shėlbojė popullin e vet prej mėkateve tė tija.
Jozefi me gjithė kėtė tronditje qė pati, u zgjua me njė jetė tė re, pranoi gjithēka ashtu si i tha Zoti nėpėrmjet lajmėtarit tė vet. Jozefi tash do ta marr edhe pėrgjegjėsinė atėror. Pėrgjegjėsia e Jozefit nga ana e jashtme ėshtė mė e madhe se e Marisė. Ai ka hyrė total nė inkarnimin e Jezusit dhe kėshtu ai mė nuk frikohet. Jozefi guxon tė bėhet tash vegėl e Zotit. Nė kėtė mėnyrė mrekullibėrese e takojmė familjen shenjte: Marinė, Jozefin dhe Jezusin. Jozefi pėr lėshimin e tė fejuarės sė vet kishte menduar shumė. Engjėlli i Zotit ia solli Jozefit njė kjartėsi ku lind ndėrkohė njė vendosje e vėrtetė e Jozefit, qė Marinė ta merr si grua nė shtėpinė e vet.
Ky lajm i engjėllit i cili iu drejtua Jozefit ėshtė i drejtuar edhe nė ne, nė bashkėsinė tonė, nė kėtė tė dielė tė katėrt tė Ardhjes.
Lutja apo dita fillon dhe mbaron gjithmonė me lutjen e Engjėllin e Tenzot. Hirin tėnd po tė lutemi, o Zot mendjen sonė ndikoja qė sikurse prej Engjėllit lajmėrues njoftėm tė mishėruemit e Krishtit tand Birė, nėpėr mundim e kryqės sė tij t“ia mbėrrijmė lumturinė e tė ngjallurit pėr tė njėjtin Krisht, Zotin tonė. Lutja e pėrditshme e engjėllit e Tenzot ėshtė si e sotmja e lajmit tė gėzueshėm prej ungjillit sipas Lukės qė na parashtron nė kapitullin e parė dhe nė tė dytė. Sot e sjell engjėlli lajmin e gėzueshėm, sot qė zanė pėr vėrtytė tė Shpirtit Shenjt, sot thotė Maria, qe, unė jam shėrbėtorja e Zotit, sot e thotė ajo FIATIN e vetė, sot u bė fjala njeri, sot banon Zoti nė ne, sot dhe gjithmonė lutet Zoja Mari pėr bijtė e vetė.
Ne mund ta pajisim lajmin nė Jozefin poashtu me sot. Sot e mori Jozefi tė fejuarėn e vet nė shtėpi. Sot gjindet familja shenjte nė ikje, sot ėshtė familja shenjte nė kthim. E sotmja do tė nėnvizohet me anė tė plotėsimit tė kohės prej BV.
Nė dielėn e katėrt tė Ardhjes mvaret, se ne duhet vetem ta dėgjojmė zėrin e Zotit dhe t“i themi po tė sotmės sė Zotit nė vetėvete dhe nė botėn mbarė. Maria ngjizi Jezusin nė zemėr tė vetė prej fesė sė gjallė dhe kėshtu pastaj nė krahrorin e vet tė shenjt.
Tė ndalim e tė mendojmė gjatė kėtyre ditėve se si e kaluam kėtė kohė tė Ardhjes dhe si do tė presim lindjen e Shėlbuesit tonė Jezu Krishtit.
E pėrgatiti:
Mag. Don Kolė Gjergji,
Kapelan nė famullitė
Vordernberg-Trofaiach-St. Peter
Krijoni Kontakt